Ke quan liri fjale? Daljen nga tema? Perseritje te te njejtes gje pa pushim apo chit chatet pa fund qe kane infektuar cdo teme?
Vetem me kete fraze me le te kuptoj qe forumin e frekuenton per aq sa te intereson por jo me vemendjen per ti dhene pergjigje vete pyetjeve qe ngre. Forumi vazhdimisht freskohet me moderatore te rinj qe dalin nga gjiri i vete antareve.2. Nëse nuk është ky një forum privat, a është freskuar ndonjëherë me moderatorë të rinj?
A eshte e drejte qe nje antar ti diktoje menyren e perzgjedhjes drejtuesit te nje forumi qe e ngriti ate nga hici?3. A janë këta moderatorë të denjë për aty ku janë të caktuar?
Kush jane keto pena te ndritura dhe per definicion, kush quhet pene e ndritur? Per aq kohe sa e frekuentoj forumin dhe e moderoj ate shikoj shume pena te erreta qe ndyjne temat me lloj lloj komentesh dhe sharjesh, llafollogji pa fund dhe boshe e chit chate qe vetem shkaterrojne cdo gje. Nese keta largohen, jam mese i lumtur madje do jepja ndihmesen time me te madhe.4. Pse përditë e më shumë po largohen pena të ndritura që dikur rrezatonin në këtë forum?
Per te treja pikat e mesiperme do jepja nje pergjigje te perbashket: Mos valle realiteti shqiptar eshte ndryshe? Mos valle mentaliteti i antareve qe marrin pjese ketu eshte i shkeputur nga ai i shqiptareve ne pergjithesi? Mendoj se jo, ky forum pasqyron me se miri menyren sesi shqiptaret e te gjitha moshave mendojne, reagojne dhe trajtojne subjekte te ndryshme. Nese kjo eshte e papelqyeshme atehere nuk duhet kerkuar 'faji' tek forumi por tek botkuptimi dhe mentaliteti i vete shoqerise shqiptare.5. Kur do të bëhemi me tolerant në çështjet politike të flasim me gjuhën e argumenteve?
6. A jemi edhe ne pjesëmarrësit në nivelin e duhur?
7. Kur do të edukohemi për të mos fyer tjetrin për mendimin që jep për një fenomen?
Kjo eshte ne varesi te antareve. Sa te gatshem jeni ju qe te jepni ndihmesen tuaj dhe te 'luftoni' ato fenomene qe nuk duken te drejta. Forumin e ben antaresia. Stafi i moderatoreve dhe i adminve sillet ne perputhje me kete antaresi.8. Si duhet të duket ky forum në të ardhmen?
Krijoni Kontakt