Ne forumin shqiptar te gjithe kane te drejte te thone ate qe i pelqen shefit.
Kjo eshte demokracia e vertete dhe kush e perkrah eshte demokrat.
Te tjeret te ngrohen ne diell.![]()
Ne forumin shqiptar te gjithe kane te drejte te thone ate qe i pelqen shefit.
Kjo eshte demokracia e vertete dhe kush e perkrah eshte demokrat.
Te tjeret te ngrohen ne diell.![]()
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Ka, si nuk ka. Ja psh tani me zuri syri nje teme veshmbathjesh ku thuhej shes 10 pale brek, 20 pale corape.. hapur ishte tema. Biles kishte shkuar 3 faqe, dhe e hapur nga nje i rrjedhur. Ska liri fjale thoni ju . Jeni ne metro ?
personalisht smi fshine postet, ose mendimet. Ose mi fshine dhe une si mbaj mend. lol
fundja forum virtual eshte o njerez. Sa e vrisni mendjen.![]()
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Cfare do me thene "liria e fjales"?
Do te thote qe te postosh ne forum mendimin tend, ashtu sic e mendon, konform rregullave te forumit. Forumi Shqiptar ka nje Mision dhe nje Rregullore, nese nuk i ke lexuar ben mire ti lexosh ti e kushdo. Misioni perben qellimin e ekzistences se nje forumi si ky. Rregullorja perben disa rregulla praktike qe cdo anetar i forumit i pranon para se te behet anetar, dhe cdo moderator i forumit i zbaton.
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=43160
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=43161
Ne cilat raste postimet e anetareve fshihen nga moderatoret?
a. Jane ne kundershtim me rregulloren e forumit.
b. Jane postime te pavlera. (jashte teme, replika, sharrje, ofendime, sarkazem)
Perse postimet fshihen, perse te mos ngelen neper tema?
a. Sepse shkelin rregulloren dhe misionin e forumit dhe prekin/ofendojne anetaret e forumit.
b. Sepse prishin mbarevajtjen e temave me komente e replika te kota qe nuk trajtojne aspak temen.
Nderhyrja e moderatoreve ne te tilla raste u ben nje nder te gjithe anetareve te forumit, qe nuk jane te interesuar te lexojne 100 komente te bera brenda 2 oresh nga 2-3 anetare ne nje teme, por duan te lexojne ato 4 postimet e sakta, qe jane artikuj qe trajtojne ate teme gjere e gjate, prej te cilave mund te informohesh me mire per temen.
Nese qindra e mijera anetare do te komentonin e hapnin te njejtat tema, forumi do te ishte i palexueshem pasi do te ishte xhungel informacioni te pavlere.
Cfare mund te bejme qe te ngrejme nivelin e diskutimeve ne forum?
Maksimumi qe secili prej nesh mund te beje eshte nje gje e vetme: te japesh shembullin personal duke marre pjese ne diskutimet e forumit e duke shprehur mendimet tuaja te plota. Kjo nuk pasuron vetem temat e forumit me mendime te vyera, kjo ne menyre indirekte ndihmon edhe ata shqiptare qe nuk kane njohurite e duhura, qe te mesojne prej shembullit tuaj.
Une nuk besoj se ka liri fjale ne kete forum ...
Nese nuk te pelqen, mos merr fare pjese ne forum. Kjo do te ishte zgjidhja me e mire, si per ju edhe per ne si staf, pasi te gjithe ata qe kane probleme te tilla me forumin heret apo vone e gjejne veten te perjashtuar nga forumi.
Perse i perjashoni anetaret nga forumi?
a. Sepse shkelin rregulloren e forumit.
b. Sepse prishin mbarevajtjen e forumit.
c. Sepse nuk kemi as kohe e as deshire qe te meremi me edukimin e tyre.
Si veproni kur gabojne moderatoret?
Jemi perpjekur qe te perzgjedhim prej anetareve te forumit ata qe e kane frekuentuar ne vite rregullisht, dhe qe kane dhene nje kontribut ne forum me mendimet e njohurite e tyre. Fakti qe forumi ka 46000+ anetare te regjistruar dhe me pak se 40 moderatore, tregon qe nuk shtojme moderatore sa per numer, dhe nuk eshte e lehte qe te behesh moderator ne forum. Kuptohet qe moderatoret nuk jane te persosur dhe gjykimi i tyre nuk eshte gjithmone i drejte. Sa here qe mendoni se nje moderator nderhyri pa te drejte ne nje teme ku ju keni shkruar, ka nje procedure qe ju mund te ankimoheni:
1. Kerkoni shpjegime ne privat moderatorit qe nderhyri ne temen tuaj se perse nderhyri ne ate rast.
2. Nese shpegimi qe moret nga moderatori i forumit ne fjale nuk u duket i drejt, hapni nje teme tek forumi i verejtjeve ku vendosni lidhjen e temes ne fjale dhe nderhyrjen e moderatorit, ne menyre qe super-moderatoret dhe adminet ta shqyrtojne nderhyrjen e moderatorit.
3. Super-moderatoret dhe adminet e marrin ankimin tuaj nen shqyrtim dhe nese shohin shkelje te moderatorit do te nderhyjne duke e korrigjuar problemin. Moderatoret qe bejne gabime te perseritura hiqen nga stafi i forumit. Nese super-moderatoret do ta shohin me vend nderhyrjen e moderatorit, ceshtja mbyllet aty nuk mund te ankimoheni dot me tej.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-12-2009 më 00:58
Albo ke nje te keqe ti....(po ta them hapur ketu) nuk i le forumistat ne temat kundrejt ankesave dhe shqetesimeve qe kane ne forum te shprehen por nuk dini gje tjeter vetem te fshini postime dhe disa prej mod dhe smod te japin pergjigje si kodra pas bregut. Me vjen keq qe ky forum dikur brilant ku eshte kopjuar dhe nga shume forume te tjere te bjere ne kete nivel.
Albmaster
Ata qe thone, qe forumi me i vjeter e me i madh shqiptar ne Internet, nuk "te krijon lirine e fjales per te shprehur ate qe mendon", nuk kane se as pse ankohen e as pse japin keshilla. Bejne mire te largohen nga ky forum qe nuk ju ofron lirine e te gjeni nje forum tjeter qe te ofron "lirine", ashtu sic te pelqen ty.
Te thuash "ketu nuk ka liri fjale" eshte njesoj si te thuash "une nuk dua te marr pjese ne kete forum". Dhe eshte dicka krejt subjektive dhe e pabaze. Po te ishte ashtu sic mendon ti, numri i anetareve te regjistruar dhe qe marrin pjese ne tema nuk do te vinte duke u shtuar por duke u pakesuar pasi askush nuk deshiron qe te marri pjese ne nje komunitet qe te censuron mendimin.
Une dhe stafi i forumit nuk e kemi kohen e tepert qe te te japim shpjegime ty dhe atyre qe mendojne si ty prandaj edhe i mbyllim temat e ankesave dhe verejtjeve te perseritura nga po te njejtet njerez. Kohen tone e kalojme me ata anetare te forumit qe mendojne se forumi shqiptar u jep lirine e fjales qe te shprehin ate qe mendojne. Verejtja dhe keshilla e tyre vlen me shume se sa verejtjet e keshillat e atyre qe nuk dine as te vleresojne ate qe gjejne ne forumin shqiptar.
Prandaj, boll me verejtje te kota: po nuk gjen lirine qe kerkon ne forum, shko e gjej nje forum tjeter shqiptar te marresh pjese. Po te pelqen te marresh pjese ne kete forum, bej sic bejme gjithe ne te tjeret qe shkruajme ketu perdite ate qe mendojme.
Albo
E kush është ai që qahet e thotë se në FSH nuk ka liri të fjalës ose liri të të shprehurit;
*ka gojëkëqinj që thonë se në FSH që të mos fshihen postimet e mos të të mbyllen temat duhet të kesh shkrime që u shojnë për shtati moderatorëve, duhet të jesh servil duhet të jesh dyfytyrësh duhet të jesh sahanlëpirës dhe të përulesh bile edhe të përkulesh;
* ka gojëkëqinj që thonë se të jesh i rrespektuar në këtë forum ( nga moderatorët është fjala ) duhet të kesh shkrime që të lavdërosh gjithë ata që djegin Shqipërinë që vrasin dinjitetinshqiptar dhe pse jo edhe qenien shqiptare;
* ka gojëkëqinj që thonë se moderatorët e këtij forumi janë komunistë demokrat ( ai llumi i komunizmit ) që bëjë gjithë c'është e mundur për shkatërrimin e gjithckaje shqiptare;
*ka gojëkëqinj që ky forum është edhe për shkatërrimin e tolerancës fetare në Shqipëri....
Po t'i lëmë gojëkëqinjtë, se punë e tyre është ajo për të shpifur gjëra të paqena...
Eh edhe unë. Pse flas ka shumë... Po i bie trup, se është kotesia më e madhe të merresh me këto gjëra, por gjithmonë kam qenë i interesuar për të bërë dicka të mirë për cështjen shqiptare, prandaj:
ALbo, bëre keq që e mbylle temën time. ALbo ti së pakut ke fshirë mbi 100 shkrime ne atë temë. ALbo ti ke nepërkëmbur dinjitetin e forumistëve. Nuk ke bërë mirë ALbo!
Lëre mendjemadhësinë o ALbo, se mendjemadhësia është tipar i njerëve të këqinj; distancohu nga diktatura e nga dora e fortë, sepse këto janë tipare të njerëzve të ligj!
E përshëndes përzemërsisht DI_ANA-n, e cila e pësoi gjithashtu për shkak të shkrimeve tona në temën: "A ka liri të fjalës në Forumin shqiptar "
Ta bëjmë vërtet një Forum shqiptar! ( se ky i tashmi pak ka të bëjë me shqiptarizmën )
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 17-12-2009 më 17:35
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Sjam duke ja lene Albos kete kenaqesi keshtuqe po e marr une persiper. Ne ka gje qe nuk duroj dot eshte paftyresia, genjeshtra dhe kokboshesia e disave ketu. E para e punes Albo ste ka fshire asnje shkrim ne ate teme, as ty dhe askujt tjeter. I kam fshire une. Per me teper shkrime te fshira ishin jo me shume se 15. Mos komento per gjera qe sja ke idene. E dyta temen e mbylla une mbas pergjigjes se albos dhe ai vetem bashkoi ankesen e hapur nga albmaster me temen e lirise ne forum. E treta Di Anen nuk e ka gjetur asgje, perkundrazi ka komunikuar me mua me mesazhe private dhe cdo gje eshte njesoj si me pare. E katerta dhe e fundit (perpara se te kem nderin e madh te te perjashtoj nga ky forum) po te pergjigjem thjesht si Darius jo smod po antar i ketij forumi.
Per gjerat qe i je drejtuar Albos as nuk me behet vone dhe as marr krahun e askujt. I zoti i forumit di ti dale per zot vetes dhe ska nevoje per mbeshtjetjen as timen dhe as tenden apo te te tjereve. Fatkeqesia me e madhe ne kete forum qe duhet te perballen antaret dhe ata qe me te verete duan te shfletojne e jo te damllosen me llafollogji eshte ekzistenca e disa antareve ketu ne kategorine e te cileve futesh dhe ti. Nuk i keni dhene asnjehere gje ketij forumi e komuniteti pervec llafeve boshe, komenteve bombastike per drejtesi e demokraci, verejtjeve e keshillave qe sja u ka kerkuar kush dhe pretendimeve absurde per te vendosur nje drejtesi qe sipas jush po dhunohet e shkelet. Me qesharakja eshte qe jeni ju qe ngrini zerin me shume nga te gjithe per mbarevajtje te forumit e te temave ne nje kohe qe nuk shquheni as per hapje temash apo pjesmarrje te frutshme neper keto tema, as nuk pasuroni ndonje vlere perpos ankesave pa fund e akuzave e thirrjeve perbaltese ndaj keti forumi etj.
Ndersa ata antare qe me te vertete kontribojne si intelektualisht ashtu dhe shpirterisht per kete forum ju duhet te perballen me kete lloj bataku kuterbues dhe te gelltisin perdite komente te tilla, chit chate, shkaterrime te temave nga nje grup tipik antaresh etj. Tani si mendon ti zoteri, a mund te lejohet te ndodhe kjo gje? A mund te lejohet qe te demtohet gjithe kjo pune e bere nder vite me gjithe ato tema e materiale kaq te vlefshme qe furnizojne ne menyre te padiskutueshme cdo faqe ekzistuese shqiptare ne rrjet, per hir te disave qe forumin e konsiderojne nje vend per gallate e per te tallur te pasmet? Jo, une i pari do bej cfare te kem ne dore qe ta ndaloj kete. Nuk me behet vone sesa simpati apo antipati keni apo do krijoni ndaj meje, as nuk dua tja di fare sesi e konsideroni mbikqyerjen qe i bej forumit, une i pari nuk do lejoj kurre te shkaterrohet puna masive e bere ketu, perfshi dhe perpjekjet e mija te pafundme ne pothuajse 8 vjet.
Dhe lexoje me vemendje, po perjashtohesh nga une sepse te konsideroj jo thjesht nje antar pa vler por dhe nje nxites pakenaqesish, arrogant deri ne delir, pa kontributin me te vogel ne kete forum dhe qe kerkon me shume sesa maksimumi i asaj qe meriton, gje qe i bie te jete minimumi i minimumit te asaj qe perfaqeson ne forum. Kur nje admin te pergjigjet, tema merr fund dhe ska me vend per llogje e populisma se sdo merremi gjithe kohes me ty apo me budallalliqe te tilla. Njeriu njehere flet, thote ate qe mendon dhe mbaron puna. Ska vend per berje terkuze sepse sta lejon njeri. Sipas qejfit ketu nuk behet. Kjo vlen dhe per te tjeret qe perpara se te mendohen, llomotisin per demokraci e drejtesi. Pyesni njehere veten sesa i jepni ketij forumi, cfare vlerash e pasurimi i sillni atij, pastaj hajdeni e kerkoni vendin te cilit i perkisni (vend qe e keni krijuar me sjelljen dhe pjesmarrjen tuaj).
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Krijoni Kontakt