Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    1. Sipas mendimit tim Forumit shqiptar i mungon një nga gjërat kryesore: liria e fjalës.
    2. Nëse nuk është ky një forum privat, a është freskuar ndonjëherë me moderatorë të rinj?
    3. A janë këta moderatorë të denjë për aty ku janë të caktuar?
    4. Pse përditë e më shumë po largohen pena të ndritura që dikur rrezatonin në këtë forum?
    5. Kur do të bëhemi me tolerant në çështjet politike të flasim me gjuhën e argumenteve?
    6. A jemi edhe ne pjesëmarrësit në nivelin e duhur?
    7. Kur do të edukohemi për të mos fyer tjetrin për mendimin që jep për një fenomen?
    8. Si duhet të duket ky forum në të ardhmen?


    Janë këto disa të meta që m’u kujtuan. Dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me moderatorët. Unë besoj se ju do ta plotësoni edhe më tepër të meta të tjera me shpjegimet tuaja. Edhe unë do të marr pjesë në diskutimet e mëvonshme, nëse nuk fshihet ky postim.

    P.S. Pasi e nxora postimin e dytë me atë statistikën më shkoi ndërmend të shtoi edhe diçka: me siguri të gjithë moderatorët dhe shumica e pjesëmarrësve (anëtarëve) janë mërgimtarë, por kjo nuk është e rëndësishme për mua, sa është e rëndësishme se si ka mundësi që të jetojnë me vite të tëra në shtete demokratike, duke e parë atje demokracinë, duke e prekur atë dhe duke e ndjerë me shpirtë dhe ende kanë mbetur me mentalitet ballkanik!! Vallë,... nejse...
    i dashur forumist ju keni shume te drejte ne ato cfare thoni dhe jam shume dakort me ju.

    Mos prit demokraci nga persona qe vete nuk jane progresist ne mendime... dhe nga persona qe kane frike nga e verteta e thene pa dorashka. Dhe shume e shume anetare te tjere kane per tu larguar...nese shef statistikat te pakte jane anetaret aktive (qe shkruajne dhe hedhin mendimet e tyre ne lidhje me nje teme te caktuar) ta tjeret me shume lexojne dhe qeshin me censuren qe ka zaptuar FSH vitet e fundit...faktet flasin vete...keshtu qe komentet do ishin te teperta.

    Albmaster

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2009
    Postime
    8
    pershendetje kam deshir tashof si citoht mesazhi ne ergjigja

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Unë nuk them se s'ka liri, por duhet pranuar që ka njëfarë njëanshmërie të disa moderatorëve për disa çështje.

    Megjithatë, kjo nuk duhet parë si ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Nuk mund të ketë një drejtësi të shkëlqyer, siç e mendojnë disa.

    Përsa i përket varfërisë dhe nivelit të forumit në rënie, që e kam parë të thuhet disa herë, kjo nuk është e vërtetë. Tema tërheqëse këtu janë hapur shumë. Shumica e gjërave interesante nga bota, historia, shkenca, jeta, etj. janë thënë e stërthënë. Ne nuk duhet të kërkojmë të ketë tema tërheqëse dhe mrekullira çdo ditë.

    Ndërsa për fyerjet dhe sharjet, them se as kjo nuk duhet parë si një gjë e jashtëzakonshme. Vetë debati është një përplasje mendimesh të kundërta. Duke qenë se niveli mendor i njerëzve është i ndryshëm, grindjet dhe fyerjet janë të pashmangshme.







    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 16-12-2009 më 13:57

  4. #24

    Dush i ftohtë....

    Të dashur miq
    Unë deri tash nuk jam përgjigjur, por besoj së pakut 99% të shkrimeve tuaja i kam lexuar me shumë vëmendje dhe gati – gati qeshë duke ulëritur: Po, si jo more dinë shqiptarët të bisedojnë urtë e butë e në mënyrë të mençur. Por, këtë nuk e bëra mbrëmë duke i thënë vetes të pres deri në mëngjes.
    Në mëngjes e vizitova “temën” dhe pashë se kishte 71 postime. U hodha një vështrim kapërcimthi shkrimeve dhe bindja për të mirë m’u shtua dhe më. Thashë të shkruaja nga gëzimi, por nuk e bëra, se duhej të shkoja në shkollë. Këtë do ta bëj në shkollë i thashë vetes.

    Kur nxënësit hynë nëpër klasa dhe unë mbeta vetëm në bibliotekën e shkollëse hapa ”Forumin…”. Ç’të shihja: vetëm 20 e ca postime….

    Në orën tjetër shoh se kuota kishte arritur në mbi 40 postime

    Në një moment tjetër kishte rënë kuota në 30 e ca postime, prapë pastaj ngritje në mbi 40...

    Ndërsa kulmi i gjithë këtij marifeti është kur para pak çastesh hapa kompjuterin për të parë se si shkonte puna me temë dhe pashë vetëm 21 postime.

    Për fshirjen e parë u deklarua DI_ANA, për të cilën kam shumë konsideratë. Tash le që ishin fshirë postimet e tjera por po mungonte edhe postimi i DI_ANA-s.

    Gjykojeni vetë miq të dashur!

    P.S. Shkrimet që kishin mbetur ishin ato që nuk ua turbullojnë fort stafit drejtues!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 16-12-2009 më 14:50
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #25
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Prape postimet e mia te lidhura me temen qenkan fshire. Shume postime te anetareve te tjere qe kane shkruar pas postimit te DI:ANA paskan perfunduar ne kosh. Une nuk arrij te kuptoj. Kane lene vetem postimet qe jane ''pozitive'' per moderatoret. Te gjithe diten e kam ndjekur kete teme dhe postimet i mbaj mend me radhe. Ketu kjo teme u be si nje shtepi me dy kuleta.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  6. #26
    Qe mos kalohet ne teprime (se kjo po ndodh) duhet te keni parasysh nje rregull te brendshem. Kur ne nje teme verejtjesh dhe keshillash pergjigjet nje smod, moderatoret nuk duhet te perzihen. Mbase di Ana nuk e kishte pare pergjigjen time dhe te Edir dhe fatkeqesisht pergjigja e saj kishte shkaktuar dhe nje lloj ilariteti ne rradhet e antareve, gje qe u vu re me pergjigjet e tyre duke shkaktuar te njejtin problem qe ndodh rendom neper tema, komente pa fund, shpesh pa lidhje me temen dhe duke e personalizuar ate. Eshte pikerisht kjo qe perpiqemi te shmangim neper tema. Hapesi i temes ka trajtuar nje problem qe e shqeteson ndersa neper pergjigje ketu antaret kane personalizuar gjera komplet te tjera duke kaluar neper detaje shkrimesh te fshira. Kjo jo vetem eshte qesharake po nuk con ne asnje zgjidhje. Hiqeni nga mendja idene qe lihen shkrimet qe jane 'pozitive' per moderatoret. Neper keto tema moderatoret nuk nderhyjne dot. Jane smod dhe admin ata qe merren (sic merren dhe me perjashtimet). Dhe frike nga ankesat e antareve ketu nuk ka njeri. Kjo te kihet mire parasysh.

  7. #27
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Kam frike se mungon nje koncept kyc ne kete teme.

    DIKUSH TE PERKUFIZOJE : "LIRI E FJALES NE FORUM"

  8. #28
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Kjo varet prej nenforumeve dhe moderatorve .

    Edhe pse jam musliman , nje liri me te madhe te shprehjes e kam patur tek nenforumi ateist , ka patur raste kur eshte tepru diskutimi por kurr postimet nuk jan fshi , e qe smundesh me than tek nenforumet tjera .

    Mendoj qe edhe pse dilet pak prej temes duhet me qen tolerant sepse dikush hargjon kohe dhe mund per te shkruar nje tem apo nje shkrim .

  9. #29
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Kjo varet prej nenforumeve dhe moderatorve .

    Edhe pse jam musliman , nje liri me te madhe te shprehjes e kam patur tek nenforumi ateist , ka patur raste kur eshte tepru diskutimi por kurr postimet nuk jan fshi , e qe smundesh me than tek nenforumet tjera .

    Mendoj qe edhe pse dilet pak prej temes duhet me qen tolerant sepse dikush hargjon kohe dhe mund per te shkruar nje tem apo nje shkrim .
    kemi apo nuk kemi tolerance fetare miku im???

    Ps. me duket se Darius ka fshese jashtoksore qe punon pa driver

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,762
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Të dashur miq
    Unë deri tash nuk jam përgjigjur, por besoj së pakut 99% të shkrimeve tuaja i kam lexuar me shumë vëmendje dhe gati – gati qeshë duke ulëritur: Po, si jo more dinë shqiptarët të bisedojnë urtë e butë e në mënyrë të mençur. Por, këtë nuk e bëra mbrëmë duke i thënë vetes të pres deri në mëngjes.
    Në mëngjes e vizitova “temën” dhe pashë se kishte 71 postime. U hodha një vështrim kapërcimthi shkrimeve dhe bindja për të mirë m’u shtua dhe më. Thashë të shkruaja nga gëzimi, por nuk e bëra, se duhej të shkoja në shkollë. Këtë do ta bëj në shkollë i thashë vetes.

    Kur nxënësit hynë nëpër klasa dhe unë mbeta vetëm në bibliotekën e shkollëse hapa ”Forumin…”. Ç’të shihja: vetëm 20 e ca postime….

    Në orën tjetër shoh se kuota kishte arritur në mbi 40 postime

    Në një moment tjetër kishte rënë kuota në 30 e ca postime, prapë pastaj ngritje në mbi 40...

    Ndërsa kulmi i gjithë këtij marifeti është kur para pak çastesh hapa kompjuterin për të parë se si shkonte puna me temë dhe pashë vetëm 21 postime.

    Për fshirjen e parë u deklarua DI_ANA, për të cilën kam shumë konsideratë. Tash le që ishin fshirë postimet e tjera por po mungonte edhe postimi i DI_ANA-s.

    Gjykojeni vetë miq të dashur!

    P.S. Shkrimet që kishin mbetur ishin ato që nuk ua turbullojnë fort stafit drejtues!

    Eshte kohe "krize e spekullimi",keshtu dhe postimet kane borsen e tyre njeher ngrien e njeher ulen.

    Tema eshte e vlefshme e kush i fshin postimet ka gabuar temen...e mbase kush merzitet perse i kane fshire postimet ka gabuar forum.

    Te jemi njecik me origjinal..duke e ditur qe forimistet jane ata qe jane dhe gjithashtu dhe moderatoret.Edhe sikur te ndrohen rolet po e njejta gje do te ndodhi.

    Keshtu gezohuni kur ju fshin postimet..se beni te lumtur dhe moderatorin,ka mese te meret.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •