Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    1. Sipas mendimit tim Forumit shqiptar i mungon një nga gjërat kryesore: liria e fjalës.
    Ke quan liri fjale? Daljen nga tema? Perseritje te te njejtes gje pa pushim apo chit chatet pa fund qe kane infektuar cdo teme?

    2. Nëse nuk është ky një forum privat, a është freskuar ndonjëherë me moderatorë të rinj?
    Vetem me kete fraze me le te kuptoj qe forumin e frekuenton per aq sa te intereson por jo me vemendjen per ti dhene pergjigje vete pyetjeve qe ngre. Forumi vazhdimisht freskohet me moderatore te rinj qe dalin nga gjiri i vete antareve.

    3. A janë këta moderatorë të denjë për aty ku janë të caktuar?
    A eshte e drejte qe nje antar ti diktoje menyren e perzgjedhjes drejtuesit te nje forumi qe e ngriti ate nga hici?

    4. Pse përditë e më shumë po largohen pena të ndritura që dikur rrezatonin në këtë forum?
    Kush jane keto pena te ndritura dhe per definicion, kush quhet pene e ndritur? Per aq kohe sa e frekuentoj forumin dhe e moderoj ate shikoj shume pena te erreta qe ndyjne temat me lloj lloj komentesh dhe sharjesh, llafollogji pa fund dhe boshe e chit chate qe vetem shkaterrojne cdo gje. Nese keta largohen, jam mese i lumtur madje do jepja ndihmesen time me te madhe.

    5. Kur do të bëhemi me tolerant në çështjet politike të flasim me gjuhën e argumenteve?

    6. A jemi edhe ne pjesëmarrësit në nivelin e duhur?

    7. Kur do të edukohemi për të mos fyer tjetrin për mendimin që jep për një fenomen?
    Per te treja pikat e mesiperme do jepja nje pergjigje te perbashket: Mos valle realiteti shqiptar eshte ndryshe? Mos valle mentaliteti i antareve qe marrin pjese ketu eshte i shkeputur nga ai i shqiptareve ne pergjithesi? Mendoj se jo, ky forum pasqyron me se miri menyren sesi shqiptaret e te gjitha moshave mendojne, reagojne dhe trajtojne subjekte te ndryshme. Nese kjo eshte e papelqyeshme atehere nuk duhet kerkuar 'faji' tek forumi por tek botkuptimi dhe mentaliteti i vete shoqerise shqiptare.

    8. Si duhet të duket ky forum në të ardhmen?
    Kjo eshte ne varesi te antareve. Sa te gatshem jeni ju qe te jepni ndihmesen tuaj dhe te 'luftoni' ato fenomene qe nuk duken te drejta. Forumin e ben antaresia. Stafi i moderatoreve dhe i adminve sillet ne perputhje me kete antaresi.

  2. #12
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga .IQ Lexo Postimin
    Si mund te behem une moderator, qfar kushte duhet te plotesoj
    nese pergjigjesh, beje kete pa nencmim dhe fyrje sepse kete e ke bere me shume se njeher ndaj meje
    po deshe te behesh moderator separi duhet te plotesosh keto kushte!
    1)te besh propagande anti islame ose te fyesh myslimanet ne pergjithsi!
    2)duhet qe te deklarohesh pro dhenjes se nenshtetsise shqiptare Anastas janullatosit!
    e treta dhe me e rendesishmja, per sa kohe qe te jeshe antar i thjeshte duhet patur kujdes ne postimet tuja,
    qe dmth jepu mbeshteje te forte moderatorve pamvarsisht nese kan apo jo te drejte!!

    po i plotesove keto tre pika sigurisht qe te ofrojn vendin e moderatorit!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 15-12-2009 më 19:45

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Nje gje duhet te kemi te gjithe te qarte qe ky forum ndryshe nga shume te tjere mbahet me kontribut te Albos dhe gjithe te tjereve ne menyre vullnetare.
    Kur ofron veten te sherbesh nuk do te thote te jesh i pergatitur ne c'do fushe se nuk jemi duke bere shkence ketu por te kesh seriozitet dhe perulje jo per administratorin por per mendimin ndryshe.
    Shumica e postimeve qe fshihen gjendet tek nje nenforum me vete, "Koshi i forumit" e ftoj secilin qe kohe pas kohe ti hedhe nje sy dhe te shikoje c'fare postimesh gjenden aty.
    Moderatoret, ashtu si smod apo admin mbi te gjitha jane antare te ketij forum si gjithe te tjeret dhe si te tille kane opinione, besime, ndnjenja qe ju japin atyre identitet. Askush nuk eshte i persosur por te gjithe se bashku perpiqen.
    Secili qe mer pjese ketu ka nje jete, nje pune, nje familje qe e mban larg pjesmarjes ne c'do teme dhe c'do postim.
    Gjithe te mirat,
    Eduard
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    po deshe te behesh moderator separi duhet te plotesosh keto kushte!
    1)te besh propagande anti islame ose te fyesh myslimanet ne pergjithsi!
    Gabim. Ja ta jap une ty me shembuj pse-ne dhe sesa liri ke ti dhe te tjeret si ty ketu ne lidhje me kete subjekt. Ti dhe te tjere besimtare myslimane ketu qe ankoheni per liri fjale jeni ata qe skeni lene sharje e ofendime, njollosje madje dhe pshurrje te figurave me te nderuara kombetare si Gjergj Kastrioti e Nene Tereza e te tjere duke i vene epitete nga me te shemtuarat, mohuar e tjetersuar vetem e vetem pse nuk i perkasin fese myslimane. keni bere thirrje nga me skandalozet per xhihad, ndyni cdo teme ne forum me elementa fetare etj. Mos do te me thuash qe nuk eshte e vertete? E megjithate vazhdoni te shkruani ne forum si ju do qejfi pavaresisht nga revolta qe keni shkaktuar shpesh ne teresine e antareve. Te kisha marre parasysh mesazhet qe vijne cdo dite ne adresen tende dhe te te tjereve si ty, nuk do ishit me ne kete forum (dhe te ishte per mua nuk do puthnit kurre, po bejini duva atij Albos qe ju rikthen).

    2)duhet qe te deklarohesh pro dhenjes se nenshtetsise shqiptare Anastas janullatosit!
    Une i pari e kam mohuar me force dhe skam lene gje pa thene ndaj janullatosit. Me ka hequr njeri nga smod?

    e treta dhe me e rendesishmja, per sa kohe qe te jeshe antar i thjeshte duhet patur kujdes ne postimet tuja, qe dmth jepu mbeshteje te forte moderatorve pamvarsisht nese kan apo jo te drejte!!

    po i plotesove keto tre pika sigurisht qe te ofrojn vendin e moderatorit!.
    Po kjo e treta eshte shume e rendesishme. Ne postimet e tua duhet te rrespektosh rregullat e forumit, mos postosh 100 here te njejten video ne cdo teme edhe kur nuk ka lidhje fare me permbajtjen e saj e sidomos kur te terhiqet vemendja disa here nga moderatoret e forumit. Duhet te ndjekesh bisedimin qe behet, shprehur mendimin pro ose kundra pa sulmuar e ofenduar kend, rrespekto stafin e forumit (sepse e meritojne ate rrespekt me punen vullnetare qe bejne ne menyre qe ti dhe te tjeret ketu te keni mundesi te frekuentoni nje forum per te qene) e sidomos rrespekto kete forum ne teresi sepse te ka dhene mundesi te bashkebisedosh me shqiptare nga e gjithe bota.

    Mos harroni qe te gjithe jemi njerez, si antaret e thjeshte ashtu dhe moderatoret, smod e admin. Njerez perfekt nuk ka. Gabime bejme te gjithe por po e pate cdo gje me lupe atehere asnje forum sdo e gjeni te pershtatshem. Me ka bere gjithmone pershtypje nje fakt; gjithmone ketu antaret ankohen per stafin dhe asnjehere nuk kam lexuar qofte dhe nje falenderim sado te vogel per punen qe bejne. Qe ta dish ti dhe te tjeret, nuk eshte aspak e lehte te moderosh, te ruash qetesine kur te shajne e te ofendojne deri ne 7 breza, te mirembash temat, te kontribosh qe ato te behen te lexueshme e kuptueshme, te furnizosh forumin me materiale qe te terheqin lexuesit... etj. Ndodh e kunderta, lexon sulme, ofendime, mungese totale rrespekti ndaj punes se tjetrit dhe nje shperfillje qe kerkon nerva hekuri per tu gelltitur ne nje kohe kur shperfillesi ska bere as 1/100 e te shperfillurit pervecse mbushur tema me karagjozlliqe e chit chate (ketu flas ne pergjithesi e jo ti si behar). Pra behuni me zemergjere e me tolerante ne ate gjykimin tuaj ndaj stafit.

    Gjithmone ka vend per verejtje dhe ato mirepriten sepse e thashe dhe me siper qe nuk ka njerez perfekt. Por mos shikoni kurre qimen ne syrin e tjetrin pa hequr me pare trarin ne syrin tuaj.

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Gabim. Ja ta jap une ty me shembuj pse-ne dhe sesa liri ke ti dhe te tjeret si ty ketu ne lidhje me kete subjekt. Ti dhe te tjere besimtare myslimane ketu qe ankoheni per liri fjale jeni ata qe skeni lene sharje e ofendime, njollosje madje dhe pshurrje te figurave me te nderuara kombetare si Gjergj Kastrioti e Nene Tereza e te tjere duke i vene epitete nga me te shemtuarat, mohuar e tjetersuar vetem e vetem pse nuk i perkasin fese myslimane. keni bere thirrje nga me skandalozet per xhihad, ndyni cdo teme ne forum me elementa fetare etj. Mos do te me thuash qe nuk eshte e vertete? E megjithate vazhdoni te shkruani ne forum si ju do qejfi pavaresisht nga revolta qe keni shkaktuar shpesh ne teresine e antareve. Te kisha marre parasysh mesazhet qe vijne cdo dite ne adresen tende dhe te te tjereve si ty, nuk do ishit me ne kete forum (dhe te ishte per mua nuk do puthnit kurre, po bejini duva atij Albos qe ju rikthen).



    Une i pari e kam mohuar me force dhe skam lene gje pa thene ndaj janullatosit. Me ka hequr njeri nga smod?



    Po kjo e treta eshte shume e rendesishme. Ne postimet e tua duhet te rrespektosh rregullat e forumit, mos postosh 100 here te njejten video ne cdo teme edhe kur nuk ka lidhje fare me permbajtjen e saj e sidomos kur te terhiqet vemendja disa here nga moderatoret e forumit. Duhet te ndjekesh bisedimin qe behet, shprehur mendimin pro ose kundra pa sulmuar e ofenduar kend, rrespekto stafin e forumit (sepse e meritojne ate rrespekt me punen vullnetare qe bejne ne menyre qe ti dhe te tjeret ketu te keni mundesi te frekuentoni nje forum per te qene) e sidomos rrespekto kete forum ne teresi sepse te ka dhene mundesi te bashkebisedosh me shqiptare nga e gjithe bota.

    Mos harroni qe te gjithe jemi njerez, si antaret e thjeshte ashtu dhe moderatoret, smod e admin. Njerez perfekt nuk ka. Gabime bejme te gjithe por po e pate cdo gje me lupe atehere asnje forum sdo e gjeni te pershtatshem. Me ka bere gjithmone pershtypje nje fakt; gjithmone ketu antaret ankohen per stafin dhe asnjehere nuk kam lexuar qofte dhe nje falenderim sado te vogel per punen qe bejne. Qe ta dish ti dhe te tjeret, nuk eshte aspak e lehte te moderosh, te ruash qetesine kur te shajne e te ofendojne deri ne 7 breza, te mirembash temat, te kontribosh qe ato te behen te lexueshme e kuptueshme, te furnizosh forumin me materiale qe te terheqin lexuesit... etj. Ndodh e kunderta, lexon sulme, ofendime, mungese totale rrespekti ndaj punes se tjetrit dhe nje shperfillje qe kerkon nerva hekuri per tu gelltitur ne nje kohe kur shperfillesi ska bere as 1/100 e te shperfillurit pervecse mbushur tema me karagjozlliqe e chit chate (ketu flas ne pergjithesi e jo ti si behar). Pra behuni me zemergjere e me tolerante ne ate gjykimin tuaj ndaj stafit.

    Gjithmone ka vend per verejtje dhe ato mirepriten sepse e thashe dhe me siper qe nuk ka njerez perfekt. Por mos shikoni kurre qimen ne syrin e tjetrin pa hequr me pare trarin ne syrin tuaj.
    Ja një postim i juaj që nuk më pëlqeu,
    Postuar më parë nga Darius
    Selam alejkum i syve qe te dalin. Pershendet shqip se sje ne medresse ketu dhe as ne xhami. Ca dreq shqiptaresh i thoni vetes ju kur nuk doni as te pershendesni ne gjuhen tone.
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=112736

    Po të prezentohet një shqiptarë nga trojet e shqipërisë , ndoshta do kishe sado-pak arsye por , jo ky njeri që jeton në turqi që ska asnjë medium në gjuhën shqipe e as shkolla ..
    Dhe i ngjori hapi temën për Qamët e turqis , që mesiguri po ta dije se si do reagoni nuk do kishte hapur .. Ashtu humbish shqiptarët , kurse ky forum është për ti ofruar , pamarparasysh se cilës fe i takon .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliri. : 15-12-2009 më 23:42

  6. #16
    Jo ashtu nuk humbasin shqiptaret po mesojne qe per aq sa jane ne gjendje te shkruajne shqip duhet te shkruajne shqip, perfshi ketu dhe pershendetjet. Kur eshte i zoti te beje gjithe ate shkrim ne shqip, nuk qenka i zoti te thote nje pershendetje fare te thjeshte ne gjuhen tone? Me sa di une, pershendetje ne turqisht nuk i thone selam alejkum.

    Sidoqofte le te mos kapemi me postime te vecanta. Tema eshte me e pergjithshme. Po filluam me ca the e ca thashe nuk kemi per te zgjidhur asgje.

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Më erdhi keq ragimi ndaj tij , sidomos prej Darius që kontribon shum për komb në këtë forum .. Akoma jam i brengosur edhe pse nuk më intereson feja .
    Fillova nga ti , prap po them , se nuk pritja nga ti asij postime , se po i shikoja të tjrerët (disa) moderator duhet të ..................

  8. #18
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Kjo lufta e klasave, anetare vs stafi i forumit eshte normale se vjen nga konflikti i interesave dhe mosperputhja e karakterit

    Anetari psh ka qejf te tregoje dashurine per Zotin tek nenforumi i Shkences, ose te shaje fene tjeter tek nenforumi i Historise. Dhe hajde me argumneto qe nuk duhet ta beje. Nuk po flasim per batutat hidh-e-prit qe kush me shume e kush me pak i bejne pothuaj te gjithe.

    Dhe qe te thuash "nuk ka liri fjale"....perderisa jemi akoma duke biseduar dhe biles ka edhe nje teme pikerisht per kete ceshtje.....atehere konkluzioni del vete.

    Ama qe ka ndonje tip nga stafi qe eshte sepate si nga dora edhe nga mendja, kjo nuk diskutohet.
    Edhe qe ka shpesh ca "retushime" apo "spastrime" te pameshirshme ne ca raste ka qe c`ke me te.


    Ka edhe nje pike qe une mendoj se duhet ndryshuar ne praktiken e perjashtimeve. Ne raste fyerjesh personale te perjashtohet vetem provokuesi dhe jo edhe ai qe reagon. Se une psh mund te futem nga nje IP tjeter, te rregjistroj nje llogari te dyte dhe te provokoj anetaret qe kam inat dhe dal i lare se nofken e pare e kam te lire.
    Une psh jam perjashtuar pikerisht per kete motiv heren e pare (dhe m`u duk pak e dyshimte sepse postimi qe me fyente mua u la derisa une e lexova dhe kur une u pergjigja pas 2 minutash u perjashtova direkt).

    Dmth shkurt muhabeti ketu ka "demokraci te brishte" sic thone "nderkombetaret".
    -

  9. #19
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    A ka liri fjale ne forum ?
    Mesa po shofim te gjithe po shkruajne dhe te gjith po thone ate qe mendojne , por ndoshta pyetja duhej shtruar ne nje forme tjeter a eshte dhjere forumi kohet e fundit ?
    Sepse spo lexojme gje tjeter vecse budallalleqe , dhe shume antare qe te hapin barkun e duan te luajne rrolin e te diturve , e qe shkruajne kodra mas bregut .
    Ose mos themi qe te gjitha temat kan pak esenc chit-chat ne mes , ska rendesi se ajo teme mund te jete shume delikate apo qe ne ate teme shyn fare chit-chat disa do e fusin me zore , sepse aq kapacitet kane , ketu te gjithe hiqen sikur jan te kulluar e kan nje tru te papare e te shkojne e te futen ne te gjitha temat , njeriu ne nje dege eshte i persosur ne te tjerat ne shumicen e rasteve bazohet ne ato njohuri qe ka, mund te jape nje mendim te tijin , por jo ta mbroj ate me idiotllikun e vet , eshte keshtu se keshtu them une .
    Dmth e para shume antare lene per te deshiruar .
    Pastaj vijme te disa moderatore , ose pseudo te tille .
    Keta te hapin barkun akoma me shume se co cu duket vetja , un kam lexuar njerez qe e kan virtualitetin me rendesi por jo si ca qe te vijne e te thon " ste lejoj te tallesh ne nenforumin tim per sa kohe un ta moderoj " apo dicka e till .
    Ne kete forum vijme te lexojme gjera interesante , dhe per te dhene nje mendim kur mendojme se dim dicka dhe ja vlene te shkruajme , te gjithe kemi folur dhe jemi shprehur si na ka dashur qefi , liri kemi pasur te gjithe , ama na eshte hequr ateher kur kemi prekur lirin e fjales se dikujt tjeter , keshtu qe mos u vij keq disave qe u ikin postimet ne te semes shumicen e rasteve , mendoni para se te postoni , dhe jo vice versa ...
    Me rrespekt TIRONCJA_MISTRECE
    Ndryshuar për herë të fundit nga WALCHIRIA : 16-12-2009 më 08:50

  10. #20
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Mendoj se ketu ne forum te gjith kan then ate qe kan menduar. Thjesht me vone ju eshte fshire ajo qe kan postuar nqs ska qen per ate teme por kjo sdo te thot qe ju eshte ndaluar atyre te shprehin ate qe duan.

    Mua me duket sikur ketu po qajn hallin robt per nr e postimeve qe mundohen ti shtojn me brockulla dhe pastaj kur ju fshihen nga moderatoret merziten.
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •