Sa me shume kalojne vitet aq me shume e kuptoj se nuk ka gje me te shtrenjte ne
Bote se familja. Ne shoqerine e sotme koncepti i familjes ka marre ngjyra te shumellojta per shkak te 'globalizimit shoqeror' ndaj besoj ne kete 'gjullurdi' secili duhet te gjeje balancen dhe te krijoje nje rreth familjar qe i pershtatet dhe e ben te lumtur. Jam plotesisht e mendimit qe femija ka nevoje per nje nene dhe per nje baba, sepse secila pale ka influencat
e tij por duhet pasur parasysh se rolet nuk mund te ndahen me gershere. Eshte dicka qe duhet te behet natyrshem.
Nje nene qe i kushtohet 100% familjes, nuk mund te quhet e
pa vlere, gjithsesi mendoj se ne kete mes ajo humb disi vetveten. Cdo prind ne fund te dites eshte nje individ me vete dhe si i tille duhet te vazhdoje te enderroje dhe te realizoje
enderrat e tij paralel me detyrimet familjare. Nuk eshte e thene qe kjo te arrihet duke punuar por sidoqofte individualizmi duhet te
explorohet ne nje lloj menyre. Femijet do te rriten nje dite dhe si prind per aq kohe sa i shikon mire
ja ke arritur qellimit, por kjo nuk do te thote qe t'i vete te vdesesh' ne momentet kur femija rritet dhe largohet nga familja. Duhet pasur parasysh se dhe jo te gjithe kane
enderrat e tyre apo
egzistojne si njerez jashte guaskes se familjes. Ndaj e permend perseri se vendimet jetike nuk mund te priten me gershere.
Personalisht pas lindjes se djalit i provova te dyja, qendrimin ne shtepi per
dy tre muaj dhe punen. Edhe pse jam shume shtepiake dhe nuk besoj se dua gje tjeter ne
Bote aq sa djalin, perseri nuk mund te qendroja dot 24/7 duke qene thjesht nene dhe grua. Ne fund te dites kur kthehem nga puna dhe kam zgjidhur dicka ketu, edhe pse sigurisht qe ankohem se ky dhe ai me ngriti nervat ndihem e plotesuar, pjese e shoqerise. Rolin si nene nuk e kam anashkuar aspak, sepse ato qe duhen bere duhen bere qofte ne pune apo shtepi. Ne kete mes ne ishim dhe me fat qe kemi prinder afer dhe na ndihmojne gjate dites me djalin, ndoshta po te mos ishim ne keto pozita
do kishim bere dhe zgjedhje te tjera. Pra ndonjehere zgjidhja me e mire
fatkeqsisht nuk eshte ne doren tone.
Ne fund te dites shpresoj qe te gjithe te jene te lumtur me zgjedhjet qe kane bere ne jete. Ndersa atyre qe nuk jane ende prinder do
ju lutesha mos shkruanin me tek ky nenforum. Dallohen me gisht ata qe nuk jane prinder sepse flasim akoma si kalamaj te llastuar me ideale dhe citime librash. Nuk ka me keq se nje dikush qe nuk i ka provuar
kepucet tende te te mesoje si te ecesh ne to
http://www.forumishqiptar.com/showth...13#post3371313
Krijoni Kontakt