Papritur ve re qe temat me jane zhdukur dhe i gjej 2 tema ne adrese tjeter, 2 tema me jane fshire dhe njeres i eshte ndrruar titulli.
Mnimumi i kultures se komunikimit eshte te sqarohem per arsyet qe kryhen keto veprime. Une kam menduar gjithmone se forumi eshte i hapur per te gjithe, e n.q.se tema e hapur nuk eshte ne nivel, ajo zhvleresohet nga vete anetaret e nuk frekuentohet. Nje teme te tille edhe mund te fshihet. Tani e kuptova se ky forum eshte "privat" e mund te punohet si ne "baqe te babes", pa marre parasysh se ato qe shkruajne nuk kane kohe te tepert dhe nuk jane "budallenje" te punojne "baqen tuaj" ashtu si e do ndonje moderator, pa ditur mendimin e tij!
Hapa nje teme "Si ndjehet djali para nje babai IMORAL". Me kete titull ne forum tema u ndoq dhe pati shume shkrime e mendime me vlere, por...... titulli u ndrrua dhe... asnje shenim. Une me kete qellim vendosa titullin "provokues" dhe pata suksese.
Per mua pak rendesi ka se si sillen moderatoret. Une kam shkruar me qellim te jap kontribut modest per kete forum, po me mire qenka te mos e hapesh fare, te menjanohesh e te mos e vrasesh mendjen per moderatoret, e keta te mos kene me ke te merren, vetem me veten e tyre pastaj.
Une mendoj se qellimi i forumit eshte pjesmarrja, shprehja e mendimit, hedhja e ideve, analiza e ngjarjeve e fenomeneve, marrja e pervojes dhe zgjerimi i njohurive nga te gjithe pjesmarresit.
Faleminderit
Krijoni Kontakt