Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Masonët e Shqipërisë, pse Enver, Nano e Rama s’u pranuan në “Shoqëri”

    Masonët e Shqipërisë, pse Enver, Nano e Rama s’u pranuan në “Shoqëri”

    25 November, 2009 01:31:00 Leonard VEIZI

    INTERVISTA/ Flet Maksim Zotaj, frimasoni shqiptar i “Lloxhës Blu” së Nju Jorkut: Ja sekretet që mbahen të fshehta



    Dy vjet e gjysmë më parë, kur zbriti nga shkallët e “Boeing 737 8F2” në “Airoport Rinas” ai e kishte të qartë se cili ishte synimi i tij i afërt. Donte ta bënte të njohur “kodin e fshehtë” që mbante brenda vetes dhe një pjesë të sekreteve e mistereve që i ishin dhënë në besim. Askush nuk e ndiqte si të dyshimtë dhe rreziku që të vihej nën pranga si anëtar i një shoqërie të fshehtë, nuk ekzistonte më. Kohët kishin ndryshuar ekstremisht. Por realiteti i ri, fillimisht, nuk dukej fort premtues në vendin e lindjes. S’ishte e lehtë të paraqiteshe nën “maskën” e një emri që kishte shkaktuar mjaft “turbulencë”, në auditorin shqiptar, sidomos pas publikimit të romanit të njohur të një shkrimtari amerikan. I mbrojtur pas emërtimit të një shoqërie sekrete, anëtarët e të cilës kishin qenë burra të pushtetshëm në botë, ai dukej jo më si i ardhur nëpërmjet një linje ajrore, me një çantë krahqafë, por i rënë nga qielli, me një mision krejt të padeshifrueshëm e mistik. Mosbesuesit nuk e morën seriozisht deklarimin e tij, se ai ishte “oficer” pa grada dhe yje mbi supe, por me një unazë e medaljon, ku vizatoheshin kodet e fshehta. Por pak më vonë do të ndryshonin qëndrim...



    ...Tirana ende nuk Lloxhën e saj dhe përpjekjet për të pasur një të tillë duket se do të kushtojnë vite të tjera pune. Por Maksim Zotaj, një frimason shqiptar i sallonit të Nju Jorkut, me emërtimin “Mjeshër në Lloxhën Blu”, mendon se Shqipëria ka një potencial të vërtetë njerëzish, të cilët “hap pas hapi” do të plotësojnë kushtet për t’u bërë pjesë e shoqatës aq shumë të përfolur sot në botë, asaj të masonëve. Gjatë një interviste për “Telegraf”, Maksim Zotaj, rrëfen se si u bë pjesë e organizatës së fshehtë, e cila tanimë nuk konsiderohet më si e tillë, por dhe sa ka ndikuar masoneria në çështjen shqiptare:

    Cili qe kontakti i parë me ata që mbajnë emrin “mason”?

    Kam jetuar në Amerikë që nga viti 1995. Dy vite më pas, pothuajse krejt papritur, rashë në kontakt për herë të parë në jetën time, me një mason të Llozhës së Madhe të Nju Jorkut. Ky njeri, në mënyrë krejt të çuditshme filloi të më fliste për masonët dhe masonizmin, por unë nuk isha në dijeni se ç’ishin masonët dhe çfarë përfaqëson ata si filozofi dhe si urdhër. E thënë pak më ndryshe, unë isha thjesht një injorant në këtë fushë dhe ato pak gjëra që kisha dëgjuar ose i kisha lexuar aty këtu më informonin që masonizmi nuk është gjë e mirë. Mirëpo vëllai im i ardhshëm Davit Stenbar ishte shumë këmbëngulës në idenë e tij që unë vërtet ndonjë ditë mund të bëhesha një mason i mirë. Kjo më mori vite të tëra duke biseduar me Stenbarin që unë më në fund të dorëzohesha apo të bindesha që masonizmi ishte vërtet diçka shumë e mirë dhe unë patjetër do të isha pjesë e këtij urdhri që është i famshëm dhe ka mbijetuar për mijëra e mijëra vite me radhë. Për çudi, pasi unë mora titullin dhe u ngrita në nivelin e “mjeshtrit” në 30 mars të vitit 2003, e pyeta vëllain Stenbar: “Përse t’i për dy vjet me radhë këmbëngule që unë të bëhesha frimason?” Ai m’u përgjigj thjeshtë: “Jemi ne Maks që tërheqim nga jashtë brenda kandidatët e mundshëm për t’i bërë frimason dhe arsyeja tjetër që unë isha i palëkundur që ti do të bëheshe i tillë. Është prirja juaj për të blerë dhe lexuar libra që çuditërisht, kishin një përmbajtje humanizmi dhe diturie universale”. Vëllai Stenbar, është një afrikano-amerikan që i përket Llozhës së madhe të Nju Jorkut dhe pikërisht Franklit Lloxh 0447 e Distriktit 4 të Manhatenit. Kështu unë pra fillova karrierën e mjeshtrit të masonëve dhe jam i klasifikuar në grupin e oficerëve me gradën “Mjeshtër me eksperiencë” brenda Lloxhës Blu Masonike.

    Cilat kanë qenë marrëdhëniet historike të Shqipërisë me Masonët?

    Kur unë arrita nivelin e mjeshtrit mua më lejohej tashmë që të merrja pjesë në ritualet e Lloxhës në të treja nivelet e saj. Nga ky shkak fitova titullin “Mjeshtër Mason”. Ishte fakt që në këtë kohë edhe anglishtja ime kishte arritur një standard të mirë komunikimi. Çuditërisht gjatë ritualit, i cili është ende më i vjetër dhe shpesh herë thuhet se vjen nga thellësia e shekujve, shumë fjalë dhe fjalëkyçe që përdoreshin gjatë ritualit ishin thjesht fjalë shqip. Ajo ishte vërtet surprizë sepse shpesh kur diskutohej për to, masonë të ndryshëm nuk e dinin se nga vinte origjina e këtyre fjalëve dhe jepnin një përgjigje steriotipe, duke thënë se këto fjalë mund të vijnë nga latinishtja, ose greqishtja e vjetër. Mirëpo unë siç duket e kisha fatin e vetëm t’u thosha atyre se këto fjalë vijnë nga shqipja, për faktin e vetëm se në gjuhën shqipe këto fjalë përdoren me të njëjtin kuptim sot e gjithë ditën. Këto nuk i gjen as në latinisht dhe as në greqishten e vjetër. Kjo ishte çudi. Këto zgjuan tek unë kureshtjen dhe dëshirën për të kërkuar më thellë në fenomenin gjuhësor të këtyre fjalëve. Disa vite më vonë, me ndihmën dhe të disa masonëve të tjerë, po aq entuziastë sa unë, arrita të gjej dhe fakte të tjera që kanë të bëjnë me traditën masonike edhe në truallin shqiptar. Por më e rëndësishmja që unë mund ta theksoj në këtë intervistë është fakti se në enciklopedinë e përgjithshme masonike, përmendet emri i Albanit të Shenjtë. Sipas kësaj enciklopedie Albani i Shenjtë, ishte një inxhinier ndërtimi, apo arkitekt, i cili merrej me ndërtime banesash dhe harqe urash, por njëkohësisht ishte dhe praktikues i masonizmit si filozofi. Kështu ishte i pari masoni, asaj kohe, që shkon në Angli në vitin 298 në periudhën e sundimit të perandorit romak Konstantus Klorus, i cili ishte babai i Konstandinit të Madh, një ilir nga Nishi. Është ky, Albani i Shenjtë, i cili çoi për herë të parë në teori dhe praktikë masonizmin edhe si paradoks ose shpërblim i asaj që bënë të parët tanë mbas 1700 vjetësh duhet të vijë një frimason, si puna ime, që të vendosi në vend pas një shkëputje kaq të gjatë masonizmin në Shqipëri që sot ka në historinë botërore atë emër dhe reputacion që çdokush do ta ëndërronte. Në rrjedhën e shekujve qysh gjatë perandorisë maqedonase, romake, bizantit e osmane, masonizmi nuk ka qenë shuar kurrë. Ai ka vazhduar të mbijetojë edhe në tokat e ilirëve apo shqiptarëve të sotëm.

    A ka pasur emra të shquar shqiptarësh në rrjetin e masonerisë?


    Ne mund të përmendim pa frikë, Aleksandrin e Madh, një numër perandorësh ilirë, po ashtu perandorë të Bizantit që ishin me origjinë shqiptare. Por veçanërisht, periudha e rilindjes evropiane dhe asaj shqiptare, është shquar për një numër emrash si: Jeronim De Rada, Sami e Abdyl Frashëri, Hoxha Tasim, Mit’hat Frashëri, Vaso Pasha, Simon Bolivari (që kishte lindur në Shkodër), Mehmet Aliu i Egjiptit, Ataturku, Ismail Qemali, Nuredin Bej Vlora, Lasgush Poradeci, Nikolla Naço, Petro Nini Luarasi, Faik Konica etj.. Këta jo vetëm që ishin masonë, por ishin dhe patriotë të mëdhenj, iluminist dhe njerëz që luftuan për progres. Nuk është rastësi, që Sami Frashëri thoshte: “Se drita e diturisë përpara do të na shpjerë”. Kjo tregon që masonizmi është jo vetëm filozofi universale, por ka dhe nota të theksuara patriotizmi.

    Thuhet se disa drejtues shteti shqiptar kanë qenë mason. Sa e vërtetë është kjo?

    Bindja ime është se nuk ka masonë të mirëfilltë në Shqipëri, brenda të gjitha rregullave dhe normave masonike. Megjithëse edhe unë si shumë të tjerë kam dëgjuar që ka masonë të tjerë në Shqipëri, të ardhur nga Turqia, Franca, Italia apo Greqia, por seriozisht dua të them se këta njerëz nuk plotësojnë kushtet elementare për t’i thirrur masonë. Kjo është një mjegull që është përhapur në popull nga disa ish-punonjës të Shërbimit Sekret, të cilët janë mjeshtëra në përpunimin e propagandës në Shqipëri, duke shpërdoruar emrin e mirë dhe famën e masonëve të thelb. Ka pasur disa artikuj në shtypin shqiptar pas vitit 1998, që janë marrë me këtë temë, por vetëm se kanë krijuar një konfuzion më të madh me konceptin e të qenurit mason dhe filozofisë së masonizmit në përgjithësi. Midis tyre dua të përmend disa politikanë që mashtrojnë njëri- tjetrin përballë opinionit shqiptar me pretendimin se janë mason. Për shembull pa sens është deklarata e Fatos Nanos në një intervistë televizive duke atakuar një tjetër politikan, Edi Ramën, si “mason i pasur”. Po kështu është folur poshtë e lart për Enver Hoxhën sikur na paska qenë një mason francez. Por e vërteta që njohim ne është se, këta jo vetëm që janë politikanë që kanë probleme të mëdha, por këta janë dhe njerëz me kushte jo të mjaftueshme për t’u bërë mason. Ndërsa Fatos Nano vetë indirekt nëpërmjet njerëzve të tjerë ka shprehur dëshirën për t’u bërë mason, por dhe ky si dy të parët nuk i plotëson kushtet për t’u bërë i tillë. Kjo është tablloja masonike në Shqipëri deri në lindjen e shoqatës së miqve të masonëve.

    telegraf.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    A e dini ju se ky Maksim Zotaj ka pas punuar per sigurimin e shtetit deri sa u permbys regjimi.Me pas ai shkoi ne Bullgari ku ka akoma shume biznese.Tani po na del mason.Ej Zot, c'fare nuk po degjojme.Nga komunist ne mason.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Me duket jo fort e besueshme si histori pasi regulli e pare ne maosneri eshte ruajtja e sekretit te plote. Veshtire ta kene lejuar kete zoterine te flase kaq hapur.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dardania antike
    Anëtarësuar
    02-02-2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    184

    E Verteta Per Masonet

    Masone si nje grup specifik qe merren me konspiracion te fese ata qellimet e verteta i kane politike.Masoneria si nje sekt i cili bazohet ne mohimin e zotit dhe fese kinse duke u thirrur ne te verteten natyrore mbi njerezimin dhe zotin merret me,,FALL" dhe rrenjet e tyre i gjeme te disa magjup fallegji dhe cirkuzante qe nga koha e lashte.Menyra e riteve ushtrohet permes nje lloj hipnotizimi dhe njerezit qe lehte besojne ne gjera te caktuar magjepsen dhe nuk e dine arsyen e vertet se cka i bene apo pse magjepsen nga rit.Po te shikosh ate rite ne thelb do te kuptosh se jane fjale boshe te atyre gabeleve fallgjor dhe dalin se jane sjellje tejet naive qe i bene truri i njeriut .Masone si grup jane shume i organizuar me rregulla te rrepta qe i ngjajne organizatave te ndryshme te shpijunagjit.Per arritjen e qellimit te tyre ata merren me propagande te paskrupullt ,shpenzojne mjete te medha financiare dhe likuidojne cdo kend qe i prish ose pengon qellimet e tyre.Ata ndaj atyre kundershtareve perdorin lloj lloj shpikje vetem per ti shkaterruar bile keto shpikje i ndertojne edhe duke u thirrur kinse ne fe.Gjithashtu per te ngritur ndojne person te tyre permes se cilit do arrrin ndonje qellim te caktuar ata merren me thurjen e lavdatave ,numrimin e sukseve , nivelin e aftesive intelektual deri ne ate mase sa e mveshin edhe me fetare-mbinatyrore psh,duke thene ,citojm:ne nje liber te shejte diku ne Persin e vjeter thuhet se do te vijne nje person i cili ka kete shenje ,apo kete veti etj.i cili ka dhunti natyrore te dhenen nga zoti dhe do ta permbush kete apo ate mision".Njerezit qe besojne mesin goje hapur nga kjo rrene e kulluar qe edhe sot ne bote gjesh njerez naiv qe i besojne fjaleve boshe.
    Magjia nuk ekziston ne mesin e njerezimit dhe ne kete bote dhe ajo qe quhet magji eshte mashtrim .
    Dhe une habitem kur degjojshume njerez qe ne vend se te merren me ceshtje tjera merren me masonizem,alkimizem ,etj etj.Keto rryma apo grupe interesi e kane kryer misionin e tyre shume heret dhe tash jane te demoduara.Prandaj ,mos vraponi mas masonizmit se nuk ka asgje magjike apo hynjore por e kunderta e tyre.Bile ata jane ne kundershtim edhe me shkencen.Si duket eshte bere mod te shqiptaret qe merren me gjera te tilla sikur te perkujton kete thenien e vjeter te popullit,,Cdo gje qe fluturon nuk hahet(ngrenet)".

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    A ka pasur emra të shquar shqiptarësh në rrjetin e masonerisë?

    Ne mund të përmendim pa frikë, Aleksandrin e Madh, një numër perandorësh ilirë, po ashtu perandorë të Bizantit që ishin me origjinë shqiptare. Por veçanërisht, periudha e rilindjes evropiane dhe asaj shqiptare, është shquar për një numër emrash si: Jeronim De Rada, Sami e Abdyl Frashëri, Hoxha Tasim, Mit’hat Frashëri, Vaso Pasha, Simon Bolivari (që kishte lindur në Shkodër), Mehmet Aliu i Egjiptit, Ataturku, Ismail Qemali, Nuredin Bej Vlora, Lasgush Poradeci, Nikolla Naço, Petro Nini Luarasi, Faik Konica etj.. Këta jo vetëm që ishin masonë, por ishin dhe patriotë të mëdhenj, iluminist dhe njerëz që luftuan për progres. Nuk është rastësi, që Sami Frashëri thoshte: “Se drita e diturisë përpara do të na shpjerë”. Kjo tregon që masonizmi është jo vetëm filozofi universale, por ka dhe nota të theksuara patriotizmi.



    Mos te kishte qene kjo pjes e keti artikulli ndoshta kishte me qene shum me e besushme kjo intervist, mirpo me kete pjese po e humb gjithe seriozitetin kjo far interviste.
    Po prap mire qenka puna, te pakten masonet po e pranojkan qe Aleksandri Madhe dhe Ataturku paskan qene shqiptar

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    178

    Unhappy masonet dhe cionistat problemi me shqetesues ne bote

    Citim Postuar më parë nga Bani gjk Lexo Postimin
    A ka pasur emra të shquar shqiptarësh në rrjetin e masonerisë?

    Ne mund të përmendim pa frikë, Aleksandrin e Madh, një numër perandorësh ilirë, po ashtu perandorë të Bizantit që ishin me origjinë shqiptare. Por veçanërisht, periudha e rilindjes evropiane dhe asaj shqiptare, është shquar për një numër emrash si: Jeronim De Rada, Sami e Abdyl Frashëri, Hoxha Tasim, Mit’hat Frashëri, Vaso Pasha, Simon Bolivari (që kishte lindur në Shkodër), Mehmet Aliu i Egjiptit, Ataturku, Ismail Qemali, Nuredin Bej Vlora, Lasgush Poradeci, Nikolla Naço, Petro Nini Luarasi, Faik Konica etj.. Këta jo vetëm që ishin masonë, por ishin dhe patriotë të mëdhenj, iluminist dhe njerëz që luftuan për progres. Nuk është rastësi, që Sami Frashëri thoshte: “Se drita e diturisë përpara do të na shpjerë”. Kjo tregon që masonizmi është jo vetëm filozofi universale, por ka dhe nota të theksuara patriotizmi.



    Mos te kishte qene kjo pjes e keti artikulli ndoshta kishte me qene shum me e besushme kjo intervist, mirpo me kete pjese po e humb gjithe seriozitetin kjo far interviste.
    Po prap mire qenka puna, te pakten masonet po e pranojkan qe Aleksandri Madhe dhe Ataturku paskan qene shqiptar


    nga bazat e masoneve jo te ketyre lepujve qe degjojme se edhe ata kane grada eshte fol ndryshe nga c`eshte e verteta ose genjeshtra te "dixhitalizuara" sepse keto lart jane vetem shkume per ti ngritur vlere emrit te felliqur te tyre
    keta si puna e ketij zotaj jane ca spiune qe duan te hane buk si ne komunizem ashtu edhe ne "demokraci"
    masonet ata jane ca vrases qe kane mbledhur arin ne gjithe boten me rothschildat ne krye pse sthote ai qe bush blair solana netanjahu perez jane masone?
    sepse jane killerat me te medhenj qe ka pare bota
    si jane normat e edukimit te masonave kur dalin nga beslidhja me ndonje tradhti : eshte vrasja e tyre menjehere e mundesisht "pak" barbarisht
    pse kaq te panjohur jane ata !
    shikoni "Komplotin Boteror"
    aty keni ca grimca te ketyre pisave qe duan ti hedhin parfum nevojtores
    pse kush i ha keto
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  7. #7
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Forumi duhet dizinfektuar me pesticid sa me shpejt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Force-Intruder : 06-02-2010 më 06:45

  8. #8

  9. #9

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Kushte per te qene "masone" LoL,si plotesonkan te tre politikanet shqipertare?!

    Problemi qendron se nuk e shesin veten aq kollaj shqiptaret,lere kur behet fjale per ngjala.

  10. #10

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •