Ktu unë po e verej një punë jo serioze qe na ka bërë Matrix, pa tjeter qe do të kerkoj qe të jetë nën sherbimin e tolerances anasjelltas dhe do të kerkoj qe ai të veproj sipas traditave shqiptare ndaj atyre qe nuk kan sjelljet e mira. Unë jam Dukagjinas i Malsisë së Gjakoves dhe zakonisht ata sikur ty dhe xhamia nuk i ulim në sofra te mëdha, jo, ata ne koridor me fëmij i uli sepse ne sofra te mëdha i ulim burrat qe dinë me nejtë dhe të sillen në odat dhe sofrat shqiptare. Prandaj këtu i është dhënë mundësia dikujt edhe të prishë rregullat e sofres.
Sa i perket asaj pytjes tënde, edhe pse ti disaher bëre kete pytje me paragjykime, prap, falemnderit t'madhit Zot. Them kështu pasi qe ne katoliket paskemi festa per dit!! Po pra, kemi festa gjithnjë dhe jemi të gëzuar, gjith diten dhe gjitha kohrat. Nëse je me Jezusin, shpirti i yt feston tërë kohen, kjo eshte festa e jonë e jo ashtu sikurse ti ke thënë. Ajo qe thua ti është paragjykim dhe zakonisht ktu ju merrni në thue, kjo ndodhë se ju nuk merrni mundin të pytni dhe pasi të merrni pergjigjen të vlersoni, por ju zakonisht nëse shtroni pytjen, ju veq e keni pergjigjen në xhep te pergaditur sipas llogjikes - paragjykimeve dhe bindjeve te juaja. Ky eshte gabimi. Pra, ju nuk mendoni se çka me tha mua toni, por mendoni se çka ti them unë tonit!!
Nuk ka per dit festa ne at kuptimin tëndë, por jan ditet e shenjtit, pra, gjatë historisë, qe nga zanafilla, krishterimi i ka shenjtërit, dihet ata janë shumë. Shenjti është deshmitari i Zotit, apo Deshmori sikurse themi ne gjuhen e perditshme. Shenjti e ka diten e vet qe kujtohet. Kjo nuk eshte festë ne ata kuptimin tend "bajram" por eshte ditë qe kujtohet shenjti. Kemi edhe kalendarin kishtar.
Në anen tjeter, ti ke kritikuar se pse nuk janë të shenuara, falemnderit per perkujdesjen tënde por Kisha gjithmonë është kujdesur per shenjtërit dhe martiret dhe ka shenuar dhe shenon per dit. Edhe ketu ke paragjykime sepse i kemi te shenuara, bile edhe ne kete forum por unë dhe disa anëtar nuk i kemi percjellur per secilen ditë apo javë, por unë po te postoj dy addresa ku mund te kuptojsh se; nuk jan festa sikurse ti mendon apo vlerson por janë ditet qe kujtohet shenjti apo shenjtërit, festë-kremtim i kujteses dhe nderimit e jo në at kuptimin sikurse festa e Krishtlindjes. Kisha kujton shenjtërit. Dhe e dyta; ta kuptojsh se ato janë të shenuara te gjitha dhe ruhen, kujtohend henderohen per secilen ditë.
Ndersa festat e urdhëruara janë diçka tjeter dhe ato respektohen dhe nderohen nga Kisha katolike.
http://www.forumishqiptar.com/showth...36#post2461836
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=106450
Krijoni Kontakt