Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83

    Shenjtorët e javës sipas Kalendarit kishtar

    Shenjtorët e javës sipas Kalendarit kishtar.


    Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën e 4-të të Krezhmëve. Përkujtoi edhe Shën Lean, vejushë romake dhe Shën Palin, ipeshkëv i Narbonës.

    Të hënën do të kremtohet Shën Turibi nga Mogrovejo, ipeshkëv i Limës. Na fton të brohorasim, bashkë me Psalmistin: “Të lartoj, o Zot, sepse më lartove!”. E liturgjia e festës na nxit të meditojmë mbi faqen ungjillore, për të na kujtuar se Jezusi e dëgjon lutjen e funksionarit, sepse zemra e tij ishte e sinqertë e feja e tij, e pastër.

    Sëmundja e vërtetë, nga e cila na shëron Jezusi, është mëkati, që na sjell vdekjen. E rrënja e mëkatit është egoizmi i njeriut, që do vetëm vetveten, që i jep të drejtë vetëm vetvetes, që nuk pranon asnjeri mbi vetveten. Këtë na kujton, martën, festa liturgjike e Shën Katarinës së Suedisë, virgjër, bijë e Shën Brixhidës.

    “Ja ku jam o Zot! U bëftë mbi mua vullneti yt”. Pohimi i Marisë para Engjëllit lajmëtar na fton edhe ne t’i themi ‘po’ Hyjit e t’ia hapim zemrën, që të banojë në shpirtin tonë e të kryejë veprat e tij në të. Maria nuk është vetëm Nëna e Jezusit, por edhe model për çdo besimtar. Këtë na kujton liturgjia e së mërkurës, kur Kisha do të përkujtojë Lajmërimin e Zotit, që njihet edhe si festa e Zojës Nuncjatë.
    Do të përkujtohen edhe Shën Hajduti i Mirë, Shën Kuirini martir e Shën Luçia Filipini, virgjër, themeluese e Mësueseve të përshpirtshme Filipini.

    Të enjten, në festën e Shën Kastulit e të Shën Teodorit, liturgjia na fton ta lexojmë vazhdimisht Shkrimin Shenjt, sepse ky lexim na ndihmon t’ia hapim zemrat frymës së re, që buron nga Fjala e Zotit: kjo është mënyra më e mirë për të shpëtuar nga çdo shfaqje e hipokrizisë, që e largon njeriun nga Zoti e për t’u rikthyer me zemër të pastër tek Hyji.

    Ta zhdukësh të drejtin, sepse të shqetëson: kjo është mënyra e përdorur nga i padrejti, për të shuar zërin, që s’i duron maskat e i flak tutje, duke nxjerrë në dritën e diellit fytyrat e vërteta të hipokritëve. Por nuk duhet harruar se Zoti e përdor këtë zë, që t’i ftojë mëkatarët të rikthehen tek Ai. Ky është meditimi i së premtes, ditëfeste e Shën Aleksandrit dhe Shën Ruperit, ipeshkëv i Salcburgut.

    Të shtunën Kisha do të përkujtojë Shën Kastorin martir dhe Shën Lindën, që na kujtojnë se Fjala e Jezusit të magjeps me pushtetin e saj: kush e pranon e shndërrohet prej Tij, nuk mund të mos e njohë si Mjeshtër e Zot e të mos e ndjekë pas, duke marrë mbi supe kryqin e vet.

    E diela e ardhshme është e pesta e Krezhmëve.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  2. #2
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83

    28.03.2009

    Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


    Të dielën, më 29 mars, Kisha kremton të dielën e 5 e të fundit të kohës së Kreshmëve, kohë shpirtërore që paraprin e përgatit festën e Pashkëve.
    Kalendari kishtar përkujton edhe Shën Eustazin, ipeshkëv i Napolit dhe Shën Prenkën e Astit.

    Të hënën, më 30 mars, sipas kalendarit kishtar, përkujtohet Shën Gjon Klimaku, abat i Sinait, Shën Amedeu IX i Savojës e Shën Leonardi Murialdo.

    Të martën më 31 mars, sipas kalendarit kishtar përkujtohet Shën Balbina, matronë romane e Shën Beniamini, diakon e martir.

    Të mërkurën më 1 prill, kalendari kishtar përkujton festën e shën Venancit, ipeshkëv i Salonës e martir dhe Shën Ugos, ipeshkëv i Grenoblës.

    Të enjten e ardhshme më 2 prill, Kisha do të përkujtojë Shën Vinçencin nga Paola, vetmitar, themelues i Urdhërit të Rregulltarëve të Vegjël dhe Shën Marinë egjiptiane.

    E premtja e ardhshme më 3 prill, sipas kalendarit kishtar, është dita e festës së Shën Sikstit I papë dhe Shën Rikardit, ipeshkëv i Çiçesterit në Angli.

    Të shtunën që vjen, më 4 prill, sipas kalendarit kishtar, do të përkujtohen Shën Isidori, ipeshkëv i Seviljes, doktor i Kishës dhe Shën Benedikt Moro, françeskan, që na kujtojnë se njeriu nuk duhet vlerësuar për aftësinë prodhuese, por për vlerat shpirtërore, me bindjen se atje ku njeriu nuk ka forcë të veprojë, vepron vetë Hyji.

    Të dielën e ardhshme më 5 prill, bie e diela e Larit apo e diela e Luleve e të Mundimeve të Krishtit, me të cilën Kisha katolike fillon Java e Madhe dhe të Shenjtë të Pashkëve.

    Po të dielën e ardhshme më 5 prill, kalendari kishtar përkujton edhe festën e Shën Vinçencit Ferrer, meshtar domenikan dhe të Shën Irenës, virgjër e martire.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar.

    03.05.2009

    Sot më 3 maj, kisha kremtoi të dielën e 4. të Pashkëve e po sot kalendari liturgjik përkujton edhe festën e Shenjtorëve Filipit dhe Jakut të Vogël, apostuj, të Evecit, Aleksandrit e Teodulit, martirë.

    Të hënën më 4 maj do të përkujtohen Shën Floriani dhe Shën Antonina martire.

    Të martën e ardhshme më 5 maj do të përkujtohen Shën Angjelini dhe i Lumi Nunci Sulpricio i Napolit.

    Të mërkurën më 6 maj do të kremtohen Shën Marjani e Shën Jaku, martirë.

    Të enjtën më 7 maj kalendari kishtar përkujton Shën Florianin, Shën Flavia Domitilen, martire romake; Shën Flavion e Augustin dhe të Lumën Roza Venerini, virgjër e themeluese të Motrave ‘Mësuese të Përshpirtshme Venerini’.


    Të premtën e ardhshme më 8 maj, kalendari kishtar përkujton festën e Zojës së Bekuar të Pompejit; Shën Viktorin, martir të Milanos, Shën Benediktin e II, papë, Shën Arsenin, diakon të romës dhe Shën Magdalenën e Kanosës.


    Të shtunën më 9 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Pakomin, abat dhe Shën Izainë, profet;


    Të dielën e ardhshme më 10 maj, do të kremtohet e diela e 5-të e Pashkëve e po të dielën e ardhshme më 10 maj calendari kishtar përkujton edhe Shën Jordanin, martir; Shën Jobin, Shën Kataldi dhe të Lumin Nikolň Albergatin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 03-05-2009 më 21:33
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shenjtorët e Javës së ardhshme sipas kalendarit kishtar

    Sot e diel 4 tetor, Kisha kremton të dielën e 27-të gjatë vitit kishtar e gjithnjë sot më 4 tetor kalendari kishtar përkujton edhe festën e Shën Françeskut të Asizit, themeluesit të Urdhrit Françeskan.

    Festa e Shën Françeskut na kujton se vizioni optimist i Varfanjakut të Asizit për gjithësinë e posaçërisht për njeriun vëlla duhet parë si shembull e nxitje edhe në ditët tona, sepse i kundërvihet konceptimit aktual të përfitimit, që e shikon botën dhe njeriun me syrin e fitimit, dhe përpiqet të na bindë se sendet tokësore e kalimtare e madje edhe njerëzit vlejnë vetëm atëherë kur na shërbejnë. Shën Françesku na mëson ta dhurojmë jetën për të mirën e të afërmit tonë.

    Nesër e hënë 5 tetor kalendari Kishtar katolik përkujton shenjtorët Plaçidin e Maurin, dishepuj të Shën Benediktit.

    Të martën e ardhshme me 6 tetor kalendari kishtar do të përkujtojë Shën Brunon nga Kalabria, meshtar, themelues i Çertozinëve.

    Të mërkurën me 7 tetor bie festa e Zojës Rruzare. Po më 7 tetor përkujtohen edhe shenjtorët Sergji e Baku, martirë, shumë të nderuar nga populli shqiptar, të cilëve u kushtohet edhe një nga kishat më të lashta në Shqipëri. Kisha ndodhet vetëm 40 minuta larg qytetit të Shkodrës, pranë fshatit Shirq, ku lumi Drin bashkohet me Bunën. Muret e saj kanë nisur të ngrihen në shekullin VI për nderim ndaj dy martirëve, emrat e të cilëve në shqip morën trajtat Shën Shirqi e Shën Bahti.

    Të enjten e ardhshme me 8 tetor kalendari kishtar përkujton shenjtoret Benedikta dhe Pelageja, virgjër e martire.

    Të premten me 9 tetor, kalendari kishtar përkujton Shën Dionisin, ipeshkëv e shokët e tij martirë; shën Gjon Leonardin, meshtar, themelues i Klerikëve Rregulltarë të Nënës së Zotit dhe Shën Abrahamin, patriark.

    Të shtunën e ardhshme me 10 tetor, sipas kalendarit kishtar bie festa e shën Paolinit, ipeshkëv i Jorkut dhe e shën Danielit, Samuelit e shokëve të tyre, martirët e parë françeskanë.

    Të dielën me 11 tetor, Kisha do të kremtojë të dielën e 28-të gjatë vitit kishtar e po me 11 tetor kalendari kishtar na propozon shembullin e shën Filipit diakon, të shën Aleksandër Saulit, ipeshkëv i Pavisë dhe të Lumit Gjoni XXIII, papë.


    Qoftë lavduar Jezus Krishti
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #5
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Shenjtorët e Javës së ardhshme sipas kalendarit kishtar


    Më 25 tetor Kisha kremton të dielen e 30-të gjatë vitit Kishtar e po më 25 tetor, kalendari liturgjik përkujton edhe Shën Krispinin e Shën Gaudencin. Liturgjia e ditës na kujton se jeta është dhuratë nga Hyji e nuk na përket neve. Ne jemi vetëm mbarështues të saj, e kush ta ketë mbarështuar me urti, do të shpërblehet sipas planit të Zotit, që është burim i dritës, i gëzimit e i shëlbimit.

    Të hënën me 26 tetor, kalendari kishtar do të përkujtojë Shën Dhimitrin, martir. Në festën e tij Kisha na kujton se Jezusi erdhi në botë për të sjellë paqen e njeriut, duke pajtuar mbarë njerëzimin me Hyjin. Përçarjet lindin nga mospajtimi me vetë misionin e Jezusit.

    Të martën e ardhshme me 27 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Evaristin papë dhe shën Frumencin, apostull i Etiopisë. Liturgjia e ditës na kujton se kush e kërkon Zotin, do të shikojë shëlbimin që vjen prej tij.

    Të mërkurën me 28 tetor, sipas kalendarit kishtar do të kremtohet festa e Shenjtorëve Simoni e Juda Tadeu, Apostuj, zëri i të cilëve vijon të përhapet në mbarë botën, për t’u prirë popujve të rinj në rrugën e Ungjillit.

    Të enjten e ardhshme me 29 tetor kalendari kishtar përkujton Shën Feliçianin, martir i Kartagjenës. Në këtë ditë liturgjia na kujton sa të mëdha janë veprat e Zotit e na fton t’i kundrojmë në jetën tonë të përditshme

    Të premten që vjen me 30 tetor, kalendari kishtar do të përkujtojë festën e Shën Gjermanit, ipeshkëv i Kapuas. Liturgjia e ditës na kujton se vërtetë i lum është vetëm ai njeri që ecën në dritën e Zotit.

    Të shtunën me 31 tetor, sipas kalendarit kishtar bie festa e Shën Alfons Rodriguez, rregulltar Jezuit. Liturgjia e ditës na kujton se Mbretëria e Zotit nuk i ngjet organizmave që rregullojnë jetën tonë tokësore. Mbretëria e Zotit është si fara e vogël e si tharmi që, ndonëse nuk duket, e tharm gjithë brumin. E tillë është edhe forca e dashurisë ndërmjet njerëzve.

    Të dielën e ardhshme me 1 nëntor, Kisha katolike do të kremtojë Gjithë Shenjtorët. Festa e të Gjithë Shenjtorëve është festa e atyre që gëzojnë lumturinë Hyjnore në mbretërinë qiellore.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shenjtorët e javës



    Nesër, më 10 janar, Kisha Katolike kremton festën e Pagëzimit të Zotit. Pagëzimi i Krishtit është dëftimi i misionit të tij në botë. Ati Qiellor shpall dashurinë e tij për Të. Shpirti i Shenjtë e shndrit me dritën e vet. Jezusi “i zhytur” në ujë nga shën Gjon Pagëzuesi, me vdekjen dhe ngjalljen e tij, do të na “zhysë” edhe ne në jetën e amshuar.

    Ty o Zot, do të ofroj flijën e falenderimit. Ja Ungjilli i Hyjit: Mbretëria Qiellore është afër, kthehuni e besoni në Fjalën e Zotit. Kështu reflekton lirtugjia e së hënës, 11 janar, ditë në të cilën përkujtohen shën Igjini, shën Paolini nga Akuilea e i Lumi Bernardino Skamaka.

    Të martën e ardhshme, Kisha Katolike kremton festën e shën Ernestit apo Arkadit, shën Çezares e të shën Andon M. Puçit. Ungjilli i ditës na mëson se Jezu Krishti nuk është një skrib i çfarëdoshëm, apo thjesht një ekspert i Shkrimit Shenjt. Ai mëson me autoritet, një doktrinë të re. Zemra ime galdon në Zotin, shpëtimtari im.

    Më 13 janar, ditën e mërkurë, Ungjilli na tregon se si Jezusi përshkoi të gjithë Galilenë për t’u mësuar njerëzve punët e Hyjit e për të dikuar mrekullitë e Zotit në secilin prej atyre që e dëgjonin. Në këtë ditë, festohen shën Hilari, shën Gofredi e shën Remigji. Ja o Zot, po vij të bëj vullnetin tënd.

    Mëshira e Jezusit për të gërbulurin, që u tregon të gjithëve afërsinë e dhembshurinë e Zotit, është në qendër të leximeve të së enjtes, 14 janar. Na shpëto o Zot, për hir të mëshirës sate. Në këtë ditë, përkujtohen shën Gëzimi apo Feliksi, shën Gliceri, shën Nino e shën Dacio.

    Të premten, më 15 janar, Kisha Katolike kremton festën e shën Palit vetmitar, shën Maurit, shën Sekondinës e shën Probos. Ungjilli përshkruan mrekullitë e Jezusit, që rriten nga dita në ditë dhe nënvizon se si njerëzit i besonin gjithnjë e më tepër Birit të Zotit. Do të këndoj në amshim dashurinë për Zotin.

    Të shtunën, me anë të historisë së Xakeut, Jezusi na mëson se nëse është e vërtetë që të sëmurët kanë nevojë për mjekun, atëherë pikërisht tek tagrambledhësi duhet shkuar për të ngrënë, pikërisht ai duhet thirrur në mesin e të dymbëdhjetëve, për ta ndihmuar të ndërrojë rrugë. 16 janari është dita e shën Marçelit I, shën Ticianit, shën Tamarit dhe e të Lumit Jozef A. Tovini. I madh është Zoti në fuqinë e tij.

    Më 17 janar, në të dielën e dytë gjatë vitit kishtar kremtojmë shna’Ndoun abat e shën Marçelin ipeshkëv. Kujtojmë ditën e dialogut e të reflektimit ndërmjet hebrenjve dhe të krishterëve me temë: “Meditim mbi të Shtunën e mbi urdhërimin që na kërkon shenjtërimin e festave për besimtarët”.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shenjtorët e javës 8-15 gusht 2010




    E diel 8 gusht, Kisha kremton të dielën e 19-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, e po sot më 8 gusht kalendari kishtar përkujton edhe festën e Shën Domenikut, meshtar.

    Populli yt, o Zot, shpall lavdinë tënde. Predikimi e lutja karakterizojnë stilin e Jezusit. Kush ka fe, kush ka besim në të dhe ndjek gjurmët e tij, nuk mund të pushtohet nga frika, as në momente e situata të vështira, madje as edhe në ato të pamundura të jetës. Besimi në Zoti është mbështetje e mburojë për njeriun që shpreson në Të.

    Nesër e hënë 9 gusht, Kisha përkujton Shën Terezën Benedikta e Kryqit (Edith Stein), virgjër e martire, shpallur nga Papa Gjon Pali II bashkëpajtore e Evropës, më 1 tetor të vitit 1999. Figurë e jashtëzakonshme, Shën Tereza Benedikta e Kryqit ishte rregulltare karmelitane, filozofe e thellë dhe shkrimtare e shkëlqyer.
    Kësaj shenjtëreshe e cila e flijoi jetën e vet gjatë përndjekjeve naziste, i kërkojmë dhuratën për të na mësuar të dialogojmë me hebrenjtë e me besimtarët e feve të tjera. Duke e lutur së bashku Shpirtin Shenjt, e nën frymëzimin e tij, ne e bëjmë Zotin të pranishëm në botë dhe i japim hapësirë dashurisë së tij shpëtimprurëse.

    Të martën e ardhshme më 10 gusht përkujtohet Shën Lorenci, diakon e martir.
    Zoti e do njeriun që dhuron me gëzim, thotë leximi i ditës marrë nga letra e dytë e Shën Palit drejtuar Korintianëve (2Kor 9,6-10). Atë që më shërben, Ati Qiellor do ta nderojë, pohon Jezusi në pjesën ungjillore të Shën Gjonit (Gjn 12,24-26). Shpirti i Zotit sjell lirinë e vërtetë, atë liri që arrihet me mundim në kërkimin e së vërtetës mbi veten tonë e mbi jetën tonë personale, një liri që nuk përjashton ligjet e detyrimet, të cilat burojnë nga përgjigjja, që duhet t’i japim Zotit.

    Të mërkurën që vejn më 11 gusht bie festa e Shën Kjarës së Asizit, virgjër, dhe e Shën Suzanës.Shpëtona o Zot, e dhurona jetën e vërtetë. Kur do të vijë Biri i njeriut, secili do të gjykohet sipas veprave të bëra (Dt 32,35-41). Cfarë mund të japë njeriu në këmbim të shpirtit të vet? (Mt 16,24-28).
    A jemi duke vepruar për ato të mira që prishen e kalojnë, apo punojmë për të shpëtuar atë që është e pavdekshme në ne? Fjala e Zotit na fton t’i përmbahemi udhës ungjillore, udhës që na shpie në plotësinë e jetës.

    Të enjten më 12 gusht
    , kalendari kishtar përkujton Shën Gjovana Françeska e Shantalit, regulltare. “I drejti do të jetojë në sajë të fesë së vet në Zotin”, pohon leximi biblik i Meshës së ditës marrë nga libri i Abakukut profet (Ab 1,12-2,4). Psalmi 9 shton: “Kush beson në ty, o Zot, do ta ketë jetën”. Pjesa ungjillore nga Shën Mateu (Mt 17,14-21) thotë: “nëse do të kesh fe, asgjë nuk do të jetë e pamundur”.
    Shpirti Shenjt na jepë guxim e fuqi për të zbatuar planin e Hyjit për secilin prej nesh e mundësi për t’u bërë ata njerëz, që do Zoti.

    Të premten më 13 gusht kalendari kishtar përkujton shën Poncianin, papë dhe shën Ipolitin, martir.Cdo herë që marrim pjesë në Meshën Shenjte, plotësohen fjalët e Jezusit: “Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit. Buka e gjallë është korpi im për jetën e botës”. Zoti, pra, e pajis njeriun me gjithçka që i duhet gjatë udhës së tij tokësore, gjithçka që i duhet për të kaluar nga kjo botë për tek Ati Qiellor. E udha e domosodoshme që e lidh njerëzoren me hyjnoren, tokësoren me qielloren është Jezu Krishti.

    Të shtunën më 14 gusht, kalendari Kishtar përkujton shën Maksimilian Kolben, martir.Shpirti Shenjt Zot është autor i lirisë, që na jep forcë e guxim, për ta mbajtur gjallë shpresën deri sa të bëhet dashuri, që na jep fuqinë për ta dhuruar jetën tonë për shpëtimin e jetës së të afërmit. Këtë ka dëshmuar shën Maksimilian Kolbe me martirizimin e vet.

    Të dielën e ardhshme më 15 gusht, bie festa e të Ngjiturit të Zojës së Bekuar në Qiell, festa e Zojës së Madhe, siç njihet e quhet nga populli shqiptar.
    Nuk e dimë si dhe kur ka vdekur shën Maria Virgjër, por që në kohë të hershme, Kisha e ka përkujtuar dhe kremtuar fjetjen e saj, që është festa kryesore kushtuar Zojës së Bekuar. Gjithçka admirojmë në Marinë Virgjër është fryt i fesë së saj dhe i veprës së Shpirtit Shenjt Zot, që përmes pranimit të plotë të Marisë në veprën hyjnore të shpëtimit, ka sjellë fryte shëlbimi për mbarë njerëzimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 08-08-2010 më 10:30
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shenjtorët e Javës sipas kalendarit Kishtar!



    Sot diel 29 gusht, Kisha kremton të dielën e 22-të gjatë vitit kishtar e po më 29 gusht bie festa e martirizimit të shën Gjon Pagëzuesit. Martirizimi i shën Gjonit, pararëndësit të Jezu Krishtit, tek populli shqiptar njihet si festa e shën Gjonit Kryepre. Gjithnjë më 29 gusht përkujtohet edhe shën Sabina, romake;

    Të hënën e kësaj jave, më 30 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Feliçin (Gëzimin), meshtar e shën Adautin, martirë; shën Pamakun, senator romak e shën Margariten Ward;

    Të martën e ardhshme më 31 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Raimondin Nonnato; shën Aristidin; shën Jozefin e Arimatesë e Nikodemin, nxënës të Zotërisë Jezus;

    Të mërkurën më 1 shtatorin e kësaj jave kalendari kishtar përkujton shën Egjidin, abat; shën Viktorin; shën Sikstin, shën Jozuhen.

    Të enjten e ardhshme më 2 shtator, sipas kalendarit kishtar bie përkujtimi i shën Albertit e Vitit; shën Zenonit, martir i Nikomedisë.

    Të premten më 3 shtator, përkujtimi i shën Gregorit të Madh, papë e doktor i Kishës.
    Po kujtojme se e premtja e ardhshme është e premtja e parë e mujit, që besimtarët e krishtërë ia kushtojnë në mënyrë të posaçme adhurimit të Zemrës së Krishtit.

    E shtunën më 4 shtator, kalendari kishtar kujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozen e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjëdhënës.

    E dielën e ardhshme më 5 shtator, kalendari kishtar kujton të Lumën Nënë Terezën, Gonxhe Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën e Engjëllin e të varfërve.

    Sivjet kremtuar 100 vjetorin e lindjes më datën 26 gusht e më 5 shtator përkujtojmë 13 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës. E ky përvjetor e kjo festë liturgjike do të kremtohet në të gjitha Kishat në trevat shqiptare e në mbarë botës, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që e Lumja Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiu u la besimtarëve e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten.
    Gjithnjë të dielën më 5 shtator kalendari shënon edhe kujtimin e shën Erkolanit e Taurinit, martirë.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #9
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Shenjtorët e Javës sipas kalendarit Kishtar


    Sot e diel 10 tetor, Kisha kremton të dielën e 28-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit liturgjik e po sot më 10 tetor bie edhe përkujtimi i shën Paolinit, ipeshkëv i Jorkut, e shën Danielit e Samuelit dhe shokëve të tyre, martirët e parë françeskanë dhe Shën Françeskut Borgja.
    Liturgjia na fton të reflektojmë për mbretërinë e Zotit, që është e e fshehur në histori: vetëm feja dhe shpresa e krishterë u krijojnë besimtarëve mundësinë ta dallojnë e t’i shërbejnë, me bindjen se forca e fshehur e Shpirtit Shenjt do ta bëjë këtë mbretëri të dukshme në kohë e do ta shndërrojë mbarë botën.

    Nesër e hënë më 11 tetor, kalendari Kishtar do të na propozojë shembullin e shën Filipit diakon, të shën Aleksandër Saulit, ipeshkëv i Pavisë dhe të Lumit Gjoni XXIII, papë.
    Liturgjia e kësaj dite na kujtojnë se Jezusi duke na dhuruar uratën e ‘Atynës”, deshi të na mësonte sjelljen e bijve që lidhen ngusht me Atin Hyjnor, me të cilin të bashkojmë vullnetin, ndjenjat, jetën; nga i cili kërkojmë t’na japë bukën e përditshme, t’na i falë mëkatet, t’na japë jetë, t’na çlirojë nga i keqi.

    Të martën e ardhshme më 12 tetor
    , festa liturgjike e Zojës së Bekuar, Nënës së Kishës, na kujton se po të besojmë në lidhjen e Atit me bijtë, në bazë të ‘Atynës’, rruga që na çon në takimin me Zotin do të jetë gjithnjë e lirë: do të na jipet ajo që kërkojmë, do të gjejmë atë që lypëm, do të na hapet porta ku kemi trokitur. Po a e kemi besimin e duhur për ta arritur këtë?

    Të mërkurën që vjen më 13 tetor,
    Kisha do të përkujtojë Shën Teofilin, ipeshkëv i Antiokisë. Festa e tij na tregon se Jezusi erdhi në botë për ta çliruar njeriun nga shejtani. Fitorja e tij është e sigurtë, sepse ai është më i fortë. E si mund të mos mbajmë anën e tij? Kush e gënjen veten se mund të luftojë i vetem, jo vetëm që do të bjerë në kthetrat e së keqes, por nuk do të mund të çlirohet më prej saj.

    Të enjten më 14 tetor,
    do të përkujtohet festa e Shën Kalistit I, papë e martir, që na fton t’i këndojmë Zotit, sepse ai është Hyji ynë, të cilit duhet t’ia dëgjojmë fjalën e të jetojmë sipas vullnetit të Tij.

    Të premtën e ardhshme më 15 tetor
    , kalendari Kishtar përkujton
    Shën Terezën e Jezusit, virgjër, doktoreshë e Kishës, karmelitane e zbathur. Liturgjia e ditës na kujtojnë se lutja e vazhdueshme dhe bamirësia, janë dy cilësitë që e dallojnë të krishterin, i cili sillet kështu sepse përpiqet t’i ngjasë Zotit. Duke jetuar me lutje e dashuri, ecim të sigurtë në rrugët që çojnë drejt qiellit

    Të shtunën më 16 tetor, sipas kalendarit Kishtar bie përkujtimi i Shën Edvigës, dukeshë e Polonisë, rregulltare, të Shën Margeritës Alakok, virgjër e Vizitacionit dhe të Shën Gjerardo Maielës, vëlla laik redentorist. Festa e tyre na kujton se feja na ndihmon ta njohim e ta lexojmë jetën në këndvështrimin e Hyjit, duke u mbështetur plotësisht në Të e duke e bekuar në amshim emrin e Zotit.

    Të dielën që vjen më 17 tetor
    , Kisha do të kremton të dielën e 29-të gjatë vitit Kishtar. Po më 17 tetor do të përkujtohen edhe Shën Injaci i Antiokisë, ipeshkëv e martir dhe Shën Pjetër Kasani, meshtar skolop, që ia dhuruan gjithë jetën Jezusit, i cili u mësoi se nuk janë sjelljet, as pamja e jashtme, që do të na shpëtojnë. Ajo që vlen me të vërtetë është drejtësia dhe dashuria për Zotin, i cili lind në zemrën tonë.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  10. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shenjtorët e Javës!



    Sot e diel 14 nëntor, Kisha kremton të dielën e 33-të gjatë vitit e po më 14 nëntor kalendari përkujton edhe shën Serapionin, ipeshkëv i Aleksandrisë e shën Shtjefnin nga Kuneo. Liturgjia na kujton se Jezusi na mëson të kënaqemi sepse jemi me Të e jo sepse bëjmë ndonjë gjë. Rëndësi ka të jesh me Zotin; rezultatet e frytet, të cilat nuk janë në dorën tonë, nuk i mungojnë njeriut që jeton me bindjen se shpëtimi vjen nga Zoti.

    Nesër e hënë më 15 nëntor do të kremtohet Shën Alberti i madh, ipeshkëv e doktor i kishës dhe Shën Jozef Pinjateli, meshtar jezuit. Ungjilli na tregon se Jezusi shëroi shumë të gërbulur, po vetëm njëri u kthye ta falënderojë atë, që ka forcë të shërojë sëmundjet e korpit e të shpirtit. I krishteri i vërtetë duhet ta pranojë çdo çast pushtetin e Zotit mbi jetën e tij e duhet të jetë i vetëdijshëm se është Hyji ai, që na prin drejt të mirave të jetës së amshuar.

    Duke ndjekur liturgjinë e festës së Shën Margeritës së Skocisë e të Shën Gjeltrudes, virgjër benediktine - të martën e ardhshme më 16 nëntor, nuk mund të mos na lindë pyetja: “Ç’është mbretëria e Zotit? Kur do të vijë?”. Këto pyetje i bëjmë edhe sot, siç i bënin farizejtë në kohën e Jezusit. E pra Ai na fton të mos e ndjekim këtë logjikë njerëzore e ta pranojmë pa kushte në jetën tonë të përditshme.

    Ta humbasësh jetën, për ta shpëtuar. Këtë mendim, në dukje kontradiktor, na kujton, të mërkurën që vjen më 17 nëntor, festa e Shën Elizabetës së Hungarisë, terciare françeskane. E pra vetëm ai që do ta ketë dhuruar plotësisht jetën, do të shpërblehet në ditën e mbramë. Ndërsa kush ia mbyll vëllezërve portat e zemrës, nuk është në gjendje ta pranojë ardhjen e Zotit.

    Të ente më 18 nëntor do të kremtohet përvjetori i shugurimit të Bazikës vatikanase (1626) dhe i Bazilikës ostiense (1854). Kjo festë kujton se lutja e vazhdueshme dhe bamirësia, janë dy cilësitë që e dallojnë të krishterin, i cili sillet kështu sepse përpiqet t’i ngjajë Zotit. Duke jetuar me lutje e dashuri, ecim të sigurtë në rrugët që çojnë drejt qiellit.

    Të premten që vjen më 19 nëntor, kalendari Kishtar përkujton festën e Shën Matildës virgjër e të Shën Abdisë profet. Festa e tyre na kujton se Hyji i bën pjesëtarë të jetës së vet hyjnore të gjithë ata që vdesin në bashkim me Të.

    Të shtunën më 20 nëntor, do të përkujtohet shën Gjelazi I, papë. Liturgjia e ditës na kujton se kur duam me të vërtetë, nuk presim kurrfarë shpërblimi. Duam ashtu si na do Zoti, që na shpëtoi e na fton çdo ditë në tryezën e vet, pa kërkuar dhuratë tjetër, veç asaj të dashurisë për Të e për të afërmin.

    Të dielën e ardhshme më 21 nëntor, bie solemniteti i Jezu Krishtit, Mbretit të Gjithësisë e do të kremtohet e diela e 34 –të dhe e fundit e këtij viti liturgjik.
    Po të dielën më 21 nëntor kalendari përkujton edhe festën e Kushtimit të Zojës Mari. Ungjilli na paraqet një nga mrekullitë më të mëdha të Jezusit: shërimin e zemrës së Xakeut të pangopur me pasuri. Nuk duhet harruar, prandaj, se mëshira e Zotit mund t’i prekë edhe njerëzit që duken të humbur.

    Je ti, o Zot, shpëtimi jonë. I lartuar mbi drurin e Kryqit, Biri i Zotit, Jezu Krishti Shpëtimtar sundon, shëlbon gjithësinë dhe çdo njeri. Cdo herë që bëjmë shenjën e kryqit, ne rrëfejmë se prej Krishtit të gjithë kemi jetën e amshuar duke na mundësuar pjesëmarrjen në Mbretërinë e Tij Hyjnore.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 11:37
  2. A eshte liber liturgjik kishtar “Meshari” i Buzukut?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 07:01
  3. Agjiologjia
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12
  4. A eshte liber liturgjik kishtar “Meshari” i Buzukut?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 01:30
  5. ADHURIMI - Kapitulli IV: Viti Kishtar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 01-04-2005, 01:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •