Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Arkeologjia e ndaluar, faktet historike që s'duhet të dihen

    Ekzistojnë shumë zbulime arkeologjike të fshehura, të cilat nëse pranoheshin do të trondisnin gjithë kulturën e civilizimit aktual dhe do të ndryshonin përgjithmonë perceptimin e racës njerëzore



    Arkeologjia e ndaluar, faktet historike që s'duhet të dihen

    Çfarë i shtyn shkencëtarët të fshehin faktet e reja historike?

    Ekzistojnë shumë zbulime arkeologjike të fshehura ose të mohuara dhe më pas të injoruara, të cilat nëse pranoheshin do të trondisnin gjithë kulturën e civilizimit aktual dhe do të ndryshonin përgjithmonë perceptimin që kemi për të kaluarën tonë si racë njerëzore si dhe vjetërsinë në këtë planet. Në arkeologji përveç zbulimeve dhe faktimeve me anë të objekteve dhe ndërtimeve të lashta, shkrimeve dhe grafikëve, shpesh përdoret edhe i ashtuquajturi model ose shabllon që të çon në krijimin e një teorie nga ku më pas kalohet në provë ose fakt shkencor. Por shpesh kjo provë apo fakt mungon dhe kjo është njëra nga arsyet që arkeologjia, ose më saktë një pjesë e saj e përjashton veten nga saktësia e shkencave të tjera si ato ekzakte.

    Në rastin e arkeologjisë (pjesë të saja si p.sh. egjiptologjia), pranimi apriori i një teorie të caktuar nuk përbën asnjë sakrilegj, por kthehet fuqishëm në një pranim dhe bëhet pjesë e kulturës sociale duke ndikuar në informimin dhe sidomos në atë pjesë që i përket të kaluarës së largët të njerëzimit. Pra, ky shabllon ose model përdoret rëndom si një etalon nga ku ndërtohet (e më pas degëzohet) e kaluara e njerëzimit, kultura e tij dhe impakti në kulturën e sotme. E thënë me fjalë të tjera, ky model ose shabllon është një këndvështrim i pranuar gjerësisht nga një grup i caktuar ose disiplinë e caktuar (s'duhet harruar që ky fenomen nuk prek vetëm arkeologjinë). Pra, shablloni në rastin konkret kthehet në model shkencor dhe çdo gjë që sillet rreth tij funksionon për të, çdo gjë që e rrezikon shpallet herezi dhe injorohet apo "shtypet" deri në mohim dhe harresë të plotë. Duke ndjekur këtë llogjikë, mund të thuhet me plotë gojën që i gjithë sistemi aktual funksionon me standarde të tilla, pra me lojën e informacionit që ka për qëllim të mbështesë një drejtim të caktuar dhe të eliminojë, shkatërrojë dhe denigrojë atë kategori informacioni që kërcënon vlefshmërine e vetë shabllonit. Arkeologjia është shembulli më konkret për këtë dukuri. Për shembull, civilizimi kinez dhe kultura e tij që mendohej se është zhvilluar pothuajse tërësisht e pavarur nga pjesa tjetër e botës, gjë që do të thotë se civilizimi i saj madhështor dhe teknologjia e saj u zhvilluan në mënyrë të pavarur. Ata natyrisht që ndihen krenarë në një rast të tillë nëse është i vërtetë. Por si do ndiheshin ata nëse do të mësonin që në tokën e tyre është gjetur një numër i madh mumiesh kaukaziane (njerëz të bardhë), të cilat datojnë mbrapa në kohë me të njëjtën periudhë, në mos më herët, se fillimi i civilizimit më të hershëm kinez? Në një rast të tillë mbase atyre nuk do iu pëlqente të përqendroheshin në provën shkencore të kësaj gjetjeje arkeologjike. Po për njerëz në vende të ndryshme të botës, të cilët janë konsideruar si aborigjene? A do të hiqnin ata dorë nga krenaria, tokat e dhëna nga qeveria apo turizmi dhe paratë që rrjedhin prej tyre nëse dalin në shesh fakte që tregojnë tjetër nga sa dihet për prejardhjen e tyre?

    Po sikur evidenca arkeologjike që del në shesh të kërcënojë vetë shabllonin e tyre të ndërtuar me kaq mund, evidenca që tregojnë se grupe para tyre jo vetëm që kanë qenë më të hershëm, por edhe më të avancuar? Ky është rasti me indianët e Amerikës, të cilët janë paraprirë nga një kulturë tjetër e njohur si ndërtuese e tumave, të gjatë, mbase gjigantë, me flokë të kuqe, gra e burra, të cilët duket se kanë qenë shumë më të avancuar se vendasit amerikanë.

    Në Meksikë duket se hispanikët janë paraprirë nga "Olmekët", të cilët edhe në këtë rast ishin më të avancuar se kulturat që i pasuan. Këto anomali nuk janë duke e ndryshuar shabllonin ekzistues, pasi ato janë të papërshtatshme për t'u pranuar si pjesë e këndvështrimit të linjës së drejtë nga shoqëri primitive në të avancuar. Pra, do të kishim një konflikt serioz në konceptin e historisë nëse guxohej të pranohej. Të njëjtën gjë shohim dhe në Egjipt. Aty piramidat e hershme janë ndërtuar me shumë më tepër saktësi dhe me teknologji më të avancuar se në krahasim me kulturat e mëvonshme. Monumentet më të vjetra janë pothuajse të paprekura ndërsa ato më të rejat, ose më saktë, të gjetura më vonë, por që datojnë në kohëra shumë më të hershme, janë katandisur në një grumbull gurësh e gërmallash. Vetë fshehja e zbulimeve arkeologjike është një konspiracion në shkencë, është një konspiracion në kulturën tonë si civilizim dhe është pjesë e amnezisë së imponuar kolektive për të kaluarën. Komuniteti shkencor ka tendencën të mohojë, të ndrydhë ose të injorojë evidencat që bien në kundërshtim me teoritë e pranuara dhe ndërkohë denigron dhe persekuton mesazherët.

    "Truri Policor" dhe "Gënjeshtra e Madhe"

    Çdo herë që dikush pretendon se ndodhin shumë konspiracione në fushën e shkencës, atëherë ai është duke rrezikuar çdo hap që bën. Shoqëria në përgjithësi ka tendencën që të jetë shumë skeptike në lidhje me konspiracionet. Vetëm kur mbrapa tyre del emri i Mafias apo Terrorrizmit, atëherë qëndrimi i saj ndryshon tërësisht. Por shpesh evidencat janë shumë të forta dhe ironia është që shumica e tyre shpesh ndodhet përpara syve.

    Sidoqoftë, lajmi i mirë është që aktorët janë të dukshëm. Plani i lojës së tyre, madje dhe stili i lojës janë shumë transparent në momentin që mësohesh t'i dallosh. Lajmi i keq është: konspiracioni është global dhe ka shumë grupe me interesa të forta në këtë mes. Një hetim i kujdesshëm nxjerr në pah dyshimet e zakonshme: shkencëtarët me një botëkuptim teorik standard janë ata që përpiqen të mbajnë dhe të çojnë përpara "modelin". Modus operandi (mënyra e veprimit) të tyre është "Gënjeshtra e Madhe" dhe sa më e madhe të jetë kjo gënjeshtër dhe sa më gjerësisht të përhapet, aq më mirë është. Ata spekulojnë me kredencialet e tyre akademike që të mbështesin argumentet dhe ideja bëhet e qartë, askush s'ka të drejtë të vërë në dyshim deklaratat autoritare si:

    1- Nuk ka asnjë mister mbi faktin se kush e ndërtoi Piramidën e Madhe apo se kush ishte mënyra e ndërtimit. Po ashtu, Sfinksi nuk tregon asnjë shenjë dëmtimi nga uji.

    2- Nuk ka patur njerëz në Amerikë përpara 20 mijë vjetësh p.e.s.

    3- Civilizimi i parë ka filluar ekzistencën e tij vetëm në vitin 6000 p.e.s.

    4- Nuk ka anomali të dokumentuara, të dhëna të pashpjegueshme apo enigmatike që të merren në konsideratë.

    5- Nuk ka civilizime të humbura apo që s'janë studiuar ende. Çdo evidencë e kundërt është e mallkuar!

    Sulme personale: Mosmarrëveshje mbi moshën e Sfinksit dhe Piramidës së Madhe

    Në vitin 1993, NBC në Amerikë transmetoi "Mysteries of the Sphinx", i cili paraqiste evidenca gjeologjike që Sfinksi ishte të paktën dyfish më i vjetër (9000 vjet) sesa deklaronin egjiptologët. Është bërë shumë i njohur si "Debati i Erozionit të Ujit". Egjiptologu autodidakt John Anthony West solli në qendër të vëmendjes çështjen e erozionit përpara gjeologut Dr. Robert Schoch. Ata shkuan në Egjipt dhe filluan një hetim shumë intensiv. Mbasi studioi Sfinksin, gjeologu pranoi opinionin e West-it dhe bashkërisht publikuan zbulimin e tyre.

    Dr. Zahi Hawass, personi përgjegjës për monumentet e Gizës nuk priti asnjë minutë për të nisur një fushatë të ashpër kriticizmi publik ndaj të dyve. Egjiptologu me famë, Dr. Mark Lehner, i cili konsiderohet si eksperti më i mirë në botë për Sfinksin, iu bashkua këtij sulmi. Ai akuzoi West dhe Schoch si "injorantë dhe aspak sensitivë". Kjo akuzë ishte shumë interesante, pasi spostoi çështjen nga një plan profesional në një plan personal. Nuk trajtoi aspak faktet apo vetë çështjen dhe mbi të gjitha ishte shumë jo shkencore.

    Tani duhet të kuptojmë teknikën standarde të diskreditimit që aplikohet ndaj kujtdo që guxon të vërë në dyshim teoritë e pranuara prej kohësh. Largimi i fokusit nga objekti kryesor dhe "personalizimi" i debatit është një strategji shumë efikase, e cila përdoret shumë shpesh nga politikanët që ndihen të pasigurt për pozicionet e tyre. Hawass dhe Lehner i bënë apel statusit të tyre të të paprekshmëve dhe autoritetit. Në këtë rast, logjika normale të shtyn të mendosh që në këtë pikë deklaratat e një gjeologu janë shumë herë më bindëse.

    Pak kohë më pas Schoch, Hawass dhe Lehner u ftuan të debatonin çështjen në Shoqërinë Amerikane për Avancimin e Shkencës. West nuk u lejua të merrte pjesë me pretendimin që atij i mungonin kredencialet e duhura. Kjo përbën dhe anën tjetër të arrogancës së sistemit: vetëm shkencëtarët me diplomë mund të praktikojnë shkencën. Janë dy filtra, të cilët mbajnë larg studiuesit e pavarur dhe pa kredenciale: kredencialet dhe rekomandimet. Dhe nëse të mungon e para është e kotë të kërkosh të dytën.

    Pra, West u ndalua që të merrte pjesë. Që nga ajo kohë elementet e debatit janë rrahur para e mbrapa pa zgjidhur asgjë. Është e njëjta gjë me debatin që ekziston mbi faktin sesi u ndërtua Piramida e Madhe e Gizes dhe nga kush. Kjo sjell në skenë çështjen e "Gënjeshtrës së Madhe" dhe sesi është prezantuar për gjenerata të tëra përpara gjithë njerëzimit. A është e mundur që një shkencëtar i mirëfilltë, i trajnuar dhe i përgatitur në nivele të larta, të besojë se 2.3 milionë gurë ku disa prej tyre peshojnë 70 ton, të jenë transportuar dhe ngritur me metoda primitive?

    Kjo duket e pamundur e megjithatë ata shkruajnë libra dhe mbrojnë këtë teori kundër teorive të tjera alternative. Dhe si rezultat duhet të kuptojmë që ata nuk do e bënin veten e tyre subjekt të një testi të tillë kaq demaskues. E vetmja gjë që egjiptologët kanë bërë është rrezimi i teorive alternative duke përdorur teknika aspak të ndershme. Po çfarë e shtyn një shkencëtar të fshehë të vërtetën dhe t'i shmanget çdo testimi të hipotezave që ngrenë të tjerët? Motivimet e tyre janë po aq transparente. Nëse mund të provohet që Piramida e Madhe nuk u ndërtua nga egjiptianët dhe as në vitet 2500 p.e.s. duke përdorur metoda primitive apo që Sfinksi të datohet në vitet 9000 p.e.s., atëherë e gjithë "ndërtesa prej letre" mund të shembej brenda një çasti. Këndvështrimet ortodokse mbi evolucionin kulturor janë të bazuara në një kronologji që thotë se civilizimi ka filluar në Sumeri jo më herët se 4000 vjet p.e.s. Teoria nuk lejon që të këtë ekzituar një civilizim përpara kësaj kohe. Fundi i diskutimit. Arkeologjia dhe historia humbasin kuptimin e tyre nëse nuk kanë një faktor kohor të përcaktuar që ta përdorin si pikë referimi. Duke qenë se evolucioni kulturor është i lidhur ngushtë me teorinë e përgjithshme darviniane të evolucionit, atëherë "rreziku" është edhe më i madh. A e shpjegon kjo arsyen pse anomalitë dhe enigmat mohohen, fshihen dhe injorohen? Po, e shpjegon. Shkencat e sotme biologjike janë të bazuara në darvinizëm.

    Censurimi i mendimit të "ndaluar": Evidenca për lashtësinë e madhe të njerëzimit

    Rasti i autorit Michael Cremo është i dokumentuar më së miri dhe po ashtu tregon sesi komuniteti shkencor përdor në mënyrë të hapur teknika presioni në media dhe në qeveri. Libri i tij "Arkeologjia e Ndaluar" analizon shumë nga rastet e mëparshme të injoruara të artifakteve, të cilat provojnë që lashtësia e njeriut modern e kalon shumë herë moshën e dhënë në kronologjinë e pranuar. Shembujt që jep ai dhe kolegët e tij janë të debatueshëm, por libri u bë shumë më tepër i debatueshëm kur u përdor në një dokumentar. Në vitin 1996, NBC transmetoi një emision special të titulluar "Origjinat Misterioze të Njeriut", ku citoheshin materiale nga libri i Cremos. Reagimi që pasoi nga komuniteti shkencor e kaloi disa herë shkallen Rihter. NBC u mbyt me letra nga shkencëtarët e tërbuar, të cilët e quajtën regjisorin një mashtrues dhe gjithë programin si disinformim. Por shkencëtarët shkuan më larg se kaq, shumë më larg. Në një sërë veprimesh tejet të papërgjegjshme ata u përpoqën të detyronin NBC që të mos ritransmetonte emisionin tashmë popullor, por përpjekjet e tyre dështuan. Më pas ata bënë hapin më radikal: paraqitën çështjen e tyre në qeverinë federale dhe kërkuan nga Komisioni Federal i Komunikacioneve që të hynte në lojë dhe të ndalonte NBC të ritransmetonte programin.

    Kjo nuk ishte vetëm një dhunim i hapur i të drejtës së fjalës dhe një përpjekje e paturpshme e kufizimit të mendimit alternativ, por ishte dhe një rast i paprecedent në përpjekje për të censuruar diskutimin e lirë intelektual. Nëse publiku ose çdo agjenci qeveritare do të bënte përpjekje të vinte në pranga institucionin shkencor, atëherë publiku vetë nuk do ia kishte parë kurrë fundin.

    Letra e shkruar nga Presidenti i Studimeve Kembriane, Dr Allison Palmer drejtuar Komisionit Federal të Komunikacioneve thotë si më tej: Më e pakta NBC-së i duhet kërkuar që të kërkojë një falje publike përpara ndjekësve të programeve të saj dhe kjo për një periudhë të mjaftueshme kohore, në mënyrë që audienca të marrë mesazhin e plotë që ata u mashtruan. Për më tepër, NBC mbase duhet gjobitur në mënyrë që të krijohet një fond i mjaftueshëm për edukimin shkencor të publikut. Mendoj se kemi disa të dhëna të mjaftueshme që tregojnë se kush është "Truri Policor". Dhe me sinqeritet mendoj se fjala konspiraci nuk është aq e fortë, pasi për çdo rast të kësaj lloj ndrydhjeje të mendimit që ekspozohet, 10 të tjerë arrijnë të realizohen me sukses. Ne nuk e kemi idenë sesa artifakte enigmatike apo të dhëna janë etiketuar si "gabim" apo dosje të mykura të flakur tutje nëpër sirtarët e ndërtesave akademike për të mos e parë më kurrë dritën e diellit.

    Kundërshtimi i të dhënave: datim i papërshtatshëm në Meksikë

    Ekziston edhe rasti i një profili të lartë të Dr. Virginia Steen-McIntyre, një gjeologe që punonte për US Geological Survey (USGS), e cila u kërkua në një zonë arkeologjike në Meksikë për të datuar një grup artifaktesh në vitin 1970. Ky rast përbën njërin nga ekstremitetet ku është në gjendje të shkojë komuniteti shkencor vetëm e vetëm që të mbrojë themelet ortodokse të tij. McIntyre përdori aparatura të cilat ishin fjala e fundit e teknologjisë dhe mbështeti me prova shkencore rezultatet e punës së saj, duke përdorur dhe mënyra të tjera datimi por rezultatet e saj ishin shumë jashtë grafikut. Kokat e arkeologjisë prisnin që datimi të ishte 25 mijë vjet ose më pak, ndërsa zbulimi i gjeologes ishte 250 mijë vjet ose më shumë.

    Shifra prej 25 mijë vjetësh ishte thelbësore për të mbështetur teorinë e "kalimit" të Ngushticës së Beringut dhe ishte ky motivi i cili shkaktoi goditjen e McIntyre dhe arkivimin e rezultateve të saj duke kërkuar një ribërje të analizave të datimit. Ky lloj reagimi nuk ndodh kur të dhënat përputhen me kronologjinë e pritshme të modelit që mbështet teoritë e pranuara. Steen-McIntyret iu dha një mundësi që të tërhiqte përfundimet e saj, por ajo refuzoi. Që nga ai moment për të ishte pothuajse e pamundur që të publikonte rezultate të tjera shkencore dhe ajo humbi vendin e saj si pedagoge.

    Ndrydhja qeveritare dhe etnocentrizmi: injorimi i evidencave anormale në Zelandën e Re, Kinë dhe Meksikë

    Në Zelandën e Re ishte vetë qeveria ajo që bëri hapin e saj duke dekretuar një ligj, i cili ndalonte publikun të hynte në zona arkeologjike të debatueshme. Kjo histori u shfaq për herë të parë në librin "Keltë të Lashtë" në Zelandën e Re, nga Mark Doutré. Sidoqoftë, ky është një konspiracion i komplikuar. Shkencëtarët që përpiqen të mbrojnë teoritë e tyre boshe ndërsa ngjisnin shkallët e karrierës se tyre, nuk janë të vetmit që duan të ndrydhin të dhënat dhe objektet "mëkatare". Ky është momenti kur çështja bëhet edhe më e rrezikshme.

    Waipoua Forest u shndërrua në vendndodhjen më të debatueshme në Zelandën e R, pasi një gërmim arkeologjik nxorri në pah evidenca, të cilat tregonin që një kulturë jo polineziane i ka paraprirë Maoreve, një fakt ky për të cilin tribuja nuk ishte aspak entuziaste. Këta të fundit mësuan për rezultatin e gërmimeve përpara se ta mësonte publiku i gjerë dhe u ankuan tek qeveria. Sipas Doutré, ajo që pasoi ishte "një dokument i arkivuar, i cili tregonte qartë qëllimin e departamenteve të qeverisë së Zelandës së Re për të fshehur informacionin arkeologjik nga sytë e publikut për 75 vjet". Publiku arriti të mësonte fiaskon, por qeveria e mohoi. Sidoqoftë, dokumentet zyrtare tregojnë Embargon që u vu në jetë për zonën arkeologjike. Doutré është një student i historisë dhe i arkeologjisë së Zelandës së Re. Ai ishte i shqetësuar pasi dokumentet dhe artifaktet, të cilat provojnë që Maorët kanë qenë të paraprirë nga një kulturë më e lashtë, mungonin nga muzeumi. Ai ngre pyetjen se çfarë ka ndodhur me disa nga anomalitë e mbetura: "Ku janë kampionet e flokëve të lashtë Indo-Europiane (të valëzuar, të kuqerremtë dhe bojë kafë), të cilat u zbuluan në një shtrat guri afër Watakere dhe që ishin për kaq vite në Auckland War Memorial Museum? Ku është skeleti gjigant që u gjet afër Miimati?"

    Fatkeqësisht, ky nuk është i vetmi incident i këtij lloji. Etnocentrizmi është shndërruar në një faktor në një konspiracion për të fshehur historinë e vërtetë të njerëzimit. Autori Graham Hancock është sulmuar nga grupe të ndryshme etnike, pasi ka raportuar gjetje të ngjashme enigmatike. Problemi me studiuesit që përpiqen të përcaktojnë historinë e vërtetë të njerëzimit janë përpjekje të grupeve etnike, të cilët duan të zhdukin gjurmët të cilat tregojnë mosndodhjen e tyre si parësorë në një vend të caktuar, shpesh ndërthuren me qëllimet e evolucinistave kulturorë.

    Arkeologët janë të gatshëm t'i fshehin këto gjetje anormale. Kjo është njëra nga arsyet pse egjiptologët e ruajnë me kaq xhelozi datën e ndërtimit të Piramidës së Madhe, pasi kjo ka të bëjë në radhë të parë me një krenari kombëtare. Rasti i mumjeve në Shkretëtirën Takla Makan në Kinën Përëndimore është një tjetër shembull i ketij fenomeni. Në vitet 1970 dhe 1980 u zbulua një kulturë kaukaziane për të cilën nuk dihej asnjë gjë. Mjedisi i ashpër kishte ruajtur për mrekulli mbetjet e njerëzve me flokë të verdhë dhe sy blu, të cilët kishin jetuar në një periudhë paradinastike në Kinë. Ata kishin të veshur rroba me ngjyra, çizme dhe çorape si dhe kapele. Kinezët nuk ishin aspak entuziastë për këtë zbulim dhe e manipuluan gjetjen ndonëse pranë mumjeve të njerëzve të bardhë u gjetën dhe ato të racës aziatike. Shkrimtari i National Geographic, Thomas B. Allen në vitin 1996 hartoi një artikull mbi zbulimin e një poçeje në të cilën dukej gjurma e një gishti lënë aty prej poçarit gjatë bërjes se saj. Kur kërkoi nëse mund të çonte zbulimin e tij tek një antropolog ekspert, shkencëtarët kinezë e pyetën me ironi nëse do të ishte në gjendje që të thoshte "se gishti në poçen prej balte ishte i një njeriu të bardhë". Allen u përgjigj se nuk ishte i sigurt ndërsa zyrtarët kinezë e mbështollën atë dhe u larguan duke e marrë me vete. Duket qartë që shumë gjëra hasen gjatë zbulimeve shkencore, por janë larg publikimit të tyre. Ekzistenca e kulturës Olmeke në Meksikën e Vjetër ka qenë gjithmonë një problem. Nga erdhën zezakët, kokat masive të të cilëve janë të gdhendura me kaq mjeshtëri? Pse ka njerëz të bardhë të gdhendur në kollona, të cilat njihen si bërthama e civilizimit meksikan? Dhe ajo që është më e keqja, pse nuk gjenden njerëz indigjen meksikanë nëpër artifaktet e Olmekëve?

    Kohët e fundit një arkeolog meksikan e ka zgjidhur problemin, duke bërë një deklaratë fantastike: që kokat e Olmekëve, për të cilat gjenerata të tëra njerëzish të të gjitha grupeve etnike kanë rënë dakord që përmbajnë tipare të zezakëve të Afrikës, në të vërtetë ishin përfaqësime të tribuve lokale.

    Përgatiti

    KLARITA BAJRAKTARI

    rd

  2. #2
    Kjo Klarita ka pergatitur syte qe ti dalin. Gazetare palaco qe kane paftyresine te vjedhin shkrimet e forumeve dhe ti paraqesin neper gazeta si shkrime te tyret.

    Kjo teme eshte hapur dhe nga dikush tjeter Dydrinas keshtuqe po e mbyll.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •