-
Propaganda fetare!
A eshte propaganda fetare ne kete forum nje realitet apo jo?
Forumi shqiptar si nje nga mediumet virtuale me te medha dhe me gjithperfshirese ne trojet shqiptare brenda misionit te tij ka edhe lirine e shprehjes fetare, gje qe eshte shume ne rregull per mendimin tim, perderisa ajo liri dhe e drejte fetare, nuk behet mjet propagandues nga disa, qe te fshehur prapa nje emri, fillojne te lansojne idete e tyre anti-kombetare me baze te caktuar fetare.
Njerez te ndryshem, pa njohuri te mjaftueshme fetare, qe thjesht te ngjallin dyshimin se prapa tyre qendrojne organizata te ndryshme religjioze (apo pa dashur te jem banale, qe ndoshta edhe kane ndonje perfitim financiar nga kjo), si ato qe shkojne dere me dere (door-to-door) dhe te tjera ne jeten reale, per te mbledhur sa me shume njerez ne kopete e tyre, ka mundesi qe te infiltrohen edhe ketu. Dhe, nuk e besoj qe ky eshte misioni i ketij forumi.
Nje anetar i ketij forumi, qe thjesht e viziton per qellime te tjera, sado qe mundohet t'i shmanget ketyre botekuptimeve fetare, i duhet patjeter te ballafaqohet me ta ne cdo teme, sepse te gjitha temat e rendesishme kombetaro-historike apo edhe shkencore ne disa raste, marrin ngjyrime fetare, sepse keta njerez jane shume te zellshem ne cdo teme.
Keta persona jo vetem qe kryejne misionin e tyre, mirepo behen edhe agresive, dhe fillojne te fyejne te tjeret ne menyrat me banale, qe ndoshta ne jeten reale as i ke perjetuar ndonjehere. Personalisht nga fetaret muslimane une jam quajtur "serbe" (qe eshte nje nga ofendimet me te medha te mundshme), kurse nga ata qe propagandojne rrymen tjeter, "sataniste", "islamiste" etj.
Dhe, me e keqja e tere kesaj eshte kur e sheh qe keta njerez jane pa shtylle kurrizore, sepse nese ndonjehere del kundra rrymes qe ata nuk propagandojne fillojne te te dergojne reputacione (te pavlera dhe hipokrite) se si tani ke te drejte dhe kjo eshte e vertete. Ajo qe eshte me e keqja eshte se keta fetare- propagandues mohojne dhe diskriminojne cdo gje qe paraqet shtyllat e kombit tone, si Skenderbeun, Lidhjen e Prizrenit etj.
Une jam rrite me kete forum dhe besoj se kam aftesi te dalloj disa gjera, keshtu qe nuk e shoh te arsyeshme te me fshihen shkrimet, per shkak te ketyre personave. Nese administratoret dhe moderatoret e ketij forumi injorojne kete dukuri, atehere nuk mbetet tjere pervecse anetaret tu pergjigjen sipas asaj qe ata/o e meritojne.
Pershendetje,
Rina
-
-
Rina vetem admin mund te te japin nje pergjigje te sakte per kete verejtje qe ke.
Tani une nje gje nuk kuptoj, kjo teme eshte tek nenforumi Verejtje dhe Keshilla. Ca dreqin duan antaret e thjeshte qe fusin hundet e komentojne? Sa here eshte thene qe askush ska pune te perzihet me temat qe marrin pergjigje vetem nga stafi? Ca duhet te bejme tani, te fillojme te perjashtojme ata qe e kane koken gdhe qe te merret vesh njehere e mire?
Ska pune njeri me tema te tilla. Vetem stafi jep pergjigje.
Faleminderit per te fundit here
-
-
Darius, te lutem mbylle temen se une ne fakt nuk po pres ndonje pergjigje prej askujt, vetem thjesht e ngrita si nje ceshtje dhe shqetesim i imi qe ndoshta edhe duhet te merret parasysh. Falemnderit
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt