Rreth 90 studentë irakenë janë qëlluar me gurë deri në vdekje për modelet e tyre të flokëve, tejet moderne dhe perëndimore, nga ekstremistët fetarë në Bagdad muajin e shkuar.
Veprimi është pjesë e një goditje më të gjerë mbi të rinjtë në atë që zyrtarët e cilësojnë si ‘shfaqje perëndimore’ në vend.
Në një deklaratë të të ashtuquajturës polici morale, thuhet se ata vishen në mënyrë të çuditshme, me rroba të ngushta dhe kanë fotografi ku shfaqen modernë. Kanë po ashtu vëthë në hundë e gjuhë e bëjnë veprime të çuditshme.
Që nga koha kur kjo deklaratë u publikua, ekstremistët kanë ngacmuar dhe vrarë të rinjtë që kërkojnë të duken ndryshe.
Persona të armatosur i morën me dhunë këta studentë dhe i çuan në një zonë të veçuar ku u qëlluan me gurë derisa i vranë. Më pas, trupat e tyre i hodhën nëpër kosha mbeturinash nëpër kryeqytet.
http://www.lajmifundit.com/lajme/201...or-te-flokeve/
Dhe amerikanet do u lene ne dore pushtetin pastaj irakieneve te cilet na paskan konsoliduar demokracine ?
Gjithsecili ka te drejten te beje floket si te doje por aty mesa duket do te sundoje perseri sheriati dhe terrorizmi .
Krijoni Kontakt