
Postuar mė parė nga
Darius
Nuk besoj ne evolucionin dhe aq me pak besoj ne kreacionizmin. Po e filloj me te dyten. Pa dashur te fyej asnjeren pale, sidomos kete te fundit smund te pranoj kurresesi ekzistencen 6000 vjecare te jetes ne toke sic ulerasin kreacionistet e rinj apo dicka me te vjeter sic pretendojne kreacionistet qe i perkasin grupit me te vjeter etj etj. Pra as qe e marr mundimin te argumentoj. Per
mua bibla perfshin fakte historike dhe i vesh ato me terminologji figurative dhe fetare. Kjo nuk perben aspak spekullim por thjesht perdorim.
Ndersa per evolucionin ka kohe qe ka filluar te marri uje si teori (dhe ne fund te fundit ka qene dhe mbetet nje teori dhe aspak nje fakt shkencor)...
Dhe ky lloj paragrafi eshte ai qe ben prezantim e "nje opinioni te pavarur, por korrekt" qe do te vijoje .. keshtu? (pa dashur te fyej dhe.. palen tuaj).
Ndonese evolucionistet aka darwinistet pretendojne ne menyre qesharake qe eshte fakt dhe aspak teori.
Edhe vete Darwin e dinte qe e vetmja arme e fuqishme per teorine e tij ka qene kerkimi per fosilet. Dhe ai kerkim ka vazhduar deri ne ditet e sotme. Sa paleontologe, gjeologe, germues, punonjes ndertimi, minatore, arkeologe, antropologe, studente apo amatore fosilesh kane germuar token dhe kane zbuluar fosile qe nga Darwin deri ne ditet tona? Me miliona...
Evolucioni eshte teori shkencore, e cila eshte ngritur ne baze te vezhgimit sistematik qe iu eshte bere fakteve.
Neqoftese evolucioni eshte korrekt, diferencat midis fosileve dhe gjallesave ekzistuese rriten me kalimin e kohes.
Neqoftese evolucioni eshte korrekt, grabiqaret me te shpejte ndjekin prete me te shpejta.
Neqoftese evolucioni eshte korrekt, kafshet qe popullojne gjeresi te njejta gjeografike, por ne vendndodhje te ndryshme, kane evoluar ne menyre te ndryshme.
I vetmi besim qe nevojitet per te pranuar evolucionin eshte qe qeniet njerezore jane te afta per mendimin racional dhe jane te afta te bejne vezhgime te sakta.
Kush eshte evidenca qe kane nxjerre keto fosile ne lidhje me teorine darwiniane dhe me specifikisht tranzitimin e specieve (apo ajo qe perben bazen e teorise se evolucionit, kalimin e majmunit ne njeri)? Njeri nga biologet me me ze (i vdekur tashme) i Universitetit te Harward, Stephen Jay Gould thote: "Te gjithe paleontologet e dine mire qe fosilet permbajne shume pak informacion ne lidhje me format intermediate. Tranzicioni midis grupeve te medha ne teresi ka mungese evidence."
Edhe njehere.. njeriu dhe majmuni kane parardhes te perbashket. Ideja "ju vini nga majmuni" eshte nje truk bajat propagandistik qe perdorin fetaret, te cilet me cdo kusht duan te konceptohen si qenie speciale te krijuara nga dicka shume me teper speciale (rast i egoizmit delirant).
Madje, qe te gjithe gjallesat kane parardhes te perbashket e pranojne dhe partizanet me te flakte te dizenjos.
Nje paragraf i shkeputur nga Stephen Jay Gould nuk mendoj se eshte "fatal" per teorine e evolucionit.
Ka shume fosile te formave jetesore shume antike dhe plot te tilla te reja. Gjejme fosile te primateve te hershem, tashme te zhdukur, hominoideve, Neandertalit si dhe te Homos Sapiens por asnje fosil qe te tregoje tranzicionin nga majmuni tek njeriu." Prit se ka akoma me shume ..
Pa pritur, se cfare do te vijoje me shume, po te pyes: a ka ndryshuar ndopak struktura kockore e njeriut?
(korrigjoje serish ate te majmunit, sepse duke lexuar fetaret, te qenka bere ide fikse)
Ja ca thote nje antropolog, Louis B. Leakey kur u pyet per hallken qe mungon ne kalimin nga majmuni ne njeri: "Nuk ka vetem nje hallke qe mungon, ka me qindra te tille..."
Ja cfare thote, jo nje antropolog, por Shoqata Amerikane e Antropogeve:
Evolution is a basic component of many aspects of anthropology (including physical anthropology, archeology, cultural anthropology, and linguistics) and is a cornerstone of modern science, being central to biology, geology, and astronomy.
The principles of evolution have been tested repeatedly and found to be valid according to scientific criteria. Evolution should be part of the pre-college curriculum; it is the best scientific explanation of human and nonhuman biology and the key to understanding the origin and development of life.
Keto jane vetem disa pika uji ne gjithe oqeanin e provave qe jo vetem kundershtojne evolucionin si teori por edhe e rrezojne, madje e masakrojne.

Oqean provash?! ADN, p.sh?
kur kane ndodhur keto "masakra"?
Me kujtohet disa jave me pare po shikoja nje emision (me duket tek Discovery Channel) mbi antropologjine dhe aty u permend Eugene Dubois qe njihet si zbuluesi i asaj kocken e kofshes se nje humani dhe kafken e nje majmuni ne distance rreth 13 metra larg njera tjetres dhe direkt u shpall qe u zbulua njeriu i Javas

(ishte me duket viti 1891). Pastaj gallata vazhdon. Shume eksperte u shprehen se kocka e kofshes (ose femuri) dhe kafka skane lidhje me njera tjetren dhe me ne fund vete Dubois para se te vdiste deklaroi se kafka i perkiste nje majmuni te madh ndersa femuri i perkiste nje njeriu, perseri sot e kesaj dite ky "zbulim" perdoret si evidence i prejardhjes se njeriut nga majmuni.
Apo rasti qe eshte akoma me qesharak, ai i te famshmes Lucy qe mbahet paraardhesja jone me e hershme. Antropologet, perfshi ketu dhe antropologet fizik me Charles Oxnard deklarojne me prova qe Lucy eshte e padallueshme nga nje majmun ose ndonje specie primatesh tashme te zhdukur. Po perseri Lucy perdoret si evidence e evolucionit.
Madje para ca ditesh po lexoja qe dikush kishte gjetur dhe "vajzen" e Lucyt dhe tani u bene dy lool.

per kete kafken e ke fjalen? Me thuaj me ke te ngjan, me kafke njeriu apo majmuni?
me pas, lexo kete
Behet shume zhurem per zbulime te tilla por cuditerisht fshihen zbulime qe psh tregojne qe njeriu modern ka qene bashkekohes me ate te Neandertalit... Si eshte e mundur kjo kur ne dime qe i perkasim atij te Kromanjonit. Si eshte e mundur qe njeriu modern i zbuluar afer atij te Neandertalit kishte nje volum kafkor rreth 2300 me te madh edhe se vete njeriu i koheve te sotme. Duke ndjekur parimin e evolucionit nje qenie vjen duke u zhvilluar dhe jo duke regresuar etj etj...(thjesht sa per shembull).
Gabim. Hulumtimin shkencor e karakterizon ndershmeria per te pranuar gabimet e veta, ne ato raste qe verehen, dhe nuk fshihet asgje. Dhe parimin sesi vepron perzgjedhja natyrore e ke te gabuar, sepse nuk shkon drejt destinacion persosjes, por drejt pershtatjes per mbijetese.
E perseris qe rastet jane te shumta dhe smund te paraqiten ketu ne forum per me shume qe kjo teme i perket ateizmit dhe agnosticizmit dhe me duket si pak jashte vendit te kalohet me argumentime shkencore etj etj etj.
Po per mua do perdorja nje shprehje te Richard Milton (P.h.d ne Antropologji dhe Human Behavior)
Darwin doesn't work here anymore.
tani, po ndjehem pre e dobesise njerezore duke mos u marre me mesazhin por "mesazherin" dhe nuk mund te rri pa e thene kete qe vijon.
E cuditshme sesi teoria e evolucionit, e fundosur dhe masakruar ane e mbane, pra mbahet ne kembe vetem nga fanatizmi shkencor, eshte baza e studimit te biologjise, antropologjise dhe gjenetikes.. nderkohe qe provat e pakundershtueshme rreth perzierjes njeri/reptil hapesinor e kane te veshtire te sajojne ndonje status diku afer seriozes.
pra pepi, kur beson te annunaki-t, te pakten kurseje dhe mos e masakro deri ne fund evolucionin.
Krijoni Kontakt