Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,378
    Postimet nė Bllog
    22

    Bajram Curri, tribun i vegjelisė

    Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise. Ai mbeti i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij, shok e bashkeluftetare ose kundershtare.

    Nga Marenglen VERLI

    Heroi i Popullit, Bajram Curri, me veprimtarine e gjate prej atdhetari konsekuent, ku krahas luftes per clirimin e bashkimin kombetar, spikat edhe perpjekja per konsolidimin dhe demokratizimin e Shqiperise se pavarur. Ka lene gjurme te thella e te pashlyeshme ne ndergjegjen e kombit dhe konsiderohet si nje "figure e ndritur" e historise sone.

    I lindur ne Krushe te Madhe, rruges ndermjet Gjakoves dhe Prizrenit i qarkuar nga bajonetat e trupave osmane qe asokohe i percillnin ne internim familjen. Asokohe, levizja kombetare shqiptare po ngjitej drejt kulmeve te veta dhe Kosova i ngjante nje vullkani aktiv. Ne zjarrin e luftes popullore antiosmane, Bajram Curri u rrit e u burrerua. Pushka e tij u zbraz here mbi batalionet e ekspeditave ndeshkimore, te cilat me zjarr e hekur kerkonin nenshtrimin dhe taksa e ushtare per sulltanin, here mbi elemente vendas qe dilnin kunder rrymes se pergjithshme te kohes, duke bere kauze te perbashket per pushtuesit. Krisma e saj ishte mjaft shqetesuese edhe per shtetet shoviniste fqinje dhe aleatet e tyre te medhenj, qe lakmonin ose benin pazarlleqe ne kurriz te trojeve shqiptare. Levizja e pareshtur popullore, deri ne ate shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. ai ishte jo vetem luftetar i shquar, por edhe nje nder udheheqesit kryesore me te dashur per popullin e Malesise se Kosoves. Ne 1899 kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejes, vazhduese e vepres se Lidhjes se Prizrenit, Bajram Curri u be perkrahesi me besnik i Haxhi Zekes. Mandej, ndonese i pashkolle, ai do te behej nder perkrahesit me te forte te arsimit shqip. Ashtu si atdhetare te tjere te urte, ai kuptoi drejt se lufta per zhvillimin e arsimit dhe te kultures shqiptare ishte pjese perberese e Levizjes Kombetare, pjese e luftes per ruajtjen e individualitetit kombetar te popullit, kunder perpjekjeve asimiluese te autoriteteve osmane dhe qarqeve shoviniste qe qeverisnin monarkite fqinje. Edhe ne kete fushe, kontributi i Bajram Currit qe mjaft i rendesishem. Ne vitin 1912, atdhetari i vjeter u be nder drejtuesit kryesore te kryengritjes se pergjithshme antiosmane. Kjo kryengritje, me e madhja, me e organizuara dhe me e pjekura politikisht nder kryengritjet e periudhes se fundit te Rilindjes, i dha atij mundesine si prijes popullor nder me karizmatiket, qe te shfaqe me se miri aftesite organizative, ushtarake e politike. Kuvendi i Junikut dhe betejat nga Qafa e Prushit deri ne clirimin e Shkupit deshmuan vlerat e gjithanshme te "tribunit te vegjelise". Emri dhe fjala e tij qysh nga kjo kohe u bene kushtrim per popullin, per cdo veprim ne te mire te lirise, bashkimit kombetar dhe demokratik. Kjo u vu re serishmi ne situaten e veshtire gjate viteve te Luftes Ballkanike dhe Luftes se Pare Boterore, kur Bajram Curri u rreshtua perkrah mbrojtesve me te flakte te pavaresise dhe kundershtareve te papajtueshem te copetimit te trojeve shqiptare. Ne kete kuader, gjithnje ne krye te forcave popullore, u perlesh me ushtrite pushtuese serbo-malazeze, ne Plave e ne Guci, ne Krasniqe e ne Gash. Komiteti "Mbrojtja Kombetare e Kosoves" me pas e pati nder ta zgjidhte ate anetar te vetin dhe t'i ngarkonte detyren e perfaqesuesit ne Konferencen e Paqes per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare.

    Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me force edhe ne jeten politiko-shoqerore shqiptare te viteve 1920-1924. Ai dha nje ndihmese te dores se pare si ne luften per konsolidimin e shtetit te pavarur shqiptar, ashtu edhe ne konfrontimet qe i hapnin rruge demokratizimit te jetes politike ne Shqiperi. Edhe kesaj radhe u tregua konsekuent, prandaj qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes gjeti tek ai i nje mbeshtetje te fuqishme dhe prijesin qe i duhej per te shpartalluar cdo pengese ne rrugen e sigurimit dhe konsolidimit te pavaresise se vendit. E therrisnin te ishte aty ku situata ishte me kritike, dhe ai me atdhetarizmin dhe aftesite e tij e normalizonte. Goditi e shpartalloi esadistet ne Shqiperine e Mesme ne prag te fillimit te Luftes se Vlores, mandej pa u clodhur ende, vrapoi ne Koplik per te sprapsur intervencionin jugosllav. Nje vit me vone, asgjesoi ne Mirdite komplotin e agjentures se Pashicit, te kryesuar nga kapedani separatist i krahines. Me pas, i pakenaqur nga politika e diktatit te qeverise mori pjese ne levizjen e marsit 1922, kurse ne 24 maj shpertheu ne Krume kryengritjen e armatosur ne favor te opozites liberale, e cila u kurorezua me fitoren e Qershorit. "Plaku u maleve" qe pushka e pare dhe e prapme e Revolucionit. Nuk mori rrugen e mergimit, kur Ahmet Zogu pasi kishte siguruar perkrahje nderkombetare me ndihmen e trupave te huaja, permbysi qeverine e Fan Nolit. Me arme ne dore iu ngjit perseri bjeshkeve te Krasniqes, kreu aksione ne Gash e Bytyc, por edhe ne Has udhezoi luftetaret kosovare t'i qendronin dhunes dhe politikes serbe te spastrimit etnik te Kosoves dhe pergatitej per te rifilluar ne pranveren e vitit 1925 nje kryengritje te re, qe do t'i sillte vendit nje regjim liberal demokratik, kurse Kosoves, shpresen per t'u cliruar e bashkuar me Shqiperine. Figura e Bajram Currit nuk mund te skicohet pa permendur vecanerisht kete synim final te tij, realizimi i te cilit do t'i krijonte kombit shqiptar hapesirat e nevojshme te merituara per zhvillimin normal e prosperitet.

    Jeta dhe vepra e shquar dhe masivisht e vleresuar, padyshim e vendosin Bajram Currin ne radhen e personaliteteve me te spikatur shqiptare te historise sone te re.

    Populli e deshi prijes

    Bajram Curri ne jeten dhe vepren e tij vetemohuese u be per popullin shqiptar nje nder heronjte me te dashur te te gjitha koherave. Ishte 16 vjec, kur iu desh te gjykonte per dy ngjarje jo te zakonta te jetes se familjes. E para kishte ndodhur ne 1862. Ishte pikerisht lindja e tij ne Krushe te Madhe, ne ate 'qeren burg' qe i conte ne internim familjen si reprezalje ndaj te atit, prijes i nje kryengritjeje antiosmane. Po ky prijes, ne vitin 1878 u vra nga populli, nga ish-bashkeluftetaret e tij, sepse luftoi perkrah Abdulla Pashe Drenit per mbrojtjen e mareshallit perandorak Osman Mehmet Ali Pashe Maxharit, qe kishte ardhur me misionin te percante Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, e ta detyronte t'i dorezonte Knjaz Nikolles se Malit te Zi, trojet shqiptare te caktuara nga Fuqite e Medha ne Kongresin e Berlinit. Luftetari i vjeter nuk kishte ditur te kuptonte se besa ndaj atdheut qendron mbi cdo beselidhje e aleance tjeter.

    Djaloshi i ri gjykoi drejt per cka kishte ndodhur e po ndodhte. Kjo percaktoi rrugen e jetes se tij, gjithnje me popullin ne rrugen, ne luften per aspiratat e tij sublim. Edhe populli e deshi per prijes, ia dha pa hezitim "voten", duke e ndjekur pas jo vetem ne fitoret e bujshme, por edhe ne kohe te veshtira. Levizjet popullore qe nuk reshten deri ne shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. Ne 1899 u be perkrahes besnik i Haxhi Zekes dhe krah i sigurt i Lidhjes Shqiptare te Pejes, vazhdues i denje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit...

    Ne interes te clirimit kombetar, Bajram Curri hyri ne kontakt edhe me perfaqesues te levizjes clirimtare te kombeve te tjere te Ballkanit, duke kontribuar keshtu ne ngritjen e urave te mirekuptimit, te miqesise e bashkepunimit nderballkanik. Bindja se popujt e vegjel e te roberuar duhet te clirohen e te vellazerohen, e shoqeroi ate pergjate gjithe jetes.

    I pafrikshem dhe i pakorruptueshem, gjithnje besnik ndaj popullit dhe idealit qe i kushtoi tere jeten Bajram Curri, nuk mund te mos behej i dashur per popullin, por edhe tmerr e njeheresh i respektuar per armiqte, te vendit ose te huaj. Osmanet i bene atentate, austriaket e internuan, qarqet shoviniste serbe i premtuan nje pasuri te tere vetem te hiqte dore me cdo kusht ta shtinin ne dore, "gjalle ose vdekur", sepse ekzistenca e tij donte te thoshte qendresen kryengritje, shperthim per liri, pavaresi e bashkim kombetar, per emancipimin politik e demokraci. Por "dragoi" nuk ishte i tille qe te pershtatej, dhe sic eshte shprehur vet, "me shpetue nji shpirt te korit veten, te tradhtoje atdheun".

    Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem, duke shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise, pjesen e fundit te jetes se tij epope, per te mbetur i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij, shok e bashkeluftetare ose kundershtare.

    Marre nga libri "Nga Kosova per Kosoven" (2006). Jane studime te hershme te autorit qe ne vitin 1985, me rastin e 125-vjetorit te lindjes se Heroit te Popullit, Bajram Curri.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anėtarėsuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Fan Noli ne nje krijim te mrekullueshem per Bajram Currrin:

    Shpella e Dragobise


    Kur tufani e shthuri fene,
    Kur tirani e krrusi atdhene,
    Mbi nje breg te Dragobise
    Priret Flamur' i lirise.

    Atje nisi, atje mbaroj,
    Atje krisi, atje pushoj,
    Rrufe-shkab' e Malesise,
    Ne nje shkemb te Dragobise.

    Vendi dridhej, ay mbeti
    Se s'tronditej nga terrmeti.
    Div dragoj i Dragobise,
    Trim tribun i Vegjelise.

    0 Bajram, bajrak i gjalle,
    More nam me gjak ne balle,
    Te nje shpell' e Dragobise,
    Yll i rrall' i burrerise.

    Thon' u-shtri e thon' u-vra,
    Po ti s'vdiqe, or Baba,
    As te shkemb' i Dragobise,
    As te zemr' e Djalerise.

    As je vrar' e as po vritesh
    Legjendar Ante po rritesh.
    Dithiramb i Dragobise,
    Tmerr, panik i mizorise.

    Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpelle.
    Gjer ne qjell u-ngrit Keshtjelle
    Per clirimin' e Shqiperise
    Katakomb' e Dragobise.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Bajram Curri
    Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

    Bajram Curri


    Emri: Bajram
    Mbiemri: Curri
    Profesioni: Diplomat, Ushtarak
    Ditėlindja: 1862
    Vendlindja: Gjakovė
    Kombėsia: Shqiptar

    Bajram Curri lindi mė 1862 nė Gjakovė; vdiq mė 29 mars 1925 nė Dragobi, politikan, ushtarak, senator i Senatit tė Dhomės sė Kėshillit Kombėtar tė Shqipėrisė nga 27 mars 1920 deri mė 20 dhjetor 1920. [1], Hero i Popullit shqiptar nga Kosova.

    U brumos me idetė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ishte njė nga organizatorėt e Lidhjes Shqiptare tė Pejės tė viteve 1899-1900. Udhėheqės i lėvizjes antiimperialiste nė Kosovė dhe njė nga prijėsit kryesor tė Mbledhjes sė Ferizajt, tė korrikut 1908, ku pėrkrahu kėrkesėn pėr vendosjen e kushtetutės. Ndihmoi nė themelimin e klubeve e tė shkollave shqipe nė Kosovė, mbrojti alfabetin e gjuhės shqipe tė vendosur nė Kongresin e Manastirit. Nėnkryetar i klubit "Bashkimi" tė Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur tė Malėsisė sė Mbishkodrės tė vitit 1911, u bėri njė qėndresė tė fortė ushtrive osmane nė Qafėn e Morinės.

    Nė maj tė vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes sė Junikut, mori pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė armatosur, u shqua si njė nga komandantėt e talentuar popullorė qė theu ushtritė osmane nė Qafėn e Prushit e nė fushėn e Kosovės. Sė bashku me Hasan Prishtinėn, Isa Boletinin e Idriz Seferin nė krye tė forcave kryengritėse hyri nė Shkup, duke ēliruar nga zgjedha osmane gjithė vilajetin e Kosovės. Pas 1912 punoi nė Kosovė pėr mbrojtjen e shtetit tė pavarur shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta tė Konferencės sė Londrės tė 1913 qė lanė jashtė kufijve tė shtetit shqiptar Kosovėn dhe vise tė tjera shqiptare dhe luftoi pėr bashkimin e tyre me atdheun. Nė vitin 1913 qe njė nga drejtuesit e kryengritjes sė armatosur popullore nė Kosovė kundėr zgjedhės serbomalazeze. Nė vitin 1914 mori pjesė nė luftėn kundėr veprimeve antikombėtare e separatiste tė Esat Pashė Toptanit nė Durrės.

    Nė vitin 1918 u zgjodh anėtar i Komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" dhe u bė njė nga udhėheqėsit e tij kryesore. I ngarkuar nga ky Komitet, i dėrgoi njė protestė Konferencės sė Paqes nė Paris (1919) nė tė cilėn kėrkonte qė tė njiheshin tė drejtat e Shqipėrisė dhe qė popullsisė shqiptare nė Kosovė t'i jepej e drejta tė shprehte lirisht aspiratat kombėtare. Mė 12 dhjetor 1920, i drejtoi Qeverisė sovjetike njė promemorie, ku shprehu bindjen se ajo do t'i bėnte njė vlerėsim tė drejtė ēėshtjes sė kufijve tė Shqipėrisė. Hyri nė lidhje me udhėheqėsit e lėvizjeve revolucionare tė popujve ballkanikė qė vuanin nėn zgjedhėn e monarkisė serbomadhe. Nė Kongresin e Lushnjės u zgjodh anėtar i Kėshillit Kombėtar, i cili e caktoi ministėr pa portofol tė qeverisė dhe komandant tė pėrgjithshėm te forcave tė armatosura. Ai udhėhoqi veprimet ushtarake pėr shtypjen e lėvizjes esatiste. Kuptoi shpejt rrezikun qė i sillte vendit forcimi i pozitave tė Ahmet Zogut nė shtetin shqiptar, iu kundėrvu atij qysh nė fillim dhe u radhit nė krahun e forcave demokratike qė luftonin kundėr ēifligarėve reaksionarė. Nė dhjetor 1921 u caktua Komandant i Pėrgjithshėm i forcave tė armatosura nė qeverinė e Hasan Prishtinės. Pas marrjes sė pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos nė Krasniqe nga ku vazhdoi luftėn nė gjirin e malėsorėve tė Veriut. Mori pjesė nė Lėvizjen e Marsit tė vitit 1922 kundėr Ahmet Zogut dhe forcave reaksionare. Krijoi njė zonė tė lirė nė Malėsinė e Gjakovės (Tropojė) nga ku kėrcėnonte qeverinė reaksionare tė Tiranės dhe bashkėpunoi me ēetėn e Azem Galicės qė luftonte nė Kosovė pėr ēlirim kombėtar. Ishte ndėr udhėheqėsit kryesorė tė forcave demokratike revolucionare qė shpartalluan repartet zogiste dhe i hapėn rrugėn fitores sė Revolucionit Demokratik tė Qershorit 1924. Nė vjeshtė tė vitit 1924 shkoi nė Gjenevė pėr tė paraqitur para Lidhjes sė Kombeve ēėshtjen e tė drejtave tė popullsisė shqiptare tė Kosovės tė shtypur egėrsisht nga serbomėdhenjtė. E vazhdoi luftėn kundėr reaksionit tė brendshėm dhe shovinistėve serbė edhe pas shtypjes sė Revolucionit tė Qershorit. U vra nga forcat zogiste dhe agjentėt e shovinistėve serbė nė Dragobi, mė 29 mars 1925.

    Tabela e pėrmbajtjeve [fshih]
    1 Burimi i tė dhėnave
    2 Lidhje tė jashtme
    3 Shiko edhe kėtė
    4 Referenca

    [redakto] Burimi i tė dhėnave
    Ēėshtja shqiptare nė analet diplomatike amerikane nė vitet 1918-1945, Masar Kodra faqe 49
    [redakto] Lidhje tė jashtme
    Copė dokumetare 1 2
    Kėng pėr Bajram Currin - Kėngė pėrshkruse te luftės nė malėsi
    [redakto] Shiko edhe kėtė
    Wiki Libri: Kushkuj - Bajram Curri




    [redakto] Referenca
    ^ Ligjvėnėsit shqiptarė 1920-2005 - Republika e Shqipėrisė KUVENDI. Tiranė 2005.
    Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Bajram_Curri"
    Kategoritė: Biografi shqiptarėsh | Heronj | Atdhetarė tė shquar | Lindje 1862 | Vdekje 1925.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohet pasaporta e Bajram Currit

    » Dėrguar mė: 24/09/2009 - 14:29

    Gjon Neēaj

    Zbulohet pasaporta e Bajram Currit

    » Dėrguar mė: 24/09/2009 - 14:29

    Gjon Neēaj
    Me gjersisht ne kete linkun poshte.
    http://www.google.com/url?sa=t&sourc...stvB0o8TXe02-g

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vrasja e Bajram Currit. Zbulohet fotografia e rralle
    27/01/2010
    Fotografia vlen me shume se nje mije fjale. Per Nehat Zherken nga Gjakova, nje nga fotografite e gjyshit te tij, mund te vleje me shume, aq sa mund te ndryshoje edhe historine.
    Me gjersishte ne kete linkun.
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=93362
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 31-07-2010 mė 05:59

  6. #6
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Megjithese armik i Zogut,nderimet e fundit ia bene Matjanet ndersa ata qe e vrane dhe e lane te qelbej ne shpellen e Dragobise ishin patriotet e tij,Tropojanet.Kjo eshte nje njolle e zeze ne historine e cunave te veriut te cilet i meshojne shume beses...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    kenge Per Bajram Currin.

  8. #8
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Bajram Curri i vrare!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kerkoj fptografi te Bajram Currit.
    me gjersishte kete linkun poshte.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=93362

  10. #10
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    fegi, nuk e kam hapur ate teme, sepse edhe atje qenka kjo fotografi.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Bajram Curr: Njė ushtri bėn thirrje pėr bashkim
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 12:21
  4. Vrasja e tretė e Bajram Currit
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •