Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jackvar
    Anëtarësuar
    19-03-2008
    Postime
    43

    Kërkoj fotografi të Bajram Currit

    Pershendetje,
    jam duke pregatit nje punim per Bajram Curri-n dhe me duhet ta ilustroj patjeter me disa fotografi por eshte shume veshtir te gjej ndonje ne internet,

    e vetmja qe mund te gjej eshte kjo:

    http://i130.photobucket.com/albums/p...mcurri11yg.jpg

    Lexova diku ne temat e vjetra te forumit qe ishte nje foto kur Bajram Curri futet ne Shkup ne vitin 1912. Do me kryente shume pune ajo foto, por edhe tjerat qfardo qe keni.

    Faleminderit

  2. #2
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Gjeta keto dy foto nuk e di sa te hyjne ne pune
    Kjo e dyta eshte ajo qe kerkon ti , Bajram Curri me luftetaret e tij kur hyjne ne Shkup.Nuk duket shume qarte , megjithate po kerkoj prap .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  3. #3
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Bajram Curri me shoket dhe bashkeluftetaret e tij hyjne ne Shkup.

    http://i26.tinypic.com/2rzc4g5.jpg
    Ndryshuar për herë të fundit nga elsaa : 29-03-2008 më 08:42
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ani-d
    Anëtarësuar
    18-11-2006
    Postime
    208



    Ja ku e ke dhe nje, uroj te te kryej pune...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 29-03-2008 më 11:52

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Jackvar
    Anëtarësuar
    19-03-2008
    Postime
    43
    Faleminderit shume per fotografit, te paren nuk e kisha pare ndonjeher me heret, shume e bukur..sigurisht eshte ne moshe me te re aty.
    Nese ka foto tjera ju lutem ti postoni, do me ndihmojn shume.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Piktur dhe Foto e Bajram Currit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 30-07-2010 më 15:16

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Foto e Bajram Currit.
    Bajram Curri i vrare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 30-07-2010 më 15:03

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Piktur e Bajram Currit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vrasja e Bajram Currit. Zbulohet fotografia e rralle
    27/01/2010
    Fotografia vlen me shume se nje mije fjale. Per Nehat Zherken nga Gjakova, nje nga fotografite e gjyshit te tij, mund te vleje me shume, aq sa mund te ndryshoje edhe historine.

    Gjyshi i Nehatit, Ahmet Zherka, konsiderohet si nje nga fotografet e pare te Kosoves qe me aparatin e tij ka bere te perjetshem shume personalitete, por edhe ngjarje te rendesishme.

    Ne nje nga negativet e pazhvilluar ndonjehere tregon per nje njeri te shtrire qe sipas Nehatit, eshte Bajram Curri i vrare.

    Ndersa prane tij gjendet nje njeri qe mund te jete vrasesi i tij.

    “Ne kete negativ qendron Bajram Curri i vdekur dhe nje person permbi te. Fotoja eshte bere ne 1925. Ky negativ nuk eshte shnderruar akoma ne leter. Foton do te mund ta shikojme ne ekspoziten me rastin e 85-vjetorit te vdekjes se Bajram Currit. Ky eshte nje amanet i gjyshit”, shprehet Nehati.
    Kete linkun poshte vidio.
    http://www.shqiperia.com/videoshqip/...rafia-e-rralle
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 30-07-2010 më 15:29

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit


    Share I angazhuar me historikun e qytetit të Tiranës prej disa kohësh kam pëqëndruar vëmendjen edhe tek arkivi i familjes Erebara në Tiranë ku ka mjaft të dhëna dokumenta, fotografi, akte juridike dhe botime të kohës të mbajtura me kujdes nga kryefamiljari aktual i kësaj familje Suad Erebara. Gjatë këtij hulumtimi ndeshëm edhe në një korrespondencë mjafë interesante me rreth 40 dokumentash në formë kartolinash, telegramesh dhe karta postale në adresë të Bajram Currit
    Bajram CURRI
    Më 1918, Bajram Curri emigron drejt Vjenës, ku në dhjetor
    të atij viti, zgjidhet anëtar i Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës
    dhe u bë një nga udhëheqësit e tij kryesor, anëtar i delegacionit
    për ne konferencen e Paqes ne Paris, në të cilën kërkonte që të
    njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe të popullsisë shqiptare në
    Kosovë korespondenca i përket kësaj periudhe

    Jashar Erebara Lindi në Dibër më 1873, u shkollua në Shkup dhe
    Bukuresht, atdhetar dhe intelektual i shquar dha një kontribut të
    madh patriotik dhe publiçistik .U mor mjaft me botimet në gjuhën
    shqipe, kryeredaktor i gazetave “Albanija” dhe “Shkupi”; etj
    Pjesëmarës në kongresin e Manastirit, në shpalljen e Pavarsisë në
    Vlorë ku dha një kontribut të velfshëm në jehonën e shpalljes së
    pavarësisë së Shqipërisë. Së bashku me Bajram Currin dhe Hasan
    Prishtinën themelojnë “Komitetin Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës” ku punon me Bajram Currin për disa kohë në emigracion në Vienë në krye të degës së Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës themeluar me 1918, Jashari ka qenë edhe në Kongresin e Lushnjes, është zgjedhur edhe deputet i Dibrës ka drejtuar edhe pushtetin vendor në Tiranë për një periudhe të shkurtër.
    Jashar Erebara ka një veprimtari aktive si atdhetar por edhe si arkivues dhe publikues i dokumentacionit të organizmit ku ai ka qenë angazhuar u nda nga jeta më 24 qershor 1953 në Tiranë.
    LETËRKËMBIM ME DISA PATRIOT TË SHQUAR
    Bir i familjes patriote Frashëri
    Pas largimit të Princ Vidit,
    Mit’hat Frashëri largohet nga
    Shqipëria dhe deri në vitin 1918
    jeton në disa shtete të Ballkanit.
    Në vitin 1916 vendoset në
    Bukuresht ku arrestohet nga
    policia dhe internohet në
    vitin 1918, me mbarimin e
    Luftës së Parë Botërore, lejohet
    të largohet dhe vendoset në
    Lozanë
    Më 6 gusht 1919
    ( Transkriptim i pjesëshëm )

    I dashuri Zotri
    Tash po marr letrën e Z- tate të 28-VII- , po kujtoj
    se do ta kesh marr deri tash letren t’eme të shkrume
    dhjet dit më para bashkë me atë për Z Hasan Qinami
    Lajmet e zeza mi Kosovën ton i çova n’Paris e
    n’ Londër , qi t’ botohen. T ‘ lutna fort me m’çue edhe
    lajme t’jera kur t’kesh të fala me shëndet

    Midhat Frashëri
    ( Vazhdon për Jashar Erebarën )
    Epni t’ lutem këto fjalë Zotit Jashar Erebara :
    I dashur Jashar, shum t;lutem të shkosh te librarit që
    kan libra mi Shqypnin ,sidomos ato të shkrume prej Carl
    Paë, Nopsea , Ippen, etj dhe libra arti e të diplomacies,
    prej Theologjis, Jereçekut , Soufflaj dhe u thua t’mi
    çojnë Katologët ose me Z-tate adresat e tyre. Te listat e
    librave du me thane sa perqind I shesin ma shtrenjt . Tani na kemi nevoj për libra dhe dua me ble çdo far libri mi tokën të kombit tonë do më jetë e dobishme, prandaj dua ma mir katologat. T’hollat dua me i çu me post ose anë t’nji banke
    Të fala Midhat Frashëri
    6 gusht 1919 Posta restante Luzane
    Nga Milto Sotir Gurra 1919
    Milto Sotir Gurra, lindi më 16 maj të vitit 1884 në Opar dhe vdiq në vitin 1972 në Tiranë, ishte atdhetar, shkrimtar e publicisti, që botoi revistat “Shkëndija”, “Zekthi”, “Mituria” dhe shkroi veprat: “Rrëjenjë”, “Goca e malësisë”, “Kur rilindej Shqipëria”, vëllimin poetik “Dëshirë”, etj. Gjithashtu ai përktheu mjaft shkrimtarë të mëdhenj botërorë.
    Nga Luigj Gurakuqi e pa transkrituar
    Luigj Gurakuqi veprimtar i shquar i çështjes kombëtare për pavarësi , për konsolidimin e shtetit shqiptar i zgjedhur ne disa legjislatuar dhe anëtar (ministër) në disa qeveri që ka patur një bashkëpunim shumë vjeçar me Bajram CURRIN
    Në përpjekjet e patriotëve bien në sy edhe synimi i evidentimit të personaliteteve të çështjes shqiptare duket qartë emëtimi i kësaj Kart Postale më titullin “Albania dhe Shqipëria” dhe me figurën e njërit nga veprimtarëve aktiv të lëvizjes shqiptare
    Kartolinën e dërgon Sotir Kolea (1872-1945) i lindur në Berat ishte leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare në vitin 1928. Drejtoi gazetën “L’Albanie” në Lozanë të Zvicrës në vitet 1915-1919
    Në kushtet e një emigracioni të vështirë dhe të një veprimtarie të përndjekur nga zbulimet e huaja kundërshtare Bajram Currit i duhej të përdorte edhe një korrespondencë klandestine të koduar. Profesor Myslim Islami sqaron se shumë kartolina që i dërgonte Ali Kelmdi ishin me shkronja turke, pa emër dërguesi (se me pseudonim), pa datë, pa vend dërgimi dhe transkriptoheshin vetëm me gjuhën shqipe. Në koleksionin e gjetur janë 5 kartolina të tilla.Kjo korrespondencë e shumëllojshme përbën tashmë një objekt studimi për disa fusha të trajtimit të dokumentacionit si transkriptues, studiues të historisë, etj. Është kjo arsye që familja aktuale Erebara ka mendimin që pas 90 vjetësh t’i japë këtij arkivi të vogël vlerë kombëtare dhe shkencore duke i dorëzuar pranë Drejtorisë së Arkivit Qendror të Shtetit për trajtimin e nevojshëm e shkencor .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Bajram Curri, tribun i vegjelisë
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 08-10-2016, 11:53
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Permbledhje dua te zgjedhura
    Nga Nur_11 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 08:09
  4. Lutje për Muslimanët
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 10:59
  5. Vrasja e tretë e Bajram Currit
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •