Poezi nga Petraq Kolevica
Vitet qė vinė
Kaq u shtuan poshtėrsitė,
Kaq u rritėn marrėzitė,
Kaq na mbytėn ligėsitė,
Sa kam frikė se njė ditė,
Kur dhe ne tė shohim dritė,
Kur tė hapen krejt kufijtė,
Oh, kam frikė, atė ditė,
Ikjen e gjithė njerėzisė!
Do tė lėnė mall’ e gjėnė,
Do braktisin babė e nėnė
E s’do kthejnė kokėn prapa,
Po do ikin me tė vrapa
Larg qytetit, larg shtėpisė,
Larg, mė larg prej Shqipėrisė,
Larg, mė larg kėsaj sė mjerės,
Sikur ikin prej kolerės...
Dhjetor 1976
Dom Pjetri
“Jerusalim, Jerusalim, qė vret profetėritė edhe rreh me gurė ata qė janė dėrguarė te ti”...
Ungjilli pas Matheut
(F. 87 (41)
Rri Dom Pjetri nė qeli,
Vdekjen pret nė qetėsi.
Rri i vetėm, pa njė shok,
Kėmb’ e duar lidhur tok.
Por dikush po vjen me vrap,
Vjen njė qen, qė portėn hap.
Ēohu! – thėrret – me shkelm i bje.
Ēohu shpejt, se s’kemi nge!
Ēohet Pjetri, ec me zor,
Gjersa sosi nė oborr.
Aty vetėm tek qėndron
Shpejt e hipin nė kamion.
Ec kamioni, rrugėn merr.
Jashtė – Natė. Ftohtė. Terr.
Ja, diku kamioni ndal,
Zbret Dom Pjetri mengadal.
Shpejt e shtyjnė mbi njė ledh.
Kthen kamioni, dritėn hedh.
Ndrit Dom Pjetri zbehur krejt.
Qentė qeshin pėrkundrejt.
Dhe dikush i flet qė atje:
“Fol, ē’deshirė tė fundit ke?”
Fol, ē’dėshirė ke mor qyq!
-“Zgjidhmi duar tė bėj kryq.”
-Do gjė tjetėr, mor bandill?
-“Tė leēis njė rrjesht n’ungjill.”
Qė pėrposh, nėn veladon,
Nxjerr ungjillin dhe lexon:
“Me tė vėrtetė po ju them,
Mjerė ti, Jerusalem.
Mjerė ti dhe bijt’ e tu,
Qė profetėt vret kėshtu.”
Bien plumbat batare,
Bie Dom Pjetri drejt, pėrdhe.
Ra pėrmbys, i vetėm fill,
Kryet vėnė mbi ungjill.
Kthen kamioni, rrugėn merr,
Qentė qeshin nėpėr terr.
Ikin qentė, qė e vrane,
Mblidhen qentė, qė ta hanė.
Qentė vinė, ulėrijnė,
Hanė e s’ngopen me njerinė.
Dhe njė bushtėr sythėngjill,
Lėpin gjakun mbi ungjill.
Dhjetor 1976
Tė burgosurit
Dielli pa lerė
Futen ata nė minierė
-Nė skėterrė-
Me zemėr tė ējerrė,
Turmė njerėzore
E dėnuar
E dėshpėruar,
E mjerė...
Policė pėrpara
Dhe prapa tė tjerė.
Dalin ata nga miniera
-Nga skėterra-
Tė zinj si sterra,
Me nerva tė ndera,
Me fytyra tė prera,
Qėnie njerzore
Tė dėrmuara,
Tė dėshpėruara
Tė mjera...
Me roje pėrpara
Dhe prapa tė tjera.
Nė kapanone i fusin si derra
Nė kapanone ku i grin era;
Lahen sa mos i zėrė kolera.
Hanė barishte tė zjera.
Bien nė gjumė tė rėndė pėrhera
Me ėndrra,
Me zgjėndrra,
Me vrer e me tmerr tė pėrzjera,
Qėnie njerėzore
Me emra tė harruara,
Tė hutuara,
Tė mjera,
Roja i ruan te dera,
Rrotull – tė tjerė si grera.
Gusht 1979
Autobusėt
Autobusėt e mėngjesit
-Autobusėt urbanė-
Ngarkojnė, shkarkojnė nė ēdo anė,
Gra, qė ēohen nė mėngjes
Mė tė lodhura se nė mbrėmje.
Gra, qė shtyhen pėr fėmijėt.
Fėmijė qė shtypen nė barkun e tyre.
Zemra, ku ėndrrat e vyera
Varen si lecka tė shqyera.
Gra, tė reja,
Tė veja,
Tė moshuara,
Gra tė munduara,
Tė punuara,
Gra, qė jeta u shkon huq,
Fytyra tė dėrrmuara,
Laturisur me tė kuq...
* * *
-Autobusėt urbanė-
Ngarkojnė, shkarkojnė nė ēdo anė
Burra, qė mbartin nėpėr net
Mendime kapitės.
Burra, qė mbytin nė fėrnet
Mendimet e ditės.
Burra, me zemra tė gjera,
Zemra ku ndryhen tė tėra:
Klithma
Dhe dridhma
Dhe zėra,
Burra, me buzė tė mbėrthyera,
Me nofulla tė shtrėnguara.
Burra, me ėndrra tė zgjėnjyera,
Me brenga tė mbuluara
Nė gjokset si shpella,
Fytyra tė paruara,
Me rrudha tė thella...
Rradha
Rradhė.
Rradhė.
Rradhė.
Refren i pėrditshėm i jetės.
Jetė e ngrysur nė rradhė.
Rradhė me njerėz tė ngrysur,
Fėmijė, qė stėrviten nė rradhė,
Tė rinj, qė rriten nė rradhė,
Gra, qė pėrfliten nė rradhė,
Burra, qė mėrziten nė rradhė,
Pleq, qė sfiliten nė rradhė.
Nė rradhė,
Nė rradhė,
Nė rradhė,
Rri njeriu i zi
Nė tė ftohtė,
N’erė,
Nė shi.
Rri pret si qen
Dhe ciknen ndjen
Gjer nė kėrthizė.
Dhe pyet njė
E dy
E tre:
“Do mbetet vallė dhe pėr ne
Gjizė?”
TI
Nė kėto dit’ e kėto netė,
Kur po kaloj nėpėr tėrmete,
Kur m’i u vu shkelmi gjith njė jete,
E vetmja Ti pėrkrah m’u gjete,
E dashur qė, e dashur mbete,
Gėlltite lotėt nė vetvete,
Mė hodhe krahun...U mbėshtete...
Atėherė ndjeva me gėzim,
Se jeta prapė kish kuptim.
19 nėntor 1975
DESHPERIMI
Mė vjen keq pėr gjithė kujtimet
Qė harresa po mi zbeh,
Mė vjen keq pėr kėtė zemėr
Qė siē rrihte nuk mė rreh,
Mė vjen keq pėr trupn’ e lodhur
Qė sa vjen mė pak po fle,
Mė vjen keq pėr ėndėrrimet
Qė tani nuk i ndjek dot,
Por mė fort mė dhimbsen ditėt
Kaq tė bukura, me diell,
Qė tani po rrjedhin kot.
2 janar 1976
Dhe nė jam kėtu ku jam
Dhe nė jam kėtu ku jam
S’jam pėr faj ndaj njerėzisė,
Por se s’di t’i djeg thimjam
Nė altar hipokrizisė.
Dhe nė jam kėtu ku jam
Varros ėndrrat e rinisė,
Por tė tjera ėndrra kam
Qė mė shpien drejt lartėsisė.
Se nė jam kėtu ku jam
Kaq i shtypur prej mėrzisė
Do tė vė nė shpirt balsam
Nga balsami i poezisė...
Shpirti
Fle, shpirti, fle...vullkan i shuar
Harruar nga tė gjithė.
Dhe kur kujton se si pat vluar
I vjen si qen tė klithė.
Vullkani hesht e llavė s’nxjerr,
Si llavė sot mban vrerin.
Kur ndien rrugaēėt mbi krater
Qė qeshin dhe pėrmjerin...
Bisedė me zemrėn
Qė dhemb, o zemėr s’bėj ēudi.
Ēudi do qe mos plasėsh,
Kur brenda ke kaq dashuri
Dhe s’ke se si ta flasėsh.
Qė dhemb, o zemėr, s’bėj ēudi.
Ēudi do qe mos plasėsh,
Kur kaq urrejtje ke nė gji
Dhe s’ke ku ta pėrplasėsh.
Qė dhemb, o zemėr, s’bėj ēudi.
Ēudi do qe mos plasėsh,
Kur ke njė det me poezi
Dhe s’ke se si ta zbrazėsh.
Qė dhemb, o zemėr, s’bėj ēudi,
Po mbahu tė mos plasėsh,
Se ja! Vjen shekulli i ri
Me tė do mund tė flasėsh.
Ajsbergu
Eshtė koha kur po kuptohej pėrfundimisht se diktatura komuniste nuk kishte mė tė ardhme. Ajsbergu i madh i atij sistemi kishte filluar tė shkrihej
Ajsbergu i ftohtė, pėrbindėsh pa zė,
I heshtur noton nėpėr dete.
Cihasin e dridhen tė trembur mbi tė
Pinguinėt qė mori me vete.
Pėrmes kaltėrsisė sė detit pa fund
Vėrtitet i vetėm, i mjerė.
Nė qiell kalojnė gazmore, gjithkund,
Dallėndyshet qė sjellin pranverė.
Dhe endet ajsbergu si qen nėpėr det
Ku rreket gjithkėnd tė kafshojė,
Po fllad i pranverės, qė fryn, zė e tret
Dhe vdekjen e ndjen tė afrojė.
Ajsbergu! Ajsbergu! Ajsbergu! – gjer dje
Pėrplasej e bėnte rrėmujė,
Po dielli ngrihet e ngroh dhe..e sheh?
Ajsbergun e tret, e bėn ujė.
Pranverė 1987
Portreti i ferrit
Si ta pėrshkruaj portretin tėnd,
O vend i dashur, qė po me
ēmend?
Ku t’i gjej fjalėt t’i thur fjalitė,
O vend i mbetur nė kėtė ditė?
Si nuk t’ rend, o vend, kjo thundėr!
Me vete haesh, po s’del dot kundėr,
Se ke nė krye njė njeringrėnės,
Qė i leh botės si qeni hėnės.
Mbete pėr vete kėshtu nė kredhje.
Matesh tė ēohesh po s’bėn dot hedhje.
Ngjan si kazan me shumė rrjedhje,
Me shumė polica e me shumė vjedhje,
Me shumė votime e me shumė zgjedhje
Me shumė salla pėr mbledhje,
Me shumė pleniume me fuska shkume,
Me shumė Kongrese e shumė strese,
Me shumė idhtarė e shumė tradhtarė,
Me shumė vende miq, qė dalin armiq,
Me shumė premtime e shumė zhgėnjime,
Me shumė burgime e shumė internime,
Me shumė fjalime dhe parakalime,
Me shume bujė e shumė rrėmujė,
Me shumė luftė klasash e ēarje dėrrasash,
Me shumė dhunė e shumė spiunė,
Me shumė tė paguar e shumė tė papaguar.
Me shumė punė e shumė tė papunė,
Me shumė shtėpira e shumė pa shtėpira,
Me shumė shkolla gjysmake e shumė
Ushtarake,
Me shumė sportista e shumė zborista,
Me shumė bunkerė, qė shumė bien erė,
Me shumė spartakiada e shumė
Olimpiada,
Me shumė festivale me veshje si
Karnavale
Dhe shumė marshe bande e dėngla
Propagande...
Kėshtu, pra, mbete, o vend, nėn thundėr,
Shtypur e shtrydhur e s’del dot kundėr
Se ke nė krye njė njeringrėnės,
Qė i leh botės si qeni hėnės.
KORRIK 1990
Populli im i vyer,
Gjithe jetėn i zhgėnjyer,
I shtypur e i fyer,
Si Krishti i mbėrthyer,
U ngrit pėr tė rrėfyer
Se fsheh diēka tė vyer
Te zemra e tij e thyer.
NDOSHTA POEZIA E FUNDIT
(Shkruar nė mesnatėn e datės 14 duke u gdhirė 15.2.1991)
Dhe ndoshta, moj vajza, nė qafė ju mora;
Dhe ndoshta, moj grua, do mbetesh e ve;
Dhe ndoshta tė gjitha, tė gjitha i bėra,
Po ja qė i donte i mjeri Atdhe.
Do mundnit tė rronit tė qeta, tė qeta,
Tė shkonit njė jetė plot gaz e hare,
Po ja qė qėllova poet, moj tė shkreta.
Familja e poetit gėzimet s’i nje.
Kur hėna qesh...
Ku mund tė prehesh kėtė natė,
Ku mund tė flesh,
Kur hėna qesh nė qiejt e pamatė!...
Selvitė nga kjo dritė,
Ēatitė dhe shtėpitė,
Tė ngjajne ngjyer n’ar...
Ku mund tė prehesh kėtė natė
Nė shtrat
Posi nė varr!
Dhe rrugėn marr...
Me nge, me nge,
Fle bota e qetuar.
Fle. Fle...
Po mua diē mė ngre,
Mė shtyn pėr tė vrapuar,
Mė shtyn tė vij tek ti
Pėr tė tė pėrqafuar,
Pse un’ e dij qė ti rri zgjuar,
Rri zgjuar e mban vesh –
Pse s’mund tė prehesh kėtė natė,
Pse s’mund tė flesh,
Kur hėna qesh nė qiejt’ e pamatė!...
1961
Det dashurie
Do t’i kujtojme kėto net
Dhe kėta yj e kėtė hėnė,
Dhe kėtė det qė sikur flet
Ndoshta mbas shumė e shumė vjet,
Kur jetėn pas ta kemi lėnė...
Dhe s’do na vijė keq aspak
Qė rrodhi jeta e pakthyer,
Se koha zemrėn nuk e mplak,
Se zemra prap do ketė gjak
Dhe dashuri tė papėrlyer.
1962
ARUSHA E MADHE
Ne rrinim tok dhe shihnim yjet
Konstelacionet njė nga njė,
Arush’ e Madhe tundte kryet
Na pėrshėndeste gjithėnjė...
Arush’ e Madhe sonte s’duket.
Tė falat si t’ia ēoj asaj?
Ajo, e vetme, nė shtrat struket
Dhe ndoshta njom jastėkn’ e saj.
Kaq tepėr pak qė rrimė ndarė
Dhe ngjan se shkuan vjet e mot.
Ajo kushdi se sa ka qarė,
Un’ bėj tė fle po nuk fle dot.
S’fle dot dhe dal tė flas me yjet,
Konstelacionet njė nga njė.
Arush’ e Madhe del, tund kryet,
Sikur mė pyet pėr atė.
1965
Profili
Profilin tėnd tek rri sodit
Mė ndrit njė flakė q klehit,
Mė rrit pėrdit’, mė pėrtėrit,
E shoh, mė ngroh dhe ėndėrrit...
Qepallat ul sikur dremit.
Tė ndrit njė hir, qė s’tu venit.
Ti mė mahnit, ti mė menit,
Ti gjith mė bėn tė ėndėrrit...
Profilin tėnd sodit, sodit,
Dhe zjarri zemrėn ma zhurit,
Po fjalė s’qit e ditpėrdit’
Veē ėndėrrit...Veē ėndėrrit...
SI DETI
Oh, sa desha tė jem si deti,
Tė pres i qetė sa tė hysh ti;
Pastaj, tronditur si prej tėrmeti,
Do t’i ngre dallgėt nė lartėsi.
Oh, sa do desha tė jem si deti,
Mbi shkumė dallgėsh tė tė pėrkund.
Kur tė kujtojnė se deti fjeti
Un’ tė tė puth, tė tė puth pa fund.
Oh, sa do desha tė jem si deti,
Me krahė valėsh tė tė pushtoj
Dhe kur tė kthehesh ti tek qyteti,
Unė gjithė natėn do tė gulēoj.
Prandaj do desha tė jem si deti,
Qė pas shkėmbinjve dufin e nxjerr,
Ta pėrplas kokėn dhe un’ i shkreti,
Stėrkala lotėsh tė derdh nė terr.
Dhe do tė desha tė jem si deti,
Me guralecėt nė breg tė flas,
Atje ta zbraz ē’brengė mė mbeti,
Ta flladit zemrėn qė mend po plas.
HIMNI POETEVE
Kastė fisnike e poetėve!
Dritė nga drita e profetėve.
Dukesh e zhdukesh nė udhėkryqet e
jetėve
Si flakėt e kometave.
Brazda tė thella lėron
Nė zemrat e tė drejtėve.
Kastė fisnike e poetėve!
Njerėz, qė dramat e ditėve
S’u lėnė tė flini netėve.
Armiq tė tė qetėve.
Njerėz qė s’ndrakeni,
Njerėz, qė s’plakeni
Nga rrjedha e vjetėve.
Kastė fisnike e poetėve!
Dritė nga drita e profetėve.
Ndritna nė terrin e netėve!
1978
Naim Frashėrit
Fjalėn shqipe, tė kulluar,
Plot gėzim na fale
Si tė ish gur i latuar,
Shqipen krejt pėr ta ndėrtuar
Si njė katedrale.
Fan S. Nolit
Me kėngėzjarr e fjalėflakė
NJė popull ngrite pėr ēlirim.
Me duf nė shpirt, me zemrėn plagė
Punon, O Atė, nė mėrgim.
Flamur fitoresh je pėr ne.
Fener e far nė ēdo tufan,
Por nga i shtrenjti mėmėdhe
Tė ndan i ashpri oqean.
Munxose, pra, mėrgimin e zi,
Pėrqafe tokėn arbėrore
Ku tė ka ngritur ēdo njeri
Nė thelb tė zemrės pėrmendore.
Ku unė pres i pėrmalluar
Tė hedh pėrulshėm njė vėshtrim
Mbi ballin tėnd, mbi ato duar
Qė kurrė s’bėnė njė pushim.
Korēe 1955
Tiranė 1957
Gjergj Fishtės
Bje rrufeja mbi shkėmb e krep,
Shkrep shkėndija mija, mija,
Tundet tėrė malėsia...
Ty tė mban si bi nė djep,
Gji nga gjir’i vet tė jep
Pėrgjithmonė Pavdekėsia.
Praj, mos qaj, moj zanė sot.
Shko, mblidh lule ndėr lulishta
Me ato gishta tė fildishta.
Le t’i hedhim popla plot,
Rron se rron, mes nesh, Gjergj Fishta!
Erė fryn e shfryn sa mund,
Pisha shkul e shkul ahishta,
Lisa tund si kallamishta,
Po shkėmbinjtė dot s’i tund,
S’tundet sot as mot Gjergj Fishta!
Koha shkon e shkatėrron,
Shndėrron qytete nė ranishta,
Porse vjershėzat e brishta
Fort’ i mbron e lart i ēon,
Me to rron, mes nesh, Gjergj Fishta!
Dhjetor 1980
URIM
(Lasgush Poradecit)
Po tė blatoj, Ravvi*,
Gjith ē’ndjej qė thellė:
Me “Kamedevan” –Ti-
Ke sjellė Djellė.
Si djellė ndrit, Ravvi,
Kjo fjala shqipe
Nga kaqe lartėsi
Ku Ti e hipe.
Dhe shqipes sot, Ravvi,
Ju rrit thesari.
Ēdo varg qė vure Ti-
Lingotė ari.
Rrėfyer ke, Ravvi,
Me varg tė vyer
Njė art qė s’njeh njeri
Mė tė pėrkryer.
Se bėre Ti, Ravvi,
Me poezinė
Muzikė, Simfoni,
Mbi simfoninė.
NJė simfoni, Ravvi,
Prej shpirtit bėrė
Q’e thith nė shpirt tė tij
NJė komb i tėrė.
30.IV.1978
*Ravvi – mesues
Mitrush Kutelit
Pate plot nė dhe tė huaj
Mall’ e breng’ e lote,
Por m’i huaj ndėr tė huaj
Qe nė toka jote.
Te kjo tokė e bekuar,
Qė aq fort e deshe,
Pate shkruar i harruar,
Shpesh dhe u pėrqeshe.
Por mbi kaq e kaq kėllirė,
Qė ndyn gjuhėn tonė
Fjala jote ndrit e dlirė
Sot e pėrgjithmonė.
Krijoni Kontakt