Kam nje problem me keto te dhenat e mesiperme. E para Jezu Krishti ska asgje te perbashket me Horusin as ne histori dhe as ne menyren sesi e kane jetuar jeten e tyre. Dhe sidomos kohen ne te cilen kane jetuar. Horusi i perket nje epoke shume te larget per te cilen diskutohet se eshte diku ndermjet 25.000-39.000 vjet me pare. Pra ketu eshte kontradikta e pare. E dyta Horusi eshte me te vertete biri i vetem i Osiris por paralelizmi qe behet midis Osiris dhe Jehovait eshte teresishti gabuar. Osiris eshte nje perendi por jo fuqiplote si ne rastin e Jehoves. Ndersa Ra, i jati i tij eshte ai qe drejton grupin e nente perendive te lashtesise, te njohur ndryshe dhe si nente Enneid. Tjetra, nena e Horusit nuk eshte quajtur aspak Meri por Isis dhe paralelizmi eshte tejet i gabuar pasi ajo ne te njejten kohe ishte dhe motra e Osiris. Dhe e fundit (se te tjerat jane fare pa rendesi per tu permendur) emrat jane komplet gabim. Pash zotin mos besoni cdo gje qe lexoni neper faqet e internetit se ka qyfyre sa te duash![]()
Krijoni Kontakt