Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Fushata Funerale apo Elektorale?

    Duke ngushelluar familjen e te ndjerit, Deputetit te PDK, zotit Aleks Keka, qe shton numrin e deputeteve opozitare te vrare gjate fushates elektorale, rasti me i fundit ishte i zotit Xhindi ne qarkun e Fierit, por gjithashtu edhe te vrasjeve te fundit per arsye politike, ndermjet militanteve te partive te ndryshme, ju rikujtoj se sllogani i Partise Demonkratike eshte mese i goditur:

    'Shqiperia po Ndryshon'

    Kesaj rradhe, kreret e PDK, akuzuan rende e drejte per drejte nenkryetaren e Partise Demokratike, e cila eshte njekohesisht Kryetare e Kuvendit Popullor, Zonjen Jozefina Topalli, si nxitese ose bashkepunetore ne kete krim. Deklaratat e nje dite me pare, te zonjes Topalli, e cila po ashtu kandidon ne te njejtin rajon me te ndjerin, ishin totalisht jashte kontrrollit e sensit te mases dhe kishin nuanca teper agresore.

    Tensioni po rritet dita dites dhe shqiptaret, te zhytur ne llumin propagandues te Berishes & Co, te cilet nxjerrin statistika marramendese ne luften kundra krimit dhe minimizimin e rrezikut te jetes, po vazhdojne te perjetojne tmerre te ngjashme me te kaluaren e tyre. Krimi jo vetem qe nuk eshte eleminuar ne Shqiperi, por ka marre permasa akoma me mizore, kur nderkohe qe disa qeliza jane zhdukur dhe parate e perfituara prej tyre, fryjne xhepat e familjes kryeministrore, akoma me e madhe eshte ndertuar struktura e po kesaj familje, per te perdorur krimin si arme te tyren ne mbrojtje te pushtetit absolut, ne kurriz te ketij populli, i cili mashtrohet me nje rruge te ndertuar e super-abuzuar ne kosto e vjedhje, me nje anetaresim ne NATO qe gjithashtu perdoret si merite e partise Demonkratike dhe vecanerisht mbretit te shqiptareve Berishes. Nje popull i cili mashtrohet me nje perqindje ngritjesh rrogash, nderkohe qe cdo cmim perreth tij eshte dy fish me i larte ne krahasim me rritjet e rrogave. Nje popull i cili mashtrohet pa turp nga kjo qeveri, persa i perket krizes ekonomike ne te cilen eshte zhytyr, ku qeveria arrin deri ne ate pike sa mohon edhe te dhenat e Bankes Boterore, por e nxjerr Shqiperine me progresuese se edhe vete Kina. Gjithashtu, nje popull qe po peson nje dhune te rende psikollogjike dhe nje frike te papare ne lidhje me te drejten e tyre demokratike, lirin e votes.

    Taktikat e fundit diktatoriale te Berishes dhe vartesave te tij, po trondisin vendin me nivelin e diktatit e censures..

    Drejtorat e Shefat e Administrades te punesuar nga Berisha, u bejne presion nepunesave te tyre, mesueseve e cdo vartesi ne lidhje me orientimin dhe detyrimin ne perkatesine e votes, e cila duhej te ishte e lire. Kulmi i shekullit.

    Te shkosh te votosh vetem PD, perndryshe do humbesh punen.
    Ne dhomen e votimit te kesh marr me vete nje celular me video..
    Ne momentin qe voton PD, ta filmosh dhe te ma sjellesh te dokumentuar..

    'Shqiperia po ndryshon'

    Por duke ju kthyer temes, nuk po marrim vesh se c'po ndodh me kete vend te destinuar per masakra, kaos e terror. Kemi 3 muaj qe degjojme vetem akuza, te shara, kerrcenime, tutele, banalitete dhe mashtrime. Jemi futur ne fushate elektorale dhe jemi i vetmi vend ne bote per numrin e trazirave, sherreve dhe vrasjeve mafioze makaber, qe arrijne deri ne nivele deputetesh. Serisht populli i tromaksur hesht e ka frike te ngreje kryet. Si mund te quhesh kjo nje fushate elektorale?!

    Nga aksidentet automobilistike, qe cuditerisht e rastesisht, vetem kundershtaret kryesor te Berishes, humbin jeten, duke pasur parasysh Dritan Hoxhen, te cilit dikur Berisha i kishte drejtuar lufte te hapur, duke vazhduar me aksidentin tjeter qe u la ne harrese, te Kosta Trebickes, i vetmi deshmitar i ceshtjes se Gerrdecit, ku tere familja kryeministrore kishte perlyer duart dhe i cili ishte i gatshem te nxirrte te verteten ne shesh, por qe fatkeqesisht rruga e tij u pre ne mes pak dite para deshmise se plote..e duke vijuar me shperrthime makaber e me mjete te sofistikuara, te bombave me telekomande, ndaj deputeteve rivale!

    'Shqiperia po ndryshon'

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ky eshte reportazhi ku Zonja Topalli (ose Hiena Topalli, sic e quajne kreret e PDK) akuzohet per vrasjen e Keka!

    http://www.top-channel.tv/new/video.php?id=7097

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jo i nderua asgje nuk ke ndryshuar.
    Genjehen disa nga nje bombe publicistike e shtetit po perhere ndodh dicka ne vijemsi qe tregon qe asgje nuk ka ndryshuar.
    Shqiperia lengon nen peshen e injorances se vet dhe te shtetit qe sado qe na serviret me make up contemporary esenca eshte po ajo e 19 vjeteve.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Duke ngushelluar familjen e te ndjerit, Deputetit te PDK, zotit Aleks Keka, qe shton numrin e deputeteve opozitare te vrare gjate fushates elektorale, rasti me i fundit ishte i zotit Xhindi ne qarkun e Fierit, por gjithashtu edhe te vrasjeve te fundit per arsye politike, ndermjet militanteve te partive te ndryshme, ju rikujtoj se sllogani i Partise Demonkratike eshte mese i goditur:
    1. Aleks Keka nuk ishte deputet por kryetar i PDK-se ne Malesine e Madhe.
    2. Ministria e Brendshme shqiptare beri publik faktin se Aleks Keka ishte e skeduar nga policia shqiptare dhe kish nje te shkuar kriminale.
    3. Vellai i deputetit socialist Xhindi beri publik deklaraten se "Vrasja e vellait ishte nje vrasje mafioze e per motive personale apo politike".

    Kesaj rradhe, kreret e PDK, akuzuan rende e drejte per drejte nenkryetaren e Partise Demokratike, e cila eshte njekohesisht Kryetare e Kuvendit Popullor, Zonjen Jozefina Topalli, si nxitese ose bashkepunetore ne kete krim. Deklaratat e nje dite me pare, te zonjes Topalli, e cila po ashtu kandidon ne te njejtin rajon me te ndjerin, ishin totalisht jashte kontrrollit e sensit te mases dhe kishin nuanca teper agresore.
    E ka fajin Jozefina Topalli qe tha te verteten se mes "aleateve te vegjel" te PD (demokristrianet e republikanet) ka elemente kriminale dhe te korruptuar?! Budallenjte besojne se Topalli vrau me nje deklarate te tille. Ne fakt, akti kriminal mafioz i ndodhur vetem sa provon si te vertete ate qe Topalli tha me lart: ekzekutimi mafioz i kreut te PDK ne Malesine e Madhe deshmon lidhjet e tij me krimin e organizuar.

    Pra ngjarja perligj ate qe Topalli tha dhe jo ta inkriminoje ate, packa se ju nuk e kuptoni dot.


    Sa per luften e qeverise Berisha ndaj krimit ne keto kater vjet, lexo temat ne forum:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=63926
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=64174
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=55502
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=71759
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=67843


    Drejtorat e Shefat e Administrades te punesuar nga Berisha, u bejne presion nepunesave te tyre, mesueseve e cdo vartesi ne lidhje me orientimin dhe detyrimin ne perkatesine e votes, e cila duhej te ishte e lire. Kulmi i shekullit.

    Te shkosh te votosh vetem PD, perndryshe do humbesh punen.
    Ne dhomen e votimit te kesh marr me vete nje celular me video..
    Ne momentin qe voton PD, ta filmosh dhe te ma sjellesh te dokumentuar..
    Shiko shiko. Te gjithe "shefat e administrates" shqiptare jane anetare te regjistruar ne forumin shqiptar e shkruajne ketu perdite pasi kane Internet ne zyrat e tyre. Po ashtu tani qe Berisha po fut Internetin ne shkolla e biblioteka, edhe ata mesuesit e studentet po frekuentojne forumin shqiptar si anetare te regjistruar. Nese qeveria dhe Berisha e ka bere nje presion te tille, keta le te dalin e ta deshmojne kete ne forumin shqiptar ne kete teme. Nuk eshte nevoja qe te flasesh ti e une per ta, kane goje e flasin vete.

    Dhe sa per dijeni, edhe sikur kjo qe thua ti te jete e vertete le te themi, Berisha nuk voton dot per ta ne ate dhomen e fshehte te votimit, jane keta qe e hedhin voten per apo kunder Berishes, ne lirine e tyre te plote. Dhe te duhet te presesh edhe ca dite qe te mesosh verdiktin e votes se tyre.

    Nga aksidentet automobilistike, qe cuditerisht e rastesisht, vetem kundershtaret kryesor te Berishes, humbin jeten, duke pasur parasysh Dritan Hoxhen, te cilit dikur Berisha i kishte drejtuar lufte te hapur, duke vazhduar me aksidentin tjeter qe u la ne harrese, te Kosta Trebickes, i vetmi deshmitar i ceshtjes se Gerrdecit, ku tere familja kryeministrore kishte perlyer duart dhe i cili ishte i gatshem te nxirrte te verteten ne shesh, por qe fatkeqesisht rruga e tij u pre ne mes pak dite para deshmise se plote..e duke vijuar me shperrthime makaber e me mjete te sofistikuara, te bombave me telekomande, ndaj deputeteve rivale!
    E ka fajin Berisha qe edhe Dritan Hoxha ia fut pemes me Ferrari ne mes te Tiranes i pire, e humb vdekjen? Njerez budallenj besojne dicka te tille. Mua personalisht nuk me behet vone as per Hoxhat, as per Trebickat, as per Xhindat, as per Ketat, te gjithe jane te inkriminuar dhe po korrin ate qe kane mbjelle. Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti se si ti e ata qe mendojne si ty me lart, nuk mbani anen e Berishes e shtetit qe ai perfaqeson, por mbani anen e krimineleve dhe te korruptuar te mirenjohur jo vetem ne Shqiperi por edhe boterisht.

    Kuptohet, e keni me te lehte te flisni per "gogolin Berisha" se per ate torobellon tuaj.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-06-2009 mė 02:36

  5. #5
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Por duke ju kthyer temes, nuk po marrim vesh se c'po ndodh me kete vend te destinuar per masakra, kaos e terror.
    si qeke ti lal, bolshevik i rraf ne kudhren e partise

    sa per informacion keta opozitaret qe vriten jan te gjithe te kompromentum. dhe puna e tyre "e ndershme" dhe "legjitime" bo qe keta te vdesin gjate gjithe vitit, me menyra zakonisht qe kon te bojn me "punen" e tyre. pra i dashur Deus kta partiaket e tu nuk vdesin vetem para zgjedhjeve, po ty te bojn pershtypje vetem ato gjona qe te hyjn ne pun per retoriken e kuqe. kurse te tjerat nuk i shef.

    tashi, se nuk na i the mire ato vrasjet ti Deus. vetem i vrasje ka nodh per sherr partiak ketu dhe ishte vrasja e aktivistit te PD nga aktivisti i PS (i cili socialist prape ishte me precedent penal si zakonisht me bolsheviket). dhe kjo se si te shpetoi ty, e qujte "partite e tjera".

    si nodh mer ti Deus, qe i keni gjithe ushtaret me precedent penal? dhe terroristet na qekan ata te pozites. kot me pyt. me ca rregulli logjik del kjo?

    dhe ne dallim nga bolsheviket e opozites, PD nuk e shfrytezoi te vdekurin e saj per politike megjithse u vra pikerisht nga nji kundershtar politik per inot politik. kurse garda e kuqe qe i ka te gjithe kriminela me diplome dhe i vriten per arsye pa asi lloj lidhje me politiken, uleret si per pasneser.

    na e sqaro pak ti Deus, si osht puna qe e keni mush partine me kriminela? dhe pse iu vdesin ore e minute keta dhe nuk reago fare populli? se nga ndershmeria e modhe e ktyne, poplli duhet te reagoje presupozohet.. cne qe reagojn vetem emigrantet dhe ed rama?

    ja na e shpjego icik.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Te pakten mos u tall o kale pa fuqi.
    Nuk eshte i ps as ky qe u vra dje, as trebicka, as as hajdari, as kush tjeter.
    Nga e qite ke kudhra partise ti?
    Leni monoloqet pa kuptim se nuk mulohet dot dilli me shoshe.
    Ke mare detyre mbi kapacitetin tat per me kundershtu me men kto qe po ndodhin.
    Po ashtu bon dhe policia, po ashtu prokuroria, po ashtu i gjithe shteti.
    E ngaqe jeni jashte kapacitetit ja fusni si kau peles sic po bon ti.

  7. #7

  8. #8
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Keshtu folin ambasadoret e Shqiperise me ardhmeri!

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    1. Aleks Keka nuk ishte deputet por kryetar i PDK-se ne Malesine e Madhe.
    2. Ministria e Brendshme shqiptare beri publik faktin se Aleks Keka ishte e skeduar nga policia shqiptare dhe kish nje te shkuar kriminale.
    3. Vellai i deputetit socialist Xhindi beri publik deklaraten se "Vrasja e vellait ishte nje vrasje mafioze e per motive personale apo politike".



    E ka fajin Jozefina Topalli qe tha te verteten se mes "aleateve te vegjel" te PD (demokristrianet e republikanet) ka elemente kriminale dhe te korruptuar?! Budallenjte besojne se Topalli vrau me nje deklarate te tille. Ne fakt, akti kriminal mafioz i ndodhur vetem sa provon si te vertete ate qe Topalli tha me lart: ekzekutimi mafioz i kreut te PDK ne Malesine e Madhe deshmon lidhjet e tij me krimin e organizuar.

    Pra ngjarja perligj ate qe Topalli tha dhe jo ta inkriminoje ate, packa se ju nuk e kuptoni dot.


    Sa per luften e qeverise Berisha ndaj krimit ne keto kater vjet, lexo temat ne forum:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=63926
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=64174
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=55502
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=71759
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=67843




    Shiko shiko. Te gjithe "shefat e administrates" shqiptare jane anetare te regjistruar ne forumin shqiptar e shkruajne ketu perdite pasi kane Internet ne zyrat e tyre. Po ashtu tani qe Berisha po fut Internetin ne shkolla e biblioteka, edhe ata mesuesit e studentet po frekuentojne forumin shqiptar si anetare te regjistruar. Nese qeveria dhe Berisha e ka bere nje presion te tille, keta le te dalin e ta deshmojne kete ne forumin shqiptar ne kete teme. Nuk eshte nevoja qe te flasesh ti e une per ta, kane goje e flasin vete.

    Dhe sa per dijeni, edhe sikur kjo qe thua ti te jete e vertete le te themi, Berisha nuk voton dot per ta ne ate dhomen e fshehte te votimit, jane keta qe e hedhin voten per apo kunder Berishes, ne lirine e tyre te plote. Dhe te duhet te presesh edhe ca dite qe te mesosh verdiktin e votes se tyre.



    E ka fajin Berisha qe edhe Dritan Hoxha ia fut pemes me Ferrari ne mes te Tiranes i pire, e humb vdekjen? Njerez budallenj besojne dicka te tille. Mua personalisht nuk me behet vone as per Hoxhat, as per Trebickat, as per Xhindat, as per Ketat, te gjithe jane te inkriminuar dhe po korrin ate qe kane mbjelle. Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti se si ti e ata qe mendojne si ty me lart, nuk mbani anen e Berishes e shtetit qe ai perfaqeson, por mbani anen e krimineleve dhe te korruptuar te mirenjohur jo vetem ne Shqiperi por edhe boterisht.

    Kuptohet, e keni me te lehte te flisni per "gogolin Berisha" se per ate torobellon tuaj.

    Albo
    Albo:
    Rrofsh per kete gjykim te drejte dhe inspirues per drejtesi dhe atdhedashuri.
    Asgje nuk e ndihmon me shume rrugetimin e nje kombi-shteti drejt ardhmerise se qytetruar dhe te lumtur se mirenjohja dhe gjykimi i drejte.
    (do distancoj vehten nga qendrimi ne shkrim per emrat e permendur si te inkriminuar- dmth eshte e vertete se me shumen e fajit e kane vete ,perseri me vjen keq per faktin e nje pikture me te madhe familjare dhe kombetare ku bejne pjese ata ,dhe pasojat qe lene pas)

    Sidoqoft ke reputacion publik( se me ligjet rigoroze nuk munda te te jap per gjykimin e shkelqyeshem....), por mund te zevendsoj reputacionin me nje darke ne Atlantic City,Philadelphia nuk eshte larg ( kur te shkoj atje , eshte kollaj kjo ,vetem duhet ti pergjigjesh fteses...oferta nuk ka afat skadimi..dhe mund te vish me ke te deshirosh)


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 19-06-2009 mė 09:37
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #9
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    2. Ministria e Brendshme shqiptare beri publik faktin se Aleks Keka ishte e skeduar nga policia shqiptare dhe kish nje te shkuar kriminale.
    E pikerisht ketu qendron i patundur perdorimi i policise si vegel e qeverise Berisha. Nuk te ka bere asnjehere pershtypje qe cdo deklarate qe policia jep ne lidhje me precedente qe cenojne imazhin e PD, jane te menjehereshme, te pamenduara dhe kane prioritet pergenjeshtrime dhe sqarime ne ndihme te PD? C'ishte ajo deklarate e menjehereshme dhe e pa pleqnuar qe dha policia? Policia e drejtesia jane totalisht te kontrrolluara prej familjes kryeministrore. Hyjne nje turre ministra e dalin te pafajshem. Behet kerrdia dhe akoma duart e palara. Welcome to Berisha's Country!


    E ka fajin Jozefina Topalli qe tha te verteten se mes "aleateve te vegjel" te PD (demokristrianet e republikanet) ka elemente kriminale dhe te korruptuar?! Budallenjte besojne se Topalli vrau me nje deklarate te tille. Ne fakt, akti kriminal mafioz i ndodhur vetem sa provon si te vertete ate qe Topalli tha me lart: ekzekutimi mafioz i kreut te PDK ne Malesine e Madhe deshmon lidhjet e tij me krimin e organizuar.

    Pra ngjarja perligj ate qe Topalli tha dhe jo ta inkriminoje ate, packa se ju nuk e kuptoni dot.
    Naivin dijme ta luajme te gjithe. Ne rastin tend ama, nuk eshte naivitet por mbrojtje me cdo kusht qe i ben dhe qe i ke bere historikisht PD, edhe kur eshte e fundosur ne llum. Me thuaj ti mua i nderuar, vertet je aq naiv te mos kuptosh qe liderat si Topalli, pikerisht me fjalet e deklaratat, kane fuqi me te madhe sesa 100 kriminele te armatosur me kallashnikove? Eshte njelloj sikur Gordon Brown mes Anglise, te dali neser dhe te thote qe te gjithe myslimanet jane kriminele, te gjithe emigrantet ne kete vend jane hajdute dhe po na marrin buken e gojes! Si mendon ti zoteri rreth reagimit qe do kete populli pasi te degjoje keto deklarata? Teknikisht, po te arsyetojme si ti, Gordon Brown nuk vrau njeri fare. Ai thjeshte shprehu te verteten. Po ky eshte problemi qe ju nuk doni atdheun, por partine dhe beni c'eshte e mundur ta justifikoni..

    Shiko shiko. Te gjithe "shefat e administrates" shqiptare jane anetare te regjistruar ne forumin shqiptar e shkruajne ketu perdite pasi kane Internet ne zyrat e tyre. Po ashtu tani qe Berisha po fut Internetin ne shkolla e biblioteka, edhe ata mesuesit e studentet po frekuentojne forumin shqiptar si anetare te regjistruar. Nese qeveria dhe Berisha e ka bere nje presion te tille, keta le te dalin e ta deshmojne kete ne forumin shqiptar ne kete teme. Nuk eshte nevoja qe te flasesh ti e une per ta, kane goje e flasin vete.

    Dhe sa per dijeni, edhe sikur kjo qe thua ti te jete e vertete le te themi, Berisha nuk voton dot per ta ne ate dhomen e fshehte te votimit, jane keta qe e hedhin voten per apo kunder Berishes, ne lirine e tyre te plote. Dhe te duhet te presesh edhe ca dite qe te mesosh verdiktin e votes se tyre.
    Rasti me konkret ishte mbreme ne Opinion, qe nderkohe qe diskutohej kjo ceshtja e frikes per te votuar kundra PD, ceshtje e cila po i turbullon njerezit, deri ne ate pike saqe as ne fushtatat elektorale te PS apo partive te tjera kane frike te dalin te gjithe...e nderkohe qe edhe te ftuarit po benin apel qe njerezit te mos frikesoheshin per vendin e punes, ose per premtime te tjera, Fevziu u beri nje surprize duke i kerkuar te gjithe te votonin 'live'. C'ndodhi? Si ato pulat kur i afrohet dhelpra filluan te kakarisin e te shperqendrohen, duke pasur frike per te thene mendimin e tyre, duke u ruajtur ndaj kamerave etj. Perfundimisht, votuan 4 PD, 2 Poli Lirise, 1 LSI ...asnjeri PS. Ky eshte vendi ne te cilin jetojme. TVKLAN, eshte vegla me e madhe e Berishes dhe sipas vendit duhet bere kuvendi.. Felliqesire komb!
    Ke nje teme tjeter te hapur enkas ..ketu: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=111326

    E ka fajin Berisha qe edhe Dritan Hoxha ia fut pemes me Ferrari ne mes te Tiranes i pire, e humb vdekjen? Njerez budallenj besojne dicka te tille.
    Dritan Hoxha, armiku kryesor i Berishes ne ditet e fundit te jetes..aksident automobilistik!
    Trebicka, armiku kryesor i Berishes ne ditet e fundit (do e kapitullonte si figure) ...aksident automobilistik!
    Aleks Keka, deklarohet si armik i Topallit nje dite para vdekjes se tij...shperrthim mafioz me C4 ne automobil!

    Brenda Partise..

    Azem Hajdari, kerrcenuesi kryesor per postin e Berishes...i vrare barbarisht, pa u lene gjurme!
    Gramoz Pashke, si Hajdari, kerrcenues i Berishes, pishtari tjeter i levizjes per demokraci...aksident me helikopterr!
    Eduard Selami..pishtar tjeter dhe kerrcenues i postit te Berishes...arratisje, interrnim jashte Shqiperise.
    Bashkim Mustafaj, kerrcenues tjeter i postit te Berishes...spostim dhe katapultim jashte politikes!
    Nje fis i tere i Tropojes..kerrcenues te Berishes, shfarosen te tere, Tropoja ne zi per vite dhe vetem pas 12 vitesh, djali arrin te kthehet!

    'Shqiperia po Ndryshon'

    ...not really!

  10. #10
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar mė parė nga limbo Lexo Postimin
    si qeke ti lal, bolshevik i rraf ne kudhren e partise

    sa per informacion keta opozitaret qe vriten jan te gjithe te kompromentum. dhe puna e tyre "e ndershme" dhe "legjitime" bo qe keta te vdesin gjate gjithe vitit, me menyra zakonisht qe kon te bojn me "punen" e tyre. pra i dashur Deus kta partiaket e tu nuk vdesin vetem para zgjedhjeve, po ty te bojn pershtypje vetem ato gjona qe te hyjn ne pun per retoriken e kuqe. kurse te tjerat nuk i shef.

    tashi, se nuk na i the mire ato vrasjet ti Deus. vetem i vrasje ka nodh per sherr partiak ketu dhe ishte vrasja e aktivistit te PD nga aktivisti i PS (i cili socialist prape ishte me precedent penal si zakonisht me bolsheviket). dhe kjo se si te shpetoi ty, e qujte "partite e tjera".

    si nodh mer ti Deus, qe i keni gjithe ushtaret me precedent penal? dhe terroristet na qekan ata te pozites. kot me pyt. me ca rregulli logjik del kjo?

    dhe ne dallim nga bolsheviket e opozites, PD nuk e shfrytezoi te vdekurin e saj per politike megjithse u vra pikerisht nga nji kundershtar politik per inot politik. kurse garda e kuqe qe i ka te gjithe kriminela me diplome dhe i vriten per arsye pa asi lloj lidhje me politiken, uleret si per pasneser.

    na e sqaro pak ti Deus, si osht puna qe e keni mush partine me kriminela? dhe pse iu vdesin ore e minute keta dhe nuk reago fare populli? se nga ndershmeria e modhe e ktyne, poplli duhet te reagoje presupozohet.. cne qe reagojn vetem emigrantet dhe ed rama? ja na e shpjego icik.

    Zoteri, une jetoj ne emigrim dhe ndryshe nga shume qe postojne ketu, te cilet duke jetuar ne Shqiperi, ne mbeshtjellen ne 'miremengjes interes' ose nen perdhosjen totale te drejtes se fjales e kerkimit te llogarise..nuk kam as interes partiak dhe nuk kam as bishtin nen shale, nga frika se po fola, me heqin nga puna apo me cojne per lesh ne ndonje livadh, tip aksidenti automobilistik i trukuar. Prandaj mundohu ti shohesh gjerat ne nje prizem tjeter, pak me te gjere dhe jashte interesave personale apo me syzet e partise.

    Vetem 10 ditet e fundit, eshte vrare perdite nga nje person.
    Cdo dite vritet nga nje individ shqiptar dhe krimi qenka eleminuar?!
    I vetmi vend ne bote ku edhe politikanet vriten pa pike ngurimi..

    E forta eshte se njerezit qe jetojne ne Shqiperi, te rrethuar nga mjegulla e 2 dekadave e krimit, e tragjedive, te rrethuar nga kjo mjegull qe i ben te ndjehen kaq te pafuqishem per te kerkuar diellin, nuk reagojne fare dhe menjehere neper tavolina kafesh diskutojne: He mer, se kushedi se me cfare pislliqesh ka qene marr! Varja mer jahu, se kshu o ky ven, t'rujme bithen tone ne, po he! ose.. Gjynah i shkreti, ka qene i ri..po te heqin qafe k'to te qeverise mer, po tu krujt bitha fort!

    Arsyeja qe une kam shpresuar se Rama mund ta beje Shqiperine nje shtet perendimor, eshte pikerisht aftesia qe shoh tek ai, karizma qe ka, kembengulja qe ka dhe mbi te gjitha vizioni qe shpreh, kendveshtrimi qe ka per jeten dhe shoqerine. Ndryshe nga ish-degjeneratat e PS, te cilet po mundohet ti zevendesoje me figura te reja, te paperlyera, me te njejtin vizion si ai, per ta bere Shqiperine si Europen...Rama mendoj se eshte i vetmi qe do linte gjurme ne historine progresuese te ketij vendi. E gjeja e pare qe ai do bente, do ishte ndryshimi i ketij mentaliteti 'te lodhurish' dhe miop qe ka kjo shoqeri e pafuqishme per te ngritur koken. Do sillte nje unifikim te menjehershem te shoqerise ne rrugen drejte zhvillimit. Do vendoste ligjin dhe sensibilizonte te tere per respektin ndaj tij. Do zhvillonte institucionet dhe do u jepte atyre korrektesine dhe prestigjin qe meritojne. Programi qe ai po shpreh dhe qe disi Berisha po mundohet t'ja kopjoje, eshte me adapti e efikasi per Shqiperine.

    Kjo eshte arsyeja qe Rama dhe emigrantet reagojne.
    Sepse e njohin te dy menyren sesi Shqiperia mund te behet dhe potencialin qe ka ky vend.
    Emigrantet dine te bejne dallimin e nje shteti me ligje , ndaj nje shteti te veshur me te zeza..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fushata elektorale e Shqipėrisė reflektohet edhe nė Kosovė
    Nga REALIST nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 08:09
  2. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  3. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  4. Fushata elektorale fillon me incident nė Himarė
    Nga irexha nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 20:21
  5. Fushata elektorale per bashkine e Durresit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-10-2003, 06:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •