Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    Skënder Luarasi: Kujtime ”Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar’’

    Kujtime ”Ç’kam pare e ç’kam dëgjuar’’, pjesa e parë

    Skënder Luarasi

    Në shkollën shqipe të Negovanit

    ..Me punë në shkollë, në lëmë e në arë dhe në shoqërinë e ngushtë të botës sonë,
    babai mbushi një mot në mes të familjes që kur u kthye nga mërgimi. Në punë
    shtëpiake, babai qe nga më të zotët e më të shkathtit. Si mjeshtër e si bujk thoshin
    se mund t'ia kishte kaluar vetëm i ati, Nini, prej të cilit qe edukuar.
    Atë vjeshtë, patriotët e klubit ''Dituria'' e thirrën Petro Luarasin të çelte
    shkollë shqipe në Manastir. Gazeta ''Bashkimi i Kombit'' e shpalli lajmin se me sa
    gëzim dëgjuan që Petro pati arritur atje shëndoshë e mirë. Porse xhonturqit nuk
    dhanë leje të çelej shkolla shqipe e veçantë në qendër të Vilajetit. Ata lejuan
    vetëm të mësohej shqip në gjimnazin turk. Këtë babai nuk e pranoi dhe qëndroi në
    Manastir si redaktor i gazetës ''Bashkimi i Kombit'' gjer në nëntor të vitit 1909.
    Këtë muaj pleqësia për çeljen e mësonjëtores shqipe të Negovanit ( kryeplaku Sotir
    Kristo dhe anëtarët: Sotir A. Xoxe, Nasho Tipe, Gjeorgji A.Dhimo dhe Kristo S.
    Radimishi iu lutën Petro Luarasit të vinte në fshatin e tyre të çelte shkollë shqipe
    dhe ai pranoi me gëzim.
    Botuesi i gazetës ‘’Lidhja ortodokse’’ Mihal Gramenon lajmonte:‘’Më 30-të të
    vjeshtës së tretë u çel shkolla shqipe (e Negovanit) pas sistemit pedagogjik me
    tre rjeshta, hë për hë nën drejtim të atdhetarit të flaktë z.Petro Nini
    Luarasit…’’(*)(*) Lajmet e të rat e vendit, Lidhja ortodokse, 16 dhjetor 1909 f.3 .
    Ndërsa në një letër pleqësia e Negovanit shkuante: ’’…më 30 të Brumorit (nëntorit),
    sot të hënën, nënë direksi të nderçmit atdhetar dhe të shumëvojturit mësonjës
    z.Pjetri Nini Luarasi…hapi dyertë Mësonjëtorja Shqipe e shumë pësonjësit katundit
    tënë Negovan, dhe zër i ëmbël i abecesë shqipe ep e merr nëpër buzët e ëngjëllta të
    fëmijëvet tanë… (*) Kur u çel shkolla shqipe e Negovanit, pati mësues-drejtor Petro
    Nini Luarasin dhe ndihmës Mihal Zikostathllarin. (*) gazeta ‘’Liria’’, nr.66, 1909.
    Që prej tragjedisë së Ilindenit kur në luftë midis andartëve dhe komitaxhinjve
    bullgarë u dogj një mëhallë e tërë ku u shuan familje të tëra shqiptare dhe gjer në
    tragjedinë e 12 shkurtit 1905, ishin vrarë rreth dyzet e pesë patriotë shqiptarë se
    s'kishin pranuar të ndryshonin kombësinë e tyre. Barbarëve nuk u mjaftoi kjo
    tragjedi. Beharin e 1909-ës, andartët vranë patriotin Terja Tava dhe plagosën rëndë
    në Manastir të nipin e Papa Kristos, Papa Vasilin. Më 14 shtator ditën e Kryqit, kur
    Papa Vasili filloi meshën e Spironoit, Papa Thanasi i ndihmuar nga andartët grekë të
    Kristasi Dhoksojanit, e shtriu priftin shqiptar përdhe në mes të kishës dhe nisën
    ta rrahin me dru. Në rrëmujë e sipër u vra grekomani Papa Thanasi dhe u plagosën i
    vëllai Kol Joti dhe dhaskali grek Stavre Zëmërdeshi. Grekomanët që u arrestuan u
    liruan më 12 shtator 1909. Papa Vasili vdiq në burg duke qenë në Manastir. Të tre
    ne, babai, Dhimitri e unë, morrëm pjesë në varrimin madhështor që pregatitën
    shqiptarët e Manastirit, të krishterë e muhamedanë.
    Para se të nisej prej hotelit ''Liria'' për në Negovan, Telemak Gërmenji e pyeti
    Petro Luarasin: ''Po s'ke frikë mos të të vrasin edhe ty?'' Dhe ai iu përgjegj:
    ''S'ka gjë. Sa më shumë të na vrasin aq më shumë do të shtohemi'' dhe me të dy bijtë
    e tij u nis për në Negovan.
    Më kujtohet: Atë pasdreke kur qemë duke hyrë për të parën herë në fshatin Negovan na
    treguan se katër-pesë zotërinj që po shëtisnin kundrejt nesh ishin drejtori dhe
    dhaskenjtë e shkollës greke. Babai zbriti nga kali, iu afrua, e i përshëndeti
    miqësisht në gjuhën greke. Por ata nuk begenisën as të kthejnë sytë e të na shihnin.

    Ky qe një deklarim i heshtur lufte, që ditën e parë.
    Një tjetër rast më pastaj: Babai dhe unë po ngjitnim shkallët e larta të pazarit kur
    vumë re se sipër po priste dhaskali Petro Samarina që priste të zbriste sa të
    largoheshim ne. ''Kalimera sas!'' e përshëndeti mësuesi i shqipes, por i greqishtes
    heshti.
    ''Pse nuk më flisni?'' e pyeti i shqipes.
    ''Dhen me afisun'',(*) iu përgjegj Petro Samarina.
    ''Po mua përse më lenë?'' e pyeti Petro Luarasi
    ''Esis isthete eleftheri''.(*)
    Gazeta ‘’Lidhja ortodokse’’ shkruante:
    ‘’Një letër të gjatë që muarëm nga Negovani prej atdhetarit të flaktë z.Petro
    Luarasi na lajmëron që grekomanët me ndihmën e madhe të dhespotit të Kosturit
    kërkojnë të përsëritin të vjetrat…Siç na shkruan zoti Luarasi aty përpara në një
    dasmë q'u bë atje me gjithë të luturat q'i bëri dhespotit fshati, ai ndaloi
    priftin të kurorëzojë këtë dasmë e kështu u shtrënguan të marrin një prift bullgar.
    Fshati për së shpejti kërkon nga qeveria t'i njihet një prift shqiptar e kështu të
    mos ngjasë ndonjë turbullim. Për këtë, thotë zoti Luarasi, duhet të lëvizë edhe
    ''Lidhja Orthodhokse'' që bashkërisht të përpiqen për të drejtat se me udhën që ka
    zënë Patrikana kurrë nuk do të na jepen të drejtat Përgëzojmë pra atdhetarët
    Negovanas për ndjenjat kombëtare edhe të rinj-martuesve u urojmë trashëgim e jetë
    të gjatë (*)
    (*)Lidhja ortodokse, 5 janar 1910, f.4

    Andartët i zinin pusi babait përherë e kudo. Veçse tani jo vetëm patriotët shqiptarë
    por edhe grekomanët nisën ta simpatizojnë mësonjësin e shqipes, të pakën si njeri.
    Një prind i quajtur Kristo, vjehrri i kapedanit andart Ilo, i dërgoi të bijtë në
    shkollën shqipe. Në mbrëmje na ftoi edhe për darkë. Vamë. Porse, pa shkuar një
    gjysëm ore, djali i myftarit shqiptar, Nasho Tipes, erdhi dhe i pëshpëriti babait në
    vesh që shpejt të iknim. Babai shpiku një shkak, i lypi ndjesë Kristos, iu fal
    nderjes për ftesën dhe u ngritëm e shkuam. Ecëm përmes sheshit të xhamisë, kapërcyem
    urën, ngjitëm shkallën e madhe shpejt e shpejt dhe qëndruam në sheshin e pazarit sa
    të merrnim frymë. Sandejmi pamë tre veta të armatosur tek unjeshin prej mëhallës së
    sipërme, anës lumit, duke ecur dhjetë-njëzet hapa larg njëri-tjetrit. Hynë në shtëpi
    të Kristos.
    Kur e pyeti babai Kriston për këtë vizitë të papandehur, ai iu përgjegj duke thënë:
    ''Po, qe Iloja. E thirra edhe atë. Desha të njheshit, të flisnit e të bënit që të
    ndjekë edhe dhëndëri im shembullin e Spiro Bellkamenit''. Vërtet, Kristoja qëndroi
    besnik i partisë shqiptare dhe qëllimi i tij duhet të ketë qenë i ndershëm. Sa për
    Ilon ai u largua në Amerikë atë mot. Por kur plasi lufta ballkanike, kapedan Ilo
    Pine (Opullos), tok me Xhoxhi Çarrën, u nis vullnetar për në ushtrinë greke veçse
    nuk arrinë dot, u mbytën në oqean.
    Ndërsa mësuesit e shkollës greke i mbanin nxënësit mbyllur që në fillim e gjer në
    mbarim të lndëve, ata të shkollës sonë shqipe na nxirrnin për shëtitje çdo javë.
    Marshonim duke kënduar: ''Merr uratën bir prej meje'', ''O trima luftëtarë'', ''Sa
    të rronjë gjithësia'', ''Shkronjat tona janë të arta''. Vjershat e Gjerasim
    Qiriazit: ''Ditët e djalërisë'', ''Djal i varfër'' dhe ''O mëmëzë'', s'kishte nxënës
    që të mos i dinte përmendsh. Meloditë e tyre mbushnin udhët e buçisnin nëpër sheshet
    e kodrat e Negovanit.
    Drejtori, Petro Nini jipte këndim dhe histori; ''Istorinë e Skënderbeut'', ''Bagëti
    e bujqësi'', ''Lulet e verës'', ''Kristomathinë'' dhe sidomos tregimet e vjershat e
    Papa Kristo Harallambit.
    Më 12 shkurt 1910, në orën e parë të mëngjesit, babai hyri në klasë i armatosur dhe
    me gjallëri na urdhëroi të vishnim palltot e librat t'i linim në klasë se do të
    dilnim për shëritje. Qielli qe i kthjellët, dheu qe zbardhur me një cipë të trashë
    dëbore. Në rradhë dy nga dy dhe duke kënduar përzjerazi, kush ''Ditët e djalërisë
    janë për të kujtuar kohën kur e shkonim gjithë me gëzim''; kush ''Për mëmëdhenë'',
    dhe kush këngën ''Djal i varfër'', ecëm udhës së Follorinës. Në fund të fshatit
    qëndruam në një lëndinë. Kafshët kishin mlatur gjurmët mbi dëborë. Babai doli në
    ballë e foli:
    ''Fëmijë të dashur! Kjo lëndinë është vend i shenjtë, është Golgothaja e Shqipërisë.
    Këtu sipër, pesë vjet më parë andartët grekë na vranë Papa Kristo Harallambin dhe
    pesë patriotë shqiptarë të Negovanit se nuk deshën të ndëronin kombësinë e tyre.
    Këtu nuk do të shkelin njerëzit, veçse për t'u falur... Ne do të thurim lëndinën me
    shtylla, do ta mbjellim me pemë dhe do të ngrehim në mes të kopshtit statujën e
    dëshmorit të madh të Shqipërisë''. Dhe kur mbaroi së deklamuari elegjinë ''Papa
    Kriston na e vranë!'' ne të rinjve na u duk sikur vetë malet na thirrën ''Merrni
    gjakun!''
    Shumë patriotë shqiptarë, me Ismail Qemalin në krye, patën bërë çmos që shqiptarët
    të kuptoheshin e të vëllazëroheshin me grekët porse pas tragjedisë së 12 shkurtit
    1905, pas këtij krimi të klerit grek e të politikanëve katilë të Athinës, u venit
    çdo shpresë pajtimi. Shqiptarët u menduan se çfarë mund të bënin me krahët e vet për
    dobi të mëmëdheut. Ndaj kështu, po këtë mot, u krijua Komiteti i Manastirit.

    * * *
    Me t'u shpallur hyrjeti në Manastir u mbajt kongresi i parë i alfabetit shqip.
    Akoma qe kohë paqeje dhe Valiu i Vilajetit vetë begenisi të vinte për ta inaguruar.
    Erdhi të përshëndeste delegatët shqiptarë edhe drejtori i gjimnazit grek
    Anagnostopullos, i shoqëruar nga mësuesit filoshqiptarë Mihal Petru dhe Jorgji
    Kizha, në krye të 1200 nxënësve, ndër të cilët doktorët e ardhshëm, Jani Basho dhe
    Theodhosi e kafazi Ali Panariti.
    Më 20 mars 1910, kur populli shqiptar qe tashmë në luftë të hapur me xhonturqit, u
    mbajt kongresi i dytë i Manastirit, më shumë në seanca të fshehta, ndër të cilat u
    bisedua për koordinimin dhe forcimin e veprimtarisë së klubeve, për zhvillimin e
    arsimit kombëtar, për të protestuar kundër mbylljes së shkollave shqipe, kundër
    arrestimeve, internimit e dënimit të mësuesve dhe për të dënuar moralisht e
    botërisht barbaritë e Shefqet Turgut Pashës. Ky kongres, që mund të quhet edhe ''i
    kosovarëve'', për rrethanat e kohës dhe të vendit në të cilin u mbajt, është nga më
    të rëndësishmit e kongreseve kombëtare shqiptare( *)

    (* )Ky kongres, qëndron në zenithin e të dy kuvendeve të Ferizajt që përbëjnë katër
    vjet nga më të lavdishmit në historinë e Shqipërisë.

    Petro Nini Luarasi u zgjodh sekretar i tij. Këtu ai foli në emër të Lidhjes
    Orthodhokse dhe fjala e tij e botuar në ''Bashkimi i Kombit'' bëri përshtypje të
    fortë.
    Atë dimër unë qeshë sëmurur rëndë nga pleuriti dhe babai më pati shpënë në spitalin
    francez të motrave stigmatine. Dola i shëruar kur pati filluar kongresi. Kur drekën
    e parë hyra në restorant të hotelit ''Ilira'', ku qenë mbledhur delegatët, babai më
    urdhëroi të vija të laja duart pastaj të kthehesha në sallën e bukës. Në të hyrë, më
    qëndroi përpara tyre dhe më foli:''Shikoji në sy këta zotërinj, mbaji mend mirë
    fytyrat e tyre dhe t'i nderosh gjithë jetën, se ata përpiqen të shpëtojnë Shqipërinë
    nga rrobëria!'' Dhe më tregoi emrat: ''Zotnitë Dervish Hima dhe Bedri Peja, Qazim be
    Dibra, Hysni Curri, Ali Hajdar i Riza beut...'' e kështu me rradhë.
    Dhe unë i shikova në sy dhe i nderova me krye . Dhe ndenja në trapezë bashkë me ata
    dhe hëngra mish me fasule e një bakllava. Rrexhep beu nxorri të më falte një grosh,
    por babai, më shumë me shenja se me fjalë i tha: '' Jo, se mësohet keq.''
    Fëmijët ndjejnë gëzim të veçantë kur shohin e njihen me njerëz të mëdhenj, kur i
    dëgjojnë ata të flasin me nderim për ndonjë tjetër që nuk gjendet pranë. Kur dëgjoja
    Dervish Himën të fliste me admirim për Ismail Qemalin dhe Hysni Curri po kështu për
    Isa Boletinin, mua më shkonte mendja në kohën heroike të Skënderbeut dhe gëzohesha
    që edhe ne shqiptarët kishim burra me famë.
    Njerëz me dinjitet, burra e gra, gjeje kudo, në çdo mëhallë të katundit tonë, në çdo
    fshat të Kolonjës, në çdo qytet të Shqipërisë. Por ndryshe qe kur i shihja ata a
    dëgjoja për ta veç e veç dhe ndryshe kur i shihja ata tok e i dëgjoja të flisnin e
    të këshilloheshin bashkë për punët e mbarësinë e të gjithë popullit, si në Kongresin
    e dytë të Manastirit.
    Në Negovan, mua të voglit , që nuk e vrisja mendjen për të kuptuar rreziqet që na
    përgjonin në çdo hap e çap prej armiqve të shkollës shqipe, çdo gjë m'u duk e bukur
    dhe e dashur. Ndonëse s'kisha pranë, si në shtëpi, as nënën, as motrat, atje na u
    bënë të tilla gjithë gratë e vajzat e patriotëve, që nga e veja e Papa Kristos e
    gjer te gruaja e vajzat e pojakut e të mullisit dëshmor të çështjes shqiptare. Dalë
    nga dalë filluan të na simpatizojnë e të na bënin miq edhe ata familjarë të cilët në
    fillim ishin treguar grekomanë.
    Kur u çel shkolla e Negovanit, ditën e parë erdhën nja dhjetë nxënës. Kur u mbyll,
    në qershor, rreth njëqind nxënës e nxënëse morrën pjesë në provimet që u kremtuan me
    pohë e pasqyli.

    Në festën e mbarimit të motit shkollor erdhën nga Follorina kryetari i Beledijes
    Haki bej Qafëzezi, komandanti i xhandarmërisë Qamil Efendi Elbasani dhe arkimandriti
    i komunitetit bullgar, për të nderuar bashkatdhetarët e Papa Kristo Harallambit.
    Edhe motin shkollor 1910-1911 babai në Negovan vajti.(*)
    (*)Në vitin shkollor 1910-1911 dhanë mësim Petro Nini Luarasi, Mihal Zikostathllari,
    Kosta Micehaxhi dhe Vasiliqia Koke nga Bellkameni
    Mua më mori pas, por Dhimitrin e dërgoi në shkollën bujqësore amerikane në Selanik.
    Banuam përsëri në atë vilën e bukur, mbanë udhës së Follorinës, përballë kopshtit
    ku do të ngrihej monumenti i Papa Kristos, banorët e së cilës qenë vrarë të gjithë
    gjatë përpjekjes midis andartëve e komitaxhinjve bullgarë më 1903.
    Babë e bir, të dy flinim në odën përdhese që kish vetëm dy dritare ballë kopshtit.
    Natën babai koburen e mbante nën jastëk, çiften varur në mur dhe dogranë fshehur mes
    dyshekut. Ai punonte edhe pas mesit të natës, se po pregatiste librin ''Mallkimi i
    shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit''.(*)
    ---------
    (*) Kur ishim në Negovan, babai lexoi që gazeta londineze ''Times'' akuzonte
    Patrikanën e Stambollit dhe klerin grek në përgjithësi se ndalonin ''me mjete të
    panomta përparimin e shkronjave shqipe dhe qytetërimin e shqiptarëve''. Kur,
    organi i Patrikanës ''Eklisiastiqi alithia''( ''E vërteta kishtare'') e mohoi këtë
    akuzë, im atë filloi të përgatisë pamfletin ''Mallkimi i Shkronjave shqipe dhe
    çpërfolja e shqiptarit'' ku me dokumenta e fakte provonte të vërtetën se kleri grek
    edhe altarin e shenjtë e përdorte në shërbim të shovinizmit.

    Kur zgjohesha, vija re si mbështetej në tryezë, si mendohej e shkruante, si
    ngrihej e ecte tutje-tëhu, si ulej e prapë shkruante. Herë-herë sikur fliste me
    vete, i helmuar, i gëzuar, ndoshta mallkimeve të dhespotit Fillaret:
    ‘’…I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi ka shkuar në fshatra të ndryshme të
    rrethit të Kolonjës, duke u premtuar emërimin e mësuesve shqiptarë për mësimin e
    shqipes, një gjuhë e cila nuk ekziston… Shpallim se kushdo që ndikohet nga i
    mallkuari Petro Luarasi dhe shokët e tij, ose pranon mësues shqiptarë, do të
    shkishërohet nga i madhi Zot e do të marrë mallkimin e etërve të kishës ….(*)
    -------
    (*) Fragment nga mallkimi i Dhespotit të Kosturit, Fillaret, më 20 shtator 1892.

    po u përgjigjej me fjalët:

    ''Ne shqiptarët i duam jo vetëm vëllezërit tanë grekë, po gjithë vëllezërit e botës,
    veç se dëshërojmë që të na duan edhe ata neve!... Kombi ynë është bashkësia e
    shqipëtarëve, dhe gjuha jonë është shqipja, të cilën e trashëguam nga stërgjyshërit
    tanë Pellazgët…Ta begatojmë gjuhën edhe kombin tënë me kulturë dhe qytetërim, dhe
    atëherë do të shohëm që gjithë sa folën liksht kundër gjuhës dhe kombit tënë do të
    turpërohen dhe si dylli përpara faqes së zjarrit do të treten prej nakarit. Le të
    mos frikësohemi përpara llomotitjeve e prrallave grarishte të atyre që nuk e
    dashurojnë po e urrejnë mbrothësinë e njerëzisë dhe nënë mask shenjtorësh e
    mendarësh duan të na gabojnë ne, dhe le të dimë se ai që është frikacak përkundrejt
    së drejtës - ai bëhet tradhëtor i mëmëdheut dhe i vetes së tij.(*)
    ---------
    (*) Petro N. Luarasi:“Mallëkim i shkronjavet shqipe dhe çpërfolja e shqipëtarit’’,
    Manastir, 1911, f. 7.



    Një ditë e pashë babanë të qajë. Sa m'u dhimbs! Kishte marrë një letër nga fshati ku
    i shkruanin se vëllai im i vogël Pirro pati vdekur nga kolla e mirë e fruthi,
    sëmundje që korrën gati gjithë fëmijët e fshatit atë dimër dhe që u përhapën
    nëpërmjet kungimit.

    * * *

    Motin e dytë në Negovan vizitat e patriotëve nga vende të ndryshme po bëheshin më të
    dendura në banesën tonë: më të shpeshta u bënë edhe përpjekjet e andartëve grekë për
    ta vrarë babanë. Dhe do ta kishin vrarë me siguri po të mos kishin qenë trimi me
    fletë Spiro Toli Bellkameni dhe djemtë patriotë të Negovanit që e ruajtën si sytë e
    ballit.
    Edhe vetë e parandjente rrezikun. Në një letër nga Negovani, me datë 10 mars 1911,
    i shkruan Kristo Papa Stefan Luarasit në Sofje: ''Në kohë të keqe unë s'kam ndërmend
    t'ua le mësonjëtoren grekomanëvet, po do të qëndroj gjer në fund...para dy javësh e
    dërgova Skënderin në shtëpi, e largova...''
    Unë, me të arrirë në Korçë, shkova drejt e në shkollën shqipe të çupave, të piqesha
    me time motër Thomaidhën. Ajo, sa më pa vetëm, u zbeh në fytyrë dhe sa s'ia dha të
    qarit. ''Po babai?'' më pyeti. E sigurova që qe mirë dhe s'dija përse më nisi aq
    herët.
    Në fund të motit shkollor u kthye edhe vetë.
    Në Korçë, një ditë më parë se të ngjiste përpjekja në Orhan Çiflik, e arrestuan. Kur
    i sollën të vrarët te sheshi i hyqymetit atë po e gjykonin në zyrën e mystendikut.
    Kur erdhi në fshat dhe u mblodhën miq e mysafirë që ta uronin për ''Mirë se na
    erdhe!'' ai i pari u dha lajmin e vrasjes së Bajazit Rehovës dhe të pesë djelmoshave
    - nxënës të tij! Kur zuri emrin e Kristaq Kosturit, babai i të cilit pati rënë pesë
    vjet më parë dëshmor i plumbave të andartëve në Selanik, lotët i rrodhën mbi faqe.
    Atë ditë të zezë korriku Korça mbajti frymën. Bijt e saj një çerek ore larg vatrës
    së tyre patën rënë në luftë me asqerët osmanllinj. Disa ditë më parë kapedanët
    Spiro Bellkameni, Qamil Panariti , Mendu Zavalani e Gani Sali Butka patën marrë
    pjesë në mbledhjen e Frashërit dhe sipas planit që vendosën mes tyre komitët, u
    nisën për në vendet e caktuara. Në Vithkuq u bashkua me ta Bajazit Rehova. Në
    Korçë, anëtarët e komitetit patën siguruar armë, bukë e veshmbathje për
    kryengritësit dhe prisnin që të vinte ndokush t’i merrte. Natën e 29 korrikut çeta
    e Qamil Panaritit me tetë vetë dhe e Spiro Bellkamenit me dymbëdhjetë që qenë
    nisur për në Mal të Thatë, pushuan në arat e Orman Çifligut e të Pojanit dhe
    prisnin t’u vinin armatimet.(*)
    (*) Kishin vendosur të sulmonin burgun e Korçës për të çliruar patriotët.
    Një çoban i Mehmet beut i diktoi dhe i kallzoi në Hyqymet. Të dy çetat ranë në pusi.
    Zyrtarët turq thirrën familjarët e kryengritësve të vinin të identifikonin trupat e
    të vrarëve. Po kush guxonte t'i dilte tmerrit në sy? Kur u përhap fjala se plaku
    Vani Cico Kosturi u nis për te shesh i hyqymetit, jo të afërmit e dëshmorëve, por
    gjithë kasabaja i vajti pas.
    Plaku i nderuar qëndroi përpara gjashtë kufomave të bëra copë-copë prej barbarëve
    anadollakë: asnjëra nuk njihej se e cilit trimi qe. I vështroi në heshtje të thellë
    sikur u fal përpara një altari. Dhe kur Rexhep Palla e pyeti për të parin në rradhë
    se e kujt qe, plaku i nderuar iu përgjegj: ''E djalit tim!''
    ''Po kjo tjetra?''
    ''Të gjitha të djemve të mij!'' iu përgjegj patrioti kryelartë, i hodhi renegatit të
    Resnjës një vështrim përçmues dhe i ktheu krahët. Të gjithë e përcollën në shtëpi.
    Atë ditë Vani Cico Kosturi u bë babai i gjithë Korçës.
    Përparimi i shkollës së Negovanit, libri ''Mallkimi i shkronjave shqipe dhe
    çpërfolja e shqiptarit'', që goditi rëndë politikën e Patrikanës në Shqipëri dhe mbi
    të gjitha përpjekjet e tij për themelimin e një komiteti për bashkimin e gjithë
    çetave në Shqipërinë jugore, këto e shumë të tjera i bënë kundërshtarët e Petros që
    të përpiqeshin ta zhduknin sa më parë, sepse qe i ri, i fortë dhe i dashur prej
    kryengritësve shqiptarë.
    Ndërsa s'kalonte javë pa u bërë ndonjë mbledhje në shtëpi të tij me ndonjë Vangjel
    .Gjikë a Memduh Zavalani, ose nga ndonjë bastisje e nizamëve turq kur ngutësisht në
    fillim të gushtit e thirrën në Manastir.
    Më 10 gusht u nda nga shokët e Manastirit shëndosh e mirë.
    Si e penguan edhe kësaj radhë nja dy ditë në Korçë arriu në fshat të dielën që në
    mëngjez. Pati vajtur drejt e në kishë dhe pas meshës gjerdisi me pleqtë e fshatit
    për urime.

    * * *

    Qe gostia e tij e fundit. Atë të djelë rrodhën miq nga të gjithë anët e fshatrave që
    të ndodheshin në panair, ditën e Shën Mërisë, më 15 gusht. Për drekë, atë ditë, në
    mes të mysafirëve të tjerë, pati edhe Stefan Blushin, mikun e vjetër që, kur ishte
    vetë mësues në Bezhan më 1883, e pati kënduar në këngën e kapedan Xhemos nga Starja.
    Po atë ditë pasdreke, priti në odën e vogël nga një burrë prej cilitdo fshati kufi
    me Luarasin, të krishterë e myslimanë. Nga Qyteza më kujtohet plaku Reiz, nga
    Luarasi Adem Karafili. U tregoi dëshirën për çeljen e një shkolle në Luaras për
    fëmijët e këtyre fshatrave, me një konvikt në shtëpinë e tij. Ai me dy të tjerë do
    të jepte mësim, i ndihmuar edhe prej së bijës së madhe, Thomaidhës, e cila atë vit
    mbaroi shkollën e Qiriazëve në Korçë.
    Ai pati edhe një plan tjetër, që e bisedoi vetëm me ata pakë fshatarët e tij që
    kishin pjesë në arat e Pradellës. Sivanllarëve dhe Gjokollarëve do t'u falte
    selishtat e mëhallës dhe arat rreth e rrotull për hiset e tyre. Adem Karafilit e
    Fehimit nga Matorukët, u tha t'ua blinte me qëllim që të ndërtonte një shkollë
    bujqësore dhe ata i thanë se qenë gati t'ia falnin veç të bëhej kjo punë.
    Të nesërmen, ditën e martë, pasi pati përcjellë miqtë e fundit, tek hidhte vrah, e
    thirrën të vinte në Ersekë. Dhe të mërkurën në mëngjes u nis për atje. Rreth orës
    pesë pas dreke u bë keq.
    E shpunë në han të sëmurë. Kërkoi ndihmën e mjekut por s'i erdhi. Kërkoi të vinte
    Mihal Leshica por të dy xhandarët rojtarë te dera e hanit nuk e lanë të hynte. Nuk
    lanë asnjë burrë të hynte brenda ta shikonte, ta ndihmonte. E motra Jane dhe
    fshatari Kozo Dhima e ndihmuan pak. Gjuha i qe prerë. Dha shenjë që ta nisnin për në
    fshat...në Gostivisht. Po atë mbrëmje dha frymën e fundit, në shtëpinë e së
    kushërirës Parashqevi Kita. Fjalët e fundit, të folura me vështirësi, ia drejtoi së
    shoqes: ''Amanet fëmijët!'' dhe mbylli syt e shkoi. Të nesërmen e suallën në Luaras.
    Këtu erdhën edhe doktori grek, edhe xhandarë turq, një syresh i krishterë. Po përse
    erdhën tani?

    * * *

    Petro Nini ‘’paskish vdekur nga kolera’’ dhe kufoma duhej t'i digjej me gëlqere! Të
    krishterë e myslimanë, ndër të cilët edhe plaku Tahir Orgocka patën ardhur në varrim
    të Petros. Muhamedanët, të armatosur, qëndronin pakëz larg: në njërën anë shumica,
    miqtë e Jaçes e të Zenelit, në tjetrën anë Dake Mali me disa shokë, vrasësit e Jaçes
    e të Zenelit! E kur xhandarët guxuan të afrohen që të derdhin gurin përvëlonjës mbi
    trupin e Petros, Dakja, armiku i tij i pajtuar, u turr drejt varrit dhe u thirri të
    tjerëve: ''Qe miku juaj, hasmi im. Po më lehtë do të më përvëlojnë mua të gjallë se
    trupin e Petros!''
    Xhandarët ua mbathën këmbëve pas doktorit që iku kaluar tok me suvarinjtë. Dake Mali
    qante si kalama.
    Thanas Cico Duro-ah sa burrë i mirë, veç të mos kish patur të pirët! - hahej nga një
    herë me tim atë: ''Fol, o Petro, kush është më i pasur, ti me tri motra apo unë me
    tre vëllezër?''
    ''Prit sa të vdes, o xha Thanas, do ta marrç vesh prej kujës.''
    Kur e mbuluan Petron, e mori vesh xha Thanasi që edhe Petrua paskish patur tre
    vëllezër, po jo prej kujes - se zemrat qenë zënë nga zemërimi- po prej asaj që ngjau
    rreth atij varri, që të huaj deshën ta çnderonin, dhe prej qëndrimit burrëror të
    atyre tri motrave.
    Guri Sevo ndodhej larg Shqipërisë kur vdiq Petroja, por Leko Dhosi i dha një
    përshkrim të imët mbi varrimin e mësuesit të shqipes: ''N'atë çast njerëzia as që
    pyetën fare se ç'është frika. Kur vdiq ky njeri i mirë i fshatit tonë, le të vdesim
    edhe ne - le të vdesim!'' thanë. Dhe s'kishin se ç'të bënin asqerët se s'i mbanin
    dot njerëzit''. Kështu shkruante Leko Dhosi, nxënës i Petros, i cili edhe ai vetë
    tre vjet më vonë ra i vrarë mu përpara kishës së Katundit prej plumbave të
    andartëve. Ai shkoi theror bashkë me ata nxënës të Petros që i dogjën në Treskë dhe
    me ata dy dëshmorë të Gostivishtit, atë e bijë, Vasil e Paro Kita, që i therën, po
    në atë shtëpi ku vdiq Petro Luarasi, i helmuar nga shërbëtorët e kishs greke dhe
    xhonturqit e qeverisë turke.
    Burrërisht qëndruan djemtë trima të fshatit rreth kufomës së Petros në atë çast,
    kështu burrërisht edhe rreth familjes së tij tre vjet më vonë, kur skllevër të
    shitur në të huaj deshën ta fshinin nga faqja e dheut.''
    Një shok i Komitetit lajmëronte gazetat: ''Petroja vdiq dhe me vdekjen e këtij
    Atdheu shqiptar humbi një bir të vërtetë dhe Komiteti një anëtar të fortë dhe
    punëtor të parë.''
    Gjithë gazetat u mbushën me nekrologji për Petro Luarasin: ''Dielli'', ''Lirija'',
    ''Drita'', ''Kalendari''...të gjitha botuan përshkrime të gjata mbi jetën dhe veprat
    e tij.(*)
    (*) Ngushëllime vinin edhe nga ‘’Bota e re’’
    Nekrologji për P.N.Luarasin dhe ora e fundit, Dielli , 28 shtator 1911, f.2.
    Ngushëllim: Shoqëria ''Mall i Mëmëdheut'' dhe ''Përlindja Shqiptare'' e Jamestownit,
    dërgon ngushëllimet e saj të sinqerta familjes Petro Luarasi për humbjen e të
    dashurit tyre dhe atdhetarit tonë të palodhur, e fillonjësit të Shoqërisë ''Mall i
    Mëmëdheut'' , Dielli, 19 .10.1911, f.3.

    Shumë atdhetarë të vërtetë e qanë me lot të nxehtë në vjersha të bukura vajtimtare.
    ''Dhe unë vetë e kam qarë Petron'', shkruan Guri Sevo, ''pse e kisha mik e mësonjës,
    dhe se natura i kishte dhënë një cilësi të veçantë në mendje dhe në zemër,
    karakterin që e çquante nga shumica, dhe si shqiptar e kemi dashur se na nderonte
    fshatin e kombin.''(*)
    (*)


    Në fillim të shekullit Patrikana greke pati marrë vendim që dhespotët të emëroheshin
    jo më pleq po të rinj, të zotët për të zbatuar çdo mizori kundër armiqve të
    elenizmit dhe dërgoi të tillë në Kostur, në Manastir dhe në Korçë. Njëri qysh në
    predikimin e tij të parë u tha besimtarëvet: ''Moisiu ka thënë: Përgjigjuni
    kundërshtarit sy për sy e dhëmb për dhëmb". Unë ju them: Ndë ju nxjerrtë armiku
    njërin sy, ju t'ia nxirrni të dy sytë dhe ndë ju theftë një dhëmb, ju t'ia thyeni të
    gjithë''.
    Tjetri: ''Krishti u tha apostujvet: Lerini shtëpitë dhe ejani pas meje. Unë ju them:
    shitini shtëpitë, armatosuni dhe vrajini armiqtë e helenizmit''. Dhe kështu e në
    këtë mënyrë barbare predikonin dhespotët e Fanarit në vendet ku nuk flitej gjuha
    greke.
    Kur mendoj që Karavangjeli i Kosturit dha urdhër që të bëhej masakra e 12 shkurtit,
    në të cilën humbën jetën Papa Kristoja, vetëm se meshoi shqip në fshatin e tij
    Negovan, Papa Theodhosi, vetëm se qe i vëllai i Papa Kristos, dhe Papa Vasili, vetëm
    se qe nipi i tyre, dhe të katër të tjerët, vetëm se donin të dëgjonin ungjillin
    shqip, dhe brenda pesë vjetëve edhe dyzet e katër të tjerë banorë të Negovanit u
    bënë fli vetëm se dërguan fëmijët në shkollën shqipe, çuditem, jo që e helmuan Petro
    Luarasin më 1911, po si nuk e vranë në Negovan që të nesërmen e ditës që çeli
    shkollën shqipe në atë fshat!
    Po, vërtet, pse nuk e vranë?(*)
    --------------
    Kur Thoma Bezhani ia bëri këtë pyetje së gjyshes, ajo i qe përgjegjur : ''Plumbi nuk
    i ze trimat''. (90 vjetori i shkollës shqipe në Bezhan, ''Mësuesi'',14 janar 1974)

    Se ja që Petro Nini Luarasi nuk kish ‘’thimjo ksillo’’, copë dru prej kryqit të
    Krishtit që t’i shërbente si hajmali. Po ç'djem besnikë e trima paskeshin qenë ata
    të Negovanit e të Bellkamenit! Këta të gjithë me kapedan Spiro Bellkamenin e ruajtën
    Petron si të dy sytë e ballit.
    ''Po pse ia bënë atë të keqe dhe e helmuan!''
    Helmimi ka qenë një nga armët e ndyra që përdorte Bizanci për të zhdukur armiqt e
    tij; se vrasja me helm mund të maskohet. Dhe helmatimin e Petro Luarasit u përpoqën
    ta maskonin duke çpifur se vdiq nga kolera.
    Për vdekjen e Petros prej helmit aso kohe u bind e gjithë bota, me gjithë përpjekjet
    që bënë konspiratorët grekë e xhonturq për të mbuluar aktin e tyre kriminal prej
    opinionit publik. Kur u kthye Petro Luarasi nga Manastiri në Kolonjë, domethënë
    dhjetë ditë para se të vdiste, ai ishte fare mirë nga shëndeti.
    Gazeta ''Drita'' e Manastirit, më 16 Vjeshtë e Parë 1911, shkruan për vdekjen dhe
    lajmëron me këto fjalë: ''Ky atdhetar i flaktë vdiq në gusht të këtij moti në
    Ersekë. Disa thonë që e farmakosën armiqtë dhe disa të tjerë thonë se vdiq nga
    apopleksia. Dy javë më parë se të vdiste kish ardhur këtu në Manastir dhe ish fare
    mirë nga shëndeti.''
    Po të kish qenë i sëmurë Petro Luarasi qëndronte në Manastir dhe atje mund të gjente
    mjekimin e nevojshëm. Pas dy ditësh udhë, të mërkurën, më 10 gusht arrin në Korçë ku
    përsëri e mbajtën nën vërejtje për nja dy ditë. Kur e lëshuan, po të kish qenë
    sëmurë, qëndronte në Korçë, ku mund të gjente mjekimin e nevojshëm më lehtë se në
    fshat.
    Të djelë, më 14 gusht, u nis që me natë nga Korça për në Luaras me këmbë. Kur arriu
    në fshat, shkoi drejt e në kishë, ku pati nisur mesha. Të nesërmen qe panairi i Shën
    Marisë dhe u interesua të piqej me sa më shumë mysafirë, që t'u fliste e t'i bindte
    për të çelur shkolla shqipe. Tërë atë mëngjes bëri vizita nëpër fshat. U puth e u
    përqafua me miq e të dashurit e tij. Në shtëpi të tij priti e përcolli mysafirë,
    hëngri e piu bashkë me ta. Të martën shtroi vetë vrahun në lëmë dhe punoi gjithë
    ditën e ditës. Të mërkurën më 17 gusht, thonë se nuk kishte ndër mend të shkonte në
    Ersekë, por e thirrën. Edhe këtë ditë i la kafshët për punë e shkoi me këmbë në
    pazar. Kishte shpresë të kthehej shëndoshë e mirë në fshat.
    Dihet se në Ersekë foli për punë të shkollës që dëshironte të çelej asaj vjeshte
    atje. Për këtë gjë foli edhe me tregëtarët grekomanë të atjeshëm, dhe me Pet
    Prodanin në dyqan të tij. Grekomanët kishin organizuar një shoqëri të tyre në
    Kolonjë me kryetar nderi dhespotin e Kosturit, Joakinin, me të cilin Petro Luarasi
    kishte qenë në luftë për vdekje. Pet Prodani qe kryetar i kësaj shoqërie, një doktor
    grek Joan Thanas Janulis ish sekretar i saj. Atë pasdreke fatale, prej dyqanit të
    Pet Prodanit shkoi në spicerinë e Janulit. Në këtë interval u sëmur Petro Luarasi.
    Që u helmua, s'ka dyshim. Pyetja është: Ku u helmua, në dyqan të Pet Prodanit apo në
    farmacinë aty ngjitur. Përpara spiceranës u rrëzua përdhe. Kur e shpunë në han,
    njerëz të porositur po thërrisnin nëpër pazar: ''Kolera! Kolera! Petro Luarasi ka
    kolerën!''
    Këtë e bënë komplotistët për të humbur gjurmët e krimit të tyre. Në atë moment
    shpifja e bëri efektin e saj për të mbajtur njerëzit larg të sëmurit, po gjithë bota
    e kuptoi që Petro Luarasi vdiq i farmakosur.(*)
    (*) Një fakt tjetër provon se tim atë e farmakosën. Gjatë kthimit nga Erseka, hipur
    mbi mushkën e Kozo Dhimës, villte përmbi qafën e saj. Të nesërmen ngordhi edhe
    mushka, që qe e shëndetshme e bënte përmbi 15 napolona asaj kohe.

    Sali Butka dhe Spiro Bellkameni të cilët ndodheshin në mal me çetat e tyre, erdhën
    fshehurazi në shtëpinë e të vdekurit për ngushëllim dhe biseduan rreth katilëve që
    duhej ta paguanibn me kokë vrasjen e mikut të tyre. E shoqja e Petros iu lut me lot
    në sy: ’’Aman veç gjak jo, se i kam fëmijët të vegjël!’’( )
    (*) Populli ia ruajti kujtimin Petros dhe nuk i harroi bashkëfajtorët. Më 1920, kur
    Kolonja hyri nën administratën shqiptare, patriotët kërkuan dhe bënë që doktor
    Janulis të shporrej prej Ersekës nën akuzën si bashkëpunëtor për vrasjen e Petros.
    Ndërsa Pet Prodani, agjenti kryesor i dhespotit të Kosturit dhe i xhonturqve, i
    lidhur ngushtë me ta si vegël për zhdukjen e Petros, mbrohej nga bejlerët dhe e
    ndjente veten aq të sigurtë sa njëherë kur ra fjala për vdekjen e Petros u mburr
    duke thënë: ’’Miqtë e Petros e muarrën vesh se unë jam më i madh se Perëndia’’.
    Aq e urrenin këta grekomanë Petro Luarasin, sa më 1926, pas rikthimit të
    Zogut, rrugës në të cilën Petro Luarasi pati shkuar i sëmurë dhe i kishin vënë
    emrin e tij, ia hoqën tabelën, dhe në listën e gjatë që u pregatit prej
    bashkisë së Korçës me rastin e 25-vjetorit të Indipendencës shqiptare ndërmjet
    gjithë atyre veteranëve dhe patriotëve mungonte emri i Petro Nini Luarasit,
    (Gazeta ''Drita'', nr. 207, 4 gusht 1937).
    Kundër kësaj ''harrese'' njerëz të popullit dërguan protestën e tyre të fortë në
    gazetën zyrtare ’’Drita’’ të Tiranës. ( Gazeta ''Drita'' , nr.212 10.8.1937, f.3)
    Shënim: ''Bëjmë me dije se në periudhën 12.12.1936-13.8.1945, Skënder Petro Luarasi,
    gjendej jashtë shtetit (në gusht 1937 në Spanjë) pra është i pabazuar çdo
    hamendësim se ''pikërisht ai'' është autori-anonim i kësaj proteste Nuk dihet se
    në ç'rrethana është ngjizur kjo ide që të vërë nderin e shenjtorit ortodoks Petro
    Nini Luarasi në duart e Skënder Petro Luarasit, '' të birit plangprishës, heretik e
    të indoktrinuar me internacionalizëm''.
    Një nga dialogjet e mbajtur në provimet e shkollës shqipe në Korçë midis dy nxënësve
    shqiptarë dhe një nxënësi grekoman, i cili mburr antikat e Greqisë, mësuesi i
    shqipes e mbaron me fjalët:
    Vëlla, ç’na duhen të teprat?
    Nuk vështrojmë punët ne?
    Grekët qofshin të vjetrit,
    Për ne qoftë çdo e re.
    Ai vdiq në luftë e sipër për të renë.
    Kur vdiq i la së shoqes pesë lira borxh të cilat ajo i shleu duke shitur bagëti e
    drithë që t'ia mbante të pastër emrin. Fëmijëve nuk u la trashëgim talanta por
    karakterin e emrin e mirë.
    Në kujtimet e tij Sali Butka shkruan: ’’Në qoftë se në Kolonjë do të ngrihet në
    kohën e ardhshme ndonjë përmendore për atë që e shpëtoi dhe e nderoi këtë vend, kjo
    përmendore duhet të jetë e Petro Nini Luarasit, që na zgjoi, na bashkoi e na
    lartësoi dëshirat e veprimet’’.( )
    ( )Mbas çlirimit, Kolonja ia ngriti bustinPetro Nini Luarasit dhe ia përjetësoi
    emrin në shkollën e Ersekës të cilën e pati ngritur që gjatë Rilindjes Kombëtare .

    Epitaf i thjeshtë: ‘’Mësues i lavdishëm i shkollës shqipe’’.

  2. #2
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Puna e Petro Luarasit eshte vertet nje monument ne fushen e shqipes.

    Ndoshta duhet folur shume me tepr per keto lloj temash
    sereno

  3. #3
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skender P. Luarasi, Kujtime: ‘’Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar’’

    SKËNDER P. LUARASI
    Kujtime ‘’Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar’’


    Linda

    Të enjten që në saba,
    u këput një yll e ra,
    o ç'gëzim për marshalla.
    Thomaidhës dhe Dhimitrit,
    sot u lindi një vëlla.





    Unë linda më gjashtë janar, motin e fundit të shekullit që perëndoi, në fshatin Luaras të rrethit Kolonjë.
    -------
    - S.Luarasi e cilëson vitin 1900 si vitin e fundit të shekullit XIX ndaj, sipas kalendarit të ri, datëlindja e tij duhet të ishte 18 janar (kalendarit të vjetër i shtohen trembëdhjetë ditë dhe i zbritet një ditë nga viti i fundit i shekullit). Meqë zyrtarët e cilësuan vitin 1900 si fillim të shekullit XX, ia shënuan datëlindjen më 19 janar. (Shën. i red.)

    -Fshatit Luaras (ndryshe Luadhas emërim për shkak të luadheve të shumta) në fund të shek.XIX kishte mbi dyqind shtëpi të shpërndara në njëmbëdhjetë mëhalla, myslimane e të krishtera të quajtura Mal, Kostallarë, Penkollarë, Pepillarë, Bakillarë, Priftanj, Frëngjas, Mujollarë, Gurakë, Ziskollarë e Matorukë. Veç pepillarëve të gjithë banorët e Luarasit qenë me origjinë shqiptare.

    Ngjarjen e kësaj dite, më të rëndësishmen në jetën time, si në jetën e çdo njeriu, nuk munda t'a shoh me sytë e mi. Të tjerë më të mëdhenj se unë nga mosha, ma kanë treguar fill e flakë, dhe më duket sikur të kem qenë edhe vetë atje ditën, a më drejt me thënë natën, e gjashtë janarit, 1900, alla turka.
    --------

    Alla turka - Këto dy fjalëza kanë një kuptim të gjerë nga pikëpamja gjeografike e historike, fetare, kulturale dhe morale. Ato tregojnë që në atë kohë ajo copë tokë në jug-lindje të Evropës, sot e quajtur Shqipëri, qe pjesëz e Perandorisë Otomane. Populli shqiptar jetonte nën pushtetin e ngadhnjimtarit oriental që i kishte imponuar gjithë të metat e një bote kryekëput të huaj.
    Feja muhamedane dhe kristiane, të dyja orientale dhe të mbrusura me bestytnira të panatyrshme ia çartnin shpirtin popullit shqiptar në turq e kaurë.

    Unë vetë me këta sytë e ballit e kam kënduar këtë fakt ashtu nja tetë a nëntë vjet pas lindjes sime në një defter të shtëpisë në të cilin babai kishte shënuar datat e ngjarjeve me rëndësi në familjen tonë. E gjeta radhorin rastësisht në hatëllin e vatrës së madhe duke kërkuar atje ndonjë këmborë a zile për ta përdorur ditën e Vangjelizmoit, kur kalamajtë e fshatit, me shumë zhurmë e shamatë, trembnin e dëbonin gjarpërinjtë, uriqtë e thithëlopat nga qilarët.
    Një dëshmi tjetër që vërteton ditëlindjen time gjëndet në Kalendarin Kombial që botonte për çdo mot, në atë shekull, shtypshkronja ‘’Mbrothësia’’ e shoqërisë ‘’Dëshira’’ të cilën patriotët e komunitetit shqiptar e patën filluar ''që më një të Kollozhegut atje brenda mu në Sofje për skoli në Shqipëri''. Në pragun e shekullit tonë, në numrin e janarit 1901, në shtyllën e ndihmëtarëve ky kalendar lajmëronte botën shqiptare se në familjen e Petro Nini Luarasit pati lindur një djalë, i pagëzuar me emrin Skënder, i cili pa mbushur akoma motin, nga patriotizmi i tij i flaktë dhe i përvëluar për mëmëdhenë, zgjidhi qesen për të ndihmuar kulturën shqiptare. Natyrisht që motaku zgjidhi qesen e t'et.
    Që në mëngjesin e ditës së enjte, djem këmbëshpejtë të mëhallës Kostallarë
    ---------------------
    Kostallarë, quhet kështu meqenëse u themelua nga Kosta, paraardhësi im. Stërnipi i Kostës, ose më mirë të them, stërgjyshi im më i largët që më kanë thënë, qe Sotiri. Pra unë mund të quhem: Skënder Petro Nini Petro Risto Koço Sotir Kostallari.
    Fëmijët e tjerë të Kostës, të përzënë prej bejlerëve, u arratisën në Stamboll, Volo e Athinë.

    u vërsulën në të katër drejtimet kardinale për në katunde ku im atë kishte miq e farefis që t’u jepnin lajmin e gëzuar të lindjes sime dhe të merrnin sihariqin. Që atë ditë rrodhën tezet, tetot e hallot, kushërinj e kushërira, krushk e krushka, të gjithë plot gëzim për atë ferishte që po shtonte numrin dhe të qarat e shqipëtarëve nën zgjedhën turke. Ato erdhën të ngarkuara me torba dhe hejbe plot kuleçë e petulla, byrekë e brushtulla që ta ndihmonin vëllanë a dajon e tyre, kunatin a motrën e tyre në këtë hall të madh që i gjeti, t'u jepnin dorën prindërve të gjorë të cilëve po u shtohej edhe një gojë tjetër rreth sofrës varfanjake. Dhe ç'kuleçë e brushtulla qenë ato të hallë Janes e hallë Nerënxës (të martuara në Blush), të hallë Kiles (motra më e vogël e babait) dhe të teze Thinës (motra më e vogël e nënës), të dyja të martuara në Vodicë.
    Të atillë meshë nuk besoj të gatuanin as duart e bardha të zonjave korçare ditën e Shën Gjergjit për Mitropolitin e tyre Foton.

    * * *

    Lindja ime qëlloi ditën e Ujit të Bekuar, festa e pagëzimit të Jezu Krishtit. Ndërsa orthodhoksët ishin nisur herët në mëngjes që të merrnin pjesë në meshën e madhe të Zotit, në dhomën e lehonës hyri një plakë nga mëhalla Penkollarë, një femër e re nga vjetët por e krrusur nga trupi, e reshkur nga fytyra dhe e thinjur nga flokët. Ajo qe gruaja e fshatit tonë e cila pati humbur emrin. Atë e thërrisnin me sa e sa nofka të rastit, vetëm me emrin e saj të pagëzimit , jo. ''Erdhi që gjallë mos ardhtë'', ''Po shkon që mos u ktheftë më kurrë'', ''Punë zeza'', ''Jetë zeza'', ''Turpja'' dhe dukej sikur të gjithë banorët patën bërë be t'ia harronin emrin e vërtetë. Ata thoshin se ajo shtinte fall e bënte magji dhe ish e zonja të zbriste hënën në tokë e të merrej vesh me vetë djallin, prandaj edhe nuk e qasnin në kishë.
    Vajza e mplakur e pyeti lehonën se në ç'orë të ditës linda.
    - Në mes të natës moj zonjë! - u përgjegj nëna.
    - Uëu ! - klithi plaka e tmerruar, - në sahatin e lugetërve! E zeza ti! Po të cilës nate moj? Mos të së martës!
    - Sonte, të enjten duke gdhirë Ujët e Bekuar! - lëngoi lehona e trembur nga pyetjet që i bënte plaka.
    - Epo, gjene shyqyr! - psherëtiu plaka e lehtësuar. - Shyqyr o Perëndi! - psherëtiu përsëri duke bërë kryq tri herë . - Gjysmë e së keqes moj motër, gjysmë e së keqes, që nuk e polle të martën në mes të natës. Do zoti, rron e bëhet djalë i mbarë se mjaft të kanë vdekur dy me radhë gjer më tani, moj e gjorë! Do zoti rron! Veç mos i ngjaftë t'et! Dhe ai babai yt korbi, me ç'burrë të martoi - me një të mallkuar. Na ruajt Perëndia nga një fat i tillë!
    Me fjalën e fundit akoma nëpër dhëmbë, plaka bëri përsëri tri herë kryq, brofi nga froni, zgërdhiti sytë mbi beben e mbështjellë në djep, ptyti tri herë prapa supit të majtë që të trembte hijet e liga dhe të mos e përsyshte ferishten. Pastaj, e mbështetur në shkop dhe duke çuçuritur fjalë të pakuptueshme, shpejt e shpejt, doli jashtë portës së oborrit dhe humbi nga sytë e botës përgjithmonë.
    Lehonës iu duk sikur e zu çatia.

    * * *

    Tregonin për plakën Turpja se dikur në rininë e saj kishte qenë nga më të mirat vajza të fshatit tonë dhe më e bukura ndër të gjitha. Cili djalë, thoshin, do ta shpjerë nuse në shtëpi dhe s'do të jetë i lumtur me të! Ajo pati qenë edhe shumë e mençur, por ja që bëri një gabim të rëndë shumë, ndonëse jo krejt për faj të saj, që ia nxiu faqen për tërë jetën.
    Kur dhespotët e kishës bizantine udhëtonin çdo vjeshtë nëpër fshatra për të mbledhur tagrat që duhej t'i paguanin orthodhoksët zemërbutë Perëndisë me lutje që t'u siguronte shpirtrave të tyre një vend për në parajsë, koi ashtu ndonja njëzet e ca vjet më parë, t’i bënin Mitropolitit të Kosturit konak në shtëpinë ku banonte kjo vajzë. Dhjaku i taksidarit të Patrikanës e vuri re dhe nuk u zuri besë syve që një lule kaq e bukur mund të rritej në ato vise malore. Dhe i tha dhiaku hirësisë së tij: -Imzot, në këtë shtëpi jeton një perri që s'mund ta gjesh në Kostur e Korçë. Bukuria e saj vlen sa tërë thesari që japin vreshtat në dioqezën e gjerë tënden. Dhe e thirri vajzën që të eksomollogjisej, të nunosej, të rrëfente gjynahet në odën e shenjtërisë së tij, t'i puthte dorën dhespotit, të merrte uratën e të bekohej, që t'i laheshin mëkatet...
    Vajza fatzezë shpejt u venit si trëndafili i tharë nga bastra dhe nuk u nis më nuse kurrë: se fshatarët e malësive tona qenë fetarë, por kishin një mendje të çuditshme. Ata vërtet i bënin nderime veqilit të Krishtit, mirëpo nderin e tyre e vinin më lart se qiellin e se çdo gjë tjetër në botë dhe nuk donin as frymën e shenjtë t'u prekte grate, qoftë edhe me fillin e zambakut të Shën Gabrielit.
    Kështu e mjera bijë e Xhoke N. që nuk ishte shumë përmbi të gjashtëmbëdhjetat kur ra viktimë e dhespotit të Kosturit, shpejt u venit si lule e këputur. E përbuzur nga bota ajo endej andej-këndej, e përhëndur, gjer sa një ditë shkurti tek shkonte nëpër Vakëfe, në Stratobërdhë, Treskë, Katund e Trebickë, ku kish gjerinj të largët, e zuri tufani në Makërzë dhe e mbuloi me petalet e dëborës së dimrit kur linda unë. Se është e vërtetë sa thuhet për klimën në anët tona: Kur fryn Qesaraka dhe vë çallmë Mali i Zi, shkurti i shkurton udhët e marsi mbledh lëkurët.
    Fshati ndau për Turpjen një përshpirtje për ditën e varrimit dhe një dorë e dashur, e panjohur, nguli fshehurazi një kryq të bardhë mbi baltën që e mbuloi, më të bukurin kryq prej çmërsi në oborrin e Shën Kollit atje nën goricën prapa kishës, ku varroseshin të mallëkuarit e fesë. Më vonë as prifti dhe as fshati nuk u kujtuan më kurrë të bënin një ''Ndiezot!'' për të, sikur donin ta harronte edhe vetë perëndia. Por as emrin e dhespotit nuk e përmendnIn fare. Dukej sikur patën vendosur me përgjërim fetar të heshtur ta mbulonin punën e tij prej djalli se qe gjynah të flitej keq për shenjtërinë e tij.
    I vëllai i vajzës së gjorë, nga turpi, e la fshatin papandehur dhe iku, sipas të thënave të disave, në Rillë të Bullgarisë, sipas të tjerëve në Agjeon Oron, në Mal të Shenjtë, ku u bë kallogjer për të larë mëkatet e motrës së vetme. Pas ca kohe mbaruan edhe prindërit e saj fatkeqë.
    Katastrofën e familjes e mbijetoi e bija natyrale e Turpjes. Që për së gjalli pleqtë e fshatit ia shkulën nga gjiri gruas së shkretë bijëzën, duke e bërë kështu edhe më të shkretë. E shpunë në Korçë, që atje të rritej në mëshirë të Mitropolisë, në shoqëri të atyre çupave që gjuhët e mira i quanin për eufemizëm ''mbesat e dhespotit''. Disa nga fshatarët e saj, shpirtzinj e të pamëshirë, sikur të mos ishin ngarkuar mjaft me të ligën që i patën bërë sëmës, i ngjitën nofkën ''Doçka'' sepse që ditën kur lindi, njerëzit e shtëpisë për të fshehur turpin e familjes, bënë përpjekje ta zhduknin beben, por vetëm se i thyen këmbën. Kështu që njerëz më të urtë se të tjerët e thërrisnin me cenin e saj fizik ''çalamania''.


    * * *

    Ujin e Bekuar të krishterët e mbajnë për njërën nga festat më të shenjta dhe e kremtojnë me pasqylitë e një panairi rruzullor në të gjitha viset ku rrojnë ithtarët e Krishtit.
    Sipas legjendës me të cilën fillon Ungjilli, si sot e ndonja dymijë vjet më parë, Perëndia e dërgoi të birin, të vetëlindurin, që të shpëtonte njerëzimin nga gjynahet. Këtë udhëtim të mrekullueshëm të birit të Perëndisë nga qielli në tokë, Papa Vasili, prifti i fshatit nga mëhalla Mal, na e rrëfente ne kalamajve si një përrallë:
    ‘’Ishte mos na ishte, na ishte një burrë i mirë që e quanin Shën Jan i cili pagëzonte njerëzit në lumin Jordan që buron pranë fronit të Perëndisë dhe derdhet në gjolin Galile. Meqë pagëzonte njerëzit i vunë mbiemrin Pagëzori, që ta dallonin nga Janët e tjerë. Ditën e 6 janarit (rreth tridhjetë vjet pas fillimit të erës sonë) erdhi tek Shën Jani një burrë 30-vjeçar, të cilin Pagëzori e njohu me të parë dhe e përshëndeti: ''Mirë se vjen, o Josho, ndihmë e perëndisë, që zbrite të shpëtosh njerëzimin nga gjynahet''.
    Dhe sipas kërkesës së Jezusit (kështu e shkruanin greqisht emrin e Joshos) e krodhi, bëlldump! në ujin e bekuar të Jordanit, i leu në ballë një kryq me krishmë, me vaj të shenjtë dhe e baptisti duke e pagëzuar me emrin Krishti.
    Jezu Krishti (sikundër tregojnë librat e shenjta) i përcjellë nga dymbëdhjetë nxënës që u quajtën apostuj, shkonte nga fshati në fshat dhe i këshillonte njerëzit të bëheshin të urtë e të bindur, tua falnin fajet mëkatarëve në këtë botë, se ashtu do tua falte Perëndia edhe këtyre në atë botën tjetër. Të mos gënjenin, të mos vidhnin, të mos vrisnin taksidarët e Romës, ''ti jepnin Cezarit ç'i përkiste Cezarit dhe Perëndisë ç'i përkiste Perëndisë. Po tu jepte xhandari i Romës një dackë në faqen e mëngjër, t'i kthenin edhe faqen e djathtë për një dackë tjetër, se më në fund ofiqarët do të lodheshin së dhëni dacka dhe pa tjetër do të bëheshin të mirë’’.
    Kështu mësonte Krishti për tre vjet me rradhë në Palestinë që ku buron lumi Jordan nga froni i Perëndisë dhe gjer atje ku derdhet në gjolin e Galilesë. Mirëpo në fund të tre vjetëve njëri nga apostujt e tij, që quhej Juda dhe do të kish qenë idhtar i partisë ''Dhëmb për dhëmb e sy për sy'', nisi ta urrejë Krishtin për politikën e tij paqësore. Ai e kallëzoi tek dhespotët hebrenj dhe këta ia dorëzuan perandorit romak Pilati. Ky '' pasi lau duart'' ua dha xhandarëve romakë dhe ata e kryqëzuan. Mirëpo, si bir perëndie që qe, Krishti u ngjall pas tre ditësh, u ngrit nga varri dhe fluturoi tek i ati në qiell.
    Sido që të ketë qenë puna me Krishtin, kur vdiq edhe Shën Jan Pagëzori, zanatin e tij e vazhduan priftërinjtë e krishterë. Këta veç ferishteve që i pagëzonin tre-katër ditë pas lindjes së tyre, më gjashtë janar të çdo moti pagëzojnë jo më Krishtin (ky që kur e mbërthyen në kryq nuk zbret më në tokë) por ikonën e tij dhe të nënës së tij, virgjëreshës Maria dhe apostujve e dëshmorëve që u vranë për fenë e Krishtit.
    Për tu ndodhur në këtë sehir të madh të pagëzimit të ikonave, që mëngjesin e thellë, me të dëgjuar buçimën e këmbanës, gjithë orthodhoksët e fshatit tonë, burra e gra, pleq e plaka, sa kishin akoma dorë e këmbë, me kalamajtë e tyre përpara, niseshin të gëzuar drejt bregut të Shën Kollit, që i paçim uratën! Kur ishte moti i kthjelltë, Papa Vasili, në krye, çante dëborën dhe me kryqin në dorë udhëhiqte grigjën drejt pellgut më të thellë të Përroit të Madh. Atje duke ndjekur shembullin e Shën Janit e duke kënduar: ''En i Jordhanit vaptizomeni su qirije!'' hidhte kryqin brenda në ujë.
    Përnjëherësh dy, tre, katër djem nga më guximtarët e fshatit (por edhe më budallenjtë) kërcenin në ujë për të gjetur kryqin. Pastaj e gjezdisnin nëpër fshat shtëpi më shtëpi dhe ua zgjatnin njerëzve në buzë ta puthnin por edhe të hidhnin ovullin në dhisk.
    Kur moti bënte tepër ftohtë a frynte e binte borë, besimtarët mblidheshin në kishën e ngrohur valë nga qindra kandilë, qirinj e dhambadhe dhe atje zhvillohej mesha e Ujit të Bekuar që mund të quhej me plot gojën ''Panair i tregëtisë së madhe fetare''. I rrethuar nga djem që kishin qejf të shërbenin si dhjakë dhe i ndihmuar prej epitropit që i dorëzonte konizmat njëra pas tjetrës, sipas shkallës që kishin arrirë shenjtorët në mbretërinë e qiellit, Papa Vasili nga dera e Agjikin Vimës u paraqiste besnikëve figurat e dhogta duke i dhënë secilës, me fjalë të zjarrta, mishërim e ndërgjegje njerëzore por edhe pushtet hyjnor: - Kjo është Shën Mëria që i paçim uratën! Është Parthenoja që lindi Krishtin, birin e Perëndisë, me anën e frymës së shenjtë. Kush do ta blerë e ti ketë uratën? Një mexhide!
    Qe bërë zakon në kishën tonë që kur vinin në ankand Virgjëreshën askush të mos e ngrinte çmimin e ta merrte pa konkurencë Maria Sivani, nëna e psalltit Mitre Sivani e cila mbahej si plaka më fetare e fshatit tonë. Mirëpo kur prifti paraqiste konizmën e Krishtit, atëherë çoheshin peshë e delnin përpara Kristoja nga Penkollarët, Kristaqi nga Mali, Kiçoja nga Priftanjtë, secili duke nxjerrë qesen kraharorit e duke thirrur njëri pas tjetrit: ''Unë dy mexhide'', ''Unë tri!'' ''Unë një lirë!'' duke shtuar kush e kush më shumë pjacën e asaj cope dhoge ku qe zografisur një fytyrë njeriu që besohej të ish e birit të Perëndisë dhe e Virgjëreshës. Dhe kur më në fund asnjërit nga të tre, katër, pesë vetave nuk i mbetej takat për ta çuar çmimin më lart, atëherë delte prej turmës xha Loli nga Kostallarët, i cili me një çerek a mexhide më shumë e fitonte konizmën e ''shpëtimtarit të njerëzimit''. I gëzuar e shpinte në shtëpi që ta puthte i biri i sëmurë, Kici, të merrte bekimin e të shërohej nga veshkat, sëmundje që e ndau nga jeta në lulen e djalërisë.
    Prifti dhe epitropët e vazhdonin pazarin e Ujit të Bekuar edhe me konizmat e tjera: me të Shën Kollit që ishte pas Shën Mërisë, më i madhi shenjt i fshatit tonë. Mitët e Mitraqët e Penkollarëve haheshin në ankand për ikonën e Shën Mitrit sepse ky qe pajtor i mëhallës së tyre. Ca më keq haheshin Miçot, Mihalët e Mihallaqët e Malit për ikonën e Shën Mëhillit, jo vetëm se ky shenjt ( me shpatën më të fortë se të Shën Gjergjit ) qe pajtor i mëhallës së tyre, por edhe nga dëshira ta bënin mik e tua zgjaste jetën, se është Shën Mëhilli që ua merr shpirtin njerëzve.
    Edhe në shtëpi, në qoshen kryesore të vatrës, të krishterët mbanin nga një konizmë, së cilës jo vetëm natën por edhe ditën i ndiznin kandilen me vaj ulliri (këtë duhej ta bënin edhe sikur të mos kishin mjaft vaj për tu tiganisur vezët fëmijëve) dhe i faleshin figurës për mëngjez e për mbrëma. Zakonisht ikona qe e shenjtorit që kish emrin e ndonjë të pari të familjes dhe mbahej për pajtor i saj.
    Në familjen tonë emri më i përsëritur brez pas brezi qe Kostandin (Nini) dhe Petro. Mirpo në shtëpinë tonë nuk mbahej ikonë dhe babai nuk blinte konizma për Ujë të Bekuar, nuk na linte ne fëmijët ti puthnim, t'u faleshim e t'u ndiznim qirinj dhe na ndalonte të kungoheshim në kishë. Këtë sjellje të babait priftërinjtë e quanin si një përçmim ndaj fesë, ndonëse ai e bënte për të na ruajtur shëndetin nga sëmundjet ngjitëse.
    Në mbarim të ankandit kur ishin shitur surretët e ndo njëqind e pesëdhjetë shenjtorëve ndër fshatarë që gëzonin emrat e tyre, epitropi ua jepte flamurin vajzave të fshatit. Këto, të nisura dhe të stolisura si për festë të madhe dhe të zëna dorë për dore duke kënduar e dredhur valle, i binin kishës tri herë rreth e rrotull dhe kështu i jepnin ditës së Ujit të Bekuar pamjen e bukur që ne djemuria e mbanim mend të gjallë për gjithë motin.
    Nga të pesë lagjet e krishtera të fshatit tonë, çupat e Malit ishin shtatlarta e trimëresha, të Priftanjve ishin të urta, të Kostallarëve ishin amvisa e punëtore, por vajzat që dalloheshin për pamjen e tyre i gjeje në Penkollarët.
    Kur të katër palë bukuritë mblidheshin në kishë ditën e panaireve, për Pashkë a për Ujin e Bekuar dhe të kapura dorë për dore së bashku, dridhnin valle e këndonin, i jipnin shije jetës së ashpër të fshatit dhe e bënin të ëmbël, të bukur e të dashur.



    Pagëzohem

    Të premten, në mëngjes herët, babai nisi të kunatin Guri Sevo për në pazar të Korçës që të psoniste ç'i duheshin familjes, në pagëzimin e poganikun e bebes, të djelën më 9 janar. Ditën e pagëzimit, zakonisht të tretën pas asaj të lindjes, e përfillnin aq të rëndësishme, sa shpesh ishte kjo që mbahej si fillimi i jetës së njeriut. Dhe ceremonia bëhej sipas disa rregullave të rrepta që, po të mos merreshin në sy, kishin pasoja shumë të rënda. Me pagëzimin e saj foshnja jo vetëm merrte një emër por edhe bëhej idhtar i besimit që kishin prindët e saj.
    Kushdo e kupton arsyen që çdo gjë që shohim e dëgjojmë në jetën tonë duhet të ketë një emër të caktuar, përndryshe si do ta shquanim vëllanë e madh prej të voglit, si do ta dallonim zërin e laureshës prej atij të laraskës? Kjo është e kuptueshme dhe natyrale, ajo që është e pakuptueshme dhe formale është mënyra se si jepej emri.
    Sipas ritit orthodhoks, emrin e fëmijës që do të pagëzohej duhej ta zgjidhnin nuni e ndrikulla dhe prindërit nuk duhej ta dinin veçse pasi t’ia shpallnin botës nuni ose ndrikulla në pagëzim e sipër. Me të mbaruar mesha, kur graria ktheheshin me vrap në shtëpi për të gatuar drekën dhe burrat nisnin muhabetin në hajat të kishës, prifti vinte në baptisteri, ku rreth kazanit të mbushur me ujë të vakur e prisnin ndrikulla me foshnjën e mbështjellur mirë dhe ndonjë vajzotë që ndihmonte gruan. Pakëz më lart qëndronin edhe ndoca kalamaj që prisnin të dëgjonin emrin dhe të vraponin kush e kush më parë për t’u njoftuar prindërve e të merrnin bakshishin.
    Momenti kur prifti e zhyste foshnjën në kazan dhe ndrikulla i ngjiste emrin, kërkonte kujdes e vëmendje të madhe. Ceremoninë e gjatë prifti e bënte greqisht dhe vetëm një fjalë thoshte shqip:''Emrin!'' Në këtë grimcë kohe ndrikulla duhej të ishte tërë sy e veshë dhe e përgatitur që të thoshte qartë e mirë emrin e paracaktuar të foshnjës e cila do të thirrej për tërë jetën me fjalën që do të flitej e para në atë çast.
    Një gabim i vogël bëhej fatal për fëmijën gjithë jetën e tij. Në shtëpinë e Itellarëve qe një nuse që thirrej ''Tasë moj plaç'' sepse gjatë psalljes së mërzitshme të priftit në pagëzim e sipër të bebes, ndrikulla, që vetë quhej Tasë, kush e di se ku e kishte mendjen. Kur prifti i tha shqip: ''Emrin!'' dhe ajo nuk u përgjigj, çupa ndihmëse e shtyri me brryl që ta përmendte duke i thënë: ''Tasë moj plaç!'' Kështu së gjorës foshnjë i mbeti emri për tërë jetën. Mirë që bebeja ndodhi femër.
    Një tjetër gabim fatal: Kur në luftën ballkanike ushtarët e Kostandinit grek pushtuan Kolonjën, në Katund i lindi djalë një grekomani të tërbuar i cili i dinte greqishtes veçse nja dy fjalë urimi si ''kalimera'', ''kalispera'' dhe ndonjë fjalë sharëse si ''kakurgos'' (maskara)

    I tha ai nunit që nuk dinte asnjë fjalë greqisht, as për të uruar, as për të mallkuar: ‘’Më lindi djalë! Dua të m'i vesh një emër që të jetë thjesht eleniko. Mor një emër grek që të mos ketë jo në Korçë por rallë të gjendet qoftë dhe në Athinë!". Dhe nuni me këtë rast do të vinte se do të vinte në Korçë për të psonisur. Këtu pyeti avokatin e tij për një emër grek.
    ''Themistokli!'' i parashtroi avokati.
    - Edhe në fshat kemi Misto!
    - Atëherë Miltiadh! ia priti avokati
    - Ah, edhe Milto kemi! ia priti nuni.
    - Epo, do të jap emrin e një perëndie greke, që edhe brenda në Athinë zor se do ta gjeje, - i tha avokati, - Likurgos!
    - Hë më të lumtë! Ja, këtë emër grek nuk e kam dëgjuar gjer tani! - thirri nuni i gëzuar. I dha avokatit një shpërblim të mirë, iu lut t’ia përsëriste emrin edhe nja dy-tri herë shqip e shqeto duke shkëmbyer edhe ai avokatin. Pas dreke, në han të Gelit, i hipi mushkës së ngarkuar me hejbe dhe tek ecte kaluar drejt fshatit, vazhdonte të çuçuriste: ''Likurgos! Likurgos! Likurgos!'' Edhe gjumi në shtrat e zuri me fjalën ''Likurgos!'' në gojë.
    Të nesërmen u nisën me beben për në kishë dhe u mblodhën rreth kazanit të pagëzimit: prifti, nuni, ndrikulla, ndonjë grua ndihmëse dhe një tog djemsh lajmëtarë. Teksa erdhi ajo grimcë kohe fort e rëndësishme kur prifti, pas kanaqisjes së gjatë greqisht, foli fjalën shqip: ''Emrin! '' nuni ynë i bekuar, duke patur mendjen kush e di se në ç'hall të shtëpisë së vet, u zverdh, u përtyp, u kollit sikur do të thërriste në kujtesë diçka të harruar dhe nxorri prej fytit emrin ''Kakurgos!''-''maskara''
    Mirë që bebeja ndodhi mashkull dhe nuk e mbushi motin, se vdiq përpara se t'u dorëzohej Kolonja ushtarëve shqiptarë, në janar 1914, për t'u bashkuar me Shqipërinë e lirë.

    * * *

    Të shtunën mbrëma vëllai i madh i nënës sime, Guri Sevo, u kthye nga pazari i Korçës duke sjellë gjithë ato të mira që duheshin për festën e pagëzimit dhe poganikun e bebes. Im atë prej anës së tij ftoi që atë ditë në shtëpi për bisedë zotin nun dhe zonjën ndrikull.
    Kumbarët Thanas Cico Duro dhe e shoqja Lino, prindërve të mij u kishin pagëzuar më parë katër fëmijë, të parin fare me emrin Sotir (shpëtimtar-greqisht) për të kujtuar një katërgjyshin e gjyshit tim Ninit, ndoshta edhe për ta shpëtuar të gjorin plak nga andrallat e shumta shtëpiake. Mjerisht i pari im vëlla jo vetëm nuk mundi tu jepte ndonjë ndihmë gjyshit a babait, por kur u bë pesë vjeç na morri pas në varr edhe të motrën dy vjeçe me emrin e bukur, por grek, Eufrosina. Të dy tok e në një ditë me tu kunguar në kishë, ranë fli të kollës së mirë e fruthit, sëmundje që korri shumë kalamaj të fshatit tonë në atë mot kur ra tërmeti në Korçë. Nga të krishterët shpëtuan vetëm ata që nuk patën rast të kungoheshin dhe përgjithërisht fëmijët muhamedanë.
    Aq fort nuk i donte babai emrat e huaj, sidomos grekë, sa kur u kthye nga Stambolli dhe mori vesh se të bijën e parë ia kishin pagëzuar Eufrosina, ai e përqeshi me një nofkë që nuk e zenë ngojë në një shoqëri të mirë. Kur ia pagëzuan dy fëmijët e tjerë me emrat Thomaidha e Dhimitri, ai ndodhej në Bukuresht e Stamboll dhe nuk pati se si të ndërhynte pranë kumbarëve për emra shqiptarë. Por të dy këta fëmijë nuk u kunguan kurrë dhe rrojtën e morën pjesë në mësimet dhe pësimet e mësuesit fanatik të gjuhës shqipe.
    Sikundër edhe më parë, babai solli nga Bukureshti shumë libra shqip, ndër të tjera edhe ''Istori e Skënderbeut'' të Naim Frashërit. Aq fort pati rënë në sevda me emrin e heroit tonë kombëtar sa, me siguri, që atëherë e pati vendosur të ma vinte emrin Skënder po të lindja djalë, jo Gjergj, jo Aleksandër, por Skënder, edhe pse anëtarët e familjes sonë konsideroheshin ortodoksë. (* )
    -------------------------
    (* )Orthodoks - Ithtar i cili i mbahet në mënyrë konsekuente, pa asnjë shmangie ose ndryshim, parimeve të një dokrine fetare, morale, politike. (Fjalor i gjuhës shqipe, botim i vitit 1954)

    Shkurt, babai thirri kumbarët në shtëpi dhe u tha: ‘’Zoti nun dhe zonja ndrikull, jam shumë i gëzuar që më lindi djalë, se me dy djem e ndjej veten më të fortë se sa me dy çupa. Shpresoj se bebes nuk ia keni gjetur emrin akoma.
    - Ia kemi gjetur, - tha xha Thanasi.
    - Mos ma tregoni! Mbajeni për ndonjë rast tjetër. Këtij djali do t’ia vini emrin Skënder.
    - Uëu,ç'është kjo Skënder! - thirri ndrikulla
    - Mos na e thuaj ti, se vdes! - thirri nuni.
    - Më mirë të vdesë se të mbajë emër tjetër!
    Dhe meqë Thanas Duroja, një nga pleqtë më të mirë e më të mençur të fshatit tone kur qe esëll, sikur e tepronte me raki ditët e kremte, babai iu drejtua zonjës ndrikull:
    - Ju lutem të ma pagëzoni ju tim bir dhe ta mbani mend mirë emrin Skënder, që të mos na ngjasë ndonjë e papritur.
    Dhe vërtet kështu më quajtën, për të keqen e vetë nunit,( ) për të keqen e tim eti dhe timen, për të keqen e të gjithë atyre që më vonë, duke patur mbiemrin Luarasi, u pagëzuan me emrin Skënder.(*)
    (** ) Për të keqen e nunit...- Sapo morrën vesh në Hyqymet se ‘’orthodoksin’’ e pagëzoi me emrin Skënder, xha Thanasin e thirrën në Ersekë dhe do ta kishin mbajtur të burgosur si herën e parë në gjyqin e abetares sikur të mos kishte ndërhyrë Petro N.Luarasi.
    (** ) Bëhet fjalë për arkitektin Skënder Kristo Papa Stefan Luarasi i lindur në Athinë,1901 që shpesh e kanë ngatërruar me Prof. Skënder Petro Nini Luarasin (Luaras, 1900 – Tiranë, 1982), jo vetëm kur jetonin por edhe më pas, në arkiva e botime enciklopedike. (Shën. i red)

    * * *

    Ndërsa kalamajtë e fshatit rendnin drejt shtëpisë sonë për t’i treguar nënës emrin e të merrnin shpërblimin, ndonjëri syresh duke thënë se ma vunë emrin Skifter, e tjetri Kalander, një tjetër më i madh ndër ta, iu paraqit tim eti në hajat të kishës, ku rrinte në kuvend me pleqtë dhe ia shqiptoi emrin e mirëfilltë timin. Pleqtë, kur e dëgjuan pagëzimin e jashtëzakonshëm u çuditën.
    - Ç'është ky emër që s'e kemi dëgjuar kurrë?- pyeti Nin Lipe Mali, një nga pleqtë e rëndësishëm me të cilin në kohën e dhespotit Qirilli, Petro Luarasi qe grindur për punë të abetares e të shkollës shqipe në fshat , por më vonë qenë pajtuar.
    - Cilin do të ketë për shenjt ky yt bir? - pyeti Dhami Dikoja.
    - Atë që ka djali yt, - u përgjegj Petroja
    - Po ç'ka të bëjë Leko me Skënder? - kundërshtoi babai i Leko Dhami Dikos.
    - Po ka të bëjë, - pohoi mësuesi i shqipes, dhe u tregoi burrave të kuvendit se si të birit më të vogël të Gjon Kastriotit, që quhej Gjergj, sulltan Murati i dha emrin Skënder për ta krahasuar me Aleksandrin e Madh të Maqedonisë.
    - Domethënë e paskeni pagëzuar me emrin e një turku! - thirri xha Dhami. Dhe kur erdhi Papa Vasili në hajat të kishës dhe Petro i ftoi gjithë pleqtë e fshatit të urdhëronin në poganik të foshnjës, plaku çalaman Dhami Diko vazhdoi kundërshtimin e tij prej kokëforti:
    - Jo, unë nuk uroj për emër turku. M'u thaftë edhe këmba tjetër në shkelça në atë shtëpi të mallkuar. Mbeça pa sy dhe mos e gjeça portën e shtëpisë sime po të kem të bëj me një njeri që e kanë mallkuar me rradhë tre dhespotët e kishës sonë orthodhokse!
    - Po emrin kur do të vimë t'ia urojmë, - pyeti Nin Mali përsëri, - për Shën Gjergj apo për Shën Aleks?
    - Për të dy shenjtët, edhe për mot si sot, edhe ditën e Ujit të Bekuar që ka lindur, - u përgjegj Petroja
    -Epo, ç'doni më shumë urime në mot e me raki si ajo...! ndërhyri xha Thanasi, duke rrokur shkopin e duke u çuar në këmbë. Dhe pas nunit tim, u nisën gjithë pleqtë për urim e poganik.
    U ngrit edhe xha Dhami dhe me nëmën në gojë shkoi tek gomari, të cilin e zgjidhi, i hipi dhe u nis për në shtëpi. Xha Dhami nuk kishte këmbë, po gomari e dinte udhën dhe e shpuri drejt e te porta, xha Dhami kishte sy po nuk donte të shihte udhën e drejtë, kishte veshë, po nuk donte të dëgjonte të vërtetën e jetës, kishte kokë po nuk e lodhte trurin që të dallonte të renë nga e vjetra, të mirën nga e keqja. Ai qe një nga ata që u pëlqente të jetonin në errësirën e paditurisë.

    * * *

    Përveç të krishterëve, im atë ftoi në poganikun tim edhe shokë e miq myslimanë: Jaçen, Zenelin, Ademin, Fetiun, por edhe Canen, Bidon, Dervishin, Qamilin e Koçinë, që e ndihmonin në punët e përditshme. Ndërsa burrat ishin ulur këmbëkryq në dyshekët, minderët e në fronet anës murit të odës së madhe dhe gjersa të shtrohej dreka bënin muhabet e ngrinin dolli për emrin e bebes, graria hynin në vatër për të uruar lehonën. Pranë djepit po rrinin në minder edhe dy gra nga Penkollarët, njëra qe mesatare nga mosha dhe tjetra nusja e të birit. Në mes të muhabetit të tyre të ëmbël, me zë të ulët, u pa te pragu i derës bashkë me të tjera zonja myslimane, një nuse e re, e bukur. Vjerra, kërceu prej minderit duke klithur: ''Qyqja turka!'' dhe rrëmbeu nusen e vet prej krahu që ta nxirrte jashtë.
    Të dyja nuset, me flokët e tyre të verdhë si trëndelinë, me sytë e tyre të kaltër si deti dhe me bukurinë e ballit të lartë e me trupin e derdhur si të selvisë, i ngjisnin njëra-tjetrës posi lotët që rrjedhin nga të njëjtët sy. Qenë motra.
    Disa vjet më parë një tog grash e vajzash orthodhokse qenë nisur nga Penkollarët për të kaluar natën me lutje e të falura në Kishën e Shën Kollit të Vodicës, i cili nderohej edhe prej myslimanëve dhe çmohej si më i madhi shenjtor në Kolonjë e përtej saj. Kur arritën në rripën e djathtë të Osumit, ndenjën shesh të çlodheshin pakëz e të zbatheshin për të shëtitur lumin.
    Ndërkohë, një djalosh i mëhallës myslimane Frëngjas, po ulej kaluar prej të tatëpjetës së Blushit. Me të arrirë pranë vahut, i përshëndeti zotërisht e fare pa të keq bashkëfshataret e tij dhe i tha njërës prej dy motrave, si për shaka: ''mos u zbath, moj thëllënzë'' dhe duke e rrokur për mezi e shtiti përtej lumit, e lëshoi përdhe lehtë-lehtë e mengadalë. Dhe ai vetë duke i përshëndetur me luhatjen e krahurt gjithë shoqet e saj , vazhdoi udhën duke kënduar.
    Reth vajzës së hutuar prej turpit , shoqet ia klithën kujës: ''Korba ti, që të preku turku! Qyqja ti që të zuri për mezi! Më mirë të ishe mbytur o qyqe, se të shtiti lumit ai!''
    E gjora vajzë në kishë e gdhiu natën më gjunjë përpara konizmës së Shën Marisë dhe duke qarë me ngashërime iu lut virgjëreshës ta mëshironte e t’ia falte një mëkat që e mjera vajzë s'e kish parë as në ëndërr ta bënte.
    Dhe mëshirë e dhimbsuri do të kishte ndjerë më shumë ajo figurë e vizatuar në dhogë sesa zemra ndjenjazezë e prindërve që i kishin dhënë jetën vajzës së brengosur. Femrat e fshatit nisën ta përbuzin . Prej mynxyrës që pësoi Turpja, po atë stinë dimri, e shpëtoi djaloshi zemërgjerë i Frëngjasve .
    Ai qe rritur në çifligjet e Xhafer bej Shkëmbit në Vodenë dhe e kishte parë botën me sy më të shëndoshë në Manastir e Selanik. Sa mori vesh për hallin e vajzës së krishtere, ai dëgjoi zërin e zemrës dhe i tha: ''Të dua! Eja të ikim prej kësaj errësire!'' Dhe vajza i zuri besë e i vajti pas. E solli rasa që ky çift u kthye në fshat për pushime, atë janar kur Turpja endej andej-këndej e përhëndur nëpër Vakëfe. Nusja e Frëngjasve e mohoi kishën, që nuk i pruri shpëtim në hallin e saj shpirtëror, por nuk i harroi njerëzit e mirë të fshatit ku pati lindur ndaj erdhi bashkë me të vjehrrën të vizitonte lehonën dhe beben. Sa kapërcyen pragun përbrenda vatrës, teze Janeja u doli përpara frëngjasve, i përqafoi e i puthi dhe u tha të dy palëve që të gëzoheshin se u erdhi rasti të piqeshin e të duheshin. Nga shtrati i saj lehona ngriti kryet: ''Jini motra'', u thirri me ngashërime, ''përqafohuni, puthuni!''. Po ku shihte e dëgjonte kabanova e katundit tonë. Rrëmbeu nusen e saj prej krahu, dhe çau udhën me forcë sikur desh të shpëtonte nga strofull e kuçedrës.
    Të dy motrat nuk u panë më kurrë!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me ckam degjuar nga njerez qe e kan njohur dhe e kan dashur prof Skenderin (se per ta njohur e kan njohur shume) Ai paska qene dhe nje trim i rralle.

    Pikerisht per kte ane te ketij burri te madh duhet te flitet sot me shume se sa per kontributet ne letersi apo gjuhesi e histori.

    Po marr nje rast qe e tregon Eno Koco por qe ai e tregon per tjera arsye por qe une e shoh nga tjeter kend veshtrim.. Pra nga ana e trimerise se Skender Luarasit..

    Nje dizaj thote Eno Kocua me takon ne rruge Skender Luarasi.
    E mo eno tha a ke vajtur ta shikoc Dajen ne burg?
    jo i thash... thot enua..

    Te shkosh i kish thene.. prof Skenderi..

    per ata qe nuk e njohin shqiperine (sikurse 99,9999% e forumistave) ky mikro dialog nuk eshte asgje.. por per ne qe e njohim .. flas per vete te pakten.. kaq gje.. qe ka treguar enua per tjera arsue.. per mua perben akt trimerie te pashoq .. i treguar nga trimi i madh skender luarasi..

    qofsh dhe ti i biri .. trim sa nje e qinta e babait..


    gjith te mirat.

    Lavdi atdhetareve e iluminstave te shquar.. Bab e bire.. Petro Ninit e Skender Luarasit!

  5. #5
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    I nderuar z. Brari,
    Pse e personalizon temen?
    Do te thoja: ‘’Trimeria i ka veprat e shumta dhe fjalet e pakta’’. Une nuk desheroj te flas shume ne veten e pare, por jam i detyruar nga fjalet e tua ‘’therese’’ te provoj se jam nga ai gen.
    Te rekomandoj te lexosh Si e rrëzuam monumentin e Enver Hoxhës9 paksa e qethur nga redaksia e Gazetes Panorama ose me kollaj ne http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=50189 ku nder te tjera shkruhet:
    P. L., dëshmitar okular në ngjarjen e 20 shkurtit 1991 rrëfen se çfarë ndodhi atë ditë, si u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës, si e dha lajmin e rrëzimit të diktatorit në Qytetin Studenti

    Para kesaj ngjarje, ne janar 1991 kam cuar per botim ne gazeten Republika artikullin ‘’Reze nga dielli i demokracise’’ qe kryeredaktori P.Dh. guxoi ta botonte vetem ne 7 mars . Lexoje po munde. Kam edhe dhjetra e dhjetra artikuj ne shtyp me temat e ndryshme qe kam trajtuar , per Kosove e Cameri, etj., per shume manipulime historike e politike, edhe ne se diku duken me ngjyrime te karakterit familjar, ne fakt zberthejne nje spekter shume me te gjere problematik e shoqeror. Ndaj nuk e kuptova mire retoriken tuaj mbi perqindjen e trimerise (apo duhej te isha vrare qe me 20 shkurt 1991 qe ta merrja dekoraten e Presidentit, krahas disave qe i njoh mire kush jane).
    Ndryshuar për herë të fundit nga petrol : 03-04-2010 më 08:51 Arsyeja: Teksti eshte perseritur

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Petrol..

    nuk e kam therrese asgje kur shkruaj per prof Luarasin.
    pa merak rri nga kjo ane..

    duke e vleresuar trimerine tek prof Skenderi si nje thesar te madh.. qe jo kushdo e ka pasur ..dua vec ta ve ne dukje kte an te tij e pa bere krahasime me juve si djali i tij..
    mos me keqkupto..
    dua qe juve krahas vepres intelektuale te profesor Skenderit qe na e paraqet me kaq saktesi.. te na tregosh dhe ndoj episod interesant per kte qe thashe.. karakterin burreror te Skenderit..

    gjith te mirat Petrol i nderuar..

  7. #7
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skënder Luarasi: Kujtime ”Ç’kam pare e ç’kam dëgjuar’’

    I nderuar Brari,
    Që të argumentoj trimërinë e Skënder Petro Luarasit e kam edhe shumë të lehtë me provat që disponoj, por edhe të vështirë për shkak të lidhjes sime dhe për shkak të mentalitetit të shoqërisë ku jetojmë e cila mund të më keqkuptojë si mburravec.
    Megjithate unë do të të përgjigjem në kuptimin e rëndësisë që paraqesin për kombin shqiptar sot etalonet e vlerave si referencë frymëzimi duke e ndarë nga interesi im personal.
    Këtë qëllim kam patur edhe kur i kam botuar mjaft materiale edhe pse mund të shkaktojnë keqkuptime e polemika si ” kundra rrymës” së mendimit konformist.
    Por a nuk ka qenë edhe mendimi i Rilindasve, i demokratëve apo progresistëve në përgjithësi “kundra rrymës” së kohës kur kanë jetuar dhe për pikëpamjet e tyre qëtashmë janë provuar si të drejta ata kanë sakrifikuar pasuri e deri jetën e tyre?
    Dhe njerëzit me gjykim të shëndoshë veprimet e tyre i kanë cilësuar trimëri edhe sepse kanë qenë veprime të ndërgjegjshme e të mençura.
    Edhe veprimet e Skënder Luarasit kanë qenë trimërore, të logjikshme e të mençura edhe pse mund t’i kushtonin jetën ( e cila për të nuk kishte vlerën e idealeve e nderit të tij), ato i shërbenin kombit.
    Dhe vërtet është e çuditshme sesi pikërisht ky qëndrim trimëror , për disa e etiketuar si çmenduri, ia shpëtoi jetën në disa raste, pasi edhe kundërshtari diti t’ia vlerësojë.
    Unë mund të them me bindje se Skënder Luarasi qe një rast i veçantë në brezninë e vet, sepse qe djali i martirit të gjuhës shqipe Petro Nini Luarasi, sepse i përjetoi fatet tragjike të atdheut, sepse u edukua në shkolla potente dhe fati e përballi me situata komplekse ku ai zgjodhi anën e nderit dhe jo të turpit.
    Ndoshta për disa është absurde të besojnë që ai në çdo hap përfytyronte babain e tij e martirët e tjerë rilindas dhe amanetin e tyre të shenjtë para të cilit nuk kursente as jetën. Kjo i jepte forcë e kurajo të përballej edhe me Zeusin e “perënditë “ e tjera në qiell e tokë.
    Për të mos u zgjatur po jap disa ngjarje shkurtimisht.
    Kur Luarasi u pushtua nga grekërit disa fshatarë i deklaruan komandantit grek se ata qenë grekër përveç familjes së Petro Nini Luarasit. Kur komandanti e pyeti Skënderin ai tha se ata gënjenin nga frika, por ishin shqiptarë dhe nuk dinin greqisht. Kur komandanti e provoi këtë gjë, fshatarët i shtroi në dru , ndërsa Skënderin e lavdëroi për trimëri.
    Kur Ahmet Zogu e shpalli veten nga president në mbret, Skënder Luarasi si kryetar i shoqërisë Albania protestoi ndërsa personalisht i shkroi protestë Ahmet Zogut një kartolinë me portretin e Bajram Currit.
    Për këtë i prenë bursën dhe e burgosën.
    Në kampin e përqëndrimit në Francë qëlloi i pohoi një gjenerali gjerman se kishte shkuar në Spanjë si antifashist pasi e dinte që po të fitonte fashizmi në Spanjë do t’i vinte rralla Shqipërisë. Dhe gjenerali i habitur nga trimëria e Skënder Luarasit, nga gjermanishtja e tije shkëlqyer dhe si intelektual nuk e ekzekutoi.
    Në vitin 1945 guxoi e kundërshtoi Enver Hoxhën kur ai pretendoi se e kishte dërguar në Spanjë gjë që për diktatorin aprovimi do të ishte tepër e rëndësishme.
    Më pas u përball edhe me taborin e diktatorit në Lidhjen e Shkrimtarëve. Mjafton të kujtoj Konferencën e Tretë kur mori në mbrojtje Sejfulla Malëshovën dhe principin e fjalës së lirë e demaskoi sahanlëpirësit e diktatorit.
    Apo përballja me tezat e diktatorit për Kryengritjen e fshatarësisë-rebele e Haxhi Qamilin.
    Përmenda këto ngjarje meqë këto janë shtjelluar e dihen nga një masë e gjerë intelektualësh.
    Në të ardhmen do të botoj edhe materiale të tjera.
    Por më duhet të deklaroj që edhe në ditën e sotme ka klane të fuqishme që kërkojnë të shuajnë apo minimizojnë vlerat e Skënder Luarasit si atdhetar, intelektual , pedagog, publicist, përkthyes, etj.
    Rasti më flagrant është tek botimi i fundit i Historisë së Shqipërisë nnga Shtëpia Botuese Toena.
    Atje nuk përmenden kontributet e Skënder Luarasit në lëvizjen patriotike në ShBA ( shoqëria e revista Studenti e para në llojin e saj) në lëvizjen progresiste e antifashiste të nxënësve në gjimnazet e Tiranës, Vlorës, Shkodrës,( kur vetë nxënësit e tij të shquar si Qemal Stafa, Arshi Pipa, Nexhat Agolli, Petro Marko etj e përmendin rolin e mësuesit të tyre të letërsisë) nuk përmenden kontributet si një nga përfaqësuesit më të spikatur të publicistikës në vitet 30 ( shiko Astrit Larinasi tek romani Në valët e jetës të Vedat Kokonës apo Burgu i Haki Stërmillit) nuk përmendet roli i shquar si dramaturg ( dramat e bujshme Liria e Agimi i Lirisë kjo e fundit u shfaq në Vlorë e Tiranë më 28 11.1932 dhe u ndalua më pas nga Abdurrahman Dibra) edhe pse përmenden në librat mbi historinë e dramaturgjisë shqiptare. Flagrante është mohimi i rolit të tij si antifashisti i parë shqiptar, i cili shkoi në luftën e Spanjës me vetëdije të plotë antifashiste e atdhetare, kryeredaktor e gazetar i artikujve kryesorë tek revista Vullnetari i Lirisë ( për të ardhur keq që meritat e Skënder Luarasit ia dedikojnë tërësisht ndihmësit të tij, Petro Marko ), mohojnë rolin e tij për emisionet e para radiofonike shqip në radit Valencia, Barcelona, Madrid që patën aq rëndësi sensibilizuese për shqiptarët, apo roli i tij si përgjegjës i shqiptarpëve në Shtabibn Ballkanik.
    Këta palo historianë të indokrinuar me papërgjegjshmëri profesionale i mohojnë rolin në Lidhjen e Shkrimtarëve e në konferencën e Tretë ku demaskoi për herë të parë publikisht diktatin e Enver Hoxhës në letërsi ( sepse tezat i kishte hartuar e dhënë ai në mbledhjen e Byrosë Politike disa ditë më parë). Ata arrijnë deri atje sa e kanë përjashtuar edhe si publicist, historia e përkthyes i shquar.
    Unë kam në duar mjaft materiale mbi debatet e tij në lidhje me historinë e Shqipërisë dhe Historinë e Letërsisë shqipe ku ai ademaskon disa falsitete klanesh që për fat të keq dominojnë ende në universitet e qarqet akademike por jam në dilemë nëse ka ardhur koha të botohen apo lipset ende stazhionim i logjikës e ndërgjegjes kombëtare.
    Për shembull:
    1. Pse i mëshohet vetëm prejardhjes ilire të shqiptarëve dhe anashkalohet opsioni pelazg kur ekziston një provë e padiskutueshme: Dodona me gërmadhat e saj e cila ndodhet në afërsi të Janinës, në troje “barbare” (jo greke) në veri të gjirit të Abrakisë ku dihet se kanë jetuar më pas epirotët të cilët çuditërisht ndahen nga arbërit.
    2. Kohët e fundit u ribotuan në Kosovë kujtimet Hasan Prishtinës dhe disa u ngazëlluan për mendimet e tij ndaj Isa Boletinit e Ismail Qemalit dhe disa teza të tjera. Skënder Luarasi për këto Kujtime ka argumentuar se janë tepër subjektive dhe të paprovuara nga pikëpamja dokumentare.
    Atëhere si shpjegohet që disa të ashtuquajtur historianë i konsiderojnë këto kujtime si prova dokumentare dhe u referohen plotësisht disa gazetave të financuara nga xhonturqit e jo të tjerave? Si është e mundur që vetëm nga këto kujtime të sulmohen vlerat kulmore të Ismail Qemalit e Isa Boletinit? Kujt i shërben kjo ? etj.
    3. Ende në historinë e letërsisë shqipe nuk po analizohen në mënyrë shkencore brezat e shkrimtarëve, kontributi i tyre estetik krahas atij atdhetar, apo dominojnë vetëm disa klane krahinore, religjioze e politike.
    Po e mbyll me kaq se u zgjata.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Flmn per sqarimet i nderuar Petro L .

    Jam i paqarte per nji ndodhi.
    Kur te shkoj ne Shqiperi dhe mund ta sqaroj nga personi qe e ka treguar kte rast por qe une nuk e mbaj mend mire. Ju ndoshta e dini me mire .
    Dikur ne Kosove ndodhta ne vitet 1980- ta qenkan shkruar diku ne nji shkemb a nji gur a nji faqe mali sdi se ku emra te atdhetareve te shquar.. e se dikush i paska thene prof Skenderit (por pak si me kunj.. se.. edhe ty o Skender ta kishin vene emrin atje por diku nga fundi.. dhe prof Skenderi i ka thene.. Ska gje se e kan vene ne fund.. rendesi ka qe e kan vene emrin tim e nuk prish pune se e kan vene nga fundi.. Njeriu qe ma tregoj kte ndodhi donte te tregonte se Prof Skenderi ishte modest ashtu sikurse ishte dhe trim..

    Ne lidhje me mos permendjen e meritave te Prof Skenderit ne librat e gazetat e mediat e kohes Enveriste nuk duhet te cuditesh o PetroL.
    Athere shkruhej me porosi dhe se cdo shkrimtar e historian a gazetar kishte te bente me dy "filtra". I pari.. filtri i vet atij qe shkruante... ose sic quhet sot "autocensura" dhe filtri i shtetit ose i partise ose i komitetit qendror .. apo i atyre zyrave qe ishin te specializuara per te dirigjuar se cfar duhet thene e cfar nuk duhej thene e e se si duhej thene.. per nji ngjarje apo figure apo epoke..

    Pra mos i ve re se kujt aso kohe ja kan shtuar meritat apo ja kan paksuar sepse ka shum mundesi qe i shtuari apo i paksuari ne merita nuk e ka pasur ne dore ate pune.

    Psh.. x autor ka shkruar per x figure..
    Ne ato qe ka shkruar autori x ja ka veshur y merite figures x.. duke ja mohuar apo fshehur kto merita figures z psh.

    Duhet ne kto raste o PetroL te kemi kujdes qe te mos ngaterrohemi.

    Pra ne vend ti drejtohemi autorit x e ta korigjojme te shkojme e te gjuajm gure mbi figuren y i cili ska asnji faj pse atij i kan veshur nje merite te paqene.. dikur.. sepse ka shum mundesi qe fuguren y nuk e ka pyetur kush se cte shkruajn per ate sepse ose kjo figure ka qene ne boten tjeter ose koha ka qen e tille qe figura ska pasur mundesi te shprehet.
    Besoj me kupton per keto cka them.

    Me ardhjen e pluralizmit ( lavdi pluralizmit) vjen mundesia qe.. figura x e mbi vleresuar dikur per x ceshtje te thote te verteten .. e ne se figura nuki jeton ta thone te afermit te verteten.. ose me e mira.. qe vet autori x te vet korigjoje vepren e tije..

    Po marr nji shembull.. qe te me kuptosh.. drejt..

    Doli dikur romani rrufe i Kadarese Nentori i nje kryeqyteti..
    U be dhe film ai roman..
    Ishte koha kur Kadarese i behej jehone e madhe nga media e viteve 80 ta..
    Edhe nje pordhe te leshonte ai ose agolli i behej o balet o teater o film o program televiziv e plus .. lend mesimore ne antlogjite shkollore te kohes..
    Ashtu ishte koha..
    Ne roman te Kadarese mes tjerash pershkruhej Clirimi i Tiranes e se si x njesit partizan Cliron Radiostacionin e se si p ata e ven ne pune radiostacionin e se si ata flasin etjtj..
    Ne ato episode pershkruhen partizanet si heronj e punonjsit e radiostacionit si zhapiker..
    Rastesisht nje plak i moshuar po goxha zotni.. ato kohe na vjen vizit ne shtepi..
    E bie muhabeti tek romani e filmi Radiostacioni apo Nentori..
    I thote familjari im.. o zoti filan ti ke punuar ato vite ne radio tirana.. si tu duk ky filmo-romani i kadarese...
    Po thote ky dhe kur e lexova romanin u habita nga pallavrat qe shkruan kadareja.. sepse asgje nuk eshte ashtu sic e tregon ai.. Ne tha qe punonim ne radio tirana athere tha plaku ishim me partizan se ata prtizanet e laberise.. qe pershkruan kadareja..lol.. pra skishim ne nevoj te na mernin si lope neper shtepia ata cobenet tha sepse ne ishim veprimtare te vjeter te levizjes.. dhe vet ne i kryenim ato cka duheshin bere athere..
    Pra qe nje kohe qe genjehej shume o Petro..

    A mund te fajesojme ata partzanet per cfar shkruan Kadare.. Jo..sepse nuk i ka pyetur kush ata.. se cdo shkruhet..
    Po as punonjsit skan faj..se nuk i ka pyetur kush..
    Po dhe kadare mund te thote.. se ashtu desha te shkruaj se roman eshte e jo histori..

    Pra sot duhen kuptuar gjerat..

    Psh.. nuk besoj se e ka pyetur kush te ngratin Petro Marko.. se cdo shkruhet per luften e spanjes..
    Ate e vendoste Zyra lart ne komitet qendror se cfar do te shkruaje ndonje kemal sakajev.. per x e y e z e tj etjera..

    Nuk besoj se e ka pyetur Selaudinin.. vellan e Kemal Stafes .. personi i autorizuar i komitetit qendror psh ndonje spiro apo moikom apo bashkim.. qe do te shkruante per Kemajlin e ngrate..
    Te marrin inat ne salaudinin se cfar eshte shkruar..jo..
    Nuk e ka pyetur kush Skender Luarasin se cdo shkruaje personi i autorizuar nga lart per Migjenin apo Qemalin..
    Vendosej lart se cfar do shkruhej..

    Psh.. nuk ka faj Qemali.. qe ne librat per te nuk thuhej se.. Qemali kur beri hartimin.. e famshem.. E vjetra shembet.. Kohet ndryshojne.... etjetj.. nje bot e re po lind germadhash.. qe autoret ne vitet enveriste nuk e than kurre.. se Mesuesi i qemalit dhe ai qe e dha temen ne drras te zez per nxenesit ishte babai juaj i nderuar.. Pra shqiperuesi i famshem i Shilerit.. Skender Luarasi..
    Nga Sauku qemali i shkrete smund te fliste..apo jo..
    Mua ma kan thene ne vesh psh njerzit e mij se.. qemali nuk e shpiku temen.. por ishte prof Skenderi qe e shkruajti ne derrase te zeze ne oren e Letersise ato vargje te famshme ku u frymezua Qemali..dhe se po Prof Skenderi ishte ai qe i ruajti ato hartime te nxenesve te tije.. pra dhe kte te qemalit e qe prej Skenderit sot i njef populli.. shqiptar.. sikurse eshte Po skenderi qe i ka mundesuar botmin e vargjve te Migjenit aso kohe por dhe ruajtjen e shkrimeve te tija.. qe me vone i njohu gjith populli shqiptar..
    Kurse ne filmin per qemalin ti besoj e mban mend se si skenaristet e regjisoret sajojne ato pallavrat sikur qemajli frymezohet tek nji foto e enverit.. lol..
    Pra ai stan at bylmet kishte..pra ajo kohe qe e mbushur me pallavra.. dhe se nuk u zihet per te madhe dokrraxhijve po as atyre jo e jo per te cilet eshte shkruar e qe mund tu a ken veshur meritat te paqena .. te te tjereve.. ashtu sikurse sjan fajtor.. pse dhe u a kane mohuar meritat e qena..

    Dolli nje liber dikur ne vitet envero ramiziano-nexhmijeiste.. per nje figure te njohur..
    I njihja familjaret e kesaj figure dhe i pyes nje dizaj..
    a ju ka ardhur ai autori i librit e ju ka marre kujtime apo mendime per te shkruar librin?
    E di cme thane..
    As qe e dime se ka dale nje liber i tille e as e dime kush eshte autori e as na ka pyetur kush.. se cfar duan te shkruajn per njeriun tone..
    Keshtu ishin ato kohe..
    I vetmi qe di se..shkonte e pyeste per gjerat qe donte te shkruante.. deshmitaret e ngjarjeve.. apo miqt e figurave qe trajtonte.. ka qene Myslim Islami..
    A e bente se ishte trim apo se.. ishte skrupuloz ne te shkruarit e historise..ai e di.. por bravo i qofte un i heq kapelen per kte..

    Kjo qe po trajtoj vlen dhe per ceshtje tjera..

    qe do i vazhdoj neser..

    gjith te mirat der ather dhe me fal ne se dola nga tema..

    Kam lexuar sdi ne cilen gazet a faqe interneti disa diskutime e dabete qe ju kini bere ..e kjo qe thash ktu ka lidhje me ato ceshtje..

    Ne fund nje pyetje..
    A vazhdoni te interesoheni ne njerez qe jan gjalle qe tu a vilni atyre kujtimet qe kan per prof. Skenderin?


    Sepse gjithmone njerzit e medhenj njihen pak ne familjen e ngushte e me shume ne Boten e madhe..

    Un njiher e kam pare me sy Prof Skenderin..
    isha kalama e ai u ul te pij kafe ne nje verande gabine plazhi tek nji familje qe e respektonte shume..
    Ai foli per Fan Nolin ate dite.. ishte mengjez.. dhe fliste me ze te larte..
    E kjo me ka mbetur ne kujtese..

    Disa burra rrinin me goj e vesh hapur e degjonin..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 05-04-2010 më 02:25

  9. #9
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skender P. Luarasi, Kujtime: ‘’Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar’’

    I nderuar Brari,
    Në shenjë mirënjohje për konsideratën tuaj, me ndjesën se dal nga tema, po ju sqaroj shkurt në mungesë kohe:
    1. Shprehja e Skënder Petro Luarasit është “Qofsha edhe i fundit, por në këtë listë“( në listën e rilindasve)
    Disa ditë para se ai të ndahej nga jeta Kryetari i Akademisë së Shkencave z.Aleks Buda, i shoqëruar nga disa të tjerë, i bën një vizitë në spital. Në bisedë e sipër i thotë me shaka që ti o Skënder gjithnjë i fundit ke qenë. Ja edhe në Kosovë ( që të duan aq shumë) të fundit të kanë vënë. Dhe i përmend që në Junik ( kështu më duket) kishte lexuar në një pllakatë një listë me emra atdhetarësh që fillonte me Skënder...( beun, shton Skënder Luarasi) dhe mbaron me Skënder ...Luarasin ( shtoi pas një pauze z.Aleks Buda).
    Skënder Luarasi i përmalluar për nderin që i bëhej si rilindas i fundit shtoi: “Qofsha edhe i fundit, por në këtë listë“.
    Theksoj që z.Aleks Buda ka shkruar kujtime tepër interesante për Skënder Luarasin , të botuara nga e bija Znj. Tatjana Buda-Haxhimihali të cilat jua rekomandoj t’i lexoni.

    2. Skënder Petro Luarasin shumë veta e përmendin, por shumë pak e njohin mirëfilli. Ndaj edhe shpesh ndodhin ngatërresa
    Dhe në rast se dinë diçka kjo ndodh sepse ai kishte aktivitet të gjerë shumëdimensional, ishte tepër popullor e komunikonte me shtresa të gjera sociale. Në të kundërt qendrimi zyrtar e akademik gjatë tërë kohës së veprimtarisë së tij ka qenë herë armiqësor, herë mospërfillës ( e për fat të keq gjurmët e këtij qëndrimi ende i hasim në botimet e ndryshme si botimi i Toenës,’’Historia e Shqipërisë’’ , katër volume, botim i viteve 2002-2008).
    Ai gjithnjë ka qenë atdhetar demokrat antikonformist. Kjo provohet që në shkrimin e parë më 1917 në ShBA, më pas gjatë regjimit të Zogut, kundër pushtimit fashist të Shqipërisë, kundër metodave diktatoriale pas viteve 1945.
    Ndonëse veprimtaria e tij e gjithanshme vlerësohej në shoqëri, në botimet zyrtare ishte e ndaluar apo minimizuar. Edhe në ditët e sotme studjuesit akademikë vetëm sa kanë filluar të belbëzojnë për të ( dikush nga ata më tha: ’’Pse nuk je i kënaqur që tani Skënder Luarasi përmendet në Historinë e Shqipërisë‚’’ I u përgjigja: ‚’Vetëm si emër , por jo si veprimtari...’’ . Dhe jam i bindur se edhe emrin ia kanë përmendur sa për të larë duart e ndërgjegjen).
    3. Në lidhje me faktet që provojnë aktivitetin e shumanshëm të tij, ato diheshin mirë.
    P.sh Nasho Jorgaqi tek libri ’’Qemal Stafa’’ e ka shkruar dhe nuk guxonte njeri ta mohonte që vargjet ‚’’E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë...’’ janë shkëputur nga’’Vilhelm Teli’’ i Shilerit, i përkthyer në atë kohë nga Skënder Luarasi, i cili ua dha si temë hartimi nxënësve të tij të kursit të 5-të ( jo vetëm Qemal Stafës) në Gjimnazin e Shkodrës. Po ashtu dihet merita e tij si inisiator kundër dasisë fetare në rradhët e gjimnazistëve, për vendosjen e uniformave, ( e ashtuquajtura lufta e kapeleve) etj. (Këto i kam vendosur si komente në botimin ‚’’Vilhelm Teli, Onufri, 2005, botim qëi shërbeu ambasadës Zvicerane të shfaqte këtë dramë me bujë në disa qytete të Shqipërisë). Po ashtu dihet mirë se çfarë ka shkruar Petro Marko në ’’Hasta la Vista’’ për prof. Tomorrin. E sa e sa vepra të tjera përmendin veprimtarinë e tij. Por ja që studjuesit që botojnë veprat akademike nuk u bën dritë syri për Skënder Luarasin, jo nga padija, por se janë pengje të klaneve dhe veprës së njollosur të dikurshme.
    Pse nuk është marrë asnjëherë mundimi që të mblidhen, të studjohen e të botohen ato dhjetra e dhjetra artikuj të Skënder Luarasit të botuara jashtë e brenda vendit? Pse u la në heshtje 110 vjetori i lindjes së tij? Pse vazhdon të mbetet jashtë antologjisës së letërsisë shqipe kur për këtë do të mjaftonin vetëm shkrimet e botuara në librin ‘’Fjala shqipe’’ (dikur i censuruar). Pse kaq e pasur qenka letërsia shqipe sa të ketë luksin të mos e përfillë të paktën si publicist Skënder P.Luarasin aq i veçantë dhe i pasur në stil e në krijimin e fjalëve e frazeologjive të reja?!
    Unë, me mundësitë e kufizuara kam mbledhur rreth 150 shkrime të karakterit historiko-letrar, shumë dokumenta arkivore dhe opinione të njerëzve që e kanë njohur të cilat nënjë kohë të përshtatshme do të botohen në kuadër të jetës e veprës së Skënder Luarasit bashkë me kujtimet ‘’Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar’’.
    Gjatë kësaj pune voluminoze, me mjetet modeste që zotëroj, jam befasuar nga disa zbulime tematikash të cilat them se mund t’i trajtonte me vërtetësi vetëm një njeri i pa korruptueshëm e atdhetar si Skënder Petro Luarasi. (Por shumëkush do të thoshte se ç’vlerë kanë këto ‘’përralla’’ në ditët e sotme?!)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    E para që dua të them është që Prof. Skender Luarasi po t'mos bënte asgjë, fare asgjë me dy veprat e tija, për mua madhështore si; " Isë Boletini" dhe " Ismail Qemali" ay ka siguruar vendin e tij në librin e mos-harresës për sa t'shendrisin rrezet e diellit. Ay na i bëri më të përafërt për t'i njohur më mirë këto dy figura tona të njohura dhe tepër domethënëse për qenjen e ekzistimit tonë si kombë!
    Vetëm për këto dy gjëra i lumtë Penda e mendja!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Skënder P. Luarasi
    Nga XllokumiX në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 05-05-2016, 04:53
  2. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  4. Kristo Luarasi dhe Frashërllinjtë
    Nga white-knight në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Disa e kundërshtonin atë
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 21:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •