Me behet qejfi qe ke filluar te studiosh Biblen dhe fene e krishtere. Po te ndihmoj te mesosh per ate pyet mbi besimin e Krishtere.
Jisu Krishti eshte Perendi-Njeri, edhe Perendi edhe Njeri, te dyja natyrat jetojne brenda Tij dhe jane te pandara nga njera-tjetra. Per asnje moment Krishti nuk rendi se qeni edhe Perendi edhe Njeri per aq kohe sa ishte mes nesh ne toke. Kisha i njeh si herezi te gjitha mendimet apo supozimet e atyre qe mundohen ta shohin Krishtin ose thjeshte si njeri, ose thjeshte si hyjni, Krishti eshte te dyja. Ne simbolin e besimit orthodhoks, meson te artikuluar nga te gjithe Eterit e Kishes se "...Ai (Krishti) lindi prej Shpirtit te Shenjte dhe Virgjereshes Mari..". Ati i tij eshte Vete Perendia, Nena e Tij eshte Virgjeresha Mari. Vete Krishti eshte Perendi-Njeri.
Gjeja tjete qe duhet te kuptosh eshte se eshte gjithashtu gabim te nencmosh natyren njerezore. Njerezit harrojne qe ne jemi krijuar nga Fjala e Perendise "sipas shembellimit dhe ngjashmerise se Zotit", dhe vertet mund te kemi nje trup prej balte, por kemi nje shpirt qe na jep jete "nga Fryma e Shenjte e Perendise". Gabimi qe ti ben me lart eshte se nk di te besh dallimin midis natyres njerezore qe Perendia krijoi, me natyren njerezore te rene ne mekat qe ne perfaqesojme. Edhe pse kemi rene ne mekat si natyre njerezore, kjo nuk do te thote se nuk kemi mundesi qe te ngrihemi perseri lart per te rigjetur misionin per te cilin ne u krijuam. Hiresia e Tij Kryepeshkopi Anastas ne Tirane na kujton ne menyre te perseritur: "Tek cdo njeri qe takoni, duhet te shikoni ikonen e Perendise", qe do te thote se secili prej nesh si njerez ka potencialin e dhene nga Vete Perendia per tu bere me Hir bir i Perendise.
Perseri, dy natyrat qe jetojne brenda personit Krisht, natyra hyjnore dhe ajo njerezore jane te pandashme. Eshte mekat te mundohesh ta shikosh Krishtin vetem si Hyjni apo vetem si Njeri. Ai ishte dhe eshte te dyja.
Ai "mbrojtjesi" apo "ngushelluesi" sic citohet ne vende te tjera ne Ungjill eshte Shpirti i Shenjte, ose Fryma e Shenjte me sakte. Krishti vdiq dhe u ringjall te treten dite. Iu shfaq dishepujve dhe nenes se Tij i ringjallur e ne trup, ne menyre qe dishepujt dhe nena e Tij te besonin dhe te ndanin Ungjillin (Lajmin e Mire) me te gjithe popujt e botes. Krishti u ngjit ne qiell per te shkuar perseri per tek Ati 40 dite pas Pashke, pas Ringjalljes. Shpirti i Shenjte zbriti ne toke ashtu si Krishti na premtoi 10 dite me vone, ose 50 dite pas pashke, dita qe ne kalendarin e Kishes njihet si Dita e Pentekostit, Rushajet, ose Ditelindja e Kishes. Ne Ate dite ka lindur Kisha Orthodhokse pasi ne ate dite dishepujt e Krishtit moren "Mbrojtesin" ose "Ngushelluesin" per te cilin ben fjale Bibla, morren Shpirtin e Shenjte qe zbriti nga qielli dhe u shfaq mbi kryet e dishepujve te Krishtit si gjuhe te zjarrta. Lexo ne temen me poshte per me shume:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=51324
Ti me lart perdor "llogjiken" per te njohur Perendine Triun. A mundet llogjika njerezore te njohi Perendine qe ka krijuar toke e qiell e gjithcka qe na sheh syri? Sigurisht qe jo, eshte njesoj si nje njeri te thote se une do ta shuaj etjen duke pire gjithe ujin e oqeanit me nje gote! Ne e njohim Perendine vetem ne heshtje, kur i themi mendjes sone pusho ti me trillimet e tya qe nuk rendin per asnje sekonde qe te mund te degjoj Ate qe Perendia ka per te me treguar per Veten. Dhe Perendia nuk mund ti tregoje dot te gjitha njeriut, pasi sic citohet Perendia ne Bibel "...nuk ka njeri qe do te shikonte fytyren Time e do te jetonte..." Perendia i lejon njeriut qe ta njohe aq sa e lejon natyra njerezore e njeriut qe te njohi Perendine.
Ajo qe ti kerkon te mesosh me lart eshte se perse Perendia dergoi Birin e Vetemlindur, e pastaj dergoi edhe Shpirtin e Shenjte? Cili ishte plani i Perendise?
Perendia i te Krishtereve eshte nje Perendi Triun, Ati Biri dhe Shpirti i Shenjte qe ndajne nje esence ku Biri "...lindi prej Atit para gjithe koherave..." dhe Shpirti i Shenjte "...buron vetem prej Atit.." (simboli i besimit orthodhoks). Edhe pse ne njerezve Perendia na eshte shfaqur ne keta tre persona, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte, Kisha dhe Eterit e Kishes na mesojne qe Perendia eshte NJE, qe do te thote jo vetem qe nuk ka Perendi tjeter pervec Perendise Triun, por do te thote se ne besimtaret nderojme si Zot edhe Atin, edhe Birin, edhe Shpirtin e Shenjte, qe jane te bashkeqenshem me njeri-tjetrin dhe te pandare nga njeri-tjetri per asnje moment.
Te gjithe e dime tashme historine e misherimit te Birit te Vetemlindur te Perendise qe u be Perendi-Njeri dhe u quajt Jisu Krisht. Te gjithe e dime qe predikoi, beri mrekulli, vdiq dhe u ringjall te treten dite. Por ajo qe njerezit dhe vete besimtaret nganjehere nuk arrijne te kuptojne eshte se kjo ishte deshmia me e madhe e dashurise se Perendise Triun per krijesen e vete, per Njeriun. PERENDIA FLIJOI NE KRYQ BIRIN E VETEMLINDUR TE TIJ PER SHPETIMIN E KRIJESES! Nuk ka deshmi me te madhe se kjo per dashurine e Perendise per njeriun. As nuk ka patur as nuk do te kete deshmi me te madhe se kjo.
Krishti e kreu me sukses Vullnetin e Perendise dhe u ngjit perseri ne qiell e ri ne te djathte te Atit. Do te vije perseri "...per te gjykuar te gjalle e te vdekur...". Por deri atehere, dishepujt e Krishtit dhe populli qe degjoi dhe besoi ne predikimet e Krishtit nuk mund te braktiseshin, nuk mund te liheshin pa pranine e Perendise. Prandaj Perendia na dergoi Shpirtin e Shenjte qe "shtrihet kudo e mbush gjithcka", qe te na udhezoje ne rrugen e nisur, ne hapat e Krishtit dhe ne destinacionin final, ngjitjen ne qiell ne Mbreterine e Atit.
Qe ta kuptosh kete me mire, duhet te lexosh me vemendje te madhe lutjen e fundit te Krishtit ne malin e ullinjve perpara se ta arrestonin. Krishti i drejtohet Atit "jo per boten por per ata qe Ti me ke dhene" qe "edhe ata te jene nje, ashtu si Une e Ti jemi nje". Lutja e Krishtit per Atin nuk eshte as me pak e as me shume se sa kthimi i gjithe njerezve beseplote ne Krisht ne bij te Perendise. Per te mesuar me shume per kete lexo kete me poshte:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=96716
Qe ta kuptosh kete akoma me mire, kur i krishteri orthodhoks pagezohet ne Kishe, ai zhytet tre here ne ate kazanin me uje te bekuar qe simbolizon barkun e Shen Marise. Besimtari lind ashtu sic lindi dhe Krishti, dhe e vesh Krishtin ne trupin e tij. Menjehere pas misterit te pagezimit, besimtari perjeton edhe misterin e Krizmimit, qe eshte vulosja e shpirtit te tij me Vulen e Shpirtit te Shenjte. Veshja e Krishtit me pagezimin dhe vulosja e Shpirtit me Vulen e Shpirtit te Shenjte nuk na bejne bij te Perendise Triun, na mbushin shpirtin me shprese se nje dite edhe ne do te behemi te denje te njohim Atin, personin e trete te Trinise se Shenjte, ashtu sic u lut edhe Krishti "qe edhe ata te jene nje". Per me shume lexo me poshte:
http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=99
Albo
Krijoni Kontakt