Qysh ne kohet e lashta dhe deri me sot, "vdekja"mbetet nje mister i paeksplorueshem dhe i panjohur prej njeriut. Edhe pse vdekja para njeriut mbetet nje mister, njeriu gjithmone eshte perpjekur qe permes imagjinates apo intelektit te tij, te shpjegoje vdekjen thjesht si nje fund te jetes se tij mbi dhe, por pa ditur konkretisht se cfar ndodh pertej portes se vdekjes.
Shkencetaret apo njerzit e ditur te globit, pergjate gjithe ekzistences se kesaj bote, qysh ne kohet e hershme dhe deri me sot jane perpjekur te hulumtojne dhe te zbulojne mistere te ndryshme qe e rrethojne njeriun dhe boten ne te cilen ai jeton. Psh, ata kane arritur te zbulojne bjologjikisht gjallesat dhe qeniet e ndryshme ne kete bote bimore dhe shtazore, ku natyrisht njeriu mbetet ne qender te te gjithave. Ata kane mundur te zbulojne galatiken apo gjithe sistemin tone diellor, duke na dhen informacione vertet te rendesishme. Pra me nje fjale, nese hedh sot nje veshtrim ne shkencen bashkekohore, njohuria eshte shume e madhe, e cila e rrit potencen intelektuale te njeriut ne nje shkella shume te larter. Po keshtu ne fushen e mjekesise, eshte bere nje hap shume i madh, ku gjithe vemendja mbetet jetegjatesia e njeriut apo sherimi i tij prej semundjeve te ndryshme. Pra me kete dua te them se, gjithe potenca intelektuale e njeriut eshte perqendrua gjithmone drejt njohejs se misterit me te cilin "mbeshtiellet e gjithe jeta njerzore ne kete bote. Por pyetja qe une ngre para te gjithve eshte kjo:
Perse i gjith ky vrull zbulimesh i intelektit njerzor, asnjehere nuk eshte perqendruar rreth zbulimit se, cfar eshte vdekja, a nuk eshte ajo nje mister i frikshem, para se ciles cdo kush eshte vecse nje i mundur?
Para disa kohesh nje miku im filloi te shkruaj nje liber, rreth vdekjes. I cili mbeshtetet ne opinjone te ndryshme njerzore. Ai ka pyetyr plot njerez te moshave dhe profesioneve te ndryshme, rreth mendimit, se, cfar ata mendojne per vdekjen. Po keshtu ai ka sjelle dhe nje sere mendimesh nga shkencetare apo filozofe e shkrimtare te digjuar boterore, mbi faktin se cfar ata mendojne rreth vdekjes. Natyrisht, thote miku im, pergjigjet jane te ndryshme, te cilat vijne si rezultat i ngritejs apo pamjaftueshmerise inteltkuale te gjithsecilit. Mbasi miku im me lexoi mjaft prej tyre, ajo qe vura re ishte se, te gjithe pergjigjet, edhe pse ne pamje dukeshin mjaft te ndryshme, ne thelb ato kishin nje emerues te perbashket, dhe ky emerues ishte pikerisht: misteri. Askush nuk shpjegonte se cfar eshte VDEKJA ne thelb te ve, por vecse jepte opinjonin e tij se si ai e konceptonte vdekjen.
Pasi miku im mbaroi se me treguar pjese te librit te tij, per te cilat fola me siper, me drejtoi dhe mua te njejten pyetje:
Ceshte "vdekja" per ju te krishteret?
Krijoni Kontakt