Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    E shtrenjta Liliana

    Pjesa ne vazhdim eshte nje perkthim i broshures: "Dear Lillian" shkruar nga nje vella, Gene Edwards.Pak a shume ketu trajtohet problem i vdekjes se te krishtereve. Shpresoj qe te jete nje material i vlefshem per ata vellezer dhe motra qe do e lexojne
    -------------------------------------------------------------------------------------------------
    E shtrenjta Liliana

    (Cfare ndodh me te krishteret pas vdekjes?)

    Liliana eshte mamaja e gruas sime. Ajo eshte 90 vjec dhe po ben plane per t’u takuar me Zotin e saj. Njera nga gjerat qe e shqeteson ate jane pyetjet qe niperit e saj do te bejne ne kohen e vdekjes se saj. Keshtu qe vendosi qe te bisedoje me secilin prej tyre. Duke u pergatitur per kete, ajo pyeti Helenen, gruan time, dhe mua ne lidhje me vdekjen e te krishtereve dhe gjerat qe ndodhin pertej. Liliana ka qene nje mikeshe per mua keto 40 vjet. Deri kur nena ime vdiq, ato ishin po ashtu mikesha te mira. Letra ne vazhdim eshte kontributi im per pyetjen e Lilianes. Shpresoj te jete dicka e vlefshme dhe per ty.


    E shtrenjta Liliana,

    Keshtu pra, ti po pergatitesh qe te vdesesh se shpejti (ndoshta te kujtohet se nena jote jetoi 98 vjet) dhe keshtu ke disa pyetje se cfare do u thuash niperve te tu per vdekjen tende. Mire pra, le te flasim per kete. Por le te mos fillojme me pyetjen: Cfare ndodh me te krishteret pas vdekjes? Te fillosh aty, eshte me te vertete gabim. Ne vend te kesaj le te pyesim: Ku filloi Liliana?

    Ku e ke ti Liliana fillimin tend te vertete? Pas kesaj ne do te zhvendosemi per tek lindja jote, shpetimi, vdekja dhe lavdia!
    Duke e kthyer nga ana tjeter kete ceshtje, qe te kuptojme te ardhmen, duhet te bejme nje udhetim ne te shkuaren. Une te ftoj tani te shkojme ne vendin ku ti e ke fillimin tend te vertete.

    Keshtu, nqs e fillojme kete kerkim ne momentin e vdekjes, ne do te fillojme ne mes te histories.
    Ku e ke pra fillimin tend te vertete? Ne momentin e lindjes? Cuditerisht jo, shume me heret se atehere. Beju gati per nje suprize.

    Me kap nga dora Liliana, dhe le te gjejme momentin e fillimit tend te vertete. Kjo eshte shume kohe perpara. Ne fakt, do te na duhet te kthehemi ne nje pike te kohes qe i paraprin krijimit te Adamit, madje dhe krijimit te ketij universi.

    A ke ekzistuar ti perpara krijimit? Nqs do te ishe vetem nje trup dhe nje shpirt, pergjigjia do te ishte jo. Ti do te ishe nje qenie e perkoheshme, qe ka nje fillim, dhe natyrisht nje fund. Por ti nuk je vec nje trup dhe nje shpirt (1 Selanikasve 5:23)

    Ti ke nje pjese qe quhet fryme. Kjo do te thote se nje pjese e jotja erdhi nga nje vend tjeter, i ndryshem nga ky univers material. Pjesa jote fizike i perket botes fizike, pjesa jote frymore, i perket botes frymore. Fryma jote e ka origjinen ne universin frymor.

    A je kryesisht trup? A je kryesisht shpirt? Apo je kryesisht qenie frymore? Pa dyshim Liliana, pjesa me e rendesishme e jotja, eshte fryma.


    E di qe eshte e veshtire te imagjinosh se ti e ke fillimin pertej nje qyteti ne Teksasin qendror. Disa pjese te tuat filluan 90 vjet me pare. Ky eshte trupi yt. Ky trup eshte i perkohshem dhe nuk zgjat me shume se 100 vjet.
    (Meqenese ra fjala, kjo eshte pjesa me interesante e vdekjes. Ti more nje trup para shume vjetesh qe tani eshte plakur. Kjo makine e lodhur, e vjeter dhe e prishur deshiron te nderprese punen. Dhe nje dite ti do te clirohesh prej tij, pergjithmone!)

    C’mund te themi per shpirtin tend? Shpirti yt filloi kur filloi trupi yt, por shpirti, ndryshe nga trupi, nuk ka fund. Pra shpirti yt zgjat pergjithmone.
    Zgjat pergjithmone do te thote se ka nje fillim, por jo nje fund. Shpirti i Lilianes qe filloi shume vjet me pare ne nje qytet te vogel ne Teksas, do te vazhdoje pergjithmone. Ti nje dite nuk do ta kesh me trupin, por do te vazhdosh te ekzistosh si nje shpirt.

    Pra gjerat po qartesohen. Ti do te clirohesh nga nje trup i plakur dhe shpirti yt do te jete i lire.

    Por le te mos qendrojme ketu, sepse ti nuk je kryesisht nje trup, as kryesisht nje shpirt. As fillimi yt nuk eshte ne Teksas, dhe natyrisht, as fundi ne varreza.

    Le te udhetojme prapa ne kohe, ne kerkim te fillimit tend. Lajmet me te mira na presin diku aty.
    Po udhetojme ne fillimin e krijimit te botes sone. Por kjo nuk mjafton. Duhet te vazhdojme te kthehemi prapa ne nje vend perpara krijimit.
    Tani jemi rruges per te shkuar ne nje vend qe ekzistonte perpara engjejve. Po kthehemi prapa ne nje vend qe daton perpara krijimit te qiejve. Cfare mund te kete ekzistuar valle perpara krijimit?

    Kishte vetem nje “gje” qe ekzistonte perpara krijimit dhe Ky ishte Zoti.
    Eja Liliana, ne arritem ne destinacionin tone. Kemi arritur ne vendin ku Zoti eshte gjithcka. Ai eshte gjithcka qe ekziston. Nuk ka asgje pervec Zotit. Perpara krijimit, Ai eshte Gjithckaja.

    Tani Liliana, nqs me mban per dore, do te guxojme te hyjme brenda Zotit. A mund te guxojme? Po. Shkrimi na siguron vazhdimisht se ne jemi ne Te!

    Tani qe arritem ne vete qenien e Zotit tone, ne e gjejme veten ne nje realitet ku cdo gje eshte drite, nuk ka asgje te tille si vdekja, ku nuk ka asgje te perkoheshme. Nuk ka asgje te krijuar ketu. Cdo gje eshte e perjeteshme, cdo gje eshte Zot. Ose, le te themi: “ne jemi brenda vete Jetes!”. Jeta e Tij vazhdon perjetesisht… ne te dyja drejtimet. Nuk ka asnje kohe kur Zoti nuk ishte. Nuk ka asnje kohe kur Jeta e Tij nuk ka ekzistuar.

    Ne qendrojme ne nje realitet ku shperthejne zbulesat, drita pas dritash. Ne te nuk ka asnje shkelqim te zbehte. Ne qendrojme fitimtare ne rrezet e lavdise se shkelqyeshme.

    Cfare po bejme ketu, ne kete vend perpara krijimit, ku Zoti eshte gjithcka? A mund te guxojme te themi se ti Liliana e kishe fillimin ketu?

    Qendro pak me kujdes tani. Ne po gjejme pergjigjen e pyetjes, sepse po behemi gati te zhytemi ne vete qendren e qenies se Zotit.

    Veshtro rrotull. Kujto qe jemi perpara krijimit, Ajo qe sheh rrotull teje eshte vete jeta e Zotit. Jemi te rrethuar nga nje Jete shume me e larte nga sa mund te arrije jeta njerezore.

    Ketu pra, ne kete vend misterioz, ne kete kohe misterioze, Zoti po planifikon te krijoje. Njera nga gjerat qe vendosi te krijoje, ishe ti Liliana. Ai ka vendosur tashme te te jape ty nje trup dhe nje shpirt. Por Ai gjithashtu ka marre nje vendim tjeter. Perpara se Zoti yt te fillonte te krijonte, Ai ka marre nje vendim qe nje dite Ai te merrte nje porcion nga vete Jeta e Tij – nje pjese nga kjo Jete qe ty po te rrethon tani – dhe ta vendoste kete Jete…Jeten e Tij… tek ty.
    Kupto, qe ishte shume kohe me pare kur Zoti vendosi ta fuste Jeten e Tij te perjeteshme brenda teje. Ai e mori kete vendim ketu, ne kete epoke misterioze. Ai te zgjodhi perpara krijimit; Ai vendosi qe nje pjese e qenies se Tij te vendoset brenda teje.

    Liliana, ketu eshte vendi ku fillove ti. Ne Te. Ishte ketu, brenda Tij, qe Zoti yt shenoi nje porcion te Qenies se Tij qe nje dite te vendoset tek ty.

    A e di se cfare te thote kjo? Kjo do te thote se pjesa kryesore e jotja, pjesa me e rendesishme e jotja, nuk ka pasur kurre fillim. Liliana, eshte nje pjese e jotja qe ka qene gjithmone, qe eshte dhe do te jete gjithmone.

    Ky eshte vendi i origjines tende te vertete.

    Me lejo ta kthej ceshtjen nga ana tjeter. Ishte pikerisht ky vend ku Zoti te percaktoi ty te beheshe njeri nga femijet e Tij. Liliana, menyra e vetme qe ne te jemi bijte e prinderve tane, eshte qe jeta e prinderve tane te kaloje tek ne. Dhe keshtu, Zoti shenoi qe nje porcion i Qenies se Tij, nje dite te behej nje me ty.

    Une do te krijoj qiejte. Me pas do te krijoj token. Nje dite Liliana do te linde. Ate Une e kam zgjedhur te jete femija Im. Ne nje dite te vecante, ne diten e shpengimit te saj, Une do ta marr kete porcion te Qenies sime dhe do ta vendos thelle brenda Lilianes. Ky porcion i Qenies Sime, do te jete esenca qendrore e Lilianes. Ajo do te kete brenda saj tipare te natyres Sime dhe te jetes Sime. Ajo do te shprehe nje vecanti te hyjshmerise Sime qe askush tjeter nuk do ta kete. Liliana do te jete unike midis te gjithe femijeve te Mi. Ky porcion i jetes Sime, qe une e kam predestinuar te jete tek Liliana, dhe te behet pjese e Lilianes, do te vazhdoje pergjithmone, nga perjetesia ne perjetesi.

    A ke deshire ta shohesh ate porcion te natyres se Tij hyjnore qe Ai kishte per qellim ta vendoste tek ty?

    A e sheh ate element pulsues, vibrues, flakerues, te ndritshem te Zotit? A ke pare ndonjehere ndonje gje kaq te bukur, te panjollshme, perfekte? Kjo je ti, Liliana. Ky eshte porcioni i Zotit, qe Ai ketu- ne perjetesine e shkuar – e shenoi brenda Tij qe te vendosej tek ty.

    Kur do te ndodhe kjo mrekulli? Ne momentin e shpengimit tend. Ne ate moment, vete Fryma dhe Jeta e Zotit do te behen nje me frymen tende.

    Shihe, ja Liliana e vertete!

    Ne syte e Zotit, ti Liliana, je nje qenie e perjeteshme. Ti ke nje histori te gjate, te pasur jete, ketu, ne prezencen e vete Zotit. Nje porcion i yti ishte ne ekzistence shume kohe perpara se nje femije me emrin Liliana te lindtte. Me vone, ne momentin e shpetimit tend, vete ky porcion i natyres hyjnore te Zotit, banoi brenda teje. Dhe u be nje me ty.

    Shko dhe preke ate element Liliana. Asnjehere mos harro se sa i bukur, sa pashprehimisht i bukur, sa i shenjte, sa i paster eshte ky element i Zotit. Po ashtu, ky nuk do te ndryshoje kur te hyje tek ty ne momentin e shpetimit. Kjo bukuri, pasterti, shenjteri dhe perfeksion i ketij porcioni te Zotit tek ty, nuk ka ndryshuar, as nuk do te ndryshoje pergjate gjithe jetes sate si e krishtere. As nuk do te kete ndryshime ne jeten e Tij ne diten qe ti do te vdesesh, apo me tej. Asnjehere mos e harro pastertine, perfeksionin dhe lavdine qe sheh ketu. Dhe, mbi te gjitha, mos harro kurre se ky porcion i Zotit- ashtu si gjithcka e Zotit – nuk mund te vdese kurre.

    Tani pothuajse erdhi koha qe te kthehemi prapa, brenda hapesires dhe kohes, ne universin fizik dhe ne toke. A nuk do ishte e kendshme sikur ne te krishteret te shpenzonim me shume kohe ketu, ne perjetesine e shkuar, qe te shihnim se sa te bukur jemi?

    Por, perpara se te ikim, ka dicka tjeter qe ti duhet te shikosh. Ti tani ke qendruar ne ate vend, ne Zotin, ku ti ekzistoje perpara themelimit te botes. Ka dicka tjeter ketu qe ka te beje me ty. Ka nje tjeter ngjarje qe ndodhi perpara themelimit te botes. Perpara se te shohim kete ngjarje te shenjte, mund te te bej disa pyetje? A e ke pyetur ndonjehere veten se perse Zoti te zgjodhi ty? Cfare e beri Ate qe te predestinoi ty qe te merrje jeten e Tij te perjeteshme? Perse Ai e do Lilianen kaq shume? Sinqerisht, une nuk e di se perse Ai te zgjodhi ty, por une e kam cmuar gjithmone nje varg ne Dhjaten e Vjeter qe thote: Ju dua sepse… ju dua (Ligji i perterire 7:7-8). Ndoshta pergjigjia eshte ne ate varg.

    A e ke vene ndonjehere ne dyshim dashurine e Tij per ty? Ndoshta ne nje dite te keqe, kur ti ishe duke bere dicka te gabuar? Mekatshmeria jone mund te ngrere dyshime serioze ne mendjen tone, per dashurine e Tij, apo jo? A nuk e ke pyetur ndonjehere veten: “Cfare mund te beje Zoti me nje besimtar kaq te varfer si mua?”. Mire, nqs e ke bere kete, e shtrenjta zonje, atehere ke humbur shume kohe duke u shqetesuar per asgje. Zoti te zgjodhi ty shume kohe perpara se ti te ishe lindur. Dhe shume kohe perpara se ti te kishe lindur, Ai u kujdes per gjendjen tende mekatare. A mund ta kuptosh kete? Ai u kujdes per gjendjen tende mekatare perpara se Ai te krijonte cdo gje.

    Kur e beri Ai kete? Mire, kjo eshte ajo qe do te shohim tani. Dhe mos harro, jemi ne nje kohe perpara krijimit!

    Merre doren time perseri Liliana; le te vizitojme vendin ku Ai u kujdes jo vetem per mekatin, por per vdekjen gjithashtu!

    A sheh dicka aty perpara? A e di se cfare eshte ajo?

    Afrohu.

    Aty!

    Eshte Qengji qe u therr perpara themelimit te botes! (Zbulesa 13:8)

    Cfare mund te te them per kete ngarje te shenjte, kete akt te pabesueshem te dashurise… pervec te theksuarit se kjo ngjarje e mrekullueshme qe ndodhi ketu, ne te perjeteshmet, ishte per pekujdesin per te gjitha nevojat e tua te mevonshme.

    Eja, Liliana, tani erdhi koha per udhetimin perpara ne kohe. Tani do te shkojme ne vendin dhe ne kohen kur ti u linde.

    A e njeh ate grua te re? Eshte Ada, nena jote. Ajo sapo ka lindur nje bebe, nje vajze shume te bukur. Ajo sapo i vuri emrin vajzes. Emri, pa dyshim eshte Liliana.

    Ti mund te thuash se kjo eshte dita kur trupi dhe shpirti yt filluan. (Mbaj mend se trupi mund te zgjase deri ne 100 vjet, ndersa shpirti pergjithmone). Ver re ate personalitet te shkelyeshem qe ka ky femije. Po, ai eshte shpirti yt qe rrezaton personalitetin tend te mrekullueshem nepermjet trupit tend. Por, vazhdo te shohesh, sepse ka akoma per te pare. Shih thelle brenda ketij bebi te dashur, dhe do te shohesh frymen tende. Vete frymen tende njerezore, personale, unike.

    Por, Liliana, fryma jote eshte e vdekur! Me lejo te shpjegohem.
    Cfare po ben ky bebe me dicka te vdekur brenda vetes? Fryma jote eshte e vdekur per shkak te tragjedise se renies se Adamit. Paraardhesi yt, Adami, te dha per trashegim (ashtu sikurse mua dhe gjithe bijave dhe bijve te tjere te vet) nje fryme njerezore. Por ai gjithashtu na la per trashegim – te depertuar brenda ADN sone – natyren e mekatit.

    Kur Adami u krijua, fryma e tij ishte shume e gjalle. Por kjo fryme vdiq ne prezencen e mekatit. Qe atehere, cdo njeri qe vjen ne bote, vjen me nje fryme te vdekur. Ti dhe une, dhe te gjithe ne, hymen e kete realitet me dicka te vdekur brenda vetes.

    Mire pra, nuk duhet te ndalemi ne kete pamje te trishtuar, apo jo? Ka nje dite shume me te mire perpara qe po te pret. A e di per cfare dite po flas? Po flas per diten qe ti u bere besimtare. Ajo ishte dita kur trupi yt i perkohshem dhe shpirti yt i perhershem, u nderthurren me ate jete te mrekullueshme, te perjeteshme, te cilen Zoti e shenoi perpara krijimit te botes.

    Zoti yt eshte nga natyra fryme, dhe Biri i Tij, Jezus Krishti, pas ringjalljes se Tij nga te vdekurit, u be Fryme jetedhenese. Kjo Jete e pabesueshme e Zotit (duke perfshire dhe pjesen qe u shenua per ty dhe u destinua te behej pjese e jotja)… eshte jetedhenese. Pikerisht tani, Liliana ka dicka te vdekur brenda saj, qe ka nevoje qe dikush t’i jape jete.

    Cfare do te ndodhe nqs fryma e vdekur e Lilianes, vjen ne kontakt me Frymen e Tij jete dhenese? Le ta shohim!

    A e njeh ate ndertese atje tej? Eshte Kisha Baptiste e rruges nr 4, ne Wichita Falls, Texas. A e mban mend se cfare te ndodhi nje mengjes te diele ne ate ndertese? Le te hyjme.

    A e sheh ate vajzen e re, te ulur ne fund te rreshtit, afer dritares? Ajo eshte gjashtembedhjete vjece. Ti e ke harruar sa e bukur ke qene atehere, apo jo. Shih tani se si ajo vajze e re e dashur, e perkul koken e saj.

    Shpejt, shih thelle brenda saj.

    Fryma e saj njerezore eshte e vdekur, po aq e vdekur sa ishte ne diten qe kjo vjaze u lind. Tani shih rrotull. Le te shohim se cfare po ndodh brenda Zotit.

    Nje dere ne realitetin qiellor po hapet. A e njeh ate skene? Aty eshte ai porcioni qe u shenua perpara themelimit te krijimit. Ajo gje e shenjte, kaq e paster, kaq perfekte… nje porcion nga vete natyra e Zotit…eshte gati per te hyre brenda kesaj vajze.

    Shih! Jeta e Tij po del jashte nga dera qiellore dhe po kalon permes trupit dhe shpirtit tend. Jeta e Tij - Fryma e Tij jetedhenese – Jeta e Tij e ringjallur – eshte drejtuar drejt frymes tende te vdekur!

    Kujtohu, ti e kishe fillimin tend ne Zotin. Pikerisht tani, vete ai porcion i Zotit, eshte gati te behet nje me ty, sot.

    Ajo cfare po sheh eshte ajo ngjarja misterioze e “te qenit i lindur prej se larti”. Fryma jote eshte brenda trupit dhe shpirtit tend. Jeta e Tij eshte gati per te prekur frymen tende. Ajo vajze e re eshte mister pertej misteri, eshte gati te prese Zotin, brenda saj… pergjithmone.
    Ai porcion qe po del jashte nga natyra e Zotit, permban gjithcka nga Zoti. (Gjithe Zoti eshte ne cdo pjese te Zotit).

    Ngjarja me masheshtore ne jeten tende eshte gati per te filluar. Pjesa e Zotit, e shenuar ne Te shume kohe me pare, pikerisht tani preku frymen tende te vdekur!

    Shih!

    E pabesueshme!

    Fryma jote njerezore eshte rikthyer serisht ne jete me ane te Jetes se Tij! Nje pjese e jotja sapo u ringjall nga te vdekurit! Por kjo nuk eshte fundi i cudise. Ka akoma me teper. Vazhdo te shohesh tek ajo vajze e re! Shih! Jeta e Tij, Fryma e Tij, tani eshte duke u bere nje me frymen e saj.

    Fryma jote eshte bere e gjalle. Tani fryma jote e ringjallur eshte duke u bere nje me Jeten e Zotit. Qe nga ky moment, ato te dyja jane te pandashme. Fryma jote dhe Fryma e Tij sapo u bene nje.

    Ne do ta leme kete vend tani. Por mbaj kete gje ne mendje: Nje pjese e jotja u ringjall prej se vdekuri, dhe nje pjese e jotja ka ardhur nga vete Zoti. Fryma e Tij e perjeteshme nuk ka njohur asnjehere vdekje dhe nuk do te njohe asnjehere vdekje., dhe kjo Fryme tani eshte nje me frymen tende te ringjallur.

    Nje dicka te fundit para se te largohemi,

    Nqs sheh me kujdes brenda asaj vajze te re, do te shohesh nje farė te vogel thelle brenda frymes se saj. Ajo farė e vogel ka te beje me nje nga misteret me te medha dhe me nje nga lavdite me te medha qe do te zbulohen ndonjehere.

    Ti do ta shohesh ate farė misterioze perseri! Ne nje dite shume speciale.
    Por ne do te flasim per ate pak me vone, le te kthehemi tek e tashmja dhe le te marrim ne konsiderate te ardhmen.

    Cfare do te ndodhe ne momentin qe ti do te marresh fryme per here te fundit?
    Aktualisht, kur Vdekja te vije, ai do te marre shume me pak nga sa pretendon. Ai nuk mund te pretendoje per frymen tende njerezore, sepse ajo eshte ringjallur prej se vdekuri (Dhe eshte nje me Zotin!). Asgje nuk vdes dy here. Por cfare tjeter mund te pretendoje? Vdekja nuk mund te pretendoje per Jeten e Zotit tek ty, thjesht sepse Jeta e Zotit nuk mujnd te vdese. Vdekja nuk mund te pretendoje per shpirtin tend, sepse eshte i pavdekshem dhe i shpenguar… i shpenguar nga gjaku i Zotit Jezus.

    Cfare mund te ngelet per Vdekjen qe te pretendoje? Ai mund te pretendoje per ate qe ti, ne kete moment, do kishe shume deshire ta lije qe ta merrte. Ai mund te pretendoje kete trup te perkohshem tendin.

    Ai s’merr ndonje gje te madhe, apo jo?

    A ke kuptuar ndonjehere se cfare po i dorezon Vdekjes? Ai merr vec nje trup te plakur, dhe bashke me te, mekatin qe banon ne pjeset e trupit tend.
    Ti i nuk po i le atij asgje me teper sesa mekatin dhe gjithe kujtimet e vjetra te renies. Kjo eshte ajo qe merr Vdekja. Ti mund te thuash se ty, dhe jo Vdekjes, te takon e qeshura e fundit.
    Dhe, si t’ja lesh atij trupin tend, pikerisht ne ate moment ti merr shpresen e lavdise!
    Une mendoj se ti e di Liliana se cfare e ka vendin pas kesaj.

    “Te jesh ne mungesen e trupit, do te thote te jesh ne pranine e Zotit”

    Shpirti dhe fryma jote(me Jeten e Zotit brenda frymes tende), ne ate moment jane te lire.
    A e mban mend se cfare pame ate mengjes ne Wichita Falls, kur ti u bere nje besimtare? Jeta e Zotit doli nga realiteti frymor dhe erdhi tek ty, dhe ajo u be nje me ty. Ne momentin e vdekjes, skena kthehet nga e kunderta. Ti del jashte nga realiteti fizik, futesh permes deres dhe kthehesh perseri ne realitetin frymor ku ti fillove! Ti do te kthehesh ne realitetin frymor, prej nga ti e ke origjinen.

    Une kam pershtypjen se fytyra e pare qe ti do te shohesh kur te kalosh permes deres dhe te hysh ne realitetin qiellor, do te jete fytyra e nje Njeriu. Ti e njeh Ate si Zotin dhe Shpetimtarin tend.
    Ti do te takosh nje njeri ne realitetin qiellor. Nje njeri fizik, nje qenie njerezore te dukshme ne realitetin ku cdo gje tjeter eshte e padukshme dhe frymore. Ashtu sic thote dhe kenga e vjeter: Nje njeri eshte ne lavdi!

    Si eshte e mundur kjo?

    Zoti yt e ka marre tashme trupin e Tij te lavderuar – nje trup qe mund te shihet nga syte njerezore, por qe ka gjithashtu te gjitha cilesite e realitetit frymor. Trupi i Tij fizik eshte bere ashtu si fryma e Tij. Trupi, shpirti dhe fryma e Zotit tone jane aq njesoj sa elementet frymore dhe fizike nuk mund te ndahen. Shikoje mire Zotin tend, Liliana… dhe dije… ne ate moment ti do te behesh si Ai!

    Si te kesh lene menjane nje trup te plakur, por me nje fryme qe eshte e gjalle, dhe “ne shtepine e vet”, ti do te jesh ne gjendje te shohesh drejt e ne fytyren e Zotit, ne te gjithe lavdine e Tij finale.

    Ku do te ndodhe kjo saktesisht? Te jem i sinqerte, Liliana, une nuk e di emrin e atij vendi. Zoti i tha dikur, kusarit qe po vdiste me Te ne kryq: “Sot do te jesh me Mua ne Parajse!”. Pali tha: “Te jesh ne mungesen e trupit, do te thote te jesh ne pranine e Zotit.”. Ti do te jesh ne nje vend qe quhet Parajse, qe une mendoj se eshte nje vend i lavdishem i realitetit qiellor. Apo mos ndoshta Parajsa dhe Qielli jane i njejti vend? Une nuk e di. Une mund te te them vetem kaq. Ti do te jesh me Ate. Asgje tjeter s’ka rendesi!

    Sa gjate do te te duhet te presesh deri sa Zoti te kthehet ne toke, me ushtrine e madhe te te shpenguarve dhe me engjejt e zgjedhur? Jo shume gjate – jo gjate per ty, jo gjate per Palin, jo gjate per Abrahamin- sepse ti do te jetosh ne nje realitet te tille ku nuk ekziston dicka e tille si koha.

    Dhe si do te jete atehere kur Zoti dhe ti (bashke me ushtrine e panumerueshme te engjejve dhe te te shpenguarve) do te kthehet ne kete planet?

    Le ta shohim.

    Do te jene te pakten 100 milione engjej duke ardhur me ty (Zbulesa 5:11). Po te shtojme ketu te gjithe te shpenguarit qe kane shkuar para nesh, atehere do jete vertet nje pamje e mahniteshme!

    Imagjino! Ti, duke ndenjur ne qiejte bashke me kete ushtri te madhe, duke pritur qe dera ne mes dy realiteteve te hapet!

    Gabrieli do t’i bjere trumpetes dhe Zoti do te bertase aq fort sa do te tunde themelet e krijimit. Me kete ulerime, Ai do te zbrese (bashke me engjejt dhe te shpenguarit qe e ndjekin pas), qe te marre te Tijte qe jane ende ne toke.

    Kur te jesh afer tokes, ti do te shijosh nje nga ngjarjet me madheshtore qe ke perjetuar ndonjehere. A e mban mend ate fare te vogel te fshehur aq thelle frymes tende? Ajo do te shpertheje nga thellesite e frymes tende! A e di se cfare eshte ajo fare e vogel? Perse ajo quhet “shpresa e lavdise”? Ajo fare eshte trupi yt i ri dhe i tranformuar me lavdi!

    Ti do te marresh nje trup qe eshte si i Tij – teresisht fizik, dhe akoma plotesisht frymor. Mendo per kete! Ti do te kesh nje trup dhe nje shpirt qe jane bere si fryma jote.

    Me ne fund, Liliana, ti do te jesh e plote.

    Ne ate moment, ti do te kesh marre shpetimin e plote! Ti do te jesh aq e panjolle, perfekte, e paster dhe e plote ne trupin dhe shpirtin tend, sa je tani ne frymen tende. Ti do te jesh nje bije e kompletuar e Zotit te Gjalle.

    Dhe kur te jesh duke ju afruar ketij planeti, ti do te shohesh disa gjera te pabesueshme qe jane duke ndodhur ketu ne toke. Te shpenguarit ketu ne toke do te shohin trupat e tyre te prishshem, te mbushur me mekate, qe te ndryshohen sa hap e mbyll syte. Dhe me pas, ata te gjithe do te vijne per te te takuar!

    Dhe, oh, cfare takimi qe do te jete!

    Ai do te jete momenti me spektakolar qe ka qene dhe do te jete ndonjehere.

    Por me pas?

    Liliana, une do te doja te them se une i kuptoj ato qe do te them tani, por une ne fakt nuk i kuptoj.
    Pike se pari do te shfaqet qe toke e re qe do ta zevendesoje kete te vjetren. Pastaj do te ndodhe gjeja me ngazellyese dhe me misteriozja: Te gjithe te shpenguarit do te
    behen Nje!
    Duket sikur, te pakten per mua, ne bashkimin tone dhe te berit nje, ne te gjithe se bashku do te zbulojme se jemi bere nje vajze – nje vajze e lavdishme, e bukur dhe e fejuar!

    Kush eshte valle kjo grua e re, e panjolleshme dhe e bukur?

    Ajo eshte Gruaja me e bukur qe ka jetuar ndonjehere! Ajo do te mbarte brenda Saj te gjitha dhuratat e Zotit te Saj. Ajo do te kete te kombinuara te gjitha tiparet personale te Zotit qe i dha Asaj, jeten e Tij. Te gjitha ato porcione te natyres hyjnore qe jane vendosur tek secili nga te shpenguarit, tani do te lidhen se bashku dhe do te formojne nje Plotese komplete dhe te lavdishme per Zotin.

    Duke rrezatuar jashte prej kesaj gruaje te re, kaq te paster dhe perfekte, do te vijoje ngjarja e dyte me e madhe qe do te ndodhe ndonjehere.

    Kush eshte kjo vajze?

    Ajo eshte Nusja e Zotit Jezus Krisht, dhe ti nje pjese e Saj. Ja pra ku je… brenda Saj. Nje vajze te lavdishme, perfekte, te shenjte, te paster, pa njolla dhe rrudha.

    Ajo qe vazhdon me tej eshte dicka pertej cdo te kuptuari apo te treguari. Kjo vajze e dashur, me e bukur se cdo gje qe mund te pershkruajne te gjitha fjalet dhe poemat, do te behet nje me Zotin e Saj.

    Ne ate moment te papershkrueshem, ti do te kthehesh aty ku fillove, Liliana. Ne te gjithe do te kthehemi prapa aty ku filluam! Zoti Jezus dhe kjo vajze do te behen perfundimisht nje. Atehere Ai qe eshte Gjithckaja, do te behet Gjithckaja ne Gjithcka. Ti do ta gjesh veten perseri ne qender dhe ne brendesi te Zotit.

    Dhe ti do te jesh me Te pergjithmone!

    Aleluja!

    Me dashuri.
    Gene

    P.S. Liliana, nqs ti me paraprin mua, kur te arrish aty, jepu te gjitheve pershendetjet e mia. Dhe thuaji nenes, qe une do te jem aty shume shpejt.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Qfarė ndodh me tė krishterėt pas vdekjes? Ky libėr i vogėl i pėrgjigjet ksaj pytje!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Ky libėr asht shumė qartėsues pėr me kuptue ndryshimin midis shpirtit dhe frymės. Ja vlen tė shpenzohen pak qaste pėr me e lexue.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Faleminderit per perkthyesin e ketij liberi me pak faqe,por qe prek ,dhe jep mesazh shume te rendesishem per ne te krishteret,momentin e ndarjes tone nga kjo bote dhe takim tone me Jezus Krishtin.
    Sigurisht ne rast se nuk ka ardhur Ai me pare ,momentin te cilen nuk e dime!
    Kur lexon librin te duket sikur ke ndjesine,qe Fryma e ka marre shkrimtarin jashte kohe duke na e zbuluar dhe bere te prekshem,per ate vete, dhe ne per c'ka tregon.
    Per ate qe eshte nje nder misteret e Premtimit te madh.
    A mund te bej nje sygjerim? Mund te vihet ne teme, per tu bere me terheqes libri me " c'ndodh mbas vdekjes tek te Krishteret "? Faleminderit.

Tema tė Ngjashme

  1. Policia italiane: Liliana Kondakci, “mamaja” e trafikut tė drogės
    Nga brooklyn2007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 21-01-2013, 05:19
  2. Shtėpitė mė tė shtrenjta nė botė
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 03:14
  3. Kėrkoj artikullin e fundit pėr Kadarenė tė Liliana Hoxhės
    Nga veris06 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-11-2006, 17:39
  4. Dhjetė qytetet mė tė shtrenjta nė botė
    Nga Gege Toska nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-09-2003, 23:52
  5. Qytetet me te shtrenjta ne bote
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-06-2003, 00:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •