Jam dakord per nje elaborim te fjales dhe rritje te kultures ne forum. Por per kete nuk kane faj moderatoret. Cdo heqje nga ana e tyre do te interpretohej si shkelje e lirise se fjales. Jo me kot ky eshte forumi me i ndjekur, sepse ka me shume liri fjale. Eshte detyra jone te permbahemi e te mos ofendojme njeri tjetrin, sidomos ne temat fetare. Kjo duhet bere e dyanshme. Une jam perpjekur t`i permbahem ketij parimi.
Por, c`ka ndodhur ne fakt qe nuk duhej te ndodhte.
Niveli i etikes eshte aq i ulet sa shpesh here shahet i gjithe komuniteti orthodhoks, e cdo orthodhoks konsiderohet grek (duke me perfshire edhe mua). Jam dakord se fotot jane skandaloze, por te shash gjithe orthodhokset dhe sidomos Kryepiskopin e tyre (pavaresisht se eshte grek), ky eshte kulmi i intolerances fetare.
Shikoni njehere veten tuaj pastaj hidhuni tek tjetri te nderuar anetare te Komunitetit Mysliman dhe merrni si shembull Kryetarin tuaj , te nderuarin z. Selim Muca, si shembull jo thjesht tolerance por edhe bashkepunimi mes komuniteteve.
Neqoftese nuk jeni ne gjendje te permbaheni dhe te shani ne menyre te cfrenuar orthodhokset, orthodhoksine dhe Kryepiskopin, une mendoj qe te mos behet asnje lloj censure nga ana e moderatoreve dhe te lejohen te gjitha llojet e postimeve (ne kuader te balances ne forum).
Pse shikon ashklen ne syrin e vellait, kur ke trarin ne syrin tend?
Pershendetje te gjithe muslimaneve e shqiptareve kudo qe ndodhen!
Duaje te afermin tend si veten
Me vjen mire si Musliman qe jam, qe me ne fund nje i krishtere po denoncon gjestin e postimit te fotove provokuese ne kete forum. Kete e kuptoj si tolerance.
Flm
Per kryepiskopin tuaj, sinqerisht te them se me mire do te ishte sikur te ishte Shqiptar.
A u sosen Shqiptaret , e kishim nevoje per grek.
Kjo eshte edhe kundra Kushtetutes se kishes shqiptare.
Pershendetje ilia
Pajtohem me ty , por nuk eshte vetem problemi yt qe te quajne grek por eshte edhe me komunitetin musliman sepse te quajne arab , por mos mbaj dert sepse keta njerz jane aq te ulet sa me dite kishin mu friku prej vetes.
Pershendetje per gjithe shqiptaret pa dallime.
Ka patur disa persona qe kane abuzuar dhe ofenduar ne forum keto kohet e fundit dhe stafi ka nderhyre pak me vonese. Personat jane perjashtuar nga forumi dhe u eshte ndaluar hyrja ne forum.
Raportoni temat dhe postimet ku ka ofendime qe ta beni punen e moderatoreve me te lehte. Moderatoret nuk mund te lexojne nje per nje te gjitha ato qindra postime qe behen perdite e per minute ne forum.
Albo
Nuk besoj se behen qindra postime ne minute ne kete forum edhe pse ka mjaft qe postojne. Kur hy ne kete forum me mjafton gjysme ore ti shfletoje shpejt e shpejt postimet e reja dhe kur me intereson dicka e lexoj. Tashti mendoj se temat problematike bien me shpejt ne sy, mirepo shpesh anashkalohen postimet fyese derisa arrijne kulminacionin. P.sh. tema "A i urreni serbet" nuk besoj qe nuk ka rene ne sy. Mirepo si po e shoh qenka fshire pas kohe. Dhe, gjithashtu mendoj se fotografite fyese per muslimanet ne Tolerance Fetare, nuk kane pasur nevoje te raportohen, se besoj se kane qene shume te dukshme.Raportoni temat dhe postimet ku ka ofendime qe ta beni punen e moderatoreve me te lehte. Moderatoret nuk mund te lexojne nje per nje te gjitha ato qindra postime qe behen perdite e per minute ne forum.
Pervec Dariusit dhe BVizionit qe mendoj se jane me aktiv ne forum dhe moderim sipas asaj qe kam vene re, tjeret mendoj se nuk kane edhe aq shume kohe per moderim. Keshtu qe me mire po na bie mu vetemoderu!
Puna e smod eshte e ndare. Sejcili prej tyre ka nenforume respektive nen kontroll si dhe gjithe forumin. Nganjehere koordinimi nuk eshte i lartesise se duhur keshtuqe raportimi nga ana e antareve eshte gjithmone i mirepritur. Une gjate dites jam shume ore ne forum por ka raste qe me shpetojne postime problematike. Po ashtu dhe smod e tjere qe kane me pak kohe kane nevoje per ndihmen e te gjitheve. Mos harroni qe kjo 'detyre' eshte komplet vullnetare dhe jeta reale ka prioritet. Nga ana tjeter nuk duhet harruar qe jo cdo gjykim nga antaret mund te kerkoje nderhyrje. Stafi ka nje praktike te caktuar pune, ndjek rregulla te paracaktuara dhe i permbahet atyre. Nese nje shkrim mund te jete indinjues per nje antar ose grup antaresh kjo sdo te thote se shkrimi ne vetvehte paraqet shkelje. Pra duhet mbajtur parasysh dhe kjo ane e medaljes.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Krijoni Kontakt