Close
Faqja 78 prej 93 FillimFillim ... 2868767778798088 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 771 deri 780 prej 921
  1. #771
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    me cte drjet greket perfshijne ne harten e tyre nje zone e cila i takon Shqiperise dhe per te cilen konkretisht nuk ka asnje marreveshje?
    -cfare ben qeverija jon kur shteti(fqinj) qarkullon harta zyrtare me zona qe i takojn Shqiperise?
    E pse habitesh? Se mos eshte hera e pare qe i bejne gjerat ne menyre arbitrare. Sidomos kur e dine qe kane perballe nje qeveri te vdekur qe nuk ben ze, cfaredo padrejtesie te bejne. Keshtuqe e kane te lehte t'i bejne gjerat fakt te kryer. Dhe prape duket sesa skutha jane. Ne nje kohe qe ketu po gjykohet nga realistet vendimi i GJK, greket urte e bute vazhdojne me te tyren pa ju dridhur qerpiku. Po gjeja qe te terbon me shume eshte, qe megjithse jane duke ngordhur si shtet e ekonomi, prape bejne arrogantin dhe te fortin e ne si shqiptare prape ulim koken e nuk bejme ze. Harram ajo buke e asaj toke se ata qe ja kane ngrene meritonin kocifos

  2. #772
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    E pse habitesh? Se mos eshte hera e pare qe i bejne gjerat ne menyre arbitrare. Sidomos kur e dine qe kane perballe nje qeveri te vdekur qe nuk ben ze, cfaredo padrejtesie te bejne. Keshtuqe e kane te lehte t'i bejne gjerat fakt te kryer. Dhe prape duket sesa skutha jane. Ne nje kohe qe ketu po gjykohet nga realistet vendimi i GJK, greket urte e bute vazhdojne me te tyren pa ju dridhur qerpiku. Po gjeja qe te terbon me shume eshte, qe megjithse jane duke ngordhur si shtet e ekonomi, prape bejne arrogantin dhe te fortin e ne si shqiptare prape ulim koken e nuk bejme ze. Harram ajo buke e asaj toke se ata qe ja kane ngrene meritonin kocifos
    dhe ajo qe te terbon me teper eshte fakti qe ministri grek vete ne itali bisedon me italianet bien darort ata ndermjet tyre,por Shqiperia kerkund,tani se si ata bien darort pa pranin e Shqiperise per dicka e cila ka lidhje drejperdrejt me Shqiperine,kete un nuk e marr vesh,ose ne ketu flasim kot se mbase sala e ka mbyllur ate punene favor te grekut keshu qe greku ben lojen e tij tani me italin
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 10-09-2012 më 10:17

  3. #773
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Dmth greqia na ben presion me buken e atyre qytetareve per te perfituar ujrat tona teritoriale?????
    Le te kthehen ata emigrante ne Shqiperi. Nuk do vdesin per buke, te siguroj. Por kete toke e keto ujra qe te paret na i lane trashegim dhe qe gjysherit tane per mungese pergjegjesie i zvogeluan ketu ku jane katandisur, brezi yne e ka per detyre historike te mos i zvogeloje me tej, por perkundrazi ne eshte i zoti te rifitoje cfare eshte humbur.
    Nese nuk e mbrojme token dhe ujrat tona, historia do na mbuloje me turp per tere jeten. Pike.

    ps
    Se harova:
    Ne ato ujra ka aq nafte sa te hane 700 mije emigrantet buke rehat per 700 vjet.
    sa bukur dhe flet zotrote se je kaluar tani, e harrove veten tende kur fillonte operacioni fsxhesa ne greqi, ti dilje ethoshje jam vorio epiriot dhe nuk te ngiste njeri..... na u bere patriot ti tani rri ore dhe bej ndonje kenge per emigrantin ate bej
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #774
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    me cte drjet greket perfshijne ne harten e tyre nje zone e cila i takon Shqiperise dhe per te cilen konkretisht nuk ka asnje marreveshje?
    -cfare ben qeverija jon kur shteti(fqinj) qarkullon harta zyrtare me zona qe i takojn Shqiperise?
    Mundesia me e favorshme per detyruar Shqiperine te vazhdoje bisedimet per marreveshje ose ta ratifikoje marrevshjen antkushtetuese, pas ndonje ndryshimi simbolik...

    Dhe njekohesisht eshte edhe sinjal i shtetit te Greqise, se ne fund nuk e pyet Shqiperine dhe nuk i respekton vendimet legjitime dhe sovrane te Shqiperise, nese keto jane ne kundershtim me interesat e Greqise.

  5. #775
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kina ka çuar nëndetset e anijet në Detin e Kinës për një ishull të vogël shkëmbor i cili pretendohet si nga Japonia ashtu dhe nga Kina. Kurse shteti shqiptar do që të japë një territor shumë më të madh se ai ishull mes Kinës e Japonisë falas! Ky është kulmi!

  6. #776
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Mesa duket fillimi i punimeve ne detin jone, sipas kufijve qe i pelqen Greqise, paska qetesuar Albon...

    Po pregaditetm per debat te forte prape pasi te ndalohen punimet ne detin qe na perket neve
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #777
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Mesa duket fillimi i punimeve ne detin jone, sipas kufijve qe i pelqen Greqise, paska qetesuar Albon...

    Po pregaditetm per debat te forte prape pasi te ndalohen punimet ne detin qe na perket neve
    Ma gje nji grek ta pjek ne hell se martoj qenin tim Balon me bucen e komshijes Lulicen !.....

  8. #778
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Marrëveshja e Ujërave, kompromis me çdo kusht me Greqinë, na presin skenarë ekstremë

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010, me anë të cilit u rrëzua Marrëveshja e Ujërave mes Shqipërisë dhe Greqisë, i ka hapur shumë punë qeverisë shqiptare. Kjo pasi si pasojë e këtij vendimi mund të rrezikohen seriozisht marrëdhëniet mes dy shteteve dhe si pasojë, kjo mund të bëhet shkak për bllokimin nga ana e shtetit helen të integrimit të vendit tonë në BE. Paralajmërimi është bërë nga vetë Ministria jonë e Punëve të Jashtme, në një raport që ia ka paraqitur për informim komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, ku ndër të tjerat paraqet dhe skenarët e mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve. Që në krye të këtij raporti bëhet e ditur se ekzistojnë tre skenarë të zhvillimit të mëtejshëm të situatës, rinegocimi i marrëveshjes, që sipas MPJ-së ka pak gjasa të ndodhë, pasi pala greke nuk pranon të hyjë më në këtë proces. Skenari i dytë është që pala greke mund të vijojë të njohë marrëveshjen e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, pasi këtë ka lënë të kuptohet në notat verbale që ka shkëmbyer me MPJ-në. Dhe skenari i tretë që sipas MPJ-së parashikohet dhe më ekstremi, është ai i vështirësimit të menjëhershëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, me pasoja në procesin integrues të Shqipërisë. Ndërkohë që MPJ parashikon gjithashtu dhe dy rrugë të tjera për zgjidhjen e situatës, njëra nëpërmjet gjykimit ndërkombëtar ose arbitrazhit.

    Raporti i Ministrisë së Jashtme

    Skenarët e mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve

    1- Rinegocimi i marrëveshjes. Politikisht, ka pak mundësi që pala greke të pranojë rinegocim, të paktën për afate të parashikueshme. Arsyet janë të lidhura me debatin e brendshëm politik në Greqi dhe pozicionin e vështirë në të cilin mund të vendosej shumica qeverisëse për shkak se “shumica e mëparshme e negocioi dhe përfundoi marrëveshjen, ndërsa shumica aktuale nuk është në gjendje tazbatojë“.

    2- Pala greke mund ta lërë në heshtje, duke vijuar respektimin nga ana e saj të vijës detare të përcaktuar në marrëveshjen e rrëzuar (siç ka njoftuar me Notën Verbale të datës 25 shkurt 2010, ku çështja trajtohet si një problem i njëanshëm i palës sonë). Ky do të ishte skenar i papërshtatshëm për palën tonë, sepse mban hapur mundësinë e shfrytëzimit të kësaj çështjeje nga ana e Greqisë në një rrethanë të caktuar, ku Shqipërisë do t’i nevojitej mbështetja e Greqisë.

    Precedentë: Mosmarrëveshja për kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë, kur kjo e fundit kërkoi zgjidhje të këtij problemi pikërisht në momentin final, kur diskutohej anëtarësimi në fund të negociatave i Kroacisë në BE.

    Bllokimi nga ana e Greqisë për shkak të kundërshtisë për emrin kushtetues të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe bllokimi i miratimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

    3- Skenari më ekstrem do të ishte vështirësimi i menjëhershëm i marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë, me implikime shumë negative si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në proceset integruese të Shqipërisë e në disa organizata ndërkombëtare (KiE, OSBE etj). Me rrethanat e tanishme ky skenar nuk ka gjasa të ndodhë. Në takimin e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, zotit Meta me ministrin Plotësues të Jashtëm grek, zotin Droutsas, ky i fundit ka dhënë mesazhe pozitive dhe miqësore, por pala greke pret që pala jonë të marrë nismën për të zhbllokuar situatën.

    Opsionet për zgjidhjen e procesit të delimitimit detar

    Zgjidhja e kësaj situate mund të bëhet me rinegocim për një marrëveshje të re me palën greke, me gjykim ndërkombëtar, ose me arbitrazh.

    Rinegocim i marrëveshjes me palën greke

    Nëse dy palët shprehen dakord, pala jonë është e detyruar të hyjë në bisedime me një projekt, i cili mban parasysh të gjitha përcaktimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë rast do të duhet të ngrihet një grup pune ndërinstitucional, i pajisur me plotfuqinë e kryetarit të shtetit për negocimin, ndjekjen e procedurave të brendshme të miratimit në përputhje me ligjin “Për traktatet dhe marrëveshjet”, nënshkrimin, si dhe hyrjen në fuqi të saj. Mundësia për rinegocim duket shumë e zbehtë. Pala greke është shprehur zyrtarisht se “ka negociuar marrëveshjen në besim të mirë” dhe se ka vendosur “të respektojë atë që është rënë dakord midis palëve” (Nota Verbale e datës 25 shkurt 2010 e Ambasadës greke në Tiranë: “Greece intends to honor the Agreement”).

    Zgjidhje me gjykim ndërkombëtar ose me arbitrazh

    Nëse palët nuk bien dakord për rinegocim të marrëveshjes dhe kanë dëshirë ta zgjidhin çështjen në një periudhë afatshkurtër, mund ta kanalizojnë atë në dy drejtime:

    1. Në kuadrin e përgjithshëm të së drejtës ndërkombëtare, duke qenë se ka ekzistuar një vullnet shtetëror për zgjidhjen e dhënë në marrëveshjen e nënshkruar, ende të paratifikuar dhe e pahyrë në fuqi sipas së drejtës ndërkombëtare, pala greke mund të kërkojë mjete ligjore për aktivizimin e marrëveshjes që e ka cilësuar të drejtë dhe të lidhur me vullnet të mirë. Nëse pala greke vendos të ndjekë këtë shteg, ajo mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për mosrespektim nga ana e Shqipërisë të dispozitave të Konventës së Vjenës për të drejtën e traktateve. Argumenti i palës greke: (a) negocimi është bazuar në mirëbesim dhe vullnet të mirë, dhe (b) legjislacioni i brendshëm nuk mund të jetë pengesë për zbatimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare – neni 27, 46, 47 dhe 66 i asaj Konvente.

    2. Palët kanë mundësinë t’i drejtohen për zgjidhje sistemit të Konventës për të Drejtën e Detit. Pjesa XV e Konventës paraqet një sistem të detajuar të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që mund të lindin ndërmjet palëve lidhur me interpretimin dhe zbatimin e Konventës. Ajo i kërkon shteteve palë të zgjidhin mosmarrëveshjet me mjetet paqësore të parashikuara në Kartën e OKB-së. Konventa adopton parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara për mosmarrëveshjet në fushën e së drejtës së detit. Pas shkëmbimit të pikëpamjeve, palët me marrëveshje mund t’i drejtohen një procedure pajtimi sipas Aneksit V të Konventës. Palët së bashku caktojnë pajtuesit, formën e raportimit dhe përgjegjësinë për kostot. Palët mund të mos i pranojnë rekomandimet e dhëna nga pajtuesit. Por, nëse palët dështojnë që të arrijnë marrëveshje me këto mjete, atëherë vihen në lëvizje procedurat që sjellin vendime detyruese. Mekanizmi detyrues i krijuar nga Konventa parashikon tri alternativa për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve: Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtën e Detit, krijuar në përputhje me Aneksin VI të Konventës (Gjykatën e Hamburgut), Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) dhe Gjykatën e Arbitrazhit ad-hoc, sipas Aneksit VII të Konventës. Çdo palë është e lirë të zgjedhë një ose më shumë mënyra me një deklaratë të shkruar që depozitohet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në çdo kohë. Vendi ynë nuk ka bërë asnjë deklaratë sipas nenit 287, ndërsa Greqia ka deklaruar se preferon Gjykatën e Hamburgut. Nëse palët në një mosmarrëveshje nuk kanë aprovuar të njëjtat procedura, automatikisht mosmarrëveshja i nënshtrohet arbitrazhit, gjithmonë nëse palët nuk bien dakord ndryshe.

    Gazeta MAPO
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #779
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Zbulohet raporti sekret për Kuvendin: Greqia nuk pranon të negociojë paktin detar

    Zbardhet letra e Ministrisë së Jashtme që do lexohej në Kuvend.

    Panariti: Mundësi e zbehtë për rinegocimin e Marrëveshjes, Greqia s’njeh vendimin e Kushtetueses.

    Debat në Komisionin e Jashtëm. Replikat mes Bejës dhe Dades.

    Panariti: Negociatat me Greqinë, pas zgjedhjeve të 2013.


    Greqia nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për shfuqizimin e marrëveshjes së ujërave midis dy vendeve. Një fakt i tillë mësohet nga dokumenti konfidencial i ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti, i dorëzuar në Komisionin e Jashtëm parlamentar. Ministri Panariti kërkoi dje nga anëtarët e Komisionit të Jashtëm që materiali i vënë në dispozicion të mos bëhej publik, për shkak të të dhënave sekrete që përmbante. Ndërkohë, “Panorama” zbardh të plotë raportin me skenarët e hartuar nga Ministria e Jashtme për qëndrimet që mund të mbajë shteti helen në dëm të vendit tonë, në rast se nuk zgjidhet me konsensus çështja e kufijve detarë. Në raportin e Ministrisë renditen disa nga arsyet përse marrëveshja e ujërave detare duhet të rinegociohet dhe jo të lihet në heshtje, pasi pala greke e konsideron si të vlefshme marrëveshjen e firmosur më 27 prill të vitit 2009, e cila u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese më 15 prill të vitit 2010. Por një vendim i tillë për Greqinë konsiderohet si një çështje e brendshme dhe se marrëveshja e parë është hartuar në mirëbesim dhe vullnet të mirë. Ky qëndrim i shtetit helen i është përcjellë me notë verbale Ministrisë së Jashtme nga Ambasada Greke në Tiranë, më datë 25 shkurt të vitit 2010 dhe vendimi i Kushtetueses konsiderohet si një problem i njëanshëm i vendit tonë. Diplomacia shqiptare i druhet një prishjeje të mundshme të marrëdhënieve me shtetin grek, çka do të sillte pasoja dhe për bllokimin e integrimit të vendit. Në raportin e Ministrisë së Jashtme thuhet se Greqia mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare për të aktivizuar marrëveshjen e firmosur në vitin 2009, me argumentin se “legjislacioni i brendshëm nuk mund të jetë pengesë për zbatimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare”.

    PANORAMA
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #780
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Pra Greqia duket se nuk njeh institucionet e pavarura te Shqiperise, nuk respekton vendimet e Gjykates Kushtetuese te Shqieprise dhe sillet ne menyre arrogante dhe hileqare. Pra mesa duket, marreveshja eshte lidhur ne besim te mire nga Greqia, me ane te mashtrimit dredhive dhe tashme perdoren presionet psikologjike per ta pranuar ate marreveshje qe demton Shqiperine.

    Kjo pra eshte Greqia, si te themi, nje shtet me mendesine e Edvin Rames, bllokues, intrigante, mashtruse e dredharake.

    PS: E paskeni heq dhe nga kryetema kete teme, qe eshte le te themi, me e rendesishmja e momentit ne kete forum. Bravo...
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 78 prej 93 FillimFillim ... 2868767778798088 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •