Close
Faqja 74 prej 93 FillimFillim ... 2464727374757684 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 731 deri 740 prej 921
  1. #731
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ksenofon Krisafi thote shume fjale por nuk thote asgje. Ai akoma nuk e ka kuptuar qe forcat dhe interesat qe dolen kunder mareveshjes me Greqine, nuk e bazuan opoziten e tyre ndaj mareveshjes mbi meritat e saj, por e bene gjithe ate levizje me objektivin qe mes dy vendeve te mos kete kurre mareveshje mbi kufirin detar. Kjo eshte ajo qe Turqia deshiron, dhe ky ishte objektivi i nacionalisteve te rruges shqiptare qe ambasada turke ne Tirane vuri ne levizje.

    Idete se "po te presim pak" apo "po te zgjedhim ca eksperte me te mire", mareveshja do te arrihet, eshte qesharake. Spahiu qe desh te behej Kreshnik nuk eshte me nje tellall i paguar i turqve mes shqiptareve, ai eshte sot kryetar i nje partie politike qe sponsorizohet nga Turqia. Dhe nuk eshte i vetmi, pasi ai eshte qeni i rruges qe ben gam gam, por qenin balo turqit e kishin ne presidencen e Shqiperise e sot ne krye te "Frymes se Re Demokratike".

    Turqit po mundohen te kryqezojne Berishen dhe qeverine e tij, pasi denjoi qe te beje mareveshje me fqinjin e vete jugor, ashtu sic beri me gjithe fqinjet e tjere. Dhe gishti i turqve nuk shkon vetem ne mareveshjen, por edhe ne ate qe ndodhi ne 21 janar 2011.

    Albo
    Me fal per shprehjen , por nuk e kam me ty por me ato qe ke thene ! Te gjitha jane "pordhe me rigon" !

    E para : Sepse Sali Berisha , nuk e ka fshehur asnjehere qe eshte nje antishqiptar i terbuar , nje kelysh serb (edhe dhender madje) , nje vasal grek , nje jenicer turk dhe cfaredolloj shtetesie tjeter , boll t'i pranojne krimet kunder shqiptareve , me te cilet ai as nuk e ka shkuar neper mendje qe te jete ndonjehere mik !

    E dyta : Nuk ka asnje fuqi te huaj qe te "stisi" armiq te nje personi , ne kete rast te Sali Serb berishes , ne rast se ky nuk i ka bere vete dhe trajtuar vete si armiq , njerezit !

    E treta : Sepse Sali Berisha eshte personi qe e anetaresoi Shqiperine ne Lidhjen islamike dhe se Kryetarin e SHIK , Gazideden e kishte nje UDB-ashist dhe fondamentalist islamik njekohesisht ! Greku dhe serbet , bashke me turqit , kane qene gjithnje ne aleanca me njeri tjetrin kunder shqiptareve !

    E katerta : Po te ishte ceshtje shtetesh , Turqi , Gerqi , apo Serbi , ata anetaret e Gjykates Kushtetuese te cileve iu jepen vetem urdhera dhe jo spjegime , nuk do te kishin mbajtur qendrim ligjor .....por qendrimin e qeverios allvanos ....

    Por "dikush" i rendesishem gjeopolitikisht , "i keshilloi" te shikonin Kushtetuten dhe Ligjin si dhe Aktet Nderkomebetare se pasojat per ta "neser" ....?????????

    E pesta : Turqia praktikisht nuk rezulton te kete asnje interes strategjik ne "territorin e falur" . Turqia e ka Bazen e Pashalimanit , pra e ka vene rojen ne "porten qe do " !

    E Gjashta : Akuzat ndaj Turqise dhe genjeshtra ndaj ketij rasti , eshte pikerisht nje shpifje greke qe synon te arrije disa qellime :
    1) Te relativizoje si "genjeshtra turke" tentativat e saj per copezimin dhe vjedhjen e territorit shqiptar dhe krimin nderkombetar qe eshte duke kryer ! Proven me te rende dhe me imediate te ketij krimi "Vendimin e Gjykates Kushtetuese" ta quaje mall tregu , pra te pavertete !
    2) Te demoralizoje , friksoje apo te beje te pabesueshem , zerat dhe faktoret politike kombetar dhe nderkombetar qe ia çjerrin masken shoviniste Greqise ....
    3) Te percaje popullsine shqiptare duke futur dasite fetare , ku te sensibilizoje "ortodoksit" (kuptohet vetem ata greqer) se gjoja Turqia myslymane , dhe ketu fut ne loje myslymanet shqiptare , nuk do "per arsye fetare" qe Shqiperia te kete marredhenie te mira me Gerqine !

    Kujton grek koketrashi se shqiptaret jane analfabete sic kane qene ketu e 50 vjet te shkuara ! Ka ikur ajo kohe o Albo ! Me diplomaci greku nuk ka asnje shanc te grabise me territore , pavaresisht tradhetareve shqiptare apo antishqiptareve greke qe jetojne ne Shqiperi ! Vetem me forcen e armeve po e beri ....

    Keshtu thuaju atyre miqve te tu !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 05-09-2012 më 10:19

  2. #732
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    "shitjen e ujrave"

    Disa thone se Berisha eshte anti-kombetar ?!

    Kete e argumentojne me "shitjen e ujrave" tek Greket. Po te ishte keshtu Berisha do te zgjidhte nje rruge tjeter dhe nuk do te lejonte me marifet gjykaten kushtetuese ta rrezonte poshte nje loje diplomatike te shkelqyer te Berishes ndaj grekerve.

    Berisha beri nje politike kombetare duke mbajtur Greket me shpresa per interes kombetar ate te intergrimit paprobleme ne BE. Greket jane ai komb qe po pengojne Maqedonine dhe Turqine ne interesat e tyre. Kete gje Berisha deshiron ta shmange dhe perdor politiken e dyfyresise deri sa te jemi ne BE. Edhe une mund te sjell argumenta plot qe faktojne patriotizmin e Berishes por ata qe nuk duan ta pranojne se e kane inat sigurisht qe do gjejne arsye te tjera per mohim.

    Psh. Shiko ndryshimin qe u be tek certifikakatat e gjendjes civile qe i terboi Greket.

    Kujtoni se Berisha nuk ka qene kurre as ne Beograd dhe as ne Athine, ndryshe nga lideret socialiste qe flirtojne dhe kane flirtuar gjithnje me Athinen e Beogradin kunder interesave te kombit Shqiptar. Perse nuk permenden bemat anti-kombetare te socialisteve?!

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #733
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Disa thone se Berisha eshte anti-kombetar ?!

    Kete e argumentojne me "shitjen e ujrave" tek Greket. Po te ishte keshtu Berisha do te zgjidhte nje rruge tjeter dhe nuk do te lejonte me marifet gjykaten kushtetuese ta rrezonte poshte nje loje diplomatike te shkelqyer te Berishes ndaj grekerve.

    Berisha beri nje politike kombetare duke mbajtur Greket me shpresa per interes kombetar ate te intergrimit paprobleme ne BE. Greket jane ai komb qe po pengojne Maqedonine dhe Turqine ne interesat e tyre. Kete gje Berisha deshiron ta shmange dhe perdor politiken e dyfyresise deri sa te jemi ne BE. Edhe une mund te sjell argumenta plot qe faktojne patriotizmin e Berishes por ata qe nuk duan ta pranojne se e kane inat sigurisht qe do gjejne arsye te tjera per mohim.

    Psh. Shiko ndryshimin qe u be tek certifikakatat e gjendjes civile qe i terboi Greket.

    Kujtoni se Berisha nuk ka qene kurre as ne Beograd dhe as ne Athine, ndryshe nga lideret socialiste qe flirtojne dhe kane flirtuar gjithnje me Athinen e Beogradin kunder interesave te kombit Shqiptar. Perse nuk permenden bemat anti-kombetare te socialisteve?!

    ingenuous
    Pra i fali territoret ?!! Je i vetmi PD-ist apo Salist qe e pranon , perfshi edhe keta greko-shqipfolesit !

    Po per anetarin e Gjykates Kushtetuese , Zaganjorin e Salise qe votoi refuzimin e shqyrtimit te kesaj ceshtjeje nga Gjykata Kushtetuese dhe me pas e propozoi per President , cfare opinioni ke ?

    Po per gradimin gjeneral te (filogrekut) Kristaq Gerveni pas faljes se territorit cfare mendimi ke ?

    Po per gradimin e atij kopliksit Ferit Hoxha , qe Sherbimi Sekret Serb i "vodhi" (eshte provuar qe ua dorezoi vete) ne OKB , ne zyren e tij , Lap-Topin me kodet dhe shifrat sekrete te NATO-s dhe qe ishte negociator ne faljen e territorit cfare mund te na thuash ?

    Po per fyrjen dhe lincimin deri ne kercenim jete ne ekranet televizive te Kolonel Pashajt , cfare opinioni ke ?

    Po per keta shoket e tu ketu ne forum qe thone se "Berisha nuk ka falur asnje territor dhe se marreveshja ishte e drejte ..." , cfare opinioni dhe mendimi ke ?

    Po per takimin Berisha Miloshevic ne Oher , per te cilin u asgjesua luftetari i UCK-se nga SHIK Berishian ?
    Po per takimin me porosi te berishes , te Gazidede- Arkan , ne kohen kur ushtria serbe kishte futur trupat ne Kosove ?

    Po per thirrjen me ze te larte direkt ne televizion qe Perfaqesia Kosovare te mos firmoste Rambujene , cfare mundet te na thuash ?

    Na ndrico o i "padjallezuar" se shyqyr qe mberrite ne forum ! Keto pyetje na kane bere ta urrejme Berishen si tradhetar te kombit ! Por po na sqarove ti jemi gati te nderojme opinion ! Ka dhe shume pyetje te tjera , por me radhe se edhe ti na lodhesh !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 05-09-2012 më 12:21

  4. #734
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    1.a ke ndonje gje konkrete qe verteton se turku ndodhet pas prishjes se marrveshjes?
    Une mund te te rendis shume fakte qe po ti rendisesh me rradhe, e te besh lidhjen mes tyre, e kupton se cfare loje luhet ne kete mes. Por po te jap si fakt levizjen e pare qe interesat turke bene mes shqiptareve ne fillimet e demokracise shqiptare, atehere kur demokracia ne vend nuk ishte instaluar akoma dhe rregjimi komunist po jepte shpirt:

    - Ne vitin 1991, kur presidenti i atehershem Ramiz Alia lejoi "pluralizmin" ne Shqiperi, ambasada turke ne Tirane mblodhi nje sere profesoresh ne Universitetin e Tiranes, per te krijuar shoqaten e pare te: "Intelektualeve Muslimane Shqiptare". Tre nga anetaret e pare te kesaj shoqate ne 1991 ishin Bashkim Gazidede, Rrexhep Mejdani dhe Fatos Klosi. Dy prej ketyre njerezve vite me pas do te ktheheshin ne kryetare te sherbimit sekret shqiptar nen dy qeveri te ndryshme, kurse tjetri do te zgjidhej president i Shqiperise. Ne rastin e Gazidedes, ky u strehua po ne Turqi pas largimit ne 1997. Ta them kete qe te kuptosh shkallen e infiltrimit te interesave turke ne instancat me te larta te shtetit shqiptar, ne shume nivele.

    - I pari qe ngriti zerin per mareveshjen ishte nje plak pensionist me emrin Myslym Pasha, qe kish punuar topograf ne ushtrine e Enver Hoxhes. Plaku, u zgjua nje mengjes, dhe tha se "qeveria po i shet detin Greqise", edhe pse ai nuk kish asnje kopje te mareveshjes ne dore qe ta gjykonte, e nuk ish pjese e komisionit shqiptar qe negocioi mareveshjen.

    - Por plaku i zgjuar nga gjumi, nuk ben dot lajm pa ndihmen e dy megafoneve me te medhenj mediatike te fqinjeve tane ne Shqiperi: Top Channel dhe Gazeta Shqiptare. Top Channel nuk e humbet asnje mundesi per te sulmuar cdo lajm qe ka te beje me Greqine dhe mareveshjet e shtetit shqiptar me te, ashtu sic nuk e humbet asnje rast per te sulmuar KOASH dhe Kryepeshkopin e saj. Dhe per ti falur sa me shume kredibilitet plakut topograf qe turqit zgjuan nga gjumi per te bere lajmin, Top Channel e shiti Myslymin si "kolonel" kurse Gazeta e Duces ne Tirane e shiti si "gjeneral". Pak rendesi ka fakti se ai jo vetem qe nuk eshte ekspert, por nuk ka mbajtur ndonje grade ne ushtrine shqiptare.

    - Pas plakut dhe zhurmes mediatike te krijuar mbi mareveshjen qe akoma nuk ishte perfunduar e akoma nuk ish firmosur nga qeveria e nuk kish shkuar ne Kuvend, turqit aktivizuan tellallin e tyre te preferuar ne Shqiperi, Kreshnik Spahiun. Ky e ktheu poltronen e institucionit me te larte te drejtesise ne vend, KLD, ne megafonin e propagandes turke, qe ne shenjester te vete nuk kish vetem Greqine dhe interesat e saja, ne shenjester kish qeverine shqiptare dhe kredibilitetin e saj ne syte e publikut shqiptar. Dhe Spahiu duke qene sekseri i Bamir Topit, qe u merrte parate ne kembim te nje posti ne gjykatat me te larta te vendit, sulmonte jo vetem qeverine e institucionet demokratike te vendit, sulmonte edhe gjithe sistemin e drejtesise ne vend. Qellimi i tij ishte i dyfishte, te njolloste imazhin e qeverise dhe te bente shantazh gjyqtareve ne te gjitha nivelet e gjykatave te vendit qe te beni keshtu sic them une, se po bete ndryshe, karriera juaj nuk ka per te shkuar gjekundi.

    - Pastaj turqit i dhane urdher Spahiut te tyre mes shqiptareve qe te mos mjaftohet vetem me dalje mediatike e zhurme te perditshme ne media, por i thane qe duhet te vizitonte te gjitha vatrat tradicionale te minoritetit turk ne vend, qe te ngriheshin ne kembe kunder mareveshjes. Dhe Spahiu shkon ne Kukes, Shkoder, Shijak, Kavaje, Vlore dhe vazhdon misionin e caktuar. Por qe ti eksitonte njerezit, nuk mjaftonte vetem ndihma e pakursyer mediatike, duheshin edhe pamflete, edhe karta, edhe flamure, edhe koncerte. Dhe turqit i sponsorizojne keto mitingje te Spahiut duke i kaluar atij fonde nepermjet shoqatave jo-qeveritare e bamirese te ngritura prej tyre ne Shqiperi e Kosove.

    - Ne fillim, fushata e Spahiut nuk eci sic duhet pasi nuk mjaftonte vetem propaganda e urrejtja ndaj grekerve. Shqiptaret nuk genjehen kollaj nga nje bisht njeri qe ka mbiemrin Spahiu dhe ka nje fytyre e tipare aziatike e jo shqiptare. Keshtu qe turqit u bene te zgjuar, dhe i dhane leje Spahiut qe te perdori jo vetem propaganden kunder Greqise, por te perdori edhe "flamurin e Qafirit", keshtu i referohen turqit flamurit tone kombetare te Gjergj Kastriotit. Dhe Spahiu e valevit flamurin shqiptar ne keto mitingje e fushata, pavaresisht se ky u vret syte turqve. Nese shqiptaret nuk na duan ne turqit per keta qe jemi, pasi i pushtuam e dhunuam per 500 vjet, le te hiqemi sikur mbeshtesim identitetin e tyre shqiptar, per aq kohe sa kontrollojme cdo aspekt te jetes se atij vendi duke paralizuar dhe neutralizuar shtetin shqiptar dhe pushtetaret e tij.

    - Aq e suksesshme ishte fushata e Spahiut, sa turqit dolen me idene e re: "nese shqiptaret po kafshojne karemin qe ne po u hedhim, perse mos ta kthejme kete levizje ne nje parti politike? Nese shqiptaret votojne per njerezit tane, atehere e kontrollojme Shqiperine me proxy." Ishte koha kur mitingjet e koncertet ia lane rradhen "peticionit". Peticioni qe per gjoja kish per qellim "referendumin per mareveshjen/censusin", edhe pse Kushtetuta e Shqiperise e ndalon cdo lloj referendumi qe ka lidhje me terresine territoriale te vendit, kish per qellim qe te maste pulsin politik te Aleances Kuqezi mes shqiptareve.

    - Turqit u terbuan akoma me shume ne tetor 2011, kur presioni i tyre i hapur ndaj qeverise e institucioneve demokratike te vendit, nuk e kish ndalur agjenden progresive te qeverise Berisha. Berisha shpalos planet per nje census te popullsise te vendit ne tetor 2011. Si guxon ky maskara qe te lejoje shqiptaret qe te deshmojne me gojen e tyre e ne liri te plote origjinen e tyre etnike dhe identitetin e tyre fetar? Kjo nisme duhej ndalur me cdo kusht! Nuk mund te lejojme qe shqiptaret te deshmojne me gojen e tyre per ate qe jane sot, pasi kjo shkaterron gjithe ate imazh dhe propagande qe ne u kemi bere shqiptareve ne keto 100 vjetet e fundit qe kur keta u shkeputen nga Turqia. Tellalli e ndryshoi vemendjen nga mareveshja, dhe e kaloi nga censusi i popullsise, duke e vene theksin tek "minoriteti grek", edhe pse minoriteti grek ne vend eshte me i vogel ne numer se sa minoriteti arumun apo minoriteti turk. Duhej ndalur me cdo kusht censusi pasi mbajtja e censusit dhe dalja ne drite e minoritetit turk ne vend, do te ndante sharpin nga sheqeri, do te ndante shtetasin shqiptar me kombesi shqiptare nga shtetasi shqiptar me kombesi turke. Dhe turqit nuk mund te pretendonin me plot goje se "shqiptaret jane turq" dhe nuk ka nje dallim mes nesh.

    - Pastaj erdhi vendimi i Gjykates Kushtetuese per te rrezuar mareveshjen si antikushtetuese. Ankesen prane ketij institucioni e beri Partia Socialiste. Dhe per cudine e te gjitheve, gjykata si arsye kryesore qe rendiste te paren ishte mosbekimi i komisionit qe negocioi mareveshjen nga presidenti i vendit si kryetar i forcave te armatosura te vendit. Doli ne skene presidenti i vendit Bamir Topi, qe e ka vizituar Turqine gjate presidences se tij me shpesh cdo burre shteti, dhe qe e ka bere te qarte qe ka respekt per Turqine, pasi babai i tij eshte shkolluar ne kete vend. U be e qarte qe presidenti i vendit se bashku me sekserin e tij Spahiu, kishin ushtruar presion mbi gjyqtaret per te rrezuar kete mareveshje me cdo kusht e me cdo cmim.

    - Pastaj erdhi 21 janari 2011, kur kembanat e shtetit shqiptar rrane aq fort, sa u degjuan jo vetem nga shqiptaret por u degjuan nga gjithe bota. Ambasadoret e huaj ne Tirane u vune ne levizje per te mesuar se cfare ndodhi ate dite dhe kush e orkestroi ate. Berisha akuzoi njeriun e SHISH per heshtjen e tij, ashtu sic akuzoi edhe presidentin e vendit, qe nuk pati kurajon te fliste per ate qe ndodhi per plot 3 jave. Ishte nje orkestrim i opozites se vendit per te marre pushtetin me dhune apo ishte nje orkestrim qe gezonte mbeshtetjen e qarqeve e interesave te vendeve fqinje? Opozita shqiptare nuk do te ndermerte nje akt te tille te dhunshem, nese nuk do ti kish "krahet e ngrohta" nga nje dore e fshehte qe kish kontroll ne institucionet me te larta te shtetit shqiptar. Dhe ne kete dite, Berisha dhe ambasadoret e huaj ne Tirane, mesuan qe 21 janari nuk ishte vetem nje sipermarje opozitare, por ishte kulmimi i nderhyrjes se interesave turke ne punet e brendshme te Shqiperise. Kjo qeveri duhej rrezuar me cdo kusht dhe maredheniet e shkelqyera te Shqiperise me fqinjet duhet te ndaleshin me cdo kusht, dhe progresi i saj drejt BE duhej te ndalej me cdo kusht. Si mund te lejojme ne turqit nje turp te tille kur ne si Turqi na lene jashte BE dhe nje shteti satelit tonin si Shqiperia i hapin deren te hyjne brenda? E humben durimin kur BE vendosi liberalizimin e vizave me Shqiperine. Vizat u liberalizuan ne dhjetor 2010, nje muaj me vone u sulmua Kryeministria e Shqiperise.

    - Kur 21 janari deshtoi dhe Berisha u zgjua nga gjumi i tij fale sulmit mbi institucionin e tij ne 21 janar, sherbimet e huaja sekrete orkestruan nje fushate te tille ne Shqiperi per ti shkuar deri ne fund asaj qe ndodhi, per te cilen ata nuk ishin ne dijeni dhe per te cilen SHISH nuk kish dhene informacion vendeve partnere. Dhe aktoreve publike qe u implikuan ne ato ngjarje, i zuri frika se jo vetem qe nuk arriten qellimin, por tani spiunet shqiptare te ketyre agjenturave po germonin cdo aspekt te jetes se tyre, po germonin cdo aspekt te qendrimeve te institucioneve ne ate dite, per te krijuar tabllone e qarte per ate qe ndodhi dhe kush fshihej pas saj. Tani ishte rradha e shtetit shqiptar qe te kryqezonte nje e nga nje njerezit ne krye te ketyre institucioneve qe ishin bere pale ne kete komplot. Emeruesi i perbashket i gjithe asaj qe ndodhi qe implikonte disa institucione te vendit, ishte presidenca dhe Bamir Topi. Nderkombetaret i vijne ne krah Berishes dhe qeverise se tij pasi konkluduan qe ajo qe ndodhi nuk ishte nje kaprico e opozites por dicka me tinzare. Rama rrefehet tek ambasadori amerikan se ai eshte i pafajshem dhe ndryshonin tonin e zerit ne ditet ne vazhdim.

    - Publikohen rezultatet e censusit dhe vetem 1% e popullsise se intervistuar ne mbare vendin refuzuan qe ti japin pergjigje censusit. 1% eshte mbeshtetja qe Faqezinjte gezojne ne Shqiperi pasi ata ishin te vetmit qe benin thirrje ne vend per bojkotimin e censusit te popullsise. Nje rezultat jo shpresedhenes per interesat turke ne Shqiperi por projekti i nisur duhet te vazhdoje perpara. "Aleanca" duhet te kthehet ne parti politike e duhet te marri pjese ne zgjedhje. Turqit sponsorizojne si "Aleancen" e Spahiut por edhe "Frymen e Re Demokratike" te bosit te Spahiut. Eshte e rendesishme qe interesat turke ti apelojne jo vetem injoranteve te rruges shqiptare, por edhe inteligjences se ketij vendi.

    - Pastaj vjen vizita e Spahiut ne Washington, sponsorizuar nga njerezit e Turqise ne OKB. Qellimi i vizites se tij ishte qe ti tregonte shqiptareve ne Shqiperi qe Spahin e mbeshtesin edhe amerikanet, keshtu qe ju duhet te votoni per te. Pak rendesi ka e verteta qe sherbimet e huaja e kane skeduar tashme kete person si njeri te interesave turke dhe ndjekin cdo levizje te tij ne Shqiperi apo jashte vendit.

    - Turqit presin tashme me ankth verdiktin e BE per Shqiperine ne muajin e ardhshem. Nese BE nuk i hap driten jeshile Shqiperise per fillimin e procesit si vend kandidat, kjo do te konsiderohet si nje fitore e interesave turke. Por nese shqiptaret e marrin kete ftese perpara Turqise, ky do te jete turpi me i madh qe evropianet i kane sjelle Turqise ne 100 vjetet e fundit.

    Ka gisht Turqia ne keto ceshtje?! Jo, c'eshte ajo fjale!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-09-2012 më 16:04

  5. #735
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Pra i fali territoret ?!! Je i vetmi PD-ist apo Salist qe e pranon !
    Ti je i lire per te gjykuar sic preferon ti, nuk e kam une moralin dhe as detyren te te percaktoj gjykimin tend.

    Jemi ne kohe pluraliste dhe vlon demokracia/pazari nga te gjitha anet...
    Nuk ka me sot Bardhe e Zi, sidomos ne diplomacine Shqiptare. Bardhe e Zi ka vetem ne Media per veshet e popullit prapa perdeve jane interesat!
    Ndoshta te duket e pabesueshme loja me Greket por po te shikosh veprimet dhe mosveprimet e te dy kraheve politike do te lexosh midis rreshtave se ka nje konsensus te fshehte ne lidhje me Greqine. Nuk behet fjale per llafallogji boshe.... Berisha e hudh gurin e i referohet ligjit. Kjo eshte Diplomaci sado "shkerdhatllek" ti duket ndonjerit. Koha e sotme ka nevoje per diplomat si Berisha dhe jo si Rama e Ahmadinexhat me gjoks te gryka e topit si Mic Sokoli.

    Te pakten keshtu e mendoj une, sdo te thote qe edhe ti te kesh te njejtin mendim! Bukuria e diskutimit ketu qendron, ti me argumentat e tuaja une me te miat, nuk po bejme gare, thjeshte kendveshtrime.

    Qofsh mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 05-09-2012 më 13:17 Arsyeja: ...rifreskim...
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #736
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    Albo, ndoshta vertet e ndjen veten me shume grek se sa Shqiptar, eshte e drejta jote, por kur shprehesh si Shqiptar i zjarrte ben mire qe te mbrosh Shqiperine nga kushdo, jo te shash Turqine per te lavderuar Greqine ne Kurriz te Shqiptareve.

    Te pakten Turqia nuk ka me pretendime territoriale ne Shqiperi, pavaresisht se ketu mund te kete interesat e veta si çdo shtet tjeter, perfshi dhe Greqine, duke u bazuar nga pozita mjaft e mire gjeografike e Shqiperise. Por, interesat e saja Turqia, Italia e shume shtete te tjera po kerkojne ti zhvillojne ne territorin Shqiptar, nuk po mundohen ti shkepusin Shqiperise toke e det per te permbushur interesat e tyre.
    Kur une shkruaj, ti lexo e meso se une nuk shkruaj per gjera qe nuk i kuptoj apo di, sic ben ti ne kete teme. Ta shpjegova me lart dhe po ta shpjegoj perseri, qe ta futesh ne koke ti dhe kushdo:

    - Shqiptar i vertete eshte ai qe ka besim ne institucionet demokratike te shtetit te tij dhe pushtetareve te zgjedhur ne keto institucione me voten e lire te shqiptareve. Te jesh shtet i pavarur nuk do te thote te mbash anen e Greqise apo Turqise, por te kesh besimin ne integritetin dhe patriotizmin e ketyre njerezve qe na sherbejne te gjitheve duke drejtuar keto institucione demokratike ne Shqiperi.

    Ti je viktime e propagandes turke mes shqiptareve, pasi kjo propagande ka lekundur besimin tend ne institucionet demokratike te vendit dhe drejtuesve te tyre. Ti ke me shume besim ne pallavrat e propagandes se paguar turke mes shqiptareve, se sa ndaj krereve te shtetit e ushtrise shqiptare qe e negociouan kete mareveshje. Te besosh qe Shqiperia "i shiti detin Greqise" eshte nje akuze per tradheti kombetare ndaj gjithe krereve te shtetit shqiptar dhe te gjithe institucioneve te vendit te perfaqesuara ne ate komision.

    Une jam i shitur se kam besim te patundur ne kreret e institucioneve te shtetit tim, kurse ti je patriot se i akuzon ata ne injorancen tende per tradheti kombetare? Kush jane tradhetaret, ata oficeret e karrieres se Ushtrise Shqiptare qe kane nje jete ne ate profesion, apo kryeministri i vendit dhe gjithe ministrat e tij te perfaqesuar ne kete komision me njerezit e tyre? Ua bej keto pyetje retorike qe te kuptoni se sa shume keni shkare e dale nga binaret.

    Reagimi i nje diplomati amerikan kur vizitoi Shqiperine dhe u njoh me kete ceshtje ishte: "Vetem shqiptaret besokan se uji i detit mund te ndahet me thike!".

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-09-2012 më 13:08

  7. #737
    Albo, per nje moment le t'i marrim per te qena keto qe po shkruan. Natyrisht nuk eshte ndonje informacion i rezervuar qe ke por thjesht ben nje analize llogjike te ngjarjeve qe dihen nga i gjithe publiku. Deri ketu ska asnje te keqe. Dhe kendeveshtrimi jot eshte po aq biased sa dhe kendveshtrimi i kundert. Ajo qe nuk kuptoj dot une ne gjithe kete analizen tende eshte mungesa e llogjikes ne anen tjeter te medaljes. Te gjithe e dime qe turqit jane ata qe jane dhe nje zot me falte po nuk i dua dot hic. Por mos valle greket jane te renet nga qielli, engjejt e vuajtur qe po demonizohen nga agjentura turke dhe agjentura italiane? Nese turku na rrenoi, shkaterroi, tjetersoi, percudnoi, vodhi, preu, vrau, masakroi per 500 vjet, mos valle greku na ka trajtuar me mire? Mos valle ky grek ka provuar sinqeritet e dashamiresi ndaj nesh si vend e si komb? Une sjam dakort me shume deklarata ketu kur thone se nese turku mbeshtet pavaresine tone territoriale atehere e pranoj ndihmen e turkut sic nuk jam dakort aspak te shoh grekun si engjellin shpetimtar apo spirancen ku Shqiperia duhet te ankorohet. Te dyja vendet na kane shkaktuar fatkeqesi, te dyja vendet kane treguar armiqesi nder shekuj. Te dyja vendet kane bashkepunuar me njeri tjetrin per te na mbajtur ne erresire, prere e vrare, grabitur histori e gjeneze.

    Kjo qeveri duhej rrezuar me cdo kusht dhe maredheniet e shkelqyera te Shqiperise me fqinjet duhet te ndaleshin me cdo kusht
    Cilat jane marrdheniet e shkelqyera me fqinjet? Ato te vasalitetit? Ke quan ti marrdhenie te shkelqyera, nderhyrjet skandaloze ne punet e brendeshme dhe imponimin e politikave te brendeshme nga ana e qeverise apo elementave ekstremiste greke? Kushtezimin qe i behet perpjekjeve te Shqiperise ne arenen nderkombetare nga ana e grekut? Bej si them une, bej sic dua une ne vendin tend qe te mbeshtet x apo y perpjekje tenden ne Europe? Ke quan ti marrdhenie te shkelqyer, ligjin e luftes qe ende nuk dihet per cfare dreq arsye vazhdon te jete ne fuqi? Ke quan marrdhenie te shkelqyer more Albo, hyrjen e paatorizuar te politikaneve greke ku ne token shqiptare ku bejne thirrje per Vorio Epir dhe shpallin toka shqiptare si djep te helenizmit? Nuk mund te besoj kurre ne sinqeritetin dhe pastertine e turkut ndaj nesh por nuk mund te besoj fare me pak sinqeritetin dhe pastertine e grekut ndaj nesh. Pra per mua si Darius, te dyja anet e medaljes jane te ndohtura dhe vijne ere, jane kercenuese per integritetin tone si komb e vend dhe armiqesore.

    Ne fund mbetet thjesht ceshtja e vijes kufitare detare e cila mund te merret e shkeputur per nje moment nga keto qe thashe: A e shkurton ose jo vijen kufitare ujore ne favor te grekut kjo marrveshje? A i jep grekut mundesi strategjike ne burimet e zbuluara naftembajtese ne ate zone, po apo jo? A eshte ne thelb e vlefshme per interesat tona kombetare kjo marrveshje, po ose jo?

  8. #738
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kur une shkruaj, ti lexo e meso se une nuk shkruaj per gjera qe nuk i kuptoj apo di, sic ben ti ne kete teme. Ta shpjegova me lart dhe po ta shpjegoj perseri, qe ta futesh ne koke ti dhe kushdo:

    - Shqiptar i vertete eshte ai qe ka besim ne institucionet demokratike te shtetit te tij dhe pushtetareve te zgjedhur ne keto institucione me voten e lire te shqiptareve....
    Nese do te ishte keshtu, atehere ti i pari nuk do te ishe "Shiptar i vertete"...

    Ne shume shkrime tua ti shprehe haptazi mosbesim ndaj institucioneve demokratike te shtetit, ne momentin kur veprimet dhe vendimet e tyre (legjitime) nuk perputhen me ideologjine tende apo interesat tua politike.

    " Vota e lire" ne Shqiperi , Kosove dhe shtete te ngjashme eshte vetem pjeserisht e realizuar...

  9. #739
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Reagimi i nje diplomati amerikan kur vizitoi Shqiperine dhe u njoh me kete ceshtje ishte: "Vetem shqiptaret besokan se uji i detit mund te ndahet me thike!".
    Cili eshte ky ?!

    Darius, sot e kesaj dite grekerit nuk po e kuptojne se si ua "futi" Berisha dhe te tjere, pjese e lojes "shitja e detit"
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #740
    Ingenuous, aq sa ka treguar vijshmeria e ketyre 20 vjeteve demokraci, sme le te jem i qete dhe te brohoras "lojen" e Berishes. Per fat te keq skam besim as tek ai dhe as tek krahu qe i ben atij opozite. Eksperienca e ketyre viteve ka treguar qe pushtetaret tane, te te dyja kraheve te politikes, vene interesat e tyre personale perpara atyre kombetare. Do deshiroja me shpirt te besoja ne institucionet demokratike te vendit tim, kushdo qofte forca politike qe eshte ne pushtet, nese keto institucione do tregonin integritetin e tyre politiko-moral. Por le te rrime shtrember e te flasim drejt, a e kane treguar kete integritet ne 20 vjet?

Faqja 74 prej 93 FillimFillim ... 2464727374757684 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •