Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anėtarėsuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Gripi i derrave rrezikon botėn





    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė thotė se gripi i derrave nuk mund tė kontrollohet. Tė gjitha vendet e botės janė tė rrezikuara nga ai. OBSH paralajmėron tė gjitha qeveritė e botės qė tė kenė kujdes. Nė kėtė rast Kosova thotė se nuk ka nevojė pėr panik, dhe nuk ka marr ndonjė masė serioze parandaluese. Ekspertėt botėrorė pohojnė se nė rast tė shpėrthimit tė njė pandemie, do tė mund tė humbin jetėn 2 milionė njerėz.

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH), vazhdon me paralajmėrimet nėpėr botė, qė tė pėrgatiten pėr rastet eventuale tė gripit tė derrave.
    Pasi qė sipas ecurisė qė ėshtė duke u shpėrndarė ky grip, ka shumė gjasa qė shpejtė tė shpėrthej njė pandemi, ka lajmėruar kjo organizatė.

    Vdekja e 140 personave nė Meksikė nga ky grip, dhe i rreth 2 mijė tė tjerėve tė infektuar nėpėr botė, dhe kalimi i kėsaj sėmundjeje nga vendi nė vend ka bėrė qė tė gjitha qeveritė e botės tė marrin masa tė shpejta parandaluese tė pėrhapjes sė kėsaj sėmundjeje.
    Edhe mė serioze ėshtė bėrė, pasi qė OBSH, tė martėn (dje) ka lajmėruar se ky grip i njohur si gripi i derrave, i llojit A/H1N1, nuk mund tė mbahet nėn kontroll. Organizatė kjo e cila tashmė ka ngritur shkallėn e gatishmėrisė nė nivelin e katėrt mė tė lartė.

    "Duke marrė parasysh situatėn aktuale, fokusi i pėrpjekjeve tani duhet tė jetė mbi pėrpjekjet pėr zbutjen e pasojave tė kėsaj sėmundjeve dhe jo mbi pėrpjekjet pėr ta mbajtur atė nėn kontroll. Ky virus tashmė ėshtė pėrhapur shumė dhe nė momentin kur po flasim, mbajtja e tij nėn kontroll nuk ėshtė e mundur", ka deklaruar Keiji Fukada, zyrtarė i lartė nė OBSH.

    Mirėpo, pėrkundėr tė gjitha qeverive tė botės qė kėtė ēėshtje e kanė marr shumė seriozisht, pa marr parasysh a ka mbėrritur gripi nė vendin e tyre apo jo, qeveria e Kosovės, thotė se nuk ka nevojė pėr panik.

    Tashmė, gati nėpėr tė gjitha aeroportet e botės, ėshtė duke u bėrė kontrollimi i udhėtarėve, meqė ėshtė mėnyra qė mė sė shumti po bartet sėmundja.

    Deri sa nė Kosovė deri mė tani nuk ėshtė dhėnė ndonjė alarm pėr shpėrthimin e kėsaj epidemie, Instituti Kombėtar i Shėndetėsisė ka marrė vendim qė herė pas here nė aeroportin e Prishtinės tė shkojnė inspektoratė sanitarė tė Shėndetėsisė qė tė vėzhgojnė situatėn. Kėtė e bėjnė tė ditur zyrtarė tė ANP-sė.

    “Nga instruksionet e marra pėr momentin nga qeveria thuhet se pėr momentin nuk ka nevojė pėr panik dhe shqetėsim tė popullatės dhe si pasojė e kėsaj nė Aeroport mbizotėron gjendje e zakonshme”, njoftohet nga zyra pėr informim i aeroportit.

    Eksplodojnė ampulat me grip

    Ampulat me virusin e gripit tė derrave, tė cilat njė teknik i Qendrės Kombėtare pėr Grip ishte duke i bartur nė Gjenevė pėr testim, eksploduan pėr shkak tė shtimit tė shtypjes nė frigorifer. Raportohet pėr dy tė lėnduar.

    Frigoriferi i mbushur me akull tė thatė dhe mostra tė virusit tė gripit tė derrave H1N1 ėshtė dashur tė dėrgohet nė Qendrėn Zvicerane Kombėtare pėr grip nė Gjenevė, ndėrsa eksplodoi tė hėnėn mbrėma nė trenin, i cili po udhėtonte drejt atij qyteti.

    Nga tetė ampula, sa ishin nė frigorifer, virusi gjendej nė pesė tė tilla.

    I punėsuari i laboratori mori mostrat nga Cyrihu pėr t’i dėrguar me tren nė Gjenevė, por paketa eksplodoi afėr Fribourg dhe Lausanne pas shkrirjes sė akullit tė thatė, i cili u vendos gabimisht nė frigorifer, gjė qė shkaktoi rritje tė shtypjes.

    Dy persona u lėnduan lehtė, deklaroi policia. Megjithatė autoritetet theksuan se nuk ka rrezik pėr njerėzit, marrė parasysh se nuk ishte virus i pėrzier, pėr tė cilin besohet se shkaktoi 149 raste tė vdekjes nė Meksiko. Treni u ndal pėr disa orė, ndėrsa gjendja shėndetėsore e 61 udhėtarėve ku ndodhi eksplodimi do tė pėrcillet derisa tėrėsisht nuk pėrjashtohet mundėsia e infektimit.

    Virusologu nga Gjeneva, i cili doli nė terren deklaroi se nuk ekziston rreziku nga infektimi i udhėtarėve.

    Transporti i shembujve tė ampulave me virus e miratoi Zyra zvicerane pėr Shėndetėsi. Ampulat ėshtė dashur qė tė shėrbejnė pėr zhvillimin e testit pėr njohuritė mė tė reja rreth gripit tė derrit.

    OBSH ngrit nė 4 shkallėn e alarmit

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) nga frika e epidemisė sė gripit tė derrave, e ka ngritur nė 4 shkallėn e alarmit, nga gjithsej 6 nivele sa ka kjo organizatė.

    Kjo fazė, sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, nėnkupton bartjen direkte tė kėtij virusi tek njerėzit dhe paraqet rrezik pėr pandemi.

    Zėvendėsdrejtori i OBSH-sė, Keiji Fukuda, ka thėnė se kjo organizatė do tė vazhdojė me vaksinimin sezonal dhe iu ka bėrė thirrje tė gjitha vendeve qė tė pėrgatiten pėr raste eventuale tė gripit tė derrave.

    Nga kjo sėmundje nė Meksikė, deri tash kanė vdekur 149 njerėz, ndėrsa janė konfirmuar edhe rastet e para tė virusit nė Evropė, nė Spanjė dhe nė Skoci.

    Edhe pse deri mė tani nė Kosovė nuk ka asnjė rast tė raportuar me gripin e derrave, i cili ka filluar tė shndėrrohet nė pandemi pėr shumė vende te botės, nga Instituti Kombėtar i Shėndetit Publik (IKSHP) theksohet se kanė pėrgatitur njė plan veprimi.


    Nuk mund tė mbahet nėn kontroll

    Sipas OBSH`sė epidemia e sėmundjes sė njohur si gripi i derrave, tashmė nuk ėshtė e mundur tė mbahet nėn kontroll.

    Kjo organizatė e ka ngritur shkallėn e gadishmėrisė sė saj nė nivelin e tretė mė tė lartė.

    Kjo do tė thotė se ka patur njė numėr rastesh tė kalimit tė kėtij virusi nga njeriu te njeriu.

    Zyrtari i lartė i OBSH-sė, Keiji Fukada tha se njė epidemi nė shkallė globale nuk ishte e pashmangshme dhe se qeveritė duhet tė pėrqėndroheshin nė zbutjen e pasojave tė kėsaj sėmundjeje.

    "Duke marrė parasysh situatėn aktuale, fokusi i pėrpjekjeve tani duhet tė jetė mbi pėrpjekjet pėr zbutjen e pasojave tė kėsaj sėmundjeve dhe jo mbi pėrpjekjet pėr ta mbajtur atė nėn kontroll. Ky virus tashmė ėshtė pėrhapur shumė dhe nė momentin kur po flasim, mbajtja e tij nėn kontroll nuk ėshtė e mundur", tha Dr. Fukada.

    Megjithatė, ai tha se nuk kishte nevojė pėr masa tė tilla si mbyllja e kufijve.

    "OBSH-ja nuk rekomandon mbylljen e kufijve apo kufizimin e udhėtimeve. Por, do tė ishte e kėshillueshme qė personat e sėmurė ta shtyjnė udhėtimin, do tė ishte gjithashtu e kėshillueshme qė personat qė kthehen nga njė udhėtim dhe qė ndjehen tė sėmurė, tė kėrkojnė ndihmė mjekėsore", tha zyrtari i lartė i

    Shtetet e Bashkuara, Britania dhe disa vende tė tjera i kanė kėshilluar shtetasit e tyre qė tė mos udhėtojnė nė Meksikė, vendi i prekur mė rėndė nga kjo sėmundje.

    Autoritetet meksikane thonė se afro 150 vetė kanė vdekur nga sėmundja e gripit tė derrave dhe rreth njėmijė tė tjerė qė kanė shfaqur simptoma tė saj, janė nė spital.

    Korrespondenti i BBC-sė nė kryeqytetin e vendit, Meksiko, thotė se shkollat janė mbyllur nė tė gjithė Meksikėn. Ai thotė se hotelet po zbrazen pėr shkak se operatorėt e turizmit po anulojnė udhėtimet nė Meksikė.

    Shtetet e Bashkuara kanė njoftuar 45 raste tė kėsaj sėmundjeje, shumica nė Nju Jork.

    Spanja ishte vendi i parė evropian qė konfrimoi njė rast tė sėmundjes sė gripit tė derrave, njė shtatas i sapokthyer nga Meksika.

    Edhe autoritetet britanike kanė njoftuar pėr dy raste tė kėsaj sėmundjeje.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ngjyra blu na vrau syte!

    Moderoje shkrimin qe te mund ta lexojme! Cjan kto shkrime me ngjyre blu? Apo te duken me seksi?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ky gripi i derrave kap radhe apo nje kategori te caktuar njerzish.Me duket se kap vetem qeveritare e ish qeveritare.Popullin e mbron Zoti se po erdhi ketu do haje derra te majme kesaj radhe.Uroj te mos vije ne Shqiperi se sa do masa te marrim ne aq e kemi fuqine dhe pasojat do jene te pa llogaritshme.Ne vende teper te zhvilluara dhe ka pasoja.Te gjith forumistave ju uroj fat.Merrni masa vete per t'u mbrojtur nga ky grip.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Gripi i Derrit duket sikur eshte nje virus i modifikuar me koshience nga njeriu. Kjo nuk mund te jete surprize fare per te gjithe ata qe e njohin me mire realitetin.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ani-d
    Anėtarėsuar
    18-11-2006
    Postime
    208
    Si do e perballoje ndryshe krizen, industria farmaceutike ...mjere ne thuaj
    The biggest difference between people is those who have had love in their life and those who haven't

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Citim Postuar mė parė nga ani-d Lexo Postimin
    Si do e perballoje ndryshe krizen, industria farmaceutike ...mjere ne thuaj
    Dhe jo vetem kaq , por edhe kriza vete nuk ishte surprize. Prandaj qendron togfjaleshi i fundit.

  7. #7

  8. #8
    Happy Maska e milanistja_el
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Citim Postuar mė parė nga riza2008 Lexo Postimin
    Ky gripi i derrave kap radhe apo nje kategori te caktuar njerzish.Me duket se kap vetem qeveritare e ish qeveritare.Popullin e mbron Zoti se po erdhi ketu do haje derra te majme kesaj radhe.Uroj te mos vije ne Shqiperi se sa do masa te marrim ne aq e kemi fuqine dhe pasojat do jene te pa llogaritshme.Ne vende teper te zhvilluara dhe ka pasoja.Te gjith forumistave ju uroj fat.Merrni masa vete per t'u mbrojtur nga ky grip.
    Ky virus i kap te gjithe... pa marre parasysh se kush je apo ēfare ben. Trasmetohet nepermjet ajrit...

    Nese vjen ne shqiperi na mori lumi.

    Masat qe mund te merren?
    - Te lahen duart vazhdimisht, te kemi kujdes te mos ferkojme syte, hundet apo te fusim duart ne goje pa i lare ato me pare.
    - Duhet te kene shume kujdes personat qe pine duhan... keshillohet qe para se te pine duhan te lahen duart, duket qesharake, por nese ke takuar me pare nje person te prekur nga virusi, duke pire cigare, gjesti i prekjes se buzeve me duar eshte rrezik...
    - Nese per arsye te ndryshme nuk kemi ku t'i lajme duart... dhe kartpicetat e lagura bejne pune per te eleminuar rrezikun...
    - Keshillohet (per ata qe kane mundesi, se ne Shqiperi nuk gjenden" te mbahet me vete gjithmone "Gel Alcoolico" per te lare duart pas ēdo kontakti me njerezit...
    - Shmangiuni njerezve me grip ose perdorni maska...
    - Nese keni simptomat e gripit drejtojuni menjehere mjekeve... s'eshte koha per te luajtur rolin e kaubojve...
    - Kushtojini shume vemendje femijeve, personave te semure apo qe kane semundje kronike, diabet etj etj sepse jane me te ekspozuarit ndaj rrezikut...
    - Personeli mjekesor eshte me i ekspozuar ndaj rrezikut... kujdes, duhet te perdorin gjithmone doreza dhe maska, te mos bejne mjekime me dore te lire... te lajne gjithmone duart dhe dorezat te jene nje perdorimshme, jo nje pale doreza per 30 paciente...
    - Ka ardhur koha qe ne shqiptaret te jemi me te edukuar... please shamiat, facoletat etj etj qe perdoren hidhini ne vendet e caktuara dhe mos peshtyni ne rruge... nese shteti nuk mendon per ne, le te mendojme ne per veten tone...

    KUJDES: Lani duart pas ēdo kontakti me personat... nuk eshte e thene qe nje person te jete i infektuar vetem kur ka temperature, kolle apo grip... mund te jete i infektuar dhe simptomat t'i kete me vone.
    Mos ua bej te tjereve ē'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Citim Postuar mė parė nga milanistja_el Lexo Postimin
    - Kushtojini shume vemendje femijeve, personave te semure apo qe kane semundje kronike, diabet etj etj sepse jane me te ekspozuarit ndaj rrezikut...
    - Personeli mjekesor eshte me i ekspozuar ndaj rrezikut... kujdes, duhet te perdorin gjithmone doreza dhe maska, te mos bejne mjekime me dore te lire... te lajne gjithmone duart dhe dorezat te jene nje perdorimshme, jo nje pale doreza per 30 paciente...
    KUJDES: Lani duart pas ēdo kontakti me personat... nuk eshte e thene qe nje person te jete i infektuar vetem kur ka temperature, kolle apo grip... mund te jete i infektuar dhe simptomat t'i kete me vone.
    Vajze, nuk e di nese te duket shume qesharake te keshillosh mjeket sesi te perdorin maska apo doreza. Mos moj vajze se eshte turp te keshillosh mjeket. Turp i madh qe dalin persona te paformuar dhe i marrin mjeket per nxenes te fillores!
    Pastaj kete punen e kujdesit ne fund eshte e nevojshme ta sqarosh pjesen ne te zeza. Puno me veten vajze pastaj jep keshilla qe i njeh gjithe populli dhe qe nuk kane fare nevoje te perseriten sepse perseriten gjithe kohen ne media (perjashtuar disa nga ato qe shprehur me larte sepse disa i ke lajthitje personale ; dhente Zoti te mos jesh ndonje studente mjekesie sepse qenke per ti qare hallin).

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Virusi po behet shum serioz, edhe nuk po ndalon aspak. Rasti fundit dyshohet te jete ne ballkan pikerisht ne Serbi.. Pra ky virus shum shpejt do trokase edhe ne shqiperi, prandaj te gjith beni kujdes, nese do zbulohet rasti pare ne shqiperi, te gjith vini maska, edhe qendroni larg njeri tjetrit.

    Duket si film horror dreqi ta haje.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Virus i gripit tė derrave, alarm nė Meksikė e SHBA
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 03:15
  2. Kujdese:Spamerėt shfrytėzojnė popullaritetin e gripit tė derrave
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 06:36
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •