Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Zannier: Kosova po zbaton pjesë të 6-pikëshit

    I ashtuquajturi plan 6-pikësh ka ekzistuar deri në nëntor, ka deklaruar shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Megjithatë, ai thekson se edhe pse kanë refuzuar këtë plan, autoritetet e Kosovës po zbatojnë pika të tij, si p.sh. në fushën e policisë.

    “I ashtuquajturi plani gjashtëpikësh është diçka që ka ekzistuar deri në nëntor dhe kishte për bazë letrën e qershorit të sekretarit të përgjithshëm. Pas nëntorit, kemi një agjendë të zgjeruar. Dhe, këtë agjendë e ka rritur raporti që Këshilli i Sigurimit ka miratuar dhe përmban shumë elemente tjera - rikonfigurimi, ardhja e EULEX-it, 6-pikëshi, por edhe 4-pikëshi që iu bashkua më pas”, ka thënë të mërkurën Zannier në një takim me gazetarë.

    Por, vetë Zannier ka ngjallur dilema nëse plani është inekzistent, kur ka potencuar se Prishtina po zbaton pjesë të planit, të cilin ajo e pati quajtur të vdekur.

    “Shoh zhvillime në fushat që janë mbuluar nga i ashtuquajturi plan gjashtëpikësh. T’u jap një shembull - kam parë që autoritetet e Kosovës u japin rol më të madh përfaqësuesve të pakicave në polici. Mendoj se kjo është gjë e mirë. Edhe pse kjo nuk ndodh për shkak se po zbatojnë një pikë të planit gjashtëpiëksh, por po shkohet në drejtim të duhur. Në Beograd ka ankesa se pse kjo ka ndodhur pa konsultime”, tha Zannier.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zannier: Kosova po zbaton pjesë të 6-pikëshit
    http://www.forumishqiptar.com/showth...69#post2237869

    po ka sa tema po i hapni te njejta balit

    keshtu e ka kur njeriu e lexon vetem titullin e temes

    zannier shum mire paska tregue se 6 pikshi prej qe ka than i madhi Hashim Thaçi jo dhe pik eshte i vdekur
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    o te shkret po qka keni mendue ju kur thot burri jo dhe pik
    jo do te mbetet
    boll mire paska tregue zannier bravo
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    shifni se si zannier ka tregue per planin 6 pikesh dhe taman po perputhet
    kur Hashim Thaçi ne nentor i tha jo te madhe 6 pikshit.

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Thaçi: PO shtrirjes së EULEX-it, JO 6-pikëshit

    Nga Express më 27.11.2008 21:26 CET

    Kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur të enjten se qëndrimi i institucioneve të Kosovës është i pandryshueshëm lidhur me planin 6-pikësh të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, megjithëse ai është miratuar nga Këshilli i Sigurimit.

    “Plani 6-pikësh është i papranueshëm... Institucionet kanë qëndrim shumë unik dhe të palëkundur. Plani 6-pikësh i papranueshëm. Nuk do të lejohet në asnjë rrethanë dhe asnjë çmim cenimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi, në një intervistë për radiotelevizionin publik të Kosovës. Madje, sipas tij, Prishtina për këtë e ka mbështetjen edhe të bashkësisë ndërkombëtare.

    Të mërkurën në mbrëmje, KS i OKB-së nëpërmes një deklarate presidenciale i dha “dritën e gjelbër” vendosjes së EULEX-it në Kosovë, duke rikonfirmuar edhe një herë Rezolutën 1244 të vitit 1999.

    Por Thaçi u shpreh se EULEX-i e ka mandatin nga Brukseli. “E mbështesim EULEX-in, që ka mandatin e plotë të BE-së dhe assesi nuk duhet të lejuar që në asnjë rrethanë që EULEX të shihet si kundërshtar i Kosovës. E ardhmja jonë është në familjen evropiane”.

    Ndërsa deklaratën presidenciale të OKB-së, ai e quajti “një deklaratë domethënëse që prezanton aspiratat për të ardhmen dhe paqen e stabilitetin në rajon”.

    Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, e cila sot ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe të presidentit Sejdiu, për shkak të dështimit për të ruajtur interesat e vendit, kryeministri Thaçi bëri thirrje që të ruhet uniteti në këto çaste. “Për interesat madhore duhet të jemi të gjithë së bashku. Ata mund ta kritikojnë qeverinë. Unë edhe vet kam qenë në opozitë, por askush nuk është votuar që të konfrontohet as me SHBA-të, as me NATO-n, as me BE’në. ‘Jo’ e jonë ka qenë shumë e fortë më e fortë se zërat komentues të thatë që dalin sot. Unë do të vazhdojë politiken integruese dhe jokonfrontuese”.

    Sipas Thaçit, qëndrimi i Kosovës mbetet i palëkundur. “Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe popullit të Kosovës është shumë i qartë: Jo 6-Pikëshit, Po shtrirjes së EULEX-it në gjithë Kosovën”.

    Kryeministri gjithashtu ka tërhequr vërejtjen se EULEX-i kurrsesi nuk duhet të konsiderohet si armik i Kosovës. Me përjashtim të planit 6-pikësh, ai shtoi se vendosja e EULEX-it ka qenë një proces i paraparë të ndodhë edhe me Planin e Ahtisaarit, prandaj qytetarët nuk kanë pse të shqetësohen lidhur me këto zhvillime të reja. “EULEX-i do të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës dhe vetëm kjo e parandalon më të keqen”, tha Thaçi, duke aluduar në mundësinë e ndarjes së veriut.

    Ai gjithashtu ka mohuar deklarimet e ndryshme se drejtuesit e institucioneve kanë qenë në dijeni për planin 6-pikësh qe më se 6 muaj. Sipas tij, ky plan ka dalë vetëm para dy javësh.

    “Gjashtë pikat nuk kanë ardhur para 6 muajsh. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Ato i kemi refuzuar menjëherë”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Nuk e dijë sa kupton/lexon mire SHQIP , por merr lexo me vemendje komplet tekstin dhe besoj nqs ke kok ( gje qe se besoj ) .. do t'ja gjesh permbrajten e titullit si i eshte vene!!

    Llapç!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zanier shum mire kish tregue se ai plan prej nentori eshte i coft haaaataman kur i tha jo ky burri i Kosoves Hashimi heeee
    se kini dit ju qe ka tregue drejt se se kishi hap temen hiq balit

    qe edhe sot si e ka ter Hashimi ket zanierin




    Sejdiu Zanieritnë jam Zot shtëpie në Kosovë!

    Thaçi refuzon takimin me Zanierin!

    Lirie Hajdari
    “UNMIK-u nuk mund të përfaqësojë Kosovën dhe këtë e kemi thënë edhe më herët e themi edhe tash. Ne jemi Zot të shtëpisë sonë bashkë me mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare të vendeve që na kanë mbështetur edhe para proceseve të pavarësimit”, tha presidenti Fatmir Sejdiu.
    Sejdiu Zanieritnë jam Zot shtëpie në Kosovë!

    Prishtinë, 22 prill

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së shefit të UNMIK-ut Lamberto Zanier për një takim të përbashkët, për të diskutuar për rolin e UNMIK-ut në Kosovë. Ky takim është mundësuar pas dy kërkesave të njëpasnjëshme që Zanieri u ka bërë udhëheqësve institucionalë të vendit. Zanier kishte kërkuar një takim me Sejdiun e Thaçin para mbajtjes së seancës së fundit të Këshillit të Sigurimit, por ai takim nuk u realizua, ndërsa kërkesa e fundit nga ai drejtuar institucioneve është bërë para një jave. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, duke e quajtur të tejkaluar rolin e këtij misioni në Kosovë dhe të panevojshëm që pas shpalljes së pavarësisë. Kërkesa e institucioneve të Kosovës, drejtuar Këshillit të Sigurimit, për t’i dhënë fund mandatit të misionit të UNMIK-ut, ishte prezantuar edhe nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, në takimin e fundit për Kosovën të këtij mekanizmi, në fillim të muajit mars.

    “UNMIK-un nuk e kemi pasur armik, por...”

    Edhe pse takimi ndërmjet presidentit Sejdiu dhe shefit të UNMIK-ut, është mbajtur pa ndonjë paralajmërim dhe larg syve të mediave, mësohet se i pari i vendit i ka përsëritur Zanierit kërkesën e institucioneve për përmbylljen e misionit që ai drejton, derisa i ka bërë të ditur atij se UNMIK-u nuk mund ta përfaqësojë Kosovën dhe se tash Zot shtëpie në Kosovë janë institucionet e saj legjitime. Presidenti Sejdiu, ka konfirmuar takimin e mbajtur me shefin e UNMIK-ut, si dhe kërkesën që ai i ka bërë këtij të fundit për përfundimin e misionit. “Zanieri ka kërkuar që të takohemi dhe natyrisht është normale që të takohemi dhe të bisedojmë. Ai është udhëheqës i një misioni ndërkombëtar që është në përfundim të procesit të tij. E dini se kërkesën për përmbyllje të misionin ne e kemi shtruar edhe në Këshillin e Sigurimit”, deklaroi presidenti Sejdiu. Ai ka çmuar punën e madhe që ka bërë UNMIK-u në Kosovë për një kohë të gjatë, duke qenë partner i rëndësishëm në të gjitha bashkëpunimet, por edhe rolin e secilit njeri që ka qenë në udhëheqje të këtij misioni. Krahas kërkesës se shtruar më parë, presidenti Sejdiu edhe në këtë takim ka kërkuar nga Zanieri që së bashku të nxitohemi në këtë proces që ka qenë ide edhe në KS për rikonfigurim të shpejtë dhe bartje të përgjegjësive në institucione e Kosovës dhe natyrisht në një mision mbështetës siç është EULEX-i. “UNMIK-u nuk mund të përfaqësoj Kosovën dhe këtë e kemi thënë edhe më herët e themi edhe tash. Ne jemi Zot të shtëpisë sonë bashkë me mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare të vendeve që na kanë mbështetur edhe para proceseve të pavarësimit në lëvizjen për pavarësi të Kosovës, me njohjen ndërkombëtare siç janë SHBA-të, vendet e BE-së”, tha Sejdiu. Nga ana tjetër, ai i ka mohuar interpretimet në media, duke thënë se UNMIK-un nuk e kemi pasur as nuk e kemi armik, por se bashkërisht kemi bërë procese të mëdha të kualitetit për jetën e qytetarit të Kosovës. “Kosova tash është e pavarur dhe do të ecën përpara”, u shpreh ai.

    Thaçi refuzon takimin me Zanierin!


    Ndryshe nga presidenti Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi nuk është takuar me shefin e UNMIK-ut. Ai ka mbështetur presidentin në kërkesën e tij, përderisa çmoi rolin e UNMIK-ut për dhjetë vjetët e kaluara në Kosovë. I pyetur nëse kjo është një shenjë se qeveria në të ardhmen nuk do të bashkëpunojë me misionin e UNMIK-ut, kryeministri Thaçi tha se është Presidenti ai që përfaqëson Kosovën, institucionet dhe popullin e saj. “Nuk kam çka t’i shtoj asaj që e ka prezantuar Presidenti. Ne kemi pasur konsulta paradite. Presidenti theksoi se roli i UNMIK-ut është i tejkaluar në Kosovë. Ne çmojmë rolin e OKB-së për progresin në Kosovë në këto 10 vjet, por tash Kosova ka institucionet e saj legjitime, është shtet i pavarur, kemi prezencën e EULEX-it dhe ICO-s dhe ecim përpara në rrugën tonë drejtë integrimeve në BE dhe NATO”, është shprehur i pari i qeverisë.

    Edhe opozita mbështet kërkesën e institucioneve për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, duke konsideruar se që nga shpallja e pavarësisë dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës, në Kosova ka përfunduar edhe mandati i UNMIK-ut. Përfaqësuesit e opozitës kërkoj nga institucionet e Kosovës që të mos e zvarrisin këtë proces, dhe një herë e mirë t’i bëhet e qartë edhe Zanierit, por edhe vetë OKB-së, se roli i UNMIK-ut në Kosovë është i tejkaluar. “UNMIK nuk ka asnjë arsye për të qenë në Kosovë. Kushtetuta e Kosovës e zhvesh prej të gjitha kompetencave që ka pasur. Është koha e fundit që UNMIK-u ta kuptoj dhe nga Kosova të ndahet në mënyrë të suksesshme”, tha nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, sipas të cilit sa më herët që UNMIK-u ta përmbyllë edhe “de facto” misionin e tij në Kosovë, do të jetë më mirë edhe për vetë UNMIK-un, i cili tashmë ka përfunduar detyrat e tij në Kosovë.

    Shfuqizimi i të famshmes Rezolutë 1244

    Për Adem Salihajn, nënkryetar i LDD-së, UNMIK-u nuk do të duhej ta kishte vendin në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. Ai mendon se tashmë është momenti i fundit që UNMIK-u të largohet nga Kosova. “Me vet shpalljen e pavarësisë ne e kemi kuptuar se misioni i UNMIK-ut ka përfunduar. UNMIK-u funksiononte në bazë të Rezolutën 1244, dhe nga momenti i shpalljes së pavarësisë UNMIK-u nuk e kishte vendin në Kosovë dhe ky mision që nga ajo kohë është pa mandat”, tha Salihaj. Edhe Ahmet Isufi, është i mendimit se tashmë ka kaluar koha e UNMIK-ut, por sipas tij duhet të merren hapa që tregojnë se ky mision përfundimisht me hyrjen në fuqi të Kushtetutës ka përfunduar misionin në Kosovë. Sipas tij çdo zgjatje e autoritetit të UNMIK-ut në Kosovë është komplikim i procesit. “Mendojmë se edhe z. Zanier edhe OKB-së duhet ti thuhet përfundimisht se misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka përfunduar me ardhmen e EULEX-it”, tha z. Isufi.

    Çështja e largimit të UNMIK-ut nga Kosova ka qenë temë e shumë debateve jo vetëm në Prishtinë por edhe në Bruksel e Nju Jork. Në të shumicën e këtyre debateve është thënë se UNMIK-u duhet të përfundojë misionin e vet në Kosovë, por si “pengesë” e pakapërcyeshme ka dalë miratimi i një rezolute të re që do të shfuqizonte Rezolutën 1244. Kjo procedurë tash për tash është e pamundshme të bëhet në KS të OKB-së, për shkak të qëndrimit të Rusisë dhe disa vendeve të tjera aleate të saj.

    Megjithatë, UNMIK-ut po i rrëshqet dheu nga këmbët në tokën e Kosovës prandaj ata këtu i kanë ditët e numëruara. Pra nuk bëhet fjalë më për largimin e UNMIK-ut, por për mënyrën se si duhet të largohet ky mision ndërkombëtar në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Lexo Llap , per zotin mu me behet qjefi vetem me ecen Kosova perpara , asnjeher skam qen kunder dicka qe keni bere te mire ne Kosov , e rendesishmja eshte Kosova te ecen kurse dukurit negative duhet ti luftojm ne vet , nqs ne nuk jemi te afert me njeri tjeterin kur pret ti qe do behet mire ne Kosov? Duhet me kundershtu edhe nqs bab apo vella e ke Hashimin!

    Un per vete kisha mendu vetem me ecen Kosova perpara , sidoqoft politika kosovare mos me deshtu dhe me u be servile e EU-s .. te ecin me Ameriken se aty eshte forca!


    Sidoqoft ishalla shte ashtu sic ju po thoni!

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gjashtëpikëshi e pati

    Gjashtëpikëshi nuk
    ekziston më si koncept. E
    pranoi këtë edhe vetë
    shefi i misionit të OKB-së.
    Por, ai insiston që
    UNMIK-u të mbetet,
    sepse, sipas tij, i duhet
    Kosovës


    Plani gjashtëpikësh, i propozuar
    nga Sekretari i Përgjithshëm i
    OKB-së, Ban Ki- Mun, për
    gjashtë fusha të ndryshme në
    Kosovë, nuk ekziston më as për vetë
    përfaqësuesin e Banit në Kosovë,
    Lamberto Zanierin.
    Shefi i UNMIK-ut të mbetur, ka
    sqaruar se gjashtëpikëshi nuk ekziston
    më si koncept, dhe se që nga
    nëntori i vitit të kaluar ka edhe fusha
    të tjera në të cilat duhet vëmendje,
    fusha këto që paraprakisht nuk qenë
    përfshirë në planin gjashtëpikësh.
    Lamberto Zanier i ka bërë komentet
    në një takim me përfaqësues të disa
    medieve të vendit, pak orë pas
    takimit me presidentin Fatmir
    Sejdiu.
    “Ky gjashtëpikëshi ka ekzistuar deri
    në nëntor të vitit të kaluar. Pas nëntorit
    kemi një agjendë më të zgjeruar.
    Dhe këtë agjendë e ka rritur
    raporti tjetër i Sekretarit të
    Përgjithshëm. Ka edhe disa fusha të
    tjera në të cilat duhet pasur
    vëmendje. Për shembull, kthimin.
    Kjo çështje nuk ka qenë në
    gjashtëpikësh. Ka edhe fusha të
    mbuluara nga gjashtëpikëshi për të
    cilat nuk po punohet më. Është e
    vërtetë se sa herë që shkoj në
    Beograd ata përmendin
    gjashtëpikëshin, sepse ky është qëndrimi
    i tyre, por kur kthehem këtu,
    kundërshtohet gjashtëpikëshi, sepse
    ky është qëndrimi i Prishtinës. Unë i
    di qëndrimet e të dyja palëve.
    Mundohem që misioni ynë të
    veprojë aty ku ka hapësirë”, ka thënë
    shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier.
    “Shoh që ka zhvillime pozitive në
    fusha që kanë qenë të mbuluara
    edhe nga plani gjashtëpikësh. Ka
    edhe fusha ku duhet më shumë
    punë, fusha të mbuluara ose jo nga
    gjashtëpikëshi. Shembull unë kam
    parë si zhvillim pozitiv dhënien e
    më shumë fuqive te përfaqësuesit e
    komuniteteve minoritare në polici.
    Kjo është pozitive. Nuk është çështje
    a po zbatohet diçka nga
    gjashtëpikëshi apo jo, por një çështje
    teknike po zgjidhet në drejtim të
    duhur”, ka thënë shefi i UNMIK-ut.
    Italiani ka realizuar takimin e
    shumëpritur me presidentin Sejdiu,
    por në të njëjtin takim nuk ka marrë
    pjesë edhe kryeministri Thaçi.
    “Presidenti përsëriti atë që realisht
    ma ka thënë që në takimin tim të
    parë me të, se institucionet e

    Kosovës presin që UNMIK-u të
    mbyllet, gjë që ata e kanë kërkuar
    edhe në Nju- Jork dhe nuk ishte
    befasuese për mua”, ka komentuar
    Zanier, disa orë pas takimit.
    Këmbëngulës për
    misionin
    PSSP-ja Zanier, duke e arsyetuar
    nevojën që UNMIK-u të funksionojë
    në Kosovë, ka thënë se misioni i
    OKB-së do të bëjë lehtësimi e marrëdhënieve
    të Kosovës me organizatat
    ndërkombëtare ku Kosova nuk
    përfaqësohet si shtet. “Unë u
    mundova t`i shpjegoj presidentit se
    nuk e shoh UNMIK-un si përfaqësues
    të institucioneve të Kosovës,
    por si lehtësues të bashkëpunimit të
    këtyre institucioneve me këto organizata.
    Është çështje e këtyre organizatave
    dhe institucioneve të Kosovës
    çështja se si përfaqësohet Kosova
    atje. Ne mund të lehtësojmë kontaktet”,
    ka shpjeguar Zanier.
    I pari i UNMIK-ut është ndalur gjatë
    në shpjegimin e prezencës që
    UNMIK-u do të ketë në takimet e
    CEFTA-s apo organizatat e tjera
    ndërkombëtare që nuk e njohin
    Kosovën si shtet. “Për shembull,
    Komisioni Evropian ka kërkuar nga
    ne që të marrin pjesë në disa takime
    të tyre, për shkak se kanë disa
    mospajtime të brendshme rreth
    prezantimit të Kosovës. Unë u kam
    thënë se mund të marrë pjesë, por
    nuk do të shkoj atje të flas në emër
    të Kosovës”, ka thënë Zanier. Ai ka
    shpjeguar se një kërkesë të tillë kanë
    pasur edhe nga CEFTA. Takimin e
    fundit të këtij instrumenti që është
    marrëveshje rajonale për tregti të
    lirë, e kanë lëshuar në mënyrë
    protestuese delegacioni kosovar, pasi
    që Kosovë nuk ishte ftuar si shtet.
    I pari i UNMIK-ut komentoi edhe
    vizitën e Tadiqit.
    “Ne i kemi transferuar kompetencat
    e sundimit të ligjit tek EULEX-i,
    andaj për çdo çështje që ka të bëjë
    rreth kësaj fushe, është shumë mirë
    që Beogradi kontakton drejtpërdrejt
    me EULEX-in”, ka shpjeguar Zanier.
    A. AHMETI
    E ENJTE, 23 PRILL 2009
    gazeta kosova-sot
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Gjashtëpikëshi e pati
    Gjashtëpikëshi nuk
    ekziston më si koncept. E
    pranoi këtë edhe vetë
    shefi i misionit të OKB-së.
    Por, ai insiston që
    UNMIK-u të mbetet,
    sepse, sipas tij, i duhet
    Kosovës


    Plani gjashtëpikësh, i propozuar
    nga Sekretari i Përgjithshëm i
    OKB-së, Ban Ki- Mun, për
    gjashtë fusha të ndryshme në
    Kosovë, nuk ekziston më as për vetë
    përfaqësuesin e Banit në Kosovë,
    Lamberto Zanierin.
    Shefi i UNMIK-ut të mbetur, ka
    sqaruar se gjashtëpikëshi nuk ekziston
    më si koncept, dhe se që nga
    nëntori i vitit të kaluar ka edhe fusha
    të tjera në të cilat duhet vëmendje,
    fusha këto që paraprakisht nuk qenë
    përfshirë në planin gjashtëpikësh.
    Lamberto Zanier i ka bërë komentet
    në një takim me përfaqësues të disa
    medieve të vendit, pak orë pas
    takimit me presidentin Fatmir
    Sejdiu.
    “Ky gjashtëpikëshi ka ekzistuar deri
    në nëntor të vitit të kaluar. Pas nëntorit
    kemi një agjendë më të zgjeruar.
    Dhe këtë agjendë e ka rritur
    raporti tjetër i Sekretarit të
    Përgjithshëm. Ka edhe disa fusha të
    tjera në të cilat duhet pasur
    vëmendje. Për shembull, kthimin.
    Kjo çështje nuk ka qenë në
    gjashtëpikësh. Ka edhe fusha të
    mbuluara nga gjashtëpikëshi për të
    cilat nuk po punohet më. Është e
    vërtetë se sa herë që shkoj në
    Beograd ata përmendin
    gjashtëpikëshin, sepse ky është qëndrimi
    i tyre, por kur kthehem këtu,
    kundërshtohet gjashtëpikëshi, sepse
    ky është qëndrimi i Prishtinës. Unë i
    di qëndrimet e të dyja palëve.
    Mundohem që misioni ynë të
    veprojë aty ku ka hapësirë”, ka thënë
    shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier.
    “Shoh që ka zhvillime pozitive në
    fusha që kanë qenë të mbuluara
    edhe nga plani gjashtëpikësh. Ka
    edhe fusha ku duhet më shumë
    punë, fusha të mbuluara ose jo nga
    gjashtëpikëshi. Shembull unë kam
    parë si zhvillim pozitiv dhënien e
    më shumë fuqive te përfaqësuesit e
    komuniteteve minoritare në polici.
    Kjo është pozitive. Nuk është çështje
    a po zbatohet diçka nga
    gjashtëpikëshi apo jo, por një çështje
    teknike po zgjidhet në drejtim të
    duhur”, ka thënë shefi i UNMIK-ut.
    Italiani ka realizuar takimin e
    shumëpritur me presidentin Sejdiu,
    por në të njëjtin takim nuk ka marrë
    pjesë edhe kryeministri Thaçi.
    “Presidenti përsëriti atë që realisht
    ma ka thënë që në takimin tim të
    parë me të, se institucionet e

    Kosovës presin që UNMIK-u të
    mbyllet, gjë që ata e kanë kërkuar
    edhe në Nju- Jork dhe nuk ishte
    befasuese për mua”, ka komentuar
    Zanier, disa orë pas takimit.
    Këmbëngulës për
    misionin
    PSSP-ja Zanier, duke e arsyetuar
    nevojën që UNMIK-u të funksionojë
    në Kosovë, ka thënë se misioni i
    OKB-së do të bëjë lehtësimi e marrëdhënieve
    të Kosovës me organizatat
    ndërkombëtare ku Kosova nuk
    përfaqësohet si shtet. “Unë u
    mundova t`i shpjegoj presidentit se
    nuk e shoh UNMIK-un si përfaqësues
    të institucioneve të Kosovës,
    por si lehtësues të bashkëpunimit të
    këtyre institucioneve me këto organizata.
    Është çështje e këtyre organizatave
    dhe institucioneve të Kosovës
    çështja se si përfaqësohet Kosova
    atje. Ne mund të lehtësojmë kontaktet”,
    ka shpjeguar Zanier.
    I pari i UNMIK-ut është ndalur gjatë
    në shpjegimin e prezencës që
    UNMIK-u do të ketë në takimet e
    CEFTA-s apo organizatat e tjera
    ndërkombëtare që nuk e njohin
    Kosovën si shtet. “Për shembull,
    Komisioni Evropian ka kërkuar nga
    ne që të marrin pjesë në disa takime
    të tyre, për shkak se kanë disa
    mospajtime të brendshme rreth
    prezantimit të Kosovës. Unë u kam
    thënë se mund të marrë pjesë, por
    nuk do të shkoj atje të flas në emër
    të Kosovës”, ka thënë Zanier. Ai ka
    shpjeguar se një kërkesë të tillë kanë
    pasur edhe nga CEFTA. Takimin e
    fundit të këtij instrumenti që është
    marrëveshje rajonale për tregti të
    lirë, e kanë lëshuar në mënyrë
    protestuese delegacioni kosovar, pasi
    që Kosovë nuk ishte ftuar si shtet.
    I pari i UNMIK-ut komentoi edhe
    vizitën e Tadiqit.
    “Ne i kemi transferuar kompetencat
    e sundimit të ligjit tek EULEX-i,
    andaj për çdo çështje që ka të bëjë
    rreth kësaj fushe, është shumë mirë
    që Beogradi kontakton drejtpërdrejt
    me EULEX-in”, ka shpjeguar Zanier.
    A. AHMETI
    E ENJTE, 23 PRILL 2009
    gazeta kosova-sot
    Do te ishte mire qe temes tia ndrroni titullin se gabimisht ju ka vu
    si e ka dhe eshte dasht ti vuhet keshtu:Gjashtëpikëshi e pati




    Gjashtëpikëshi e pati
    Gjashtëpikëshi nuk ekziston më si koncept.
    E pranoi këtë edhe vetë shefi i misionit të OKB-së.

    Por, ai insiston që UNMIK-u të mbetet, sepse, sipas tij, i duhet Kosovës 23 Prill, 2009
    Plani gjashtëpikësh, i propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki- Mun, për gjashtë fusha të ndryshme në Kosovë, nuk ekziston më as për vetë përfaqësuesin e Banit në Kosovë, Lamberto Zanierin.
    Shefi i UNMIK-ut të mbetur, ka sqaruar se gjashtëpikëshi nuk ekziston më si koncept, dhe se që nga nëntori i vitit të kaluar ka edhe fusha të tjera në të cilat duhet vëmendje, fusha këto që paraprakisht nuk qenë përfshirë në planin gjashtëpikësh.
    Lamberto Zanier i ka bërë komentet në një takim me përfaqësues të disa medieve të vendit, pak orë pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu.
    “Ky gjashtëpikëshi ka ekzistuar deri në nëntor të vitit të kaluar. Pas nëntorit kemi një agjendë më të zgjeruar. Dhe këtë agjendë e ka rritur raporti tjetër i Sekretarit të Përgjithshëm. Ka edhe disa fusha të tjera në të cilat duhet pasur vëmendje. Për shembull, kthimin. Kjo çështje nuk ka qenë në gjashtëpikësh. Ka edhe fusha të mbuluara nga gjashtëpikëshi për të cilat nuk po punohet më. Është e vërtetë se sa herë që shkoj në Beograd ata përmendin gjashtëpikëshin, sepse ky është qëndrimi i tyre, por kur kthehem këtu, kundërshtohet gjashtëpikëshi, sepse ky është qëndrimi i Prishtinës. Unë i di qëndrimet e të dyja palëve. Mundohem që misioni ynë të veprojë aty ku ka hapësirë”, ka thënë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier.
    “Shoh që ka zhvillime pozitive në fusha që kanë qenë të mbuluara edhe nga plani gjashtëpikësh. Ka edhe fusha ku duhet më shumë punë, fusha të mbuluara ose jo nga gjashtëpikëshi. Shembull unë kam parë si zhvillim pozitiv dhënien e më shumë fuqive te përfaqësuesit e komuniteteve minoritare në polici. Kjo është pozitive. Nuk është çështje a po zbatohet diçka nga gjashtëpikëshi apo jo, por një çështje teknike po zgjidhet në drejtim të duhur”, ka thënë shefi i UNMIK-ut.
    Italiani ka realizuar takimin e shumëpritur me presidentin Sejdiu, por në të njëjtin takim nuk ka marrë pjesë edhe kryeministri Thaçi. “Presidenti përsëriti atë që realisht ma ka thënë që në takimin tim të parë me të, se institucionet e Kosovës presin që UNMIK-u të mbyllet, gjë që ata e kanë kërkuar edhe në Nju- Jork dhe nuk ishte befasuese për mua”, ka komentuar Zanier, disa orë pas takimit.

    Këmbëngulës për
    misionin
    PSSP-ja Zanier, duke e arsyetuar nevojën që UNMIK-u të funksionojë në Kosovë, ka thënë se misioni i OKB-së do të bëjë lehtësimi e marrëdhënieve të Kosovës me organizatat ndërkombëtare ku Kosova nuk përfaqësohet si shtet. “Unë u mundova t`i shpjegoj presidentit se nuk e shoh UNMIK-un si përfaqësues të institucioneve të Kosovës, por si lehtësues të bashkëpunimit të këtyre institucioneve me këto organizata. Është çështje e këtyre organizatave dhe institucioneve të Kosovës çështja se si përfaqësohet Kosova atje. Ne mund të lehtësojmë kontaktet”, ka shpjeguar Zanier.
    I pari i UNMIK-ut është ndalur gjatë në shpjegimin e prezencës që UNMIK-u do të ketë në takimet e CEFTA-s apo organizatat e tjera ndërkombëtare që nuk e njohin Kosovën si shtet. “Për shembull, Komisioni Evropian ka kërkuar nga ne që të marrin pjesë në disa takime të tyre, për shkak se kanë disa mospajtime të brendshme rreth prezantimit të Kosovës. Unë u kam thënë se mund të marrë pjesë, por nuk do të shkoj atje të flas në emër të Kosovës”, ka thënë Zanier. Ai ka shpjeguar se një kërkesë të tillë kanë pasur edhe nga CEFTA. Takimin e fundit të këtij instrumenti që është marrëveshje rajonale për tregti të lirë, e kanë lëshuar në mënyrë protestuese delegacioni kosovar, pasi që Kosovë nuk ishte ftuar si shtet.
    I pari i UNMIK-ut komentoi edhe vizitën e Tadiqit.
    “Ne i kemi transferuar kompetencat e sundimit të ligjit tek EULEX-i, andaj për çdo çështje që ka të bëjë rreth kësaj fushe, është shumë mirë që Beogradi kontakton drejtpërdrejt me EULEX-in”, ka shpjeguar Zanier.
    A. AHMETI
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: “6 pikëshi në Kosovë nuk ekziston”

    “Plani 6 pikësh në Kosovë, nuk ekziston dhe as që do të jetë në prioritetet e institucioneve të Kosovës”, tha kryeministri Hashim Thaçi duke komentuar deklaratat e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zanieri se disa pika të planit po gjejnë zbatim në Kosovë.
    | s.b & RTK staff |

    23 prill 2009 - 12:20:42
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Thaçi: “6 pikëshi në Kosovë nuk ekziston”

    “Plani 6 pikësh në Kosovë, nuk ekziston dhe as që do të jetë në prioritetet e institucioneve të Kosovës”, tha kryeministri Hashim Thaçi duke komentuar deklaratat e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zanieri se disa pika të planit po gjejnë zbatim në Kosovë.
    | s.b & RTK staff |

    23 prill 2009 - 12:20:42
    te paqt Kosova mor Trim ....
    ...kryeminister , rrnofsh sa malet,,,,,,

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •