Tungjatjeta Ftmir sejdiu dhe Hshim Thaq, a u lodhet ?
http://www.mesazhi.com
Tungjatjeta Ftmir sejdiu dhe Hshim Thaq, a u lodhet ?
http://www.mesazhi.com
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga injejti : 22-04-2009 mė 17:23
Jo more jo cfarė 6-pikėshi, a nuk e kini ndi thaqin a.
6-pikshin e ka vra!
As tadiqi nuk ishte nė Kosovė!
Cfarė more!
Po me kėsi politikuaj si i kemi ne, jo pjesė tė gjasht pikėshit po tė plot bile me intervenime nga shkijet.
Ky far hajvani , nuk e ka pjell , e as qė mund ta shpall tė vdekur at 6-pikėsh.
Tash del e thot se "ėshtė pėr tė mir tė vendit".
Gjithė e mė shumė po dyshoi se vend ky far hashimi po e quan serbinė, sepse tė gjitha kėto maryfete po shkojn nė tė mir tė atij vendi armik tė shqiptarėve dhe tė Kosovės.
Kili
SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!
Zannier: Kosova po zbaton pjesė tė 6-pikėshit
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=108550
po ka sa tema po i hapni te njejta balit
keshtu e ka kur njeriu e lexon vetem titullin e temes
zannier shum mire paska tregue se 6 pikshi prej qe ka than i madhi Hashim Thaēi jo dhe pik eshte i vdekur
haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
o te shkret po qka keni mendue ju kur thot burri jo dhe pik
jo do te mbetet
boll mire paska tregue zannier bravo
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
hahahaaa thaqista si puna e gomarit po mendojn qe jan ender a ujku po jav ha hahaahha
6 pikshi jo qe nuk ka vdek por aj po zpatohet pik per pik
thaqi kur thoshte se 6 pikshi ka vdek mu ather aj ka kuptuar se ajo po zbatohet por ne politik ndryshe thuhet e ndryshe veprohet
ah se edhe thaqistat dote binden me kalimin e kohes
Sejdiu Zanierit:Unė jam Zot shtėpie nė Kosovė!
Thaēi refuzon takimin me Zanierin!
Lirie Hajdari
UNMIK-u nuk mund tė pėrfaqėsojė Kosovėn dhe kėtė e kemi thėnė edhe mė herėt e themi edhe tash. Ne jemi Zot tė shtėpisė sonė bashkė me mbėshtetjen e fuqishme ndėrkombėtare tė vendeve qė na kanė mbėshtetur edhe para proceseve tė pavarėsimit, tha presidenti Fatmir Sejdiu.
Sejdiu Zanierit:Unė jam Zot shtėpie nė Kosovė!
Prishtinė, 22 prill
Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht kėrkesės sė shefit tė UNMIK-ut Lamberto Zanier pėr njė takim tė pėrbashkėt, pėr tė diskutuar pėr rolin e UNMIK-ut nė Kosovė. Ky takim ėshtė mundėsuar pas dy kėrkesave tė njėpasnjėshme qė Zanieri u ka bėrė udhėheqėsve institucionalė tė vendit. Zanier kishte kėrkuar njė takim me Sejdiun e Thaēin para mbajtjes sė seancės sė fundit tė Kėshillit tė Sigurimit, por ai takim nuk u realizua, ndėrsa kėrkesa e fundit nga ai drejtuar institucioneve ėshtė bėrė para njė jave. Udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės nuk kanė lėvizur nga qėndrimi i tyre pėr largimin e UNMIK-ut nga Kosova, duke e quajtur tė tejkaluar rolin e kėtij misioni nė Kosovė dhe tė panevojshėm qė pas shpalljes sė pavarėsisė. Kėrkesa e institucioneve tė Kosovės, drejtuar Kėshillit tė Sigurimit, pėr ti dhėnė fund mandatit tė misionit tė UNMIK-ut, ishte prezantuar edhe nga ministri i Jashtėm, Skėnder Hyseni, nė takimin e fundit pėr Kosovėn tė kėtij mekanizmi, nė fillim tė muajit mars.
UNMIK-un nuk e kemi pasur armik, por...
Edhe pse takimi ndėrmjet presidentit Sejdiu dhe shefit tė UNMIK-ut, ėshtė mbajtur pa ndonjė paralajmėrim dhe larg syve tė mediave, mėsohet se i pari i vendit i ka pėrsėritur Zanierit kėrkesėn e institucioneve pėr pėrmbylljen e misionit qė ai drejton, derisa i ka bėrė tė ditur atij se UNMIK-u nuk mund ta pėrfaqėsojė Kosovėn dhe se tash Zot shtėpie nė Kosovė janė institucionet e saj legjitime. Presidenti Sejdiu, ka konfirmuar takimin e mbajtur me shefin e UNMIK-ut, si dhe kėrkesėn qė ai i ka bėrė kėtij tė fundit pėr pėrfundimin e misionit. Zanieri ka kėrkuar qė tė takohemi dhe natyrisht ėshtė normale qė tė takohemi dhe tė bisedojmė. Ai ėshtė udhėheqės i njė misioni ndėrkombėtar qė ėshtė nė pėrfundim tė procesit tė tij. E dini se kėrkesėn pėr pėrmbyllje tė misionin ne e kemi shtruar edhe nė Kėshillin e Sigurimit, deklaroi presidenti Sejdiu. Ai ka ēmuar punėn e madhe qė ka bėrė UNMIK-u nė Kosovė pėr njė kohė tė gjatė, duke qenė partner i rėndėsishėm nė tė gjitha bashkėpunimet, por edhe rolin e secilit njeri qė ka qenė nė udhėheqje tė kėtij misioni. Krahas kėrkesės se shtruar mė parė, presidenti Sejdiu edhe nė kėtė takim ka kėrkuar nga Zanieri qė sė bashku tė nxitohemi nė kėtė proces qė ka qenė ide edhe nė KS pėr rikonfigurim tė shpejtė dhe bartje tė pėrgjegjėsive nė institucione e Kosovės dhe natyrisht nė njė mision mbėshtetės siē ėshtė EULEX-i. UNMIK-u nuk mund tė pėrfaqėsoj Kosovėn dhe kėtė e kemi thėnė edhe mė herėt e themi edhe tash. Ne jemi Zot tė shtėpisė sonė bashkė me mbėshtetjen e fuqishme ndėrkombėtare tė vendeve qė na kanė mbėshtetur edhe para proceseve tė pavarėsimit nė lėvizjen pėr pavarėsi tė Kosovės, me njohjen ndėrkombėtare siē janė SHBA-tė, vendet e BE-sė, tha Sejdiu. Nga ana tjetėr, ai i ka mohuar interpretimet nė media, duke thėnė se UNMIK-un nuk e kemi pasur as nuk e kemi armik, por se bashkėrisht kemi bėrė procese tė mėdha tė kualitetit pėr jetėn e qytetarit tė Kosovės. Kosova tash ėshtė e pavarur dhe do tė ecėn pėrpara, u shpreh ai.
Thaēi refuzon takimin me Zanierin!
Ndryshe nga presidenti Sejdiu, kryeministri Hashim Thaēi nuk ėshtė takuar me shefin e UNMIK-ut. Ai ka mbėshtetur presidentin nė kėrkesėn e tij, pėrderisa ēmoi rolin e UNMIK-ut pėr dhjetė vjetėt e kaluara nė Kosovė. I pyetur nėse kjo ėshtė njė shenjė se qeveria nė tė ardhmen nuk do tė bashkėpunojė me misionin e UNMIK-ut, kryeministri Thaēi tha se ėshtė Presidenti ai qė pėrfaqėson Kosovėn, institucionet dhe popullin e saj. Nuk kam ēka ti shtoj asaj qė e ka prezantuar Presidenti. Ne kemi pasur konsulta paradite. Presidenti theksoi se roli i UNMIK-ut ėshtė i tejkaluar nė Kosovė. Ne ēmojmė rolin e OKB-sė pėr progresin nė Kosovė nė kėto 10 vjet, por tash Kosova ka institucionet e saj legjitime, ėshtė shtet i pavarur, kemi prezencėn e EULEX-it dhe ICO-s dhe ecim pėrpara nė rrugėn tonė drejtė integrimeve nė BE dhe NATO, ėshtė shprehur i pari i qeverisė.
Edhe opozita mbėshtet kėrkesėn e institucioneve pėr largimin e UNMIK-ut nga Kosova, duke konsideruar se qė nga shpallja e pavarėsisė dhe hyrja nė fuqi e Kushtetutės, nė Kosova ka pėrfunduar edhe mandati i UNMIK-ut. Pėrfaqėsuesit e opozitės kėrkoj nga institucionet e Kosovės qė tė mos e zvarrisin kėtė proces, dhe njė herė e mirė ti bėhet e qartė edhe Zanierit, por edhe vetė OKB-sė, se roli i UNMIK-ut nė Kosovė ėshtė i tejkaluar. UNMIK nuk ka asnjė arsye pėr tė qenė nė Kosovė. Kushtetuta e Kosovės e zhvesh prej tė gjitha kompetencave qė ka pasur. Ėshtė koha e fundit qė UNMIK-u ta kuptoj dhe nga Kosova tė ndahet nė mėnyrė tė suksesshme, tha nėnkryetari i AKR-sė, Ibrahim Makolli, sipas tė cilit sa mė herėt qė UNMIK-u ta pėrmbyllė edhe de facto misionin e tij nė Kosovė, do tė jetė mė mirė edhe pėr vetė UNMIK-un, i cili tashmė ka pėrfunduar detyrat e tij nė Kosovė.
Shfuqizimi i tė famshmes Rezolutė 1244
Pėr Adem Salihajn, nėnkryetar i LDD-sė, UNMIK-u nuk do tė duhej ta kishte vendin nė Kosovė qė nga shpallja e pavarėsisė. Ai mendon se tashmė ėshtė momenti i fundit qė UNMIK-u tė largohet nga Kosova. Me vet shpalljen e pavarėsisė ne e kemi kuptuar se misioni i UNMIK-ut ka pėrfunduar. UNMIK-u funksiononte nė bazė tė Rezolutėn 1244, dhe nga momenti i shpalljes sė pavarėsisė UNMIK-u nuk e kishte vendin nė Kosovė dhe ky mision qė nga ajo kohė ėshtė pa mandat, tha Salihaj. Edhe Ahmet Isufi, ėshtė i mendimit se tashmė ka kaluar koha e UNMIK-ut, por sipas tij duhet tė merren hapa qė tregojnė se ky mision pėrfundimisht me hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės ka pėrfunduar misionin nė Kosovė. Sipas tij ēdo zgjatje e autoritetit tė UNMIK-ut nė Kosovė ėshtė komplikim i procesit. Mendojmė se edhe z. Zanier edhe OKB-sė duhet ti thuhet pėrfundimisht se misioni i UNMIK-ut nė Kosovė ka pėrfunduar me ardhmen e EULEX-it, tha z. Isufi.
Ēėshtja e largimit tė UNMIK-ut nga Kosova ka qenė temė e shumė debateve jo vetėm nė Prishtinė por edhe nė Bruksel e Nju Jork. Nė tė shumicėn e kėtyre debateve ėshtė thėnė se UNMIK-u duhet tė pėrfundojė misionin e vet nė Kosovė, por si pengesė e pakapėrcyeshme ka dalė miratimi i njė rezolute tė re qė do tė shfuqizonte Rezolutėn 1244. Kjo procedurė tash pėr tash ėshtė e pamundshme tė bėhet nė KS tė OKB-sė, pėr shkak tė qėndrimit tė Rusisė dhe disa vendeve tė tjera aleate tė saj.
Megjithatė, UNMIK-ut po i rrėshqet dheu nga kėmbėt nė tokėn e Kosovės prandaj ata kėtu i kanė ditėt e numėruara. Pra nuk bėhet fjalė mė pėr largimin e UNMIK-ut, por pėr mėnyrėn se si duhet tė largohet ky mision ndėrkombėtar nė Kosovė.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Gjashtėpikėshi e pati
Gjashtėpikėshi nuk
ekziston mė si koncept. E
pranoi kėtė edhe vetė
shefi i misionit tė OKB-sė.
Por, ai insiston qė
UNMIK-u tė mbetet,
sepse, sipas tij, i duhet
Kosovės
Plani gjashtėpikėsh, i propozuar
nga Sekretari i Pėrgjithshėm i
OKB-sė, Ban Ki- Mun, pėr
gjashtė fusha tė ndryshme nė
Kosovė, nuk ekziston mė as pėr vetė
pėrfaqėsuesin e Banit nė Kosovė,
Lamberto Zanierin.
Shefi i UNMIK-ut tė mbetur, ka
sqaruar se gjashtėpikėshi nuk ekziston
mė si koncept, dhe se qė nga
nėntori i vitit tė kaluar ka edhe fusha
tė tjera nė tė cilat duhet vėmendje,
fusha kėto qė paraprakisht nuk qenė
pėrfshirė nė planin gjashtėpikėsh.
Lamberto Zanier i ka bėrė komentet
nė njė takim me pėrfaqėsues tė disa
medieve tė vendit, pak orė pas
takimit me presidentin Fatmir
Sejdiu.
Ky gjashtėpikėshi ka ekzistuar deri
nė nėntor tė vitit tė kaluar. Pas nėntorit
kemi njė agjendė mė tė zgjeruar.
Dhe kėtė agjendė e ka rritur
raporti tjetėr i Sekretarit tė
Pėrgjithshėm. Ka edhe disa fusha tė
tjera nė tė cilat duhet pasur
vėmendje. Pėr shembull, kthimin.
Kjo ēėshtje nuk ka qenė nė
gjashtėpikėsh. Ka edhe fusha tė
mbuluara nga gjashtėpikėshi pėr tė
cilat nuk po punohet mė. Ėshtė e
vėrtetė se sa herė qė shkoj nė
Beograd ata pėrmendin
gjashtėpikėshin, sepse ky ėshtė qėndrimi
i tyre, por kur kthehem kėtu,
kundėrshtohet gjashtėpikėshi, sepse
ky ėshtė qėndrimi i Prishtinės. Unė i
di qėndrimet e tė dyja palėve.
Mundohem qė misioni ynė tė
veprojė aty ku ka hapėsirė, ka thėnė
shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier.
Shoh qė ka zhvillime pozitive nė
fusha qė kanė qenė tė mbuluara
edhe nga plani gjashtėpikėsh. Ka
edhe fusha ku duhet mė shumė
punė, fusha tė mbuluara ose jo nga
gjashtėpikėshi. Shembull unė kam
parė si zhvillim pozitiv dhėnien e
mė shumė fuqive te pėrfaqėsuesit e
komuniteteve minoritare nė polici.
Kjo ėshtė pozitive. Nuk ėshtė ēėshtje
a po zbatohet diēka nga
gjashtėpikėshi apo jo, por njė ēėshtje
teknike po zgjidhet nė drejtim tė
duhur, ka thėnė shefi i UNMIK-ut.
Italiani ka realizuar takimin e
shumėpritur me presidentin Sejdiu,
por nė tė njėjtin takim nuk ka marrė
pjesė edhe kryeministri Thaēi.
Presidenti pėrsėriti atė qė realisht
ma ka thėnė qė nė takimin tim tė
parė me tė, se institucionet e
Kosovės presin qė UNMIK-u tė
mbyllet, gjė qė ata e kanė kėrkuar
edhe nė Nju- Jork dhe nuk ishte
befasuese pėr mua, ka komentuar
Zanier, disa orė pas takimit.
Kėmbėngulės pėr
misionin
PSSP-ja Zanier, duke e arsyetuar
nevojėn qė UNMIK-u tė funksionojė
nė Kosovė, ka thėnė se misioni i
OKB-sė do tė bėjė lehtėsimi e marrėdhėnieve
tė Kosovės me organizatat
ndėrkombėtare ku Kosova nuk
pėrfaqėsohet si shtet. Unė u
mundova t`i shpjegoj presidentit se
nuk e shoh UNMIK-un si pėrfaqėsues
tė institucioneve tė Kosovės,
por si lehtėsues tė bashkėpunimit tė
kėtyre institucioneve me kėto organizata.
Ėshtė ēėshtje e kėtyre organizatave
dhe institucioneve tė Kosovės
ēėshtja se si pėrfaqėsohet Kosova
atje. Ne mund tė lehtėsojmė kontaktet,
ka shpjeguar Zanier.
I pari i UNMIK-ut ėshtė ndalur gjatė
nė shpjegimin e prezencės qė
UNMIK-u do tė ketė nė takimet e
CEFTA-s apo organizatat e tjera
ndėrkombėtare qė nuk e njohin
Kosovėn si shtet. Pėr shembull,
Komisioni Evropian ka kėrkuar nga
ne qė tė marrin pjesė nė disa takime
tė tyre, pėr shkak se kanė disa
mospajtime tė brendshme rreth
prezantimit tė Kosovės. Unė u kam
thėnė se mund tė marrė pjesė, por
nuk do tė shkoj atje tė flas nė emėr
tė Kosovės, ka thėnė Zanier. Ai ka
shpjeguar se njė kėrkesė tė tillė kanė
pasur edhe nga CEFTA. Takimin e
fundit tė kėtij instrumenti qė ėshtė
marrėveshje rajonale pėr tregti tė
lirė, e kanė lėshuar nė mėnyrė
protestuese delegacioni kosovar, pasi
qė Kosovė nuk ishte ftuar si shtet.
I pari i UNMIK-ut komentoi edhe
vizitėn e Tadiqit.
Ne i kemi transferuar kompetencat
e sundimit tė ligjit tek EULEX-i,
andaj pėr ēdo ēėshtje qė ka tė bėjė
rreth kėsaj fushe, ėshtė shumė mirė
qė Beogradi kontakton drejtpėrdrejt
me EULEX-in, ka shpjeguar Zanier.
A. AHMETI
E ENJTE, 23 PRILL 2009
gazeta kosova-sot
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ky eshte spam i paster nga injejti shikoni vet.
Ne mundem me fol qka te doni po realiteti ndryshe po del, hiq spo muj me kuptu, edhe e shohin edhe , nuk e pranojn,
si mundet ni njeri me rrejt vete veten ?
Krijoni Kontakt