Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 52
  1. #41
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga CHE_GUEVARA Lexo Postimin
    pajtohem me Darius... mendoj qe klonimi ne kuptimin e plote t fjales... eshte zhvillimi i embrionit brenda laboratoreve,,,, andaj ky mendoj qe nuk eshte klonim...
    Rri nga ana e Darius, se eshte e sigurte qe je i fituar-... Shaka !
    Prodhimi i jetes ne epruvete eshte thjesht i pamundur( te pakten deri sot) . Por vetem manipulohet me qelizat ne laborator! Riprodhimi i qenieve te gjalla procedon keshtu: Nga nje mashkull ose femer hiqet nje qelize te ciles i merret berthama, e cila permban te gjitha informacionet gjenetike te organizmit te seleksionuar. Nga nje vezore ,e te njejtes specie ,hiqet ,berthama, dhe vendin e saj ,e ze ,berthama e mesiperme, duke u fertilizuar me perthamen precedente!
    Embrioni qe arrihet nga zhvillimi i vezores vendoset ne mitren e nje femre te dyte ,apo te trete ,n q s duam! Rezultati mund te influencohet ne menyra te ndryshme:
    P sh , n q s berthama e qelizes se pare eshte marre nga nje mashkull , i linduri do jete mashkull, n q s do merrej nga femra , do dilte femer.
    Por ajo qe ka sensibilizuar fantazine e publikut eshte qe n q s vezorja ,merr berthamen e te njejtes femer nga e cila eshte marre qeliza e pare , dhe mitra qe strehon embrionin eshte e te njejtes femer, e lindura qe do vije ne jete ,do te jete kopja origjinale e dhurueses. Ky eshte nje kllonim ne kuptimin e vertete te fjales!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 28-04-2009 mė 05:23
    La vida es un carnaval

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anėtarėsuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    KLONIMI - Shpresė apo tmerr
    Sensacioni mė i madh, qė nga shkelja i njeriut nė Hėnė: qenia e parė njerėzore e klonuar sė shpejti do ta shijojė dritėn e kėsaj bote
    Kur autori Aldous Huxley, nė vitin 1932 shkroi romanin e tij "Schöne neue Welt", ndoshta, as qė e ka besuar se fantazia e tij njė ditė do tė bėhet realitet. Klonimi, temė qė ka motivuar shumė autorė dhe ka zgjuar fantazitė e tyre pėr krijimin e shumė veprave fantastiko-shkencore, por nė veēanti, i ka nxitur shkencėtarėt e mbarė rruzullit tokėsor pėr hulumtime eksperimentale, sė pari nė bimė e mė vonė edhe nė shtazė.

    Derisa autorėt e ndryshėm, pėrmes veprave tė tyre, tėrhiqnin vėmendjen se pėrmes keqpėrdorimit tė proceseve gjenetike dhe klonimit, njerėzimit mund t'i kanoset zhdukja, shkencėtaret, nė tė kundėrtėn, propagandonin vlerat pozitive dhe shumė tė dobishme tė kėtij zbulimi nė sferat medicinale.

    "Dr. Frankenshtajn" u quajt shkencėtari amerikan Jerry Hell, kur pėr herė tė parė, mė 1993, bėri klonimin e embrionit njerėzor dhe, nė vend tė famės, korri indinjatėn mbarėnjerėzore, gjė qė edhe e detyroi atė t'i ndėrpresė eksperimentimet e mėtejme. Mirėpo, shkencėtarėt nė shumė institute nuk e ndėrprenė punėn e tyre dhe vazhduan eksperimentet me kafshė.

    Klonimi i parė sensacional (pas 277 provave tė dėshtuara) u arrit mė 22 janar 1996 nė Institutin Roslin tė Skocisė, ku si rezultat i hulumtimeve komplekse shkencore tė ripėrsėritjes sė njė gjeniu, u krijua delja "Dolly". Shkencėtarėt skocezė ia arritėn qė nga njė qelizė e vetme e deles tė ripėrsėrisin tė njėjtin tip, pra tė krijojnė prototipin identik nė ēdo aspekt. Pas kėtij eksperimenti tė suksesshėm nė Skoci, filluan punėn institutet e ndryshme nė shumė qendra botėrore. Mė 1997 u arrit klonimi i minjve; mė 1998 klonimi i viēit "Marguerite"; mė 1999 klonimi i derrave; nė vitin 2000 u arrit pėr herė tė parė me sukses edhe klonimi i majmunit; mė 2003 klonimit i kalit "Prometea" dhe nė prill 2005 klonimi i parė i njė qeni, tė quajtur "Snuppy". Kėto suksese tė njėpasnjėshme tė klonimit tė shtazėve tė ndryshme, bėn me dije se klonimi i parė i njeriut ėshtė nė prag!

    Derisa eksperimentimet e shumėfishimit identik me shtazė lejohen edhe me ligj, eksperimentet e klonimit tė qenies njerėzore kanė hapur debate tė shumta. Vetė, ish-kryetari Klinton kėrkoi nga komisioni bioteknik tė dalė me njė qėndrim rreth kodit etik nė fushėn e biogjeneve. Edhe Ministria gjermane e Shkencave dhe Hulumtimeve kėrkuan marrjen e masave pėr ndėrprerjen e ēfarėdo lloj keqpėrdorimi nė kėtė fushė. Deputeti britanik, D. Akllen, beson se kjo vė nė dyshim gjithė natyrėn e njeriut. "Mendoj se kjo do tė ēojė nė zhdukjen e njeriut. Ne po krijojmė njė nėnspecie dhe njeriu nė tė ardhmen, nėse kjo vazhdon, do tė jetė vetėn njė vepėr dhe jo njeri i vėrtetė". Nė kėtė drejtim, kritika tė rrepta dėrguan edhe bashkėsitė fetare duke i paralajmėruar shkencėtarėt qė tė heqin dorė nga manipulimet me krijesat e Perėndisė, sepse kjo mund t'ju hakmerret keq!

    Me gjithė kritikat e shumta, nė dhjetor tė vitit 2000, Parlamenti britanik jep dritėn e gjelbėr dhe mundėson eksperimentime klonuese pėr nevoja terapeutike. Sipas rregullave "tė rrepta", shkencėtarėt mundet tė eksperimentojnė me embrionet klonuese, por ato nuk guxojnė tė jenė mė tė vjetra se 14 ditė. Gjithashtu, lajmet mė tė reja nga Berlini lėnė tė supozohet se dhe Parlamenti gjerman, pas atij britanik, do tė mundėsojė njė eksperimentim tė kėtij lloji (Parlamenti gjerman e ka tė ndaluar me ligj qė nga viti 1990 manipulimin me gjene). Por manipulimi me gjene (pėr qėllime humane, mjekėsore, shkencore etj.) lejohet edhe nė Finlandė, Danimarkė, Spanjė e shumė vende tė tjera. Kjo u vėrtetua edhe gjatė votimit tė njė deklarate kundėr klonimit nė shkurt tė vitit 2005 nė Kombet e Bashkuara, ku mbi 30 shtete u deklaruan pro klonimit.

    Nė dhjetor tė vitit 2000, shkencėtari amerikan Gregory Stock, nė intervistėn pėr revistėn gjermane "Fokus" thotė se fėmija i parė i klonuar pritet tė lindė "brenda pesė viteve tė ardhshme". Mė 26 janar tė vitit 2001, njė grup prej tre shkencėtarėsh nėn udhėheqjen e shkencėtarit italian Severino Antinori, bėri me dije se, klonimi i njė embrioni njerėzor do tė mund tė realizohet brenda "18 muajve". Pėrndryshe, Antinori u bė i njohur nė botė nė vitin 1994, kur arriti qė njė grua 62-vjeēare ta bėjė nėnė. Qė tani, ai i ka nė dispozicion 50 ēifte qė janė lajmėruar vullnetarisht.

    Nga tempoja rapide e zhvillimit tė shkencės, shihet qartė se ajo po i afrohet pikave kulminante. "Lajmi epokal i njeriut tė parė tė klonuar sė shpejti do ta tronditė botėn. Njė homo i klonuar nė laborator nuk ėshtė mė utopi". Kėtė e thonė ekspertėt me njė siguri tė plotė.

    Francis Collons, njė udhėheqės i kėrkimeve tė gjeneve, nė konferencėn e World-Life-Science qė u mbajt mė 2001 nė Lyon tė Francės thotė se, ėshtė i bindur se njeriu do tė lirohet nga kufizimet biologjike dhe "do ta marrė nė duart e veta kontrollin evolutiv". Ai mendon se brenda disa vitesh, njeriu i modifikuar gjenetik do tė jetė si qenie standarde. Shkencėtarėt do tė mund tė manipulojnė me gjenet dhe tė mundėsojnė lindjen e fėmijėve tė shėndoshė, duke larguar tek ata gjenet e sėmura, tė trashėguara nga prindėrit. Pra me kėtė do tė mundėsohet edhe ndryshimi i dėshiruar i statusit biologjik pėr ta avancuar vetveten. Edhe kėshilltari pėr ēėshtje etike i ish-kryetarit amerikan Klinton, Eric Meslin, ėshtė thellė i bindur "se njeriu sė shpejti do tė klonohet. Nuk mund tė ndalohet ky proces", thotė ai. Panos Cavos, shkencėtar amerikan dhe anėtar i treshit nė grupin e Antinorit, nė njė emision televiziv gjerman, thotė: "Djalli ka dalė nga shishja. Mė mirė ta krijojmė ne atė se sa njė diktator i kėsaj bote (aludonte nė Sadam Hyseinin)."

    Shumė autorė nė artikujt e tyre lėnė tė dyshosh, shikuar nga zhvillimet e hovshme tė shkencės nė pėrgjithėsi, se qysh sot nėpėr laboratorė tė ndryshme tė botės veē krijohen klonime tė qenies njerėzore! Me teknologjinė qė disponon sot njerėzimi, nuk duhen investime dhe mund i madh pėr t'i mundėsuar kushtet e njė laboratori pėr klonim. Pėr tė krijuar njė "Frankenshtajn" nevojitet vetėm njė qelizė e shėndoshė. Prandaj edhe shtohet dyshimi dhe frika se kjo do t'u mundėsojė diktatorėve tė ndryshėm tė krijojnė kopjen e vetė dhe atė, jo vetėm njė, por disa pėrnjėherė. Kur disa tmerrohen nga kėto parashikime, tė tjerėt ngazėllohen duke shpresuar se do tė rilindin idolet e tyre. Pėr mė tepėr, janė paraqitur grupe tė ndryshme me shuma tė caktuara tė hollash qė kėrkojnė kopjet e idoleve tė tyre, siē ėshtė ai i "American for Cloning Elvis", qė shpresojnė se pėrmes djersės nė kėmishėn e Elvis Preslit do tė mundėsohet rilindja e tij. Pastaj nė grup tjetėr, www.clonejesus.com qė shpresojnė nė rilindjen e Krishtit etj. Shumė tė tjerė shpresojnė nė rilindjen e mė tė dashurve tė tyre qė kanė pėsuar nga sėmundjet ose fatkeqėsitė, duke i kthyer ata prapė nė jetė pėrmes sistemit tė klonimit. Gjithashtu, njė sekt nė Amerikė ofron "pavdekėsi". Pėr 200.000 dollarė amerikanė ata iu garantojnė shėrbim komplet tė klonimit personal pas vdekjes.

    Derisa skeptikėt kanė njė prizėm tjetėr shikimi pėr kėtė drejtim, shkencėtarėt kėtė e konsiderojnė si metodė terapeutike, qė do t'i ndihmojė shumė njerėzimit, sidomos tani pas zbėrthimit tė alfabetit gjenetik nga shkencėtari amerikan Craig Venter. Marrja e njė embrioni nga njė qelizė njerėzore dhe shumėfishimi i saj, ngjallė shpresa tė mėdha nė lėmin medicinal. Mė kėtė sistem, shkencėtarėt shpresojnė se do tė arrihet eliminimi i shumė sėmundjeve tė rėnda e tė pashėruara gjerė mė tani siē janė: kanceri, AIDS, parkinsoni etj. Ky sistem, sipas shkencėtarėve, do t'ua kthejė shpresat edhe shumė tė sėmurėve qė presin transplantim tė organeve nga mė tė ndryshmet. Gjithashtu, do tė ndikojė edhe nė shėrimin e lėndimeve tė palcės kurrizore, si dhe tė sistemit nervor, pra do tė jetė njė hap shumė i rėndėsishėm pėr mjekėsinė. "Kjo metodė e klonimit terapeutik nuk ėshtė njė hapė kah "Desingbaby", por njė metodė e re e shėrimit pėrmes linjave qelizore", thotė Henning Beier, drejtor i Institutit Anatomik nga Klinika Universitare e Aachenit.

    Se kur do t'i shijojė rrezet e kėsaj bote qenia njerėzore e klonuar dhe a do tė paraqesė ardhja e tij shpresėn apo tmerrin, varet shumė nga normat morale, etike, mjekėsore, ligjore etj. Por siē duket, kjo do tė ndodhė sė shpejti, kur tė kihet parasysh fakti se sot nė mbarė rruzullin tokėsor punojnė intensivisht nė kėtė drejtim me dhjetėra grupe shkencėtarėsh.

    Sido qė tė jetė, ēėshtjet mbesin tė hapura dhe prognozat janė tė ndryshme. Krahas prioriteteve pozitive dhe shpresėdhėnėse pėr mjekėsinė, megjithatė doza e frikės sa vjen e shtohet, pasi mundėsitė e keqpėrdorimit pėrmes gjeneve nė sferat mė tė thella tė qenies njerėzore, kurrė nuk kanė qenė mė tė mėdha dhe mė tė rrezikshme

    Pėrgatiti

    KLARITA BAJRAKTARI
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohė tė gjatė rrezikon t`ju bėhet fytyrė!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Jeta nuk eshte e drejte sepse askush nuk tenton te jete i drejte gjer ne fund!!!

    >Shkenca nuk ka deshtuar po ashtu edhe feja.
    Shkenca deshton per nje cast por zgjidhja nje dite vjen.
    Feja nuk deshton, deshtojne njerzit.

    >Persa i perket klonimit duhet te dini qe klonimi mund te realizohet nje dite por ne te vertete
    nuk ka ndonje gje te vecante.
    Me klonim kemi dy trupa te ngjashem le te themi identik. Por lihet jashte kryesorja, Shpirti.
    Pra do kemi dy njerez identik por jo te njejtin person. Ti mund te marresh qelizen time dhe
    te sjellesh ne jete nje krijese identike me mua por ai nuk jam une. Une e kalova
    eksperiencen time ne kete bote dhe nuk ka mundesi kthimi.
    Kjo duhet te jete e qarte dhe ketu nuk ka ndonje dobi njerezimi nga klonimi.
    Nese do klonohen njerez si makina per pjese kembimi atehere po ky eshte krim.
    La verita' ti rendera' libero!

  4. #44
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Per te qartesuar idene mbi pamundesine teorike te klonimit te gjitaret mund te lexoni ne temen me poshte:
    http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=115676 komenti nr.:1

  5. #45
    Pamundesine? Me fal po Dolly, apo Polly apo Cumulina ca ishin, a nuk ishin gjitar?

    Ja nje imazh i marre nga Times Magazine e 10 Marsit 1997
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  6. #46
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Une shqip jam shprehur more. Kam thene TEORIKISHT I PAMUNDUR.
    Faleminderit por mekanizmin e klonimit (ne konceptin tradicional te fjales, sepse ka disa lloje klonimesh) thjeshte, e njoh.

  7. #47

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    G.D. shqip je shprehur por ti mendon se nuk do arrine ta lidhin ate ch3?
    Kam pershtypjen se eshte ceshtje kohe. Shkenca po hedh hapa gjigande.
    Ceshtja eshte a duhet te merremi me kete klonimin apo jo? Dhe pse ky klonimi ka marre kaq vemendje? Perse njeriu don patjeter te beje krijuesin, ndoshta per te bindur veten qe nuk ka Zot?
    La verita' ti rendera' libero!

  9. #49
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Atehere me ndihmo te kuptoj. Eshte teorikisht i pamundur po praktikisht eshte i mundur?
    Po ky tipi ka historik te hershem gafash mos ia ver shume re. Ndoshta do kete qene ca si afer Cernobilit diten e hatase.
    -

  10. #50
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Atehere me ndihmo te kuptoj. Eshte teorikisht i pamundur po praktikisht eshte i mundur?
    Nuk eshte e veshtire per tu kuptuar. Aq me teper nese ekziston vullneti per ta kuptuar e jo per tu tallur me fjalet e mia sikur te ishin fjale te ndonje te marrosuri rrugash.
    Kam thene shqip ne temen mbi klonimin e gjitareve se perse eshte e pamundur teorikisht te kemi klonim te shendetshem te gjitaret. Une nuk mund te te them si kane ndodhur klonimet qe ndodhen praktikisht kur keto nuk jane spjeguar as nga shkencetaret qe u moren me kete pune. Pra, mendoje, edhe ata qe i kane prodhuar keto klone jane surprizuar nga fakti qe ia kane dale te klonojne praktikisht gjitaret.
    Une di thjeshte qe klonimi eshte i pamundur teorikisht dhe per kete arsye se c'kam nje cike dyshim per vertetesine praktike te klonimit. Nejse , ndjeshmerite e mia kuptohet qe nuk kane rendesi.
    Kur u mor vesh mbi genet e shenjuara ose te vulosura, shkencetaret dolen pa piken e dyshimit dhe u shprehen: Sipas te gjitha mundesive, klonimi i gjitareve eshte i pamundur.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ungjilli si bazė e jetės
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  2. E verteta e krishterimit?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 01:40
  3. Kriza e botės bashkėkohore
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  4. NjĖdimensionalitetin E QytetĖrimit PerĖndimor
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  5. Emri Shqip Onomasiologjik "Arbėria" - Nezir Myrta
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-08-2002, 02:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •