Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 136 prej 136
  1. #131
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Vasil Bollano shpallet i pafajshëm, Apeli rrëzoi vendimin për dënimin

    Vasil Bollano shpallet i pafajshëm, Apeli rrëzoi vendimin për dënimin
    ANILA PECI | 16/06/2010 |

    VLORË- Shpallet i pafajshëm kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit të Vlorës, e cila ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, që e dënoi Bollanon me 6 muaj burg, 5 milionë lekë gjobë si dhe i hoqi për 3 vjet të drejtën e funksioneve publike.


    Trupi gjykues nën drejtimin e relatores Iliba Bezati ka marrë vendimin e pafajësisë, duke ju referuar faktit se nuk është provuar fakti se kreu i bashkisë së Himarës të ketë konsumuar elemente të veprës penale, duke mbyllur njëkohësisht edhe "çështjen Bollano", aq shumë të përfolur vitet e fundit.


    Bollano u akuzua se hoqi tabelat shqip në rrugën Qeparo-Llogara dhe vendimi për fajësinë në shkallën e Parë u mor nga gjykatësi Shkëlzen Selimi.


    Sipas vendimit të Gjykatës për 3 vjet, Bollano nuk do të mundte të ushtronte asnjë funksion administrativ që deri më tani ja ka lejuar funksioni i tij si kryebashkiak i Himarës, por ndërsa vijoji çështjen në shkallën tjetër të gjyqësorit, në Apel, Bollano vijon të ushtrojë të njëjtat funksione. Sipas vendimit të sotëm të Apelit të Vlorës, të gjitha vendimet e shkallës së parë bien poshtë.


    Shkak për hetimin dhe më pas gjykimin në Gjykatën e rrethit të Vlorës është bërë një urdhër, që është lëshuar prej kryetarit të Bashkisë, Vasil Bollano në muajin tetor të vitit 2007 për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe në aksin rrugor Qeparo-Llogara, gjë që, sipas Prokurorisë, ka sjellë një dëm prej rreth 2.1 milionë lekësh.


    Këto tabela ishin vendosur në kuadrin e një projekti për zhvillimin e turizmit i shtrirë përgjatë gjithë bregdetit nga Vlora në Sarandë, i financuar nga Ministria e Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve.


    Gjatë fazës së hetimit, Bollano ka pranuar se ka dhënë një urdhër për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe, por ai ka pretenduar se për vendosjen e tyre nuk ishte marrë leje nga bashkia.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Turpi i mbulofte gjykatesit e korruptuar nga politika!Ne jemi shtet qe udhehiqet nga legenet e komunizmit.Edhe keta shit gjykates jane funderrina korruptuara politikisht e finaciarisht!Ju lerofsha temat te gjithve!Asnje gjykate greke apo boterore nuk do te hezitonte ne raste te tilla ,por do te jepte denimin me te rende.Bullanua ky qelbesire antishqiptare meqenese nuk e denuan gjykatat e nje shteti pa dinjitet,le t'ja jap denimin ndonje dore shqipetari.E meriton nje denim patriotik ky qen!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Mos u lodh o Nestorp, ne Vlore digjen te gjalle "maloket" e i pihet gjaku Lekeve, por Bollanos mund te beje ç'te doje! Ç'patriotizem i çuditshem!!!

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Miku im Shkoder loce,po te them se populli i Vlores eshte nje popull patriot qe e do Atdheun e vet.Nuk po futem shume thelle ne histori,por po te tregoje per votimet qe u bene per pushtetin lokal me 2001 ne mos gaboje kur djemte patriote te qytetit te flamurit u nisen per ne Himare t'i tregonin qefin gjithe Bollanove,por policet e fatos nanos i ndaluan ne Llogora.Keta djem jane gati edhe sot t'jua tregojne qefin edhe ne keto momente qe po diskutojme bashke.
    Njeriu qe po mbron Bollanon eshte ai qe ishte dhe eshte gati t'i fale Greqise 354 km2 siperfaq detare,per te mbajtur karrigen e tij.Ky njeri e ka emrinSali Berisha.Kete fute mire ne mendje!Nuk eshte populli i Vlores ai qe po mbron Bollano qenin.Pastaj ka edhe disa arsye te tjera,te cilat shtetit tone nuk i intereson ne keto momente nje sherr me fqinjin tone te diskredituar,eshte integrimi ne BE.Nje VETO e ketij shteti legenesh na vonon dhe e pesojme si Maqedonia.Ajo qe i piu gjakun oficerit te SHIK-ut me 1997 eshte Luiza Hoxha,ish drejtuese e Komiteteve te shkaterrimit te asaj kohe.Familja e Lek Qokut le t'ja tregoje qefin,sepse saliu e futi ne burg vetem per vjedhje,jo per krimin e bere me 1997 para studenteve te universitetit te Vlores.
    Here tjeter kur te pergjigjesh,mos fol si e jema e Zeqos ne maje te thanes miku im,por mendoi gjerat para se ti nxjerresh nga goja!Ti nuk ke te drejte ta identifikosh popullin e Vlores me pislleqet qe bene sali berisha e pusgtetaret e vendit tone.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anëtarësuar
    06-11-2008
    Postime
    196

    Vlorë, Gjykata e Apelit lë të lirë Vasil Bollanon

    VLORË- Gjykata e Apelit në Vlorë shpall të pafajshëm kreun e Bashkisë së Himarës Vasil Bollano. Mbi Bollanon rëndonte akuza e shpërdorimit të detyrës, por me sa duket gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e gjykatës së Vlorës.

    Ndërkohë vetëm pak muaj më parëGjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor kryebashkiakun e Himarës pas akuzimit që i bëri prokuroria, se Bollano hoqi tabelat shqip në rrugën Qeparo-Llogara. Bollano u dënua me 1 vit burg, 5 milionë lekë të vjetra gjobë si dhe i hiqet për 3 vjet e drejta e funksioneve publike.

    Gjykimi në apel, tashmë i përfunduar e ka cilësuar si të pafajshëm Vasil Bollanon, duke argumentuar se në faktet e paraqitura nuk ka elemente të veprës penale.

    Konflikti nisi ndërmjet firmës tenderuese e Bashkisë Himarë ka filluar në 2007, kur nga ana e Policise Bashkiake Himarë, janë hequr një numër i konsiderueshëm tabelash-pjesë e sinjalistikës vertikale, të aksit rrugor Llogora-Qeparo. Bazuar në këtë arsyetim të cështjes prokurori Sokol Malaj kërkoi asokohe dënimin e Bollanos duke deklaruar se ky i ka shkaktuar një dëm financiar shtetit shqiptar me një vlerë rreth 40 milion lekësh.
    (BalkanWeb)
    Me shume dua shqiperine.

  6. #136
    Asgje ska qene me shume se show. Dihej qe Bollano skishte per tu denuar. Thjesht i treguan njerezve qe 'ligji' vepron dhe ne te njejten kohe i terhoqen pak kapistallin dhe Bollanos se e kishte marre me shume vrull. Per pak dite dhe cdo gje harrohet ndersa Vasili nuk eshte cudi te kerkoje dhe demshperblim per kohen qe nuk pati funksione dhe te kandidoje perseri.

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Rritja ekonomike në Shqipëri më e larta në Evropë
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 21:14
  3. Skandali i rradhes, Bollano: Himara është minoritet grek
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 18:00
  4. Si i goditi Enveri kolonelët që s'pranuan heqjen e gradave.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2004, 10:32
  5. Arome gruaje...ne policine rrugore
    Nga angeldust në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-08-2003, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •