Sipas nje lajmi te botuar dje ne Bloomberg qeveria e Korese se Veriut ka kercenuar me shpallje lufte Japonine nese mbrojta ushtarake e ketij vendi do tentoje te rrezoje rraketen qe ka nder mend te leshoje Koreja qe sipas tyre mban nje satelit komunikimi dhe jo armatim konvencional. "Nese Japonia guxon te interceptoje satelitin DPRK, ne do e konsiderojme kete si deklarate lufte dhe perpjekje per ripushtim qe beri gjashte dekada me pare mbas Luftes se Dyte Boterore" u shpreh Agjensia Qendrore e Lajmeve Koreane ne nje deklarate zyrtare. Koreja e Veriut po ashtu njihet dhe si Republika Popullore Demokratike e Korese.
Lajmi ne origjinal: North Korea Threatens War Against Japan Over Missile
Japonia nga ana e saj nuk ka zbutur aspak tonin e ashper ne kundershtim te kalimit te kesaj rrakete mbi hapesiren e saj ajrore. Disa burime inteligjence kane identifikuar faktin qe rraketa nuk permban aspak nje satelit komunikimi por eshte nje arme balistike e qitjes se larget qe synon Alasken ose Hawaii-n. Japonezet jane mese te vendosur qe mos e lejojne kalimin e saj mbi qiellin e tyre. Ndersa retorika ashpersohet duket se qeveria e Korese se Veriut ska nder mend te ndaloje testimin me pretendimin qe eshte thjesht per satelit komunikimi. Sipas disa analisteve kokfortesia e Korese se Veriut nuk eshte aspak e rastesishme dhe e pa motivuar. Prej kohesh jane pare qarte gjurmet e nje mbeshtetje te forte nga Kina. Nese Koreja sot ka armen berthamore kjo eshte fale bashkepunimit me kinezet. Nga ana tjeter e Paqesorit, komentet e amerikaneve kane qene te ashpra dhe te prera. Nuk do tolerohet nje aksion i tille nga ana e koreaneve.
Kohe goxha te qeta jane duke u afruar...
Krijoni Kontakt