Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Turqi - Një Krijesë Pazakontë Shfaqet Në Liqenin Van

    TURQI - NJË KRIJESË PAZAKONTË SHFAQET NË LIQENIN VAN


    Një grup producentësh të dokumentarëve dhe kinematografisë amerikane u nis drejt Turqisë për të filmuar një krijesë të pazakontë, e cila besohet së është shfaqur në liqenin Van, në lindje të vendit.
    Krijesa që mendohet se është shfaqur në këtë liqen, sipas përshkrimit të dëshmitarëve, duket se i ngjan përbindëshit të famshëm të Loch Ness, liqen në Skoci, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolli.
    Grupi amerikan që trasmeton edhe programin "Destinacioni, e Vërteta", mbërriti dje në ishullin Akdamar, pikërisht në qendër të liqenit Van ku edhe priti gjatë gjithë natës që bisha të shfaqej.
    Historitë për bishën e liqenit Van u përhapën në vitin 1995, kur banorët e zonës përreth filluan të dëshmonin për shfaqjen e një krijese të çuditshme. Sot rreth 1000 persona pretendojnë se kanë parë këtë krijesë, e cila besohet se është rreth 15 metër e gjatë dhe shtyllën kurrizore e ka të mbuluar me gjemba. Sipas disa dëshmitarëve mendohet të bëhet fjalë për një kafshë të ngjashme me një plesiozaur ose një itiozaur, zvarranikë ujorë të kohës së dinozaurve, të cilët u zhdukën bashkë me këta të fundit miliona vite më parë.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Referenca??

  3. #3

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Mendoj që nëse kjo është individi i vetëm i këtij lloji duhet të klonohet që të mos zhduket.

  5. #5
    Ka te pakten 5 vende te tjera ne bote qe kane deklaruar shfaqjen e te njejtit 'dinosaur'. Puna eshte qe mungojne provat konkrete. Pervec disa fotove shume te paqarta dhe deshmive te njerezve si dhe disa gjurmeve ne balten buze liqeneve, ska deshmi te tjera. Kjo nuk do te thote qe nuk ekziston.

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Sa per Orientim se per kë behet Fjale ,besoj se duhet nje Foto



    Nuk e di sa eshte e vertete kjo Foto,mirpo dukej Keq lajmi pa Foto...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 06-04-2009 më 08:38
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    Kesaj i mungon kreshta klasike qe eshte pershkruar. I bie qe te jene dy llojet qe jane raportuar me shume.

    Ky ketu



    qe eshte thjesht nje pleiosaurus si dhe nje lloj tjeter me kreshta ne kurriz por qe nuk po e gjej dot si foto.

  8. #8
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Une e mbaj mend qysh 1995-ten neper TV-te turke benin buj te madhe per kete ngjarje.

    Fillimisht ata banoret pretendonin se kishin para nje krijese te madhe ndersa kamera kishte kapur vetem ujin duke vluar dhe specialistet turk thonin qe eshte prej plehrave dhe nuk eshte e vertete qe ka ndonje specie por me vone erdhen edhe dy incizime te tjera (te cilat tere kohen vezhgonin liqenin) ku kapen vetem koken e kesaj specie dhe pastaj filloj buja e madhe e kesaj ngjarje.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Sa i madh eshte ky liqeni a ska ndonje mundesi me kontrollu pak ma shum.

  10. #10
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Keto e keni nje foto qe eshte kapur pak kjo gjallese por video nuk po punon si duket e kane fshire...

    http://www.teknobilim.net/index/inde...t/view/284/45/

    ose edhe ketu

    http://www.haber7.com/haber/20081123...i-unutmadi.php

    Ketu ka disa video, ku disa qytetar pretendojne qe e kane pare dhe e pershkruajne ne disa foto qe i japin keta gazetaret:

    http://www.youtube.com/watch?v=MIL9b3ySdlE

    Ketu ne anglisht e keni:

    http://www.youtube.com/watch?v=0Ozji...eature=related

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Më shfaqet një dritare me emrin Sockets
    Nga gigabyte në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 09:57
  2. Gjurmë të shpellave bizantine mbi liqenin e Komanit
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 08:24
  3. Leka I: Demokracia shqiptare, krijese e Ramiz Alise
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-04-2004, 20:10
  4. Alarm, një sëmundje e rrallë shfaqet në Tiranë
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 09:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •