Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    14 Prill



    Sot jam e gėzueme, pse mora do lajme tė kėnaqshme. Shpendi paska dėrgue letėr nga Shkodra. I kishte shkrue Xha Simonit se, simbas nji telegrami tė marrun prej s'amės, qenka shtrėngue me u nisė pėr Shkodėr, pse motra e tij bashkė me tė shoqin paskan dalė nė Kukės pėr t'ardhė nė Shkodėr. Kėrkonte ndjesė qė s'kish mundė me u pėrshėndetė, pse kish gjetė nji automobil gati pėr nisje dhe kėshtu s'kishte pasė kohė. Motra i paska ardhė mbas dy ditėsh. Veēanėrisht i kishte shkrue edhe Irenės. E pyeste pėr shėndetin t'em dhe i thoshte tė mė pėrshėndesi nga ana e tij. Irena, tue drashtė se mos i zemrohem, nuk mė tha gja. M'a dha letrėn t'a kėndoj. Kur i pashė pėrshėndetjet qė mė bante m'u nxe e m'u ba prush shtati dhe zemra mė rafi me hov prej gėzimit. Por nuk bėzajta fare. Tash jam pendue plotsisht pėr shka kam dyshue pėr tė. Fėtyra e tij tash nisi me u shfaqė ma e kjartė dhe ma e ndritshme n'imagjinatėn t'eme. Nė syt e tij tash dallohen shenjat e pėrvujtnis, por edhe tė krenaris, tė pastėrtis; duken shenjat e gjallnis, tė fisnikis e tė trimnis, por edhe t'egėrsis s'ambėlsueme. Vlera e tij morale u dyfishue dhe po mė duket si nji hero mito llogjik qė ka bamė krushqi me Perėndit e jo si nji njeri i rendomtė.

    - Sa mirė ka bamė qė ka ardhė - tha Irena.

    U kėput pėr gjysmė filli i mendimeve tė mija.

    - Kush? - pyeta.

    - Motra e Shpendit. Sa e mirė asht se...!

    - Cila? - pyeti Mamė Gjystina tue hymė mbrenda.

    - Fija e Xha Danit - gjegji Irena.

    - Po, - tha Mamė Gjystina - Fija asht yll si nė bukuri ashtu edhe nė sjellje. Besa tė rralla i ka shoqet.

    - Si e quejnė? - pyeta e ēuditun.

    - Fije - pėrgjigji Irena.

    - Ē'farė emnash paskan kėto?! Ēudi! Njenės i thonė Hije e tjetrės Fije! Paskan emna... - Thuej se Shqip - i a priti Irena me buzė nė gaz.

    - T'amėn e Shpendit e quejnė Fet-hije, por pėr shkurtim i thoni Hije. E tė motrėn e quajnė Sofije, por pėr dhelatim i thėrrasin Fije, ashtu si tė thonė ty Dije, kurse emnin e ke Shadije.

    - Po kėto paskan emna Muslimanėsh - thashė e torrullueme.

    - Po Muslimanė janė moj bijė - gjegji Mamė Gjystina.

    - A!? S'qenkan tė Krishtenė?! - thashė e mahnitun dhe e harlisun.

    - Jo, jo - tha Irena tue mė shique me vėrejtje. Fėtyra m'ishte zbemė dhe zemra mė rrifte me hof. Po. Mė shungulloi zemra e shitueme nga ky lajm qė m'i haptė dyert e lumnis. Pėr pak qeshė tue u pėrplasė pėr tokė e vilanisun, por turpja e madhe qė kisha prej Mamė Gjystinės mė bani tė mbahem. Po tė mos mė vinte turp, tė pakėn, do t'i pėrqafojsha kėto qė mė shpėtuen nga ky kujdes dhe do tė derdhsha lot gėzimi. Tash ma ishte ndriēue krejt errėsina qė e rrethonte personin e Shpendit. M'ishte lehtėsue shpirti dhe s'drojsha ma se mundet me na e pengue feja lumnin.



    20 Prill

    Lulet m'i kanda fort. Ato tash kanė nisė me dhanė shtat. Shinat e simjetshėm, qė ranė nė gjysmėn e fundit tė Marsit, e penguen zhvillimin e tyne. Vetėm nashti kanė fillue me u mkambė e me u-forcue. Sot mbas dreke isha ulė nė mes tė tyne dhe po lexojsha nji libėr qė mė huajti Irena. Qershia, ku e kisha mbėshtetė kryet, ka ēelė lule dhe ka nisė me lidhė kokra. Nė nji degė tė sajė kish zanė vend nji bilbil dhe po kėndonte mallėngjyeshėm. Ndoshta ai s'kėndonte, por qante. Kush e din. Ndoshta ai i vargėzonte vjersha trandafilit dhe e vajtonte mbarimin tragjik tė vetėhes qė do tė ketė tue u therrė nga ndonji gjemb i tij. Po t'a dijsha gjuhėn e tij do t'a kuptojsha mirė poetin e zoqve dhe sigurisht do tė merrsha vesht se edhe zemra e tij, ndoshta ma shum se e emja, lėndon nga dashunia qė e ka pushtue. Mblodha nji tubė lule pėr t'i vu nė kthinėn t'eme. Oh sa do tė dėshirojsha tė mbledh edhe pėr Shpendin nji tufė.

    A thue se do tė vijė nji ditė q'ai tė kėrkojė me m'a kėnaqė zemrėn tue mė dhurue tuba lulesh tė mbledhuna nga kopshti i shpirtit dhe i zemrės sė tij? Kush e din. Atė ditė do tė isha femna ma e lumtun e botės dhe kurrkuj nuk do t'i kisha zili. Mund t'a ndrrojsha krejt jetėn t'eme me nji ditė tė vetme lumnije qė mund tė mė fali ai, ai qė ka nė dorė ēilsat e Parrizit t'em. Mora nji lule dhe nisa me i a kėputė fletėt, ashtu si bante dikur Irena, pėr tė provue se a mė dashunon apo jo dhe tue thanė: po, pak, aspak shpitrnisht. Tue i shqiptue kėto fjalė, qė pėr mue kishin nji fuqi mystike, vazhdova t'i kėpus fletėt e lules dhe arrina nė gjethin e fundit me fjalėn: Shpirtnish. Me gjith qė e dij se bestydnia asht krijesa e imagjinatave tė sėmuna, kėsaj rradhe mė pėlqeu t'a besoj profetin qė bani fleta e lules dhe mė kėrceu zemra prej gėzimit.

    Oh se ē'qenka dashunia. Ajo tė baka foshnje, tė marrė e tė mjerė, por njikohėsisht edhe tė lumtun. Po, se edhe dashnori i mjeruem nga fati i lig, sigurisht do tė jetė i lumtun dhe e kėnaqė zemrėn me tė vetfnen nėnqeshje qė ka marrė dikur nga ajo qė e ka futė nėn zgjedhėn e saj tė florintė. Edhe un ndoshta do t'i kujtoj me mall tė zjarrtė dhe me urim pėrsėritjeje ato tė paka nėnqeshje qė mė ka dhurue, ndoshta pa dashas, Shpendi i em. Ndoshta do tė jem nji e mjerė e lumtun tue u pėrshkue pėrmes mendimeve pėrvėluese, por pėrnjiherė edhe argėtuese e shijuese. Ndoshta.



    24 Prill



    Irena u fejua sot me Zefin, me at qė dashunohesh prej kohesh. Ajo asht dhe duhet tė jetė e lumtun, mbasi shkeli nė prakun e asaj jete qė pat lakmue e andėrrue pėr vetėhe. Shumė tė rij i hudhin letrat, i djegin fotografit dhe i hanė me bukė premtimet qė u napin dashnoreve, por Zefi duel besnik dhe nuk trathtoi. Kjo besniki provon se pėrnjimend e dashunon Irenėn dhe se lumnia e tyne asht e garantueme prej zemrave qė rrafin pėr njena tjetrėn. Tė pakė e tė rrallė janė ata djelm qė me tė vėrtetė derdhin lot pėr dashnoret e tyne. Tė shumtėt kėrkojnė dashuni nate, nji dashuni tė pėrkohėshme e trashamane. Ka gjithashtu shumė mashkuj qė i ndrrojnė dashnoret me atė lehtėsi qė i kėmbejnė robet e shtatit dhe mandej s'ēajnė kryet pėr to.

    Ka plot tė rij qė tinzisht pėrpiqen t'a spekulojnė sinqeritetin e femnave pėr t'i shkullue burimet e tyne tė nderit; ka asish qė premtojnė shumė e me bujari tė madhe por s'apin kurrgja; ka edhe t'atillė qė me shkathtėsin e nji akrobatit vėrsulen mbi femnat pėr me i gjuejtė zemrat e tyne me shigjetėn e dashunis qė mandej tė munden me i mposhtė me lehtėsi. Dhe, ma fort se kushdo tjetėr, kėta njerės qė kanė zemra elastike guxojnė me e akuzue femnėn tue thanė se asht dreq. Dreq apo engjėll asht femna? Ajo krijesė qė krijon tue u bamė nanė, ajo qė rrit dhe edukon fėmij me nji durim shembėlluer, ajo qė lidh plagė shtati e zemre, ajo qė asht burim i pashterrun ngushullimi, dashunije e dhimshunije qenka dreq? Do tė ishte mirė sikur t'ishte dreq kundrejt kėtyne typave, por nuk asht se... se natyra e ka krijue pėr engjėll.

    Zefi s'ban pjesė nė kėtė kategori tė bastardhueme. Ai asht i dejė pėr Irenėn e mirė e tė bukur. Un marr pjesė nė gėzimin e tyne ashtu si merr motra pėr vėllan e motrėn. Irenėn nuk' e penguen prindėt e vet nė zgjedhjen e shokut tė jetės. Ata e kryen detyrėn e tyne tue u kufizue vetėm nė qortime e kėshilla, por kurrė nuk e urdhėnuen e nuk e shtrėnguen qė tė martohesh me ndonji tjetėr, ashtu si bajnė shumė prindė nė vendin t'onė. Xha Simoni e Mamė Gjystina mendojnė krejt ndryshe dhe nuk u gjasojnė prindėvet t'onė. Ata besojnė se e drejta e zgjedhjes sė shokut tė jetės i pėrket atij ase asaj qė do tė martohet, pse vetėm ai ase ajo do t'a shijojė hidhėsinėn ase ambėlsinėn e kėtij vendimi. Me fjalė tjera, ata nuk duen me marrė pėrgjigjėsi morale para atyne qė do tė martohen. Sa mirė se? Ata qė martohen, simbas mendėsis sė Xha Simonit e Mamė Gjystinės, lypset tė jenė nė gjendje qė t'a ēmojnė randėsin e veprės dhe t'i kuptojnė kshillat drejtuese e ndriēuese tė prindėvet tė vet. Pėr ndryshe paēin vetėhen mė qafė.

    Fatin e Irenės kisha me i a urue edhe vetėhes, por kush e din se ē'ka rezervue destini pėr mue. Ndoshta edhe Shpendi asht shoku i atyne djelmave qė pėrmenda ma sipėr. Ndoshta ai asht edhe ma i lig se ata e nuk don tė dijė pėr atė zemėr qė lėngon prej shigjetave qė i nguli ai me syt e tij. Por jo. Ay asht i mirė, i urtė, i pastėr, i ndershėm dhe i... papėrlyem nga veset e liga.



    29 Prill


    Jam e dobėt nga shėndeti. Nji hafsh i nxehtė m'a ka kapullue krejt shtatin dhe mė duket sikur jam tue u djegė mbrenda nji furi. Edhe kolla po mė cyt mjaft dhe ndi dhimbje nė krahnuer. Dje disa herė pėrshtyna gjak. S'dij se tė gjitha kėto a janė shenjat e ndonji sėmundjeje apo tė shkaktueme nga i ftofti qė mund tė kem marrė. Mė pėlqen tė rrij shtrimė e nė qetėsi. I thashė babės qė tė mė sillte nji mjek, por ai i shtrembnoi turijt dhe duel tue e tundė kokėn e tue murmuritė:

    - Sa shpejt bahet goca pėr doktor se?!... Nji ēikė t'i dhem koka ase barku, menjiherė, kėrkon doktor!... Kam frigė se ka me kėrkue doktor edhe kur t'a zajė lemza!

    Ē't'i thojsha? Ai nuk i nep randėsi shėndetit dhe kujton se njeriu asht i sėmunė vetėm atėherė kur rrėzohet e bije nė shtrat pėr tė... vdekė. Oh sikur t'a kisha pranė Shpendin qė tė ma fėrkonte ballin qė mė digjet si nji saē i nxehtė. Sigurisht do tė shėrohesha menjiherė kur tė prekte dora e tij mbi ballin t'em dhe nuk do tė ndijsha as dhimbje krahnori as edhe dobėsi trupi. Por ku asht! Sa lakmi e kotė.



    1 Maj



    Pranvera e simjetshme, guditėnisht, ka kalue me shina dhe ka qenė mjaft e flladėshme. Shiu qė pat fillue disa ditė ma parė dhe vazhdoi me ndėrpremje tė shpeshta, dje mbas dreke pushoi ma. Dje mbrama kemi pasė nji qiell tė kthjellėt e tė mbushun me yj xixėlluese. Asnji re nuk dukesh nė hapsinė. Ishte nji natė e kandshme qė do tė gdhinte nė ditėn e parė tė Majit dehjės e ngacmues i zemrave tė reja. Ishte nji natė qė tė mbushte plot malle e dėshirime tė pakufishme, qė t'a ambėlsonte jetėn dhe t'a dhetfishonte forcėn e dashunis. Ah sa lakmova qė t'a kisha pranė Shpendin pėr me e shijue bashkė bukurin e natyrės.



    3 Maj

    Po tė vehen re fėmijt kanė ndryshime nė mes tė njeni tjetrit dhe njeni i gjason t'atit, tjetri s'amės. Gjasimet fizike i spjegon shkenca dhe theoria e sajė mund tė pranohet vetėm pėrsa ka tė bajė me dukjen e me shtatin e fėmis. Sa pėr shpirtin, simbas mendimit t'em, ndryshon puna. Nė tė kujtoj se ndikon nji fuqi tjetėr e padukshme, e cila i ban tė mirė ase tė liq, simbas asajė mbėhije qė pėr ne asht misterioze. Tė pakėn kėshtu mė duket mue. Pleqt e plakat mė thonė se un, si nė dukje ashtu edhe nė shpirt, kryekėput i gjaj nanės. T'im eti i pėrhijė vetėm nė gishtat e kambėve. Rizai i ka gjamė s'amės, si nė tė pame ahtu nė shpirt, kurse Ferideja, Meti e Razija ma fort pjerrin kah em atė se sa kah njerka. Qysh tash duken nė ta shenjat e prindėvet. Po. Rizai asht mjaft grindavec dhe nuk i len tė qetė motrat e vėllaun. Por edhe Feridja duket se do tė bahet kapricioze, se ēdo gja qė e pėlqen, don me e pėrvetue pa tjetėr, qoftė edhe me damin e tjerve. Meti ndryshon fare prej tyne. Ky asht lulja e fėmijve.

    Fėmijvet t'onė u mungon edukata, pse njerka s'e ka ēamė kryet me i rritė simbas parimeve qė epin fryte tė dobishėm. Nji grue qė nuk ka pasė vetė nji edukatė tė shėndoshė familjare dhe as ma tė voglin mėsim, asht e natyrshme qė edhe fėmijt e vet t'i rrisi e t'i edukojė simbas mendėsis sė vet tė ngushtė e tė mykėt. Ē'mund tė mėsojnė fėmijt nga nji nanė e padijshme? Natyrisht kurrgja tė mirė dhe shumė tė kėqia e marrėzina. Fėmijt e nji nanės injorante rriten tė dobėt nga shėndeti, nga mendja dhe nga shpirti, pse ajo i tremb me gogola, i kuen me bestutnina dhe i mojt me marrėzina. Pėr shembull kur bije rrėfeja, u thotė njerka fėmijve se engjėjt e gjuejnė dreqin me pushkėn e Zotit dhe kur bije shi thotė se engjėjt luajnė livere nė qiell! Pėr kėt shkak fėmia e nji nanės injorante nuk mund tė ketė asndonji ndihmė paraprake prej saj dhe rritet e trembun, e shtypun dhe e torrullueme.

    Un, herė mbas here, pėrpiqem me u a ndreqė gabimet fėmijve, por qortimet e mija nuk u bajnė efektin e dėshėruem, mbassi nuk gėzoi ndonji autoritet kundrejt tyne, pse veshėt e tyne me mija herė kanė ndigjue tė shahem e tė pėrbuzem prej nanės sė tyne. Veē kėsaj qortimet apo kėshillat e mija, simbas njerkės, janė porosina tė mbrapshta dhe tė damshme pėr fėmin. Prandaj ajo i porosit qė tė mos m'a venė veshin. Pėr shembull kur mundohem me u spjegue se ē'asht shiu ase rrėfeja, ajo i tharton turijt dhe mė kundėrshton tue mė fye si e pa fė. Edhe kur i porosis cucat qė tė krifen, nxehet dhe thotė se nuk janė... nuse.

    Kėshtu ngjan edhe kur u kėrcnohem qė tė mos gėnjejnė, qė tė mos i kruejnė hundėt, qė tė mos i hanė thonjtė me dhambė, qė tė mos mvishen trashė, qė tė mos flasin me gojė plot gjellė, qė tė jenė tė pastėr dhe qė tė mos flasin f jalė tė ndyta. Asht nji dhanti e madhe me u bamė nanė, por nji nanė e mirė qė ka cilėsin dhe zotėsin me pėrgatitė qytetarė tė mirė. Parrizi asht nėn kambėt e nanės ka thanė Muhameti pėrmend Dajė Haxhiu. Por un kujtoj se nė kėtė shprehje profetike asht qėllimi pėr nanėn e mirė e jo pėr ato qė i pėrgatisin cuba shoqnis njerzore. Nanat e mira i bajnė tė lumtuna familjet dhe kėto shoqnin. Qė tė jetė e mirė nji nanė, po e pėrsėris, ka nevojė pėr edukatė e mėsim. Po tė kishte pasė nji edukatė shkollore eme njerkė, padyshim, do t'ishte krejt ndryshe, se shkolla do t'i a herte veset dhe fėmijt do t'i rritte nė mėnyrė tė pėlqyeshme.

    Por mjerisht asaj i mungojnė tė gjitha ato qė duhen pėr tė qenė nji nanė e mirė. Edhe un, po tė mos isha edukue nė shkollė prej mėsuesve tė mira e t'urta dhe po tė mbetesha nė duert e sajė, sigurisht do t'a ndiqsha shembėllin e saj. Sikur t'a kisha pasė pushtetin e nji diktatorit, kurrė nuk do tė lejojsha tė martohen femnat ase mashkujt qė nuk kanė nji edukatė tė shėndoshė, sepse pjella e tyne do t'a shrregullonte e do t'a pengonte mbarėvajtjen e shoqnis. Sot ndėr ne as femna mund tė bahet nanė e mirė as edhe mashkulli atė i mirė, pse ma tė shumėt janė injorantė, pa edukatė dhe si tė tillė vazhdojnė t'a ndjekin me besniki mendėsin prapanike tė prindėrve. Me kėtė mėnyrė, asht e dijtun, pėrvėneret shoqnia me jargėt e tyne. E un, sikur tė kisha qenė djalė, do tė bėrtitsha e do t'a ngrejsha zanin deri nė kupė tė Qiellit qė tė mundesha me e sigurue mėsimin dhe edukimin e femnės ma shumė se tė mashkullit, sepse femna asht edukatorja e parė e njeriut.

  2. #12
    8 Maj



    Eme njerkė, tue bisedue sot me nji Zojė qė kishte ardhė nė vizitė, po i thoshte se ajo nuk ishte ma shum se 35 vjetsh. U ēudita kur ndigjove se njerka po i hiqte disa fasha moshės sė vet! Un mbaj mend shum mirė se ajo kur u martue me t'em atė kishte nja 32-33 vjet mbi shpinė dhe quhej gjysmė grueje prej grave tė fisit t'onė. E qysh atėhere, nė mos gabohem, kanė kalue nja 13 vjet. Njerka i a kishte kthye shpinėn derės. Kur hyna mbrenda pėr t'i dhanė kafe Zojės, ndigjova t'i thotė:

    - Un kur erdha kėtu Dijen e gjeta njikaqi tė gjatė - tha dhe bani shenjė me dorė qė tė diftonte se sa e madhe dhe e gjatė kam qenė kur asht martue ajo me t'em atė. U ēue pak nga karrika dhe e ngriti dorėn, sa mundi, naltė pėr t'a matė shtatin t'em t'asaj kohe. Un, edhe sot qė jam njė vajzė 17 vjeēare, nuk jam e gjatė n'atė masė qė tregoi ajo. I kafshova buzėt qė tė mos qesh.

    Pėrse gėnjen? Pėrse i mshef vjetėt e moshės sė vet? Mos pandeh se pėrtrihet tue mos e thanė tė vėrtetėn?

    Mos kujton se, me kėtė mėnyrė, ndalohet rrota e jetės e nuk rrotullohet? Sa tė lehta janė ato femna qė mundohen me i gabue tė tjerėt tue i mshefė vjetėt e tyne, sepse edhe ndigjuesin e venė nė pozitėn e tė marrit, mbassi ai lypset t'a kuptojė pėrafėrsisht moshėn e tyne nga dukja. Mirė, por ato kujtojnė se kurrkush nuk e ka kuptue rrenėn dhe as qė mundet me e njoftė moshėn e vėrtetė tė tyne. Kjo grue, qė arrin me gėnjye kėsodore nji njeri tė painteresuem nė moshėn e sajė, kush e din se si e rren t'em atė. Ndoshta atij i thotė se nuk asht as 30 vjeēare dhe ndoshta dhe ai i beson. Po t'i apim nji farė pėrfillje fjalės qė thonė se pleqnia asht vdekja e femnės, do t'i epsha nji farė tė drejte njerkės qė t'i skontonte vjetėt e moshės sė vet, por jo edhe aq shumė

    de se po tė bahet nji farė llogarije do tė shofim se ajo ban nji zbritje gati 25%!... Sigurisht kurrkuj nuk i pėlqen tė mplaket dhe t'i avitet ēastit kobar tė vdekjes, por jo tue e gėnjye vetėhen dhe tue i mashtrue tė tjerėt kaq trashanikisht de. Un nuk besoj tė pėrulem aq shum sa t'arrij me i gėnjye tjerėt mbi moshėn t'eme edhe sikur t'a dij se do t'i humbi thesarėt e lumnis s'eme, sepse ma e randė mė duket rrena se sa mosha e madhe qė do tė mė randojė mbi korriz.



    14 Maj

    Shpendi i kishte dėrgue letėr sot Irenės dhe nji fotografi familjes. Prap pyeste pėr mue dhe mė falesh me shėndet. Fotografin m'a diftoi Irena. Un e mora dhe, mbassi i hudha nji vėshtrim kinse mospėrfillės, e fuga mbi tryezė. Me kėtė mėnyrė dojsha tė diftohem sikur nuk e ēaj kryet pėr tė, por sikur tė mė vente mendjen Irena kishte pėr t'a dallue ndryshimin e madh qė pėsoi fėtyra e eme nė ēastin qė ndeshėn syt e mij nė fėtyrėn e tij. Veē kėsaj ajo s'vuni re se un po e kundrojsha tinzisht fotografin, tė cilėn e kisha hudhė mbi tryezė nergut nė nji pozė qė tė mundesha me e pamė ma sė miri.

    Indirefentė janė njerzit kundrejt tjerve ase sendeve qė nuk i interesojnė, por janė tė pashqitun dhe tė pasionuem kundrejt atyne qė i pėlqejnė e i dėshirojnė, Ku t'a dinte Irena se sa vlerė kishte pėr mue ajo pikturė qė e hudha me nji farė pėrēmimi. Jo vetėm qė un nuk i kam dhanė rasė pėr me e kuptue tinėzin e zemrės s'eme, por edhe lumnia e vet, e endun nga dora e Zefit, nuk e lejon tė shofi se ē'ngjan rreth e rrotull. Syt e Shpendit, edhe nė fotografi, gjajnė sikur nxjerrin rreze drite t'ambla, por edhe gaca zjarmi qė djegin e pėrcėllojnė. Ah ata sy! Ata derdhėn nė zemrėn t'eme helm e nektar dhe mė banė tė qaj e tė qesh, tė rrėnkoj e tė gėzoj. Po t'ishte e mundun qė t'a pėrvetsojsha kėtė fotografi, isha gati tė baj fli disa vjet nga jeta e eme.

    „Shėnimet me datė 17, 21, 24, dhe 30 Maj janė shly nė mėnyrė qė tė mos kėndohen." „Vetėm nė shėnimin e fundit dallohen kėto pak fjalė qė s'janė shly mirė mirė dhe qė janė tė shpėrndame nė rreshta tė ndryshėm: „ mbasi i mbusha 14 vjetėt . . . . . . e ndiva vetėhen dhe herė mbas here shifsha . . . . shifsha . . . . n'andėrr shkrihesha prej kėnaqėsis nji turbullim shpirtnuer dhe nji shkrehje tė gjymtyrve Edhe nashti e shof zemrėn . . . . . dhe mė duket sikur "



    3 Qershuer

    Dje mbasdreke mė kishin zanė ethet. Qeshė shtrimė mbi nji shilte nė nji kthinė poshtė, se pėrtojsha me u ngjitė naltė pėr me ra nė shtrat t'em. Kur po pėrpushesha nga dhimbjet e trupit e tė kokės erdh hallė Hatixheja. Qėndroi nji copė herė ke kryet t'em tue m'a fėrkue ballin. Kur u largue, tue drashtė se mos ftohem, e kshilloi njerkėn qė tė mė mbulonte me dishka. Un pata tė nxehtė dhe s'dojsha qė tė mbulohem, por nuk bėzana se s'kisha fuqi as edhe me folė pse isha raskapitė fare. E njerka, qė t'a ēonte nė vend porosin e hallės, mė kishte mbulue asokohe, kur mė kish katėllue gjumi.

    Kur u zgjova dhe i hapa sytė pashė se isha mbulue me nji jorgan tė vjetėr qė ishte copa copa e me njolla qė i vinte era uthull e djersė. E hoqa, me neveri dhe e hudha tej at jorgan, i cili sigurisht do t'ishte pasunia e trashėngueme prej stėrgjyshes plakė e tė dergjun nė shtrat vjet me rradhė. Nuk dij se qysh nuk e ka diktue im atė e t'u a shitte tregtarėve tė vjetėrsinave si jorganin e Adamit.

    - A s'gjete nji jorgan tjetėr qė mė kishje mbulue me atė fėlliqsinė? - i thashė kur u ngrita.

    - Pse a s'tė pėlqeu a? Ku t'a gjejsha ma tė mirin? - m'a bani me buzė tė mvarun.

    Jorganė kemi plot, por ma tė ndytė e ma tė vjetėr se kėt nuk kemi asnji. Edhe un ēuditem se si ka shpėtue pa u hudhė nė plehėn kjo vjetėrsinė e fėlliqun qė sigurisht pėrmban miljona mikropė. Sa shpirt tė lig ka kjo grue dhe sa fort m'urren. Edhe nė gjanat ma tė vogla kėrkon tė mė hidhnojė; edhe nė rasat ma tė parandėsishme pėrpiqet me mė zemėrue. Tue mendue se un jam rritė nė kėtė shtėpi, ku ajo zotnon, ēuditem se si nuk kam plasė pėrpara se t'arri nė kėtė moshė. Mjerė ata bonjakė qė bijen nė duer tė njerkave tė tilla. Un, po tė kisha qenė djalė dhe po tė hetojsha se mbrenda katėr mureve tė shumė shtėpiave mundohen vazhdimisht bonjakė tė njomė, sikundėr un, kisha me e ēue peshė botėn dhe do t'a detyrojsha prokurorin e Shtetit qė t'i paditte prindėt dhe njerkat e atyne fatzijve n'emėn tė sė drejtės botnore. Po, do tė kėrkojsha denime shembėllore si pėr njerkat e liga ashtu dhe pėr prindet sylesha qė nuk kujdesohen pėr mirėrritjen e bonjakėve tė shkretė, se me kėtė mėnyrė do t'i shėrbejsha njerzimit.



    8 Qershuer

    Dajė Haxhiu kishte ardhė ke ne sot nė mėngjes pėr vizitė. Ai asht daja i nanės. E quejnė Hasan, por un e thėrres Dajė Haxhiu, pse ka qenė nė Mekke. Ai asht edhe hoxhė dhe shum i fortė nė punėt e fės, por im atė e quen „rafėzi", ndoshta pse ai i shfaq

    lirisht gjykimet e veta dhe ndoshta pse kėta nuk pajtohen me konceptin qė ka formue im atė mbi fėn. Pėr shėmbėll Dajė Haxhiu thotė se vena asht e ndalueme me u pimė, pėr shkak se e damton shėndetin e mbralin e njeriut, por lejohet me u pėrdorė n'asht

    se e porosit mjeku pėr t'a pėrmirėsue shėndetin e nji tė sėmunit tė dobsuem. Em atė e kundėrshton rreptėsisht dhe thotė se nuk fut nė gojė asnji pikė edhe sikur tė jetė tue vdekė, pse ai qė pin venė dyzet ditė dalka prej Imanit!....

    - Njeriu fetarisht asht i detyruem me e ruejtė shėndetin e vet, sepse trupi asht nji ndėrtesė hyjnore. Pėr kėt shkak dhe pėr arėsye se njeriu lypset t'a kryejė misjonin e vet nė kėtė jetė, vetėvrasja asht e denueme rreptėsisht prej fės si nji nga mėkatėt ma tė mėdha. E ata qė nuk kujdesohen me e ruejtė shėndetin e tyne, me mjete e mėnyra qė nuk i sjellin ndonji dam tjetrit, dita ditės vazhdojnė t'a vrasin vetėhen dhe, me kėtė mėnyrė, e kundėrshtojnė dėshirin hyjnuer - thotė ai, por ku merr vesh im atė se?!... Nė bisedim e sipėr, s'dij se qysh, e preku Dajė Haxhiu ēashtjen e mbulesės dhe nevojėn e mėsimit tė femnės. Im atė e shiqoi shtrembėt dhe e kundėrshtoi me nji f jalė tė trashė. Atėhere ai i a priti dhe i tha:

    - Profeti porosit qė t'a kėrkojmė dijenin qysh nga djepi deri nė tabut dhe thotė. se titujt ma tė mėdhej tė nderit nė kėtė botė janė ata qė siguron dijenia e jo forca ase pasunia.

    - Mund tė ketė urdhėnue Pejgamberi qė t'a kėrkojmė dijenin, por atė tė Dinit e jo tė Frengut – pėrgjigji im atė.

    - Ai nuk e ka kufizue dijenin vetėm n'atė tė fes. Bile nė radhė tė parė e ka vu dijenin e shėndetit dhe mbasandaj tjerat - spjegoi Dajė Haxhiu.

    - Sidoqoftė dijenia mund t'i hyjė nė punė nji mashkullit, por jo nji femnės - tha em atė tue kujtue se i a lidhi kryet f jalės,

    - Jo, mor i uraem, jo, se dijenia nuk asht monopol'i mashkujve dhe, po t'ishte nji privilegj vetėm pėr burrat, ai do t'a shpallte pa u drashtė as prej meje as edhe prej femnave qė mund t'i zemroheshin. Pėrkundrazi thotė se dijenia asht e domosdoshme si pėr mashkujt ashtu pėr femnat Myslimane. Veē kėsaj duhet tė dijsh, miku i em, se historia Muslimane asht plot emna femnash qė kanė pasė zotnue nji kulturė tė gjanė dhe qė i kanė sjellė shėrbime tė ēmueshme njerzimit - tha Dajė Haxhiu, por em atė pat thanė nji herė jo e nuk mund tė thoshte po.

    - Ndoshta asokohe ka pasė femna tė dijshme, por nashti grueja s'ka nevojė pėr dijeni - tha im atė mbassi u mendua pak.

    - Pėrse? - pyeti Dajė Haxhiu.

    - Sepse femna e kėsaj kohe asht dreqi vetė dhe, po tė stėrhollohet edhe me mėsime, ka me sajue djallėzina dhe ka me na qitė njimij ngatrresa nė ditė.

    - Djallėsit e ngatrresat mund t'i bajė nji femėn qė s'asht zhvillue nga mendja e nga shpirti me anė tė mėsimit, por jo ajo qė gėzon nji dijeni, pse nji femėn e shkollueme i ēmon detyrat dhe i din tė drejtat e veta - i a bani Dajė Haxhiu.

    - M'a merr mendja se, po t'a kishe pasė ti nė dorė, do t'i zbulojshe femnat dhe tė gjitha shtėpiat do tė na i bajshe shkolla - tha im atė me qesėndi.

    - Po t'a kisha pasė nė dorė do t'a grissha ēarēafin dhe nuk do tė lejsha femėn pa shkollė, pse grueja asht themeli i shoqnis njerzore, pse ajo asht burimi I moralit, pse ajo asht nyja e shenjtė e qenėjes, pse ajo e mbjell farėn e dashunis vėllaznore nė mes tė njerėsve. E kur ajo lihet mbas dore vuen e tanė shoqnia njerzore.

    - Pun e madhe!... Do tė vuejtkemi tė gjithė, pse s'dijnė me kėndue e me shkrue flokė-gjatat!... E si kemi jetue deri sot? Dish zotin leni dreqkat, se na s'dijmė vetė - i a bani im atė me nji farė mėrzije.

    - Mirė, por ti me nji anė mbahesh si fetar i mirė dhe m'anė tjetėr nuk ban si urdhėron ajo - i tha daja.

    - Pse?

    - Sepse Pejgamberi thotė se ēdo gja asht njė gja, por padijenia s'asht kurrgja. Do me thanė se e porosit mėsimin. Veē kėsaj nė nji verset tė Kuranit thuhet se kurrsesi nuk mund tė ketė barasim nė mes tė dijshmit dhe tė padijshmit.

    - Pėrse?! - pyeti em atė i ēuditun.

    - Sepse njeri rron nė dritė e tjetri n'errėsinė, njeni shef gjithkah dhe tjetri asht i verbėt. Pejgamberi, qė t'a theksonte randėsin dhe vlerėn e dijenis, thotė se ma i pėlqyshėm asht gjumi i tė dijshmit se sa lutja apo falja e tė padijshmit. Im atė heshti e nuk foli ma. Dajė Haxhiu asht mjaft gjakftofėt dhe shum i urtė. Nuk nxehet lehtė. Vetėm kur shef se po shtremnohet e drejta ase cenohet e mira, bahet i egėr e nervoz. Kėshtu ngjau edhe sot kur im atė pėrpiqesh me i dhanė mėsim dhe me ia tregue rrugėn qė ai kujton se asht e drejtė.

    - Mėkati ma i madh i jueji - i tha me zemrim - asht guximi qė tregoni tue u a predikue tjerėve fėn sikundėr e keni keqkuptue ase si ju pėlqen juve. Ju e bastardhoni fėn dhe e ulni nė shkallėn e nji zakonit tė lig qė nuk ka asndonji bazė logjike e morale. Prandaj ju kshilloj qė tė mos e pėrsėritni edhe nji herė kėt faj. Po t'a pėrsėris edhe nji herė se e keqja dhe veprat qė nuk i pėrshtaten logjikės nuk janė pronat e fes s'onė. E ju, qė nuk keni as ma tė voglin mėsim, mos pėrhapni nė popull helm e vėner, se do tė jeni pėrgjigjės para njerzis e para Perėndis. Em atė e pat mbyllė gojėn ma dhe nuk kundėrshtoi. Shumė herė ai e cyt Dajė Haxhiun dhe, me paditunin e vet, pėrpiqet me e mundė. Im atė, sikundėr duket, kujton se zotnon nji dije tė gjanė mbi fe, kurse s'din gja. Veē kėsaj ai mbahet ma sheriatēi e ma fetar i mirė se hoxha vetė. Sikur t'isha nė vend tė Dajė Haxhiut do t'a rroksha flamurin dhe do t'i shpallsha luftė asajė turme tė pandėrgjegjėshme dhe injorante qė kėrkon t'a mbajė femnėn nėn zgjidhėn e padijenis dhe i a mohon tė drejtat e saja njerzore.

  3. #13
    14 Qershuer

    Pesė ditė e pesė net ndejta ke Dajė Selimi. Edhe ky asht njeni nga dajallarėt e nanės. Mė kanda tė shkoj e tė rri ke ai, pse mė duket sikur aty e ndij voksin e frymės sė nanės dhe dashunin e pastėr qė ata kanė pėr bijėn e vetme t'asajė q'e patėn si syt e

    ballit. Veē kėsaj Xhevrija dhe Sanija, dy gocat e dajės, janė shum t'urta e tė shoqnueshme. Me to kalohet jeta e ambėl dhe pa mėrzi, pse kanė nji farė cilėsije, dhanti prej natyre, me t'a hjekė tė keqen me dy fjalė ase me nji nėnqeshje.

    - Te lumtun do tė jenė ata qė do tė bahen burrat t'uje - u thashė pardje mbas dreke nė bisedim e sipėr.

    - Kujton ti, Dije, se do tė jemi tė zojat me i bamė fatbardhė burrat t'onė? - pyeti Xhevrija tue mė shique amblas me syt e zij.

    - Nuk kujtoj, por besoj Xhevrije - pėrgjigja.

    - N'asht se do tė keni fat me u martue me asish qe kanė meritėn me e quejtė njeri, me asish qė kanė tru e ndėrgjegje, do tė ēmohen cilėsinat t'ueja tė rralla dhe do t'i bani tė lumtun.

    - Ku e dijmė na tė gjorat se ē'fat na pret. Apo mos kemi tė drejtė me i zgjedhė vetė shokėt e jetės? - i a priti Sanija tue e pėrkulė kokėn me nji anė dhe tue e palue, me gishtat e hollė, kindin e fustanit tė vet.

    - Ke tė drejtė - i thashė tue hofkėllue dhe heshta.

    Heshta se s'kisha si me i ngushullue, mbassi edhe un isha si ato, pa as ma tė voglin privilegj dhe pa ndonji fuqi qė tė mundesha me e fitue atė tė drejtė aq natyrale qė duhet t'a gėzojmė. Mė shkoj mendja, menjiherė, ke Shpendi dhe m'u rrėqeth shtati kur e kujtova vėshtirėsin qė mund tė ndeshi pėr me e bamė shok jete. Ah femna shqiptare Muslimane. Ajo pėrgjithėsisht

    asht e vorfėn shpirtnish, e pazhvillueme mentarisht dhe e dobėt fizikisht, pse nuk i asht dhanė mundėsia qė t'a argėtoje shpirtin, qė t'a ushqejė mendjen dhe t'i gėzoje dhantit e natyrės pėr t'u bamė e fortė dhe e dobishme pėr shoqnin ku ban pjesė. Ajo s'ka kurrgja qė tė jetė e kėnaqun dhe krenare; vjen e shkon pa lanė gjurmė nė kėtė jetė. Ajo, edhe po tė dojė, s'mundet dhe s'ka se si t'i kushtohet sė mirės, sė bukurės e tė virtytshmes, pse pėrnjimend asht si nji robneshė pa kurrfarė tė drejte.

    - Xhevrijen e kėrkoi dikush, por s'e dha tata - tha Sanija mbas pak tue e kėputė kėshtu vargun e mendimeve tė mij.

    - Kush qė ai? - pyeta.

    Xhevrija u skuq dhe e uli kryet.

    - Nji farė Sabri... Dega - gjegji Sanija.

    - A e njifshe ti Xhevrije? - pyeta.

    - Ajo heshti e nuk bėzani.

    - Pėrse nuk flet Xhevrije? Mos tė vjen turp edhe prej meje?

    - Jo. Nuk e njifsha - tha kadalshėm pa e ngritė kryet.

    - Pse s'tė dha Dajė Selimi?

    - Sepse ai qenka pijanik - gjegji Sanija nė vend tė saj.

    - A!? - bana si e habitun pėr vendimin e pėrshtatshėm qė paska dhanė Dajė Selimi tue mos i a dhanė vajzėn nji njeriut qė e helmon vetėhen me alkool.

    Sa mirė paska bamė se?...

    - Edhe kjo nuk e donte - plotsoi Sanija.

    - A dashunon ndonji tjetėr? - pyeta.

    Ajo u skuq dhe mė ngjajti sikur u trondit. Nuk bani za.

    - Po - i a priti Sanija me atė thjeshtėsi qė e ban tė shquhet ndėr shoqe.

    - Cilin?

    - As ajo s'e din si e quejnė. E ka pamė, disa kohė ma parė, tue kalue kėndej rrugės.

    - Nga asht?

    - Ku t'a dijmė na - tha Sanija tue i mbledhė krahėt.

    - E shkreta vajzė - thashė me vetėhe dhe e qava atė dhe vetėhen, pse edhe un isha nė gjendje tė sajė. Po. Edhe un dashunoj nji djalė qė e pashė rasėsisht nė shtėpi t'Irenės, por qė nuk kam mundė me folė makar nji fjalė me tė. Edhe un, si Xhevrija, nuk

    e dij se a mė dashunon apo jo dhe se ē'fat e pret dashunin t'eme. Un, ma shum se ajo, pata fatin t'a mėsoj emnin dhe tė marr njoftime mbi familjen e tij, por kurrgja ma shum dhe asgja tė kėnaqshme pėr sigurimin e lumnis s'ardhėshme. Oh sa vajza, si na, lėngojnė gjatė jetės dhe vdesin pa i a kallzue kuj sėmundjen e zemrės. Sot kur po iksha, tue u pėrshėndetė ke porta, mė pėshpėriti Sanija ke veshi:

    - Dashnori i Xhevrijes asht me vesh tė shpuem.

    - Me vesh tė shpuem! - thashė me za tė kėputun.

    - Po. Asht i bukur: Ka dy sy tė zij qė tė merr mė qafė kur tė shiqon; ka shtat tė plotė e tė mesėm; rrin me kokė jasht dhe flokėt e zij i lėshon mbrapa - spjegoi Sanija.

    - Mos e quejnė...

    S'e mbarova f jalėn. U pendova.

    - Nuk e dij se si quhet.

    - Ku rrin me shtėpi?

    - S'e dij, jo. Pėr herėn e parė e patėm pamė nga dritarja aty kah mezi i Prillit, por mbas katėr a pesė ditėsh u shduk ma. Ndoshta asht i huej - bani ajo tue mė shique nė sy.

    - Ai asht - pėshpėrita me vetėhe dhe ika si e hutueme.

    Tash dashunis s'eme i u shtue edhe zilia dhe vuejtja shpirtnore u dyfishue.



    17 Qershor

    Feja e moda, simbas mendėsis sė disa tru-ndryshkunve, qenkan shemra qė s' pajtojnė kurrė. Un, tė them tė drejtėn, nuk po mundem me e kuptue arėsyen e rrjedhjes sė kėtij kundėrshtimi kaq t'ashpėr qė zhvillohet nė mes, t'antarve tė tė dyjave. Pėr shembėll disa kohė ma parė u ba kijameti prej njerkės, pse un kisha premė nji fustan pak tė shkurtun. Ajo u ba spec prej zemėrimit dhe thoshte se fustani lypset tė jetė i gjatė deri ke themrat e kambėve. E ai i emi ishte nji pėllambė nėn gju. Me gjith qė qysh atėhere ka kalue shumė kohe ende s'ka pushue grindja e fustanit. Do tė mveshin kėmishė zjarmi nė xhehennem - thotė njerka dhe ket kėrcnim e pėrsėrit shpesh e shpesh.

    Kėto ditė pat nisė nji grindje tjetėr: Ajo e flokve tė shkurtun. Shumica e femnave, simbas modės sė sotshme, i kanė premė leshnat dhe i kanė lanė nja nji pėllambė tė gjata. Edhe un, qė t'i pėrshtatem modės dhe qė tė mos dukem ndėr shoqe si dhi e egėr, shfaqa dėshirin me i premė, por njerka kundėrshtoi tue thanė se asht mėkat i madh. Dy ditė rresht nuk i prani goja tue folė mbi kėtė mėkat. Tė tretėn u tėrbue farė kur pa se un, kundėr porosis sė sajė, i kisha premė. Po. I preva. I a dhashė Irenės gėrshanėt dhe iu luta tė m'i presi. Njerka tash vazhdon tė ēirret tue thanė se u prish dynjaja. Pėr fat tė mirė dhe pėr ēudi, em atė nuk m'u vėrsul me at mėllef qė mė msyeni njerka. Ai mė shiqoi me nji farė pėrbuzje dhe mė tha:

    - Ē'paske bamė ashtu moj? Qenke bamė si dhija shutė eh tė marrtė mordja!

    - Nė kohnat t'ona - thotė njerka tue fry ndėr hundė - edhe Dielli ngrofte ma shum edhe Hana shkėlqente ma fort, pse na e kishin frigė Zotin dhe nuk bajshim kėsi maskarallėkesh. Nashti hyni dreqi nė zemėr tė njeriut. Kėto qė bani ju janė nishane kijameti. Tė mjerat na qė i a mbrrimė kėsaj dite. A thue se me tė vėrtetė do tė bahet kijameti pse i preva un flokėt? A thue se, pėrnjimend, ka me u zemrue Perėndia, pse na i shkurtuem flokėt e gjatė? Nuk besoj dhe nuk kujtoj qė zoti tė ketė vumė nji ligjė tė posaēem pėr t'a regullue ēashtjen e flokve, Nuk e kuptoj se ē'lidhje kanė flokėt e mij me lamshin e dheut. Mos asht lidhė lamshi i dheut nė fijet e flokve tė tė mij dhe, tash qė i preva, do t'a humbi drejtpeshimin dhe do tė rroposet?! Nė qoftė se do tė bahet kijameti pse un i preva flokėt, nė qoftė se do tė shkatrrohen rrathėt e Dheut pėr shkak tė flokve tė shkurtuna ase tė gjata, le tė bahet ēika ēika dhe pluhun fare, se edhe neve nuk na vlen ma. Disa ditė ma parė e pyeta Dajė Haxhiun mbi kėtė ēashtje. Ai mė shiqoi ēuditshėm dhe mė tha:

    - Pėrse mė pyet moj bijė?

    - Pyes, se disa thonė se asht gjynaf me i premė - pėrgjegja.

    - E pse qenka gjynaf? Ē'ka tė bajė floku i gjatė ase i shkurtun me fėn? Nė qoftė se asht gjynaf pėr ju duhet tė jetė edhe pėr ne burrat, se edhe na i presim - gjegji.

    - Ashtu?! ... - bana e habitun nga pėrgjigja e tij plot logjikė.

    - Ashtu po. Ban si tė duesh bijė. Vetėm kije ndėrmend se Zoti interesohet pėr shpirtin t'and, pėr veprėn t'ande tė mirė ase tė keqe nė kėtė botė, se sa pėr flokėt e tu tė gjatė ase tė shkurtun nuk don me dijtė gja - spjegoi. Mirė, por eme njerkė nuk asht nji mendimit me Dajė Haxhin. Disa vjet ma parė qenka zakon me i a premė flokėt vajzės sė fejueme ditėn qė do tė nusėnoheshka.

    Simbas kėtij zakoni apo besimi vetėm gocat paskan pasė tė drejtė me mbajtė flokė tė gjatė e gėrsheta, kurse femnat e martueme lypseshka tė kenė flokė jo ma tė gjatė se ke supet, pse floku i gjatė, pėr gruen e martueme, baheshka gjarpėn nė Xhehennem. Ma vonė paska ndrrue ky zakon dhe tė gjitha femnat, pa u pėrjashtue edhe njerka e eme, paskan nisė me i mbajtė flokėt tė gjatė. Pėr kėt shkak paskan ndodhė shumė grindje nė mes tė fanatikve e tė liberalėve sa paskan lanė shumė kujtime tė hidhta. Tash qė moda kėrkon t'i shkurtojmė, prap ka nisė me fry ai murran i egėr i kundėshtimeve dhe i grindjeve nė mes tė tė dy palėve. Qysh nga Eva e deri mė sot, sigurisht, mija volume do tė jenė shkrue mbi bukurin e flokve tė gjatė tė femnės dhe un, po t'a kisha pasė nė dorė, do t'a kundėrshtojsha modėn e premjes sė flokve, por qeh se nuk mė pyet e nuk mė ndigjon kush!...

    Dėshiri pėr me e shkėrbye femnėn e qytetnueme ka nisė me e ngacmue edhe femnėn Shqiptare, por ky farė ndikimi ka mbetė vetėm pėr sa ka tė bajė me modėn e jo ma shum. Duket se edhe burrave u pėlqen mveshja e mertisja e grave simbas modės, pse po diftohen mjaft toleruesa dhe herė e verbojnė njenin sy herė e shurdhojnė njenin vesh. Me gjithė kundėrshtimet e plakave e tė pleqve fanatikė moda i ka futė turijt edhe nė banesat ma tė harrueshme tė vendit tue e shtiem nėn zgjedhė shumicėn dėrmuese tė femnave. Me kėtė mėnyrė femna Shqiptare ka nisė me bamė nji shkėrbim tė sipėrfaqshėm pa qenė e zoja me bamė nji ndryshim rranjėsuer nė gjendjen e vet pėr me u bamė shoqe e vėrtetė me ato qė rrojnė jasht kufijvet t'onė. Mos kujtohet se i mungon vullneti ase dėshiri pėr me e arri atė tė qytetnuemen, jo.

    Ajo don, por pengohet e luftohet. At ēas qė tė shfaqen shenjat e kėtij vullneti, do tė ndeshi nė kundėrshtimin e fortė t'atyne fanatikve qė i ka verbue llomi fetar i prodhuem dhe i shpikun prej disa njerėsve tė padijshėm e tė pandėrgjegjshėm, kurse feja, sikundėr thotė edhe Dajė Haxhiu, kurrė nuk e pengon zhvillimin dhe pėrparimin e femnės, bile pėrkundrazi e nxit dhe e urdhėron. S'dij se kur do tė shduket kjo fanatizmė nga vendi i jonė dhe cili do tė jetė ai fatbardhė qė ka me e shpėtue kėt popull nga kėto kėthetra. Ah sikur t'isha djalė dhe t'a merrsha un flamurin e kėsaj vepre, me tė vėrtetė, madhėshtore e njerzore.



    20 Qershuer

    Pėrsėri muer letėr Irena prej Shpendit. Ai prap pyeste pėr mue. Nė mes tė tjerave i shkruente edhe se, mbasi t'a mbaronte shkollėn, dėshironte me u shpėrngulė nga Shkodra e me ardhė kėtu. Ky lajm mė gėzoi tepėr, sepse do tė mundem me e pamė nga ndonjiherė dhe ndoshta do tė mundem edhe me folė me tė. Mė pėlqen t'a gjykoj si shenjė dashunije interesimin qė tregon pėr mue, por nuk mundem me e besue kryekėput. Ah sikur tė mė dashunonte me tė vėrtetė. Po t'arrijsha me u dashune prej tij e me u . . . martue me tė, kurrgja tjetėr nuk do t'i kėrkojsha Zotit. Por ah. Ndoshta ai pyet pėr mue i shtyem vetėm nga ndėrgjegja dhe pėr tė nderue regullat e etiketės apo tė kalorėsis qė tash vonė kanė nisė me i pėrvetue tė rijt e sidomos studentėt t'onė. Dhe sigurisht kėshtu do tė jetė. Oh ku kam fat un e shkreta me u bamė Mbretnesha e adhurueme e atij Mbreti tė plotpushtetshėm qė sundon mbi zemrėn t'eme. Kush e din. Tė them tė drejtėn jam me zemėr tė ngrime.

  4. #14
    24 Qershuer

    Eme njerkė asht edhe ziliqare. Po, asht edhe fort. Shumė herė e thumbon t'em atė dhe kėrkon tė dije se ku e kalon kohėn, kur qėllon tė vonohet me u kėthye nė shtėpi. Sonte, pėr shembėll, em atė i zanun me punė tė shuma nė dyqan, erdh pak vonė. Pėr kėtė shkak ajo qė tue luejt mendsh prej nakarit. Sa shkeli baba nė prak tė derės, ndeshi nė njerkėn qė e priti me turi tė mvarun dhe me nji breshėn fjalė ankimi. Ai u habit dhe, pa e kuptue shkakun e vėrtetė tė kėsaj furrejeje t'ashpėr, spjegoi se kishte qenė i ngatrruem me punė tregtije nė dyqan. Mirė, por ku i mbushej mendja asaj se! Ai vonė e muer vesh qellimin e kėtyne sauneve tė bame me nji gjuhė aq tė fortė. Atėherė nisi me i folė ma shtruem qė t'a bindėte se ai nuk ishte nga ata burra qė mund t'i vehej nė dyshim nderi. Nji copė herė, i lodhi fėlqijt tue u arsyetue dhe tue dhanė spjegime, por njerka vazhdonte t'a kėndojė kangėn e vet. Ma nė fund babės i u sos durimi dhe e msyeni me nji varg f jalė t'ashpa sa i a mbylli gojėn. E dij se zilia apo nakari nė dashuni asht si krypa nė gjellė. Gjithashtu e di se edhe dashnorėt ngucen e besdisen fort kur hanė tepėr nga kjo krypė njelmuese deri nė helmim.

    Tė gjitha kėto i kisha ndigjuem prej atyne qė i kanė sprovue dhe m'a merrte mendja edhe mue se, shumė herė, munde tė ngjajnė moskuptime e dyshime midis atyne qė u kanė rasė zemrave tė veta nga nji kuintal ndiesi flakruese dashunore. Por nuk m'a merrte mendja se krymbi i dyshimit e i nakarit mundet me e brejtė edhe zemrėn e nji grueje tė mplakun dhe qė disa herė asht bamė nanė. Mbasandaj prej kuj me dyshue se?! Prej nji burrit qė ka kalue tė 50 vjetėt e moshės sė vet dhe qė, deri nė fanatizmė, arrin me i respektue porosit e fes. Pėrmbi tė gjitha ai nuk asht as edhe i bukur. Nuk them se asht i shemtueshėm, por s'asht edhe I bukur.

    Pėr shembėll ka sy tė zij, por qepallet i ka mjaft tė rralla; ka kokė vezake e faqe tė plota, por hundėn e ka tė shtrrembėt; ka shtat tė plotė, por shalėt i ka disi tė shtrembėta si dy kiza me korriz jashtė; ka krahėnuer tė gjanė, por ka edhe do duer tė mbėdha e plot lesh. Disa thonė se leshi ndėr duer tė meshkujve asht shenjė fisnikije, por mue, pėr Zotin, nuk mė mbushet mendja se leshi mundet me e fisnikue njeriun. Pėrkundrazi kisha me thanė se leshi ndėr duar asht shenjė primitiviteti, moszhvillimi ase papėrsosmėnije nė pikpamje fizike. Un fisnikin e njerut e kuptoj nga veprat e nga sjelljet e tija e jo nga leshi i duerve. Shkurt ai nuk asht nga ata qė mund tė admirohet prej nji femne si i bukur dhe t'a trembi njerkėn se mos i rrėshqet nga dora.

    Asht provue se jo vetėm njerzit por edhe kafshėt kanė zili. Gjithashtu asht vu re se femnat janė aq ziliqare sa e humbin mendjen dhe arrijnė me bamė gjithshka kur i kafshon grenza e nakarit. Por zili, them, do t'i kishte hije, deri diku, nji gocės qė dashunon ase ndonji nuses sė re e jo nji grueje tė mplakun. Veē kėsaj asht marrėzi me dyshue prej nji njeriut, si im atė, qė kur kthen nė shtėpi asht i ndragun kambė e krye me voj, me tėlyen, me uthull e me tė tjera. Prandaj kurrsesi nuk e gjej t'arsyeshėm dyshimin e saj kundrejt t'im et dhe kėtė farė zilije i a atribuoj mendjes sė sa trashamane qė nuk mbrrin me gjykue me kthjelltėsi dhe me arsyetue drejt.

    Me kėtė mėnyrė njerka i ndjell vetėhes hidhėnime e mėrzitje pa qenė nevoja dhe pa pasė ndonji shkak t'arsyeshėm. Kėsisoj vetė e cenon lumnin e vet. Po. Ka shumė njerės tė lumtun nė kėtė botė qė nuk e dijnė se janė tė lumtun, pse mendjes sė tyne i mungon drita e nevojshme pėr me e pamė jetėn e vet ashtu si rrjedh rithmikisht. Kėta typa, tė shumtėn e herėve, bahen manijakė tė mėrzitshėm dhe vetė kėrkojnė jetėn dhe bahen shokėt e tė mjerėve. Edhe njerka e eme hyn nė rradhėn e kėtyne mendje-lehtėve, ndoshta e shtyeme prej Destenit pėr t'i lamė mėkatet e mundimeve qė mė ka bamun mue. Ndoshta.



    27 Qershuer

    Irena asht e lumtun. Po. Herė mbas here asaj I vjen i dashuni nė shtėpi dhe, orė tė tana, rrijnė tue bisedue. Ah sa lakmojsha me qenė si ajo. I kam zili. Ajo u fejue me atė qė qė dashunue dhe tash projekton se si t'a ngrehi folen e lumnis. Ku ka ma mirė? Kanė vendosė tė martohen nė Vjeshtė dhe prindėt e tyne e kanė, pėlqye kėt vendim. Prandaj, qysh tash, kanė nisė pėrgatitjet pėr dasmė. S'ka dyshim se tė lumtuna janė ato qė i kėnaqin zemrat dhe tė mjera janė ato qė s'mundin me i argėtue dėshirat e tyne. Por ma tė lumtuna janė ato qė nuk gjejnė asnji pengim prej prindėrvet tė vet nė realizimin e andrrimeve tė tyne lumnuese. Edhe un andrroj nji lumni, por druej se do tė ndeshi nė pengime tė ndryshme e sidomos nė kundėrshtimin e pathyeshem tė babės, pse ai, pėr fat tė keq, nuk asht nė gjendje me e ēmue tė drejtėn e bijės sė vet.



    2 Korrik

    - Sihariq, Dije, se erdh Shpendi - mė tha sot Irena sa mė pa. Zemra mė rrafi me hof dhe shtatin m'a kapulloi nji hafsh i nxehtė.

    - Pėrse mė thue... sihariq? - i thashė me za tė dridhshėm.

    - Kot. Dishka mė shtyni. Mė fal nė tė hidhnova - m'a bani ajo e qeshun dhe tue mė shique ndėr sy.

    I ula syt, pse nuk guxojsha t'a shof ma gjatė. Druejsha se mos m'a hetojė atė qė mshef mbrenda zemrės.

    Dje paska ardhė bashkė me t'amėn e tė motrėn. Paska zanė shtėpi kėtu. Sot nė mėngjes kishte ardhė ke Xha Simoni pėr vizitė. E paska mbarue shkollėn tue dalė ndėr tė parėt. Qe tash filuen netėt e andrrave. Nisėn netėt qė do tė kalohen pa gjumė dhe tue i ndigjue rrafjet e zemrės sė gandueme prej tij. Mbas sodi kam pėr t'i ndimė, ma fort se kurdoherė, dridhjet e zemrės sė dehjun prej dashunis. Mbas kėndej kam pėr t'i njoftė mėngjezet e trandafilta dhe kam pėr t'i shijue agimet e ndritshme qė ka me pjellė imagjinata e dashunis vajėznore. Mbas sodi kam pėr t'a njoftė, ma sė miri, botėn e msheftė tė dashunis. Oh sa ē'qenka dashunia. Ajo t'a ambėlsueka jetėn, por tė robnueka e s'tė lanka me rrėshqitė nga prehni i saj. Qeh s'mė merr gjumi. Mendoj se ai tash asht kėtu. Vetėm disa rrugė e disa shtėpi mė ndajnė prej tij. Mbas sodi ai ka me jetue kėtu si bashkėqytetar i em.

    Mbas kėndej edhe ai, si un, ka me e thithė kėt ajr qė prekin, butas, buzėt e mija tė nxehta nga ethet e dashunis. Qeh mė duket sikur jam tue e thithė at ajr qė ai ka nxjerrė nga goja e vet e pastėr. Mė gjan sikur e ndi frymėn e tij tė vokėt qė m'a lėmon fėtyrėn t'eme. Qeh syt e tij plot shkėndia gjallnije e flakėruese. Qeh fėtyra e tij e qeshun. E si mund tė flej me zemėr tė trazueme qė vlon pėrmbrenda? Natyrisht s'mundem. Nuk dij se nė cilėn lagje e nė cilėn shtėpi banon. Me gjith kėtė u krijue nė fantizin t'eme nji banesė qė tash ka marrė hijen dhe dukjen e bukur tė Qabės sė dashunis s'eme. Qeh e shof, si nėpėr vegim, se ka ramė mbi shtrat e po flen amblas tue marrė frymė lehtė si ndonji foshnje e padjallzueme dhe e njomė. Syt e zij janė tė mbyllun. Qepallet e zeza bajnė hije mbi fytyrėn e tij tė bukur dhe gjajnė si ushta tė zeza qė ruejnė thesarėt e grumbulluem n'ato dy kupa tė ndritėshme.

    Flokėt e zij, palė palė, i kanė ramė mbi ball. Krahėt i ka nxjerrė, jashtė mbulesės sė bardhė, ndoshta, pėr t'i a shtue asajė bukurin e bardhėnis. Dorėn e djathtė e ka livarė; tė majtėn e ka vu mbi zemėr, si tė donte me i pushue rrafjet e saja tė forta. Buzėt herė mbas here, lėvizin nga pak. Duket sikur flet pėrgjumshėm, por s'mundet me e kuptue ēdo njeri. Vetėm veshi i zemrės sė puthun prej tyne mundet me i ndigjue e me i kuptue. Asht n'andėr e kuvendon me dikė. Ndoshta me... mue. Ah sikur t'isha un, makar n'andėrr, ajo sė cilės i flet aq ambėl. Mė dridhet dora dhe s'po mundem me shkrue, pse m'asht shkri zemra. Ajo shurgullon pėrmbrenda nga valėt e forta qė pėrplasen nė njena tjetrėn me forcė tė madhe.



    4 Korrik

    E pashė Shpendin. Ai kishte ardhė sot ke Xha Simoni. Ishte ulė buzė dritares sė hapun nė kthinėn e Irenės. Un nuk e pashė, pse e kisha krrusė kokėn.

    - Irenė! - thirra kur u avita ke dera, pa vu re se kush ishte mbrenda.

    - Dije! - gjegji ajo. - Ē'don? - pyeti.

    Pa i u pėrgjegjė u futa nė kthinė. Edhe kur hyna mbrenda s'e pashė. U drejtova kah Irena q'ishte ulė kundrejt tij.

    - M'ep nji libėr, Irenė, se jam mėrzitė tepėr – i thashė dhe u afrova ke bibliotheka. Kapa nji libėr dhe e hapa.

    - Ē'farė libri don Dije? - pyeti ajo.

    - N j i . . . nji qė tė m'a hjek mėrzin e shpirtit - thashė.

    - Epi nji libėr vjershash, nji libėr qė tė dikojė gaz e harė, nji libėr qė t'a kėmbejė, me nji fuqi magjike, mėrzin nė gėzim - tha dikush.

    M'u duk si zani i tij. Kur e ktheva kryet pashė se ai po mė pritte me buzė nė gaz. Ai vetė ishte libri i gjallė i porositun prej tij, libri i dėshiruem aq fort prej zemrės s'eme dhe qė ka fuqin magjike me mė lumnue pėr jetė. Por kush mund i thoshte se?...

    - A! - bana e harlisun dhe e mahnitun.

    Nji kahkaha e fortė e Irenės ushtoi mbrenda kthinės me tingujt e hollė tė nji kristalit qė thyhet. Bana me ikė, por s'munda. Mė ndalėn nė vend syt e tij plot shkėndia magnetike. Mė mbajtėn ata sy qė un nuk mundem me u a durue shiqimin depertues.

    - Pėrse ikni Zojushė? Na jemi pamė aq herė sa e ka humbė ma vlerėn ai kuptim ase qėllim qė ju ban

    me u mshefė prej meje - tha.

    Un ende qendrojsha nė vend, nė kambė. Nji harė e ambėl m'a kishte pushtue shpirtin. Librin qė kisha nė dorė e kisha rrasė mbi zemėr, pse ajo mė rrifte fort. Syt e tij tė qeshun, por edhe si lutės, ishin ngulė mbi mue si dy projektorė tė fuqishėm qė t'i terratisin syt. Fėtyra e tij dalė-ngadale, mė gjajti sikur nisi me u qarkue me do rrathė rrezesh shkėlqyese. Isha mahnitė.

    - Rri Dije, se s'tė shef kush - mė tha Irena tue mė kapė pėr krahu. Atėhere m'u duk sikur u shkunda jermijet. E mblodha vetėhen dhe ika me vrull. Kur u ktheva nė shtėpi u mbylla nė kthinėn t'eme pėr t'a qetsue zemrėn e trazueme dhe pėr t'i mendue fjalėt qė mė tha. Njimij kuptime u dhanė fjalėve tė tija dhe njimij spjegime u dhashė veshtrimeve tė tij pėrpise.



    7 Korrik

    Irena, me sa kuptoj, interesohet shumė qė t'a lidhi zemrėn t'eme me atė tė Shpendit dhe tė sigurojė mundėsit e lumnis s'onė. Sot mbas dreke mė thirri dhe, mbassi mė futi nė shtėpi tė vet, mė njofti se kishte ardhė Mamė Hija, e ama e Shpendit, dhe se donte me mė njoftė me tė.

    - Jo - i thashė - mė vjen turp.

    - Pse tė vjen turp? Eja se ajo asht nji grue aq e mirė sa ke me e dashtė sa t'a shofish - mė tha dhe, tue mė tėrhekė gati rrėshanas, mė futi mbrenda.

    - Hajde Dije - mė tha Mamė Gjystina sa mė pa,

    Un u skuqa dhe mbeta nė kambė, nė fund tė kthinės, si t'isha gozhdue aty. M'ishte nxemė krejt shtati. Pėrshėndeta vetėm me nji tė luejtun tė kokės dhe pa mund me qitė nga goja asnji fjalė. Irena pėrsėri mė kapi pėr dore dhe, tue mė tėrhekė drejt s'amės sė Shpendit, i tha:

    - Nuk e njifni Zojushėn Dije. Kjo asht shoqja e eme e dashun; asht fqija e jonė, bija e Zotni Sulė Kėrthizės.

    - Gėzohem qė po tė njof moj bijė. Pėr ty mė ka folė shumė mirė Zoja - donte tė thonte pėr Mamė Gjystinėn - dhe Irena - tha tue mė shique butė e ambėl.

    U avita dhe i a kapa dorėn me i a puthė, por ajo mė tėrhoq dhe mė puthi nė ball. Mbasandaj m'uli ngjat vetėhes dhe nisi me mė pyetė pėr vetėhe, pėr t'em atė, pėr njerkėn e pėr fėmijt. Ma nė fund mė tha:

    - Zoja dhe Irena, me sa kam kuptue, tė dojshin fort, por ti me tė vėrtetė, qenke pėr t'u dashtė bija e eme. Kėto paskan tė drejtė qė tė lavdėruekan. Edhe un kam me tė dashtė si Fijen e si Shpendin. Dashtė Zoti qė tė bahesh e lumtun nė jetė. Tue folė kėsodore m'i lėmonte flokėt e kokės dalėnga-dale.

    Mamė Hija, sikundėr do t'a thrres ase mė pėlqen t'a thrres, ishte nji grue nja 45 vjeēare, me shtat tė naltė, me kokė vezake, me flokė tė thijun, me ball tė gjanė, me vetulla tė holla, me sy tė zij, me hundė tė drejtė dhe me qafė tė gjatė. Tue i kujtue pėrpjekjet qė kishte bamė ajo me gjindarmėt me armė nė dorė tha tue u mundue t'a mas guximin e saj m'u shtue kėrshėria pėr tė. Mora kurajė dhe nisa me e shique, ma fort pėr tė gjetė nė fėtyrėn e sajė shenjat dalluese t'amazonės Shqiptare dhe pėr t'a bindė vetėhen se ndodhesha para nji heroinės.

    Shkathtėsia nė lėvizjen e duervet, xixėllimi i herėmbasėherėshėm i syvet tė zij, mrrullja e vetullave nė rasa ashpėrimi tė fjalimit dhe tė matunit nė tė shprehun tė mendimit, me nji f jalė zhdrivielltia e dallueshme nė tė gjithė gjymtyrėt, mė banė tė besoj se ajo, pėrnjimend, kishte nji vullnet tė madh, kishte nji veēanti dhe se ishte, me tė vėrtetė, nji kreshnike, nji trashėgimtare e Teutės krenare dhe se nė dejt e saj vlonte gjaku i nanave Illyriane.

    Syt e saj tė butė e t'ambėl, herė herė, egėrsoheshin, shkrepshin e vetėdijshin. Atėhere tė dukesh sikur po i shef sqenat e tmershme, sikur lufton me ata qė i vranė burrin me dy djelmt e vet dhe mija e mija kreshnikė tjerė. Nė kėtė rasė, nga xixėllimet dhe fikjet e paprituna tė syvet tė saj, zbulohesh lehtas shqetėsimi qė i a mbushte zemrėn. Shkurt nė syt e saj pasqyrohesh nji mall i pambaruem dhe nji tristim i thellė. Kjo grue tė bante t'a nderojsh dhe t'a duesh. E kjo ishte e ama e Shpendit, e atij qė un e dashunoj me gjithė shpirt.

  5. #15
    10 Korrik

    Marr vesh se nji farė Fazli Pllaja mė paska kėrkue pėr grue, por im atė, pėr fat tė mirė, nuk kishte ndigjue me mė dhanė, pse ai s'qenka i rodit tė mirė. Nė kohen t'onė e nė shoqnin t'onė tė gjithė ata qė nuk kanė nji pozitė tė fitueme me pasuhi ase me fuqi, nuk janė nga rodi i mirė. Kultura e morali ende s'kanė mundė me u ngjitė nė kikėl dhe me e fitue ēmimin e parė. Kjo ngjarje mė bani tė mendohem shumė pėr fatin t'em. Druej se mos mė martojė im atė me ndonji njeri pa me mė pyetė fare. Ē'tė bėj? Edhe un nuk dij. Kam mbetė nė mėshirėn e fatit; jam e trembun nga droja se mos mė qėllon ndonji shigjetė shituese e helmuese.



    12 Korrik

    Prap takova me Shpendin. Mė gjet sot tue kėndue nji libėr ke Irena. U ēova me ikė, por ai qėndroi ke praku i derės dhe tha:

    - Ju, Zojushė, ishit njoftė me t'eme amė dhe ajo, menjiherė, ju kishte simpathizue. Mbassi u njoftėt me tė, pėrse nuk dėshironi me u njoftė edhe me mue? Un, ju siguroj se s'jam i egėr. Jam biri i asaj grueje qė ju njoftėt disa ditė ma parė. E nė mos ju pėlqeu ajo, keni tė drejtė me mė pėrbuzė edhe mue.

    - Jo - thirra menjiherė si t'isha shty nga nji fuqi.

    - Lypset tė krenoheni. Zotni, pėr atė nanė tė mirė qė kishit dhe duhet t'a ndini vetėhen tė lumtun nė pranin e sajė - i thashė tue bėlbėzue.

    - Ju falem nderit shumė pėr simpathin qė ushqeni pėr t'eme amė - gjegji dhe mandej bani nji hap pėrpara. M'a zgjati dorėn tue mė thanė: Ju lutem mė lejoni t'ju paraqitem si...

    - Epja dorėn Dije - briti Irena.

    U hutova. E ndiva se u skuqa, pse nji hafsh i nxehtė m'a mbuloi shtatin. Me gjithė turpin e math qė kisha, dishka mė shtynte me i u bindė dėshirit tė tij. Prandaj i a dhashė dorėn. Ai u pėrkul para meje dhe m'a shtrėngoi dorėn tue mė hudhė nji veshtrim t'ambėl e tė thekshėm. I ula syt. Veshtrimi i tij plot shkėndia e pėrcėlloi zemrėn t'eme. Nji frigė e paspjegueshme, e bashkueme me nji kėnaqėsi tė thellė, m'a trazoi shpirtin.

    - Besomėni, Zojushė, se jam i lumtun nė kėtė ēas dhe lus qė tė mos m'a kurseni kėtė lumni edhe mbas sodi - tha.

    - Ju....Ju.... S'munda me thanė gja, pse nuk isha e zoja t'a urdhėnoj vetėhen e tė gjej nji pėrgjigje tė pėrshtatshme. Pėr fat tė mirė m'erdhė Irena nė ndihmė dhe mė shpėtoi nga ajo gjendje kritike. Mė kapi pėr krahu dhe m'uli mbi karrike tue mė thanė:

    - Rri, Dije, e mos fol, se disaherė heshtja asht shprehja ma e fortė se sa tallazi i fjalėve qė shpėrthen nga goja.

    Me tė vėrtetė ashtu asht. Mbasi u ula e ngrita kryet dhe e pashė Shpendin qė mė shiqonte me buzė nė gaz dhe me nji mėnyrė tė veēantė. Oh sa i hijshėm mė dukesh! A thue se pėrnjimend, asht aq i bukur e i dashun, apo mė vjen mue pse e dashunoj? Kush e din.

    - Mos u tremb! - mė tha Irena. - Rri e qetė, se un po pėrgjoj prej kėtu mos vjen kush. Po erdh jot njerkė ase ndonjeni nga kalamajt, menjiherė, kam me e mshefė Shpendin nė mėsandėr. Shpendi bani buzėn nė gaz. Irena tue e tregue me gisht mėsandrėn u ul buzė dritares qė shef kah oborri. Un dridhesha. Dojsha t'i flas dishka, por nuk dijsha ē't'i them. Pėrpiqesha me i gjetė ato f jalė qė netė e ditė me radhė kisha sajue pėr me i a thanė, por tė gjitha i kisha harrue. Isha turbullue fare. I kisha ulė syt dhe po rrijsha si ndonji pulė e squllosun prej shiut t ė . . . . djersėve. Ai i dha dum se isha hutue. Prandaj, menjiherė, nisi me folė. Mė pyeti se cilat libra mė pėlqejshin ma fort, a mė kandesh muzika dhe tė tjera si kėto. Mu atėhere kur un kisha nisė me u kthjellue, e ndiva zanin e njerkės qė m'a thirrte emnin. U ēova dhe ika mbassi i a shtrėngova dorėn. Kur i a shtrėngova dorėn, si herėn e parė ashtu edhe nashti, mė gjajti sikur u preka nga nji fuqi elektrike qė t'a pershkon krejt shtatin me forcė dhe tė ban tė dridhesh. Pa dyshim ishte fuqia e dashunis ajo qė m'a rrėqethi trupin me nji tė prekun tė dorės. Oh sa fort e dashunoj! Mė duket se po shkallis prej ngucjeve tė parreshtuna qė mė ban zemra. Oh sa i ambėl e i dashun qė asht! Oh sikur tė mė dashunonte e tė bahesh i emi.



    13 Korrik

    Meti asht i squet e i dashun. Un at e due ma shum se tė tjerėt dhe mė duket se kam tė drejtė, pse ai ban disa lodra qė tė kėnaq dhe tė tėrhek. Qeh nji shembėll: I ishte shqy sot topi i llastikut dhe s'kishte me se me luejtė. I kėrkoi s'amės nji koron qė tė blente nji tjetėr, por ajo s'i dha. E pashė se u pezmatue shum. U ul nė nji kand tė kthinės dhe nisi me shfry tue true me vetėhe. M'u dhims. U afrova dhe i hudha nji koron. Kur e pa koronin nė prehėn, menjėherė, brodhi nė kambė dhe m'u hudh nė qafė. Mė puthi e mė shtrungoi me dashuni.

    - T'a kthej neser - mė tha mandej.

    - S'e due. T'a kam falė - gjegja.

    - Ani se m'a ke falė. Edhe un t'a fal - m'a bani tue mė shique me sy xixėllues.

    - Mirė, por ti s'ke ku merr se...

    - I marr tatės.

    - Ai s'tė nep pėr ditė.

    - Kam me e bamė qė tė m'api - gjegji mbassi u mendue pak dhe fluturoi pėr me blemė top. Mbas darke, kur po rrijshim mbi rrogosa tė shtrueme n'oborr, i u avit Meti babės dhe, mbassi e veshtroi me buzė nė gaz, i tha:

    - A bahemi shokė tatė?

    - Si thė? - pyeti em atė qė s'kish mundė me e pėrfshimė kuptimin e propozimit qė i bahesh prej tė birit.Tė gjithė u habitėm.

    - A bahena shokė po tė them - pėrsėriti Meti.

    Nji habi e bashkueme me nji nėnqeshje tė hollė u duk nė fėtyrė tė t'im et.

    - Me ty me u ba shok a?... - i a priti.

    - Po - gjegji Meti me tė shpejtė.

    - E ēfarė shoqnije mund tė baj me ty? - i tha em atė me nji farė pėrbuzje.

    - Pse? A s' t'a mbush syn a?..... - i a bani Meti i prekun nė sedre.

    - Jo. S'po them gja, por nuk marr vesh se si don me u bamė shok me mue - spjegoi im atė.

    - Njashtu ma! Si bahen gjith bota - tha Meti.

    - Si? M'a thuej!

    Tė gjithė pritshim me padurim e me veshė tė ngrehun se ē'farė pėrgjigje do t'epte.

    - Qeh se si: Ē'tė kem un kam me tė dhanė ty e ē'tė kesh ti ke me mė dhanė mue. Kush tė tė ngasi ty kam me tė dalė zot une kush tė mė ngasi mue ke me mė mprojtė ti - spjegoi me serjozitet.

    Tė gjithėve na snpėrtheu gazi. Meti e ktheu kryet kah un dhe m'a shkrepi syn.

    - Po ti s'ke kurrgja mor hor - i tha im atė.

    - Si s'kam? Eh se ē'kam un! Por ti s'din gja.

    - Ndoshta. Por ty, veē kėsaj, tė rref jot amė, yt vėlla e motrat, kurse mue nuk guxon kush me mė prekė me dorė.

    - E pėr kėto tė mira deh due me u bamė shok me ty - i a priti Meti.

    Gazi shpėrtheu pėrsėri.

    - Hajt, pra, po bahemi - i tha baba i kėnaqun nga pėrgjigja.

    - M'a ep dorėn - tha Meti dhe e zgjati tė vetėn.

    - Pėrse me t'a dhanė dorėn?

    - Tė m'a napish besėn se nuk do tė m'a bajsh me hile dhe se nuk do tė luejsh prej f jalės.

    - Mirė pra - gjegji em atė dhe ia shtrėngoi dorėn.

    Mbassi mbaroi lidhja u ul Meti ngjat babės dhe zu me na shique me kreni pėr fitimin qė kishte pasė. Ndėrkohe prap m'a shkrepi syn, por unė pėrsėri s'kuptova gja. Nuk kishin kalue as edhe pesė minuta qysh nga ēasti i lidhjes sė shoqnis, kur i a bani Meti:

    - M'ep nji koron tate.

    - Shka don.

    - Nji koron.

    - Thyej qafėn!

    - E! Po na u bamė shokė!... - tha me buzė tė mvarun dhe shtoi: A kėshtu e mban besėn?

    - Uh ke paskam harrue mor Met - gjegji im atė si i turpnuem.

    - Mos harro tjetėr herė - verejti Meti tue e shikue me kujdes se mos tallet tata me tė.

    Na qeshėshim.

    - Na, se e ke hak - tha im atė dhe i dha nji koron.

    - Tė falem nderit or shok - i tha Meti dhe, me koronin nė dorė, erdh pranė meje.

    - A tė thashė? - m'a bani kadal dhe me sy tė qeshun.

    - Tė lumtė! - i thashė dhe e putha me nji dashuni tė dyfishueme.

    - Menre - mė tha mbas pak tue m'a rrasė dorėn nė prehėn.

    - S'e due. Mbaje se t'a kam falė.

    - Po e mbaj, por mos gabojsh me m'a kėrkue pėrsėri - gjegji dhe u ēue. Kėrceu nja dy herė prej gėzimit dhe iku tne flejtė tue na e urue natėn e mirė. Sikur t'edukohesh mirė kjo fėmi e squetė kush e din se ēfarė shėrbime tė ēmueshme do ti bante Shqipnis e njerėzis.

  6. #16
    16 Korrik



    Tė Mėrkurėn erdh Fahrija e Dajė Dautit dhe mė muer pėr tė shkue ke Dajė Haxhiu. Un s'dojsha me shkue se....se mė dukesh sikur do tė largohem pėr gjithmonė prej Shpendit, por ajo nguli kambė dhe mė muer. Ndejta tri net. Sot u ktheva. Dajė Haxhiu u gėzue shum kur na pa. E porositi tė shoqen qė tė na bante dreka e darka tė mira. Mbasandaj u kthye kah Fahrija dhe i dha tė kuptoje se asaj i takonte me mė zbavitė me lojna e hoka.

    - Lueni si nė fėmini - tha tue u drejtue kah un.

    - Besoj se ju pėlqejnė lodrat e vogjėlis, mbassi ato ju a kujtojnė jetėn e ambėl e pa brenga qė keni kalue dikur.

    - Ke tė drejtė pėrgjigja un me buzė nė gaz.

    - Nashti s'kujtoj tė jeni, si atėhere, tė patrazueme nė shpirt - shtoi mbassi na shiqoi gjatė ndėr sy, si tė donte me hetue e me zbulue dishka.

    - S'dij - gjegja un e prekun nė shpirt dhe pak e hutueme.

    I mrulli vetullat me nji farė dhimbje, si ajo qė tregohet pėr ato qė lypset tė mėshirohen, dhe tha:

    - Lueni, gėzoni, qeshni, jetoni.

    U largue, mandej, si t'ishte i pezmatuem prej gjendjes s'onė tė vajtueshme. Un, mahnitshėm, e shiqojsha at plak t'adhuruem qė na nxitte t'a gėzojmė e t'a shijojmė jetėn. Mė dukej sikur e ēmonte gjendjen t'onė plot mungesa dhe e zbulonte t'ardhmen e shėmtueshme qė na pret.

    - Po na s'jemi tė vogla qė tė luejmė si fėmijt - i tha Fahrija kur ai po largohesh.

    U kthye. Na kundroi dhe tha:

    - Oh sa mirė do t'ishte sikur tė ishit tė vogla apo tė mbeteshit foshnje, tė pakėn, pėr nja 10-15 vjet.

    - Pėrse?! - pyeti Fahrija e ēuditun.

    - Pėrse?! Sepse....

    E kėputi dhe e kapėrdini fjalėn. E tundi kryet si me zemrim dhe shtoi mbas pak me nji za t'egėr:

    - Na....na jemi fajtorė dhe dėnimin, sigurisht, do t'a vuejmė.

    Iku mbasandaj si ata qė nuk duen me e pamė mjerimin e tė dashunve tė vet.

    - Ē'thotė xhaja kėshtu Dije? Ai shpesh flet kėsodore, por un nuk e kuptoj - tha Fahrija naive qė sė kishte marrė vesht gja.

    - Ku dij un - gjegja si ndėr dhambė, pse sė kisha nge.

    Po. S'kisha nge, se mendja e eme po pėrpiqesh me i spjegue fjalėt e tija enigmatike. Ma nė fund solla besim se atij i vinte keq pėr fatkeqėsin t'onė.

    - Pse dėshirove tė mbetemi tė vogla edhe pėr disa vjet? - e pyeti Fahrija kur u kthye nė mbrame.

    - Pėrse? - Sepse sot shumica e mashkujve nuk i shofin punėt t'ueja edhe me syt e femnės. Ata gjykojnė sikundėr u pėlqen pa i pėrfillė tė drejtat t'ueja. E mbrenda 10-15 vjetve, sigurisht, do tė ndrrojnė mendim dhe do t'arrijnė me i ēmue tė drejtat t'ueja - spjegoi Dajė Haxhiu tue folė me nji farė nxehtėsije qė tė bante tė kujtojsh se asht tue nxjerrė lav nga goja e jo frymė.

    - Beson se pėr 10-15 vjet mund tė ndrrojė kjo mendėsi? - pyeta.

    - Po, besoj. Mbrenda kėtyne vjetve, me doemos, do tė shembet bota e vjetėr e do tė krijohet bota e re - gjegji tue e thithė cigaren me aq forcė sa tė dukesh sikur don me i pėrpimė krejt hidhėsit e shoqnis sė sotme pėr me mos i a lanė trashėgim asajė sė nesėrmes.

    - Po mbulesa ē'asht Dajė Haxhiu? - pyeta un mbas nji heshtjeje tė shkurtun.

    - Mbulesa? - bani tue i mrrullė vetulat. - Ajo asht... shpikja e pėrēudėshme e disa fanatikėve qė i a kanė ulė vlerėn fės s'onė. Asht nji zakon i mbetun prej mija vjetsh dhe qė mprohet prej turmave fanatike si ligjė fetare.

    - A nuk urdhėnon feja me u mshefė e me u mbulue?

    - Jo. Feja nuk robnon, por liron. Vetėm duhet tė nderohet porosia fetare e morale qė ban Kurani pėr t'i mbulue pjesėt e turpėshme tė shtatit.

    - Asht e dijtun.

    - A t'i hjekim, pra, ēarēafėt? - pyeeti Fahrija.

    - Jooo.

    - Pėrese?

    - Sepse ju grijnė fanatikėt; sepse duhet tė vijė koha qė tė hudhen tej ata llome qė i a kanė ngjitė fės - gjegji.

    - Q'u thue gocave ashtu mor burrė? - i tha e shoqja qė kishte ardhė pak ma parė dhe i kishte qėndrue mbas shpine.

    - Tė vėrtetėn moj grue - pėrgjigj, mbassi e kthei kryet mbrapa dhe e pa.

    - Si? Don me i qitė jashtė pa ēarēaf?

    - Jo, moj e urueme, jo. Un nuk i qis pa ēarēaf, por feja, ajo fė qė disa fanatikė thonė se e urdhėnon mbulesėn - gjegji.

    - Hej! - bani e shoqja e harlisun.

    - Po tė kishje pasė gocė ti Dajė Haxhiu a do t'a mbulojshe? - pyeta.

    - Do t'a lijsha tė lirė tė vendoste vetė e t'a zgjidhte njenėn dysh: lirin ase robnin - i a bani dhe u ngrit me dalė.

    - E! A e ndigjove se si tha xhaja? - tha mbas pak Fahrija tue e thye heshtjen qi kishte plakosė.

    - E ndigjova.

    - Ē'mendon nashti?

    - Nashti? Nashti mendoj sikur t'isha djalė.

    - Sikur t'ishje djalė?! - bani e habitun.

    - Po.

    - Ē'do tė bajshe?

    - Do t'i shpallsha luftė botės fanatike dhe do tė vazhdojsha derisa tė ngadhnojsha ase tė mbarojsha.

    - Ke tė drejtė - tha dhe heshti. Duket se edhe atė e rrėmbyen mendimet.

    Tasht qė po i shkruej kėto rrradhė prap mendoj mbi gjendjen t'onė tė mjerueme. Ata qė kanė mend, qė kanė ndėrgjegje tė pastėr dhe shpirt tė dlirėt, pa dyshim, e shofin me tmer se sa tė vrazhdėt, se sa tė ndytė e tė shėmtueshme e kemi jetėn na sot. Jeta e jonė asht e zbrazėt, e kotė, mėrzitėse dhe pa asnji ngjyrė. Ajo ma fort i gjason vdekjes se sa rrojtjes. Jemi burgosė dhe na asht mohue ēdo e drejtė. A ka ēarēafi bazė morale dhe a urdhėrohet prej fės? Jo. Atėhere ē'asht kjo bolbė pėr na tė mjerat? A asht ēarēafi, me tė vėrtetė, kėshtjelli i papushtueshėm qė ruen nderin e femnės? A asht ēarēafi nji shtėrrak midis nderit e turpes? Pa dyshim jo. Nderin e femnės e ruen karakteri i sajė i fortė dhe jo ajo pece e bardhė ase e zezė qė i a mbulon shtatin.

    Para mburojes sė patro nditshme tė karakterit, pa tjetėr, qėndron e pacenueshme virgjinia e pastėrtia e femnės. Ajo qė asht mbrujtė me nji edukatė tė shėndoshė dhe asht pajue me vlerat morale tė trashėgueme bres mbas brezi prej stėrgjysheve, e ruen nderin si nji pasuni tė vlershme qė e ban krenare, por jo si nji teshė tė futun nė thes. Prandaj mbulesa, sikundėr tha edhe Dajė Haxhiu, asht nji shpikje qė nuk i shėrben qėllimit t'atyne qė e porosisin. Pėrkundrazi asht nji pengesė e pakapėrcyeshme pėr zhvillimin dhe naltėsimin e femnės Muslimane. Po tė kqyret shoqnia e jonė me synin e pagabueshėm tė nji studjozit, lehtazi, do tė konstatohet se demoralizimi e korrupsioni asht ma shum ndėr qytete se sa ndėr katunde, ku femna nuk asht futė nėn zgjedhėn e ēarēafit. Nuk kujtoj se mund tė guxojė kush me pretendue se fusharaket ase malėsoret tona janė ma pak fetare dhe ma pak tė ndershme se na qytetaret.

    Brezat e ardhėshėm, pa dyshim, do tė ēuditen se si e kemi durue kėtė robni qė na asht impozue me pėrdhunė. Nė nji kohė kur bota mundohet me i kapėrcye kufijt e stratosferės pėr t'i kolonizue planetet dhe pėrpiqet me zgjidhė probleme me randėsi kryesore, na qajmė hallin e ēarēafit dhe e vrasim mendjen se a duhet t'a hjekim apo jo? Oh tė mjerat na. Un, po t'isha djalė, do t'i tregojsha botės mashkullore se dora qė pėrkund djepin asht ajo qė e rrotullon boshtin e fatit tė njerzis, sepse ajo dhe vetėm ajo e drejton jetėn kah horizontet e ndrituna ase t'errta. Por mjerisht s'jam djalė dhe si femėn nuk mundem me e nxjerrė zanin.

    Sot nė mėngjes, mbassi ika nga Dajė Haxhiu, bashkė me Fahrijen shkova ke ajo, ku qėndrova nja nji orė. Ndėrkohė erdh Bedrija, nji e njoftuna e Fahrijes. Kjo ishte nji vajzė nja 16 veēare, sy e vetull zezė, shtat hollė, buzė trashė, dhambė bardhė, hundė drejtė dhe qafė gjatė. Me nji fjalė ish mjaft e bukur. Kishte ardhė me marrė do figura lulesh pėr me qėndisė dishka. Mbas pėrshėndetjes dhe mbassi i a dha figurat e pyeti Fahrija:

    - Hej Bedrije! Si i ke punėt nashti me at djaloshin qė rrin nė shtėpi t'ande?

    - Mirė - gjegji ajo mbassi shiqoi kah un pak si me droje.

    - Kjo asht kushrina e eme - tha Pahrija tue mė tregu mue.

    - Mos druej! Fol!

    - Mirė pra - pėrgjigji Bedrija me buzė nė gaz dhe tue u spėrdredhė.

    - Nashti ka filue me mė folė ambėl e...

    - Beson se tė don? - pyeti Fahrija tue i a premė fjalėn.

    - Po. Dje i dhashė nji letėr dhe kėrkova tė takohem me te.

    - Po pse i shkrove letėr, kurse ti e ke nė shtėpi dhe e takon pėr ēdo ditė?

  7. #17
    - Nė letėr i kam shkrue edhe dishka tjetėr. Mbarsandaj mė vinte turp t'i thom me gojė.

    - A!. Po a shpreson se ka me t'u pėrgjigjė?

    - Me doemos, se... mė don.

    - Hej! - bani Fahrija dhe, mbassi u mendue pak, pyeti: A e more vesh se nga asht?

    - Po. Asht Kosovar. Ka vetėm nji nanė plakė dhe nji motėr.

    - Po emnin a i a mėsove?

    - Po. Shpend e quejnė, por un e thrres veshshpuem, pse e ka tė shpuem veshin e majtė.

    - A! - bani Fahrija si e topitun dhe e mpime. Sikur tė mė kishte ramė pika apo tė mė goditte rrėfeja, nuk do tė tronditesha ma fort se sa kur ndigjova prej gojės sė Bedrijes se dashnori i saj qenka Shpendi, ai djaloshi qė pak ditė ma parė mė foli me nji gjuhė qė shprehte kėnaqėsin e zemrės pėr njoftjen e bame me mue. M'u dridhėn leqet e kambėve dhe qeshė tue u rrėzue pėr dheu pa pikė fryme. Sedreja, ajo krenari qė ka femna dhe qė nuk e lejon me u pėrulė edhe para shoqeve tė saja, mė mbajti nė kambė. Po tė mos mė vinte turp prej asajė Bedrijes qė nuk e njifsha, sigurisht, do tė kisha thirrė me shkul tė zemrės dhe do t'isha pėrplasė pėr tokė si e vdekun. Dėshprimi m'i mveshi syt me nji hije tė zezė dhe nga thellėsia e zemrės ndiva tė ngjitet pėrpjetė nji valė pėrvėluese pėr t'u shprazė nga syt e mij si nji lang i nxehtė e helmatues. Prandaj i ula syt. Po, i ula se nuk dojsha tė mė diktojė ajo qė un tash e urrejsha si shemrėn t'eme. Me gjithė atė nuk qava, dhe tue i kafshue buzėt, e frenova furin. Kur i ngrita syt pashė se edhe Fahrija ishte zbemė fare.

    - Ē'ke - e pyeta pa dashas.

    - Kurrgja - gjegji me nji za tė mpakėt.

    Kuptova se edhe ajo kishte qenė shitue prej veshshpuemit. Ika pa e zgjatė ma dhe e tronditun, pse edhe me Fahrijen qenkemi shemra. Kur ktheva nė shtėpi, shfreva tue derdhė lot pėr dashunin e humbun e pa fat qė e ka pushtue zemrėn t'eme tė shkretė. Thonė se femnėn e mundon shum nakari. Po. Kjo qenka e vėrtetė, por qenka e vėrtetė edhe ajo qė kur dashunueka femna arrika me e sakrifikue edhe shpirtin. Ma mirė t'i kisha thye kambėt e tė mos kisha shkue ke Fahrija, se sa shkova dhe vrave vetėhen.



    17 Korrik

    Sot nė mėngjes erdh Irena ke ne. Mbassi mė pėrshėndeti m'u ankue se pse nuk shkova t'a shof kur u ktheva dje nė shtėpi. Ma nė fund e shfaqi ēudin e vet se si kisha ndejtė tri ditė e tri net larg . . . shtėpis. Mė duket se ajo e ka hetue se shka asht grumbullue nė zemrėn t'eme qė flet kėsodore, me gjith qė pak mbylltas. Ajo, natyrisht, habitesh se qysh kisha ndejte tri ditė larg Shpendit e jo larg shtėpis, por kėtė nuk e tha. Tė them tė drejtėn un s'dojsha me ndejtė, por mė mbajtėn. Dhe u mėrzita aq shum sa qeshė tue plasė. Me gjithė kėtė, me mend e me zemėr, jetova kėtu, pranė atij qė e dashunoj me tė gjitha fuqit e mija tė shpirtit e tė zemrės. Si thashė edhe ma naltė, kuptohet se Irena e ka pikasė dashunin t'eme, atė dashuni qė Shpendi shpirtazi kėrkon t'a shfrytėzojė me lajka dhe mandej tė m'a kthejė shpinėn.

    Oh mizuer! Kush e din se sa Bedrije, Fahrije e Xhevrije ka si un nėpėr skutat e Tiranės qė i lajkaton pėr me i futė nė kurthin e poshtnimit. Sido qė tė ngjajė mue nuk mundet me mė pėrulė, pse un do t'a ndryej nė zemėr atė dashuni dhe s'do t'a shfaq edhe sikur tė pėlsasi prej kėtij lėngimi. Irena e pastėr, natyrisht, nuk dinte gja pėr sa kam marrė vesh mbi at djaloshin e rrezikshėm. Prandaj ajo flitte shkoqun dhe ankohesh pse nuk kisha shkue me e pamė. Ku t'a dinte ajo se un nuk shkova nga droja se mos hasem me Shpendin ke ajo. Kam vendosė qė tė mos e shof ma dhe zemrės me i vu nji gur tė randė.

    - Ti shkove ke Daja, Dije, por Shpendi m'a lodhi kokėn me pyetje tė parreshtuna qė mė drejton pėr ty - tha ajo mbas pak.

    - Ē'pyeste? - thashė me mėllef.

    Ajo nuk i dha dum zanit t'em qė duel jo nga gėrmazi, por nga thellėsit e zemrės sė plasun.

    - Gjithshka: ku asht? Ku ka shkue? Pse ka shkue? Sa do tė qindrojė dhe nji varg tė gjatė si kėto. Ai gjithnji pyet pėr ty dhe tash besoj se tė njef fare mirė - gjegji Irena.

    - Nga mė njef?

    - Tė njef prej meje, se un i kam thanė.

    - Ti? Ēudi! Pėrse i flet atij pėr mue?

    - Sepse mė pyet.

    - Nė tė pyet, ti mos i u pėrgjiq.

    - A mundem se?!

    - Pse s'mundesh?

    - Pse mė vjen keq.

    - Tė vjen keq?. Pse?!...

    Dojsha t'a shpraz vėnerin e zemrės tue i kallzue se sa djalė i lig ishte Shpendi, por e mbajta vetėhen, se s'dojsha me e pezmatue.

    - Pse at e kam si vėlla dhe ty si motėr. Ndoshta ai... - tha dhe u hudh e mė rroku pėr qafe.

    Nji copė herė mė shtrėngoi e mė puthi me nji dashuni shum ma tė madhe se atė qė ushqen pėr mue. Mue m'ishin mbushė syt me lot, pse e ndijsha dashunin e pastėr tė saj dhe se pse zemra e eme, e plagosun randė nga marrdhanjet e Shpendit me Bedrijen, vėlonte prej dėshprimit. Mbas pak ēastesh u zhgreha nė vaj dhe qava mirė e mirė, plotsisht si ato qė duen tė shfrejnė e tė shpaguhen nė vetėvetėhe pėr gabimin trashanik qė kanė bamė tue i dhanė llas zemrės. Irena m'argėtoi dhe u pėrpoq tė mė qetsojė. Kėrkoi t'a marri vesht shkakun e kėtyne lotve tė derdhun me aq furri, por nuk i a thashė. Po, nuk i thashė, se due t'a ndryej mbrenda zemės atė tinėzi qė deri sot pėr mue qė ma se e shenjtė dhe mbas sodi ka me qenė si nji plagė vdeksuese e trashėngueme nga nji betejė e humbun... Eh jetė. Qofsh shue! Eh dashuni... Qofsh mallkue!

  8. #18
    21 Korrik



    Qysh atė ditė qė ktheva nga Dajė Haxhiu nuk kisha shkelė nė shtėpi t'Irenės, me gjith qė ajo mė ishte ankue dhe mė kish ftue. Nuk kisha shkue, por me e thanė tė drejtėn ky vendim mė kushtoi shum shtrehjt, pse e pagova me disa mij hofkėllime dhe me ca litre lot. Me nji anė drojsha se mos e ndeshi a t . . . – ah atė – dhe m'anė tjetėr dojsha t'a shof, tė paktėn, pėr sc largu. Shpesh mė kapshin rrebet dhe e dėshprueme, qajsha tue e mallkue vetėhen. Disa herė bahesha fare foshnje: Kėrkojsha t'a mbys por me kusht qė t'a ngjall rishtazi!...

    Mamė Gjystina dhe njerka qysh dje kishin vendosė me shkue sot diku nė vizitė. Njerka pėrpara se tė nisesh mė porositi t'a mbylli portėn prej mbrenda. Me qenė se edhe fėmijt nuk ishin nė shtėpi, sa duel ajo, e mbylla portėn dhe u ula nė lulishtė, kur kujtojsha se do t'i qetsoj nervat tue lexue nė nji libėr. Pa kalue shum kohė erdh Irena dhe mė ftoi me shkue nė shtėpi tė sajė pėr me mė diftue dishka interesant. Refuzova dhe nji copė herė nuk i u binda, por ma nė fund u pėrkula nga lutjet e saja. I shkova mbrapa. Kur hymė nė kthinė tė saj pashė se aty, ngjat bibliotekės, qėndronte nė kambė Shpendi. Sa e pashė bana tė zbrapsem, por mė pengoi Irena tue mė kapė pėr dore e tue mė thanė:

    - Ku shkon Dije?

    - Liromė, se do tė shkoj nė shtėpi - gjegja tue i hudhė Shpendit nji veshtrim t'egėr dhe plot mėllef e duf.

    - A prej meje ikni Zojushė? - pyeti ai me za, qė tregonte se ishte shqetsue.

    - Po prej teje - thirra me mėllef.

    - Pėrse? - pyeti i premė.

    - Sepse ti je katil.... - thirra me tė tanė forcėn e urrejtjes qė mė kishte grumbullue zilia nė zemėr.

    - Ē'thue Dije? - m'a bani Irena tue mė shkundė pėr krahu.

    - Rri ti Irenė - i thashė asaj dhe i dola para Shpendit me nji hof tė guximshėm qė epte tė kuptohet se dojsha tė matem me tė pėr t'u shpague. Fėtyra e tij, menjiherė, u zbe. Mbasndaj u mbulue prej nji hijes melankolike. Edhe syt e mij ishin errėsue prej lakmis sė shpagimit kundrejt atij qė kishte qenė idoli i zemrės s'eme. Prandaj po e shifsha turbull, si t'ishte rrokulluem prej reve tė zeza.

    - Un qenkam katil!? Cilin vrava? - pyeti i turbulluem.

    - Tė tanė botėn - i thashė tue u dridhė prej nervozitetit.

    - Gaboheni Zojushė. Un i due njerzit - gjegji me za tė kėputun.

    - Po. Tregohesh sikur i don qė t'i mbytish mbasandaj tue i pėrqeshė mbas shpine - i a bana me qesėndi.

    - S'asht e vėrtetė. Mė thoni se cilin vrava?

    - Mue, mue, or i pashpirt? - brita si e tėrbueme.

    - Un ty tė kam shpirt - thirri dhe mė rroku pėr duersh.

    - Shporru! - klitha dhe u rrėzova ndėr krahėt e tij.

    Tė gjitha femnat janė sensibėl, por un jam ma fort se ēdo tjetėr. Menjiherė pėrshtypem dhe e humb fuqin e qėndresės. Edhe kėsajė rradhe mė dėrmoi dobsia e nervave dhe u vilanisa. Kur i hapa syt pashė se Shpendi dhe Irena qajshin ke kryet t'em.

    - Hej! Si je Dije? - mė pyeti Irena me za tė pėrvajshėm dhe tue m'a fėrkue ballin me dashuni.

    - Hof! - i a bana dhe e ktheva kryet kah muri pėr t'u mshefė prej Shpendit.

    - Shif, Dije, se si qan Shpendi pėr ty - mė tha Irena.

    - Qan pėr Bedrijen i . . . poshtmi - gjegja me zemrim, por me za tė kėputun.

    - Pėr cilėn Bedrije? - pyeti ajo e habitun.

    - Pėr atė qė ka nė shtėpi - thashė dhe bana tė ngrihem pėr me ardhė nė shtėpi.

    - Pėr shpirt tė babės e tė vėllazėnve nuk due tjetėr veē teje o engjėll - thirri Shpendi me za tė pėrvajshėm dhe mė kapi pėr duersh.

    - Gabohesh, Dije, se Shpendi s'don njeri tjetėr veē teje. Tė betohem se ai prej kohėsh m'a ka hapė zemrėn dhe mė ka thanė se tė don si i marrė – shpjegoi Irena.

    - Kam me t'a provue se nuk e due Bedrijen e marrė dhe mėrzitse - tha ai me dėshpėrim.

    Ai dridhesh si thupėr dhe qante me dėnes. Ai djalosh qė kish luftue, me pushkė nė dorė, kundėr gjindarmėvet, ai qė nuk ishte pėrkulė edhe para vdekjes, tash qante para meje dhe betohesh se nuk dashunonte njeri tjetėr veē meje. Nji flad sigurije e argėtoi zemrėn t'eme tė pėrvėlueme dhe shpirti nisi me u lehtėsue nga ajo peshė e madhe qė randonte mbi tė. E ktheva kryet dhe e pashė. Syt e tij, tė mbushun me lot, shprehshin pėrvujtnin e atij qė kėrkonte mėshirė tue thanė:

    - Besomė se tė due o shpirt! Kij dhimė pėr mue, Thonė se femna pezmatohet ma shpejt e ma shum se mashkulli. Un, sikundėr duket, e kam ma tė zhvillueme ndiesin e dhimės se menjiherė ndrydhem para atyne qė qajnė.

    - Mjaft ma Dije! - mė tha Irena dhe u shduk.

    - Mjaft ma! - mė beson? A mė don? - tha Shpendi me za tė pėrvajshėm dhe i krrusun mbi kokė t'eme. Lotėt e tij pikojshin mbi mue. M'u sos durimi.

    - Poh - thashė dhe i mbylla syt.

    - O shpirt! - thirri ai mė nji za qė gjante sikur dilte nga megjet e nji zemrės sė zhuritun prej flakėve shkrumnuese tė dashunis. Buzėt t'ona ishin bashkue dhe lotėt ishin pėrziem me tė njeni tjetrit. Gjithė dyshimet ishin avullue nė ēas dhe ret e zeza ishin zhdavaritė nga Qielli i mendjes s'eme. Kishte lemė Dielli i lumnis dhe buzėt t'ona kėndojshin kangėn e dashunis pėr t'a pėrhirue ngadhnimin e zemravet t'ona. As Leka i Madh qė e pushtoi botėn, as Napoleoni qė i mundi gjeneratat ma tė mėdhej tė kohės sė tij, nuk ngadhnuen sa un, pse ata fituen tokė e kėshtjej tue derdhė gjak, kurse un tue derdhė lot, pushtova nji zemėr qė vlen ma shum se mbretnit e tyne.



    27 Korrik

    Tash gati ēdo ditė takohem me Shpendin. Ndihma e Irenės, nė kėtė mes, ka luejtė rolin kryesuer. Ajo, sikundėr e lehtėsoj afrimin dhe e pėrgatiti sheshin e bashkimit t'onė, nashti vazhdon tė na pėrkrahi tue na dhanė lehtėsina tė ndryshme pėr me u takue me njeni tjetrin. Ajo asht e kėnaqun pse arrini me na pamė tė marrun vesh nė mes t'onė dhe tė dehjun nga dashunia. Na rrėfen se si e ka zbulue dashunin t'onė, si asht kujdesue qė tė mos hetohemi prej tjerve dhe, ma nė fund, si asht pėrpjekė qė tė na bashkojė. Mbassi mbaron kallzimi, nis me na pėrqeshė tue i shkėrbye sjelljet e gjeset t'ona. Atėhere na shpėrthejmė nė gaz dhe qeshim me tė madhe. Ven nė shpoti ma fort dobėsin e nervave tė mija dhe tallet me krizat qė kam pasė tue u vilanisė. Oh sa cytanike asht bamė Irena nashti! Ajo tash ban njimij lodra pėr tė na tallė, por edhe pėr tė na afrue ma tepėr. Jam e lumtun qė kam nji shoqe kaq tė mirė.

    Tash atė e due ma fort se pėrpara, pse asht edhe shoqja e tinėzive tė mija. Tė gjitha ret e dyshimit e tė mosbesimeve, qė rrijshin vjerrė e pezull mbi kokėn t'eme, tash janė zhdavaritė. Shpendi e ndrroi shtėpin. Iku prej Bedrijes, prej asaj qė me rrenat e saja qė tue mė ba me luejtė mendsh. Ai mė dashunon me gjith shpirt dhe ndoshta ma fort se sa meritoj. Ai tash mė duket ma i ambėl, ma i shoqnueshėm dhe ma i afėr ke zemra e eme. Disa herė orė tė tana kalojmė tue u fjalosė vetėm e vetėm pėr t'a matė dashunin e njeni tjetrit. Tash ma jetojmė bashkė, pse edhe nė gjumė andrrojmė pėr shoqi shoqin. Un e ndjek dhe e pėrcjell, me mend, nė te gjitha orėt e ditės. Sigurisht edhe ai si un asht. Ēdo punė e ēdo mendim kėrkojmė t'i a pėrshtatim dashunis s'onė. Ajo qė nuk pajtohet me natyrėn e dashunis s'onė, pėr ne, nuk ka vlerė, nuk ka jetė.

    Oh se ē'qenka njeriu qė dashunon. Ai qenka nji pus i pashterrun ndiesish dhe goja e tij nji kovė shprehjesh dashunije. Se ku gjinden gjitha ato fjalė! Edhe un ēuditem se nga burojnė gjitha ata dėshira e lakmi qė pėr ndokend do t'ishin foshnjarake, por pėr ne janė tepėr tė ēmueshme dhe t'arta.Sa shpejt ik ora se?!. Ajo nuk ndihet fare dhe; kundėr dėshirit t'onė, fluturon me krahė tė lehta dhe krahas me rrezet e shpejta tė Diellit.

  9. #19
    30 Korrik

    Befas u hap sot mbas dreke porta e shtėpis dhe hyni mbrenda Rizai bashkė me nji katundar qė kishte sjellė nji kalė tė ngarkuem me qymyr... Un, njerka dhe Hallė Hatixheja, asokohe, ndodheshim t'ulun mbi nji rrogosė nė lulishte. Hallė Hatixheja, menjiherė, e mbuloi fėtyrėn me dorė dhe, tue u kthye kah ne, thirri:

    - Uh u shoftė! Na pa... dreqi.

    Un u ēova nė kambė dhe mbeta e habitun, me gjith qė halla mė bėrtite:

    - Ik e mshifu moj qyqe!

    Njerka vrapoi kah gjelltorja qė tė mshifesh, por tue ngamė u pengue dhe u rrokullis si ndonji tinar. Sa turp dhe punė e shėmtueshme asht kur rrėzohet femna me - kambė pėrpjetė. Kėtė e provova sot me njerkėn. S'munda me e mbajtė gazin dhe qesha me tė madhe kur pashė se njerka u plandos dhe qė tue e thye qafėn. Katundari ishte nji plak nja 70 vjeē, me shtat vigani, me mustaqe tė mėdha dhe pak i krrusun. Brekushet e zeza i kishte tė grisuna dhe aty kėtu t'arnueme. Xhoken e vjetėr e kishte hudhė mbi kalė. Kėsula e tij, dikur e bardhė, ish nximė prej pluhunit tė qymyrit dhe ish zhulosė rreth e rrotull prej djersės. Plokėt e thijun tė kokės kund kund ishin nximė prej pluhunit tė qymyrit. Duert dhe fėtyrėn i kishte tė murme e tė nxime prej Diellit dhe prej qymyrit. Djersėt e fėtyrės, herė mbas here, i mshinte me pėllmbėn e dorės ase me kindin e mangės. E shkarkoi qymyrin dhe u largue pa verejtė n'asndonji anė si t'ishte njeri i pangacmuem prej kėrshėris dhe si i mpinė prej brengjeve tė jetės.

    Kush e din se ku e kishte mendjen i ngrati kur na shkėpurdheshim me ikė e me u mshefė prej tij. Kush e din se ē'vlonte nė trut e tij tė lodhun nga vuejtjet e jetės kur njerka dhe halla po shfrejshin tue truem e tue shamė. E pse e pėrbuzshin dhe e mallkojshin tė ngratin? Sepse i kishte pamė. Ēudi! Ndoshta syt e tij nuk panė kurrgja, mbassi mendja e tij, sigurisht, do tė ketė qenė e grabitun prej halleve tė sigurimit tė jetesės sė fėmijve. Ndoshta ai nuk ndigjoi gja, pse mendja e tij pa dyshim, do tė ketė qenė pėrpjekė me e bamė llogarin e atyne sendeve qė do tė blente me tė hollat e qymyrit pėr kalamajt e vet tė zveshun, tė zbathun dhe ndoshta edhe t'unshėm. I shkreti katundar! Njerkėn zijoshe apo hallėn e rregjun nga mosha do t'a shifte qyqari? Fytyrėn e zezė tė njerkės apo fėtyrėn rumbullake tė hallės qė asht plot rrudha, taman si nji... sahan sutlash?... Oh sa fanatike janė kėto plakat t'ona.

    Kur u mbyll porta tue kėrsitė me zhurmė mbas shpinės sė tij, krisi poterja mbrenda shtėpis. Njerka e rroku Rizanė dhe i a zbuti shpinėn, pse ai kishte hymė mbrenda me burrin e huej pa lajmue fare. Po!... Mbasandaj u kthye kah un dhe nisi me mė shamė, pse nuk isha mshefė, menjiherė, prej katundarit. Edhe halla u bashkue me tė. Nji copė herė mė shanė dhe mė paralajmuen se do tė digjesha nė flakėt e pashueshme tė Xhehenemit, mbassi mė kishte pamė ai katundari. Vall ē'do tė thoshte nji shoqe e qytetnueme Europjane po t'a shifte kėtė sqenė dhe po t'i ndigjonte kėto pėrbuzje e kėrcnime? Kush e din. Ndoshta ajo nuk dp t'u besonte syvet e veshėvet tė vet dhe do tė kujtonte se ka parnė nji... andėrr tė keqe.



    2 Gusht

    Dje Meti, tue u zanė me Feriden, kishte thye nji xham. Pėr kėt shkak njerka e rrafi, ashtu si mė rrifte mue dikur, tue i ramė me grushta krės dhe tue e pėrplasė pėr muri. M'u dhims djali qė ulėrinte. Prandaj shpejtova me e shpėtue, por ajo nuk e leshonte, se donte te shtrejė e tė ngopet nė tė. Fjalėt e lutjet e mija nuk mundėn me e zbutė. Vazhdonte t'i sjelli. Ma nė fund e kapi djalin pėr fyti, me tė dyja duert, dhe nisi me e shtrėngue. Metit i u kėput zani dhe i u zgurdulluen syt. Ė pashė se asht tue e mbytė fėmin e vet kjo shtrigė. Prandaj e rroka pėr duersh dhe, tue e tėrhekė me tė tanė fuqin t'eme, e shqita prej ēunit.

    - Hiqu! shporru! - bėrtitte kjo arrushė e egėr dhe vėrsulesh t'a kapi djalin qė u struk nė nji ēip tė kthinės.

    Foshnja dridhesh prej tmerit dhe cingėronte nga dhimbja e grushtave. Turijt i ishin pėrlang nga gjaku qė i kishte shpėrthye nga goja e hunda. Gjendja e tij ishte aq e dhimshme sa me t'a coptue zemrėn, por ajo bishė, qė e kishte pjellė kėtė fatzi, nuk ndinte dhimė pėr tė. Pėrkundrazi e urrente dhe donte me e shqye. Trupi i em delikat, natyrisht, nuk mund tė kishte fuqi pėrballuese e penguese pėr nji kohė tė gjatė kundrejt atij shtati prej viganesh. Prandaj i thirra djalit:

    - Ik Met! Ik e shko ke tata nė dyqan!

    Djali i trembun, nė fillim, u mat dhe nuk guxoi nga droja. Mbasandaj, mbas porosis sė pėrsėritun, u ēue dhe, tue shique trembshėm, iku e shpėtoi. Atėhere njerkėn e kapėn rrebet ma fort dhe nisi me m'u kėrcnue.

    - Pse s'mė lė t'a mbytsha? Ē'ke ti? Kush je ti qė mė pengon? - thoshte si nė tė pėrēartė e me zemrim tė madh.

    Pėrpiqesh tė mė mposhti pėr tė shfry nė mue.

    - Ē'ke ti? Pse m'a shpėtove? - briti pėrsėri si e luejtun mendsh.

    - Mė dhimset se e kam vėlla mori shtrigė – i thashė ma nė fund me tė tanė dufin e urrejtjes qė m'ishte grumbullue nė zemėr. Mbasandaj bana tė shqitem. E pėrmblodha krejt fuqin dhe, mbassi e shtyna me hof, u tėrhoqa mbrapsht. Pa humbė kohė u vuna nė tė ikun, por ajo m'u turr, si nji bishė e egėrsueme pėr sė tepėrmi dhe mė kapi mu nė prak tė derės.

    - Ku shkon mori dosė? - mė thirri me nji za tė vrazhdėt tue mė kapė pėr zverku me dorėn e sajė tė madhe si ndonji shputė arrushe. Mė mėshoi me tė tanė forcėn e vet dhe mė pėrplasi pėr dheu. Un klitha e lemerisun dhe mbeta si gjysmė e vdekun. Ndėrkohė arrini Mamė Gjystina dhe Irena. E larguen njerkėn dhe qėndruen ke kryet t'em. Tė dyja mė shiqojshin me dhimbje tė thellė. Mė ndihmuen me u ēue e me e lamė fėtyrėn qė m'ishte ndragė, pse edhe mue mė kishte shpėrthye gjaku nga goja e nga hunda. M'i ndrroi robet Irena dhe, bashkė me Mamė Gjystinėn, mė ēuen nė shtėpi tė tyne. Em atė as mė pyeti se si ndodhi ngjarja. Mė hudhi disa veshtrime t'egra dhe zu me hofkėllue nė shenjė zemrimi. Me kaq muer fund ngjarja, por ua jam e dobėt dhe vazhdoi tė nxjerr gjak.

    I thashė t'im et qė tė mė sillte nji mjek, por s'e ēau kryet fare. Sonte kam ethe, dhimbje koke dhe jam e raskapitun fare. Veē kėsaj kam qitė edhe mjaft gjak nga goja. Mė duket sikur po me shkatrrohet krahėrori. Shkaktarja e kėtij lėngimi asht eme njerkė. Dhe pėrse? Sepse dojsha me e shpėtue tė birin nga vdekja e sigurt q'ajo vetė donte me i shkaktue. Kėsajė grueje, qė s'ka dhimė e mėshirė pėr fėmin e vet,asht e dijtun se nuk i vjen keq pėr mue. Tue mendue se sa fort kam vuejtė prej saj, ēuditem se si kam shpėtue pa vdekė ndėr duert e saja.



    6 Gusht

    E kishte marrė vesh Shpendi ngjarjen qė u zhvillue nė mes t'em e tė njerkės disa dltė ma parė. I a kishte thanė Irena me tė tana hollėsinat dhe i a kishte kujtue detyrėn qė tė vraponte me mė shpėtue sa ma parė nga thonjt e njerkės. Ai ishte pezmatue jashtė masės. Kur e pashė sot mė gjajti sikur qante me syt e zemrės dhe i lėngonte shpirti. Mbas shumė mendimesh qė u kėmbyen, tue qenė gati edhe Irena, martesa u zgjodh si mjeti ma i mirė pėr shpėtimin t'em nga njerka. Pėr t'i a mbrrimė qellimit vendosėn qė ma parė tė merret leja e s'ames sė Shpendit me anėn e Mamė Gjystinės dhe mbasandej tė shkojė Xha Simoni ke im atė si mesit. U ngarkue Irena qė tė fjaloset me Mamė Gjystinėn dhe mandej me Xha Simonin. Shpendi ka vendosė me shkue n'Itali pėr me i ndjekė mėsimet nė nji shkollė ushtarake. Prandaj asht i mendimit qė martesa tė bahet sa mė parė dhe kur tė vijė vjeti shkolluer tė shpėrngulemi n'Itali. Un jam turbull. Jam e shtangun nga droja se mos na dalin pengime.



    7 Gusht

    Mamė Gjystina ishte takue dje me t'amėn e Shpendit dhe kishte folė me tė rreth ēashtjes sė martesės s'onė. Ajo e kishte pėlqye dėshirėn e Shpendit dhe ishte gėzue kur kishte marrė vesht se na e dashunojmė tjetrin. Tash Mamė Gjystina do tė kuvendojė me Xha Simonin qė t'a ēojė ke im atė pėr me kėrkue pėlqimin e tij pėr bashkimin e Shpendit me mue. Zemrėn, s'dij se pse, e kam tė ftofėt dhe mė duket sikur do tė ngjasi ndonji e papritun.



    9 Gusht

    Kushrini i em Hamit Kėrthiza asht hidhnue me t'em atė qysh asokohe qė ai mė hoq nga shkolla dhe mė futi nė ēarēaf. Qysh atėhere kamba e tij nuk ka shkelė nė prakė tė portės s'onė. E shof vetėm kur i shkoj nė shtėpi tinės t'ime ėti. Hamiti zotnon nji kulturė mjaft tė gjanė, ka nji gjykim tė mprefėt e tė kthjellėt, karakter tė fortė, ndėrgjegje tė pastėr dhe asht idealist. Mbi tė gjitha ka edhe nji veēanti qė e ban tė dallohet ndėr shokėt: asht njeri i sakrificit dhe e ndin detyrėn kundrejt tjerve. Po tė duhej me bamė nji farė krahasimi midis njerėsve tue marrė sr bazė zhvillimin menduer e kultural tė tyne, sigurisht em atė kishte me i pėrkitė shekullit 15 e Hamiti atij qė vjen. Nė kėtė ndryshim rolin kryesuer, pa dyshim, e ka luejtė, bashkė me natyrėn, edhe shkolla. Natyra kapricioze pėr njenin asht tregue koprace e pėr tjetrin bujare.

    Edhe shkolla njenit i a ka hapė dyert dhe tjetrit i ka mbyllė fare. E dij se Hamiti mė don shum dhe se pėr mue arrin me bamė edhe therorina tė mėdha. Prandaj shkova sot t'i lutem tė pajtojė me t'em atė qė mandej tė pėrpiqet me e bindė pėr martesėn t'eme me Shpendin. Por m'erdh turp e s'munda me i thanė gja. Ai mė priti, si pėrherė, me buzė nė gaz dhe tue mė shfaqė dashuni prej vėllau. Mė pyeti edhe se pse isha zbemė pak dhe si shkoj me njerkėn. Nuk i thashė gja mbi sa kisha pėsue prej njerkės, pse e dijsha se do tė pezmatohesh shum. I thashė se kisha ardhė kot, sa me e pamė e me u shmallė. Ika pa i folė gja mbi qėllimin e vėrtetė tė vizitės.

    Irena, sė cilės i a rrėfeva ēashtjen, u zotue tė shkojė e tė flas me Hamitin nė vend t'em. M'anė tjetėr vendosėm qė tė mos shkojė Xha Simoni ke im atė pėrpara se Hamiti tė jetė pajtue me tė. Tė shofim se si do tė zhvillohen ngjarjet.



    11 Gusht

    Razijen e kanė zanė ethet. Njerka i a lagu fėtyrėn me fijnjė dhe dje mbrama e ēoi dhe e la kėmishėn e sajė Ke vorri i Dervish Hatixhes qė t'i a mveshi pėr t'u shėrue!.... Veē kėsaj sot i lidhi nė dorė edhe nji pė me shumė nyje, tė fryem e tė bekuem prej nji plake qė ka pėr mjeshtėri me ishtė ase me kushitė. Un e kundėrshtova, por ajo s'u bind. Lufton bota e re me tė vjetrėn, por fiton ajo qė duhet shembė nji orė e ma parė nė daēim tė rrojmė

    si njerės.



    12 Gusht

    U takue Irena me Hamitin dhe ai u pajtue me t'em atė. Neser, nė nji kohė tė caktueme, do tė shkojė Hamiti nė dyqan tė babės dhe mbas pak do tė vejė Xha Simoni me mė kėrkue n'emėn tė s'amės sė Shpendit. Pėrgatitjet e planet janė bamė mirė, por nuk dij se a do tė kemi fat me ngadhnue. Sa e largėt mė duket dita e nesėrme. Mė gjan sikur nuk do tė vijė kurrė e nesermja e kėsaj dite plot shqetsime.

  10. #20
    14 Gusht


    Nuk u bind im atė qė tė martohem me Shpendin.

    - S'mundem me i a dhanė gocėn nji muhaxherit - kishte thanė.

    - Ai asht prej nji familje fisnike dhe ka mjaft tė holla - i ish pėrgjigjė Xha Simoni.

    - Sikur tė jetė edhe bir Pashai dhe sikur tė ketė nji thes me flori, nuk i a nap t'eme bijė nji djaloshit qė asht shkulė nga vendi i vet, se guri, miku i em, asht i randė nė vend tė vet - kishte vėrejtė im atė. Nė vend qė ai tė shfaqte nji dashuni e stimė tė veēantė pėr ata tė shkretė qė i kanė lanė trojet nė duert e armiqve dhe kanė ardhė kėtu pėr t'a shpėtue nderin e jetėn, nė vend qė tė ndinte dhimė pėr ata tė mjerė dhe t'i ngushullonte me mirpritjen Shqiptare, po i pėrbuz si t'ishin anmiqt t'onė. Sa keq! Sa turp! As gjykimet e Xha Simonit as arsyetimet e Hamitit nuk kishin bamė efekt. Pėr kėt shkak jam e dėshpėrueme. Edhe Shpendi nuk asht ma mirė se un. Irena sajoi me e lajkatue njerkėn dhe me e krye punėn me anėn e saj, por un nuk e lashė, pse e dij se ajo nuk e dėshiron lumnin t'eme. Jemi turbullue fare. S'jemi nė gjendje me marrė nji vendim pėr me mundė me i a mbrrimė qellimit. Hof moj nanė! Jam tue plasė. Do tė mė lehtėsohesh shpirti ndopak po tė mundesha me shfry tue qamė. Por, sikundėr duket, edhe burimet e syvet janė shterrė. Oh sikur t'a kisha gjallė nanėn dhe, tue e mbėshtetė kryet nė krahnorin e saj, tė qajsha derisa tė qetsohesha. Oh fatkeqsi!



    16 Gusht

    Hamiti ende pėrpiqet pėr me i a mbushė mendjen t'im ėt qė t'a pėlqejė martesėn t'eme me Shpendin. Ai shpreson t'a bindi. Sot mė kishte ēue f jalė me anė tė Irenės qė tė mos e humbi shpresėn dhe tė kem besim se, ma nė fund, do tė shduken gjithė pengimet. M'anė tjetėr Shpendi mendon t'i dėrgojė t'ime ėt nji shkesė tjetėr, ndonji njeri qė i peshon e i shkon fjala ma fort. Un jam e ngrime dhe e shtangun. Mė duket sikur qėndrojnė mbi kokė t'eme turma resh, gati me u pėrplasė pėr me mė gjuejtė me ndonji rrėfe vdeksuese.



    19 Gusht

    Edhe plani i dytė dėshtoi e ra nd'ujė. Njeriu qė zgjodh e dėrgoi Shpendi, tue shpresue se do tė mundesh me e bindė t'em atė pėr martesėn t'onė, nuk pat sukses. Ai nuk ndigjon kurrsesi. Tash e humbėm fare. Im atė as qė e shef me udhė tė mė pyesi a dishiroj tė martohem me Shpendin. Asht zot absolut mbi mue, si tė kisha qenė dhi, por nji dhi qė nuk vlen fare. E simbas Sherijatit, qė ai pretendon se i beson, asht i detyruem tė mė pyesi. Hamiti, si masė tė fundme, mendon e propozon qė ta njoftojė t'em atė mbi dashunin qė kemi pėr njeni tjetrin. Me kėtė mėnyrė ai pandeh se do tė bindet im atė. Un jam tutė fortė. Prandaj s'mund tė them as po as edhe jo. Shpendi e pėlqen mendimin e tij dhe kujton se em atė ka me e vu gishtin nė tamth dhe dorėn

    nė zemėr po t'a marri vesht dashunin t'onė.

    - Nė rasė tė kundėrt - thotė ai - nuk kemi se ē'humbim, mbassi ai ka vendosė me, e kundėrshtue martesen t'onė. Kam frigė se zemra e eme e trishtueme nuk do tė mundet me i durue kėta mundime dhe do tė pėlsasi para se t'arrijė me u gėzue. Eh fat'i lig!





    21 Gusht

    Krisi poterja. Edhe plani i Hamitit dėshtoi. Ai i a kishte zbulue babės dashunin t'onė dhe i a kish kujtue detyrėn qė i takon, si atė, pėr me e pėlqye dhe bekue bashkimin t'onė. Por ai, nė vend qė tė mendohesh ndopak mbas kėtij zbulimi, ishte zemėrue dhe egėrsue keq. Ishte zanė me Hamitin dhe s'kishte lanė fjalė pa i thanė. Hamiti i shkretė, pėr hatėr t'em, e kishte durue dhe nuk e kish prishė me tė. Ai ende shpreson se do t'a ndreqi punėn me tė mirė. Kur erdhi im atė nė mbramje ishte krejt duf e mėllef. Mė shiqoi me nji farė egėrsije qė kujtova se mė

    pėrpiu.

    - Rri urtė, se eshėhedubil-lah t'a marr shpirtin moj murtajė! - m'a bani dhe u turr tė mė sjelli.

    Un ika dhe u mbylla nė kthinėn t'eme. Ai vazhdoi tė flasi me zemėrim e me za tė naltė.

    Sot nė rnėngjes, tue i theksue fjalėt dhe tue u mshue rrokeve me za tė fortė, i tha njerkės qė tė mė porosisi pėr me mos shkelė ma nė shtėpi tė Xha Simonit. Un, e shtangun dhe e trishtueme, e ndigjojsha nga kthina e eme. Ky ndalim mė pezmatoi shumė, pse nuk do tė mundem me u pamė e me kuvendue ma me ata qė mė duen e sidomos me Shpendin. Tash u burgosa dhe u robnova plotsisht. Pėr kėt shkak nji kohė tė gjatė derdha lot deshpėrimi dhe e shpraza krejt vėnerin e zemrės. Edhe tash, qė dukem si e qetsueme, syt e mij janė plot dhe pikat e lotvet bijen mbi kėto fletė qė po shkruej. Oh sa fatzezė paskam qenė. Sigurisht i vjen keq t'im ėt pėr vorfėnin e vobsin e nji njeriut, por nuk i vjen keq pėr mjerimin shpirtnuer qė don me i shkaktue sė bijės; m'a merr mendja se i dhimset i sėmuni, por nuk i dhimset e bija qė lėndon nga zemra; besoj se i vjen keq pėr tė trenuemin, por nuk don me kuptue se po e shkallit tė bijėn me kryeneēin e vet tė paarėsyeshme; pa dyshim e urren vrasėsin, por nuk e merr vesh se vetė po e vret tė bijėn me pengimet qė po i nxjerr pėr me mos u martue me dashnorin e saj. Pėrse ai pėr mue tregohet kaq i keq, kaq i egėr, kaq i padhimshėm? Pėrse nuk pajtohet shpirti i em me t'atij? S'dij.



    23 Gusht

    Ishte vrahthtue Irena tue kujtue se jam sėmunė. Prandaj erdh sot e mė pyeti se pse nuk kisha shkue ndėr to. I a spjegova shkakun me pikėllim tė madh dhe u zhgreha nė vaj. Edhe ajo s'u mbajt. Qau pėr mue e pėr fatkeqsin t'eme. Lotėt e saj, pėr mue tė ngratėn qenė si pika shiu mbi nji lule qė krruset e nis me u vyshkė. Ndiva nji farė ngushullimi kur pashė se ajo ndinte dhimė dhe qante pėr mue. Ata lot, pėr mue, vlejnė ma shum se nji varg margaritarė tė kushtueshėm. Kur u ndamė e porosita, me zemėr tė coptueme, qė t'a pėrshėndette Shpendin nga ana e eme. U puthėm me dashuni dhe u ndamė me sy tė mbushun plot me lot.



    25 Gusht

    Sot nė mėngjes kishte ardhė ke na Kumja, e shoqja e Xha Cenit qė kemi fqi. E kishte marrė me vetėhe edhe djalin e saj motak. Kumes nuk i rrojnė fėmijt. Shpesh i asht djegė zemra tue mbulue nėn tokė ajkėn apo pemėn e jetės sė vet.

    - Zoti i ep, Zoti i merr - thotė ajo me nji besim tė plotė kur bahet fjalė mbi vdekjen e fėmij.vet tė saj. Kur i sėmuhen fėmijt nuk merr doktor. Pėrpiqet me i shėrue me prime plakash dhe me hajmalia. Doktori kurrė s'ka shkėlė nė shtėpi tė saj, me gjith qė i kanė vdekė aq fėmij. Salihun - emni i djalit - e ruen si dritėn e syvet dhe mundohet me e rritė mirė, ashtu si e kupton ajo kėtė tė mirė. Qė t'a mprojė ēunin nga mordja shtrigė i ka mvarė nė qafė nji gTumbull hajmalia, si ndonji varg gėshtenja. Kur flen foshnja, natyrisht, e vrasin kėto dhe s'e merr gjumi. Ajo kujton se asht sėmunė dhe s'don tė besojė se mund t'a vrasin hajmaliat. Kur e shef njeriu kėtė foshnje me shum shenja gandimi nė shtat, i bahet tė besojė se ajo dikur ka qenė e burgosun dhe e lidhun

    me vargoj hekuri. Nė ball i ka vumė nji gjysmė napoloni dhe nji gisht tė zi, tė marrun nga fundi i fteres! Nė krahėnuer, pėrveē hajmaliave, i ka mvarė nji thelb hudhėr me nji copė shtipz, tė mbėshtjellun nė nji pece tė ndytė. Vargu i hajmaliave, bashkė mė shukun e hudhrės, gjajnė si dekorata. Ai qė e shef ka pėrshtypjen se ndodhet para nji . . . personi tė madh tė dekoruem dhe, pa tjetėr, e ndin nevojėn me e pėrshėndetė me nderimet pėrkatse!.... Tė gjitha kėto, simbas Kumes, vlejnė pėr me mos u sėmue dhe me mos marrė sysh ēuni!... I thashė t'i a heki e t'i a mvari nė djep, por ku i mbushesh mendja se?.... E pashė se i u prish qejfi. Prandaj nuk e zgjata shum. Kėshtu rriten dhe kėshtu mbyten fėmijt t'onė. Kumja ka edhe nji motėr qė banon diku, atje tej. Ajo me gjithė qė asht martue gati pesė vjet ma parė, s'ka fėmij, pse s'ka pjellė kurrė. Kur tė flasish me tė mbi kėtė, ēashtje, tė pėrgjigjet:

    - S'don Zoti.

    - Kush e ka fajin? Ajo apo i shoqi?

    - Zoti e din - do tė pėrgjigjem un, pse mjeku s'i ka vizitue kurrė.

    Kėshtu rrokulliset Shqiptari nė kėtė jetė.



    27 Gusht

    Ditėt u banė tė zeza dhe netėt edhe ma tė zeza. Mėrzia mė ka mposhtė dhe dėshpėrimi mė ka mbėrthye me kthetrat e veta pėr mos mė lirue, ndoshta, kurrė. Jam shum turbull. Shpirti mė cingėron, zemra mė rrėnkon dhe syt mė qajnė. S'jam e zoja as edhe me i pėrshkrue ndiesit e mija ndėr kėto fletė. Disa herė kulmi i mjerimit t'a mbyll gojėn.



    30 Gusht

    Tash asht mbyllė ma deriēka qė na shėrbente pėr vojtardhje nė shtėpi tė Xha Simonit. Vetė im atė i a ka vumė shulin dhe ka porositė qė tė mos e hapi njeri. Me nji fjalė u mbul dera e atij pallati, ku u pėrbujt dhe u argėtue zemra e eme.

    Nashti s'mundem me e pamė ma Xha Simonin e mirė, at plak qė mė ka dashtė si Irenėn e vet. Tash s'mundem me u kėnaqė ma me argėtimet e Mamė Gjystinės qė m'ish bamė si nanė e dytė. As nuk mundem me kuvendue me Irenėn qė m'a pat dhanė gjysmėn e zemrės dhe pat marrė pjesė plotsisht nė gėzimet ase hidhnimet e mija. Gjithashtu s'mundem me i pamė vėllaznit e saj qė edhe pėr mue qenė vėllazėn, E Shpendin e mirė jo se jo.

    Em atė i mbylli pėr mue dyert e kėsajė familjeje, Por ai s'mendon se zemrat e tyne s'i kanė mbyllė dyert pėr Dijen qė aq fort e kanė dashė. Oh sa mallėngjehem kur i ndigjoj nga oborri zanat e tyne. Oh sa dėshirojsha tė mė ngushullonte Mamė Gjystina tue m'i lėmue flokėt e kokės. Oh sa do tė kėnaqesha sikur tė mundesha me e pėrqafue Irenėn dhe t'i thojsha nė vesh se sa fort mė ka marrė malli pėr... Shpendin. Ndoshta im atė pandeh se me kėtė mėnyrė i vu gardh dashunis s'eme me Shpendin. Oh sa shum gabohet. Demede s'e ka provue ndonjiherė dashunin qė t'a njofi fuqin e sajė tė papėrballueshme. Ndoshta ai kujton se me masat e ndalimit do tė mundet me e shue flakėn e fortė tė dashunis qė valvitet nė zemrat t'ona. Ndoshta ai mendon t'a ftorisi zemrėn t'eme me jargėt e ndonji bandillit qė i pėlqen tue kujtue se zemra asht nji enė bakri e jo nji magje ndiesish e lakmish tė pastra. Ai demede nuk e din se atje ku shkrep dashunia e vėrtetė hapet nji vullkan i pashueshėm pėr jetė. Lavėt e kėtij vullkani janė lotet dhe krateri i tij syt. Ky vullkan edhe kur duket si i shuem, ndizet e digjet pėrmbrenda pėr tė hgufmue ma vonė ma me forcė. Ai do tė ndizet, do tė digjet dhe do tė grafėllojė, pse ashtu e ka krijue natyra, pse ashtu shfren e kėnaqet.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Haki Stermilli
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-06-2013, 14:11
  2. Fragmente interesante librash
    Nga FierAkja143 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 08-06-2013, 20:17
  3. Haki Stėrmilli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-02-2005, 12:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •