Ka disa tema te hapura ne forum per gjuhen shqipe, lashtesine e saj dhe ndikimin ne gjuhet fqinje. Por do doja qe kjo teme te ishte me specifike. Rilexova me vemendje sot temen mbi Aristidh Kolen dhe aty mora impulsin per kete teme, plus disa materialeve shtese qe kam dite qe i bluaj. Krahasuar me shume vite me pare kam arritur ne perfundimin qe antaresia e forumit eshte me e pjekur ne lidhje me tema te tilla dhe kontributi mund te jete me madhor per te ndihmuar ne qellimin e perbashket, ai i te kuptuarit me shume mbi gjuhen tone dhe lashtesine e saj. Ne librin e tij Arvanitasit dhe Prejardhja e grekėve, faqja 171-173, Aristidh Kola shkruan se gjuha e perdorur nga Homeri per te shkruar Iliaden dhe Odisea ka qene gjuha shqipe (kuptohet shqipja e vjeter). Nepermjet nje tabele ai pasqyron fjalet respektive te gjuhes se sotme shqipe, ato qe krahason me fjalet e perdorura nga Homeri si dhe fjalet greke qe i pergjigjen te njejtit kuptim. Gjykoni vete nga tabela e meposhtme:
Ka mjaft anatare te afte per te diskutuar per kete pike. Do doja te hidhja ne kete teme dhe dicka tjeter por me pare me duhet leja e autorit qe do mundohem ta kontaktoj me e-mail. Jeton ne Canada dhe mbase frekuenton dhe forumin por materialet e tij qe i kam lexuar prej disa kohesh nuk mund ti perdor pa mu dhene kjo e drejte. Sidoqofte me materialet qe jane ne dispozicion dhe me referencen me konkrete, ate te Kolas, a jemi ne gjendje te themi qe gjuha e perdorur nga Homeri ka qene shqipja (pellazgjishtja/ilirishtja)?
Krijoni Kontakt