Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    Shqipėri: Allahu i ndaluar?

    Shqipėri: Allahu i ndaluar?


    Kur mbėrrin nė Tiranė, kryeqytetin e Shqipėrisė, pret tė zbresėsh nė njė shkretėtirė shpirtėrore post-komuniste. A nuk mburrej vallė regjimi grotesk leninisto-maoist i Enver Hoxhės se kish farkėtuar me hekur e zjarr “shtetin e parė ateist tė planetit”? Gabim. Aeroporti ėshtė ripagėzuar... Nėnė Tereza, dhe padyshim mund tė mburret se ėshtė i vetmi aeroport nė botė qė mban emrin e njė shenjtoreje, e cila pėr mė tepėr eshtė edhe laureate e ēmimit Nobel. Ah, kjo Shqipėria e pabesueshme, ku vetėm njėzet vjet mė parė, varja e kryqit apo shfletimi i Kuranit mjaftonin pėr tė tė damkosur si “armik populli”, domethėnė i partisė, mė saktė i Shefit tė gjithėpushtetshėm. Shefi shkoi, vdiq mė 1985, por jo i balsamosur (ekipi balsamues koreano-verior vrapoi asokohe nga PjonJangu, por u gabua nė rregullimet e aparateve dhe nė vend qė tė ngrinte kufomėn, e shkrumboi!). Qė prej kėsaj kohe, Zoti zuri sėrish vend. Gjithė vendin? Kjo pyetje shtrohet sapo del nga aeroporti kur pėrballesh hundė mė hundė me shtatoren e Nėnė Terezės. Ja pra njė vend ateist nė tė cilin tashmė gjithēka sillet rreth emrit tė Zotit. “Vendi betohet, bile deri nė tradhėti, thotė Ilir Yzeiri, edhe pse besimi ėshtė shkėrmoqur prej njė gjysmė shekulli shpėlarje trush intensive”.
    S’ka pra asgjė pėr t’u habitur, pėr kėtė historian dhe gazetar frankofon, me skuadronet e priftėrinjve, popėve, imamėve, pastorėve tė gjithė llojeve, guruve e shitėsve ambulantė tė shpirtrave, amerikanė, kroatė, grekė, turq, arabė, spanjollė, iranianė... qė me vrik investuan nė Shqipėri, nė ish-shkretėtirėn fetare tashmė shndėrruar nė “tokė misioni”. Ja pra, sidomos, njė tokė islame, ku nė dhjetė banorė shtatė janė muslimanė, dy ortodoksė dhe njė katolik, por ku – dhe kėtu qėndron e papritura – mbijnė mė shumė kėmbana se minare. Mė mirė akoma, shteti ka lartėsuar nė festė kombėtare 19 Tetorin, pėr nder asaj dite tė vitit 2003 kur Nėnė Tereza u lumnua nga Gjon Pali II, nė Romė.
    Nė kryeqytet, Tiranė, Islami ka profil tė ulėt. Nga zemra e kėtij qyteti tė kėndshėm, ngrehur qė prej vitit 1614 prej gjeneralit osman Suleiman Pasha, ka mundur t’i shpėtojė uraganit maoist vetėm njė monument - tashmė ndėr tė vetmit mė antikė tė qytetit: xhamia e Et’hem Beut. Ndėrtuar ndėrmjet viteve 1792 dhe 1821, ky tempull islamik, tėhuajzuar pėr gati gjysmė shekulli, iu hap besimtarėve vetėm nė vitin ... 1991, teksa njė turmė prej 10000 besimtarėsh mėsynė tė faleshin, mė nė fund, nė dritėn e diellit. Xhamia, e cila prezantohet si “munument historik” nė faqen e internetit tė kryeqytetit, qėndron jo larg statujės sė ashpėr kalorsiake tė heroit kombėtar, Skėnderbeut (1405-1468), kėtij katoliku shqiptar, i cili pasi pėrqafoi Islamin e shėrbeu pranė sulltanit osman, u rikthye nė katolik dhe i dha jetė njė lufte tė fortė por tė pafrytshme kundėr “tė pabesit turk”. Shqipėria e ringjalli kujtėsėn pėr tė qė prej fillimeve tė shekullit XIX dhe e lartėsoi si atin e Kombit pėrpallė Tė Pėrjetshmit. Xhamia mund tė presė vetėm njė grup tė vogėl besimtarėsh nėn harkadat e stolisura me ndėrthurje, korrniza tė peisazheve tė pazakontė fshatrash toskanė. Sot mund tė takosh rėndom besimtarė tė motshėm ose – shenjė e kohės? – shumė tė rinj. Kėtu, nuk ka predikime, vetėm njė thirrje a capella e muezinit, e cila thithet e humbet shpejt nė zallamahinė e qytetit. Besimi i Muhamedit na qėnka atėherė kushėriri i varfėr i Shqipėrisė “demokratike”? “Islami ėshtė besimi i tė pėrjashtuarėve” , thekson Ervin Hatibi. Poet i njohur, artist fugurativ dhe intelektual i respektuar, ky musliman laik vėren nė establishmentin shqiptar njė refuzim alergjik dhe “nevrotik” tė prurjeve osmane dhe islamike nė identitetin shqiptar. Nė fillimet e shekullit XX, kujton ai, Tirana dispononte 19 xhami pėr vetėm 20 000 shpirtra; sot, numėrohen vetėm 6 faltore pėr njė milion banorė. Teksa pėrshkon poshtė e pėrpjetė Tiranėn, asgjė, ose shumė pak, tė pėrkujton se ndodhesh nė kryeqytetin e njė vendi musliman, i cili i dhuroi Perandorisė Osmane njė pafundėsi kryeministrash, ulemash, gjeneralė... dhe Orientit arab njė dinasti e cila, prej kedivit Mehmet Ali e deri tek mbreti Faruk, hodhi bazat e Egjiptit modern. Nuk rastis tė hasėsh vajza tė mbuluara - me pėrjashtime shumė tė ralla – apo imamė me turbanė apo restorante qė shpallen “hallall”. Ndėrkaq, kurrėfarė modestie pėr gjithė ēka evokon “rrėnjėt e krishtera tė Shqipėrisė”, thėnie e Sali Berishės, kryeministrit aktual, “musliman” edhe ky. Pėrveē sheshit Nėnė Tereza, bulevardit Gjon Pali II, pa pėrmendur rrugėn... George W. Bush, na dėftohet, e esėllt dhe e bujshme, katedralja katolike e Shėn Palit ndėrtuar pikėrisht nė vendin e treguar nga Nėnė Tereza mė 2002, vend i cili i ish “pėrcaktuar nga Virgjėresha”. Kjo pėr sa i pėrket katolikėve. Ndėrkaq, ortotoksėt, po pėrfundojnė sė ndėrtuari nė qendėr tė qytetit njė mega-kishė me trajtat e njė stacioni kozmik. Dhe kudo, basorelieve, shtatore, buste, afishe, mbajtėse ēelėsash, stilolapsa, stema... me shėmbėlltyrėn e Nėnė Terezės, ikona e re kombėtare, me ruzare apo Bibėl nė dorė. Mohimi i trashėgimisė islamike ushqehet nėpėrmjet adhurimit tė “rrėnjėve tė krishtera”... si dhe vlerėsimit tė njė ligjėrimi nė lavdi tė njė dege tė sufizmit e cila nis nė shekullin XIII prej njė mistiku turko-iranian, Haxhi Bektash Veliut (1209-1271). Kjo ligjėratė e zyrtarizuar e shpall kultin Bektashi si “njė fe nyje lidhėse” ndėrmjet Kryqit dhe Gjysmėhėnės, fryt i natyrshėm i “gjenialitetit shqiptar” jo mė pak tė natyrshėm, tolerant sepse nė fakt shumė pak fetar. Njėherėsh tė krishterė dhe muslimanė, pak fare paganė, pirės alkooli dhe amatorė shishqebabėsh derr safi, besimtarėt bektashinj paskėrkan vetėm njė lidhje sa simbolike po aq edhe tė pėrkohshme me Islamin.
    Vizitė tek Haxhi Dede Reshat Bardhi, Kryegjyshi bektashi, nė selinė qendrore, njė ndėrtesė kjo e bollshme, dikur e sekuestruar nga shteti ateist. Dy shtatore tė mėdha nė allēi, njėra, pėrfaqėson Hysenin, nipin e Muhamedit, martirizimi i tė cilit ushqen besimin shiit; tjetra, Haxhi Bektashin, presin e pėrcjellin vizitorin. Lėng kajsie, dy ēokollata tė mbushura dhe pas pak vjen shehu, ulet nė njė kolltuk, nėn njė afresk qė pėrfaqėson Aliun, dhėndėrrin e Profetit dhe atin e Hysenit, Haxhi Bektashin, pranė njė luani dhe, mbi ta, engjėj tė lumturuar.
    Kostumi jeshile e thellė, syri blu i flaktė dhe mjekra borė e bardhė i japin tė zotit tė kėtij vendi tiparet e njė mbreti mag dalė nga njė libėr pėrrallash me vizatime. Konsiderohen bektashinjtė si muslimanė? “Si jo!, hidhet ai, patjeter, me njė mijė pėrqind”. I ngacmuar nga pyetja, ai vazhdon: “E dini qė kam qenė i persekutuar si armik populli; kurrė nuk e kam mohuar fenė time”. Hani mish derri? “Po talleni, ma kthen ai duke i rėnė kėmbės, unė kam bėrė haxhin nė Mekė!”... Pėrse atėherė ky ligjėrim i pėrhapur mbi Bektashizmin mohon gjithēka muslimane tek ai? Nė kėtė zhvlerėsim tė traditės islamike, Ervin Hatibi nuk sheh urrejtje fetare, por padyshim njė llogari oportuniste, sipas sė cilės nuk paskėrka tjetėr rrugė mė tė shkurtėr pėr tė merituar favoret e “Perėndimit” – i paragjykuar si i krishterė dhe islamofob – sesa tė mohosh Islamin. Ky mohim i habitshmėm, flagrant i historisė ushqen debat tė parreshtur nė Shqipėri, ndėrkaq qė pėrbėn dhe objekt studimesh tė gjėra akademike. “Tė duash tė zhdukėsh trashėgiminė osmane e cila, nė tė mirė a nė tė keq, ka formėsuar identitetin e sotėm tė popullit shqiptar, do tė thotė ta privosh atė nga kultura dhe identiteti i tij”, vėren kėrkuesi francez, Jean Arnault Dérens. Po Evropa vetė, si e pranon ajo zellin shqiptar pėr t’u pranuar nė “klubin e krishterė”? Ajo irritohet nė emėr tė principit supra tė shenjtė tė laicitetit dhe nuk heziton ta bėjė kėtė tė ditur, me sa duket. Kėsisoj, nėse i besojmė njė funksionari tė lartė, i cili dėshiron tė ruajė anonimitetin, autoritet shqiptare i paskėrkan propozuar Komisionit Evropian njė projekt pasaporte tė ilustruar prej dy figurave mė se katolike: Nėnė Terezės dhe patjetėr, Skėnderbeut, i mbiquajtur “atleti i Krishtit” – titull ky i trashėguar mė vonė prej Gjon Palit II – i cili ka luftuar me osmanėt. Brukseli thjesht e paskėsh pėrcjellė Tiranėn duke iu kundėrvėnė me njė pėrgjigje tė qartė pėr mospranimin tė njė projekti tė gjykuar si bezdisje e panevojshme pėr tė paktėn dy tė tretat e shqiptarėve. Vetė Nėnė Tereza nuk do tė ish pikėlluar pėr kėtė refuzim. Gjatė ceremonisė sė marrjes sė ēmimit Nobel ajo do tė deklaronte: “Me gjak jam shqiptare. Me shtetėsi jam indiane. Me besim jam fetare katolike. Pėr sa i pėrket thirrjes sime i pėrkas gjithė botės.. Pėr sa i pėrket zemrės sime, i pėrkas e gjitha Zemrės sė Krishtit.”


    * Titulli i origjinalit: Albanie, Allah banni?

    ** Autori ėshtė esseist dhe gazetar, kryeredaktor nė TV5 Monde. Profesor nė fakultetet Sciences Politiques nė Menton dhe Poitiers.

    Shqipėroi N.B.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-01-2009 mė 14:52
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Shqipėri: Allahu i ndaluar?


    Xhamia, e cila prezantohet si “munument historik” nė faqen e internetit tė kryeqytetit, qėndron jo larg statujės sė ashpėr kalorsiake tė heroit kombėtar, Skėnderbeut (1405-1468), kėtij katoliku shqiptar, i cili pasi pėrqafoi Islamin e shėrbeu pranė sulltanit osman, u rikthye nė katolik dhe i dha jetė njė lufte tė fortė por tė pafrytshme kundėr “tė pabesit turk”. Shqipėria e ringjalli kujtėsėn pėr tė qė prej fillimeve tė shekullit XIX dhe e lartėsoi si atin e Kombit pėrpallė Tė Pėrjetshmit.


    * Titulli i origjinalit: Albanie, Allah banni?

    ** Autori ėshtė esseist dhe gazetar, kryeredaktor nė TV5 Monde. Profesor nė fakultetet Sciences Politiques nė Menton dhe Poitiers.

    Shqipėroi N.B.

    __._,_.___
    ,__ http://lajmpress. com/index. php?faqe= shfaqlajm&id=3734_
    Qe ketu te pershkrimi i figures se Skenderbeut, ky profesori ja ka fut si kodra mas bregut. Mund te jete Profesor, Doktor, Akademik, Njeri i Nderum a thojini ēfare te doni ju, por ketu nuk ka qene aspak objektiv.

    - E para, ai thote qe Gjergj Kastrioti u rikthye ne katolik e i dha jete nje lufte kundra "te pabesit turk". Kjo shprehje eshte vijimesi e atyre personave qe se fundmi kane ndermarre nisma per ta quajtur luften e Skenderbeut si nje lufte fetare. Kjo nuk eshte aspak e vertete. Gjergj Kastriotit i jane vrare 2 vellezer dhe Islamin i nderuar nuk e perqafoi me deshire, por me dhune dhe normalisht qe ne rastin me te pare qe do mundej do largohej nga ajo qe i ishte imponuar.

    - E dyta, Shqiperia nuk e ka harruar asnjehere ate, perkundrazi, e ka mbajtur ne memorie pergjithmone dhe nuk e ngjalli kujtesen atehere kur thote ky. Ai nuk eshte quajtur babai i kombit, por Heroi Kombetar. Dhe eshte mese normale qe te quhet i tille, pasi ishte njeriu qe i bashkoi principatat Shqiptare dhe Princat per te formuar nje KOMB. Luftoi kundra PUSHTUESIT TURK e jo TE PABESIT TURK per lirine e Vatanit.

    Pra, duhet te jeni me objektive ne gjykime e ne lexime e te mos na sillni lloj lloj lajmesh ketu, ku denigrohen figurat me te ndritura te kombit.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Teksa pėrshkon poshtė e pėrpjetė Tiranėn, asgjė, ose shumė pak, tė pėrkujton se ndodhesh nė kryeqytetin e njė vendi musliman,
    ky idioti gazetar francez te pakten e ka kuptuar qe Shqiperia nuk eshte vend musliman.......


    artikulli qe ka bere qenka bloze fare.ky ben mire te ndryshoje profesion,ky nuk ka kuptuar gjene me thelbesore,Jane shqiptaret indiferente ndaj islamit,genet tona nuk i pranojne traditat arabo-turke,sepse genet tona ne na percaktojne karakterin,karakterin Shqiptar,ne lindemi me traditat tona dhe ato ndjekim deri sa te vdesim....nuk eshte muabet shkretetire shpirterore post komuniste.


    ja keshtu o gazetaruc leshi francez qe na qenke dhe prufesor ti
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #4
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ky artikulli eshte per te qare dhe per te qeshur.

    Menefregizmin ndaj islamit keto muxhahidat bashke me shoket e tyre mundohen t'ia hedhin te krishterve sepse jano keto qe po bejne propaganden anti-islame e bla bla bla,kur vete te krishteret po e vuajne te njejtin menefregizem.Vetem 25% ose me pak jane praktikante fesh ne Shqiperi,e pjesa tjeter prej 75% s'ia pret fare.E kush e ka fajin atehere?

    Nga ana tjeter artikulli ka vlere qe ti tregoje botes (sidomos Frances se qelbur) realitetin shqiptar,nje realitet te cilin ne po luftojme me mish e me shpirt ta nxjerrim ashtu sic eshte,e jo sic na e kane nxjerre te tjeret.

    “Tė duash tė zhdukėsh trashėgiminė osmane e cila, nė tė mirė a nė tė keq, ka formėsuar identitetin e sotėm tė popullit shqiptar, do tė thotė ta privosh atė nga kultura dhe identiteti i tij”, vėren kėrkuesi francez, Jean Arnault Dérens.
    Ka edhe kleckat e veta...apo jo?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 23-01-2009 mė 11:45

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ja pra, sidomos, njė tokė islame, ku nė dhjetė banorė shtatė janė muslimanė, dy ortodoksė dhe njė katolik, por ku – dhe kėtu qėndron e papritura – mbijnė mė shumė kėmbana se minare.
    mjafton vetem kjo qe ka thene qe une ta quaj injorant total,flet per shqiperine kur nuk di asgje....ne jemi Shqiptare dhe e dime mire cfare jemi,e dime si eshte ne vendin tone.......dhe te dyja,kembanat dhe minaret jane te teperta ne Shqiperi po te llogarisim shumicen indiferente ndaj feve.................jane bosh dhe kishat dhe xhamite....nga 4 milione Shqiptare nja disa mijera mund te gjesh praktikante feje.


    profesoruci,nuk ka bo aritmetik ne klas te par ....7 myslo,2 ortodoks dhe 1 katolik,po ateistet dhe agnostiket Shqiptare ku i la??????nuk dalin llogarite.


    hajt le te mbushet ky tani.gazetar langaraq.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 23-01-2009 mė 12:24
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga KING_SNAKE Lexo Postimin
    ky idioti gazetar francez te pakten e ka kuptuar qe Shqiperia nuk eshte vend musliman.......


    artikulli qe ka bere qenka bloze fare.ky ben mire te ndryshoje profesion,ky nuk ka kuptuar gjene me thelbesore,Jane shqiptaret indiferente ndaj islamit,genet tona nuk i pranojne traditat arabo-turke,sepse genet tona ne na percaktojne karakterin,karakterin Shqiptar,ne lindemi me traditat tona dhe ato ndjekim deri sa te vdesim....nuk eshte muabet shkretetire shpirterore post komuniste.


    ja keshtu o gazetaruc leshi francez qe na qenke dhe prufesor ti
    Po gazetari kot nuk e ka bere shkrimin. Mesa duket dikujt i duhet me force qe ti kujtoje botes 'traditat islame' te Shqiperise dhe te demaskoje indiferencen popullore ndaj arabizmit. Po levizin fijet nen rrogoz...Po me thuaj ti kush ta kuptoje e ta marri vesh? Keta qe skane as gjysem truri te shkruajne sakte gjuhen shqipe e jo me te gjykojne sic eshte per te gjykuar?

  7. #7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Keto shkrime mund te kene edhe prapaskena nga fqinjet tane. Jemi koshiente se Shqiperia ne vitet e fundit eshte nje nder faktoret kryesor ne rajon, qe gezon nje mbeshtetje te admirueshme te SHBA, te ciletu bene promotor ose mund te themi se "u bene presion" vendeve te BE per antaresimin e Shqiperise ne NATO si dhe nenshkrimin e MSA.

    Duke pare keto qe thashe me lart, ndokush edhe mund te jete bere xheloz se si ka mundesi qe nje vend si Shqiperia, qe ka qene gjithmone i shtypur, te behet nje nga faktoret kryesore ne rajon. Edhe, c'te bejme, ta identifikojme Shqiperine me Turqine e me Xhamia. Se per shantazhe e ksi budalliqesh keta komshinjte tane jane te paret.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e provokuesi
    Anėtarėsuar
    24-12-2008
    Postime
    22
    Fqinjet tane na e kane fajin ne qe jemi bere gazi i botes? Te tjeret na e kane fajin ne??!!!
    Duam te dalim me poture neper leternjoftime, po nuk na u plotesua deshira atehere do mbajme qendrim radikal?!?
    Shqiperi te kam dhjere, si nuk me degjove nje here!! (citat)
    If you corner me, you are going to hear some unwelcome truths

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga provokuesi Lexo Postimin
    Shqiperi te kam dhjere, si nuk me degjove nje here!! (citat)
    exactly...Faik Konica.


    ja kemi ferexhete tek kartat e identitetit...............hajt te na rroje turqia me arabine


    per lesh kan per te hik Shqiptaret dhe nja 300 vjet te tjera me kata leader-a qe kemi.

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Doren ne Zemer Shqiperia ,duhet te mburret per Injorancen e vetė Fetare,qe ka ,sa qe konkuron bindshem me Cuben dhe Koren e Veriut.

    Jo rastesisht kemi Kronik te Zeze me te pasuren ne Rajon.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Teuhidi
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 10:37
  2. Cili eshte qendrimi i muslimaneve ndaj apostasise (blasfemis)!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 08:38
  3. Ky eshte Zoti i vertete?
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 10:40
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •