Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Arratisja nr. 2, Rizai sfidon Greqinė

    Tre vjet pas arratisė sė parė, 32-vjeēari nga Ballshi zgjedh tė njėjtin skenar: Ikje spektakolare me helikopter nga burgu i sigurisė sė lartė nė Athinė

    Aventurat e shqiptarit Alket Rizai nuk kanė tė sosur. Ai ka arritur sėrish tė kryejė njė arratisje spektakolare nė burgun e sigurisė sė lartė nė shtetin fqinj, Greqi. Kėshtu, ai ėshtė arratisur pėr herė tė dytė nga burgu i sigurisė sė lartė nė Greqi, bashkė me shokun e tij grek, Vasilis Paleokostas, me tė cilin realizoi edhe arratisjen e parė. Rizai ka mundur sėrish tė arratiset me helikopter, sapo ėshtė kthyer nga gjykata, ku akuzohet pėr arratisjen e parė, duke alarmuar edhe njėherė forcat e policisė sė shtetit fqinj, tė cilat janė vėnė nė kėrkim tė shqiptarit.

    Duket se burgu pėr Alket Rizain nuk ėshtė i pėrshtatshėm. Tre vjet pas arratisjes sė tij tė parė, ai sėrish ka zgjedhur njė helikopter, tė njėjtėn skemė pėr tė kaluar muret e larta tė burgut, ku vuante dėnimin, mesditėn e djeshme, kur ai ka qenė nė ajrosje, bashkė me gjithė tė burgosurit e tjerė, njė helikopter ka kaluar sipėr burgut, ka hedhur njė palė shkallė dhe nė to ėshtė ngjitur shqiptari Alket Rizai. Menjėherė nė burg ėshtė dhėnė alarmi pėr kėtė arratisje, ndėrkohė qė forcat e policisė kanė nisur kėrkimet pėr kapjen e tij. Mediat greke kanė raportuar se dy nga burrat mė tė kėrkuar nė Greqi kanė marrė guximin dhe me njė helikopter kanė shpėtuar nga burgu i sigurisė sė lartė nė Athinė, pėr herė tė dytė nė tre vjet. Rrėmbyesi serial dhe grabitėsi me armė, Vasilis Paleokostas dhe ndihmėsi i tij shqiptar, Alket Rizai, kanė mundur tė arratisen direkt pas gjyqit, ku akuzoheshin pėr arratisjen e vitit 2006. Ata mundėn tė arratisen nga burgu "Korydallos", kur njė helikopter, nga kulmi i burgut hodhi njė litar nė shkallėt ku po qėndronin shqiptari dhe greku.

    Por, policia ka rrethuar gjithė zonėn dhe ka nisur edhe kėrkimet pėr helikopterin, i cili ėshtė mbajtur nėn mbikėqyrje nė distancė. Sipas policisė greke, rreth njė orė pas arratisjes, helikopteri ėshtė gjetur i braktisur nė njė nga autostradat kryesore tė Athinės. Rruga nė fjalė tė ēon drejt njė vargu malor tė Greqisė qendrore, ku Paleokostas, 42 vjeē, ka mundur tė fshihet gjatė viteve tė kaluara. Nė kėtė drejtim mendohet se kanė ikur edhe dy tė arratisurit, bashkė me ndihmėsit e tyre, tė cilėt realizuan arratisjen, ndėrkohė qė ende nuk ka asnjė informacion pėr vendndodhjen aktuale tė tyre. Sipas policisė greke, kėrkimi ka vijuar edhe gjatė orėve tė natės dhe kapja e tyre ėshtė vetėm ēėshtje kohe. Megjithatė, arratisja e dytė brenda njė burgu tė sigurisė sė lartė nė Athinė ka vėnė nė pikėpyetje tė madhe sigurinė e gjithė sistemit tė burgjeve nė Greqi.

    Siē dihet, Alket Rizai bashkė me Vasilis Paleokostas, mė 2 qershor 2006 u arratisėn nga burgu i Athinės me njė helikopter. Rojet greke tė burgut qė ndodheshin nė momentin e arratisjes, kanė kujtuar se helikopteri qė po ulej ishte i policisė dhe ndoshta ishte ndonjė VIP nė tė ose po bėhej ndonjė transferim i zakonshėm. Ata nuk kanė munduar tė shohin gjė, sepse njė re pluhuri ėshtė ngritur nga ulja dhe ngritja e helikopterit. Nė atė kohė, pas dy orė kėrkimesh forcat e policisė kanė mundur tė gjejnė tė braktisur helikopterin rreth 55 km larg Athinės, nė lokalitetin "Sisto". Pak mė vonė janė gjetur edhe dy motorėt tė braktisur, pėr tė cilėt mendohet se janė pėrdorur prej tė arratisurve nga burgu grek nė Koridhalo.



    Dėnimi


    Kush ėshtė shqiptari i shumėkėrkuar


    Shqiptari Alket Rizai, 32 vjeē nga Ballshi, i biri i Donikės dhe i Ramizit, konsiderohet po kaq i rrezikshėm sa edhe shumė tė dėnuar tė tjerė. Emigrant prej vitesh nė Greqi, Rizai vuante dėnimin pėr vrasjen e njė qytetari grek, sipėrmarrėsin Thanasi Koropiotis, pėr tė cilin dyshonte se kishte lidhje me tė dashurėn e tij ruse, Oksana. Ngjarja ka ndodhur mė 3 maj 2003. Autorėt e rrėmbyen tė riun helen Koropioti, nė Marusi dhe mė tej me njė makinė e dėrguan nė pyjet e zonės sė Atikės, ku edhe e ekzekutuan e mė pas zhdukėn kufomėn. Fillimisht, policia arrestoi tre bashkėpunėtorėt e Rizait, dy grekė dhe njė ruse, ndėrsa njė muaj mė vonė u arrestua edhe i dyshuari shqiptar. Nė pranga ranė edhe grekėt Kiriako Pakaturidi, Janguli Foka dhe rusja Viktorja Tarasevic.


    Precedenti


    Arratisja e parė e Rizait,

    bashkė me Paleokostas


    Arratisja e parė e shqiptarit Rizai me shokun e tij ndodhi pikėrisht mė 2 qershor tė vitit 2006. Ndėrsa tė gjithė tė dėnuarit shijonin orėt e ajrimit nė oborrin e burgut dhe gardianėt mbikėqyrnin situatėn, sipėr burgut ėshtė shfaqur njė helikopter, qė fillimisht ėshtė menduar si njė mjet fluturues i policisė. Madje, shfaqja e tij nuk ka shqetėsuar as rojet e burgut, tė cilėt nuk kanė bėrė dot asgjė nė momentin kur ai ka ndaluar fluturimin dhe nė mes tė oborrit ka hedhur njė litar me shkallė, duke marrė me vete dy tė dėnuar. Arratisja ka ndodhur orėt e pasdites sė datės 2 qershor 2006 dhe autorė tė kėsaj arratisjeje janė pikėrisht shqiptari Alket Rizai dhe miku i tij grek, i dėnuar pėr disa vepra penale. Sipas mediave greke nė atė kohė, u mėsua se ndėrsa dy tė dėnuarit ngjisnin shkallėt drejt helikopterit, tė dėnuarit e tjerė kanė mbetur tė shokuar nga shfaqja, ndėrsa policėt, si tė magjepsur, nuk kanė mundur as tė lėvizin pėr t‘i ndaluar. Pasi kanė hipur nė helikopter, shqiptari dhe miku i tij grek, Vasilis Paleokostas, i dėnuar pėr rrėmbim dhe grabitje bankash, kanė ndaluar nė njė zonė periferike pranė varrezave tė njė prej lagjeve tė Athinės dhe mė pas janė larguar pa lėnė asnjė gjurmė. Policia greke tha se dy tė arratisurit dhe ndihmėsit e tyre, pasi kanė braktisur helikopterin nė bordin e disa motorėve shumė tė fuqishėm, janė futur nė thellėsi tė zonės sė pyllėzuar dhe askush nuk ka arritur t‘i shihte mė.



    Athinė


    Shqiptari u arrestua

    vetėm pas tre muajsh


    Vetėm pas tre muajsh nga dita e arratisjes, policia greke do tė mund tė arrestonte nė njė zonė bregdetare jashtė Athinės Alket Rizain. Ky i fundit ėshtė gjetur nė njė vilė dykatėshe dhe strehohej atje nga njė kushėri i vet qė prej tre muajsh. Nė banesė u gjetėn njė granatė, njė pistoletė dhe njė automatik tip UZI. Nė operacion u angazhuan mbi 30 forca speciale tė policisė greke. Siē u shprehėn burimet policore, gjatė arrestimit tė Alket Rizait pati shumė kujdes se kishin frikė se mos qėllohej drejt policisė dhe se mos merrej edhe ndonjė peng prej tyre. Kur u futėn nė banesė, Alket Rizai menjėherė nė pėrballje me policinė greke tentoi tė merrte njė granatė qė e kishte atje pranė, por policia e neutralizoi menjėherė atė. Bashkė me Alket Rizain policia greke bėri edhe arrestimin e kushėririt tė tij, duke e akuzuar atė si strehues tė tij. Sipas policisė, mėsohet se Alket Rizai, pėr tė humbur gjurmėt nga policia greke, kishte ndryshuar luk, kishte lėnė mjekėr dhe kishte lyer flokėt e tij, duke i transformuar nga ngjyrė tė zezė mė parė nė biondė.


    Shqip
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    ne qofte se ky Alketi ka vrere dhe ben shoqeri me krunde, asgje e mire nuk i vjen emigranteve te tjere prej sjelljes se tij. ndofta hollovudi do te beje skenar filmi ate c'ka ndolli por besoj se aventura do te kthehet ne fshesa e te tjera te ketij lloji.
    pra mendoj se nuk duhet pare me shum admirim fenomeni AlketSupermeni

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    une se shoh si supermen po me ben cudi si arriti per te dyten here te arratiset
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Thuhet se dy te arratisurit kishin dore dhe ne pengmarjen e bisnesmenit panagopulos,qe do te thot se disponojne nje sasi shume te madhe parash.Me te cilat kane korruptuar dhe gardian te burgut.Mos haroni se pavarsisht GR ndodhe ne BE,korrupsioni eshte pothuajse njesoj si ne Shqiperi.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  5. #5
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Korrupsioni ne Greqi eshte me i larte se ne Shqiperi o Ari32.
    Ketu ne cdo instance qe te vesh duhet te paguash (fakelaki) qe i thone keta.
    Nuk jam dakort me keqberesit por nga njera ane them se mire ua bejne qe i turperojne keshtu keta te ndyret.Jo per gje po policia e ketyre vetem shqiptaret fukarenj qe shkojne ne pune di te kape .

  6. #6
    Ky shqiptari nuk eshte dhe aq fukara, aq me teper puntor. Mos ja mbysni kot si kau peles. Nje njeri qe arrin te organizoje nje arratisje te tille spektakolare ka mjete financiare te mjaftueshme dhe ato sja la as i ati e as e ema. Nuk eshte gje e mire te krenohesh me krimin e kriminelin. Mesa duket kane filluar te perdorin parate qe moren nga sekuestrimi i Panagopulos. Fukarenj te tille na nxijne emrin. Me mire te kalben burgjeve.

  7. #7
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    Ne nje web titiullin keti lajmi i kishin ven " Aratisje Spektakulare " dhe me te vertet eshte ashtu , keta dy o jane njerez qe punojne per shtetin grek o jane njerez te ndonje rrjeti teper te organizuar per krim.
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    mendoj se ai eshte thjesht nje bashkepunetor i vellejzerve Paleokosta dhe rrjetit te madh qe ata kane ne te gjith Greqine......nuk diskutohet edhe mbrojtja nga politikane te ndryshem qe kane patur e kane....gjithmone ky burg ka qene me nje fame te keqe per sigurine e dobet dhe bashkpunimet qe kane patur si gardianet me te burgosurit ashtu edhe disa kapobanda kane kthyer qelite ne zyra pune........pra me mire te themi qe ai eshte nje vegel dhe kam frike se nje dite per te shpetuar prapnicen e tyre ata do te shesin veglen se per aq iu desh.....
    PO TE ISHTE I PAFAJSHEM NUK DO TE ISHTE NEVOJA 2 HERE TE KTHEHEJ NE PALIVAN E TE MERRTE HELIKOPTERIN....PASTAJ EDHE ATO VEGLAT E PUNES QI IU GJETEN KUR E ARRESTUAN HEREN E PARE..........EDHE NJE HERE VEPRA E TIJ ESHTE BERE USHQIM PER MEDIAN QENE GREKE E HAJDE TI NDALOSH TANI....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Media greke nuk po meret me origjinat e dy te ikurve, bile ne te shumten e lajmeve permendet vetem emri, Paleokosta. Disa mendje ketu kane mbetur akoma me kohen kur nje mize te vriste nje shqiptar, mbusheshin lajmet me bemat e alvanozeve. Ajo kohe ka kohe qe ka ikur. Jo se u lodhen mediat, jo se s'ka qarqe qe duan t'i meshojne me shume te keqes nga emigrantet e huaj e kryesisht shqiptare, por sepse kur dicka behet boze, kthehet ne bumerang ndaj atij qe e ben. Sa per pak sqarim. Paleokosta ishte me ata qe rrembyen ketu ne Selanik, te pasurin Milona dhe jo ate qe shkruhet me lart. Kur u kap muaj me pare, mbeten pa rene ne dore te policise mbi 5 milion evro. Mendoni c'mund te behet me kete shume, jo helikopter me qira, po dhe nje aeroplan e me shume. Si shqiptari dhe greku lidheshin e komunikonin me celulare te sajuar me mjeshteri ne ore dore(greku) dhe ore trapeze(shqiptari).
    Ikja 2 here po ne te njejten dite te javes, te djele, qe ja u kalon dhe filmave hollivudiane, ka shkaktuar gjendje shoku ne qeverine greke, kurse ne publik dhe media kete rradhe eshte kthyer ne tallje, qeshje, deri ne sajime anekdotash e satirash me emrat e protagonisteve dhe instancave te shtetit.
    Kyci kryesor i realizimit praktik te arratisjes, thuhet qe eshte nje femer, e cila me pare me dokumenta fallco si biznesmene, e kishte bredhur qiellin e Athines me helikopterin e mare me qira prej saj. Hollesite e tjera besoj se merzitin lexuesin, keshtu qe po e mbyll me kaq.

  10. #10
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nuk kemi cfare ti lavderojme ketij lloj trimi..Prej tipave si ky njollosemi si popull.Paraja sot po korrupton dhe ata qe drejtojne burgjet se sma merr mendja qe eshte arratisur pa asnje lloj ndihme nga brenda se nga jashte dihet.
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Emigrantėt, rrezik kombėtar pėr Greqinė?...
    Nga DYDRINAS nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Pirati i Uraleve qė sfidon Bill Gates-in
    Nga Davius nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 14:01
  3. Emigrantėt, rrezik kombėtar pėr Greqinė?...
    Nga BOKE nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 16:49
  4. “Nga arratisja nė SHBA, nė profesionin e shkrimtarit”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 19:37
  5. Organizata tė tė drejtave tė njeriut kritikojnė Greqinė
    Nga Dita nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •