Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Postime
    25

    E vėrteta mbi kishat "ortodokse Serbe"

    Nga www.shqypnia.com


    Duke pasur parasysh se territori i sotėm i Kosovės ėshtė njė vend i banuar qysh nga kohėt e lashta, qė nga iliro-arbėrit-shqiptarėt, vend nė tė cilin nėpėr kohė janė zhvilluar ngjarje tė rėndėsishme historike, kuptohet vetvetiu se, pothuajse ēdo kulturė e lashtė qė ka kaluar nėpėr kėtė trevė, pėrveē kulturės vendėse, ka lėnė edhe gjurmėt e saj. Gjatė rrugės sė tij tė zhvillimit historik, populli shqiptar ka krijuar monumente tė shumta dhe tė qėndrueshme arkitekturale, artistike, historike, etnografike etj. Me gjithė
    hulumtimet nga ekspertėt qė janė bėrė edhe kohėve tė fundit nė kėtė drejtim, tė cilat dihen dhe nė masė edhe tė publikuara, mendoj se janė tė pakta dhe ende jo tė plota. Rezultatet e deritanishme nė kėtė drejtim, njoftojnė se, njė numėr i monumenteve tė trashėgimisė kulturore tė Kosovės qė nga kohėt e lashta tė ekzistencės sė tyre qė janė zbuluar nuk do tė kenė vetėm rėndėsi kombėtare shqiptare, por ato
    nė shumė aspekte i kapėrcejnė edhe kufijtė, me ē'rast hyjnė nė historinė e kulturės botėrore. Kosova, sot paraqet njė burim tė begatshėm tė trashėgimisė materiale dhe shpirtėrore tė periudhave tė ndryshme historike, duke filluar qė nga parahistoria e deri nė ditėt tona tė cilat veēohen pėr nga vlerat, cilėsitė dhe rėndėsia historike e tyre. Njė herėt, ato tregojnė pėr rrjedhėn dhe vazhdimėsinė e jetės
    njerėzore, formacioneve kulturore, qytetėrimeve etj., tė popullatės sė kėtij vendi. Nė fondin e kėtyre veprave tė trashėgimisė bėjnė pjesė edhe objektet sakrale, tė kultit, tė realizuara nėpėr periudha kohore. Ne nė kėtė punim do tė fokusohemi kryesisht nė monumentet e kultit, nė kishat dhe manastiret katolike e ortodokse, nė zhvillimin e tyre gjatė periudhės mesjetare dhe mė pas. Po ashtu, do tė pėrqendrohemi kryesisht nė propagandėn e Akademisė sė Shkencave dhe historiografisė serbe tė cilat duke u nisur qė nga shekulli XIX-XX e nė vazhdim deri nė ditėt e sotme, nuk zgjedhin mjete qė nė punimet e tyre "shkencore" tė shumta tė paraqesin qėndrimet, tendencat pėr pėrvetėsimin e monumenteve tė kultit tė krishterė - kishave dhe manastireve "ortodokse" qė ekzistojnė sot nė Kosovė, duke u prononcuar se janė tė tyre. Pėr mė tepėr, qėndrimet pseudoshkencore e propagandistike tė historiografisė serbe paraqiten me tezat se: ēdo gjė nė aspektin e monumenteve dhe tė trashėgimisė kulturore sot nė Kosovė ėshtė kinse trashėgimi "serbe" ose "kulturė serbe"; shqiptarėt nuk kanė "asnjė gjurmė tė trashėgimisė kulturore", pėrveē Kullave, tė cilat kinse i ndėrtuan pas "ardhjes" dhe "vendosjes" sė tyre nė trevat e Kosovės gjatė shek. XVIII-XIX; shqiptarėt pėrjashtohen nga ē'do e drejtė mbi "tokėn e shenjtė serbe" tė Kosovės ku gjinden "qindra" monumente "shpirtėrore" tė shtetit mesjetar "serb", e plot qėndrime tė afėrta me kėto, na shtyn qė tė merremi me kėtė studim. Tė dhėnat historike tregojnė se, trevat ilire (shqiptare) kanė hyrė nė literaturėn sakrale pikėrisht qė nga koha e Apostolit Shėn Pali (shek. I), nga i cili kemi dėshminė: "Kėshtu prej Jerusalemit rreth e pėrqark deri nė Ilirik e kam kryer plotėsisht detyrėn time tė
    pėrhapjes sė lajmit tė gėzueshėm mbi Krishtin". Me zyrtarizmin e krishterimit, sipas Ediktit tė Milanos mė 313, kur organizimi kishtar u legalizua edhe nė trevėn e Dardanisė (Kosovės, E.R.), kuptojmė se pėrmes statusit tė veēantė administrativ e juridik, Dardania, do tė ketė edhe qendrėn e Ipeshkvisė ose Mitropolinė tė sanksionuar me Koncilin e Nikesė tė vitit 325. Siē dihet, pas ndarjes sė Perandorisė romake nė lindje dhe nė perėndim, mė 395, Iliriku administrativisht bėn pjesė nė Perandorinė e Lindjes, ndėrsa nė pikėpamje kishtare do tė mbetet nėn influencėn e Romės. Gjatė shekullit IV-VI kishtar nė Iliri mori hov tė madh sa qė dihet se vetėm nė Dardani (Kosovė, E.R.) u ngritėn 5 deri nė 7 ipeshkvi. Nė kohėn e perandorit Justinian (525-565) fillon njė epokė e re nė jetėn e kishės Dardane. Perandori Justinian e riorganizoi kishėn dhe nė kėtė mėnyrė krijoi njė provincė tė re tė pavarur kishtare sė cilės i dha njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė pjesė tė
    Perandorisė.


    Perandori Ilir, Justiniani, gjatė vitit 535 e shpalli novelėn e XI-tė, me tė cilėn vendin e vet tė lindjes, Justinianėn e Parė, e shndėrroi nė qendėr tė madhe kishtare me njė hapėsirė tė gjerė tė territoreve tė Perandorisė ku pėrfshihen: Dardania, Dacia Mediterania, Dacia Ripensis, Mysia, Prima, Prevalitana, Maqedonia e Panonia Secunda. Nė kuptimin e sotėm gjeografik, Justiniana e Parė nėn ekzarkatin e saj kishte Serbinė, Sremin Lindor, Bullgarinė Perėndimore, Maqedoninė Veriore, Kosovėn dhe
    Malin e Zi. Mė pas, me invadimin e barbarėve (sllavo-avar) nė trevat ballkanike do shihet se aso kohe do ndėrronte edhe harta kishtare e Dardanisė. Nga kjo kohė do tė shohim se kisha e Dardanisė mė vonė do tė bėhet gjithnjė element mė i fortė krishterizues edhe i ardhėsve sllavė nė Gadishullin Ballkanik qė nga shek. VII-X-tė. Gjatė kėsaj periudhe pėsojnė dėme tė mėdha selitė ipeshkvore e arkipeshkvore siē janė: Justiniana Prima, Shkupi, Justiniana Seconda (Ulpiana, E.R.), Nishi e Remesiana. Gjatė kėtyre invadimeve do tė ndėrpriten lidhjet pėrkohėsisht edhe me Papatin, pėr t'u shkėputur pėr njė kohė tė gjatė sidomos nė shekullin VIII, kur Iliriku Lindor do tė shohim se do
    ti bashkėngjitet Konstantinopojės. Por, do dihet gjithashtu se, jashtė ndikimit tė kishės bizantine mbeti edhe pėr njė kohė Ipeshkvia e Shkupit dhe e Prizrenit. Kėtej Justiniana Prima, deri nė vitin 732, ishte qendėr kishtare nėn juridiksionin e Romės. Pas kėsaj periudhe, nė kohėn e perandorit bizantin Leonit III-tė, ipeshkvitė e Ilirikut u shkėputėn nga vartėsia e Romės duke iu nėnshtruar qendrės sė Konstantinopojės.
    Ndryshime tė dukshme nė vijim do tė ndodhin edhe gjatė kohės sė sundimit bullgar (893-971) nė kėto treva, kur Ipeshkvia e Prizrenit do tė gjendet nėn pėrbėrjen e kishės bullgare. Pas vitit 971, territori i Ipeshkvisė sė Prizrenit do t"i takonte Arkipeshkvisė sė Bizantit deri nė vitin . Me formimin e Perandorisė bullgare tė Samuilit, territori nė fjalė, prapė do tė gjendet nėn juridiksion e Mitropolisė sė Ohrit,
    qė aso kohe, ishte shpallur kishė e pavarur mitropolite nė rangun e Patrikanės. Pas rėnies sė Perandorisė sė Samuilit mė 1018, perandori bizantin Vasili IItė, Patrikanėn e Ohrit e uli nė rangun e Mitropolisit, por ia la pavarėsinė mbi 31 dioqeza. Kėshtu, nė bulėn e Vasilit tė II-tė (1020) pėrmendet edhe Ipeshkvia e Prizrenit, qė tregon se, asokohe ipeshkvia gjendet nėn juridiksionin e Arkipeshkvisė sė Ohrit. Ipeshkvia e Prizrenit aso kohe, ishte e rangut tė tretė dhe pėrfshinte territore: Hvosnen, Leskovcin, Deēanin, Pejėn. Selia e Peshkopatės sė Prizrenit ishte kisha e Shėn Prenės. Na Kartėn e Stefan Deēanit (burimi shek. XIV, E.R.) thuhet se, kisha e Shėn Prenės (nė Prizren) ka ekzistuar qė nga kohėrat e "mbretėrve tė stėrlashtė". Dėshmia e dytė e shkruar e vitit 1204 ėshtė ajo e cila tregon se, qė nga koha kur perandori bullgar Kalojani (1197-1207), ripushtoi shumė territore nga sundimi bizantin, kuptohet edhe territore tė Kosovės, ekzistonin ipeshkvitė e Shkupit dhe tė Prizrenit. Mė pas, gjatė zgjerimit tė shtetit nemanjidė tė Rashkės (Sipas historiografisė serbe, Rashka ėshtė bėrthama e shtetit mesjetar serb) nė drejtim kah jugu prej fillimit tė shekullit XIII-XIV, do tė okupohen dhe territoret e sotme tė Kosovės qė dihet se do gjinden nėn sundimin e tyre pėr njė kohė. Nė kėtė drejtim, nemanjidėt do tė formojnė kishėn ortodokse tė tyre, e cila siē do tė shohim do tė pavarėsohet nė vitin 1219 prej kryepeshkopatės autoqefale tė Ohrit. Duke u
    shpallur e pavarur ajo do tė vendoset me seli nė Zhiēė tė Rashkės. Okupimi i trojeve tė sotme tė Kosovės asokohe nga nemanjidėt, qė pason gjatė disa decenieve nė shek. e XIII-tė, solli padyshim njė keqėsim tė ndjeshėm, jo vetėm fizik, politik e ekonomik, por edhe nė shkatėrrimin kulturor e fetar. Kėtij pėrkeqėsimi i kontribuoi edhe mė tepėr transferimi i selisė autoqefale kishtare tė Rashkės nga Zhiēa nė Pejė, pra nė trevat e Kosovės. Kjo ndodhi nė fund tė shekullit tė XIII-tė, ku pas njė sulmi tė vitit 1290 nga tributė tatarė dhe kumanė digjet Manastiri i Zhiēės. Kuptohet se, Peja nuk ka qenė seli e vetme ose e pėrhershme e Patrikanės sė Rashkės qysh pretendohet. Manastiri i Zhiēės ishte rindėrtuar e dihet se patriku Spiridon dhe trashėgimtari Danillo kanė pasur selinė atje. Aso kohe, gjithashtu kuptohet se, kishat mė tė hershme "serbe" ishin ndėrtuar nė territorin e ngushtė tė Rashkės: Studenica (afėr Novi Pazarit), Malisheva (afėr kufirit tė Bosnjės), Sopoēani (Novi Pazar) etj. Kjo shtrirje e kishave pėrkon me territorin e shtetit mesjetar tė Rashkės, qė pėrshkruhet nga autori bizantin i shekullit tė X-tė [K. Porfyrogjeneti si dhe burime tė tjera].

    KISHA E PEJĖS


    Duke pasur parasysh pushtimin e territoreve shqiptare, gjatė dytre brezave tė sundimit tė nemanjidėve, qė arrijnė tė shtrihen nė territorin e sotėm tė Kosovės, do tė kuptohet se, qendra kishtare e tyre ishte ende jashtė Kosovės. Vetėm gjatė shekullit tė XIVtė, tė dhėnat tregojnė se, me rastin e ndėrtimit tė Manastirit tė Graēanicės, tė Deēanit dhe tė Kryeengjujve (Arkangjelit) nė Prizren, treva e sotme e Kosovės mund tė thuhet se kishte njėfarė rėndėsie si qendėr e Peshkopisė sė Rashkės. Si pasojė, me forcimin e mė tejmė tė pushtetit Nemanjid nė kėtė territor, pra duke filluar nga shekulli i XIV-tė, atėbotė zgjerohet edhe kisha ortodokse e Rashkės nė kėtė trevė, me tė gjitha tiparet qė i zotėronte kisha ortodokse bizantine: ligjet bizantine, veprat teologjike, literatura didaktike, artet, zejet, me tė cilat jeta kishtare pasurohej me objekte
    tė domosdoshme nga arkitektura, piktura kishtare e deri tek veshjet e etėrve.
    Pushteti Nemanjid nė territoret e sotme tė Kosovės, nė veēanti gjatė shekullit tė XIV-tė, do tė zbatojė njė politikė qė synonte asimilimin e popullsive vendėse tė trevave tė pushtuara. Si mė tė efektshėm nė kėtė drejtim zgjodhėn represionin dhe persekutimet nė lėmin fetar. Prandaj, edhe sundimtarėt nga Dinastia e nemanjidėve mbanin lidhje tė ngushtė me kishėn ortodokse, pėr tė cilėn ndėrtuan (rindėrtuan)
    shumė kisha e manastire, jo vetėm nė territorin e Rashkės, por edhe nė ato ku shtrihej pushteti i tyre. Kuptohet se fshatrat asokohe pėrfshihen nė prona kishtare e qė pjesa mė e madhe e popullsisė fshatare tė Kosovės gjatė shekullit tė XIV-tė, ishte e detyruar ta lidhte fatin me kishėn ortodokse. Pėrqafimi i ortodoksisė nga vendėsit - arbėrit (shqiptarėt), dėshmohet nga listat e banorėve, ku krahas klerit katolik tė cilėsuar me apelativ qė pėrdoret edhe sot nė gjuhėn shqipe: prift, dom, abat, pėrmenden edhe klerikėt ortodoks tė cilėsuar si: pop, pope, papas dhe kalluxher. Ndėrkaq, pjesa e popullatės sė qyteteve, pra jashtė pronave kishtare pėrmes kolonistėve raguzanė, gjermanė e italianė qe e influencuar dhe e lidhur me kishėn romake.


    Nė dokumentin e papės Benedikti i XI-tė tė vitit 1303 ndėr pesė famulli katolike nė trojet e nemanjidėve pėrmenden edhe famullia e Trepēės (de Trepezo) dhe e Graēanicės (de Grazaniza). Nė njė dokument qė pason nga Papa Kelmenti i VIII-tė i vitit 1346 kuptojmė se ipeshkvi i Kotorrit ka pasur tė drejtė kujdesi mbi famullinė e Prizrenit, Novobėrdės, Janjevės dhe Trepēės. Po ashtu nė vitin 1346 pėr Prizrenin pėrmenden se kishte dy kisha katolike "S. Marije de Prisren et S. Petri supra Prisren". Po nė kėtė dokument kuptojmė se kryepeshkopi i Tivarit kishte kujdesin mbi kėto. Kėshtu, Prizreni si qendėr e ipeshkvisė katolike sipas dokumenteve, mund tė ndiqte jetėn kishtare. Kėtu pėrmenden kishat e tė krishtera katolike si kisha e Shėn Pjetrit, kisha e Zojės Mari dhe kisha e Shėn Kollit. Duhet theksuar se, tė dhėnat po ashtu dėshmojnė qė, pushtimi Nemanjid i territoreve, e gjeti pjesėrisht popullsinė arbėrore tė viseve veriore e verilindore tė lidhura kishtarisht me ortodoksinė bizantine (Kosovė e Maqedoni) e me katolicizmin roman (Diokle - Zetė). Asokohe shumė kisha vendėse u uzurpuan ose mbi to u rindėrtuan manastire ortodokse tė Rashkės, siē janė tė njohura faktet pėr kishėn e krye-engjėjve Mihail e Gabriel si dhe kisha e Shėn Prenės nė Prizren. Kėto fakte i paraqet letra e Papa Klementit tė V-tė, i cili i drejtohet Millutinit (Mbretit tė Rashkės, E.R.) duke kėrkuar qė t'i lirojė kishat latine, tė cilat i kishte okupuar ai ose tė tjerėt. Nė kohėn e sundimit tė Uroshit tė II-tė - Millutinit (1282-1321), gjendja e katolikėve nė Kosovė u keqėsua shumė. Ai i ndiqte katolikėt dhe e kishte ndaluar ritin e tyre. Kėtė keqėsim tė gjendjes sė tė krishterėve katolikė e vėrteton shkrimtari anonim, pėrndryshe i njoftuar mirė me kushtet dhe vendin qė pėr Stefan Uroshin e IItė, thotė: "Po i ndjek shumė katolikėt dhe i urren". Po ashtu ai njofton se: "Po rrėnon kishat dhe sulmon prelatėt", ndėrsa katolikėt nė kėtė vend "i dogji deri nė thua" (Gasper Gjini). Pėr keqtrajtimin e popullatės katolike nė vitin 1319, krerėt arbėrorė i dėrguan pėrfaqėsuesit e vet me letra pėrcjellėse te Papa Gjoni i XXII-tė nė Avinjon, me ē'rast e njoftojnė atė me ndjekjet e ashpra nė vendin e tyre qė bėhen nga Uroshi i II-tė - Millutini. Letrėn e kishin nėnshkruar shumė zotėrinj arbėrorė. Nė mesin e kėtyre zotėrinjve arbėrorė si kryengritės ėshtė i shėnuar edhe njė nga Prizreni. Ndjekjet dhe persekutimet e populatės katolike do tė vazhdojnė mė fuqishėm gjatė periudhės sė Stefan Dushanit (1331-1355). Pėr tė, thuhet se, ka qenė "mjaft jo tolerant ndaj katolikėve" sepse "katolicizmin nė popull dhe nė masė nuk e duronte". Masat e ashpra tė tij pasqyrohen edhe nga arkipeshkvi i Tivarit G. Adami, nė njė relacion tė drejtuar Dukės sė Burgonjės, Filipit tė VII-tė Valua mė 1332. Ai thekson se, po shkruan atė "qė vetė e ka parė dhe pėrjetuar". Duke pėrshkruar gjendjen thekson se: "nė pjesėn bregdetare edhe latinėt dhe arbėrit gjenden nė pozitė jashtėzakonisht tė vėshtirė sepse populli ėshtė nėn pranga, priftėrinj tė thyer, tė shkelur dhe tė poshtėruar, ipeshkvitė dhe abatėt shpeshherė burgosen... kishat, si ato katedrale po ashtu edhe tė tjerat, rrėnohen dhe u merren tė gjitha tė drejtat, zhduken dhe shkatėrrohen kuvendet". Dokumentet e kohės dėshmojnė se Stefan Dushani, pėrdori tėrė aparatin e forcės pėr zbrazjen e trojeve shqiptare me pretekstin se, po i ndiqte katolikėt e padėgjueshėm arbėrorė. Edhe pse nė kushte tė tilla, arbėrit, i bėn qėndresė tė vendosur pushtimit dhe shtypjes sė Nemanjidėve. Ajo shprehet sidomos me kryengritjen e madhe tė vitit 1332 qė pėrfshiu trevat e lumit Buna (Barbana). Kryengritjes do t'i bashkėngjitet edhe bujari Dhimitėr Suma, e nė vazhdim nė vitin 1334 shohim kryengritjen edhe nė rrethin e Prizrenit. Presioni dhe dhuna e egėr qė ushtrohej nė trevat arbėrore do tė merret vesh edhe nė zyrėn e Papatit. Kėtej, Papa Klementi i VI-tė nė vitin 1346, i shkruante Stefan Dushanit se: "disa mbretėr tė Rashkės, paraardhės tė juaj, kuvendet dhe kishat... i pėrvetėsuan nė kohėn e vet e qė edhe tani ju i mbani tė pushtuara". Prandaj, Papa kėrkonte nga Dushani, qė t'i lejojė ipeshkvit tė Kotorrit pėr t'i mbledhur kontributet e caktuara kishtare nė ... famulli (krishtere).

    Prizreni u konsiderua si qyteti nga ku mund tė kontrollohej mė mirė veprimtaria e saj, ndaj edhe kėtu u caktua qendra e re. Madje, pėr herė tė parė nė historinė e kishės sė Rashkės u vė nė postin e udhėheqėsit kishtar jo njė klerik i tyre pra rashkas, por njė klerik bullgar, Jefreni. Masat e tjera radikale qė lidhen gjatė sundimit tė Balshajve nė pjesė tė territorit tė Kosovės bėn qė kisha rashkase e dobėsuar tė ketė bėrė zhvendosjen e qendrės sė "Patrikanės" nga Prizreni nė Zhiēė tė Rashkės. Kjo ka ndodhur sigurisht para Betejės sė Kosovės tė vitit 1389.

    Po ashtu dihet se nga fundi i shek. tė XIVtė dhe fillimi i atij tė XV-tė, pėrveē familjes Balshaj qė zotėronte toka arbėrore, krahas tyre do fuqizohen dhe familjet arbėrore tė Kastriotėve dhe Dukagjinėve, tė cilat do shohim se do zotėronin territore tė tyre. Kėto dy familje do shihet qė do tė veprojnė dhe sundojnė edhe treva arbėrore tė territorit tė sotėm tė Kosovės (sidomos Rrafshin e Dukagjinit dhe Prizrenin) gjithnjė deri nėn rėnien e gjithė vendit nėn Perandorinė Osmane (1455-1461). Nė kėtė drejtim aspiratat e historiografisė, Akademisė sė Shkencave, Kishės Ortodokse dhe Qeverisė Serbe, edhe nė ditėt e sotme, pretendojnė pėr pėrvetėsimin e monumenteve arkitektonike tė trashėgimisė kulturore tė Kosovės - objekteve tė kultit tė krishterė kishave dhe manastireve.

    Kėto objekte i quajnė tė tyre, me pretekst se, kinse ato janė ndėrtuar nga mbretėrit e tyre gjatė mesjetės, kur ata paskan sunduar territoret e sotme tė Kosovės. Dihet dhe nuk ėshtė ēėshtje kontestuese se, qė nga sundimi nemanjidas, sidomos nga koha mbretėrve: Millutinit (1282-1321), Stefan Deēanit (1321-1331), Stefan Dushanit (1331-1355), dhe nė kohėn e sundimtarit tė fundit tė kėsaj Dinastie Uroshit tė V-tė (1355-1371), territori i sotėm i Kosovės do tė gjendet nėn pushtimin nemanjid tė shtetit tė Rashkė, pra nėn pushtetin politik e fetar tė tyre. Sundimtarėt nė fjalė duke forcuar pushtetin politik tė tyre, njėkohėsisht forcuan edhe atė kishtar, bėnė qė edhe disa qytete mesjetare tė Kosovės t'i pėrdorin si seli tė pėrhershme tė tyre. Nė kėtė drejtim edhe objektet e kultit, siē do tė shohim, nė masė tė madhe do t'i adaptojnė pėr vete. Nė anėn tjetėr, duke punuar nė kėtė drejtim, sidomos duke iu referuar burimeve historike dhe studimeve serioze qė kanė tė bėjnė me kėtė ēėshtje, del dhe ėshtė mirė e qartė se, kėtu kemi tė bėjmė me pėrvetėsimin nemanjidas tė monumenteve tė kultit tė krishterė iliro-arbėror si dhe ato romake e bizantine. Monumentet kryesore tė kultit tė krishterė nė Kosovė, tė cilat sot konsiderohen kisha ose manastire ortodokse nemanjidase - "serbe", siē pretendohet pothuajse nė tė gjitha shkrimet e historiografisė serbe, siē ėshtė: Manastiri i Deēanit, Graēanicės, Kisha e Shenjtorėve Mihail e Gabriel dhe kisha e Zojės Prene nė Prizren, Patrikana e Pejės, Kisha e Shtjefnit nė Banjė tė Mitrovicės, del tė jenė monumente tė moēme iliro-arbėrore. Duke pasur parasysh kėtė qė u tha, nga studiues seriozė, askush nuk e mohon faktin se kishat dhe manastiret nė fjalė janė ndėrtuar, rindėrtuar ose meremetuar mbi themelet e monumenteve tė moēme tė periudhės romake e bizantine. Nga e gjithė kjo qė u tha, dhe pėr mė tepėr duhet tė dihet edhe se, monumenti i parė kishtarė i rindėrtuar nga nemanjėt e Rashkės nė territoret e sotme tė Kosovės ėshtė kisha e Pejės. Nė gjysmėn e shekullit tė XIII-tė, thuhet se, u ndėrtua kisha e apostujve nė Pejė. Kjo kishė sot gjendet nė kuadėr tė kompleksit tė Patrikanės sė Pejės. Edhe kjo kishė siē do shohim mė poshtė, del tė jetė rikonstruktuar nė ndėrtim tė vjetėr, sė cilės iu dha forma e ndonjė kishe tė kohės. Nė fasadat e kėsaj kishe shihet mėnyra romanike e punimit, me gurė tė imtė e tė gdhendur, elemente kėto tė stilit perėndimor romanik, stili romaniko-gotik, qė mund tė themi se stili nė fjalė do tė paraqitet edhe tek tė gjitha objektet e karakterit sakral tė ndėrtuara nė Kosovė gjatė mesjetės sė zhvilluar. Pėr ndėrtimin e kishės sė Shenjtorėve tė Apostolit nė Pejė, e cila ndėrtohet diku nė gjysmėn e shekullit tė XIII-tė, tė dhėnat tregojnė se me tė ndėrtuar, nė tė vėrtetė, vazhdohet njė kishė e vjetėr dhe e ruajtur mirė e tipit tė ashtuquajtur bazilikė trekishtare, qė koha e ekzistimit tė saj nuk dihet. Ndėrtuesit e punojnė atė sipas programit tė kishave tė Rashkės.
    Qė kisha nė fjalė u rindėrtua njoftojnė kėta autorė: Gj. Boshkoviq, M. Qanak- Mediq, B. J. Gjuriq, S. Qirkoviq, V. Koraq dhe Gj. Jankoviq. Tė dhėnat tregojnė edhe se, Manastiri i Graēanicės, sipas njoftimeve burimore historike dhe gjetjeve arkeologjike gjatė viteve 1957, 1963 dhe 1964 tė zhvilluara nga ekspertė serbė, ėshtė njė bazilikė e ndėrtuar midis shekullit tė VI-tė dhe XI-tė.
    Kjo bazilikė ishte qendėr e ipeshkvisė sė Ulpianės Dardane. Pas rrėnimit tė saj, mbi themelet e Anijatės sė Mesme u rindėrtua njė kishė kushtuar zojės sė bekuar tė Graēanicės. Ka tė ngjarė se po kjo kishė tė pėrmendet nė letrėn e Papa Benediktit tė XI-tė, tė vitit 1303, si kishė famullitare katolike. Mbi kėtė kishė, kuptohet se mbreti nemanjid Millutini, rindėrtoi Manastirin e Graēanicės rreth vitit 1316. Se kjo kishė u ndėrtua nė themelet e vjetra tė njė bazilike bizantine, qė themelet e saja nuk janė shfrytėzuar tėrėsisht, na njofton studiuesi serbė V. Koraē. Njoftime se kjo kishė ishte rindėrtuar gjejmė edhe tek punime tė autorėve tė tjerė si: V. Vuliq, P. Mijoviq, D. Bogdanoviq, V. Markoviq, M. Kashanin dhe Gj. Jankoviq. Gjithashtu edhe pėr Manastirin e shenjtorėve Mihail dhe Gabriel tė Prizrenit, gjejmė dėshmi nga autori S. Nenadoviq dhe nga libri i botuar prej grup autorėsh "Kosovo nekad i danas", se ai ėshtė ndėrtuar mbi njė kishė tė moēme Dardane tė periudhės sė antikitetit tė vonė. Rindėrtimi ėshtė bėrė rreth vitit 1348-1352. Nė kompleksin e Manastirit gjendet Kėshtjella e Epėrme, Kisha e Shėn Kollit dhe Kisha e Shenjtorėve. S'do mend se kėtė kompleks tė kultit e shfrytėzuan banorėt e ritit ortodoks, si arbėrit ashtu edhe "serbėt". Arkeologėt nė rrėnojat e kėtij Manastiri kanė zbuluar fragmente interesante tė artit bizantin, romakė dhe gotikė (F. Dranēolli). Ajo qė tėrheq mė tepėr vėmendjen ėshtė mozaiku, qė nuk ka ndonjė paralele me ndonjė mozaik nė Serbi, veēse mė shumė i ngjan mozaikut nė pagėzoren e Katedrales Santa Maria tė Firencės (J. Dranēolli). Nė kishėn e kėtij Manastiri dihet se ruhet edhe varri i kryezotėriut arbėror, Strazimir Balsha nga viti 1372 (G. Tomoviq dhe R. Grujiq). Edhe me ndėrtimin e manastirit tė Kryeengjujve (Arkangjelit) afėr Prizrenit, qė do tė ngrihet nga mbreti Stefan Dushani (1331-1355), tė dhėnat tregojnė se, aty ekzistonte njė objekt fetar i vjetėr dhe se nė rrėnojat e tij u ngrit manastiri i ri. Pra, manastiri ekzistonte edhe para se Dushani ta rindėrtonte. Mbėshtetje pėr kėtė dhanė: revista e sipėr theksuar "Pravoslavlje", S. Novakoviq dhe Vl. Ēoroviq. Nė kėtė drejtim, ėshtė e njohur se mbreti Millutin nė vitin 1307 pėrvetėsoi edhe kishėn katedrale Zoja Prene nė Prizren. Sipas hulumtimeve arkeologjike e historike tė materialit relevant, supozohet se kisha e Shėn Prenės nė Prizren kishte katėr faza tė zhvillimit. Hulumtimet e para u bėnė nga S. Nenadoviq, i cili konstaton ripėrtėritjen e bazilikės sė vjetėr e cila ngrihet nė themelet e njė kishe bizantine tė shekullit tė IX-tė ose X-tė. Ai ka konstatuar dy faza tė ndėrtimeve para kohės sė rindėrtimit tė shekullit tė XIVtė dhe fazėn e rindėrtimit tė vitit 1306- 1307. Se kjo, ishte ndėrtuar mbi themelet e objektit tė vjetėr njofton edhe autori Gj. Jankoviq. Edhe nė Kartėn e Stefan Deēanit (burim mesjetar serb i shek. tė XIV-tė) thuhet se: "Kisha e Shėn Prenės ka ekzistuar qė nga kohėrat e mbretėrve tė stėrlashtė". Hulumtuesi S. Nenadoviq qė udhėhoqi punėt rreth restaurimit dhe konservimit tė saj (1950-1952) thekson prezencėn e fragmenteve mė tė vjetra dhe tė monumenteve tė krishterimit tė hershėm: "... duhet tė parashohim se kjo kishė ndoshta ėshtė ndėrtuar mbi njė tempull edhe mė tė vjetėr, sepse nuk janė zhvilluar hulumtimet nė atė masė qė tė jemi tė sigurt se nėn kėtė kishė tė vjetėr nuk ekzistojnė themele edhe mė tė vjetra". Po ashtu edhe J. Jastrebov, konfirmon faktin se, ky manastir ėshtė i kohės para "serbe". Pėr rindėrtimin e kishės sė Prenės mbi themelet e njė tempulli pagan duhet cekur se, kryepeshkopi Danillo (jetoi nė shek. e XIV-tė) e quan mbretin Millutin "ndėrtimtar dhe ripėrtėrirės tė tempujve tė rrėzuar dhe tė rrėnuar". Fakti mbi ekzistimin e kishės sė mėhershme, tregohet nga mbishkrimi i vendosur aty "...e ripėrtėriu qė nga themelet mbreti Stefan Uroshi..." (S. Nenadoviq). Ndikimet e stilit tė ndėrtimit perėndimor do tė shihen mė sė miri edhe nė Kishėn e Manastirit tė Deēanit ose siē edhe quhet Pandakratori, e rindėrtuar ose ndėrtuar gjatė sundimit tė Stefan Deēanit dhe Dushanit (1327-1335). Karakteristika kryesore e kėtij objekti ėshtė stili romanik i ndėrtimit qė tregon A. Stefanoviq. Sipas tė dhėnave, Manastirin e Deēanit e ndėrtoi arkitekti shqiptar At Vita Kuēi - Cuci me 18 skulptorė e gurskalitės. Manastiri i Shėn Stefanit ose Bajska qė gjendet nė Banjė tė Mitrovicės, u rindėrtua nga mbreti Millutin. Murimi i tij u realizua gjatė viteve 1312-1317. Sipas autorit D. Bogdanoviq, ėshtė e mundur qė kėtu edhe mė herėt tė kishte ekzistuar njė manastir. Se ky objekt ishte rindėrtuar mbi themelet e njė tempulli tė vjetėr mbėshtetet dhe nga autorėt V. Markoviq, A. Stefanoviq e po ashtu dhe nga revista e Patrikanės Serbe "Pravoslavlje" qė botohet nė Beograd. Po ashtu, kemi tė dhėnat qė tregojnė edhe pėr njė numėr mjeshtėrish - skulptorėsh tė shquar shqiptarė tė ndėrtimit tė kishave qė veēoheshin asaj kohe, siē janė: Miho (Mikel) Tivarasi i shekullit tė XIV-tė, Gjin Aleksi dhe Mark Nikollė Gega etj. Mbėshtetje pėr qėndrimet tona qė paraqiten gjatė gjithė kėtij punimi, se kishat dhe manastiret ortodokse u rindėrtuan ose mė mirė tė themi, u adaptuan me ndėrhyrje gjatė ri-ndėrtimeve pėr t'u transformuar nga stili katolik nė at ortodoks, siē kuptohet nga shumica e rasteve tė sipėrtheksuara, do tė gjejmė edhe tek disa studiues serbė qė shquhen me punimet e tyre pėr kėto ēėshtje. Gj. Sljepēeviq, tregon se: nemanjidėt, sundimtar tė Rashkės nuk patėn dije pėr ndėrtime as tė kishave e as tė manastireve, ata vetėm i shfrytėzuan objektet dhe kulturėn bizantine duke qenė njė herėt kopjues dhe imitues tė tyre. Kjo, sipas autorit, tregohet edhe me selit (rezidencat) e pėrkohshme tė mbretėrve tė tyre qė do tė lėvizin gjatė gjithė periudhės sė sundimit. Ata, nuk kishin njė vend (qendėr, qytet apo pallat) tė pėrhershėm.

    Shefi i katedrės pėr arkeologji mesjetare nė Beograd, Dr. Gj.Jankoviq, thekson se, sa ėshtė e ditur Kosova, Mali i Zi dhe Hercegovina janė territoret qė mė sė shumti kanė kisha qė shėrbenin nė vazhdimėsi qė prej njėmijė (1000) vjetėsh. Nga kėto, kemi objekte tė ndėrtuara qysh gjatė shek. tė VI-tė dhe tė VII-tė ose ato tė shek. tė IX-tė dhe tė XI-tė, siē janė edhe kisha nė Lipjan, Graēanicė dhe Zonja Prene (Ljevishka) nė Prizren. Akademiku, D.Bogdanoviq, tregon se, dy qytete bizantine qė i okupoi Stefan Nemanja, Prizreni dhe Lipjani, qė aso kohe ishin qendra fetare. Kur arkimandriti Sava e organizoi kishėn autoqefale "rashkase", at e ndan nė dhjetė (10) ipeshkvi, e nga ato tri (3) gjendeshin nė territoret e sotme tė Kosovės.

    Zhvillimi i territorit tė sotėm tė Kosovės, sipas autorit, si "qendėr shpirtėrore" e popullit "serb" gjatė mesjetės mbėshtetet me pėrqendrimin e madh tė kishave dhe manastireve. Ai vazhdon, deri sot nuk mund tė dihet se sa kisha kanė qenė ose janė ruajtur nga epoka paranemanjide, sepse kėrkime, hulumtime sistematike si dhe arkeologjike nuk janė kryer, duke shtuar, numėr bukur i madh i kishave nemanjide (rashkase) sigurt se janė ngritur nė themelet e vjetėr tė tempujve bizantinė.

    Njohėsi i mirė i kėtyre ēėshtjeve, V. Markoviq, na tregon se, historia e kishave dhe manastireve ortodokse siē shkruhet dhe pėrshkruhet nga tradita dhe historiografia serbe, nuk lėnė tjetėr, veē tė kuptohet se, veprat-ndėrtimet e fundit, ato nemanjide, tė janė ngritur mbi llogarinė e tė parave. Kėshtu, nemanjidėve i pėrshkruhen shumė manastire, tė cilat janė shumė ma tė vjetra se koha e tyre. V.

    Markoviq, tregon edhe se, mbreti Millutini (1282-1321) nuk ndėrtoi asnjė manastir tė ri, ai vetėm i rindėrtoi manastiret e vjetra e tė lėna. Pėr kėtė, historiografia jonė e vjetėr dhe e re e paraqesin Millutinin si themelues-ndėrtues i shumė manastireve. Karakteristikė e kohės sė tij ėshtė se, Millutini rindėrtoi shumė manastire nė territoret qė okupoi nga Bizanti, mė shumė se sa nė territoret e vjetra "serbe". Historiani, St. Stanojeviq, thekson qė edhe para Stefan Nemanjės, nė kufijtė me Rashkėn kishte bukur shumė manastire dhe udhėheqės fetarė dhe nuk fillon krejt me Nemanjėn, siē donė ta paraqesin historiografėt tanė... Autori, V. Petkoviq, vjen nė pėrfundime se, fiset "serbe" (sllave, E. R.) qė nga ardhja dhe vendosja e tyre nė kėto territore (ballkanike) e deri nė shek. e XVIIItė, shėnuan lėvizje tė mėdha. U ndėrtuan dhe rindėrtuan kisha e manastire e pėr ēka " nuk mundemi tė pohojmė e vėrtetojmė se kėto vepra janė ekskluzive serbe".
    Lehtėso trupin duke munduar mendjen!

  2. #2
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Ci duam ne kishat e shkaut ne kosove dhe te cobenve ne shqiperi.
    I kemi xhamijat tona si shpirt.

  3. #3
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anėtarėsuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    [QUOTE=zerbina;2151261]Ci duam ne kishat e shkaut ne kosove dhe te cobenve ne shqiperi.
    I kemi xhamijat tona si shpirt.[/QUO

    Kishat e cobenve?????Xhamijat tona????
    Ku do te dalesh me keto komente o mendje e ndritur??? Ca futesh e komento pa snji lloj llogjike, pa lidhje me temen???
    Mos u fut ne valle, kur nuk po din me kercy!
    Ergo cogito, ergo sum!

  4. #4
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ci duam ne kishat e shkaut ne kosove dhe te cobenve ne shqiperi.
    I kemi xhamijat tona si shpirt.
    Jane kishat e shqiptarit qe turku ia fali shkaut. Si ci do?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Prishin kishė e mbarojnė Xhami...

    Citim Postuar mė parė nga zerbina Lexo Postimin
    Ci duam ne kishat e shkaut ne kosove dhe te cobenve ne shqiperi.
    I kemi xhamijat tona si shpirt.
    Shumica e Xhamive qe jane sot ne Kosove, per nga pamja e jashtme jane objekte fetare muslimane mirepo THEMELET e tyre te hershme kane baz kishat e tona shqiptare qe ka filluar nga koha e Konstantinit te Madh e deri nė shekullin e XVI-tė...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Postime
    25
    Citim Postuar mė parė nga zerbina Lexo Postimin
    Ci duam ne kishat e shkaut ne kosove dhe te cobenve ne shqiperi.
    I kemi xhamijat tona si shpirt.
    I duam se jane tonat dhe cdo gje qe eshte e jona do ta duam nuk varet nga feja se i ndertuan shume moti e ne tash qe kemi nderru fene nuk duhet ti rrenojme madje duhet ti ruajme per shqiptaret katolik qe kane mbetur e per trashegemi kulturore e jane te dobishme per shume fakte tjera, me duket se deshironi te percani popullin kur filloni me fe, po lene fene se ne i kemi ndrru fete se njehere nuk kemi pasur hic po feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

    Dua te them se une nuk jam katolik po jam musliman po dua te shpalos te paverteten dhe te pathenen qe u mbulua edhe po mbulohet nga serbet se Kisha e Decanit eshte tash e UNESCOs si kishe serbe qe me themele eshte shqiptare

    si kishat e Ulpianes, Pejes, Prizrenit edhe Ohrit.
    Lehtėso trupin duke munduar mendjen!

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga zerbina Lexo Postimin
    Ci duam ne kishat e shkaut ne kosove dhe te cobenve ne shqiperi.
    I kemi xhamijat tona si shpirt.
    Komenti me infantil qe kam lexuar ndonjehere. Shpresoj ta kesh patur me ironi se perndryshe...

    Kishat ne Kosove kane qene shqiptare dhe i pervetesoi serbi. Kishat e Shqiperise i ka ndertuar shqiptari dhe jo cobani. Xhamite dihet se si u ndertuan dhe nga u importuan. Ky nenforum e ka Historia Shqiptare dhe jo injoranca myslimane. Mos i ngaterro konceptet te lutem. Nese ske gje konkrete per temen atehere me mire lexo e leri ata qe dine dhe kane cte thote, te shprehin mendimet e tyre.

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,447
    Postimet nė Bllog
    1
    I Nderuar Artti!

    Ju falenderoj per pershkrimin e hollesishem dhe faktet qe dhate lidhur me origjinen e Kishave Orthodhokse ne Kosove. Nuk pretendoj as te miratoj dhe as te kundershtoj punen tuaj, sepse eshte nje teme per te cilen per here te pare flitet (ose nga te parat), pasi historia e Shqiperise deri me sot nuk ka hedhur drite mbi keto ngjarje.
    Nuk kam aspak kundershtim, dhe dihet mire se ne qe prej fillimit te 2000 vjecarit e deri ne kohen e pushtimit turk, shqiptaret kane qene mbartes te besimit te Krishtere Orthodhoks. Me pas u detyruan me menyra nga me barbaret te nderronin besimin e tyre qe t`i shkonin per shtat perandorise osmane.
    Keto konvertime qe ndodhen ne popullin tone nuk dolen jashte kufijve natyrale te tij. Serbet nuk u konvertuan ne myslimane si ne.
    Tani rrjedh deduksioni, qe Kishat Orthodhokse te cilat shqiptaret e myslimanizuar i braktisen, keto Kisha u bene pjese e popullit serb dhe e Kishes Orthodhokse Serbe, thjesht per arsyen se shqiptaret i braktisen ato.
    Sot mund te permenden shume shembuj si ato qe permendet ju, por kane kaluar shekuj te tere qe atehere. Shume gjera kane ndryshuar. Pas kalimit te nje kohe kaq te gjate ne shqiptaret nuk kemi me te drejte morale t`i konsiderojme Kishat Serbe pjese te kultures sone.
    Megjithate, nuk dua t`i ve vulen ketyre gjerave, gjithshka ndryshon. Edhe shqiptaret ndryshojne dhe ata te gjejne rrugen t`i afrohen kesaj kulture te qyteterimit.
    Nga ana tjeter nuk deshiroj t`i shoh faktet historike te kesaj teme, si elemente percarese qofte ndermjet popullit shqiptar dhe popullit serb, por sidomos mes Kishes Orthodhokse Shqiptare dhe asaj Serbe, te cilat jane Kisha motra.
    Pa dashur te mburrem, por si orthodhoks qe jam une dhe gjithe bashkebesimtaret e mi mund te deklarojme se kishat orthodhokse te Shqiperise jane me teper dhe ne rradhe te pare, pjese e kultures se orthodhokseve shqiptare, te cilet kane te drejten morale mbi kete kulture, pasi i qendruan ne menyre te mrekullueshme pushtesit turk dhe nuk e nderruan besimin e tyre.
    Drejt ketij qyteterimi shqiptaret dhe kosovaret kane filluar te ecin.

    Pershendetje

  9. #9
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Drejt ketij qyteterimi shqiptaret dhe kosovaret kane filluar te ecin.
    Ka vetėm shqiptarė. Apo Llatosi tė ka mėsuar kėshtu?
    Life's too short to remove USB safely.

  10. #10
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Lopa kudo qė kalon lėshon nga njė bajgė. Edhe turku ngado qė shkoi bėri nga njė xhami.

    Kishta ortodokse shqiptare ose katolike shqiptare janė mjaft tė lashta dhe tė ngritura mbi themelet e tempujve paganė ilirė.

  11. #11
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Komenti me infantil qe kam lexuar ndonjehere. Shpresoj ta kesh patur me ironi se perndryshe...

    Kishat ne Kosove kane qene shqiptare dhe i pervetesoi serbi. Kishat e Shqiperise i ka ndertuar shqiptari dhe jo cobani. Xhamite dihet se si u ndertuan dhe nga u importuan. Ky nenforum e ka Historia Shqiptare dhe jo injoranca myslimane. Mos i ngaterro konceptet te lutem. Nese ske gje konkrete per temen atehere me mire lexo e leri ata qe dine dhe kane cte thote, te shprehin mendimet e tyre.
    Uuaaa .

    Mua te njohurit nga Kosova me thonin gjithnje se kishat e shkaut duhet me i rrezu krejtesisht.Ne Kosove vetem serbet jane ortodokse.

    Ne Vlore dhe Gjirokaster te gjitha kishat ortodokse jane ose cobane ,ku venin cobanet ose greke dhe shkruajne te gjitha greqisht.

    Cfare jane keto teori te reja ? Me njoftoni nese ka ndonje ndryshim te ri.Ci duam ne kishat? Ne jemi myslymane dhe duhet te shkojme ne xhami ashtu sic na do Allahu.Te shkosh ne kishe eshte harram.

  12. #12
    Duhet te jete teori e Bathores kjo. Kerkoj ndjese per turbulliren mendore qe te shkaktova. E kam te qarte qe shoku kulturor eshte i madh. Dikur thonin se skizofrenia sherohet me uje te ftohte. Tirana sta ofron kete mundesi. Rrofshin bjeshket e Nemura.

  13. #13
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Kur te shkoj ket vere ne Tirane do vizitoj patjeter Bathoren.
    paska evoluar goxha.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Postime
    25
    "Mua te njohurit nga Kosova me thonin gjithnje se kishat e shkaut duhet me i rrezu krejtesisht.Ne Kosove vetem serbet jane ortodokse."

    Keshtu thone sepse nuk e dine ndersa hoxhallaret duhet ti rrahim mire njehere tju tregojme se nuk jemi vellezer me arabet apo turqit ska vella musliman ka vetem Vella shqiptar, po te fillojme te rrezojme kishat do te ndahemi keq sepse ne Kosove ka katolik ne mos paste orthodoks edhe orthodoks ka mbetur ende ne Drenice po qe tani e kane harruar krejtesisht fene e tyre.

    Per mua feja eshte Shqiptaria kushtetuta ime eshte Kanuni i Lekes dhe Kanuni i Laberise ndersa i respektoj edhe fete tjera.
    Lehtėso trupin duke munduar mendjen!

  15. #15
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Duhet te jete teori e Bathores kjo. Kerkoj ndjese per turbulliren mendore qe te shkaktova. E kam te qarte qe shoku kulturor eshte i madh. Dikur thonin se skizofrenia sherohet me uje te ftohte. Tirana sta ofron kete mundesi. Rrofshin bjeshket e Nemura
    S'ka faj sepse nuk jane dhene akoma legalizimet per pronat ne Bathore. Ca s'ben stresi.

  16. #16
    Une e kam shkruar nje gje te ngjashme ne nje teme tjeter. Falja e kishave ortodokse shqiptare ne Kosove serbit eshte gabimi me fatal qe eshte bere nga shqiptaret aty. Duke ngaterruar antipatine dhe urrejtjen e tyre ndaj serbeve me heqjen dore nga nje trashegimi shekullore, i kane dhene serbit armen me te mire per tu konsideruar se vendas ndersa Kosoven si djepi i nacionalizmit te tyre. Askush nuk po thote qe banoret skane patur te drejte te bejne zgjedhjen e tyre per nje fe te caktuar por kjo sdo te thote se i duhet kthyer shpina nje pasurie te tere si kulturore ashtu dhe shpirterore. Le qe ca diskutohet kot, kur bie fjala tek feja ata skane per ta kuptuar asnjehere se cfare kane bere. Edhe sot e kesaj dite vazhdojne e thone se myslimanizmi i ruajti identitetin dhe i shpetoi nga asimilimi serb. Tani serbi rri e ferkon barkun dhe i quan si te tijat kishat mbi 1 mije vjecare shqiptare. Nuk i thone kot, kur gjen shesh ben pershesh. Sylesheria eshte tipar i humbesve te medhenj. Dhe humbesit kemi qene ne me kete katastrofe qe i krijuam vetes.

  17. #17
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Dhe mos harro qe kisha ka qene perhere suksesi i kombit serb. Fale saj dolen ato qe dolen pas renies se Perandorise Otomane sepse e kishin ruajtur identitetin e tyre pavarsisht se nga erdhen. Me pak fjale kisha i beri komb solid ne rrjedhen e historise. Ndersa nga ana tjeter turqit Darius e jo vetem shqiptaret ( ne shumicen e rasteve ) i falnin Arqipeshkvite serbve si ajo e Pejes qe u fal ne kulmin e Perandorise Otomane.

    Ndersa per indentitetin qe na ka mbrojtur islami duket mjaft qarte se sa te medhenj dolem ne 1913 kur na bene copa copash dhe gjeje pse na bene...Kishin nje super "preteks" por u treguan mjaft budallenj qe nuk na shuajten fare. Kushtet i kishin, pse jo?

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Eshte e verte qe ato kisha kan shqipetare sepse faktet shifen. Po ct'i ben kur te udhheqin injorantet dhe tradhtaret.
    Hashim Thaqi maksimalisht perpiqet qe ti jep te drejta sa me shum serbeve dhe asgje nuk ben per shqiptare ne Kosove. Keto kisha qe nuk jan te serbeve lere qe i kan marr po bashk me to qeveritar ton ia kan falur mijra hektar tok ketyre kishave, dhe ato sipas pakos se Ahtisarit quhen republika te kishes ortodokse serbe. Tani ne manastirin e deqanti shqiptaret kan veshtersi me qarkullu ne pronat e veta sepse vazhdimisht duhet te nadlen ne postblloqet e Kforit dhe po ashtu shqiptarve nuk u jepet leje ndertimi ne pronat e tyre ndersa ai vent eshte nje mrekulli natyrore do ishte mrekulli per turizem.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  19. #19
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Kan qen shqiptare , por tani mos po pritni qe ne si musliman te shkojm te murgjizohemi ne ato manastire ortodokse ? Fajin e kan ortodokset shqiptar qe jan serbizuar dhe bashk me ate i kan serbizuar edhe kishat e manastiret.

    Njesoj si jan maqedonizu kishat dhe manastiret ne perendim te Maqedonise.

    Por prap se prap zerin e ngrisin muslimanet per keto kisha e manastire , ndersa Janullatosi grek hesht , normal vllazeria grekoserbe sja lejon te kerkoj manastiret shqiptare.

    Njesoj po hesht edhe katolicizmi shqiptar kur eshte ne pytje Gonxhe Bojaxhiu , ne vendin ku ndodheshte shtepia e Gonxhe Bojaxhiut , ortodokset maqedon aty do te ndertojn nje kishe ortodokse. Por skam ndegju te ket reagu kreu katolik shqiptar. REAGOJN vetem muslimanet e Maqedonise.

    Vetdija kombetare tek katoliket dhe ortodokset ne kriz !

  20. #20
    Nuk eshte tema per fene. Nqs se kuptoni shkoni e shfryni dufet tuaja tek nenforumi mysliman. Ti harron qe fajin se kane ortodoksit shqiptare qe u serbizuan sepse kjo ska ndodhur. E kane fajin ortodoksit shqiptare qe u myslimanizuan. Dhe lere Janullatosin dhe Nene Terezen se jane komplet jashte teme. Dhe sidomos mos perdhos termin vetedije kombetare kur jo vetem qe se ke po as qe e di si nocion. Ki parasysh, eshte nenforumi i Historise dhe jo i pacavureve dhe kerrabave jeshile.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Kishat Britanike kthehen nė palestra sporti
    Nga titi-a nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 14:26
  3. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  4. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23
  5. E Verteta
    Nga baobabi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •