Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008

    Neandetalët ende jetojnë

    Po e filloj me një konstatim që askujt nuk i ka bërë përshtypje.

    Të ashtuquajturit shkencëtarë thonë se Neandertali ishte një shkallë më poshtë për kah zhvillimi evolutiv se sa Homo Sapiensi, pra e paraqesin si një dallim vertikal.

    Në anën tjetër mënyra se si e shpjegojnë zëvendësimin e Neandertalit me Homo Sapiensin flet për një dallim horizontal dmth raca të ndryshme ku ajo Sapiense i zuri vendin Neandertalit.

    Gjithnjë për ta është e rëndësishme që Sapiensi të ketë prejardhjen nga Afrika.

    Si mundet që në Afrikë të evoluojë njeriu më tepër se sa në Europë?
    Si mund të jetë Neandertali një shkallë më i ulët se Sapiensi kur dihet që Neandertali përballoi klimën e akullnajave burrërisht?

    Neandertali kishte flokë të kuqe, fytyrë pikaloshe, lëkurë të bardhë, hundë konvekse. Kishte dy lloj: dolikocefalë dhe brakicefalë.

    Neandertalët jetuan pikërisht në viset ku sot jeton raca e bardhë, Europë, Lindje e Afërme.
    Neandertalët dolikocefalë janë gjetur pikërisht në viset ku edhe sot jetojnë dolikocefalët (nordikët), psh në luginën Neanderthal në Gjermani.
    Kurse Neandertalët brakicefalë janë gjetur pikërisht në viset ku edhe sot jetojnë brakicefalët (dinarikët), në Krapinë të Kroacisë.

    Deri në vitet 40.000 p.e.s. në Europë kishte vetëm Neandertalë. Nga kjo kohë deri në vitet 30.000 p.e.s. në Europë, sipas gjetjeve arkeologjike bashkëjetojnë Neandertali me Sapiensin. Pas 30.000 p.e.s. nuk ka më Neandertalë.

    A mjaftojnë 10.000 vite që Neandertali të evoluojë në Sapiens, pa pasur nevojë për ardhje nga Afrika?

    Me çfarë logjike mundet që Afrikani truvogël, t'i zërë vendin një Neandertali që kishte trurin 3 herë më të madh?

    Ndryshimet mes Neandertalit dhe Sapiensit nuk janë aq të mëdha dhe krejt kanë të bëjnë me përshtatjen në klima të ndryshme.

    Vetë antropologu Karlton Kuni thotë që popullësia e Europës që jeton këtu nga Paleoliti i Lartë është një përzierje e Neandertalit dhe Sapiensit. Ai vetë kishte gjetur eshtra njerëzish në shpellat e Palestinës ku disa ishin Sapiensë ca të tjerë Neandertalë dhe të tjerë hibridë.

    Teoria se njeriu erdhi nga Afrika nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën. Është një teori e nxitur nga politika komuniste dhe modern-komuniste, për të thënë se të gjithë njerëzit janë njësoj, kemi prejardhje të përbashkët, shkurt, për të promovuar multi-racizmin.

    Europianët kanë prejardhje nga Neandertali, gjegjësisht Nordikët, Dinarikët, Alpinët, dhe derivatet e tyre.

    Mesdhetarët janë me prejardhje nga Afrika, ose Azia.

  2. #2
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Njerëzit tjerë nuk mund të flisnin, njëlloj sikurse kafshët.

    Pas invadimit të Neandertalëve nëpër botë, u bë një përzierje mes vendasve dhe invaduesve Neandertalë, që solli deri tek përzierja racore. Nga kjo përzierje njerëzit tjerë morën gjenin që mundëson të folurit.

    Dmth fillimisht vetëm Neandertalët flisnin.

    Kështu thotë studimi gjenetik.

    The discovery also raises the possibility that modern humans acquired the language gene by interbreeding with Neanderthals. If that proves to be true, it would mean that Neanderthals not only were our long-ago relatives, but contributed an important part of what it means to be human.
    http://channel.nationalgeographic.co...volving-view-4

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Dale Testimo, se kafka e Neandertalit dallon qartesisht nga e Kromanjonit. Tiparet bardhoshe a kuqalashe te Neandertalit tashme jane pranuar gjeresisht , biles eshte absurde te besh kromanjonin te zbardhet ne 30 mije e nenandertalin ne 300 mije vjet te mos jete zbardhur.
    Teorikisht femrat e Neandertalit nuk besoj te jene vrare po te jene futur ne tufe, ndersa meshkujt si e provon teoria gjenetike e haplogrupeve jane ekzekutuar. Thjesht dobicet qe kane lindur nga perzierja neandertal-cromanjon, nuk i kane mbijetuar kohes e sot nuk kemi asnje haplogrup jokromanjon e as Adn mitokondriale qe do deshmonte pranine e femres neandertalase.

    Nga ana tjeter tipare te bardha mund te kene kaluar nga perzierja me femrat e neandertalit.

    Haplogrupi IJ eshte haplogrupi kromanjon, dmth meshkujt kromanjone i takojne padyshim ketij haplogrupi. Ky haplogrup ne Dalmaci pas nje mutacioni dha haplogrupin I, i cili i perkiste gjithe meshkujve qe banonin Europen deri ne shkrirjen e akullnajave dmth rreth 12 mije vjet me pare dmth Europa e asaj kohe ishte nje zone homogjene me meshkuj te se njejtit 'baba' me haplogrup I. Ky eshte pergjegjesi kryesor per tiparet e bardha bashke me femren e tij 'H', prandaj edhe Europa perben zonen e bardhe te botes. Meqe ra llafi Haplogrupi I eshte pergjegjesi kryesor per formimin e racave te mevonshme 'nordike' dhe 'dinarike'.

    Pas atij momenti vale-vale u futen nga Azia haplogrupet e tjera kryesore R1a, R1b , J2 dhe E1B1B bashke me femrat e tyre te cilat 'erresuan' europianin ne jug ndersa ne veri iu nenshtruan klimes e perzgjedhjes natyrore dhe qendruan me te bardha.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    Prit ore ca i keni keto teori? Kush tha qe neandertali eshte zhdukur nga kromanjoni? Pse sthua qe ju paskeni bere zbulimin e shekullit!!! Dhe nuk eshte i dhene pergjigja as faktit se si mund te zhduket nje qenie me nje vellim kafkor prej 1900 CC (ne krahasim me 1400 qe ka njeriu modern). Deri me sot zhdukja e neandertalit eshte misteri me i madh.

  5. #5
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Deri me sot zhdukja e neandertalit eshte misteri me i madh.
    Pra teoria ime është që Raca e Bardhë, është e vetmja pasardhëse e drejtpërdrejt e Nenadertalit.

    Dale Testimo, se kafka e Neandertalit dallon qartesisht nga e Kromanjonit. Tiparet bardhoshe a kuqalashe te Neandertalit tashme jane pranuar gjeresisht , biles eshte absurde te besh kromanjonin te zbardhet ne 30 mije e nenandertalin ne 300 mije vjet te mos jete zbardhur.
    Nuk po e kuptoj pse ka qenë dashur të zbardhet Neandertali. Sikur ka qenë lëkurë-bardhë??

    Haplogrupet, asnjëherë nuk i marr me seriozitet, ngaqë më tepër i besoj asaj që shoh me sy: Racave.

  6. #6
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Prit ore ca i keni keto teori? Kush tha qe neandertali eshte zhdukur nga kromanjoni? Pse sthua qe ju paskeni bere zbulimin e shekullit!!! Dhe nuk eshte i dhene pergjigja as faktit se si mund te zhduket nje qenie me nje vellim kafkor prej 1900 CC (ne krahasim me 1400 qe ka njeriu modern). Deri me sot zhdukja e neandertalit eshte misteri me i madh.
    Se kam bere une po gjenetistet. Ashtu si u arrit tek Eva eshte arritur edhe tek Adami, dmth gjithe meshkujt e sotem vijne nga nje baba qe ka jetuar rreth 60-70 mije vjet me pare. Gjithe linjat e tjera te bashkekohesve te ketij Adami jane zhdukur me kalimin e kohes.
    Kjo e ben te logjikshme e te faktueshme zhdukjen e neandertalasve. Ndonje gen mund te jete kaluar po nuk eshte ende e provueshme.

    1900 cc - 2000 cc per njeriun e sotem jane aq shume saqe ata qe e kane aq trurin jane shkencerisht budallenj, dmth eshte semundje.
    Nese ti e thua per te deshmuar inteligjencen e neandertalit, atehere harron se nese ata ishin fizikisht me te forte(sikunder pranohet) e njekohesisht me inteligjente do na kishin asgjesuar me kohe e me vaft.


    '''''Nuk po e kuptoj pse ka qenë dashur të zbardhet Neandertali. Sikur ka qenë lëkurë-bardhë??

    Haplogrupet, asnjëherë nuk i marr me seriozitet, ngaqë më tepër i besoj asaj që shoh me sy: Racave.'''''

    Nuk e kuptova pyetjen Testimo.
    Haplogrupet jane per tu marre seriozisht, sepse gjithe komuniteti shkencor i beson haplogrupeve. Greket kane vite qe perpiqen ti shfrytezojne per interesat e tyre, ne nuk mund te rrime me deshire injorante se nuk shkojme asgjekundi.

    Racat e sotme europiane jane produkt i ketyre 12 mije vjeteve te fundit, perfshire racen dinarike.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #7
    Nese ti e thua per te deshmuar inteligjencen e neandertalit, atehere harron se nese ata ishin fizikisht me te forte(sikunder pranohet) e njekohesisht me inteligjente do na kishin asgjesuar me kohe e me vaft.
    Pikerisht sepse eshte ashtu prandaj mbetet dhe mister shume i madh. Vellimi kranor (detyrimisht tru i madh) nuk ka sesi te anashkalohet me pyetjen justifikuese: pse u zhduken? Nese truri i tyre mesatar kishte nje vellim prej 500 cc me shume se njeriu i sotem kjo tregon dhe shkalle domethenese inteligjence. Ka ca teori qe thone se kishte ardhur koha qe neandertali duhej te zhdukej pasi dikca nuk ishte kryer drejt dhe duhej ndryshuar. Po kjo i perket tjeter teme dhe tjeter nenforumi.

    Racat e sotme europiane jane produkt i ketyre 12 mije vjeteve te fundit, perfshire racen dinarike.
    Per kete te fundit do me duhet vetem te buzeqesh dhe te perforcoj edhe njehere tjeter ne mendjen time bindjen sesa mendjengushte eshte shkenca e sotme

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Darius, tani perderisa ne nuk e kemi trurin 1900 cc e ti thua se ka teori qe thone se u zhduken per nje arsye tjeter, atehere fakt mbetet qe jane zhdukur.
    Tani mesa kam lexuar kafkat neandertalase japin ne shumicen e tyre 1400-1600 cc.
    Nese jane gjetur kafka 1900 , ashtu si tek ne, keta njerez jane idiote, edhe tek ata mund te kene qene idiote.
    Do isha shume i interesuar per nje link ku vertetohet se neandertali e kishte standartin 1900 cc.

    Kjo e fundit ne fakt eshte pasoje e teorise se haplogrupeve. R1a, R1B, E1b1b e J2 kane hyre ne Europe 12 mije vjetet e fundit, logjikisht kane ndikuar gjenetikisht ne formimin e racave moderne perfshire racen tone.
    Biles R1a e R1b jane haplogrupet kryesore(95% te meshkujve) ne Spanje e Britani e nderkaq irlandezet jane 'te kuq' ndersa spanjollet ezmera. Natyra ka bere te veten edhe 12 mije vjetet e fundit.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    Degjo ka dhe teori qe thone se kapacitieti kranor jo domosdoshmerisht eshte tregues inteligjence. Po keto jane perdredhjet e zakonshme kur nuk ka mundesi per ti dhene pergjigje disa pyetjeve qe ose devijojne nga linja zyrtare ose te cojne ne gjera te konsideruara te rrezikshme.

    Me kerkon informacion me link po une nuk i gjej gjerat qe shkruaj ketu neper links interneti. Per ate do te duhet te kerkosh vete.

  10. #10
    Njeriu i Neandertalit eshte shdukur te pakten 10-15 mije vjet me pare.
    Ku zhdukja i atribuohet kryesisht faktit qe nuk mundi te bashkejetoje me njeriun "sapiens" qe erdhi nga Afrika.
    Pra "konkurrenca" shpejtoi zhdukjen, por qe nuk mohoet fakti qe te kene bashkejetuar per te pakten 1000 vjet te dyja specjet.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Efekti krizë, ne USA banorët lënë shtëpitë dhe jetojnë në tenda
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 07:09
  2. CIA: Shqiptarët e Maqedonisë të vendosin ku duan të jetojnë
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 08:35
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 12:07
  4. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  5. Të konvertuar a ka ndonjë në forum?
    Nga drita në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •