Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1

    Thumbs up Biden: Jam i nderuar të jem mik i shqiptarëve

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka takuar të enjten zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, i cili është shprehur se ndihej shumë i nderuar të ishte mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe pranoi me kënaqësi ftesën e bërë nga kryeministri Berisha për të vizituar Shqipërinë.

    Në fillim të takimit, Berisha i shprehu Bidenit mirënjohjen e thellë, kënaqësinë e veçantë dhe nderin e madh për mundësinë që iu dha për të takuar zëvendëspresidentin amerikan – duke e cilësuar atë si “një mik të vyer të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

    Nga ana e tij, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden – siç bëhet e ditur në një komunikatë të Kryeministrisë shqiptare - u shpreh me ndjenja të përzemërta për këtë takim dhe tha se “ndihej i nderuar që ishte mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”.

    Administrata e re amerikane, u shpreh Biden, do të mbështesë plotësisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për ndërtimin dhe forcimin e një shoqërie demokratike dhe në rrugën e reformave integruese.

    Berisha ndërkaq, duke vlerësuar lart rolin dhe aktivitetin e zëvendëspresidentit amerikan, e ftoi atë për një vizitë në Shqipëri, duke u shprehur se kjo vizitë do të ishte një kënaqësi shumë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden. /Telegrafi/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 05-02-2009 më 16:16
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Obama injoron Berishën dhe Mediun
    Nga Tema

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shmangur tërësisht nga linja zyrtare e qeverisë amerikane dhe nuk ka mundur dot të shkëpusë qoftë dhe një foto duke i dhënë dorën në kalim Presidentit të SHBA, Barack Obama. Gazeta “Christian Science Monitor”, e cila bënte dje humor me takimet jozyrtare të Mëngjesit të Lutjeve, e përshkruante kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Haitit si dy njerëz që u torturuan duke qëndruar në radhë për t’i dhënë dorën presidentit Obama.

    Mëngjesi i Lutjeve, një ceremoni që është kthyer në traditë në Uashington të martën e parë të shkurtit që nga viti 1953, është një ceremoni jozyrtare dhe përdoret shpesh nga liderë botërorë për kontakte jozyrtare me qeverinë amerikane.

    Kryeministri Berisha, siç shihet dhe nga njoftimet e tij zyrtare, është injoruar në vizitën e tij në SHBA nga qeveria amerikane. Ai nuk ka bërë asnjë takim zyrtar në selinë e qeverisë amerikane. Të gjitha njoftimet e tij të shtypit janë lajme mbi takime në sallën e Mëngjesit të Lutjeve. Kështu, nëse citojmë faqen e tij zyrtare, mësojmë se ai ka pasur fat, se ka qenë në një rresht me Hillary Clinton dhe duket qartë përpjekja e tij për të pozuar duke bërë fotografi me të. Ai po ashtu ka takuar në hollin e Mëngjesit të Lutjeve senatorin Joseph Biden, dhe spikeren e Dhomës së Kongresit, Nancy Pelosi. Po aty Berisha ka takuar dhe senatorin John McCain.

    Të gjithë ata që kanë qenë në Mëngjesin e Lutjeve, e kanë të qartë se ceremonia është krejt e hapur dhe sivjet një biletë për të shkuar aty ishte në shitje 5 dollarë në internet.

    Fatmir Mediu është bashkëpunëtor i këtij komiteti organizator në Shqipëri. Udhëtimi i tij në Uashington së bashku me Berishën, në një vizitë jozyrtare, është parë si një karshillëk politik që dyshja Mediu-Berisha i bëjnë politikës zyrtare amerikane, e cila ka kërkuar hetim serioz për tragjedinë e Gërdecit, ku Berisha dhe Mediu janë fajtorë dhe përgjegjës.

    Duke parë qartazi përpjekjet e tyre për të përdorur një vizitë private në SHBA përmes fotove të bëra nëpër korridore të ceremonisë, qeveria amerikane duket se ka ulur nivelin e kontakteve zyrtare të Berishës me administratën, duke e anashkaluar tërësisht vizitën e dyshes Berisha-Mediu në SHBA

  3. #3
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    TemA
    no comment...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Flm z. Biden ke qene dhe do jesh i respektuar nga shqiptaret gjithmone per mbeshtejen qe i ke dhene ceshtjes shqiptare.


    Personalisht mendoj eshte turp qe kryeministri shqiptar shoqerohet ne Amerike nga nje njeri hajduto - kriminel qe eshte pergjegjes per vrasjen e 26 veta. Te sjellesh Mediun ne Washington D.C mbas asaj qe ndodhi ne Gerdec eshte marzi. Sdi se si ja ka prezantuar te tjerve Fatmir Mediun? Apo kujton Berisha se iku Bushi dhe amerikanet harruan ca u be ne Gerdec.


    Berisha nese nuk ndahesh nga krimi i Mediut ne Gradec athere je edhe ti i perlyer me gjak.

  5. #5
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    pavaresisht se jam kunder berishes dhe mediut ata atje dashur padashur perfaqesojn shqiperine dhe si te tille duhen respektuar.

    me vjen mire qe berisha ka takuar Biden qe njihet si mbeshtetes i kauzes sone dhe mik i shqiptareve.

    per mendimin tim berisha duhet te kish marre me vete LULZIM BASHEN qe ti kish prishur mendjen hilarit sic bente me kondolezen (gabim i berishes).


    mgjth shpresoj qe mbeshtetja amerikane per shqiptaret te vazhdoj me tej
    vari leshte

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    TemA

    Obama injoron Berishën dhe Mediun
    Nga Tema

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shmangur tërësisht nga linja zyrtare e qeverisë amerikane dhe nuk ka mundur dot të shkëpusë qoftë dhe një foto duke i dhënë dorën në kalim Presidentit të SHBA, Barack Obama. Gazeta “Christian Science Monitor”, e cila bënte dje humor me takimet jozyrtare të Mëngjesit të Lutjeve, e përshkruante kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Haitit si dy njerëz që u torturuan duke qëndruar në radhë për t’i dhënë dorën presidentit Obama.

    Mëngjesi i Lutjeve, një ceremoni që është kthyer në traditë në Uashington të martën e parë të shkurtit që nga viti 1953, është një ceremoni jozyrtare dhe përdoret shpesh nga liderë botërorë për kontakte jozyrtare me qeverinë amerikane.


    Kryeministri Berisha, siç shihet dhe nga njoftimet e tij zyrtare, është injoruar në vizitën e tij në SHBA nga qeveria amerikane. Ai nuk ka bërë asnjë takim zyrtar në selinë e qeverisë amerikane. Të gjitha njoftimet e tij të shtypit janë lajme mbi takime në sallën e Mëngjesit të Lutjeve. Kështu, nëse citojmë faqen e tij zyrtare, mësojmë se ai ka pasur fat, se ka qenë në një rresht me Hillary Clinton dhe duket qartë përpjekja e tij për të pozuar duke bërë fotografi me të. Ai po ashtu ka takuar në hollin e Mëngjesit të Lutjeve senatorin Joseph Biden, dhe spikeren e Dhomës së Kongresit, Nancy Pelosi. Po aty Berisha ka takuar dhe senatorin John McCain.

    Të gjithë ata që kanë qenë në Mëngjesin e Lutjeve, e kanë të qartë se ceremonia është krejt e hapur dhe sivjet një biletë për të shkuar aty ishte në shitje 5 dollarë në internet.

    Fatmir Mediu është bashkëpunëtor i këtij komiteti organizator në Shqipëri. Udhëtimi i tij në Uashington së bashku me Berishën, në një vizitë jozyrtare, është parë si një karshillëk politik që dyshja Mediu-Berisha i bëjnë politikës zyrtare amerikane, e cila ka kërkuar hetim serioz për tragjedinë e Gërdecit, ku Berisha dhe Mediu janë fajtorë dhe përgjegjës.

    Duke parë qartazi përpjekjet e tyre për të përdorur një vizitë private në SHBA përmes fotove të bëra nëpër korridore të ceremonisë, qeveria amerikane duket se ka ulur nivelin e kontakteve zyrtare të Berishës me administratën, duke e anashkaluar tërësisht vizitën e dyshes Berisha-Mediu në SHBA

    Sikur te ishte dy vjet perpara MERUA do vente titull tjeter ketu !! Ja kjo eshte media jone

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir merua qe ka gjetur grazhd te majme ne seli roze.. e na gezon me lajme te tilla.. po berisha cme vete me mediun ne washington..
    kjo eshte gaf e madhe..
    cdo mediu atje.. mua sme perfaqson me mediu per asgje..

    mediu perfaqson delijorgjin e ata torviollat e biznes-municioneve..
    pres qe pd ti terheq vrejtje berishes.. e ti thote.. jan nja 1 milion shqiptar qe do e meritonin te ishin shoqerues te tu ne washington o sali.. ku vajte gjete ate qe nuk meriton me asgje pervecse te shkoj ne gjyq per gerdecin ..

    kulmi.. me merr per lutje medi matrapazin e delijorgjit te edvinit..
    phaaa po plas..

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    sesi ka dal ai Sala aty ne foto , si karagjoz po me duket ajo ngerdhje apo e "qeshur". Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    Ja kjo eshte poshtersia e gazetarise ne Shqiperi. E ca kenaqesie ka qe dikush qenka talluar me nje shqiptar (qofte ky Berisha dhe qofte ky i urryer nga shume shqiptare)? Ferkohet barku se tallet nje shqiptar neper bote duke u krahasuar me presidentin e Haitit? Ja pse skemi per tu bere ndonjehere njerez ne. E shesim te paret lekuren tone dhe pretendojme rrespekt nga bota. Pfff! (vetem me 3 f per ata qe e kane zakon ta egzagjerojne).

  10. #10
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    TemA

    Obama injoron Berishën dhe Mediun
    Nga Tema

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shmangur tërësisht nga linja zyrtare e qeverisë amerikane dhe nuk ka mundur dot të shkëpusë qoftë dhe një foto duke i dhënë dorën në kalim Presidentit të SHBA, Barack Obama. Gazeta “Christian Science Monitor”, e cila bënte dje humor me takimet jozyrtare të Mëngjesit të Lutjeve, e përshkruante kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Haitit si dy njerëz që u torturuan duke qëndruar në radhë për t’i dhënë dorën presidentit Obama.
    Mgjs personalisht mendoj se Berisha eshte karagjoz i klasit te pare, gjithashtu eshte e padurueshme lehtesia me te cilen gazetaria shqiptare shtremberon informacionin, tregues militantizmit politik ne kurriz te objektivitetit profesional si dhe i konsiderates qe kane per publikun shqiptar=nje tufe delesh tuafe qe besojne cfare t'u japesh.


    10 sekonda kerkim ne internet shfaqin se Christian Science Monitor shprehet disi ndryshe (ne nje artikull normal, pa nota humori):
    Two firsts marked the gathering at the Washington Hilton. It was Mr. Obama’s first visit to a national prayer breakfast and international breakfast guests were said to be particularly interested in meeting him. And dignitaries did come to the breakfast from around the world. It was announced, for example, that the presidents of Haiti and the Philippines and the prime ministers of Albania and Macedonia were in the crowd.

    http://features.csmonitor.com/politics/2009/02/05/obama-prays-at-breakfast-launches-white-house-office-on-faith/
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 06-02-2009 më 21:59
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Te nderuar bashkeatdhetare !
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-03-2006, 19:13
  3. Përshëndetje të nderuar
    Nga ixtrem në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 05:06
  4. Qytetit tim te nderuar
    Nga Arval në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-06-2002, 16:27
  5. Bibla, Arkeologjia dhe Historia
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-05-2002, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •