Gustav Majer Dhe Albanologjia
Kontributi i studiuesve gjermanė nė studimet albanologjike
Shkolla gjermane, qė ka arritjet mė tė suksesshme nė fushė tė albanologjisė dhe njėri prej studiuesve mė tė shquar nga kjo shkollė, Gustav Majeri, janė tė lidhura ngushtė me fillimet e albanologjisė, me studimet e saj mė tė rėndėsishme nė tė gjitha kohėrat, me themelimin e albanologjisė si shkencė, dhe me shkallėn mė tė lartė tė studimeve tė saj nė ditėt tona. Mund tė thuhet kėshtu se: nė shekullin XV, kur gjejmė veprėn e parė pėr gjuhėn shqipe ndėr tė huaj, njė Fjalorth, qė sado i vogėl qoftė, e kemi trashėguar nga njė udhėtar gjerman, Arnold von Harff (1497); pėr shkak se nė shekullin XVI, nė mesin e disa veprave tė njohura qė flasin pėr gjuhėn shqipe dhe shqiptarėt, gjendet edhe vepra e njė studiuesi gjerman: Konrad von Gesner (1555); pėr shkak se, nė shekullin XVII, veē tė tjerash, kemi edhe njė lutje nė gjuhėn shqipe, tė cilėn e ka botuar Andrea Muller (1680); pėr shkak se, nė shekullin e XVIII njėri prej filozofėve mė tė mėdhenj gjermanė dhe evropianė tė kohės sė tij, Gottfried Wilhelm Leibnitz (1705-1715), ėshtė njėri prej popullarizuesve mė tė mėdhenj tė prejardhjes sė gjuhės shqipe, madje jo vetėm njė herė dhe nė njė rast, por pėr mėse njėzet vjet me radhė.
I po kėsaj kohe ėshtė edhe kritiku e filozofi i madh gjerman Johan Gotfrid Fon Herder (1744-803), si dhe historiani Johan Erih Tunman (1746-1778); nė shekullin XIX, disa prej studiuesve mė tė shquar tė gjuhėsisė evropiane, gjermanėt: Johan Christoph Adelung (1809), Christian Gottlieb von Arndt (1818), J.A.G. Schmidt (1822), Johann Severin Vater (1822), Karl August Anton Alfons Joseph Ritter von Xylander (1835), gjendet edhe studiuesi i madh gjerman Johann Georg von Hahn (1853-1855), i cili vuri bazat materiale dhe shkencore tė albanologjisė. Le tė kujtojmė se nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX vepron edhe studiuesi i njohur pėr zonėn mesdhetare tė Evropės, Jakob Philip Falmerajer (1790-1860).
Po i kėsaj kohe ėshtė edhe njėri prej historianėve mė tė mėdhenj tė kėtyre dy shekujve, Teodor Mommsen (1817-1903). Gjithė ky interesim dhe gjithė kjo punė pėr studimin e gjuhės shqipe edhe ėshtė pritur qė do tė kurorėzohet njė ditė me rezultate tė reja shkencore nė fushė, jo vetėm tė albanologjisė si shkencė, qė po linte, por edhe nė shkallė tė ballkanologjisė dhe tė indoevropianistikės nė pėrgjithėsi. Pėr tė ndodhur kjo nuk ėshtė dashur shumė kohė. Vetėm disa dhjetėvjetsha mė vonė, pra nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, ishte studiuesi i madh Franc Boppi (1855) dhe mė pas Gustav Majeri (1891), i cili do t’i vėrė bazat e shkencės tė albanologjisė. Puna shkencore e studiuesve gjermanė dhe austriakė nuk mbaroi me kėtė shkallė tė ngritjes sė dijes pėr albanologjinė.
Ata do tė shtohen, jo vetėm pėr nga numri i hulumtuesve, por edhe sipas fushės sė interesimit. Le tė kujtojmė kėtu punėn e madhe shkencore qė nė fillim tė shekullit XX e bėri Norbert Jokli (1916-1939), angazhimin e madh jo
vetėm shkencor, por edhe kulturor e kombėtar pėr shqiptarėt tė Maksimilian Lambercit; vlerat shkencore tė studimeve ilire nga profesori i gjuhėsisė krahasimtare Paul Kreēmer (1886-1956), le tė kujtojmė kėtu profesorin e historisė Hansjorg Frommer (1939-), filozofin dhe historianin Peter Robert Franke (1926), studiuesit, nga mė tė zellshmit nė ditėt tona: Herman M. Olberg, Wilfred Fiedler e Oda Buchholz, Norbert Boretzky etj.
Megjithatė, ata qė kontributin e studiuesve gjermanė e shikojnė vetėm nė njė kėnd dhe i qasen vetėm nga njė anė, nuk harrojnė tė thonė se: interesimi i shkollės gjermane pėr gjuhėn shqipe ishte i natyrės politike; i natyrės sė rastit, d.m.th. studiuesit gjermanė ishin marrė me albanologjinė falė pranisė sė tyre nė trojet shqiptare, e madje edhe kolonitė shqiptare, pėr aktivitete tė caktuara politike, tregtare, ushtarake etj; se pėr studiuesit gjermanė gjuha shqipe ishte vetėm njė trampolinė krahasuese me gjuhėt e tjera, pėr tė nxjerrė rezultate sa mė tė sakta nė shkallė tė gjuhėsisė indoevropiane etj. Prandaj, nė kėtė rast shtrohet nevoja qė interesimi i studiuesve gjermanė pėr gjuhėn shqipe, popullin shqiptar dhe pėr historinė e tij, tė trajtohet edhe nė aspekte tė tjera.
Jeta dhe vepra
Gustav Majer u lind mė 25 nėntor 1850 nė Gross-Strelitz, krahina e Silezisė sė Epėrme tė Gjermanisė. Ishte bir i njė nėpunėsi prusian. Mėsimet i filloi nė Gjimnazin e Opelit dhe i vazhdoi nė Universitetin e Breslaut. Tregoi interesim tė veēantė pėr studimin e gjuhėve tė lashta: pėr indishten, sanskritishten, latinishten e nė mėnyrė tė veēantė pėr greqishten. Nė fillim emėrohet asistent i gjuhėve tė lashta nė Gjimnazin e Gotės (1871), por vetėm pas njė viti emėrohet profesor i universitetit tė kėtij qyteti. Pas dy vjetėsh emėrohet profesor i gjuhėve tė lashta nė Universitetin e Pragės dhe mė 1877 emėrohet profesor i Gjuhėsisė indoevropiane nė Universitetin e Gracit, ku i vazhdoi studimet pėr greqishten e vjetėr, turqishten, dhe bėri njė punė tė madhe sidomos nė studimet albanologjike. Rezultat i studimeve tė tij nė fushė tė gjuhėve klasike, nė kėtė kohė, ėshtė studimi “Ndihmesė pėr teorinė e fjalėformimit tė greqishtes dhe tė latinishtes”.(1872)
Aktiviteti i tij si mėsimdhėnės dhe studiues nė Universitetin e Gracit, baza e gjerė e dijes shkencore qė kishte fituar deri mė 1877 dhe metodat e rrepta shkencore qė nė fushė tė gjuhėsisė shtroheshin nė fund tė shekullit XIX, bėnė qė horizonti studimor i Gustav Majerit tė kufizohej nė zona mė tė ngushta gjuhėsore. Interesimi i tij pėr gjuhėn greke, e cila nė studimet indoevropiane mbahej pėr gjuhė mis, nuk ishte i rastit, ashtu sikur edhe pėr gjuhėn latine, por as interesimi i tij pėr gjuhėn shqipe nuk mund tė thuhet se ishte njė rastėsi. Shqipja tashmė ishte bėrė fushė studimi nga shumė paraardhės tė tij, si: Lajbnici, Ksilanderi, Mikloshiqi, Hani, Shuhardi, e ndonjė tjetėr filozof, historian, arkeolog a gjuhėtar, dhe kishte zėnė vend tė qėndrueshėm nė familjen e madhe indoevropiane e nė bashkėsinė gjuhėsore tė Ballkanit, bashkėthemelues i sė cilės do tė bėhet edhe vetė Gustav Majeri.
Pėr ne kėtu ėshtė me interes tė thuhet se, ndryshe nga studiuesit e mėparshėm (historianė, filozofė, gjuhėtarė, etnografė, arkeologė etj.), Gustav Majeri me studimet albanologjike nuk do tė merret nė kontekst krahasues ose tė rastit, por edhe me studimet e brendshme tė shqipes. Aq mė shumė, Majeri do tė bėhet mbledhės, botues, studiues dhe sintetizues i folklorit, leksikut, tė folmeve, letėrsisė sė shkruar etj. Njė jetė tė tėrė do t’ia kushtojė albanologjisė, duke u bėrė kėshtu edhe themelues shkencor i saj.
Duke hulumtuar materiale pėr studimet greke nė Itali, Gustav Majeri u interesua edhe pėr gjuhėn, folklorin dhe letėrsinė shqiptare, prandaj tė njėjtin interesim e vijoi edhe gjatė hulumtimeve tė tij shkencore nė Greqi. Kėshtu, dy kolonitė arbėreshe, kolonia e arbėreshėve tė Italisė dhe kolonia shqiptare e arbėreshėve tė Greqisė, u bėnė nxitje e tij pėr gjuhėn, kulturėn dhe historinė e tyre, pėr tė cilat do tė punojė deri nė fund tė jetės sė tij. Studiuesit shqiptarė dhe tė huaj asnjėherė nuk e kanė vėnė nė pyetje karakterin thjesht shkencor tė interesimeve tė tij, mirėpo tash sė fundi nė njė analizė tė zgjeruar lidhur me studimet austro-hungareze pėr shqiptarėt, kanė vėnė re se interesimi i Gustav Majerit pėr gjuhėn shqipe dhe shqiptarėt, pas Kongresit tė Berlinit, nuk ka qenė i rastit.
Krijoni Kontakt