-
Gjendet në tokë nën akullin polar fytyra identike e asaj të Marsit
http://www.botasot.info/uploads/larg...1346622228.jpg
Gjendet në tokë nën akullin polar fytyra identike e asaj të Marsit!
Bota Sot | 02.09.2012 23:40
Share on facebook Share on twitter Share on email Share on jappy More Sharing Services
1
Frankfurt – Shkencëtarët gjermanë dhe amerikanë kanë gjetur një fytyrë prej guri nën akullin polar, i cili është identik me fytyrën e gurit në Mars!
Duhet theksuar se ky monument, është gjetur në Hënë, Venus dhe Neptun. Kjo gjë vërteton se njerëzit, apo qeniet të cilat i kanë krijuar ato, mund të kryenin udhëtime ndërpalentare para 500.000 vjetësh…
“Fytyrat” janë krijuar nga të njëjtat duar, pohojnë specialistët.
Provokimi, i cili na shqetëson tashmë është se kush i krijoi ato dhe pse?!
Dr. Philip Lentz dhe Dieter Horne, citon alb-observer.com, zbuluan fytyrën e gurtë, 3.500 këmbë nën shtresat e akujve polarë, gjatë procesit të një studimi sizmik në Antarktidë në muajin shkurt.
Karakteristikat e monumentit u regjistruan nga një aparaturë, e cila përdorë valë tingullorë për të hartografuar çarje gjeologjike nën sipërfaqen e tokës.
Këto karakteristika, në mënyrë të qartë pasqyrojnë fytyrën e zbuluar në mars, nga anija kozmike amerikane Viking në vitin 1976.
“Ndërkohë sonda të tjera kanë fotografuar fytyra në Hënë, Venus dhe Neptun, ndërmjet viteve 1975 dhe 1989 dhe sigrusht që janë të gjitha të njëjta”, u shpreh Dr. Lentz, i cili është profesor i gjeologjisë, në astronomi dhe fizik.
“Pyetja kryesore është, se sa fytyra e Antarktidës ishte monumenti i parë apo i fundit! Nëse ishte e para, mund të prosupozojmë se një civilizim i zhvilluar teknologjikisht ekzistonte në Tokë para 500.000-vjetësh, të cilët në vijim banuan dhe planetët e tjerë. Nëse është monumenti i fundit, duket e mundshme se jashtëtokësorët vizituan Tokën dhe ndoshta vijojnë të jenë këtu edhe sot. Ndoshta ne njerëzit, mund të jemi pasardhësit e tyre”, deklaroi Lentz.
Madje, Dr. Lentz Horne, po projekton një ekspeditë të dytë për në Antarktidë, pranverën që vjen për të mësuar më shumë rreth këtij monumenti interesant.
Gjithashtu, edhe vetë NASA po projekton një ekspeditë të sajën, e cila do të realizohet prillin e ardhshëm.
http://www.botasot.info/ndryshe/1845...saj-te-marsit/
-
-
Lajmi eshte pothuajse 4 vjecar dhe per me teper aspak i vertete. Eshte botuar fillimisht ne WorldWeeklyNews, nje burim aspak serioz dhe i njohur per lajme te rreme dhe sensacione qe i kalojne kufijte e qesharakes. Ka vetem nje fakt te vertete ne kete lajm, qe ne 2008, satelitet e NASA-s lokalizuan nje pllaje malore ne Antarktide e cila eshte pa akull dhe debore gjithe kohes.

Kjo eshte pamja e kapur nga satelitet dhe pervec asaj qe permenda, ska asnje anomali tjeter.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt