Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Misteri me emrin Kim Filbi

    55

    OPINION


    Misteri me emrin Kim Filbi

    29-12-2008 / Nga Armand Plaka


    Si pasojė e veprimtarisė tė vet tė ndėrgjegjshme, ai bėri tė ndryshoheshin edhe fatet e kombeve. Para pak viteve, ndėrsa fliste pėr dėshtimet mė tė mėdha e mė emblematike tė shėrbimeve sekrete britanike ndėr vite, ish-kryeministri Toni Blair, s’do harronte tė pėrmendte edhe “rastin shqiptar” nė vitet ’50

    Emri i tij do tė bėhej mė pas shumė i njohur. Mbi tė gjitha ai do tė shkaktonte shumė viktima si pasojė e veprimtarisė e ndikimit tė tij direkt qė bėri tė ndryshoheshin ndoshta edhe fatet e kombeve. Eksperimenti nė Shqipėri do tė dėshtonte dhe komunizmi do tė vijonte tė konsolidohej e tė ushtronte terrorin e vet pėr shumė dekada tė tjera. Para pak viteve, ndėrsa fliste pėr dėshtimet mė tė mėdha e mė emblematike tė shėrbimeve sekrete britanike ndėr vite, ish-kryeministri Toni Blair, s’do harronte tė pėrmendte edhe “rastin shqiptar” nė vitet ’50. Bėhej fjalė pėr planet angloamerikane pėr tė eksperimentuar - siē rezultoi mė vonė – kryengritjen e armatosur e rrėzimin e pushtetit komunist nė vendin mė tė vogėl, asokohe, satelitin mė tė bindur tė Moskės nė Europė. Jo vetėm nostalgjikėt komunistė sot nė Shqipėri, por edhe shumėkush tjetėr, pėr shkak tė orientimit, gjykimeve e paragjykimeve qė i kanė mbetur nė kokė nga ajo kohė, vazhdon t’i trajtojė ata qė sakrifikuan jetėn dhe rininė e tyre, ndėrsa hidheshin nė gojėn e Sigurimit, praktikisht drejt vdekjes sė sigurtė, si “diversantė” apo “kriminelė” dhe synimet e vetė angloamerikanėve, si kriminale; si ndėrhyrje apo pėrpjekje pėr tė rrėzuar me dhunė pushtetin “e zgjedhur demokratikisht” tė njė vendi sovran. Por me ē’ mėnyrė tjetėr mund tė rrėzohej njė pushtet qė vetėm demokratik nuk ishte, njė pushtet qė ishte ngritur mbi gjakun e qindra intelektualėve e kishte shkelur tė gjitha parimet mė themelore tė tė drejtave tė njeriut. Gjithsesi, kjo nuk pėrbėn objektin e kėtij shkrimi. Duke mos u zgjatur mė shumė, po pėrmend strumbullarin e dėshtimit tė pėrpjekjeve tė mėsipėrme: ish-agjentin e shėrbimeve sekrete britanike e mė pas atė tė KGB-sė, tradhėtarin e vendit tė tij, Kim Filbin. Mė konkretisht, duke iu referuar pėrfundimeve tė nxjerra nga njė libėr tė botuar nė Britaninė e Madhe me emrin "Restless" ( nė shqip: "Nuk gjen qetėsi") e me autor William Boyd (tetor 2006), do tė rrekemi tė sjellim fragmente ku autori tenton t’i japė pėrgjigje pyetjes se “pėrse Kim Filbi dhe shokėt e grupit tė tij veproi ashtu, duke tradhėtuar vendin dhe kauzėn e vet?” dhe t’ia lemė pastaj vetė lexuesve tė gazetės sonė, tė gjykojnė nėse autori ia ka arritur ta zbulojė misterin. Nga ana tjetėr aty zbulojmė edhe begraundin nė tė cilin u edukuan e shumė fakte tė tjera interesante qė kanė lidhje me jetėn dhe situatėn e atyre kohėve, duke na bėrė tė zhvendosemi dekada mbrapa e tė kthejmė edhe njė herė kokėn pėr tė zbuluar fenomene qė kanė tė bėjnė me sjelljen e karakterin njerėzor, qė kanė vlerė tė pėrjetshme.
    * * *
    "Shėrbim inteligjent shumė i kufizuar nė mundėsi... e madje nė disa aspekte shumė naiv, disa prej agjentėve tė tij janė vėrtet budallenj". Ky ishte edhe opinioni i njė rekruti tė ri pėr kolegėt tij nė shėrbimin sekret britanik nė fillimet e Luftės sė Dytė. Ai vazhdoi tė thoshte pa u kursyer: "Aty kishte xhentėlmenė tė rinj metropolitanė, arsimi i tė cilėve kishte qenė i shtrenjtė mė shumė se sa i thellė, dhe tė cilėt ishin rekrutuar nė baret e "White‘s and Boodles", e atje ishte dhe njė ish-polic indian... Nuk shquhej pėr ndonjė klas tė veēantė nė dhėnien e ideve. Paraardhėsi pak kishte dėgjuar tė flitej pėr tė; ndėrsa pasardhėsi i tij i shihte ata mė shumė si subversivė". Unė shpenzova shumė muaj nga koha ime vitin qė shkoi pėr tė shkruar romanin tim me titull "Restless - the story of a young woman" (nė shqip: Nuk gjen qetėsi - historia e njė gruaje tė re), duke punuar e gėrmuar shumė nė sirtarėt e arkivat e "biznesit" tė spiunazhit britanik - dhe gjeta disa analiza apo mendime qė ēojnė ujė nė zbėrthimin e kėsaj ideje. Jo mė shumė sepse organizimi qė ai pohon aty ishte i dobėt, por sepse kanė ekzistuar tė paktėn pesė agjentė tė dyfishtė britanikė nė shėrbim tė sovjetikėve. Emrat e tyre janė: Guy Burgess, Donald Maclean, John Cairncross, Anthony Blunt dhe superagjenti i famshmi Kim Philby, ngjitja e tė cilit nė shkallėt e hierarkisė sė shėrbimeve tė fshehta britanike rezultoi nė dhėnien si detyrė pėr tė, organizimi i operacioneve mė tė rėndėsishme tė pasluftės, pra mbiquajtjen e tij si personi "C". Duhet tė ketė qenė me tė vėrtetė njė sukses mė se i madh pėr Moskėn tė arrinte tė rekrutonte pėr llogari tė saj emra tė tillė kaq tė rėndėsishėm brenda radhėve tė shėrbimeve tė fshehta britanike. Dhe kjo deri diku u arrit nė mėnyrė tė pėrsosur pėr ta. Nė rrėfimet e pėrsiatjet e tij, autori i librit, William Boyd, thotė: Gjatė kohės qė po merresha me mbledhjen e fakteve e po shkruaja romanin tim, u bėra kurioz mbi kėtė fenomen qė kishte ndodhur me agjentėt e dyfishtė britanikė dhe kėrkoja tė gjeja arsye, se ēfarė i bashkonte ata, pėrveēse tradhtisė qė kryen ndaj atdheut. Tė gjithė u pėrkisnin shtresave tė mesme, apo tė larta tė mesme, ishin tė gjithė tė mirarsimuar me karriera solide profesionale e "tė situra" nė institucionet mė tė larta tė shtetit. Ata ishin anėtarė tė njė "establishment"-i e nė ēdo ēėshtje, kurrikula e tyre, vlera e tyre madhore, fjalimet e tyre, klubet qė frekuentonin, veshjet, koha e lirė qė kalonin dhe kėnaqėsitė e pafundme, tė bėnin tė mendoje se kjo nuk mund tė ndodhte kurrė. Nuk kishte asgjė nė dukje, nė sipėrfaqe, qė tė bėnte tė besoje se ata ishin ndryshe nga mijėra tė tjerė tė privilegjuar nė shoqėri, tė arsimuar nė "Oxford" e "Chambridge", qė punonin nė zyrat e "Foreign Office", apo nė shėrbimet diplomatike nėpėr botė e seksionet e BBC-sė. E megjithatė, disa prej tyre parapėlqyen me ndėrgjegje tė bėheshin agjentė nė shėrbim tė tė tjerėve e tė tradhtonin kėshtu atdheun e tyre, Mbretėrinė Britanike.

    Mund tė jepet edhe ndonjė arsye pėr tė besuar se nė vitet ‘30, kur hasen rekrutimet e para tė tyre pėr llogari tė sovjetikėve, apeli ideologjik i komunizmit prezantonte asokohe tė vetmen alternativė kundėr atij qė dukej se tashmė kishte marrė revanshin nė Evropė: fashizmit. Akoma mė shumė, shton autori, unė kam vėnė re gjatė studimeve tė mia se dyjėzimi i kėtyre njerėzve erdhi edhe si pasojė e dėshtimeve tė misioneve tė tyre e rėnies nė dėshpėrim, duke u ndeshur e akuzuar edhe pėr paaftėsi nga eprorėt e tyre (pėrjashto Filbin) - unė nisa tė ndjej se zelli ideologjik, thjesht nuk mund t‘i shpjegojė dot gjithė ato vite tė tyre nė njė jetė tė dyfishtė e plot dubiozitet fatal. Duhet tė ketė pasur ndonjė tjetėr motiv, jo thjesht "tėrheqja nga komunizmi" - e sidomos pas shokut shkatėrrimtar tė paktit sovjeto-nazist tė 1939. Sapo Stalini dhe Hitleri u bėnė aleatė, vetėm mendjet mė perverse asokohe mund tė besonin tashmė se kishte njė armik tė vetėm e tė vėrtetė, pra fashizmi. Tashmė e tutje armik ishte dhe Bashkimi Sovjetik. Torturat e mendimeve tė dyfishta nė Partinė Komuniste Britanike (CPGB) hasen nė dy kahje nė kėtė aspekt. "The Daily Worker", gazeta e partisė sė tyre, ka qenė mė se pacifiste dhe antinaziste, porse pas paktit tė 1939 u shua mė pas thuajse i gjithė ai vrull kriticizmi ndaj Hitlerit nė atė gazetė.
    Pastaj, kur Hitleri pushtoi Rusinė nė qershor tė vitit 1941, CPGB-ja u bė kėshtu sėrish antinaziste. Asnjė person i shėrbimeve inteligjente nuk mund ta merrte njė politikė tė tillė tė kthimit nga njė agjent i njė vendi nė njė tjetėr, dhe aq seriozisht. Aq mė shumė qė kėta "tradhtarė britanikė" jetuan nė njė shoqėri ku lulėzonte demokracia dhe secili prej tyre pėrfitoi nga privilegjet e ofruara pėr elitėn e tyre tė mirarsimuar. Ata nuk ishin tė detyruar apo tė lutur ta bėnin njė gjė tė tillė, dhe as viktima tė represionit tė korrupsionit shtetėror, as nuk kishin hasur nė pengesa nė plotėsimin e ambicieve tė tyre, tė bllokuar nė ēdo hap tė tyrin - kėshtu qė pėrse zgjodhėn tė tradhtonin atėherė?

    Rasti i Kim Filbit ėshtė ndoshta mė interesanti prej tyre. Filbi ishte njė njeri si gjithė tė tjerėt nė aspektin thjesht human, dhe shumė i aftė nė aspektin profesional e qė gėzonte kėsisoj respektin e tė gjithėve - kompetent dhe i zellshėm, i dekoruar pas luftės - dhe njė koleg e shok pune i sjellshėm e i shoqėrueshėm. E shoqja e tij e shihte atė si "njė bashkėshort tė shkėlqyer" dhe e klasifikonte martesėn e tyre si "perfekte". Ai kishte bėrė karrierė nė shtresat mė tė larta hierarkike tė shėrbimeve sekrete britanike brenda 10 viteve, mes viteve 1941-1951, pa bėrė kėshtu tė hidhej as edhe njė hije sado e vogėl dyshimi pėr veprimtarinė e tij nė shėrbim tė sovjetikėve. Hugh Trevor-Roper (autori i gjykimit me pasoja ndaj kolegėve tė tij tė pėrmendur mė lart), e njohu Filbin gjatė viteve tė luftės dhe e pėrshkruante atė si "njė person i jashtėzakonshėm: i jashtėzakonshėm pėr nga virtytet, pėr inteligjencėn e shfaqur, i sofistikuar e madje, edhe realist".

    Nė 1951, pas fluturimit tė Burgess dhe Maclean drejt Moskės, Filbi ishte i detyruar tė hiqte dorė nga puna nė shėrbimin e fshehtė, nga keqardhja pėr kolegėt e tij, pasi ai kishte qenė shok i ngushtė me Burgess, njė shoqėri kjo qė ai refuzoi t‘i jepte fund. Madje ai shihej si njė simbol i pėrkushtimit e i besnikėrisė shoqėrore. Nuk u ngrit pėr tė protestuar kundėr gjykimit, dhe mė pas ai u rifut nė shėrbimin e fshehtė pas disa vitesh, nė njė rol mė tė vogėl (nė Bejrut) para se pėrfundimisht tė arratisej drejt Moskės nė vitin 1963 - me shumė gjasa sepse njė agjent sovjetik ishte shumė pranė zbulimit tė identitetit tė tij tė vėrtetė.
    Askush nuk e dinte realisht se pėr sa vdekje, tortura e burgosje ishte pėrgjegjės Filbi. Numri i tyre, me shumė gjasa, shkonte nė qindra. Pėr shembull, agjentėt britanikė dhe korrierėt e dėrguar nė Shqipėri e Ukrainė pėr tė organizuar kryengritje e revolucione anti-komuniste pas luftės, u dekonspiruan e u kapėn tė gjithė, e si rrjedhojė u ekzekutuan falė paralajmėrimeve e sinjaleve qė vinin nga Filbi. Nė Uashington, nė fund tė viteve 1940, ai ua kaloi tė gjitha materialet sekrete qė kalonin nė tavolinėn e tij tė punės rusėve - analizat mė tė dobishme mbi kapacitetet nukleare tė Amerikės. Dikush mund tė argumentojė se informacionet e Filbit ishin instrumentalizuar nė dhėnien zjarr tė Luftės sė Koresė e krizėn e raketave nė Kubė. Ai ishte njė agjent i dyfishtė ekstremisht efektiv e i rėndėsishėm. Trevor-Roper ishte vėrtet i habitur (aq i habitur isha..) kur kuptoi se duhej ta rikonsideronte karakterin e Filbit e tė pėrpiqej kėsisoj tė luftonte tashmė me faktin se shoku i tij kishte qenė njė tradhtar. Ai shkroi njė seri artikujsh nė vitet ‘60-tė, pas largimit pėrfundimtar tė Filbit drejt Moskės, duke e analizuar thellė kėtė ēėshtje. Si mund tė shndėrrohej njė njeri si Filbi nė njė tradhtar kaq tė suksesshėm? Si i kishte besuar atij ēdokush qė takohej pėrgjatė kėtyre viteve? Si mund tė ishte ai kaq besnik ndaj njė shteti kaq brutal e tiranik si Rusia e Stalinit? Duke kėrkuar pėrgjigje ndaj kėtyre pikėpyetjeve, Trevor-Roper pėrpunoi njė tezė qė ka gėzuar nė fakt shumė rezonancė e qė lidhej me idenė se komunizmi kishte krijuar te Filbi njė formė tė "vdekjes apo mpirjes sė trurit", qė ai "e kishte pirė nga grali i droguar me ide tė sėmura i njė kishe sekrete". Unė thjesht nuk e gėlltis tė gjithė kėtė, pasi pėr mė tepėr, Filbi nuk ishte i vetėm, thekson autori i botimit mė tė fundit nė Britaninė e Madhe qė merret me ēėshtjen "Philby & Co". A jemi ne tė gatshėm tė pranojmė se katėr tradhtarėt (agjentėt e dyfishtė) e tjerė britanikė, kishin gėlltitur gjithashtu racione nga "ky gral me drogė" dhe e kishin toleruar kėtė tė ashtuquajtur "vdekje e mendjes" (death of the mind)? Ndoshta vetėm njėri prej tyre kishte mundur, por sigurisht jo tė pestė. Unė mendoj se pėrgjigjet pėr kėtė ēėshtje tė veēantė shtetėrore britanike gjenden diku gjetkė.

    Duke kėrkuar shpjegim, unė krijova nė romanin tim njė stil tradhtari tė Filbit, por njė njeri qė nuk ekspozohet kurrė si Filbi, dhe duke vepruar kėshtu, mua mė duhej tė konsideroja tė gjitha arsyet se pėrse njė karakter kaq pozitiv e i ndihur nga fati nė vendin e tij tė lindjes, do tė pėrpiqej me kaq zell ta tradhtonte atė. Aty, mė duket mua, thekson autori William Boyd, gjenden dy arsye tė diskutueshme qė e shpjegojnė sjelljen e kėtyre tradhtarėve britanikė dhe nė veēanti atė tė Filbit. E para mund tė pėrmblidhet nė sentencėn e famshme: "Nėse ke qenė njė herė spiun, mbetesh gjithmonė i tillė". Edhe nėse zelli ideologjik tė merr me vete e tė shndėrron nė njė agjent tė dyfishtė, do tė ishte shumė e vėshtirė kur ai zell vdes, apo kur zėvendėsohet me njė vizion mė tė qartė, mė pragmatist, qė tė shtyn tė dalėsh prej tij. Jo vetėm se kjo ėshtė njė ēėshtje e potencialit tė skalitur fort nė mendje (ėshtė shumė e vėshtirė tė dorėzohesh si tradhtar) por mė pas bėhet, me fjalė tė tjera, le tė themi "njė zakon i mendjes", njė jetė e dyfishtė qė duket mė se natyrale pėr tė drejtuar nė jetė njė njeri.
    Ka shumė arsye se pse njerėzit tradhtojnė vendin e tyre. Njėra mund tė jetė hakmarrja, apo njė nėnkategori qė ka lidhje me hakmarrjen e qė mė saktė quhet "urrejtje". Tradhtia e ndėrgjegjshme e vendit tėnd do tė thotė njė lloj urrejtje pėr vendin tėnd dhe nė shembullin e dhėnė nga Blunt, ne mund tė pėrftojmė njė ide mė tė saktė mbi karrierėn e jashtėzakonshme e personalitetin e Kim Filbit. Filbi vetė, kur u intervistua nga njė gazetė britanike pas largimit tė tij nė Moskė nė 1963, tha se ai e shihte veten si njė "anglez i pakthyeshėm e i plotė dhe se Anglia ishte njė vend i mrekullueshėm". I pyetur se pse ai pra tradhtoi kėtė vend tė mrekullueshėm, ai tha se i pėrmbahej idesė sė njė "pėrbuzjeje humane" pėr "disa fenomene tė pėrkohshme qė e penguan Anglinė tė ishte vetvetja". Ky ėshtė dhe pohimi themelor qė shpjegon edhe tradhtinė ndaj vendit tė vet tė Filbit, dhe pėr mė shumė pėrdorimin e termit "Anglia" dhe "anglez", i cili ėshtė shumė i hasur - gjuha e mosreflektimit pėr sistemin. Kėtu gjendet edhe lidhja me lėkundjen e lėvizjen plot kėmbėngulje, tė suksesshme e tė papritur tė Filbit. Ai e quan atė "pėrbuzje humane", por unė mendoj se "pėrbuzja" do tė ishte mė e pėrshtatshme. Me vetėsigurinė e tij "tė panjollosur", ai i sheh pasurinė e shenjtėrimin e botės nė tė cilėn ai u lind (le tė kujtojmė pra dhe njė herė gjykimin e rreptė qė i bėri dikur edhe Trevor-Roper, eprorėve e miqve tė tij) dhe zbulon se ai (Filbi) nuk ndjente asgjė pėrveē pėrbuzjes tashmė pėr tė. Nė tė tilla rrethana, ndonjėherė ėshtė shumė mė e lehtė ta urresh vendin tėnd, se sa ta dashurosh atė.

    Se ēfarė bėri njė njeri me emrin Kim Filbi (Kim Philby) nė njė situatė tė tillė, kur ndodhej aty pranė e ndjente njė ndjenjė pėrbuzjeje nė rritje? Ēfarė opsionesh ekzistojnė? Shfrytėzim deri nė pikėn e fundit, refuzim, dorėzim, njė formė largimi, arratie apo dhe tradhtie? Filbi dhe shokėt e tij tė privilegjuar tradhtarė e bėnė megjithatė vetė zgjidhjen e tyre asokohe.

    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 07-01-2009 mė 12:00

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Kim Philby gjate kohes qe qendroi ne BRSS asht marr me ni mision tjeter , KTHIMIN E RUSOHEBRENJVE NE IZRAEL

    Megjithat ky metet armiku ma i madh i kishes katolike dhe komit gjermon

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION
    Filbi, vrasėsi i desantėve shqiptarė dhe vdekja e tij si i mallkuar
    28-12-2008 / Nga Kostaq Xoxa


    Shqiptarėt ia kanė dėgjuar emrin kėtij aventurieri komunist, mė shumė se mjaft komunistėve tė tjerė angloamerikanė qė u kanė sjellė dėme tė pallogaritshme vendeve tė tyre. Megjithatė po i japim njė biografi pak a shumė mė tė hollėsishme lexuesit tonė pėr tė nxjerrė dy pėrfundime: Sė pari, se komunistėt nuk nuk kanė atdhe (siē ėshtė shkruar nė “Manifestin Komunist”). Sė dyti: se atyre nuk u duhet besuar kur bėjnė sikur janė njerėz tė detyrės nė funksione tė larta shtetėrore. Kjo e dyta ka njė aktualitet tė fortė nė ditėt e sotme, kur majtizmi ynė ndėrroi emrin dhe lėkurėn, por nuk i braktisi nė fatin e vet kontingjentet e krimit tė PPSH-sė, tė cilat i ruajti brenda PS-sė. Dhe tani po i mbron, duke i bėrė edhe karshillėk demokracisė, qė t’i ketė si urdhėrues, nėn komandėn majtiste. Majtizmi ynė, i ndryshėm nga ēdo formacion nė vendet euroatlantike, e quan si bjerrje tė forcės e tė dhunės sė vet, lėshimin e posteve tė rėndėsishme nga ana e elementėve tė komprometuar nė kohėn e diktaturės. Proceset demokratike kanė qenė njė gur prove dhe njė vijė demarkacioni pėr tė dalluar ithtarėt e demokracisė nga nostalgjikėt qė e qanė shpėrbėrjen e diktaturės. Nuk mund tė dalin ata qė u rreshtuan me forcat regresiste tė R. Alisė, ata qė ishin veprimtarė me propagandė, me shkrime nė gazetė dhe me impenjim nė ruajtjen e statujave tė E. Hoxhės, e tė na vetėprezantohen si tė devotshėm pėr njė demokraci tė vėrtetė.
    *
    Harold Adrian Rassell Filbi (i quajtur Kim) (1912-1988). Agjent sekret britanik dhe, qė prej vitit 1963, sovjetik. Gjithmonė komunist, ai punoi pėr KGB-nė, kur ishte nė aparatet ushtarake, nė trupin diplomatik dhe nė shėrbimet e fshehta tė Anglisė. Ėshtė e gabuar bindja e disave qė Kim Filbi kishte qenė njė agjent britanik i cili, nė njėfarė kohe dezertoi: nė tė vėrtetė kishte qenė njė kounist i vendosur, kurdoherė nė shėrbim tė BRSS-sė. Nga 1936-a gjer nė vitin 1963, ishte njė agjent me lojė tė dyfishtė qė punoi pėr B.Sovjetik, duke pėrfituar nga shumė poste qė kishte pasur nė administratėn e vendit tė tij. Qė nga viti 1963, - viti kur u zbulua tradhtia e tij, - ai dezertoi dhe ia mbathi pėr nė Moskė, ku qėndroi gjer nė ditėn e vdekjes, nė vitin 1988. Nė Moskė punoi pėr KGB-nė, si instruktor. Filbi nuk qe anglezi i vetėm qė punoi pėr B.S. nė ato vite: Ai ishte njėri prej tė Pesė Yjeve, tė quajtur Cambridge Five: Donald MacLean, Guy Burgess, Anthony Blunt, John Caircross dhe vetė Filbi. Kėta ishin tė rinj familjesh tė pasura dhe tė rėndėsishme nga ana e pozitės shoqėrore tė cilėt, qė nė kohėn e studimeve, kishin pėrqafuar kauzėn e komunizmit. Tashmė, nga pozicione tė larta nė shėrbimet e fshehta tė vendit tė tyre, u dėshmuan se qenė, njėherėsh, agjentė tė shėrbimeve sekrete tė BS-sė gjer nė dezertimin e hapur, duke u arratisur nė Moskė. Duhet thėnė se ndėr tė pestėt, ishte Filbi ai qė i krijoi dėmet mė tė mėdha Anglisė dhe Aleancės Atlantike. Sepse Filbi i kishte dėrguar B.Sovjetik, pėrgjatė 27 viteve dhe duke qenė nė njė gjendje operative tė nivelit tė lartė nė Angli, informata shumė tė rėndėsishme, qė i shkaktuan bllokut perėndimor humbje mjetesh tė mėdha dhe zbulimin e agjenteve qė punonin pėr vendin e tyre.
    *
    Studimet dhe aktivitet e para tė spiunazhit. Filbi lindi nė Indi. I ati, Xhon Filbi, ishte diplomat dhe eksplorator, si edhe njė studiues i kulturės orientale, i konvertuar nė mysliman. Ndėrmjet detyrave tė tjera, ishte kėshilltar i mbretit saudit, al Saud. Nofkėn Kim e mori nga njė roman i Rudyard Kiplingut. Studimet universitare i kreu nė Angli, nė histori dhe nė ekonomi. Qė nė kėtė kohė u bė admirues i komunizmit. U vu nė kontakt me oficerėt e Kominternit, nė Vjenė. Fillimisht punoi nė Federatėn Botėrore pėr Ndihmėn e Viktimave tė Nazizmit, me qendėr nė Paris. U rekrutua drejtpėrdrejt nga GPU-ja. Dhe si oficer ndėrlidhjeje pati, sė pari, Arnold Dojēin; pastaj Teodor Mejin dhe Aleksandėr Orlovin (qe dezertoi nė Shtetet e Bashkuara, nė vitin 1938). Nė vitin 1933, pas marrjes sė fuqisė nė Gjermani nga Adolf Hitleri, Filbi u dėrgua nė Vjenė pėr tė ndihmuar refugjatėt gjermanė qė arratiseshin prej nazizmit. Atje u takua me Liza Fridmanin, njė ēifute gjermane me tė cilėn u martua. Atė e pruri nė Angli, pėr t’ia shpėtuar jetėn. Por kjo martesė nuk zgjati shumė. Nė vitin 1936, me porosi tė Moskės, Filbi krijoi njė pėrfytyrim kinse filonazist dhe filloi tė rrinte me grupet politike britanike, qė ishin simpatizantė tė Gjermanisė hitleriane: Nė faqet e gazetės Time, bėnte komente tė Luftės sė Spanjės, me pėrmbajtje filofrankiste. Pėr llogari tė sovjetikėve bėri edhe shkėmbime letrash dashurie qė fshihnin ndėrmjet rreshtave informata tė fshehta. Letrat i dėrgoheshin njė vajze qė banonte nė Paris, nė rrugėn Grėnelė, tė cilėn nuk e njihte fare. Shumė kohė mė pas, zbuloi tėrė inat se kėto letra i vinin taze ambasadės sovjetike, gjė e cila mund tė rrezikonte zbulimin e lojės sė tij. Nė vitin 1937 Filbi pati edhe njė dekorim nga Frankua: Automobili me tė cilin udhėtonte me tre gazetarė tė tjerė u qėllua nga njė granatė dhe vetėm ai shpėtoi, ndonėse i plagosur. Kur e mori vesh Franko, e dekoroi pėr “kurajėn” e tij.
    *
    Hyrja nė spiunazhin britanik.- Nė vitin 1940 Guy Burgess-i, nė atė kohė funksionar nė sektorin D (Dezinformim) tė SIS-it (Shėrbimi i kundėrspiunazhit tė jashtėm, qė pastaj u quajt M 16), e paraqiti Filbin me Mazhorķ Maxse-n, funksionare nė kėtė shėrbim, qė e rekrutoi si agjent tė fshehtė. Kur seksioni u prish dhe Burgess-i u largua nga shėrbimi, Filbi, i bėrė zanatēi nė humbje gjurmėsh dhe nė pėrhapje lajmesh pėr njė flamur tjetėr, u bė shefi i seksionit pėr punėt hiberike (Spanjė, Portugali, Gjibraltar dhe Afrikė). Nė kėtė detyrė u bė usta, duke ia arritur qė tė neutralizonte njė plan nazist sabotimi kundėr anijeve britanike. Fitoi, kėshtu, besimin e shefit tė tij, Stjuard Menzis, i cili nė vitin 1944 e bėri kryetar tė seksionit XI tė sapokrijuar, qė kishte si objekt Bashkimin Sovjetik. Si agjent sovjetik, Filbi nuk mund tė kėrkonte mė mirė se kaq. Gjithēka shkoi pėr bukuri, gjer nė gushtin e vitit 1945, kur Kostandin Volkovi, oficer i NKVD-sė, vendosi qė tė dezertonte pėr nė Angli, me premtimin se do tė nxirrte emrat e agjentėve sovjetikė qė punonin si nė shėrbimin sekret, ashtu edhe nė ministrinė e Jashtme britanike: pėr arsye tė punės qė ushtronte , lajmi i erdhi nė vesh edhe Filbit i cili, me anė tė njė dredhie, arriti qė ta paralizojė Volkovin, i cili nuk mundi tė bėhet i dėmshėm pėr tė, sepse u bllokua mė Moskė
    Paslufta - Nė vitin 1946 Filbi u ngrit edhe mė tepėr nė pėrgjegjėsi. Nė kėtė vit u caktua nė ambasadėn britanike nė Uashington, si oficer i ndėrlidhjes me CIA-n e sapo krijuar. Filbi u dėrgua nė Amerikė sepse sitemi i dekodifikimeve anglo-amerikane Venona kishte zbuluar njė rrjedhje lajmesh pėr instalimet bėrthamore dhe Filbi u ngarkua me detyrė pėr bashkėpunim pėr identifikimin e tradhtarit. (Shėnim: ngarkohet tradhtari tė zbulojė tradhtarėt! - K.X.). Nė tė vėrtetė ai e lajmėroi tradhtarin Maclean qė t’ia mbathte se ishte nė prag tė zbulimit! Dhe Maklini u bė erė dhe flututoi drejt e nė ...Moskė! Por ja qė i erdhi radha edhe vetė Filbit: Shoku i tij i Kembrixhit, komunisti i degjeneruar Burgesi, i alkoolizuar dhe homoseksual, edhe ai i ngarkuar nė organet e zbulimit britanik, i ēoi njė lajm Filbit se, pas tradhtisė sė Maklinit, kishin rėnė nė gjurmėt e njė dokumenti qė bėnte fjalė pėr njė “Njeri tė tretė” nė radhėt e spiunėve qė bėnin lojė tė dyfishtė, duke qenė tė lidhur me KGB-nė. E ky Njeri i tretė ishte pikėrisht Filbi! Tani jemi pak a shumė nė gjysmėn e aktivitetit nė favor tė spiunazhit sovjetik nga ana e Kim Filbit. Dėmet qė i ka sjellė ky njeri vendit tė vet kanė lidhje edhe me njė veprimtari nė Kanalin e Suezit. E dėmshme pėr interesat e vendit tė tij ėshtė edhe bashkėveprimtaria me Rotēildin miliarder dhe me tė shoqen e tij komuniste (!) , bashkėveprimtaria me Xhorxh Blejkun, si edhe mjaft shėrbime tė tjera nė dobi tė B.S. Pėr fat tė keq tė shqiptarėve qė ua bėri pré grykave tė kallashnikovėve tė komunistėve tanė, i shpėtoi njė kurthi dhe njė dėnimi tė meritueshėm dhe, i fshehur si mish i therur nė anijen-frigorifer “Dolmatova”, pėrfundoi nga Libani nė Moskė, mė 23 janar tė vitit 1963. Nė Moskė ai mori vesh me njėfarė zhgėnjimi se nuk do tė ishte kolonel i KGB-sė, siē mendonte, por njė agjent i thjeshtė me emrin nė kod Tom. Pėr dhjetė vjet rresht u mbajt jashtė instancave tė larta tė spiunazhit sovjetik. Nė atė kohė ia mori tė shoqen amerikane shokut tė vet tė tradhtisė, Maklinit, Melindėn, me tė cilėn u nda mė pas. Me ndėrhyrjen e Oleg Kaluginit sikur mori njė vend mė pėr tė qenė, por kishte marrė fund si njeri. Vetė Olegu e kishte quajtur ”njė relikt tė qenies njerėzore” dhe ishte shprehur: “... Ajo siluhetė e kėrrusur ecte duke u mbajtur mureve. Qelbej era vodkė, ecte duke murmuritur diēka tė pakuptueshme nė njė rusishte pėr ibret”. Iu dha alkoolit pėr poshtėrimin qė ndjeu kur kuptoi se nuk iu njoh sa duhet kontributi qė kishte dhėnė pėr kauzėn sovjetike (duke dėmtuar atdheun e vet, - K.X.). Vdiq nė vitin 1988 nga njė infarkt.
    *
    Ajo qė dinė mirė shqiptarėt ėshtė se Kim Filbi lajmėronte shėrbimet sovjetike pėr zbarkimet nga ajri qė do tė bėnin desantėt shqiptarė. Menjehėrė KGB-ja i njoftonte Sigurimit koordinatat e sakta tė vendit ku do tė hidheshin diversantėt, si edhe orėn e pėrpiktė tė hedhjes sė desantėve shqiptarė, qė do tė luftonin kundėr regjimit komunist. Doemos qė njė luftė e tillė e pabarabartė do tė shkaktonte eliminimin e kundėrshtarėve tė regjimit komunist tė Tiranės. Por propaganda komuniste nuk pushoi sė ngrituri nė njė lavdi marramendėse kėtė fitore tė Partisė, me shokun Enver nė krye.
    Sot majtistėt ekstremė, ndonėse tė shtirė si demokratė, nuk e maskojnė dot urrejtjen e tyre ndaj fjalės “diversant”, sikur kėta nuk donin ta afronin ditėn e demokracisė, tė cilėn majtistėt mėtojnė se e pėrfaqėsojnė!
    Disa prej tyre veēse nuk kanė gjė nė dorė. Se do tė ishin bash si Kim Filbi!

    ...

    55

  4. #4
    Sa pa fat kemi qene. Gjithmone sa here lexoj per Filbin kjo me vjen nder mend. Sikur mos te kishte qene ai, ndofta ata nacionaliste qe zbarkonin nga ajri dhe deti mund te kishin arritur te organizonin nje kryengritje te mjaftueshme per te qerruar Hoxhen me shoke nga ai vend dhe ndofta sdo ta kishim patur fatin e zi te duronim zgjedhen e pushtave te kuq per 50 vjet. Po mesa duket nganjehere gjerat jane te shkruara.

  5. #5

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    U kujtua shume vone Perendimi per ne. Sna ra lapsi me heret ne projektet e tyre.

Tema tė Ngjashme

  1. Katekizmi i Krishterė Orthodhoks
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  2. Cfarė ėshtė MISTERI?
    Nga Albo nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 20:52
  3. Misteri i Priftėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 04:15
  4. Misteri i Kishes dhe Eskatologjia
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2003, 09:22
  5. Misteri, tonelata peshk i ngordhur nė Velipojė
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2003, 03:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •