-
Cfar po ndodh me temat ?!!
Para ca kohesh me shlyeshin temam ngase sipas atyre qe is shlynin ato tema ishin te hapura ne forum te gabuar.
Dhe sipas regullores, nqs je musliman dhe deshiron te hapesh nje teme lidhur me fene islame, vendi i duhur ose i pershtatur per te hap ate teme eshte nenforumi musliman.
Kete po beja edhe une , hapa temem tek nenforumi musliman, teme kushtuar nje luftari briljant , i cili gjate tere karieres se tij ne te cilin pati mbi 200 beteja nuk humbi asnje beteje,
Ky luftetar ka qene musliman , behet fjale per Khalid Ibn Walid ( i quajtur nga besimtaret musliman te asaj kohe "Shpata e Zotit").
Po nejse , ajo qe ndodhi eshte se ne teme u futen sa tipa anti islamik dhe i dhane temes kahje te gabuar duke filluar te ofendojne njeri tjetrin ashtu sic bejne femijet.
Pik se pari ajo qe me pengon mua eshte se, ajo teme sikur te kishte pas ndonje qellim propagande do ishte hapur ne ndonje forum tjeter, e jo tek forumi musliman,
se dyti ate qe diskutojne neve mbrenda forumit musliman te pakten sipas regullores se forumit , eshte e drejta jone , njelloj sic kane te drjete kristijanet te diskutojne ate qe kane qef ne forumet e tyre.
Dhe se treti ne vend qe tema te pastrohet nga postimet banale, tema shlyhet!!!
Dhe jam i sigurte qe nuk ekziston dore muslimani ta shly ate teme, andaj cjane keto pergjigje "rregullorja e forumit" "rregullorja e dreqit" kur qarte shihet se ne kete forum ekziston vetem nje rregullore " ajo e qefit dhe interesit" personal.
GV_USA
-
-
Gostivar tema te eshte fshire nga une per tre arsye te medhaja:
1. Hapur komplet ne nenforumin e gabuar
2. Tre shkrimet hapese te temes, carcaf te gjata, ishin ne gjuhe te huaj
3. Nga kater faqe qe kishte tema, faqja 2 dhe 3 ishin te mbushura me sharje, ofendime dhe sherre fetare
Tema e hapur prej teje i kushtohej nje strategu ushtarak islamik por kjo ska te beje fare me fene por me historine. Plus problemi me i madh me kete teme eshte materiali ne anglisht. Lexova komentet e tua qe smund te perktheje 3 faqe ne anglisht se do duheshin 3 dite per kete pune. Kete e kuptoj por mos harro se ky eshte Forumi Shqiptar dhe lexuesit jo te gjithe dine anglisht. Mos kujto se une apo te tjere qe postojme materiale te perkthyera prej vete nesh ketu kemi kohen me bollek per ta shpenzuar kot. Por kur merr persiper percjelljen e nje informacioni ai duhet bere ne menyren e duhur dhe sipas rregullave te forumit.
E katerta dhe e fundit, ne ate teme lexova admirim dhe perdellim per nje personazh fare te parendesisshem per ne si popull shqiptar dhe sharje nga me te turpshmet dhe banalet si dhe nje percmim te neveritshem ndaj Gjergj Kastriotit. Kjo mjafton qe ajo teme te perfundoje ne kosh, madje dhe me shume se kaq. Ty si shqiptar dhe hapes teme nuk te pashe asnje lloj pozicionimi pozitiv ndaj uljes dhe ofendimit qe i behej njeres prej figurave me te shquara te popullit tone e cila konsiderohet dhe eshte krenaria jone kombetare. Pashe merakun tend si e si te mos cenohej heroizimi i strategut islamik qe as na ka lidhur gje, as e kemi studiuar dhe as na ka interesuar ne historine tone dhe nuk lexova asnje qendrim korrekt ndaj thirrjeve histerike kunder Gjergj Kastriotit, madje dhe kur fyerjet kalonin cdo lloj kufiri. Une se marr vesh si guxoni ju ti thoni vetes shqiptar kur merrni neper kembe figurat me te shquara te ketij populli. Si guxoni ju te vini ne nje sofer shqiptare e ngritur per te promovuar dhe dokumentuar faqet dhe figurat me te ndritshme te ketij populli, hidhni balte, talleni, percudnoni madje dhe perdhunoni ndjenjat kombetare te nje komuniteti te tere dhe pretendoni per shkelje te drejtash, censure dhe mungese lirie ne te shprehur? Duhet ta konsideroni veten me shume fat qe jo vetem nuk ju pengohet e drejta e fjales por edhe qendrimi i stafit administrativ eshte shume i bute dhe tolerant ndaj nje kategorie antaresh qe spo lene gur pa levizur dhe vrer pa vjelle ndaj ketij kombi. Per te saten here te bej thirrje ty (qe te them te drejten kam patur mendim se ke tjeter botekuptim dhe respekt ndaj figurave kombetare) qe te hiqni dore njehere e mire nga kjo propagande e ndyre. Hiqni dore nga vjellja e vrerit dhe percimi qe shprehni haptaz kunder heronjve kombetar. Nuk eshte nje komunitet e popull i tere ai qe do ju pershtat ju dhe ekstremizmit e histerizmit tuaj arabo islamik. Jeni ju ata qe nese nuk arrini dot te beheni pjese e ketij komuniteti atehere shkoni e gjeheni veten tuaj neper forume shqipefoles ku shahet cdo vlere shqiptare, cdo tradite e kostum dhe aty jeni te lire te villni vrer me kova pa ju shqetesuar kush. Pra se keni me vendin ketu ne mes nesh. Nje njeri pa shtylle kurrizore nuk e mban dot trupin drejt. Dhe fatkeqesisht kjo juve ju mungon.
-
-
Materialet historike, qe nuk kane lidhje me fene islame, mund ti postosh tek forumi i historise. Nese jane ne gjuhe te huaj, perktheji dhe hidhi ne forum te perkthyera ne shqip.
Albo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt