Shpesh herë gjej veten të përhumbur, dikush më flet unë nuk e dëgjoj, dikush më kalon përpara syve, unë nuk e shoh. Kjo besoj ju ndodh të gjithëve në raste të caktuara. Prandaj, mund edhe të themi që ne nuk dëgjojmë me veshë, ne nuk shikojmë me sy-këto organe funksionojnë vetëm si ndihmës. Truri mbetet mbret i trupit tonë. Aq i komplikuar e aq misterioz.
Këtu dua të ndërlidhem me të ashtuquajturin Syri i Tretë apo Syri i Brendshëm, një koncept mistik dhe esoterik i cili i referohet Chakras të traditave shpirtërore lindore dhe perëndimore. Flitet se Syri i tretë është një portë e cila të drejton në brendësinë e sferave të brendshme dhe vetëdijes më të lartë. Në Epokën e Re shpirtërore, Syri i Tretë simbolizon një gjendje të ndritjes ose të ndjelljes së imazheve mendore të cilat kanë rëndësi të thellë shpirtërore personale dhe psikologjike. Syri i tretë zakonisht lidhet me vizionet, mprehtësinë, njohjet paraprake dhe përvojat jashtë-trupit. Njerëzit të cilët kanë të zhvilluar kapacitetin për të përdorur Syrin e tretë, zakonisht janë të njohur si parashikues.
Traditat mistike dhe shkollat esoterike e llogarisnin si një urë lidhëse në mes botës fizike dhe asaj shpirtërore. Dhe konsiderohej si burimi më i lartë dhe më i fuqishëm i energjive etherale të trupit të njeriut, e cila ka rëndësinë e saj të veçantë për inicimin e fuqive mbinatyrore si dhe për zhvilimin e talentit.
Pra trupi i njeriut ka një sy tjetër i cili në fakt është gjëndra pineale, e cila mendohet se ka fuqi mistike, që shumica e konsiderojnë si Syri i Tretë shpirtëror, apo Vizioni i Brendshem.
Gjëndra pineale është gjëndra me tajim të brendshëm (endocrine) e fundit që është zbuluar. Vendosja e saj në thellësi të trurit dëshmon rëndësinë e saj dhe e bën atë një gjëndër ‘misterioze,’, me mite, paragjykime, madje edhe teoritë metafizike i afrohen funksioneve të tij perceptuese.
Gjëndra pineale lidhet me chakran e gjashtë ( e ashtuquajtur Ajra ose chakra e Syrit të tretë në yoga) . Besohet se është një organ i fjetur i cili mund të zgjohet për të aktivizuar komunikimin telepatik.
Nga ana fizike e trupit Syri i Tretë shikon objektet të përmbysura (kokëposhtë). I dërgon trurit imazhet që observojmë duke ja interpretuar dhe duke i kthyer imazhet në formën e rregullt.
Gjendet në qendrën gjeometrike të trurit, e cila ngjan me vendosjen e Piramidave në qendrën e planetit. (!)
Gjëndra pineale ka madhësinë e një kokër bizeleje, dhe gjendet në qendrën e trurit në një ‘shpellë’ të vogël pas dhe mbi gjëndrën pituitary e cila shtrihet pak prapa rrënjëve të hundës. Është e vendosur direkt pas syve e lidhur me barkushen e tretë.
Kjo gjëndër aktivizohet nga Drita dhe kontrollon bioritmet e ndryshme të trupit. Punon në harmoni me gjëndrën hypothalamus e cila kontrollon etjen, urinë, dëshirat seksuale si dhe orën biologjike e cila përcakton procesin e plakjes.
Për më tepër
Egzistojnë edhe metoda/teknika të ndryshme të cilat na mësojnë se si të përdorim këtë “dhunti” të heshtur. Pse jo!? …Dhe te diskutojmë e të ndajmë përvojat tona.
Ruaj Lidhjet