Close
Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 189
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Po sikur te na flisje me shume per keto rreziqe, do te ishte akoma me mire.
    zobmie ky keto reziqe me siguri se i lidh me projekte djallzore !
    We are all Aliens

  2. #72
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Besimin e bazova nga pervoja personale dhe reale
    Oh dmth ekzistoka...


    Jo flm, po pres t'ju lexoj juve qe jeni kompetent ne kete lemi.
    Ben mire, rruga drejt kompetences te shuan diletantizmin.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Po e le menjane eksperiencen time dhe po them nja dy gjera ,

    E para -- Perfytyroni nje liber te trashe ku brenda tij gjenden shum sekrete, tani perfytyroni qe ky liber eshte i mbyllur por jashte tij pra ne kapak jane dy sy qe shohin ambjentin ku ai ndodhet, perfytyroni sikur ky liber ka duar dhe kembe qe e ndihmojne per te ecur dhe eksploruar dhomen ku ai ndodhet , ne kete menyre ai percepton ambientin e jashtem nepermjet ketyre shqisave dhe fillon te krijoje nje bagazh informazioni mbi ate qe e rrethon, nga ky informazion ai fillon edhe te krijoje materiale te tjera , derisa humbet ne morine e pafund te realitetit material, duke harruar se brenda tij ndodhet nje liber i tere dhe i persosur ne te gjitha pikpamjet.
    Por per te hapur ate liber duhet qe shqisat e jashteme te pushojne per nje moment dhe te shikohet me shqisat e brendshme te cilat bejne te mundur hapjen e librit dhe leximin e tij.
    Pra pika e pare eshte pika 0 ajo e shkeputjes nga realiteti material ndersa pika e dyte eshte hapja e librit dhe leximi i tij.

    Pika e dyte eshte se , Nese keni arritur ta kuptoni konceptin e pare dhe e pranoni ate do te thote qe ju, pra ne jemi te perbere nga materia organike , inteligjenca organike dhe inteligjenca jo organike. Ku materia organike eshte libri , pra ne, ndersa inteligjenca organike jane ato qe jane shkruar brenda ketij libri, dhe inteligjenca jo- organike eshte informazioni qe marrim nepermjet shqisave te jashteme mbi natyren qe na rrethon.
    Ku qendron problemi ketu ?
    Problemi ketu qendron ne ate qe inteligjenca jo-organike te njehsohet me inteligjencen organike dhe te mesoj prej saj.Dmth te kesh nje sy te trete qe lexon brenda librit pra brenda teje .
    Truri yne nuk ka lindur dje as para 1mije apo 5 mije apo 100 mije vjetesh ai ka lindur shum kohe me pare dhe vjen gjithnje duke u persosur. Truri eshte materia e organizuar ne shkallen me te larte ka thene Marksi.
    Truri yne ka mijra e mijra programe qe bejne te mundur qe ti te ecesh,te hash,te urinosh, te flesh, te zgjohesh, te vraposh dhe te ndalosh, disa nga keto programe jane te instaluara qe ne fillim disa te tjere i fitojme gjate jetes.

    Marrim nje shembull.
    Askush nuk di ti jape biciklestes pra nuk ka lindur i ditur per ti dhene asaj dhe nese nuk hipen mbi te edhe pse mund te plaket nuk i jep dot pa e mesuar ate.
    Cfar eshte mesimi i bicikletes ?
    Eshte nje sere informacionesh qe i jepen trurit per te ruajtur ekuilibrin , ky informazion rritet cdo dit qe ju hypni per te mesuar bicikleten derisa truri harton nje program qe ben te mundur ruajtjen e ekuilibrit dhe qe nga ai moment ju nuk do ta harroni kurre ate edhe sikur te rini vite te tera pa e ngare . Pse ?
    Sepse ne trurin tuaj ai program egziston tashme dhe nuk fshihet me.
    Kur dikush ju thote se e kam dit me i dhon por kam harruar dijeni se po genjen , e njeta gje eshte edhe me notin,Patinat, skite etj.

    Me kete shembull desha tju tregoj se ashtu sic mesuat bicikleten mund te mesoni edhe shum gjera te tjera, por ju nuk do ta mesonit kurre bicikleten nese dikush nuk do tju thonte se egzistone nje mjet i tille.

    E PRA NE KETE TEME PO JU THEMI SE BRENDA NESH EGZISTON LIBRI I JETES POR PER TE HAPUR E LEXUAR ATE DUHEN BERE SHUM USHTRIME QE NUK NGJASOJNE ME ATO TE BICIKLETES.

    Ate liber nuk mund ta hape kushdo e aq me teper ta lexoje kushdo sepse kjo mvaret shume nga niveli energjik ne te cilin ndodheni.
    Vetem individ me nivel energjik te larte mund ti hapin ato.
    Me nivel energjik ne kete rast nuk nenkuptohet forca.

    Ky postim ishte per ata qe nuk arrinin ta kuptonin kete teme dhe kishin pikepyetje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 07-02-2009 mė 20:05
    larguar forever

  4. #74
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    1.
    Ok pra,po e them.Sepse Atij qe me krijoi i pelqeva kaq shume,saqe vendosi te me krijoje per here te dyte.

    Kete te fundit,ma tha nje here,por ishte aq erresire,saqe nuk ia pashe fytyren.

    2.
    Gjithmone ne erresire 'shfaqet' Ndersa mua me tha qe sbehet dot dy here. Hajde merre vesh kush ka qene...lol

    3.
    ndersa tek une ishte nje erresire sa nje mize qe shkoi duke u rritur gjersa u bene shume "erresira" qe ne fund fare "e ndriquan" edhe ate qe se arrinin dot.
    ate se pashe, por pashe te tjere...

    Ketu ne menyre shume llogjike mund te themi se kemi te bejme me koshiencen dhe subkoshiencen. Perderisa shikojme qe ne 3 rastet ( ishte dhe nje rast tjeter i ndryshem nga keto te tria diku neper citime) ketu nuk ndodh e njejta gje, atehere mund te themi shume leht se eshte subkoshienca e secilit prej antareve. Erresia dhe drita eshte energjia qe ke, negative apo pozitive. Faktikisht njeriu cdo gje qe shikon , ndegjon, prek apo shijon e memorizon ate ne menyre te perhershme qofte dhe pa e kuptuar se e ka marre nje informacion te tille, por shumica e tyre ndodhen ne pjesen e subkoshiences e cila eshte dhe e rezikshme kur futesh ne te sepse nuk e kontrollon dot kollaj. Prandaj besoj se dhe yoga eshte nje praktik qe te ndihmon qe te hysh e te dalesh prap pa rrezikuar shendetin tend.

    Per projektimin dhe prefeksionimin e kompiuterit eshte mare per model truri i njeriut. Ne PC kemi memorien e perkohshme dhe memorien e perheshme. Kurse tek ne perkatesojne koshienca (memoria e perkohshme) dhe subkoshienca (memoria e perhershme). Mund te themi ego dhe superego, eshte e njejta gje. Kur ti kerkon nje informacion nga memoria e perhershme e mer ate dhe e shqyrton nepermjet memories se perkoshme Ne PC.

    E njejta gje ndodh dhe ne trurin tone. Koshienca ben organizimin e informacionit qe ndodhet ne subkoshience dhe ndihmon qe truri jone te perpunoje informacionet me rradhe ne menyre seriale dhe jo paralele sepse thjesht truri eshte nje dhe si rrjedhoje nje procesor. Pra ne ndryshim me PC qe sot eshte zhvilluar the ka edhe me shume se nje procesor 2, 4, 26, n ( 2, 4, 26, n trure ) te cilem mund te punojne ne menyre paralele.

    Pra kur ne ndjekim procesin e yoges ne thelb sbejme gje tjeter, por vecse futemi ne zonen e subkoshiences dhe dalim nga zona e koshiences. Aty pastaj ndodhet cdo second i jetes sone i rregjistruar, pra cdo lloj dije, pamje, kujtimi etj qe ne mund ti kemi harruar (i kemi fshire nga zona e koshiences). Por a imagjinoni dot sikur cdo gje qe ne kemi degjuar apo lexuar e mesuar ti mbanim mend ne menyre pefekte, pra ti kishim ne koshiencen tone. Jeta jone do ishte shume here me e lehte dhe ne do konsideroheshim gjeni.

    Me ane te syrit te trete ne futemi direct ne zonen e subkoshiences, pra nuk dergojme koshiencen qe te kerkoj informacionin qe ne kerkojme. Mbasi jemi futur ne zonen e subkoshiences me ane te yoges ndryshon procesi i thirjes se informacionit. Tashme ne i kemi te gjitha informacionet e jetes sone te hapura dhe subkoshienca i dergon informacion koshiences, pra e kunderta. Kjo gje eshte e rrezikshme sepse kosheinca ndihmon qe te ruaj shendetin tone duke zgjedhur informacionet e duhura dhe jo te rrezikshme. Ne kete rast ne e kemi nxjerr jasht loje funksionin mbrojtes te koshiences. Por jo me kot yoga proceson ne relaksimin tone ne menyre qe qe koshienca te mos kerkoje qe te marri situaten ne dore dhe te fiki cdo gje, por te perpunoj cdo informacion qe i dergon subkoshienca.

    Rrezikshmeria ketu eshte e larte sepse do pervoje dhe ushtrim te mire te yoges ne menyre qe ne te mos cmendemi, dmth te shkaterrojme koshiencen. Shembulli me konkret eshte kur ne biem ne gjume, pra fikim PC. Koshienca (memorie e perkohshme) fiket dhe situaten ne dore e mer subkoshienca. Aty subkoshienca punon pa kriter sepse mungon koshienca dhe ne mbajme mend vetem informacionet e secondave te fundit kur fillon e zgjohet koshienca dhe i quajme ato endrra.

    Si perfundim ketu nuk ka asnje gje te magjishme, por jemi vec ne, koshienca dhe subkoshienca jone. Nuk them se nuk ia vlen kjo pune e yoges, perkundrazi eshte nje eksperience e bukur, por nuk na con pertej vetes sone apo ne dicka hyjnore sic mund te pretendohet.

    Ps: U mundova qe te them mendimin tim me sa me pak fjale. Kerkoj ndjese nese isha ndokund pjeserisht i paqart duke anashkalur ndonje hollesi.

    Gjith te mirat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga morrison : 07-02-2009 mė 21:39

  5. #75
    Mire bere qe e sqarove me kete kendveshtrim por bie ndesh me konceptin paranormal. Gabimi i zakonshem i backgroundit shkencor qe gjithmone perpiqet te gjeje mjaftueshmeri me ane te rracionales edhe sikur kjo e fundit te mos mjaftoje.

    Per nje gje bie shume dakort. Ska asgje hyjnore. E hyjnizojme ne se nuk e njohim dhe na tremb e panjohura.

    Gjithe te mirat edhe ty.

  6. #76
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Mire bere qe e sqarove me kete kendveshtrim por bie ndesh me konceptin paranormal. Gabimi i zakonshem i backgroundit shkencor qe gjithmone perpiqet te gjeje mjaftueshmeri me ane te rracionales edhe sikur kjo e fundit te mos mjaftoje.

    Per nje gje bie shume dakort. Ska asgje hyjnore. E hyjnizojme ne se nuk e njohim dhe na tremb e panjohura.

    Gjithe te mirat edhe ty.
    Paranormalja... besoj se e ke llafin kur ne dore e merr situaten subkoshienca dhe fillon nje lufte midis koshiences dhe subkoshiences. Nese po atehere nuk shoh ndonje kontradikte ketu por thjesh nje crregullim i sistemit subkoshienc - koshiencen. Per me tej me ndrico....

  7. #77
    Aspak, e kam fjalen pikerisht per kuptimin paranormal. Mund te lexosh temen hapese te ketij forumi ku flet per koncpetin (megjithese besoj se e ke te qarte).

  8. #78
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Po e kam te qart.... por nuk e di sa ka te bej paranormalia me yogen. Po vete ti hedh nje sy dhe temes qe thua besoj se gjej gjera interesante dhe aty.

  9. #79

  10. #80
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Nuk e kisha per yogen po per koshience/subkoshience si shpjegim.
    Po eshte e vertete dhe se paranormalia del nga subkoshienca. Problemi eshte se paranormalia nuk ndodh ne total tek te gjithe ata qe praktikojne yogen apo praktika te tjera, por ne raste te vecanta. Keshtu qe i bie qe te kerkohet ne prizem tjeter dhe jo ne keto praktika. Paranormalia eshte vene re dhe ne besimin e krishter apo myslyman dhe besimtaret vrapojne menjehere te thone se eshte veper e perendise. nejse se po dalim nga tema. Pra ne fund te fundit ajo qe the se bie ndesh me paranormalen nuk qendron sepse ndikon praktika e yoges, por thjesht ndodh tek personi i caktuar dhe se ajo do te ndodhte prap edhe nese ky praktikonte rituale te tjera, sepse eshte dicka qe ka te bej me energjine qe mbart ai.

Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •