Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 47 prej 47
  1. #41
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Qajni hallin ju Indianeve sa te doni...

    Indianet kan territore te rezervuar ne Amerike qe as te bardhit apo Obama nuk i ka. Indianet kan kazinot me te medhaja ne Las Vegas dhe me ato leke dergojn gjeneraten e tyre te re neper shkolla me te shtrenjta. Ne fjale te tjera, Indianet e Amerikes sot ndodhen me mire nen sistemin e sotme sesa kur ishin atehere neper pyje dhe ne kafaze

    Sa te drejta kan Indianet, nuk i ka asnjeri tjeter...



    Nejse, per inagurimin e Obames eshte nje dite qe te gjit e prisnin pa durim. Eshte mire qe nje parti del dhe hyn tjetra sepse ndryshon shume se me cfare bejn me te ardhmen e vendit. Secila parti ka agjende te ndryshem.

    Ky vit do jet me i veshtire dhe ardhja e Obames nuk do ndjehet te pakten ket vit. Te shohim cfare lloj stimulishes do kaloj per ekonomine, cfare do bej me luftrat ne Irak-Afganistan, dhe si do reagoj Wall Street kur se shpejti Demokratet do ndryshojn shume gjera me ekonomine!
    Il Club Pił Titolato Al Mondo

  2. #42
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    As nje fjale per indianet, thuaje se afrikanet moren autoktonine e indianve, apaēve e komaēve te amerikes, ndjiehet nje ide e falcifikuar qe shtrebron teresishte historine e amerikes.
    Pytja do shtrohej;
    Pse athue europianet ua dorzojne ēelsat afrikanve ne dor e jo amerindianve, popullit autokton i cili me se shumti ka vuajtur, jane vrare si lepujt indianet dhe ne kete cereponi asnje fjale per INDIANET e amerikes ?
    Mos eshte bere bota spektakel ne ditetet e sotme ?
    Ku po shkone bota, drejte drejtesiise apo drejet humneres ?

    Si eshte e mujtur qe ne tere kete cereoni ku tere bota i ka syte drejte ketyre imazhev, si njerit si shkoj mendja te permendi INDIANET ?
    Une si kreksi ketu ne kete forum, me te vertete ndiehem i REVOLTUAR !
    TURP per Obamen, Turp per tere Ameriken !


    Kreksi,

    kur e lexova postimin e pare te temes, mendova se ishte shaka, por me poshte e ndoqa rrjedhen dhe kuptova qe ishte e menduar seriozisht tema.

    Vertet ne gjithe sa ndodhi ty sot te drejtat e indianeve te rane ne sy qe nuk u permenden? Me thene te drejten ngjan pak si teater absurd kjo ketu.

    Diku ne SHBA ne qender te vemendjes se botes festohet cfare festohet. Njerezit gezojne, qajne.
    Diku ne nje qoshe virtuale te botes shqiptare diskutohet per te drejtat e indianeve te SHBA-se. Nje shqiptar qe as amerikan indigjen s'eshte, as shtetesi amerikane s'ka, as ka shkruar me perpara ne kete qoshe virtuale per ceshtjen e te drejtave te amerikaneve indigjene, shpreh indinjaten e tij per mospermendjen e tyre ne diten e inaugurimit te presidentit te ri. Sishoke qe duan muhabet ose qe sot nuk kane festuar e duan arsye te shkruajne kunder, i mbajne ison.
    Priten zhvillimet e metejshme, se tani mungojne disa personazhe ne skene. Me siguri konstatohet se Xhuxhumaku pret para kompjuterit me gezim, i frymezuar per te qeshur.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331
    SHBA: Fjalimi i inaugurimit tė Presidentit Barak Obama
    Zėri i Amerikės
    Uashington
    20-01-2009



    Bashkėatdhetarėt e mi!

    Qendroj sot para jush me respektin pėr detyrėn qė kemi pėrpara, mirėnjohės pėr besimin qė mė keni dhėnė, i vetėdijshėm pėr sakrificat qė kanė bėrė paraardhėsit tanė. Falenderoj Presidentin Bush pėr shėrbimin e tij ndaj vendit, si dhe pėr bujarinė dhe bashkėpunimin e tij gjatė gjithė kėtij tanzicioni.


    44 amerikanė e kanė bėrė kėtė betim presidencial. Fjalimet janė mbajtur gjatė periudhave tė intensifikimit tė begatisė dhe kohėve tė paqes sė qendrueshme.Megjithatė, hera herės, betimi ėshtė bėrė edhe nė kohė stuhish tė ashpėra.Nė kėto momente, Amerika ka ēarė pėrpara, jo vetėm si rezultat i aftėsive tė atyre qė kanė mbajtur kėtė post tė lartė, por sepse Ne Populli kemi patur besim nė idealet e paraardhėsve tanė dhe dokumentet e themelimit tonė.

    Kėshtu ka qėnė. Kėshtu duhet tė jetė pėr tė gjitha brezat e amerikanėve.

    Qė ne jemi tani nė mes tė krizės, kjo ėshtė mjaft e qartė. Vendi ynė ėshtė nė luftė kundėr njė rrjeti tė gjerė dhune dhe urrejtjeje. Ekonomia jonė ėshtė dobėsuar sė tepėrmi, pasojė e etjes sė pakontrolluar pėr fitime dhe papėrgjegjėsisė qė kanė treguar disa, por gjithashtu edhe pėr shakak tė dėshtimit tonė kolektiv pėr tė bėrė zgjedhje tė vėshtira dhe pėr ta pėrgatitur vendin pėr njė epokė tė re. Shumė njerėz kanė humbur shtėpitė dhe vendet e punės, shumė biznese janė mbyllur. Shėrbimi ynė shėndetėsor ėshtė shumė i kushtueshėm, shkollat tona kanė lėnė shumė tė zhgjėnjyer, dhe ēdo ditė sjell tė dhėna tė mėtejshme se mėnyrat si ne e pėrdorim energjinė, i shėrbejnė forcimit tė kundėrshtarėve tanė dhe kėrcėnojnė planetin tonė.

    Kėto janė tregues tė krizės, sipas zėrave dhe statistikave. Mė pak e matshme, por jo mė pak e rėndėsishme ėshtė humbja e besimit nė mbarė vendin, njė frikė ngacmuese se rėnia e Amerikės ėshtė e pashmangshme dhe se brezi ynė i ardhshėm duhet tė ulė standardin.

    Ju them sot se sfidat qė kemi pėrballė janė reale. Ato janė serioze dhe tė shumta. Ato nuk do tė kapėrcehen lehtė ose gjatė njė harku tė shkurtėr kohor. Por, Amerikė duhet ta dish se ato do tė kapėrcehen.

    Ne jemi mbledhur sepse kemi zgjedhur shpresėn ndaj frikės, bashkimin pėr njė qėllim ndaj konfliktit dhe grindjeve.

    Nė kėtė ditė ne proklamojmė fundin e etjes sė papėrmbajtur pėr fitim dhe premtimeve falso, justifikimeve dhe demagogjisė sė demoduar, qė pėr njė kohė shumė tė gjatė i kanė mbytur politikat tona.

    Ne mbetemi njė vend i ri, por sipas fjalėve tė Biblės, ka ardhur koha pėr tė lėnė mėnjanė sjelljet fėminore. Ka ardhur koha tė riafirmojmė shpirtin tonė tė fuqishėm, tė zgjedhim atė ēka ėshtė e mirė nga historia, tė ēojmė pėrpara atė dhuratė tė ēmuar, atė ide fisnike, tė trashėguar nga brezi nė brezi: Premtimin e Zotit se tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė, tė gjithė janė tė lirė dhe tė gjithė meritojnė shansin tė jenė plotėsisht tė lumtur.

    Duke riafirmuar madhėshtinė e vendit tonė, ne e kuptojmė se madhėshtia nuk ėshtė kurrė dhuratė. Ajo duhet fituar. Rrugėtimi ynė nuk ka qėnė kurrė i lehtė dhe me kėrkesa minimale. Nuk ka qėnė rrugėtimi i tė dobėtit, i atyre qė zgjedhin argėtimin ndaj punės, ose qė pėrpiqen vetėm pėr kėnaqėsinė qė jep pasuria dhe fama. Por kanė qėnė ata qė kanė marrė parasysh rreziqet, ata qė kanė sakrifikuar, ata qė kanė krijuar – shpesh nga ata burra dhe gra qė kanė punuar shumė dhe pa u dukur, qė na kanė ēuar pėrpara nė rrugėn e vėshtirė drejt begatisė dhe lirisė.

    Pėr ne, ata n morėn me vete sendet e tyre dhe udhėtuan pėrmes oqeanesh nė kėrkim tė njė jete tė re.

    Pėr ne, ata iu drejtuan Perėndimit, kapėrcyen vėshtirėsi dhe punuan tokėn e fortė.

    Pėr ne, ata luftuan dhe dhanė jetėn, nė vende si Konkordi, Getisburgu, Normandia dhe Khe Sahni.


    Kėta burra dhe gra u pėrpoqėn, sakrifikuan dhe punuan pa pushim derisa duart u zunė kallo, qė ne tė mund tė gėzonim njė jetė mė tė mirė. Pėr ta, Amerika qėndronte mbi ambicjet tona personale, mbi origjinėn tonė tė ndryshme, mbi pasurinė apo grupimet.

    Nė kėto gjurmė ne vazhdojmė sot. Ne vazhdojmė te jemi vendi mė i begatė dhe mė i fuqishėm nė botė. Punonjėsit tanė nuk janė mė pak produktivė tani sesa para se tė fillonte kriza. Mendjet tonė nuk janė mė pak krijuese, mallrat dhe shėrbimet tona janė po aq tė nevojshme sa ē’ishin para njė jave, njė muaji, njė viti. Aftėsitė tona nuk janė pakėsuar. Por koha pėr tė ndenjur pa vepruar, e mbrojtjes sė interesave tė ndryshme, e shtyrjes sė vendimeve tė pakėndshme ka kaluar. Duke filluar qė sot, duhet tė ngrihemi, tė lėmė mėnjanė plogėshtinė dhe tė fillojmė pėrsėri punėn e rindėrtimit tė Amerikės.


    Sepse ngado t’i hedhim sytė ka punė pėr tė bėrė. Gjendja e ekonomisė kėrkon ndėrhyrje tė guximshme dhe energjike dhe ne do tė veprojmė jo vetėm pėr tė hapur vende pune, por pėr tė vėnė themele tė reja pėr zhvillim. Do tė ndėrtojmė rrugėt dhe urat, rrjetet elektrike dhe linjat dixhitale qė mbėshtesin tregėtinė dhe na lidhin me njėri-tjetrin. Do ta rikthejmė shkencėn nė vendin e merituar dhe do t’i hapim rrugėn mrekullive tė teknologjisė pėr tė rritur cilėsinė e kujdesit shėndetėsor dhe pėr t’ia ulur atij koston. Ne do tė pėrdorim energjinė diellore, erėn dhe tokėn pėr makinat dhe fabrikat tona. Si edhe do t’i transformojmė shkollat dhe universitetet tona pėr tė plotėsuar kėrkesat e epokės sonė tė re. Ne mund t’i bėjmė tė gjitha kėto. Dhe do t’i bėjmė tė gjitha.

    Ka nga ata qė i vėnė nė pikėpyetje ambicjet tona, qė thonė se sistemi ynė nuk i pėrballon dot kaq shumė plane tė mėdha. Kujtesa e tyre ėshtė e shkurtėr. Sepse e kanė harruar atė qė ka bėrė ky vend; se ēfarė mund tė realizojnė burrat dhe gratė kur imagjinata pėrdoret pėr njė qėllim tė pėrbashkėt dhe kur nevoja kthehet nė kurajo.

    Ajo qė cinikėt nuk e kuptojnė ėshtė se toka nėn kėmbėt e tyre ka lėvizur, se argumentat e vjetra politike qė na kanė konsumuar pėr njė kohė kaq tė gjatė nuk vlejnė mė. Pyetja qė shtrojmė sot ėshtė jo nėse qeveria jonė ėshtė shumė e madhe, apo shumė e vogėl, por a funksionon, nėse ndihmon familjet tė gjejnė punė tė mira, nėse siguron kujdes shėndetėsor tė pėrshtatshėm, nėse mundėson njė pension me dinjitet. Nėse pėrgjigjia ėshtė po, duhet tė bėjmė pėrpara, nėse pėrgjigja ėshtė jo, ato programe duhet tė eliminohen. Dhe ata qė menaxhojnė paratė e publikut do tė mbahen pėrgjegjės, tė shpenzojnė me kujdes, t’i ndryshojnė prirjet e gabuara dhe t’i bėjmė bizneset tona hapur, sepse vetėm ashtu mund tė rikthejmė besimin e vital mes njerėzve dhe qeverisė sė tyre.

    Pėrsa i pėrket mbrojtjes tonė tė pėrbashkėt, ne hedhim poshtė si tė gabuar zgjedhjen mes sigurisė dhe idealeve tona.Themeluesit e Kombit tonė, pėrballuan vėshtirėsi qė ne as mund t’i imagjinojmė, ata hartuan njė kartė pėr tė garantuar sundimin e ligjit dhe tė drejtat e njeriut, njė kartė qė i ka rrėnjėt nė gjakut e brezave. Ato ideale ende hedhin dritė mbi botėn dhe ne nuk do tė heqim dorė prej tyre, pėr pėrfitime tė ēastit.Prandaj pėr gjithė njerėzit e dhe qeverisė qė po na ndjekin sot, nga kryeqytetet mė tė mėdha e deri tek fshati i vogėl ku lindi babai im, ta dinė se Amerika ėshtė mikja e ēdo vendi dhe ēdo burri, gruaje dhe fėmije, qė pėrpiqen pėr njė ardhme nė paqe dhe me dinjitet, dhe ne jemi gati pėr tė udhėhequr edhe njė herė.

    Mos harroni se brezat e mėparshėm u pėrballėn me fashizmin dhe komunizmin, jo vetėm me raketa dhe tanke, por me aleanca dhe bindje tė qėndrueshme. Ata e kuptuan se vetėm pushteti nuk mund tė na mbrojė dhe as na jep tė drejta tė bėjmė si tė duam. Ata e dinin se fuqia jonė shtohet pėrmes pėrdorimit tė kujdesshėm, siguria jonė buron nga drejtėsia e kauzės sonė, forca e shembullit tonė, modestia dhe pėrmbajtja.

    Ne jemi ata qė mbajė mbi shpatulla kėtė trashėgimi.Tė udhėhequr edhe njė herė nga kėto parime, ne do t’i pėrballojmė kėrcėnimet e reja qė kėrkojnė pėrpjekje mė tė mėdha, madje edhe bashkėpunim dhe mirėkuptim mė tė madh mes vendeve. Ne do tė fillojmė me pėrgjegjshmėri t’ia lėmė Irakun popullit tė tij dhe tė forcojmė paqen e arritur me sakrica tė mėdha nė Afganistan.Me miq tė vjetėr dhe ish armiq, ne do tė punojmė pa u lodhur pėr tė pakėsuar rrezikun bėrthamor dhe do tė pėrpiqemi pėr tė ngushtuar spektrin e ngrohjes globale.Ne nuk do tė kėrkojmė falje pėr mėnyrėn tonė tė jetesės, as nuk do tė heqim dorė nga mbrojtja jonė, dhe pėr ata qė kėrkojnė tė ēojnė pėrpara qėllimet e tyre duke mbjellė terror dhe duke vrarė njerėz tė pafajshėm, ne u themi se shpirti ynė ėshtė i fortė dhe nuk mund tė thyhet, ju nuk mund tė fitoni ndaj nesh, ne do t’ju mundim.

    Ne e dimė se mozaiku i trashėgimisė tonė ėshtė forcė dhe jo dobėsi. Ne jemi njė vend tė krishterėsh dhe myslimanėsh, hebrejsh dhe hindush, si dhe vend jo besimtarėsh. Ne jemi formuar nga ēdo gjuhė dhe kulturė qė vjen nga ēdo skaj i botės dhe sepse ne kemi ndjerė shijen e hidhur tė luftės civile dhe ndarjes racore, dhe kemi dalė nga ai kapitull i errė mė tė fortė dhe mė tė bashkuar, ne besojmė se urrjetjet e vjetra njė ditė do tė shuhen, se ndarjet fisnore shpejt do tė zhduken, dhe ndėrkoqė qė bota po zvogėlohet, njerėzimi ynė i pėrbashkėt do tė rishfaqet dhe Amerika duhet tė luajė rolin e saj pėr nxitjen e njė epoke tė re paqeje.

    Botės myslimane i themi se ne kėrkojmė njė rrugė tė re pėrpara, bazuar nė interesat e pėrbashkėta dhe respektin reciprok.Atyre udhėheqėsve tė botės qė kėrkojnė konflikt apo fajėsojnė perėndimin pėr mangėsitė e shoqėrive tė tyre, u themi se populli juaj do t’ju gjykojė pėr ēfarė do tė ndėrtoni dhe jo pėr ēfarė do tė shkatėrroni.Atyre qė mbahen nė pushtet pėrmes korrupsionit dhe mashtrimit, nėpėrmjet shtypjes sė disidencės, u themi se tani qė ju jeni nė anėn e gabuar tė historisė, ne do t’jua zgjasim dorėn, nė qoftė se ju jeni tė gatshėm tė zgjasni dorėn tė parėt.

    Ndaj vendeve tė varfėra tė botės, ne angazhohemi tė punojmė sėbashku pėr lulėzimin e fermave tuaja, pėr ujė tė pijshėm, pėr tė ushqyer njerėzit dhe mendjet e uritura. Dhe atyre vendeve si i yni qė gėzojnė relativisht shumė, ne u themi se nuk mund tė jemi indiferentė ndaj vuajtjeve pėrtej kufijve tanė dhe as do tė vazhdojmė tė konsumojmė burimet e botės pa marrė parasysh efektet. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet tė ndryshojmė bashkė me tė.

    Ndėrkohė qė po nisim rrugėn qė kemi pėrpara, ne kujtojmė me mirėnjohje ata amerikanė tė guximshėm qė pikėrisht nė kėto momente patrullojnė nė shkretėtirat dhe malet e largėta.Ata kanė diēka pėr tė na thėnė sot, po ashtu si heronjtė qė prehen pėr jetė nė kodrėn e Arlingtonit. Ne i nderojmė ata jo vetėm si ruajtės sė lirisė sonė, por sepse ata mishėrojnė shpirtin e shėrbimit, vullnetin pėr tė gjetur diēka mė tė madhe se vetja. Madje, nė kėtė moment, njė moment qė do tė pėrcaktojė njė brez, ėshtė pikėrisht ky shpirt qė duhet tė jetojė tek tė gjithė ne.

    Sepse sado qė mund dhe duhet tė bėjė qeveria, nė fund tė fundit vendi mbėshtetet tek besimi dhe vendosmėria e popullit amerikan. Ajo qė na bėn t’i kapėrcejmė orėt tona mė tė vėshtira, ėshtė mirėsia pėr tė marrė nė shtėpi njė njeri tė panjohur pas shkatėrrimit tė digave, altruizmi i punėtorėve qė pranojnė tė pakėsojnė orėt e tyre tė punės, pėr tė mos lejuar shokėt e tyre tė humbin punėn. Ėshtė guximi i zjarrfikėsve pėr tė hyrė nė njė korridor tė mbushur me tym, por edhe dėshira e njė prindi pėr tė rritur me dashuri njė fėmijė, qė nė fund tė fundit pėrcaktojnė fatin tonė.

    Sfidat tona mund tė jenė tė reja. Mjetet qė ne pėrdorim pėr t’i pėrballuar ato mund tė jenė tė reja. Por vlerat nga tė cilat varet suksesi ynė, puna dhe ndershmėria, kurajoja dhe drejtėsia, toleranca dhe kureshtja, besnikėria dhe patriotizmi, tė gjitha kėto kanė qenė me ne gjithmonė. Kėto janė tė vėrteta. Kanė qenė forca qė ka nxitur pėrparimin tone gjatė gjithė histories. Ajo qė duhet, ėshtė kthimi tek kėto tė vėrteta.Ajo qė kėrkohet prej nesh, ėshtė njė epokė e re pėrgjegjėsish, qė ēdo amerikan tė kuptojė se kemi detyrime ndaj vetvetes, ndaj vendit dhe ndaj botės, qė ne nuk i pranojmė me ngurrim por i marrim pėrsipėr me kėnaqėsi, tė bindur se nuk asgjė nuk e kėnaq mė shumė shpirtin, asgjė nuk i jep mė shumė formė karakterit, sesa pėrmbushja pa rezerva e njė misioni tė vėshtirė.

    Ky ėshtė ēmimi dhe premtimi i tė qenit qytetar.

    Ky ėshtė burimi i besimit tonė – vetėdija se Zoti na bėn thirrje t’i japim formė njė fati tė pasigurt.

    Ky ėshtė kuptimi i lirisė dhe i kredos sonė – qė i bėn burrat dhe gratė dhe fėmijėt e tė gjitha racave dhe tė gjitha besimeve tė mblidhen nė kėtė festė tė mrekullueshme dhe pse njė burrė, babait tė tė cilit mė pak se 60 vjet mė parė mund t’i ishte mohuar shėrbimi nė restorant, qėndron sot para jush pėr tė bėrė betimin mė tė shenjtė.

    Pra le ta shėnojmė kėtė ditė duke kujtuar se cilėt jemi dhe sa pėrpara kemi ecur. Nė vitin e ditėlindjes sė Amerikės, nė muajin mė tė ftohtė, njė grup i vogėl patriotėsh u mblodh rreth zjarrit qė pėrpėlitej nė brigjet e njė lumi tė akullt. Kryeqyteti ishte i braktisur. Armiku po pėrparonte. Bora ishte mbushur me njolla gjaku. Nė momentin kur rezultati i revolucionit tone ishte mė shumė se kurrė nė dyshim, babai i kombit tone porositi qė kėto fjalė tė lexoheshin para njerėzve.

    “Ta marrė vesh bota e ardhshme … qė nė zemėr tė dimrit, kur tė vetmet qė mund tė mbijetonin ishin shpresa dhe virtyti, qyteti dhe vendi tė alarmuar nga njė rrezik i pėrbashkėt, u mblodhėn sė bashku pėr t’i bėrė ballė”.

    Amerikė! Pėrballė rreziqeve tona tė pėrbashkėta, nė kėtė dimėr tė vėshtirė, le t’i kujtojmė kėto fjalė qė nuk njohin kohė. Me shpresė dhe virtyt, le t’u bėjmė ballė edhe njė herė me guxim rrymave tė acarta dhe t’i kapėrcejmė ēfarėdo stuhish qė do na rrahin. Le tė rrėfejnė fėmijėt e fėmijėve tanė se kur ne u vumė nė provė, ne nuk pranuam qė ky udhėtim tė ndėrpritej, se ne nuk kthyem kurrizin dhe as nuk u zmbrapsėm; dhe me sytė nga horizonti dhe me mirėsinė e zotit mbi ne, ne e ēuam pėrpara kėtė dhuratė tė madhe tė lirisė dhe ia pasuam tė paprekur brezave tė ardhshėm. //iē//
    Rrug' e gjatė do ngare ngadalė (8204)

  4. #44
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Jevgu hun ne shtepine e bardhe. :-)

    Kockat e Hitlerit jane tu shkermoq njona tjetren lol
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #45

  6. #46
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Shtepine e Zeze thuaj se si ka mbetur me bardhesi.
    Menjefjale edhe kompanite e bojes ose bojaxhinjte dun Bailout se shpia duhet lyre cdo 2 jave per te ruajtur bardhesine

  7. #47
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Obama's House ka 132 dhoma. E theksoj Obamas's House. Lol

    Ah c'eshte kjo media ne usa .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 12:57
  2. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Izet Shehu
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-04-2008, 21:19
  4. Skandali i ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  5. Lasgushi , te Bijat dhe miqte.
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 23:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •