Do te doja qe me kete teme ju te pershkruani per mua dhe per te gjithe ata qe po lexojne kete forum nje tip te vecante. Cili eshte tipi i partneres ose partnerit qe do ju joshte deri ne ate pike sa ju do te benit gjithcka per te. Cdo gje qe do te te afronte me te do ta benit. Nuk do donit gje tjeter ne kete bote vecse ti pelqenit. Do te magjepste tere qenien tuaj.
Po filloj me mendimin tim. Ne aspektin fizik do te pelqeja nje vajze te hijshme me sy te bukur dhe te gjalle. Te dije te vishet ne menyre shume elegante. Te jete e qeshur dhe me nje gezim te papermbajtshem. Ze shume te bukur dhe shume femeror. Te jete shume origjinale dhe shume e qete ne xheste. Shume e embel dhe me karakter shume te bute. Te jete eksperte ne dhenien dhe ne marrien e vemendjes me te tjeret. Te dije te sillet lirshem ne prani te te tjereve.
Sigurisht jane te rralla ato qe i zoterojne te gjitha keto dhe kjo nuk do te thote se duhet te bejme shume naze deri sa te gjejme idealen. Por dua qe ne te njohim me mire mentalitetin e gjinise se kundert ne keto faqe.
AJSBERG
Krijoni Kontakt