Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Përplasja e galaktikave, më shpejt sesa mendohej



    Largohuni nga rruga! Ndeshja e galaktikave do të ndodhë më shpejt se që kanë menduar shkencëtarët.

    Nga Express më 07.01.2009 në ora 10:06
    Të martën shkencëtarët njoftuan se Rruga e Qumështit do të përplaset me galaktikën fqinje më shpejt se që ishte menduar.
    Sipas matjeve më të detajuara të bëra deri tani, shkencëtarët e pranuan se e kishin nënvlerësuar së tepërmi masën e Rrugës së Qumështit.
    Matjet e reja nënkuptojnë se dy galaksitë, të cilat janë në rrugën për përplasjen kataklizmike, do të përplasen me njëra-tjetrën më herët se që kishin parashikuar shkencëtarët.

    Kur të takohen dy galaksitë, lëkundjet e fuqishme do të shtypin shtëllungat e gazit ndëryjor brenda tyre, duke çuar në lulëzimin e yjeve të reja në një ‘urra’ të fundit të mrekullueshme, para se mbeturinat gjigante ngadalë të errësohen dhe të shuhen përfundimisht.
    Fatmirësisht, katastrofa galaktike qëndron akoma shumë larg në të ardhmen.

    Sistemi ynë solar është rreth 28,000 vite dritë larg nga qendra e Rrugës së Qumështit, që është një nga më shumë se 35 galaktikat në zonën e afërt tonë kozmike. Galaktika Andromeda, e cila është dy herë më e madhe se e jona, është rreth 2 milionë vite dritë larg. Karl Menten, një astronom nga Instituti Max Planck për Radio Astronomi në Gjermani, tha se përderisa përplasja e galaktikave do të ndodhë më shpejt se që pritej, nuk ka arsye për alarm. “Ne prapë presim që kjo të ndodhë miliarda vite në të ardhmen,” tha ai.

    Një ekip i udhëhequr nga Menten dhe Mark Reid në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikë në Massachusetts, ka përdorë radio teleskopë të quajtur ‘Very Large Baseline Array’ (VLBA) për të bërë matje precize të Rrugës së Qumështit, përderisa ajo lëviz nëpër hapësirë. Përderisa galaktika rrotullohet, pjesët që emetojnë radiovalë lëvizin afërsisht si Toka, duke ua lejuar kështu studiuesve të gjejnë përgjigjen se sa shpejt po tjerrjet galaktika.

    Shkencëtarët kanë regjistruar radiovalë të forta, që vijnë nga të katër krahët spiralë të galaksisë, ku lindin yje të reja. Nxehtësia nga yjet i ngroh molekulat e alkoolit në shtëllungat e gazit ndëryjor, që lirojnë energji si radiovalë.

    Matjet treguan se sistemi ynë solar është duke lëvizur 600,000mph, d.m.th. 100,000mph më shpejt se që mendohej. “Këto matje janë duke e përmirësuar të kuptuarit tonë për strukturën dhe lëvizjen e galaksisë sonë,” tha Menten.

    Rrotullimi më i shpejtë i galaksisë do të thotë se masa e saj duhet të jetë e ngjashme me atë të Andromedës, rreth 270 miliardë herë më e madhe sesa masa e Diellit, ose 33% më e madhe sesa kishin treguar llogaritjet e mëparshme. “Ne nuk do të mendojmë më për Rrugën e Qumështit si motra e vogël e galaksisë Andromeda,” tha Reid. Studimi u prezantua në takimin vjetor të Shoqatës Astronomike Amerikane, në Long Beach, California.

    Astronomët besojnë se përplasja e galaktikave mund të ndodhë në kohën e njëjtë kur dielli ynë do ta djegë edhe karburantin e fundit nuklear, brenda 7 miliardë viteve të ardhshme. Është shumë pak e mundshme që të përplasen planetët ose yjet. Ndërsa dy galaktikat do të bashkohen për të formuar një galaktikë të re, më të madhe.
    “Galaktikat do të trazohen dramatikisht, por ato janë shumë të shpejta, kështu që do të bashkohen dhe eventualisht të gjitha yjet do të shuhen, dhe ajo do të bëhet një galaktikë e madhe e vdekur,” tha Gerry Gilmore nga Instituti i Astronomisë në Universitetin e Cambridge, i cili nuk ishte i përfshirë në studim. “Një gjë që ne akoma nuk e dimë është nëse Andromeda do të na godasë drejt apo kalimthi.” Nëse galaktika e godet një pjesë të Rrugës së Qumështit, pritet që ajo të tërhiqet mbrapsht për përplasje të mëtutjeshme. Përplasja e plotë mund të ndodhë për miliona vite.

    Sipas Gilmore, studimi bën më shumë sesa vetëm që sjell datën e abdikimit galaktik. Studimi gjithashtu hedh dritë në natyrën e materies së errët, substanca e padukshme që besohet se i mban bashkë galaktikat. Gilmore thotë se zbulimet e reja tregojnë se ka më shumë materie të errët në qendër të galaksisë, që mund të jetë e ftohtë dhe më kompakte sesa kanë menduar astronomët.

    Astronomët tjerë që morën pjesë në takim, raportuan për një hartë të re të krahëve spiralë të Rrugës së Qumështit. Ajo paraqet dy krahë të dukshëm dhe simetrikë në formë spiraleje, që dalin nga bërthama e galaksisë e që pastaj degëzohen në katër krahë të ndarë. Vrojtimet e mëhershme i kishin bërë konfuz astronomët, duke zbuluar numra të ndryshëm të krahëve spiralë që dilnin nga qendra e galaksisë.
    (The Guardian)
    http://www.gazetaexpress.com/index.p...xo/347/C5/C17/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin



    Galaktika Andromeda, e cila është dy herë më e madhe se e jona, është rreth 2 milionë vite dritë larg.
    Gabim. Ky lajm duhet te jete relativisht i vjeter pasi 2 dite me pare shkenctaret mesuan se e kane nenvleresuar madhesine e Rruges se Qumeshtit Por me ne fund mbas analizimit te rezultateve te reja dhe te dhenave shkencore arriten ne perfundimin qe galaktika jone e Rruges se Qumeshtit jo vetem qe nuk eshte percaktuar me saktesi me pare ne madhesine e saj por gabimisht i eshte atribuar nje raport jo real ne krahasim me galaktiken me te afert, ate te Andromedes. Sipas rezultateve te reja Milky Way eshte shume here me e madhe dhe pothuajse e barabarte ne madhesi me Andromeden. Dhe jo vetem kaq, galaksia jone leviz dhe 15 % me shpejt sesa mendohej.

  3. #3


    Our galaxy is much bigger than once thought, according to research presented at a major astronomy meeting this week.

    The results suggest the Milky Way is roughly the same size as Andromeda, the largest galaxy in our local group.

    What is more, it is moving 15% faster than earlier predictions.

    The greater mass means that future collisions with nearby galaxies could happen sooner than thought, according to the researchers.

    Mark Reid of the Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics (CfA) in Cambridge, US, and his colleagues made use of the Very Long Baseline Array (VLBA) to deduce the Milky Way's size and speed.

    Dr Reid was speaking at the 213th American Astronomical Society (AAS) meeting in Long Beach, California.

    The VLBA is a system of 10 radio telescopes scattered across and around North America that together allow unprecedented resolution in astronomy measurements.

    This resolution, according to the CfA, is equivalent to being able to read a newspaper in Cairo from an armchair in Edinburgh.

    No longer will we think of the Milky Way as the little sister of the Andromeda Galaxy
    Mark Reid, CfA

    By using the VLBA to measure the apparent shift of far-flung star-forming regions when the Earth is on opposite sides of the Sun, the researchers were able to measure the distance to those regions using fewer assumptions than prior efforts.

    "These measurements use the traditional surveyor's method of triangulation and do not depend on any assumptions based on other properties, such as brightness, unlike earlier studies," said team member Karl Menten of the Max Planck Institute for Radio Astronomy in Bonn, Germany.

    The results show that the Milky Way is about 15% wider than previously thought.

    Spinning around

    Tiny shifts in the frequency of the radio emission that arise because the regions are moving gave the researchers an estimate of how quickly the Milky Way rotates around its centre.

    They estimate this to be about 914,000km per hour, significantly higher than the widely accepted value of 792,000km per hour.

    That speed, in turn, allowed the astronomers to calculate the total amount of dark matter in the Milky Way - the invisible component that makes up the majority of the galaxy's mass.

    The researchers estimate that the Milky Way contains about 50% more mass than earlier predictions - putting it on a par with the Andromeda galaxy, previously thought to be our much bigger neighbour and the largest in our Local Group of galaxies.

    "No longer will we think of the Milky Way as the little sister of the Andromeda Galaxy," Dr Reid said.

    That higher mass makes for a higher gravitational pull, suggesting that collisions with Andromeda and other nearby galaxies may happen much sooner than thought - but still billions of years in the future.

Tema të Ngjashme

  1. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  2. Klosi: Levizjet e qeverisë, shumë shpejt revoltë popullore
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 13:24
  3. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  4. Shpejt do vdes
    Nga kulla në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2004, 12:47
  5. OK shpejt e shpejt edhe unë!
    Nga Force-Intruder në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 02-01-2004, 20:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •