Mjekët

ërcimi me këtë muzikë krijon ndjesinë e një elektro-shoku
Rrezik: “Tundja e kokës tek ‘Metallicat’,’Motorhead’ ose ‘Megadeath’ mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Ky konkluzion u nxor nga një studim i publikuar ditën e enjte, ku fansat e Heavy Metall gjatë eventeve të ndryshme muzikore, fillojnë të tundin kokën lart e poshtë, duke krijuar formën e elikës së helikopterit. Me një ritëm mjaft energjik dhe agresiv. Declan Patton dhe Andrew McIntosh, anëtarë të universitetit New South Wales në Sydney, për fushën e shkencës së sigurisë dhe rrezikut, morën pjesë në vëzhgimin e teknikave të tundjes së kokës gjatë koncerteve të Hard Rock dhe Heavy Metall. Ata u morën me krijimin e një analize biomjeksore dhe nxorën si përfundim modelin teorik të tundjes së kokës. Në studimin e tyre të publikuar nga gazeta mjekësore britanike,palët u shprehen në lidhje me këtë fenomen duke treguar se këto teknika kaq të shpejta të tundjes së kokës,të krijojnë ndjesinë e një elektro-shoku. Ritmi tipik i Death Metall i përbërë nga 146 rrahje në minutë madje edhe më shpejt kombinohet me tundjen e kokës prej 45 gradësh duke shkaktuar marrje mendsh dhe dhimbje qafe. Me një tempo më të shpejt dhe gradë më të lartë është e sigurt që mund të ekzistojnë dëmtime serioze traumatike në tru. Gazetari u shpreh në mënyrë ironike për rreziqet shëndetësor që mund të vijnë nga Thrash Metall,duke theksuar që në vitin 2005 doktorët besuan se Terry Balsamo,kitarist i grupit Evanascence, pësoi një goditje në tru nga tundja tejet e shpejt e kokës. Si mund të zgjidhet ky problem? Patton dhe McIntosh në mënyrë qesharake iu përgjigjën pyetjes duke thënë:”Fansat e metallit mund të veshin një qafore gjatë tundjes së kokës,ose të ndalojnë së dëgjuari këngëtarë si Celine Dion, Michael Bolton,Enya,Richard Clyderman. Për fansat që preferojnë të dëgjojnë këtë muzikë dhe të vazhdojnë të vjellin,gazeta ofron një shembull mjaft praktik. Në saj të modelit teorik të tundjes së kokës këshillohet tundja e kokës gjatë “I wanna be Sedated”të grupit Reamon,rreth 164 rrahje për minutë. Sugjerohet që koka të jetë në një pozicion prej 45 gradësh. Por statistikat nuk janë kaq rezultative, pasi në realitet kjo këngë kërcehet me rreth 75 gradë, e cila përbën shkallën e parë të rrezikut të dhimbjes së qafës.
Krijoni Kontakt