Ka shume kohe qe gazeta Tema e ka humbur sensin dhe eshte kthyer ne nje fletushke lokaliste qe merret vetem me hakmarrje personale te pronarit te saj z. Mero Baze me kryeministrin dhe familjen e tij.
Kam qene dhe mbetem nje adhurues i shkrimeve te Bazes qe nga koha e shkrimeve te tij te para e deri sot, por eshte per te shprehur habine se si ka arritur deri ne ate pike sa ta shnderroje gazeten e tij te nderuar ne nje fletushke te tipit te radios Studentit te para viteve '90.
C'po ndodh me Mero Bazen? Pse kjo urrejtje kaq e madhe?
Normalisht se cdonjeri duhet te shkruaje dhe te shprehe ato qe mendon dhe qe i gjykon se jane te drejta, por te arrish ta kthesh gazeten ne nje fletushke te denje per klubet e veteraneve kete nuk e kisha menduar kurre.
Mero Baze eshte nje pende e shquar dhe do te ishte e padenje qe ti lejonte vetes nje shkarje te tille.
Berisha dhe politikanet e tjere shkojne e vijne z.Baze por Tema dhe emri yt duhet te mbeten gjate qe ti sherbejne ne menyre te pavarur perparimit dhe zhvillimit te kombit shqiptar.
Krijoni Kontakt